Mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini, ua ka tërhequr vërejtjen drejtuesve të Milanit se skuadra është tejet e moshuar.“Janë 10 lojtarë të cilëve pritet t’u skadojnë kontratat. Është e gjithë pjesa qendrore historike e ekipit”.
“Unë mendoj se klubi është i detyruar të shqyrtojë 10 situata. Ata kanë një vit të tërë për të reaguar. Ose ne do të duhet të luajmë deri në moshën 40 vjeçare, ose klubi do të duhet të bëjë diçka”, deklaroi Ambroni për Sky Sport Italia.
E ardhmja e David Trezeguet ende nuk është sqaruar plotësisht, pasi që agjenti i francezit, Antonio Caliendo, ka thënë se ‘Trezegol’ mund të rikthehet përsëri fuqishëm në skenën e futbollit juventin.Sulmuesi francez është lidhur me shumë klube duke përfshirë dhe Napolin, që ende është fare pranë transferimit të sulmuesit bardhezi. Presidenti i Napolit kohë më parë kishte thënë se ai do të bënte transferime të reja, por vetëm nëse u përshtateshin politikave të klubit, që mund të bien ndesh me kërkesat e larta të Trezeguet.
Caliendo nga ana tjetër ka dhënë një arsye se pse Trezeguet mund të qëndrojë në Olimpico të Torinos, por gjithnjë duke mbetur i hapur për një transferim të mundshëm.
“Nëse do të ishte në dorën time, Trezeguet tashmë do të ishte lojtar i Napolit. Por, vendimet janë në dorën e De Laurentiis (presidentit të Napolit). Tani edhe Del Neri nuk dëshiron ta humbasë lojtarin”, theksoi Caliendo për Radio Kiss Kiss
Chelsea do të bëjë ofertë për sulmuesin e Ajaxit, Luis Suarez, nëse dështon të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Fernando Torres.Sipas The People, 23-vjeçari është një nga alternativat e Carlo Ancelottit në rast se dështon transferimi i Torrest. Superylli i Liverpoolit mbetet ende synimi kryesor i menaxherit të Chelseat, ndërsa besnikëria ndaj Redsave dhe çmimi i lartë mund të bëjnë që gjithë ky ‘operacion’ të dështojë.
Suarez ka qenë në formë fantastike si për klubin ashtu dhe për kombëtaren në Botërorin e sivjetmë. Ai do të mund të transferohej në Stamford Bridge për 25 milionë funte, vetëm sa gjysma e parave, të cilat Chelsea dëshiron t’i shpenzojë për spanjollin Torres.
Piloti i Red Bull, Mark Webber, e përshkroi fitoren e tij si dalje të drejtësisë në shesh, pas problemeve me kolegun Sebastian Vettel, të cilin ai beson se e favorizon ekipi.Red Bull bëri që Webber të hidhërohet gjatë garës në Britani, pasi që vendosi t’ia merr krahun e makinës së tij dhe t’ia japë atë Vettelit që doli i shtati.
“Unë nuk jam i kënaqur. Unë jam i sigurt se do të kemi diskutime të nxehta. Nuk mendoj se është dashur të ndodhë. Sinqerisht, ju them se kurrë nuk do ta nënshkruaja kontratën e re në maj, po që se do të besoja se do të ndodhte kjo. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi Webber.
Webber i bëri të qarta ndjenjat e tij, kur në xhiron fituese gjatë komunikimit me anë të radios me ekipin, për fitoren tha: “Nuk është keq kjo për pilotin numër dy të skuadrës”.
“Mourinho është i bindur se mund ta lë Sergio Ramosin në krahun e djathtë dhe tani ai është në kërkim të një mbrojtësi qendror apo mesfushori si Gerrard. Reali nuk ka bërë ofertë për Maiconin, Interi kishte kërkuar 35 milionë euro për të”.
“Kaka do të qëndrojë te Reali, por presidenti Florentino Perez nuk pajtohet me transferimin e Gerrardit, sepse ai është 30 vjeçar dhe ai nuk dëshiron të dëgjojë më për këtë çështje. Plus, Liverpooli kërkoi 70 milionë euro”.
