Juventusi planifikon t’ia shesë Liverpoolit mesfushorin Tiago, i cili sezonin e kaluar ishte i huazuar te Atletico Madridi.
Të Kuqtë pritet të mbesin pa Javier Macheranon, i cili mund të largohet drejt Interit, ndërsa The People njofton se ekipi anglez mund të jetë i interesuar për shërbimet e mesfushorit portugez.
29-vjeçari nuk po arrin të merret vesh me Atleticon për një kontratë më të gjatë, ndërkohë që Juve dëshiron ta shesë atë.
Njeriu më kontrovers në futbollin italian, Luicano Moggi, ka thënë se Interi do të humbë shumë me largimin e Mario Balotellit, përkundër faktit se do të përfitojë 30 milionë euro nga Manchester City.
“Balotelli? Ai është një talent i ri, unë nuk do ta kisha shitur kurrë atë edhe pse jam i sigurt se ai do të përfundojë te Manchester City”.
“Nëse do të isha drejtor i Interit, do ta kisha shitur Militon, e jo Balotellin”, tha Moggi për Radio Kiss Kiss.
Mesfushori i Juventusit, Simone Pepe, ka thënë se Juventusi mund ta ndalë hovin e Interit në fitimin e Scudettove, pasi që sipas tij dy rivalët janë të barabartë për nga cilësia.
“Nuk ka pole pozicion, kjo nuk është Formula 1. Ne fillojmë në të njëjtin nivel. Interi? Është ekip shumë i mirë, por kështu jemi dhe ne, prandaj ne do të tentojmë të luajmë si të barabartë”, theksoi Pepe.
Interi nuk di për vend të dytë në Serie A që pesë vjet, kurse nga ana tjetër Juventusi po vuan për t’u rikthyer fuqishëm në arenën lokale dhe ndërkombëtare, njëherit për të kthyer namin si klubi më i trofeshëm italian.
Mesfushori i Real Madridit, Rafael Van der Vaart, e ka bërë të qartë se shtypi anglez ka keqinterpretuar komentet e tij, pasi që edhe njëherë ai ka shprehur besnikërinë për Realin.
“Unë jam i përkushtuar që të qëndroj te Real Madridi. Unë dua të qëndroj këtu dhe të kem sukses te Reali. Është turp që shtypi anglez më keqinterpretoi. Ata shkruan gjëra të cilat thjeshtë nuk ishin të vërteta”, citohet të ketë thënë Van der Vaart për De Telegraaf.
Ky është një lajm i keq për Liverpoolin dhe Chelsean, të cilët kishin shpresuar se mund të bëjnë ndonjë ofertë për asin holandez.
Arsenali ka vendosur që të transferojë portierin e Ajaxit, Maarten Stekelenburg, njofton News of the World.
Topçinjtë janë lidhur kohëve të fundit me një transferim të Mark Schwarzer, por transferi ende mbetet për t’u finalizuar. Stekelenburg që vlen rreth 4 milionë euro, ka shkëlqyer gjatë Kampionatit Botëror për Holandën, duke qenë kështu një opsion perfekt për portën e Arsenalit.
“Nuk mendoj se Luiz Suarez do të largohet gjatë kësaj vere, por sa për të tjerët, ka gjasa të mëdha që njëri ose tjetri të largohet. Unë e di se një klub anglez është i interesuar për portierin tonë, kjo është e sigurt”, ka thënë një burim brenda Ajaxit.
Raul Gonzalez me bashkëlojtarë Raul Gonzalez kurrë më nuk do të luajë në fanellën e Real Madridit, por natyrisht se do të zë vend të veçantë në librat e historisë së Real Madridit, si një legjendë dhe si një lojtar model për futbollistët e sotëm. Natyrisht, pa u shprehur nuk kanë mbetur as lojtarët e Real Madridit, disa prej të cilëve po i citojmë më poshtë.

Iker Casillas: “Rauli është simbol i Real Madridit. Një kapiten i madh është i definuar nga të mirat dhe të këqijat, duke e ditur se ai gjithnjë do të bëjë më të mirën në çfarëdo situate. Raul është shembull i profesionalizmit. Ai më ndihmoi të rritem si njeri dhe si lojtar. Historitë fantastike të klubeve janë të shkruara nga lojtarë të mëdhenj dhe Raul është një prej tyre”.


