
Laurent Blanc
"Laurent Blanc ishte dëgjuar të premten, më 23 korrik nga Këshilli Federal, të cilit ia prezantoi stafin e tij dhe projektin e tij sportiv. Ai gjithashtu i propozoi Këshillit Federal, i cili u pajtua, që të lihen jashtë përbërjes për miqësoren ndaj Norvegjisë të gjithë 23 lojtarët që morën pjesë në Botërorin e Afrikës së Jugut", shkruan në komunikatën e lëshuar nga Federata Franceze e Futbollit (FFF).
Ky hap i Blanc shihet tejet pozitiv në kohën kur Franca po tenton të rigjejë formën e saj në nivelin e kombëtareve, pas skandaleve të njëpasnjëshme në Botërorin, Afrika e Jugut 2010.
Trajneri i Schalkes, Felix Magath, ka thënë se legjenda e Realit, Raul, do të zyrtarizohet brenda pak ditësh si lojtar i klubit nga Gelsenkirchen."Raul gjithnjë ka shfaqur interesim për të na u bashkuar. Ne mendojmë se ai do të jetë me ne brenda pak ditësh apo javësh. Unë jam i bindur se Raul do të luajë sezonin e ardhshëm për Schalken", theksoi Magath për Bild.
Sipas Bild, e vetmja gjë që e pengon transferimin e Raul te Schalke janë disa kontrata reklamimi në Spanjë.

Albert Riera
"Olympiakos komunikon transferimin e futbollistit spanjoll Albert Riera. Lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare", shkruan në komunikatën e klubit grek.
Spekulohet se marrëveshja peshon rreth 6 milionë euro (4 milionë euro plus bonusi prej 2 milionë në rast të paraqitjeve të mira), ndërsa vetë Riera do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro për sezon.

Muricy Ramalho
SportTV njofton se Ramalho u takua me Teixeiran të premten pasdite, me ç'rast edhe u arrit marrëveshja me kryetarin e CBF. Ramalho aktualisht është trajner i Fluminenses dhe është emër me peshë në futbollin brazilian. Ai fitoi tre tituj të Kampionatit brazilian tre vite radhazi, 2006, 2007 dhe 2008.
Këtë emërim të Ramalhos e postin e përzgjedhësit të Brazilit e konfirmoi dhe drejtori i informacionit në CBF, Rodrigo Paiva, por se vetëm ka mbetur që Ramalho të dakordohet me zyrtarët e Fluminenses, për të drejtuar edhe klubin edhe kombëtaren në të njëjtën kohë.

“Jam i lumtur te Benfica; bëj çfarë më pëlqen dhe ata më trajtojnë shumë mirë”.
“Nëse Real Madridi do të më kërkonte? Unë jam lojtar i Benficas, por në jetë gjithçka përfundon dhe ka njerëz që mund të zgjidhin një çështje të tillë për mua. Ajo që më bën të lumtur është të bëj çfarë dua”, citohet Luiz nga Marca.
Jose Mourinho është në kërkim të një qendërmbrojtësi, ndërsa Luiz mund të plotësojë kërkesat e trajneri portugez.
CSKA Moska ka vendosur t’i bëjë ofertë Arsenalit për anësorin Tomas Rosicky.29-vjeçari ka pasur probleme të shpeshta me lëndim, të cilat nuk e kanë lënë të shfaqë kualitet e tij te Arsenali, ashtu që Daily Express spekulon se Arsene Wenger mund planifikojë ta shesë atë.
CSKA Moska dhe Borussia Dortmundi janë të interesuara për lojtarin çek, por gjithçka do të varet nëse Arsenali do të blejë apo shesë lojtarë të tjerë.
Real Madridi ka përmbyllur me sukses bisedimet me të riun Pablo Sarabia, i cili ka nënshkruar kontratë të re,e cila do ta mbajë në Bernabeu deri në vitin 2013.Mesfushori 18-vjeçar është produkt i akademisë së Realit dhe konsiderohet si njëri nga lojtarët me perspektivë në futbollin profesionist
Ai ka luajtur për Spanjën në grupmoshat nën- 16, 17, 18 dhe 19 vjeç, ndërsa ende nuk ka bërë paraqitje zyrtare për ekipin e seniorëve te Los Blancos.
Luciano Moggi i ka thënë pronarit të Milanit, Silvio Berlusconi, që të shpenzojë ca para për ta blerë sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic.Edhe pse vetë lojtari dhe agjenti i tij Mino Raiola, kanë mohuar spekulimet për largimin e suedezit nga Cam Nou, mediat vazhdojnë ta lidhin atë me një kalim në San Siro.