“Ibrahimovic? Ai do të qëndrojë aty ku është. Nuk e di se si do të largohet ai për Manchester Cityn. Unë bisedova me presidentin Sandro Rosell dhe ai është i bindur se Ibra do të qëndrojë te Barcelona. Tregu spanjoll i transferimeve është i dobët. Reali do të shpenzojë me kujdes, jo si vitin e kaluar. Chiellini te Reali? Jo, absolutisht që jo. Unë mendoj se në fund të merkatos do të transferohet mbrojtësi i Portos, Bruno Alves”, deklaroi njeriu që kishte parashikuar transferimet e Kakas dhe Ronaldos te Reali, para se ato të finalizoheshin.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, nuk ishte në disponim që të komentonte mbi të ardhmen e tij, pas festimeve të mëdha me rastin e fitimit të Kampionatit Botëror.“Gjithë ajo që mund të them është që ky Botëror është për të gjithë lojtarët dhe tifozët e Arsenalit, jemi një klub i klasit botëror. Unë jam lojtar i Arsenalit dhe jam krenar për këtë”, deklaroi Fabregas.
Është thënë se presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, do të takohej me Arsene Wengerin në Afrikën e Jugut, por nëse ata janë takuar dhe nëse kanë arritur marrëveshje, kjo ende nuk dihet.
“Madje unë e kam telefonuar atë. Unë ia kam marrë numrin e telefonit nga Vincent Kompany. Unë i kam thënë: ‘Ti do të transferohesh te Chelsea”, theksoi Drogba.
Lukaku vetëm 17 vjeçar, konsiderohet si një nga sulmuesit më të talentuar sot në Evropë, ndërsa në këtë moshë ai është anëtar i kombëtares A të Belgjikës.
Shpresat që Ronaldinho të qëndrojë te Milani dita ditës janë duke u zvogëluar, sidomos pas deklaratës së presidentes së Flamengos që tha se Ronaldinho dëshiron t’i bashkohet klubit brazilian, duke mos u lënë zgjidhje tjetër italianëve, pos të kërkojnë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.Il Corriere dello Sport pohon se Flamengo ka negociuar vazhdimisht me agjentin e Ronaldinhos, Roberto de Assis, ndërsa nga ana tjetër vetë presidentja e Flamengos konfirmoi negociatat, duke bërë të qartë se braziliani do të largohet nga Milani.
Nuk është i fshehtë admirimi që kanë zyrtarët e Milanit për sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic, por Adriano Galliani kohë më parë tha se Ibra është shumë i shtrenjtë.
Spekulohet për një marrëveshje katërvjeçare të pagesës së çmimit për Ibrën, i cili medoemos duhet të pranojë zbritje enorme të pagës, gjithë kjo për shkak të vështirësive financiare të Milanit.
Trajneri i Interit, Rafa Benitez, e ka krahasuar ekipin e tij me kampionin e botës, Spanjën, njëherit shtoi se edhe pasioni i Interit është i njëjtë me atë të Liverpoolit.“Është një skenë tjetër këtë vit, por mentaliteti është i njëjtë, të fitojmë që nga dita e parë. Ky është një projekt i ri, një trajner i ri, një klub që dëshiron ta bëjë të njëjtën gjë sikurse vitin e kaluar dhe të bëj mirë. Ne kemi idetë tona dhe nëse mund të mësojmë më shumë, do të provojmë. Ne po i planifikojmë stërvitjet, është nxehtë, por ne do të vendosim se çfarë të bëjmë”.
“Ky klub, tifozët e tij dhe mentaliteti janë të njëjtë si te Liverpooli. Ne të gjithë luftojmë së bashku ndaj të gjithëve. Të gjithë duan të na mposhtin neve dhe kështu do të jetë tejet e vështirë. Ne kemi ide se çfarë të bëjmë, por varet dhe nga lojtarët që kemi. Nëse ne mund ta mbajmë posedimin, atëherë ne do të fitojmë, nëse jo duhet të luajmë në mënyra tjera. Me rëndësi është që të gjithë dimë se çfarë duhet bërë”.
“A mund të mësojmë nga Spanja dhe të sjellim talentë në Itali? Unë stërvita lojtarët e akademisë së Real Madridit dhe më pas kalova 10 vite të mrekullueshme me Vicente del Bosquen dhe stafin përreth. E njoh mirë Del Bosquen, cilësia e Spanjës është posedimi dhe cilësia, nëse ne do ta bëjmë këtë, atëherë do të fitojmë. Ne nuk mund ta kopjojmë Spanjën sepse ata kanë lojtarë tjerë, por së paku do të provojmë”.