Cristiano Ronaldo: “Të luaja përkrah Raulit ishte nder. Unë gjithmonë e kam ëndërruar këtë si fëmijë. Ishte nder ta kem shfrytëzuar të njëjtën zhveshtore si ai dhe unë i dëshiroj atij çdo të mirë”.


Xabi Alonso: “Raul përfaqëson vlerat e Real Madridit. Ai është simbol dhe pjesë e historisë së klubit. Nuk është lehtë të luash për Real Madridin për 15 vjet, por ai bëri kështu, sepse ai është lojtar i mrekullueshëm”.


Kaka: “Raul është lojtar fantastik dhe një anëtar shumë i rëndësishëm i këtij klubi. Raul gjithmonë do të jetë pjesë e Real Madridit dhe largimi i tij është ditë pikëllues për tifozët dhe bashkëlojtarët”.


Pepe: “16 vite të cilat ai i ka kaluar këtu flasin më shumë për vlerat e talentit të tij. Ai zë një vend të veçantë në zemrën time, sepse ai gjithnjë e shikonte progresin tim, kur unë isha i lënduar. Ai u zgjua nga pankina dhe më shoqëroi në zhveshtore, që ishte një gjest i pabesueshëm të cilin kurrë nuk do ta harroj. Ai është një pjesë e madhe e historisë së Real Madridit”.


Lass: “Unë jam shumë i lumtur që kam luajtur me të. Më kujtohet kur e shikoja duke luajtur si djalosh i vogël. Ai më ndihmoi shumë që prej se erdha në Madrid. Unë gjithmonë do të them se e kam pasur privilegjin të luaj me Raulin te Real Madridi”.


Fernando Gago: “Një emblemë e Real Madridit po largohet, një prej atyre lojtarëve me të cilët identifikohen tifozët. Ishte kënaqësi të luaja me Raulin dhe të ndaja të njëjtën zhveshtore me të. Unë i dëshiroj atij çdo të mirë, si në jetën private ashtu dhe në futboll”.

Portieri i Manchester United, Edwin Van der Saar, duket se aq shumë e do futbollin, saqë nuk mund të pranojë ndonjë zëvendësues të tij, madje edhe kur të vijë koha që ai të pensionohet.
“Nuk e di nëse do të jetë e vështirë të gjejmë dikë që të më zëvendësojë, por nuk është e lehtë të luash për një klub si United. Ka shumë përgjegjësi dhe shpeshherë, njerëzve u duhet kohë të kuptojnë se çfarë mund të bëjnë”.
“Unë nuk do të thosha se nuk kam zëvendësues të mirë prapa meje. Të dy portierët, Ben Foster dhe Tomasz Kuszczak luajtën një numër ndeshjesh sezonin e kaluar, kur unë isha i lënduar. Kur ajo ndodh, ata duhet ta shfrytëzojnë rastin, por dikush i shfrytëzon ato dhe dikush jo”, sqaroi Van der Saar.
Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka sulmuar në mënyrë indirekte Real Madridin dhe Barcelonën se dy rivalët nuk u besojnë lojtarëve që kanë në dispozicion dhe detyrohen të shpenzojnë shuma të mëdha në tregun e transferimeve.
“Ata kanë nevojë që të blejnë lojtarë. Ne jemi të kënaqur me skuadrën tonë, është një skuadër me përvojë dhe ndoshta mund të vazhdojmë kështu si është. Sezonin e kaluar bëmë vërtet mirë në Ligën Premier dhe ne kemi cilësinë dhe shkathtësinë për të bërë edhe më mirë në Ligën e Kampionëve”.
“Ne u eliminuam shumë herët sezonin e kaluar dhe duam të bëjmë më mirë. Nuk është e vërtet se Liga e Kampionëve është më e rëndësishme se Liga Premier, ne i konsiderojmë ato në të njëjtin nivel”, u shpreh Ancelotti.
Mallorca ka apeluar vendimin e UEFA-s për përjashtim nga garat e Europa League.