“Këshilla që i jap Milanit është që të bëjë gjithçka që është e mundur që ta sjellë Ibrahimovicin në Milanello”.
“Ai është i vetmi lojtar për të cilin ka nevojë Milani, por për ta transferuar atë ata duhet të jenë të mençur, dhe ky kualitet nuk mungon. Marrëveshja mund të arrihet, më besoni”, ka shkruar Moggi në kolumnën e tij në Tuttomercatoweb.com.
Mesfushori i Liverpoolit, Joe Cole, beson se Liverpooli ka mjaft cilësi për të fituar titullin e Ligës Premier.“Unë erdha këtu që të punoj shumë dhe të sfidoj për titujt më të mëdhenj me Liverpoolin, ndërsa me lojtarët që kemi marrë kjo është shumë e mundshme. Vetëm shikojeni në ekipin që e kemi bërë”.
“Fernando është më i mirë se askush tjetër në botë në pozitën e tij dhe e njëjta gjë vlen edhe për Steven Gerrard. Më pas e kemi Pepe Reinan që është fantastik dhe Jamie Carragher, që ka qenë një prej më të mirëve që një kohë të gjatë”.
“Gjëja më e rëndësishme tani është se ne e dimë që Liverpooli është në gjendje ta fitojë Ligën Premier, me këta lojtarë në dispozicion, ju lutem, vetëm shikojeni përbërjen”, ka thënë Cole për The Mirror.
Transferi i ri i Napolit, Edinson Cavani, ka zbuluar se ai ka preferuar më parë kalimin te Napoli se sa te kampioni italian, Inter.“Unë preferova Napolin para Interit për shkak të mbështetjes së shfaqur nga tifozët dhe publiku i përgjithshëm”.
“Është bonus të punoni me Ezequiel Lavezzin dhe Fabio Quagliarellan. Ne do të formojmë një sulm të mrekullueshëm”, ka thënë Cavani.
Mesfushori kosovar i West Hamit, Valon Behrami, ka rënë përsëri në radarin e Romës.Mediat në Apenine pohojnë se Roma do të kthehet seriozisht në garë për Behramin, pasi që Giallorossët ishin të përkushtuar në transferimin e Nicolas Burdissos.
Megjithatë, thuhet se Roma nuk do ta ketë dhe aq të lehtë transferimin e Behramit, marrë parasysh se për të janë të interesuar Palermo, Hamburgu, Schalke dhe Galatasaray.
Roma pritet që të shesë Julio Baptistan dhe portierin Doni në mënyrë që ta transferojë Behramin.
Tiago nuk është kthyer në fushën stërvitore të Juventusit të enjten, pasi që Zonja e Vjetër i ka dhënë kohë shtesë që të negociojë marrëveshjen me Atletico Madridin.Sipas mundodeportivo, mesfushori portugez shpreson të arrijë një marrëveshje për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll. Mirëpo nëse agjenti i tij Jorge Mendes nuk arrin të zgjidhë çështjen e pagës së lojtarit, Tiago do të kthehet të hënën në Torino.
Portugezi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2012, por e ka bërë të qartë se dëshiron të nënshkruajë me Atleticon. Sidoqoftë, pritet që në ditët në vijim të qartësohet situata e tij.
“Marrëveshja është delikate. Para se të shkoja në Kampionatin Botëror, fola me agjentin tim dhe Interin. Nëse shkoj atëherë do ta bëj këtë me kokën lartë dhe do të isha i lumtur sido që të ndodhë”.
“Me Interin kam një kontratë deri në vitin 2014. Madridi? Tashmë kam punuar me Mourinhon dhe do të më pëlqente që ai të ishte sërish trajneri im. Do të dëshiroja të shkoj te Madridi, por kjo nuk varet nga unë”.
“Do të më pëlqente të qëndroja te Interi. Nuk do të isha i frustruar, sepse klubi më ka ofruar shikueshmëri në skenën ndërkombëtare. Gjithçka varet nga klubet”, ka thënë Maicon për Radio Globo.
Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka thënë se ai është i bindur se do të rikthejë besimin e njerëzve, pas skandalit të fundit ku ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur.“Nuk kam frikë për të ardhmen time, qoftë me kombëtaren apo Bayern Munichun. Jam i bindur se mund ta rikthej besimin e njerëzve që dyshojnë në mua. Unë nuk kam bërë asnjë gabim me vetëdije”.
“Falënderoj klubin dhe familjen time për mbështetjen e pakufishme. Presioni është shumë i madh, ndërsa unë jam kthyer sërish në këmbë, edhe pse është një moment i lodhshëm dhe depresiv në jetën time”, ka thënë Ribery për Bild.