“Për çdo rast them se futbolli italian është i mrekullueshëm, nëse mund ta përziejmë stilin spanjoll me atë italian atëherë mund të fitojmë. Më pëlqen mentaliteti këtu, sa herë kam biseduar me presidentin ai gjithmonë dëshiron të fitojë. Balotelli? Ai është një top lojtar dhe ai dëshiron të luajë dhe të fitojë. Kjo është me rëndësi. Situata nuk ka ndryshuar. Nëse idetë ndryshojnë, do të shohim”, deklaroi Benitez në një konferencë për shtyp.
Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 22 milionë eurosh për sulmuesin e Sampdorias, Giampaolo Pazzini.Chelsea njihet si skuadër që shpenzon, por do t’i duhet ta thyejë Sampdorian që kërkon 100 milionë euro, pasi që ishte vetë presidenti i Sampdorias, Riccardo Garrone, ai që refuzoi një ofertë të Juventusit javë më parë.
Ai kërkoi që Juventusi së pari ta shesë stadiumin dhe më pas ta transferojë Pazzinin. Kjo lëvizje e Sampdorias është një vlerësim jo real dhe është qartë një tentim për të shmangur interesimin e skuadrave. Ancelotti nuk do të dorëzohet aq lehtë. Ai është i bindur se me 22 milionë euro do të mund të thyejë kërkesat e Sampdorias.
Ekipi kombëtar spanjoll ka ateruar në Madrid, nën brohoritjet dhe këngën që jehonte brenda aeroplanit të ekipit të Spanjës, që dje e fitoi Kupën e Botës.Ekipi i Spanjës u prit me brohoritje nga të gjitha këndet, duke përfshirë dhe zjarrfikësit e aeroportit të cilët me ujin të drejtuar kah ajri kanë mirëpritur lojtarët. I pari nga aeroplani doli Iker Casillas, që e mbajti lart Kupën e Botës në momentin e zbritjes, duke zgjuar kështu duartrokitje të mëdha të tifozëve të pranishëm në aeroport.
Ekipi u largua më pas nga aeroporti me autobus dhe lojtarët do të kenë mjaft kohë për të pushuar, para se të priten nga presidenti i Spanjës, Jose Luis Zapatero.
Përzgjedhësi i Holandës, Bert van Marwijik, nuk ka mundur ta fshehë zhgënjimin e tij pas disfatës së pësuar në finalen e Botërorit nga Spanja me rezultat minimal prej 1-0.“Unë jam shumë i zhgënjyer. Edhe tre minuta dhe ne do ta kishim bërë atë. Ne kemi mundur të luajmë më mirë, por ne pësuam në momentet vendimtare. Ne ishim aq afër dhe ishim aq nervozë. Kishte shumë gabime të bëra, ndërsa rastet nuk i shfrytëzuam. Por, ekipi më i mirë fitoi në fund”.
“Unë desha të bëhemi kampionë të botës. Ne nuk ishim të frikësuar për të luajtur mirë, por duke parë se sa lojtarë kanë pasur kartonë të verdhë, ne kemi synuar që ta dërgojmë ndeshjen në vazhdime. Referimi është pjesë e ndeshjes. Unë shoh kënaqësi në shumë fytyra të njerëzve, por ky është sporti”, ka thënë Van Marwijk.
Trajneri i Getafes, Michel, ka deklaruar se mesfushori i tij kryesor, Pedro Leon, i është shitur Realit dhe se tani është në dorën e Jose Mourinhos të vendosë fatin e futbollistit.Përkundër faktit që Pedro Leon ka shkuar për stërvitjet parasezonale me Getafen në Segovia, ekziston mundësia që ai të kthehet dhe t’i bashkohet Real Madridit. Thuhet se ai mund të vazhdojë qëndrimin në Getafe nëse Reali e lejon atë si huazim.
“Klubi nuk ka se çfarë të bëj. Pedro Leon i është shitur Real Madridit. Ata do të përcaktojnë skuadrën e tyre dhe Mourinho do të vendosë se çfarë do të ndodhë me të. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, shpresojmë se ai do të jetë edhe në fund të parasezonit këtu. Por, ky nuk është vendimi ynë. Kjo ndodhi edhe me Esteban Graneron sezonin e kaluar dhe ne vazhduam punën tonë”, tha Michel, sipas Marca.
Manchester United është duke bërë presion të jashtëzakonshëm për të transferuar sulmuesin e ri të Interit, Mario Balotelli, dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i italianit, Mino Raiola.“Interesimi në Mançester është i vërtetë dhe të dyja klubet e konfirmuan këtë”.