Skuadra spanjolle ishte përjashtuar nga UEFA për shkak të problemeve financiare të paraqitura në klub, e që sipas rregulloreve të UEFA-s nuk lejojnë pjesëmarrjen nëpër aktivitetet e saja. Kështu, UEFA e ka ftuar Villarrealin që të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm. “Moralisht dhe ligjërisht, RCD Mallorca beson se arsyetimi është në anën e klubit dhe se nuk do të zmbrapset nga tentimet për të treguar se e meritoi vendin në Europa League. Askush nuk mund t’ua vjedhë këtyre djemve atë që kanë fituar”, shkruan në komunikatën e klubit ishullor.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka sqaruar se komentet e tij se ‘Interi ia vodhi Romës dy Scudetto’, nuk kanë qenë të drejtuara kah Interi, në kohën kur Totti pritet të përballet për këto komente me komisionin disiplinor të Federatës Italiane (FIGC).
“Komenti im? U mor vesh për kohë rekorde. Unë vetëm e ripërsërita komentin e një prifti, i cili fliste për dy Scudetto të vjedhura nga Roma”.
“Unë kurrë nuk kam thënë diçka të tillë. Unë vetëm e komplimentova Interin për gjithçka që ka fituar sezonin e kaluar. Natyrisht, ne e dimë se ekziston rivalitet mes nesh dhe Interit. Por, unë kam raporte të mira me lojtarët Nerazzur”, ka thënë Totti për Roma Channel.
Futbollisti i shumanshëm i Real Madridit, Royston Drenthe, ka zbuluar se ai do të largohet nga Bernabeu për t’iu bashkuar Liverpoolit.
Ende nuk dihet për bisedime mes Liverpoolit dhe Real Madridit, por tani duket se Drenthe është i bindur se do të kalojë te Redsar, ndërsa këtë e ka shprehur në faqen e tij në Facebook.
“Unë së shpejti do t’i bashkohem Liverpoolit. Unë shpresoj se do të kem sezon të mirë me klubin tim të ri”, shkroi holandezi në Facebook.
Sidoqoftë, ende mbetet për t’u konfirmuar nëse faqja në fjalë është e lojtarit, apo është thjeshtë faqe e ndonjë adhuruesi të Drenthes.
Besiktasi ka transferuar ish-mesfushorin e Real Madridit, Guti, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me ç’rast do të përfitojë 2.7 milionë euro në vit.
Ky zyrtarizim i Gutit në fanellën e Besktasit vjen vetëm një ditë pasi ai i kishte thënë lamtumirë klubit të tij të fëmijërisë, Real Madrid.
Tranferimi i fundit i bërë nga Besiktas vjen si përgjigje për transferimin e fundit të rivalit të përbetuar, Galatasaray, që kohë më parë nënshkroi me Lorik Canën.
Trajneri i Olympique Marseille, Didier Deschamps, ka zbuluar interesimin e tij për sulmuesin e Fiorentinas, Alberto Gilardino, por ka thënë se transferimi i lojtarit është i pamundur.
“Gilardino është lojtar në të cilin jemi të interesuar, sikurse të gjithë lojtarët e mëdhenj. Por, nëse marrim parasysh anën ekonomike, është e pamundur për një ekip francez. Ai ka një çmim që është i lartë për ne”.
“Scudetto? Mendoj se Interi është në pole pozicion për Scudetto. Sa për Juventusin, rindërtimi nuk do të jetë i lehtë. Motivimi është i mjaftueshëm në Serie A, por keni nevojë edhe për ide”, u shpreh Deschamps për të përditshmen italiane La Gazzetta dello Sport.
Florentino Perez dhe Raul Gonzalez Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka rezervuar komente të veçanta për legjendën e Real Madridit, Raul Gonzalez, në konferencën për shtyp ku legjenda e Los Blancos u tha lamtumirë tifozëve.
“Ka shumë lojtarë të cilët e formojnë pjesën e legjendës që është Real Madridi. Shumë kanë arritur të prekin tituj dhe të fitojnë edhe respektin edhe afeksionin e tifozëve. Por, ka pak nga ata të zgjedhur të cilët reflektojnë në atë se çfarë është Real Madridi”.