Mesfushori i CSKA Moskës, Keisuke Honda, është caktuar si zëvendësues i Cesc Fabregas te Arsenali, nëse spanjolli vendos të kalojë te Barcelona.Japonezi 24-vjeçar pati një paraqitje të shkëlqyer gjatë Kampionatit Botëror duke siguruar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.
Itasportpress njofton se Honda i ka rënë në sy edhe Arsene Wengerit, i cili e ka quajtur atë një gjeni dhe mendon se do ta zinte pozitën, të cilën mund ta lë bosh Cesc.
Përveç Topçinjve, për shërbimet e Hondas, mes të tjerëve janë të interesuar edhe Milan, Marseille dhe Borussia Dortmund.
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, nuk dëshiron që Klaas-Jan Huntelaar të jetë lojtar i Të Kuqve, porse ai planifikon vetëm ta huazojë holandezin e Milanit.Rossonerët kanë caktuar një shumë prej 14 milionë funtesh për lojtarin e tyre, mirëpo The Sun pohon se Redsat janë të interesuar vetëm për huazimin e ish-sulmuesit të Realit.
Sidoqoftë, bëhet e ditur se edhe nëse ndodh huazimi, Liverpooli duhet të paguajë së paku 2 milionë funte për shërbimet e 26-vjeçarit.
Sol Campbell ka vendosur t’i refuzojë ofertat nga klubet tjera dhe të qëndrojë te Arsenali edhe për një sezon tjetër.Mbrojtësi anglez ka pranuar oferta nga Celtic, Middlesbrough dhe Newcastle United, mirëpo, sipas The Sun, ai dëshiron të qëndrojë në Emirates.
Cambell u rikthye te Arsenali në muajin janar, ndërsa luajti në pjesën e dytë të sezonit 2009/2010. Trajneri Arsene Wenger është i kënaqur me paraqitjet e tij, prandaj dëshiron ta mbajë atë së paku edhe për një sezon tjetër.
Sërish po spekulohet se asi i Milanit, Ronaldinho, mund të kalojë në Ligën amerikane të futbollit- MLS, edhe atë te LA Galaxy, përkundër se Silvio Berlusconi mohon se braziliani është në shitje.Fox Soccer Channel spekulon se “Ronaldinho do të jetë lojtar i LA Galaxy deri në fund të muajit”.
Megjithatë kjo duket e vështirë për të ndodhur nëse kihet parasysh deklarata e Berlusconit se “ai do të qëndrojë te Milani edhe pasi të përfundojë së luajturi”.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka zbuluar se Interi është në negociata me Manchester Cityn për supertalentin Mario Balotelli, por ka thënë se marrëveshja është shumë larg prej finalizimit.“Për momentin ka kontakte mes nesh dhe Manchester Cityt, por ne duhet të gjejmë një marrëveshje që na kënaq edhe neve edhe ata”, theksoi Moratti për Sky Sport Italia.
Spekulimet kanë qenë të shumta ditëve të fundit për Balotellin, por se çfarë do të ndodhë me SuperMarion, pritet ta mësojmë këtë fundjavë apo javën e ardhshme.
UEFA ka vendosur që të mos japë leje klubit nga La Liga, Mallorca, për të luajtur në sezonin e ardhshëm të Europa League.Mallorca përfundoi në pozitën e pestë sezonin e kaluar dhe kështu siguroi një vend për Europa League, ndërsa problemet financiare kanë detyruar UEFA-n ta përjashtojë Mallorcan për mospërmbushje të kritereve.
“Në bazë të të gjitha rekomandimeve të ekspertëve, komisioni disiplinor mendon se klubi nuk ka përmbushur kriteret e nevojshme për licencën në pajtim me rregullat e licencimit të UEFA-s, pasi që klubi nuk i ka përmbushur obligimet sikurse është definuar në rregullore”, shkruan në komunikatën e UEFA-s.
Reagimi i Mallorcas ishte i shpejtë: “Vendimi i UEFA-s është mjaft befasues si në formë ashtu dhe në substancë. Klubi do të shqyrtojë hapat legal pasi të pranojë gjithë rezulutën. RCD Mallorca pendohet për zhgënjimin që do t’u sjell tifozëve vendimi i UEFA-s”, shkruan në komunikatën e klubit ishullor.