“Balotelli është i kënaqur që Ferguson po e kërkon atë, por ne nuk mund ta përjashtojmë qëndrimin te Interi, apo kalimin te ndonjë klub tjetër”.
“Ne do të punojmë qetësisht dhe ta vlerësojmë situatën hap pas hapi”, deklaroi Mino Raiola.
Ylli i Ajaxit dhe kombëtare uruguaiane, Luis Suares, është në listën e Chelseat, shkruajnë mediat angleze.Sipas “The People”, sulmuesi është një prej opsioneve të Chelseat nëse Liverpooli refuzon ta shesë Fernando Torres.
Suarez, 23-vjeçar, ka qenë cak i Ancelottit që kur ai arriti në Stamford Bridge verën e kaluar dhe Chelsea u mundua të nënshkruajë me të janarin e kaluar.
Ajaxi tash dëshiron ta shndërrojë në para lojtarin, i cili shijoi një sukses në Kupën Botërore. Dhe, megjithëse klubi holandez do të kërkojë shumë për lojtarin, çmimi i tij megjithatë do të jetë në gjysmë të çmimit të Torres.
Ylli i Holandës, Arjen Robben, thotë se ai duhet të kishte shënuar në humbjen 1-0 ndaj Spanjës.Mesfushori i Bayern Munichut pati dy raste të shkëlqyeshme për të shënuar gol në finalen e Kupës së Botës, por të dy herët iu mohua nga Iker Casillas.
“Normalisht duhet të shënoni, por këtë nuk e kam arsyetim. Ai e bëri cakun më të vogël, unë shënova dhe mendova se preka majën e këmbës së tij, por normalisht ajo duhej të shkonte në rrjetë”, ka thënë Robben.
26-vjeçari megjithatë ka fajësuar arbitrin anglez Howard Webb për dështim për të ndëshkuar Carles Puyol, dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.
Sulmuesi i Interit, duket se është shumë pranë largimit nga Interi, pasi që pritet t’i bashkohet ose Manchester Cityt ose Manchester Unitedit, gjë për të cilin ka udhëtuar agjenti Mino Raiola në Angli.Il Corriere dello Sport spekulon se Raiola do të dëgjojë ofertat e të dyja klubeve, të cilat po e kërkojnë me ngulm Balotellin. Dhe, cilido klub që ia përmbush kërkesat Balotellit, do të duhet t’ia paguajë 40 milionë euro Interit.
Interi do ta lejonte largimin e Balotellit për këtë çmim dhe besohet se një marrëveshje do të arrihet. Nga ana tjetër, negociatat për Maiconin janë duke stagnuar ende, pasi që Reali nuk dëshiron të paguajë 35 milionë euro, aq sa kërkohet nga Massimo Moratti.
Anësori gjerman, Thomas Mueller, nuk mund të besojë që ai e ka fituar edhe Këpucën e Artë edhe çmimin e Lojtarit të Ri më të Mirë në Afrika e Jugut 2010.20-vjeçari shënoi pesë gola në Afrikën e Jugut, por derisa edhe David Villa, Wesley Sneijder dhe Diego Forlan po ashtu shënuan pesë herë, tre asistimet e Mueller e kanë parë atë të kryesojë para treshes për çmimin kryesor.
“Kjo është një gjë e mrekullueshme për një të ri në Kupën Botërore. Nëse dikush do të më kishte thënë se do të përfundoja në krye, do të kisha thënë se bën shaka. Është një nder sigurisht, por në fund të ditës më parë do ta kisha zgjedhur vetë Kupën e Botës”, ka thënë Muller.
Ylli i Bayern Munich po ashtu ka mposhtur të nominuarit tjerë si Giovani Dos Santos nga Meksika dhe mesfushorin ganez Andre Ayew për të fituar edhe çmimin e Lojtarit të Ri, pasi ndihmoi ekipin e tij të përfundojë në pozitën e tretë në Botëror.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, beson se bashkë-lojtari i tij te Spanja, Fernando Torres, nuk do t’i bashkohet Manchester Cityt nëse vendos të largohet nga Liverpooli, por e ka ftuar atë te Barcelona.“Nuk jam i sigurt se ku qëndron e ardhmja e tij, por ai e di si unë, se duhet të fitojmë trofe me klubet tona. Ai nuk është i fiksuar pas parave dhe ai kurrë nuk do të shkonte te Manchester City”.