“Raul ka fituar gjithçka, ai ka fituar tituj me punë të palodhshme. Ai do të jetë një prej nesh përgjithmonë. Unë u takova me Raulin në vitin 2000 dhe një prej ëndrrave të mia është që çdo lojtar që kalon nëpër këtë klub të ketë shpirtin e tij. Ai reflekton të gjitha vlerat e një madrileni”.
“Ai gjithnjë e ka mbajtur emrin e Real Madridit në çdo kënd të botës. Miliona tifozë nëpër botë janë ‘raulistë’. Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Kështu ishte edhe me Alfredo Di Stefanon. Shtëpia e Real Madridit është shtëpia e tij dhe tifozët e Real Madridit janë tifozët e tij”, deklaroi Perez.
Anësori i Romës, Rodrigo Taddei, ka thënë se Adriano do të jetë njeriu që do të përkujdeset që Roma ta fitojë Scudetton sezonin e ardhshëm dhe jo ashtu siç jemi mësuar, Interi.
“Roma është më e fortë me Adrianon dhe Fabio Simplicion. Ata janë dy lojtarë të shkëlqyer dhe ne shpresojmë se ata do t’u japin fansave kënaqësi”.
“Scudetto? Ne të gjithë duam ta fitojmë atë. Ne duhet të bëjmë atë që bëmë vitin e kaluar dhe nëse do të kemi mundësi, do të luajmë edhe më mirë. Unë gjithnjë jam gati të jap kontributin tim kur duhet të hyj në fushë”, ka thënë Taddei.
Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, do të duhet të presë edhe disa ditë për ta kompletuar transferimin e tij te Manchester City, në kohën kur vazhdojnë negociatat ndërmjet dy skuadrave.
Raiola mohon se Balotelli ka arritur ndonjë marrëveshje me Cityn e aq më pak ta ketë nënshkruar atë, por ka shtuar se duhet të presim edhe disa ditë kur të zyrtarizohet kalimi.
“Nuk ka pasur nënshkrim të Balotellit me Cityn. Dhe unë dyshoj se ndonjë marrëveshje do të arrihet në ditët në vijim”, theksoi Raiola për Ansa.it.
Mediat italiane pohojnë se bashkëlojtarët e Balotellit kanë organizuar një aheng për nder të largimit të tij. Interi luan ndaj Cityt gjatë kësaj jave dhe ka zëra që thonë se Balotelli mund të paraqitet ndaj Interit, nëse marrëveshja do të arrihet deri atëherë.
Diego Armando Maradona ka filluar të vë kushte nëse Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) dëshiron ta mbajë atë.
“Unë vërtet dua të qëndroj, por gjithçka varet nga presidenti i AFA, Julio Grondona. Nëse ata prekin një qime të djemve të mi, madje edhe nëse është masazheri apo paluesi i fanellave, unë shkova”.
“Unë dua të vazhdoj aventurën, por jo me këdo. Unë i zgjodha këta njerëz. Unë dua të vazhdoj punën me ta. Unë tashmë kam kërkuar dhe do të vazhdoj të kërkoj, që Oscar Ruggeri të më bashkohet. Është një zvarritje konstante. Kjo është gjëja e parë që do ta diskutoj me Grondonan”, qartësoi Maradona.
Sipas mediave argjentinase, Grondona nuk është aspak i kënaqur me kërkesën e Maradonas për ta përfshirë Oscar Ruggerin në kombëtare, pasi presidenti i AFA ka pasur në të kaluarën shumë probleme me të.
Sir Alex Ferguson ka thënë se shkaqet prapa disfatës së pësuar nga Kansas City Wizards me rezultat 2-1, qëndrojnë prapa përvojës së vogël të lojtarëve të tij.
“Mendoj se përvoja e vogël e mbrojtësve u tregua në 15 minutat e para. Ky ishte një lloj hendikepi dhe ne kurrë nuk u rikthyem nga ajo. Bunbury është një lojtar shumë fizik, ai na dha vështirësi në disa momente. Por, ndjeva se Ben Amos i ka organizuar mbrojtësit dhe i ka qetësuar ata”.
