Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se ekipi i tij, Milani, së bashku me Juventusin dhe Romën, janë në një nivel më të ulët se Interi.“Në këtë moment Interi ka diçka më shumë në krahasim me Milanin, Juventusin dhe Romën. Por, unë mendoj se që të katër ekipet do të jenë sfiduese për Scudetto. Më kujtohet vitin e kaluar, Milani ishte një pikë larg Interit para derbit dhe ka mundur edhe ta tejkalojë. Unë mendoj se kjo mund të ndodhë edhe këtë sezon”.
“Ronaldinho dhe Gattuso? Derisa janë lojtarë të Milanit, atëherë unë do të llogaris në ta. Ronaldinho ka aftësi teknike dhe ju nuk mund t’i gjeni ato askund në botë. Shpresoj se ata do të qëndrojnë, por ata që do të qëndrojnë, duhet të japin më të mirën për ekipin dhe trajnerin”, deklaroi Allegri.
Njëri ndër trajnerët më të vlerësuar në Evropë, Louis van Gaal, ka thënë se ai dëshiron që të jetë pjesëmarrës në Botërorin, Brazili 2014.Van Gaal ka bërë të ditur se ai planifikon që ta drejtojë një përfaqësuese në Kampionatin e ardhshëm Botëror, mirëpo ai do të mbetet trajner i Bayernit deri pas Euro 2012.
“Unë do të jem pjesëmarrës në Botërorin e radhës. Unë mendoj kështu. Unë shpresoj kështu”, tha Van Gaal për Kicker.
Valon Behrami mund t’i bashkëngjitet shumë shpejtë futbollistit tjetër kosovar te Galatasaray, Lorik Canës, pasi që nëna njëkohësisht zëdhënësja e tij, Halime Behrami, ka konfirmuar ofertën e gjigantit turk.“Ai ka ofertë nga Schalke, por ne kemi dëshirë që ai të luajë për Galatasarayn”, theksoi nëna e Behramit për Fotomac.
Njëherit bëhet e ditur se Behrami është cak i një oferte prej 8 milionë eurosh nga gjiganti gjerman Schalke, por familja e mitrovicasit kërkon që djali i tyre të transferohet në Turqi, për të qenë sa më pranë vendlindjes.
Futbollisti më i mirë i Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010, Diego Forlan, ka deklaruar se ai dëshiron të marrë pjesë në Botërorin e vitit 2014.“Unë mendoj se mund të vij në një pozitë ku mund të luaj në Botërorin 2014. Do të ishte ëndërr nëse do kualifikoheshim në Botërorin, Brazili 2014”, theksoi uruguaiani.
Forlan shtoi se ai nuk ka ndërmend të largohet nga Atletico Madridi dhe se dëshiron t’i përmbushë detyrimet kontraktuale me Los Colchoneros.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, vendosi që nga stërvitja të kthehej dhe të mbante një konferencë për shtyp, ku ka folur për rivalin e përbetuar, Real Madrid, për triumfin e Spanjës dhe natyrisht për çështjen Fabregas.“Reali i Manuel Pellegrinit e meritoi titullin, por rezultati përfundimtar u përcaktua nga disa detaje. Ne duhet të besojmë se jemi shumë më të dobët për t’u rikthyer se atëherë. Ata do të vazhdojnë të jenë konkurrues dhe ne do ta fillojmë sezonin të barabartë me ta. Në pikën zero, ne nuk mund t’i mposhtim ata, por tani për tani ne do të tentojmë t’i mposhtim nga ana e entuziazmit”.
“Fabregas? Cesc është një lojtar i shumëkërkuar këtu. Ibrahimovic? Ibra ka qenë një prej lojtarëve vendimtar sezonin e kaluar, por që u prek nga lëndimet. Ai është shumë i rëndësishëm dhe ai do të jetë nëse qëndron. Është në dorë të tij që të vendosë”.
“Spanja ishte si Barcelona? Ju lutem, kjo është qesharake. Kombëtarja është për të gjithë. Po, ka qenë një pjesë e rëndësishme e ekipit nga Barcelona, por trajneri përfaqësoi një nga epokat më të mira të Real Madridit. Ekziston një gjeneratë e fortë e lojtarëve dhe unë i përgëzoj ata dhe trajnerin për mënyrën se si kanë punuar”, deklaroi Guardiola.