“Por sigurisht, Barcelona dhe Chelsea do të ishin opsione vërtetë të mira për të. Ai ka dëshmuar se mund të shënojë gola në Angli dhe Chelsea është ekipi më i mirë atje për momentin, kështu që mendoj se ai është opsioni më kuptimplotë”, tha Villa.
Mesfushori i Holandës, Wesley Sneijder, ishte i prekur thellë nga zhgënjimi pas takimit final ndaj Spanjës, ku “Sneijd’Or” ka pranuar se e ka humbur titullin e katërt këtë sezon.“Unë fitova tre tituj këtë sezon dhe e humba të katërtin. Është vërtetë e rëndë kjo, por ne mund të jemi krenarë me të arriturat tona. Ne vetëm e humbëm finalen e Botërorit”, tha Sneijder.
Sneijder ishte tejet i hidhëruar në arbitrin anglez Howard Webb, i cili nuk e përjashtoi Andres Iniestan për një simulim dhe goditje me qëllim në Mark van Bommelin.
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ngadalë por sigurt po lëvizë në drejtim të Milanellos.Sipas Il Corriere dello Sport, Ibrahimovic kishte blerë një vilë në Lake Como më herët gjatë këtij viti, ndërsa kjo do t’i lehtësonte gjërat që Ibra të transferohej te Milani.
Me Klaas-Jan Huntleaar dhe Ronaldinhon në shitje, të gjitha shenjat thonë se Milani duhet të shesë para se të bëjë ofertë për suedezin. Burimet nga Barcelona janë të bindura se Milani do të bëj ofertë për Ibrën para se të mbyllet afati kalimtar veror.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i bindur se Rafa Benitez do të jetë i mirë për klubin, duke tërhequr paralele mes teknikut spanjoll dhe atij portugez, Jose Mourinho.“Ai ka lënë përshtypje të mirë. Ai ka personalitet të fortë. Ai dallon nga Mourinho, por ka karizmin e njëjtë”.
“Sezoni i ardhshëm? Juventusit duhet t’i frikësohemi. Del Neri ka një plan dhe është një trajner që mund ta realizojë atë. Përshtypjet e para ishin të mira. Mos e nënvlerësoni faktin që një anëtar i familjes Agnelli u kthye në skuadër. Rosonerët janë të panjohur. Ata gjithmonë i kanë lojtarët, por ndoshta u mungojnë ikonat e mëdha”, deklaroi bosi i Interit.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është duke bërë presion te klubi i tij për të transferuar sulmuesin boshnjak të Wolfsburgut, Edin Dzeko.“Dzeko është një lojtar për të cilin s’ka çfarë të flitet. Unë mendoj se ai është një ndër pesë sulmuesit më të mirë sot në Evropë dhe ka qenë i tillë dy vitet e fundit. Ai natyrisht se do të ishte transferim shumë i mirë”.
“Del Neri gjithmonë ka punuar mirë, kudo që ka shkuar. Unë mendoj se ai ka cilësitë e duhura për të qëndruar një kohë të gjatë te një klub si Juventusi”, deklaroi Buffon për Sky Sport Italia.
Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas është i ngazëllyer që pati ndikim në triumfin e Spanjës në finalen e Kupës Botërore.Ylli i Arsenalit ishte asistues në golin e kohës shtesë të shënuar nga Andres Iniesta, që i solli edhe fitoren 1-0 Spanjës ndaj Holandës në stadiumin Soccer City në Johannesburg.
Fabregas ka qenë zëvendësues gjatë gjithë turneut, përfshirë edhe finalen, por ai ka thënë se fitorja ia ka larguar të gjithë frustrimin.
“Ky është një moment historik për Spanjën dhe mund të mos përsëritet kurrë – dhe ia dedikoj këtë gjithë familjes time. Jam ndjerë ca poshtë pasi nuk kam luajtur sa kam dashur, por në fund gjithçka ia vlejti”.
“Fansat kanë qenë fantastik, një shkëmb mbi të cilin mbështesim gjithçka dhe shpresoj në dy vite të kemi më shumë kënaqësi në Euro”, ka thënë Fabregas.
Sulmuesi i Atletico Madrid, Sergio Aguero, dëshiron t’i bashkohet Chelseat dhe të luajë krahas Didier Drogba dhe yllit të Liverpoolit, Fernando Torres.Argjentinasi thotë se ideja për të luajtur krahas Didier Drogba dhe yjeve të tjera të Chelseat duket masive.