“Gjërat të cilat po i kërkojmë nga lojtarët po vijnë, por posedimi ynë i topit ishte jo i mirë në disa momente. Natyrisht ne jemi shumë më të mirë. Shpresojmë se kjo do të shihet në ndeshjet në vazhdim. Ishte një ndeshje mjaft kompetitive në një atmosferë të mirë. Dhe përkundër rezultatit, unë jam i kënaqur me përparimin që jemi duke bërë”, deklaroi Sir Alex pas ndeshjes.
Raul duke nënshkruar një fanellë Legjenda e Real Madridit, Raul, ka konfirmuar në një konferncë për shtyp se ka vendosur që të largohet nga Real Madridi pas më se 15 viteve të kaluara në Bernabeu.
“Sot është një ditë shumë e vështirë për mua. Unë dua gjithçka sa i përket futbollit dhe unë dua të mbaj ndjenjën e të qenit lojtar. Unë gjithnjë kam bërë ç’mos në fushë. Fjala i larguar nuk ekziston për mua ose Real Madridin. E ardhmja ime do të zgjidhet sot pasdite më së largu nesër”.
I pyetur se si do të ndihej po që se do të duhej ta vizitonte Bernabeun në Ligën e Kampionëve, por me një ekip tjetër, ai tha: “Është e mundshme që në ndonjë garë tjetër, si Liga e Kampionëve, kjo të ndodhë. Por, do ta lëmë kohën të eci dhe të shohim çfarë përmban e ardhmja. Do të ishte vështirë për mua të kthehesha në Bernabeu me një fanellë tjetër. Unë dua të kuptoj një futboll tjetër, një kulturë tjetër. Unë dua të vazhdoj profesionin dhe të kënaqem me atë që dua më së shumti. Largimi nga Reali, do të ndodhte herët apo vonë”.
“Dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen përgjatë viteve. Tifozët, bashkëlojtarët, presidentët dhe shtypin. Unë dua të falënderoj në mënyrë të veçantë familjen time. Unë do të isha asgjë pa ata. Unë gjithashtu i dëshiroj Alferdo Di Stefanos riaftësim të shpejtë. Unë gjithmonë do të jem gati nëse Real Madridi ka nevojë për mua. Hala Madrid!”, përfundoi konferencën numri shtatë legjendar i Real Madridit.
33 vjeçari ka debutuar në fanellën e Realit në vitin 1994, ndërsa karrierën e filloi tek Atletico Madridi. Ai ka fituar 5 tituj të La Ligas dhe 3 tituj të Ligës së Kampionëve. Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit me 323 gola në 741 paraqitje.
Përderisa Ronaldinho po fle dhe nuk po mendon për të ardhmen e tij, Milani nga ana tjetër është duke nxituar, dhe sipas mediave në Itali, ka siguruar shërbimet e asit të Marseille, Hatem Ben Arfa.
Il Corriere dello Sport është duke rënë përsëri në kundërshtim me Adriano Gallianin, pasi që pohon se Ronaldinho do të largohet nga Milani, sipas të gjitha gjasave drejt La Galaxyt.
Për këtë arsye, sipas gazetës italiane, përkundër pohimeve të Hatem Ben Arfa se nuk ka nënshkruar për Milanin, thuhet se francezi tashmë e ka bërë këtë. Të paktën klubet kanë arritur marrëveshje. Milani do t’i paguajë Marseille 1 milionë euro për huazim dhe ka të drejtën ta blejë atë vitin e ardhshëm për 8 milionë euro.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të legjendës së Real Madridit, Raul.
“Raul është lojtar i madh te Real Madridi, por nuk mendoj se është një lojtar që do ta sjellnim në Tottenham. Financiarisht mendoj se nuk do të ishte e mundshme një marrëveshje e tillë”.
“Më pëlqen Luis Fabiano. Unë kam edhe caqe tjera, por do të isha gënjeshtar po që se nuk do të thosha se më pëlqen, ai është një top lojtar”, ka thënë Redknapp për Sky Sports News.
Agjenti i superyllit japonez Keisuke Honda, ka thënë se ai nuk di asgjë për ndonjë ofertë të Milanit për klientin e tij.