Shtatëherë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, ka deklaruar se ai do të vazhdojë ta drejtojë makinën e Mercedes edhe sezonin e ardhshëm në Formula 1, por me aspiratë për ta fituar titullin e tetë në karrierën e tij.“Kur u ktheva, synimi ishte ta fitoja titullin. Kjo është arsyeja pse jam këtu, shumë qartë. Unë e di synimin tim përfundimtar, ku dua të shkoj, jam i bindur se mund ta arrij atë”.
“Nuk jam plotësisht i kënaqur me paraqitjet e mia këtë sezon. Ekziston një pritje të cilën është e pamundur ta arrij. Nuk jam magjistar. Vetëm më duhet kohë për t’u kthyer në maje dhe do të marr kohën e nevojshme”, deklaroi Schumi.
Sipas Daily Express, ylli gjerman Mesut Ozil pritet të bëhet njëri nga lojtarët më të kërkuar në vazhdim të afatit kalimtar veror, pasi që sipas tabloidit anglez ai ka një çmim prej 15 milionë funtesh.Ky shkrim në Daily Express verifikon atë që kanë thënë dhe drejtuesit e Werder Bremenit se do të shqyrtojnë ofertat.
Është e vështirë që Werderi të kërkojë më shumë se 15 milionë funte, marrë parasysh faktin se e ka transferuar për vetëm 4.3 milionë euro nga Schalke në vitin 2008.
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se afati kalimtar veror është ende i hapur për Juventusin, përderisa aludon në transferime të reja.“Tregu është i hapur deri më 31 gusht dhe për këtë arsye mund të ketë ndryshime, edhe pse situata është jo e mirë sepse ka pak lëvizje, jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë”.
“Për çdo rast, klubi ka krijuar një strukturë dinamike dhe ka si pikë referimi trajnerin. Puna e tij është mirëpritur nga këta lojtarë dhe kjo është një bazë e mirë startuese për të ardhmen”, ka thënë Marotta për Juventus Channel.
Zëdhënësi i Felipe Melos, Emiliano Froldi, ka thënë se interesimi i Real Madridit për mesfushorin e Juventusit, është i vërtetë, por shtoi se braziliani vështirë se do të largohet nga Olimpico i Torinos.“Është vetëm një pëlqim dhe për momentin nuk ka kontakte. Arsyeja për largim është vërtet qesharake. Juventusi i beson atij dhe për këtë arsye një e ardhme larg Torinos është e vështirë të ndodhë”, ka thënë Froldi për Sky Sport Italia.
Ky reagim i Froldit vjen pak ditë pasi Marca pohoi se Jose Mourinho është i interesuar në ‘problematikun’ që vuajti sezonin e kaluar te Juventusi.
Liverpooli është i gatshëm që të shkëmbejë dyshen e akademisë, Nabil El Zhar dhe Damien Plessis me sulmuesin e Nice, Loic Remy, ofertë që do të çonte vlerën në 14.3 milionë funte, e që do të mposhte West Hamin në garë për sulmuesin.23-vjeçari Remy është në krye të listës së të dëshiruarve nga Roy Hodgson dhe për firmën e tij rezistencë po bën West Hami që kishte bërë më parë një ofertë prej 13 milionë funtesh.
Kjo ofertë e ‘Çekanëve’ ka bërë që Liverpooli t’ia ofrojë klubit Nice dy lojtarët francezë nga akademia, të cilët së bashku kapin vlerën e 14.3 milionë funteve.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka deklaruar se ka refuzuar 25 milionë euro nga Real Madridi për asin Javier Pastore, ndërsa mendon se ai do të jetë lojtar i Barcelonës.“A kam pranuar oferta të majme? Real Madridi erdhi këtej dhe ma vuri në tavolinë një ofertë prej 25 milionë eurosh, por unë u përgjigja me ‘jo’. Unë kam shkuar te lojtari dhe i kam treguar gjithçka. Ai është inteligjent dhe ai kuptoi gjithçka. Është më mirë të jetë startues te Palermo se sa rezervist te Reali”.
“Për çdo rast, për mua sot ai vlen 50 milionë euro. Mendoj se ai do të përfundojë te Barcelona, përkundër faktit se Mourinho e kërkoi atë me çdo kusht. Pastore është mik i mirë i Messit dhe unë e di se ai ia ka bërë atij një premtim”, ka thënë Zamparini.
Trajneri i Ajaxit, Martin Jol, ka konfirmuar se bordi i Ajaxit nuk ka lejuar që ai të kalonte te Fulhami, përkundër faktit se ai e do Londrën dhe në veçanti klubin e Fulhamit.“Interesimi i Fulhamit ishte i pabesueshëm. Më pëlqen Fulhami, më pëlqen Anglia, më pëlqen Londra. Unë isha ndoshta paksa i zhgënjyer që thashë ‘jo’ pasi që bordi nuk lejoi të largohesha në asnjë mënyrë”.