“Të jesh partner sulmi me Didier Drogba është një gjë që shumë lojtarë do ta dëshironin. Por nuk është vetëm Drogba – janë Lampard, Terry, Anelka, Essien, dhe ndoshta edhe Fernando Torres. Chelsea ka lojtarë kualitativ në çdo kënd”, ka thënë Aguero.
Legjenda e Newcastle United dhe e kombëtares angleze, Alan Shearer, thotë se Spanja meritoi ta fitojë Kupën Botërore.Spanjollët mbrëmë u shpallën kampionë bote pasi mposhtën Holandën falë një goli të shënuar nga mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, në kohën shtesë të takimit.
“Është një futboll fitues. Spanja është ekipi më i mirë me lojtarët më të mirë. Iniesta, Xavi, Villa dhe portieri dhe kapiteni i tyre Casillas, kanë gjithçka. Mënyra se si Iniesta e kontrollon topin është e pabesueshme – ai duhet të ketë magnet në të dy këmbët”, ka thënë Shearer.
Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, ka porositur Manchester United të transferojnë yllin e Interit, Wesley Sneijder.Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, tha së fundi se ata ende nuk kanë bërë ofertë për Sneijder, por Robben mendon se klubi i Ligës Premier ka nevojë për bashkëkombësin e tij.
“Sneijder për mua është lojtari më i mirë në botë në 12 muajt e fundit. Lionel Messi është dukshëm një talent fantastik, por është shumë lehtë të thuash se ai (Sneijder) është më i mirë tash”.
“Personalisht mendoj se ai ka një shans shumë të mirë që t’i bashkohet Manchester United. Unë jam një admirues i madh i Paul Scholes, ai është një prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tij dhe sinqerisht mendoj se Sneijder është i vetmi lojtar në botë që është i aftë të zëvendësojë atë”, thënë Robben për Daily Star.
Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe, do të dëshironte ta kalojë gjithë pjesën e mbetur të karrierës së tij me Spurs.Ylli anglez, i cili është për të dytën herë te Tottenham, pasi më herët ishte larguar për të kaluar një sezon te Portsmouth, është i lumtur në White Hart Lane dhe është i gatshëm që shpenzojë gjithë karrierën atje.
“Në fund të fundit unë po luaj me disa lojtarë të shkëlqyeshëm dhe kaq dua. Ekipi është plot me ndërkombëtarë dhe kur luani e dini se duhet të luani mirë pasi një lojtar po aq i mirë sa ju, mund të vijë dhe të bëjë të njëjtën gjë si edhe ju”.
“Gjithmonë kam thënë se nëse luaj me lojtarë të shkëlqyeshëm jam i lumtur. Andaj, pse nuk do të dëshironit t’ia jepni besimin një klubi të tillë”, ka thënë 27-vjeçari për Sky Sports News.
Heroi i Spanjës, Andres Iniesta, ia ka dedikuar golin e tij futbollistit të vdekur vitin e kaluar në Itali, mbrojtësit të Espanyolit, Dani Jarque, për të cilin nën fanellë shkroi “Dani Jarque është gjithmonë me ne”.“Mënyra se si ndodhi, ne dhamë gjithçka. Të fitojmë Botërorin, vërtetë nuk kam fjalë për ta përshkruar atë”.
“Ky është gol për Dani Jarquen, për familjen time, për gjithë popullin e Spanjës. Është një rezultat i punës së madhe për një kohë të gjatë dhe me disa momente të vështira”, tha Iniesta.
“Sa për oktopodin (Paul), çfarë mund të them? Ai fitoi. Oktopodi do të jetë shumë i famshëm në Spanjë”, ka shtuar spanjolli.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se mesfushori i Real Madridit, Kaka, është një prej opsioneve të mundshme për të arritur në Stamford Bridge.Kaka pati shkëlqyer nën urdhrat e Ancelottit te Milani, por dështoi të gjejë veten në sezonin e tij të parë te Reali i Madridit.
“Kaka do t’ia dilte mirë për mua dhe flas me të rregullisht. Do të mund të ishte një transferim ku do të përfshiheshin shumë miliona”, ka thënë Ancelotti për “The People”.