Tashmë është vetëm çështje kohe kur Mario Balotelli të largohet nga Interi, ndërsa ekspertët italianë të transferimeve mendojnë se Interi pritet t’u shkatërrojë planet Rossonerëve të cilët e ëndërrojnë sulmuesin Edin Dzeko.“Nuk dua të flas për Balotellin, por dyert janë të hapura”, kishte thënë Raiola për Sky Sport Italia, duke aluduar kështu në një largim të Balotellit drejt Ligës Premier.
Nga ana tjetër, eksperti i transferimeve dhe i çështjeve multilaterale në merkaton italiane, Pierpaolo Marino, ka deklaruar se nëse Interi i merr ato 35 milionë euro që i kërkon nga City, atëherë do të jetë në gjendje ta transferojë Edin Dzekon dhe gjithë këtë sa për t’u prishur punët rivalëve.
“Shumë ekipe italiane janë pas Dzekos. Milani është ekipi i parë që ia vuri syrin, por politikat e reja ekonomike i dërgon ata krejt diku tjetër. Juventusi gjithashtu po e vështron që një kohë të gjatë dhe pasi transferoi një numër lojtarësh të mirë, Juventusi është i gatshëm për lojtarë të mëdhenj. Por, Wolfsburgu kërkon 40 milionë për të”.
“Sidoqoftë, mbajini sytë kah Interi. Ata do ta shesin Maiconin dhe Balotellin dhe për këtë arsye mund të befasojnë me një transferim të sulmuesit boshnjak, duke prishur planet e Milanit dhe Juventusit, ashtu siç ka ndodhur në transferimet e Ibrahimovic dhe Suazos”, deklaroi Marino për Goal.com.
Gjiganti i Ligës Premier, Liverpool, ka konfirmuar transferimin e mesfushorit anglez, Joe Cole, si transfer i lirë.Cole ishte i lirë që të transferohej te Liverpooli për shkak se ishte liruar nga detyrat tek Chelsea. Mesfushori pritet që të nënshkruajë të martën një kontratë katërvjeçare, por këtë pasi do t’i nënshtrohet testit mjekësor.
Cole është transferimi i dytë i Liverpoolit këtë afat kalimtar veror, pas sigurimit të shërbimeve të reprezentuesit serb, Milan Jovanovic.
Mesfushori gjerman, Sami Khedira, ka thënë se ai nuk ka kurrfarë marrëveshje me gjigantët spanjoll të Real Madrid, pasi Marca disa ditë më parë shkroi për një finalizim të marrëveshjes për transferimin e mesfushorit të Stuttgartit në Bernabeu.“Për momentin unë nuk kam marrëveshje me Real Madridin dhe madje unë nuk kam marr ndonjë vendim për të ardhmen. Unë mund të konfirmoj se ata janë të interesuar për të më transferuar dhe kjo vërtet më lëkund. Sidoqoftë, unë duhet të mendoj para se të marr ndonjë vendim. Kjo do të jetë shumë me rëndësi për vitet e ardhshme të karrierës time, kështu që nuk dua të marr ndonjë vendim të nxituar”.
“Unë jam takuar me drejtorin e Stuttgartit, Jochen Schneider dhe krye-trajnerin Christian Gross. Ata mi treguan planet e të ardhmes dhe unë jam lojtar i rëndësishëm në planet e tyre”, tha Khedira.
Manchester City pritet që brenda 48 orëve të bëjë një superofertë prej 35 milionë euro për Mario Balotellin, duke përfshirë këtu dhe 25 milionë euro tjera për pagat e futbollistit.Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtorët e Manchester Cityt do të qëndrojnë në Milano këto ditë që të kthehen në Angli me një marrëveshje për sulmuesin më të preferuar të Mancinit.
Javën e kaluar Massimo Moratti kishte konfirmuar se kishte refuzuar një ofertë prej 25 milionë euro nga Manchester City.