“Unë nuk di asgjë për këtë, askush nuk më ka kontaktuar. Disa klube kanë kërkuar informacione, por këto kanë qenë bisedime jozyrtare dhe në fund nuk doli asgjë konkrete. Honda nënshkroi në janar deri në dhjetor të vitit 2013. Ne nuk e dimë nëse skuadra ruse dëshiron ta shesë atë. Është nderë të lidhemi me një skuadër prestigjioze”, theksoi agjenti Kees Ploegsma.
Nga ana tjetër edhe drejtori i CSKA Moskës ka thënë se ai ka dëgjuar për spekulime që e lidhnin Hondan me Milanin, por se ai i mohon ato kategorikisht për shkak se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare nga Milanello.
Shtatëherë kampioni i Formula 1, Michael Schumacher, ka përkrahur Ferrarin sa i përket atij urdhri dhënë Felipe Massas për të lejuar Fernando Alonson ta fitonte garën në Hockenheim.
Në xhiron e 49-të, Felipe Massa gjendej në pozitën e parë, kurse prapa ishte kolegu i tij te Ferrari, Fernando Alonso dhe pikërisht në këtë xhiro, zyrtarët e Ferrarit urdhëruan Massan ta lejojë Alonson të dalë i pari dhe ta fitojë garën.
“Unë e mbështes këtë në 100 përqindëshin tim. Unë nuk e di se pse njerëzit flasin kështu, këtu bëhet fjalë për titullin e kampionit të botës. Për këtë punohet shumë. Kur në fund të kampionatit nuk mund ta fitoni titullin për njërën ose pikën tjetër, atëherë shtrohet pyetja: Çfarë do ishte më mirë ?”, ka thënë Schumi për Sky.
Sipas Il Corriere dello Sport, Juventusi është i gatshëm të mbajë Diegon në skuadër dhe nga ana tjetër ta transferojë Emmanuel Adebayorin nga Manchester City.
Çmimi i lartë i Edin Dzekos dhe rikthimi në formë i Diegos, kanë detyruar Juventusin të interesohet për Adebayorin, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga City, marrë parasysh transferimin e Mario Balotellit në Eastlands.
City i ka dhënë mundësinë Adebayorit të kërkojë klub të ri, por si huazim dhe Juventusi është skuadra e interesuar, pasi që mund të paguajë 2 deri në 3 milionë euro për huazimin e tij me mundësi të blerjes komplete të kartonit të tij për 17 milionë euro. Dilema e Juventusit qëndron në pagën e Adebayor, i cili përfiton 5.5 milionë euro në sezon te City.
Në ndërkohë, Tuttomercatoweb njofton se Juventusi ka refuzuar një ofertë prej 10 milionë euro të Fenerbahçe për sulmuesin David Trezeguet.
Mediat spanjolle dhe italiane pohojnë se Zlatan Ibrahimovic mund të largohet nga Barcelona në rast të ndonjë oferte konkrete me një çmim adekuat nga Milani apo Manchester City.
Sipas El Mundo Deportivo, Ibrahimovic ka përjashtuar kalimin te Manchester City, por nuk do t’i thoshte jo një transferimi te gjiganti i Serie A, Milan.
Il Corriere dello Sport nga ana tjetër pohon se Manchester City nuk do të ‘turpërohej’ të lansonte ndonjë superofertë, përderisa kjo nuk vlen për Milanin.
Por, pritet që edhe Jose Mourinho i Real Madridit të hyjë në garë për sulmuesin suedez, në kohën kur ‘i veçanti’ po kërkon një sulmues të klasit botëror.
Maicon do të jetë futbollisti i ardhshëm që do të largohet nga Interi, për të shkuar drejt Real Madridit.
La Gazzeta dello Sport njofton se pasi Balotelli është disa orë para zyrtarizimit të kalimit te City, Maicon nga ana tjetër do të arrijë marrëveshje me Real Madridin për një kontratë katërvjeçare të vlefshme 6 milionë euro në vit.
Maicon aktualisht gjendet në pushime, por transferimi do të finalizohet gjatë turneut të Interit në SHBA, kur dhe Real Madridi do ta bëjë ofertën prej 28 milionë euro plus një seri bonusesh.
Me largimet e Balotellit dhe Maiconit, Interi dukshëm ka rritur fondet për transferime. Lojtarët e kërkuar nga Massimo Moratti janë Mesut Ozil, Javier Mascherano, Dirk Kuyt, Diego Forlan dhe Giuseppe Rossi.