Tenisti numër një në botë, spanjolli Rafael Nadal, ka pohuar se ka qarë si fëmijë pas triumfit të Spanjës ndaj Holandës, me ç’rast iberikët e fituan titullin e parë në histori të tyre.“Unë qava si një djalë i vogël. Ne duhet të festojmë për tërë vitin, sepse është e pabesueshme. Është shumë e vështirë ta përsërisim këtë. Do të jetë shumë mirë në shtëpi. Paramendoni, unë i kam shikuar gjysmëfinalet në Mallorca dhe u ndjeva shumë mirë. I gjithë vendi duhet të jetë shumë krenarë”, tha Nadal.
Nadal ishte i pranishëm në stadiumin Johannesburg Soccer City, ku dhe e përjetoi në mënyrë të drejtpërdrejtë triumfin e Spanjës.
Kampioni i Ligës Premier, Chelsea, raportohet se dëshiron të transferojë yllin e Benficas, Fabio Coentrao.The Sun shkruan se Chelsea e sheh Coentrao si zëvendësim për Joe Cole, të cilin e lëshoi të largohet si lojtar i lirë muajin e kaluar.
Chelsea është duke kërkuar zëvendësim dhe dëshiron të transferojë 22-vjeçarin Coentrao, i cili u lavdërua në Afrikën e Jugut për paraqitjet e tij sulmuese përgjatë krahut të majtë.
Newcastle United është duke u interesuar për sulmuesin e Romës, Stefano Okaka.20-vjeçari kaloi pjesën e dytë të sezonit të shkuar te Fulham, duke shënuar dy herë në 10 ndeshje, dhe mendohet se mund të largohet nga klubi për 2 milionë euro, shkruajnë mediat angleze.
Okaka dëshiron të rikthehet në Angli pasi e di se do të ketë hapësirë të kufizuar te Roma këtë sezon.
Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ua ka dedikuar Kupën e Botës futbollistëve të tij, të cilët arritën të mposhtin Holandën vetëm pas vazhdimeve.“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por lojtarët tanë ishin fantastikë. Ata e fituan atë për herë të parë. Është e vërtetë që Holanda pati rastet për të shënuar, por ne kemi pasur katër raste të pastra”.
“Ne u kemi borxh atyre gjithçka, këtyre lojtarëve të mëdhenj. Ne i kemi pasur 50 ditë pa asnjë incident, unë ndjehem krenar me lojtarët e mi. Ata gjithashtu e dinë dhe janë të vetëdijshëm se kjo që është arritur, është bërë nga një grup me plotë vlera. Kjo është e pavlerësueshme për Spanjën. Është një ditë e lumtur për të gjithë popullin spanjoll”, ka thënë Del Bosque menjëherë pas takimit.
Duket se kanë filluar të shfaqen problemet e para në merkaton e Juventusit, pasi që lojtarët po refuzojnë të largohen nga skuadra.Në kohën kur Bianconerët po shikojnë se si ta largojnë Fabio Grosson nga skuadra, me Atletico Madridin të interesuar për të, është vetë futbollisti ai që ka refuzuar të largohet nga Olimpico i Torinos.
Sipas Ansa, mbrojtësi i krahut është i bindur se mund ta bindë Del Nerin për një vend startues te Juventusi për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, duke qenë se Grosso nuk do të ketë vend të garantuar në formacionin e bardhezinjve, kjo çështje do t’i mbetet në dorë Giuseppe Marottas.
Pas triumfit të Spanjës në Botërorin, Afrika e Jugut 2010, u ndanë dhe çmimet për futbollistët më të mirë të Botërorit, që befasisht për protagonistë nuk patën futbollistët pjesëmarrës të finales.Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, është shpallur futbollisti më i mirë i Kampionatit Botëror, duke mposhtur kështu për këtë çmimin edhe Wesley Sneijderin edhe David Villan.
Nga ana tjetër, Thomas Muller befasoi të gjithë kur me pesë golat dhe tre asistimet e tij e fitoi Këpucën e Artë të Botërorit, si golashënuesi më i mirë, duke mposhtur edhe një herë Sneijderin dhe Villan.
Muller gjithashtu e fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të ri të këtij Botërori, pas paraqitjeve mbresëlënëse, duke lënë prapa Andre Ayew të Ganës dhe Giovanni Dos Santosin e Meksikës.
Iker Casillasit iu nda çmimi Doreza e Artë, për intervenimet e tija vendimtare në finale, ndërsa Spanja gjithashtu u shpall ekipi më fair-play i këtij Kampionati Botëror.
