“Më është ofruar një punë e mirë, në një klub të mirë, me lojtarë të mirë. Unë kam dashur të shkoj atje, por kjo është ajo, unë jam nën kontratë. Ne biseduam për këtë, jo pesë minuta, por me orë të tëra dhe tani më duhet të them se është e enjte, më mori shumë kohë dhe ndoshta kjo nuk është mirë për një klubi të madh si Ajaxi, me një milionë e gjysmë tifozë në gjithë Holandën. Duam të bëjmë diçka në garat evropiane dhe më duhet t’i them Fulhamit se duhet të qëndroj”.
“Unë nuk dua problemet e të shkuarit në gjykatë, sepse Ajaxi është shumë klub i madh për ta vënë në telashe”, deklaroi Jol.
Ashtu siç ishte njoftuar në Sport, ashtu edhe agjenti i sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, ka hedhur poshtë çdo mundësi për një shkëmbim të mundshëm mes Ibras dhe Leite Kakas.“Unë kurrë nuk kam biseduar me Realin dhe kurrë nuk kam biseduar për ndonjë tregti me Kaka. Nuk di asgjë për këtë”, theksoi Raiola.
Sport siç e kemi cekur njofton se Ibrahimovic definitivisht do të mbetet në Barcelonë, për të qenë një opsion shtesë për sulmin Blaugran të Guardiolas.
Shkëmbim Kaka – Ibra?
Bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, u ka thënë drejtorëve që të transferojnë sulmuesin Zlatan Ibrahimovic nëse ata kanë mundësi, edhe pse e di se një marrëveshje do të ishte e pamundur, por ai tenton që të joshë Barcelonën me firmën e brazilianit Kaka.
El Mundo Deportivo pohon se Mourinho e dëshiron Ibrahimovicin si zëvendësim për Karim Benzeman, që po ka telashe të mëdha jashtë fushe. Duke e ditur se ka pasur punë me Ibran te Interi, Mourinho është në gjendje të nxjerrë më të mirën nga suedezi.
Megjithatë, transferimet mes Realit dhe Barcës nuk ndodhin shpesh, prandaj Mourinho ka përballë pengesa të mëdha, por mendon se me anë të ofrimit të Kakas, do të mund të lëkundë qëndrimin e Barcelonës.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka pranuar se ai ka menduar se Joe Cole është lojtar i Tottenhamit, por u shokua kur mori vesh se Cole është zyrtarizuar te Liverpooli.“Nuk e di se pse ai vendosi të shkonte te Liverpooli. Unë fola me të një muaj më parë dhe mendova se ai po vjen këtu. Ai kërkoi të transferohej te Tottenhami. Ai kishte vendosur kështu, nuk pata dyshim për këtë”.
“Por kaloi një muaj dhe me kohë, Liverpooli lëvizi dhe ndoshta e kapërceu radhën e gjatë”, ka thënë Redknapp.
Portieri i Bayer Leverkusen, Rene Adler, ka pranuar se ai është jofavoriti në luftë me Manuel Neuer për portën e Gjermanisë.“Unë e shoh veten si pjesë të ekipit, por për mua është e qartë se Manuel Neuer tani ka një përparësi. Ekipi luajti një kampionat të shkëlqyer dhe kështu bëri edhe Neuer. Unë jam realist dhe për këtë arsye them se ai është në avantazh”.
“Unë nuk dorëzohem, por natyrisht se qëllimi im është që të sfidoj përsëri dhe ta vë në pikëpyetje pozitën e tij”, deklaroi Adler.
Tottenham Hotspur është definitivisht i vendosur që të transferojë anësorin e Sportingut të Lisbonës të quajtur si ‘Cristiano Ronaldo i ri’, Armindo Bangna Bruma.Bangna, vetëm 15 vjeçar, është duke shkëlqyer në radhët e akademisë së Sportingut, ndërsa krahasohet me futbollistin më të shtrenjtë të planetit, Cristiano Ronaldo. Këto paraqitje të Bangnas e kanë shtuar interesimin e Chelseat dhe Manchester Cityt që nga e kaluara.
Spursat tani shpresojnë se mund të tërheqin interesimin e Sportingut për huazim të yllit rus Roman Pavlyuchenko në mënyrë që talenti i ri të transferohet në White Hart Lane.
Harry Redknapp besohet se është i gatshëm që të negociojë opsionin e transferimit të Bangnas si pjesë e negociatave mes dy klubeve.

