Përforcimi i ri i Real Madridit, Angel di Maria, thotë se ka ardhur në Santiago Bernabeu me qëllim që të fitojë shumë tituj.“Mezi pres të filloj të luaj në Santiago Bernabeu, pasi kjo është ajo që kënaqem më së shumti. Por së pari do të pushoj mirë para se të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri”.
“Vërtet nuk kam besuar se Jose Mourinho më dëshiron. Ndjenja është e shkëlqyeshme dhe gjithmonë do t’i jem falënderues. Do të punoj shumë në fushë dhe jashtë saj me qëllim që ai ta kuptojë se ka marrë vendimin duhur”, ka thënë DiMaria për faqen zyrtare të klubit.
Bisedimet për rinovimin e kontratës së Mesut Ozil me klubin e tij Werder Bremen kanë ngecur, duke i hapur kështu rrugë një kalimi te gjiganti spanjoll, Real Madrid.“Ne nuk kemi gjetur zgjidhje në bisedimet tona dhe duhet ta pranojmë këtë situatë”, theksoi drejtori i Werderit, Klaus Allofs.
Megjithatë, nëse nuk vjen ndonjë ofertë prej 30 milionë euro për Ozil, atëherë është shumë e mundshme që ai të qëndrojë edhe një sezon në Gjermani.
Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ka kërkuar falje me anë të djalit të tij për të ashtuquajturin “Indeksi i Capellos”, ku ishin vlerësuar futbollistët e kombëtares angleze, vlerësime të cilat shkaktuan polemika të shumta.“Fabios i vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. Ne i kemi thënë Federatës Angleze se nuk do të ketë ndonjë vlerësim për lojtarët e Anglisë. Kështu, kur e pamë të kundërtën të nesërmen, nuk ishte një gjë me të cilën kemi qenë të kënaqur”.
“Nuk ka kurrfarë vlere komerciale në këtë për Capellon, ai është vetëm i interesuar që të krahasojë statistikat dhe të jap vlerësime personale. Nuk ka vlerësime të Capellos dhe tani kërkojmë që emri i tij të largohet nga titulli”, tha Pierfilippo Capello për The Sun.
Mesfushori i Manchester United, Ryan Giggs, beson se të rinjtë e klubit janë të gatshëm që ta shpijnë klubin drejt sukseseve të mëtutjeshme.“Unë jam i sigurt se këta lojtarë të rinj do të bëhen më të mirë dhe më të mirë. Unë shoh përkushtim. Ata duan të mësojnë, ata duan të luajnë për United, duan të futen në ekipin e parë dhe të qëndrojnë në ekip. Kështu ishte edhe ne kur ishim më të rinj dhe shoh të njëjtën dëshirë në këta lojtarë të rinj”.
“Shpresoj se përkushtimi dhe uria e tyre do t’i bëjnë ata të punojnë edhe të luajnë edhe më mirë, sepse ata do të na nevojiten”, ka thënë Giggs.
Barcelona e ka lënë të ardhmen e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic në dorë të agjentit të tij, Mino Raiola.Sport shkruan se Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat që Raiola është në gjendje t’i gjenerojë nga klube të interesuara deri tani, si Manchester City dhe Milani.
Sidoqoftë, nëse nuk gjendet asgjë konkrete, atëherë pritet që Barcelona ta mbajë në skuadër Ibrën dhe ta bëj atë pjesë të strukturës Blaugrane.
Ronaldinho është më shumë se kurrë pranë largimit nga Milani, pasi sipas mediave italiane ai me të ardhur në Itali pritet të bisedojë me drejtuesit e Milanit për një largim të tijin.Sipas Il Corriere dello Sport, Ronaldinho është vonuar në Milanello për një ditë të tërë, për shkak se vendosi të shkonte në një festë të një diskoteke në Rio de Janeiro. Kjo gjë shkaktoi dhe vonesën e tij, e që natyrisht ka zgjuar spekulime.
Ronaldinho do të aterojë në Malpensa me dy oferta, një nga LA Galaxy dhe një nga Flamengo, por pa përfshirë ndonjë kompensim për Milanin. Nga ana tjetër, këta të fundit kërkojnë 10 milionë euro për mjeshtrin brazilian. Tani thuhet se Milani po kërkon klube të pasura në Ukrainë dhe Rusi që janë të interesuara për Dinhon.
Kampioni i Evropës, Interi, ka kthyer vëmendjen kah mesfushori i Evertonit, Steven Pienaar.Daily Mail shkruan se pas paraqitjes së dobët në Kupën Botërore, Federata Italiane e Futbollit iu ka thënë klubeve se mund të transferojnë vetëm një lojtar jo-evropian në ekip çdo sezon dhe i riu braziliani Phillipe Coutinho e ka mbushur këtë vend.
Megjithatë, kjo ka ndodhur para se Rafa Benitez të arrijë. Spanjolli e dëshironte Pienaar edhe te Liverpooli, por beson se transferimi i tij te Inter mund të kryhet më lehtë.
Evertoni e vlerëson me 15 milionë funte mesfushorin. Nëse ai nuk mund të transferohet tash, për shkak të rregullave, Pienaar do të mund të mbyllte kontratën e tij dhe të nënshkruante për Interin si lojtar i lirë në muajin janar.
Klubi ukrainas Shakhtar Donetsk raportohet se është shumë afër nënshkrimit me sulmuesin e Arsenalit, Eduardo, për një shumë rreth 6 milionë funte.Braziliani me nënshtetësi kroate është në rrugë drejt largimit nga Emirates Stadium dhe dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve me Shakhtar. Klubi ukrainas raportohet se do t’i ofrojë atij 50 mijë funte në javë, që është një shumë e lartë për t’u refuzuar nga lojtari.
Eduardo ka dështuar të gjejë veten në Arsenal pas lëndimit të tij dy sezone më parë, dhe me Topçinjtë që e kanë forcuar sulmin, Wenger mund të jetë i gatshëm ta shesë 27-vjeçarin.
Mbrojtësi i Olympique Marseille, Taye Taiwo, është duke u lidhur me një kalim në Newcastle United.Mediat britanike shkruajnë se Taiwo është në listën e dëshirave të trajnerit të Newcastle, Chris Hughton.
Nigeriani, i njohur për gjuajtjet e lira të stilit të David Beckham, dëshiron të largohet nga Marseille gjatë kësaj vere dhe po ashtu është lidhur me një kalim në Atletico Madrid.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai ka qenë i pafuqishëm për të ndaluar Joe Cole të largohet nga klubi.Ancelotti, 51-vjeçar, thotë se nuk ka pasur kurrfarë mundësie për ta mbajtur mesfushorin e kombëtares angleze, Cole, kontrata e të cilit skadonte gjatë kësaj vere.
“Problemi ishte ekonomik. Ishte problem në mes të klubit dhe Joe Cole, jo i imi. Nuk ishte problem i imi”, ka thënë Ancelotti.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, shpreson që kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, të rimendojë planet e tij për t’u pensionuar nga kombëtarja spanjolle.Casillas shpreson se mbrojtësi i Barcelonës, i cili u raportua se ka vendosur të heqë dorë nga kombëtarja, mund të bindet për të qëndruar.
“Ai ka idetë e tij. Ai më ka thënë se ajo çfarë dëshiron ishte Kupa e Botës dhe mendoj se ai do t’i thotë lamtumirë (Spanjës), por tash të gjithë jemi të lodhur. Ai është shumë i nevojshëm për ekipin dhe ai mund të qëndrojë deri në vitin 2012”, ka thënë Casillas.
Manuel Pellegrini ka pohuar qëndrimin e tij se Reali i Madridit kurrë nuk është dashur t’i shesë yjet si Arjen Robben dhe Wesley Sneijder verën e kaluar.Të dy kishin një sezon të suksesshëm me Bayern Munichun dhe Interin, duke fituar trofetë vendorë para se të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të luajnë së bashku në finalen e Kupës së Botës.
“Florentino Perez shiti lojtarë të cilët unë i konsideroja të rëndësishëm. Ne kishim mendime të ndryshime sa i takon ndërtimit të ekipit. Ne nuk e fituam Ligën e Kampionëve pasi nuk kishim një ekip mirë të strukturuar, për të qenë në gjendje ta fitojë atë”, ka thënë Pellegrini.
