Mediat gjermane janë të sigurta se legjenda e Real Madridit, Raul, pasi t’i thotë sot lamtumirë Realit, do t’i bashkohet Schalkes jo më larg se të enjtën.
Bild shkruan se miliona tifozë të ‘mbretërve të kaltër’ po shpresojnë se Raul mund t’ua sjellë titullin atyre pas vitit 1958. Bëhet fjalë për një marrëveshje dyvjeçare me përfitime prej 6 milionë euro në sezon. Raul pritet të prezantohet si lojtar i Schalkes të enjtën, kurse paraqitja e tij e parë në fanellën e Schalkes do të jetë të shtunën ndaj Hamburgut.
Barcelona është duke e rrezikuar Real Madridin sa i përket firmës së mesfushorit të talentuar gjerman, Mesut Ozil.
Marca shkruan se dështimi i Barcelonës për të transferuar Fabregasin ka bërë që të mendojë prishjen e planeve të Real Madridit për mesfushorin e Werder Bremenit.
Vetë Werderi në këtë rast shpreson në ndonjë ankand mes gjigantëve spanjollë për talentin gjerman.
Ozil vizitoi Spanjën javën e kaluar, ndërsa qëndroi si në Barcelonë ashtu edhe në Madrid.
Kapiteni legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka këmbëngulur se fitorja e skuadrës së tij ndaj Lyonit ishte një hap drejt kualifikimit në Europa League, pasi që së shpejti Bianconerët përballen me Shamrock Rovers.
“Ndeshja ndaj Lyonit është një shenjë e mirë për ne, pasi që ekipi po përgatitet për sezonin e ri. Sezoni ynë do të fillojë së shpejti, pasi që do të përballemi me Shamrock Rovers në Dublin në kualifikimet e Europa League. Unë jam i kënaqur me paraqitjen time dhe të skuadrës. Kundërshtari ishte i fortë dhe në gjendje të mirë fizike”.
“Ndeshja u ndryshua nga përjashtimi i Aly Cissokhos në pjesën e parë, por përveç rezultatit, në përgjithësi ishte ndeshje e mirë për ne. Ne patëm gjëra të tjera që kemi dashur t’i arrijmë gjatë ndeshjes dhe ashtu edhe bëmë”, tha Del Piero.
Mesfushori i Manchester Cityt, Patrick Vieira, ka thënë se shpenzimet enorme të klubit nga Eastlands do të bëjnë që të gjithë t’i urrejnë ata.
“Ne duhet të mësohemi që të na urrejnë. Këtë do ta shohim në secilin vend që do të shkojmë. Njerëzit dëshirojnë të na mposhtin për arsye të gabuara. Por, kjo është ajo me të cilën duhet të merremi. Ne duhet të dalim në fushë me besim dhe të tejkalojmë çdo vështirësi dhe të tregojmë se jemi mjaft të fortë për ta bërë atë”.
“Ndeshja e parë është ndaj Tottenhamit, por të gjitha lidhjet me Arsenalin i takojnë të kaluarës. Do të jetë vërtet vështirë, sepse sezonin e kaluar ne humbëm ndaj tyre në ndeshjet e rëndësishme dhe kjo është një ndeshje e parë vitale”, u shpreh Vieira për The Guardian.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se ai është duke menduar edhe për sulmuesin e Liverpoolit që vlen 50 milionë funte, Fernando Torres.
“Ekzistojnë dy apo tre sulmues për të cilët mund të bëj oferta. Por, është situatë e njëjtë sikurse me Milner. Së pari është çmimi, më pas varet nga lojtari nëse dëshiron të ndërrojë ekip. Deri tani, Liverpooli nuk ka blerë shumë lojtarë. Zgjedhjet tona do të jenë mes katër apo pesë lojtarëve fantastikë”.
“Torres është njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë dhe po luan në Ligën Premier qe tre vite, kështu që ai e njeh atë shumë mirë. Por, gjithçka varet nga situata e tij, çmimi i tij dhe nëse ai dëshiron që të vijë këtu”, ka thënë Mancini për The Mirror.
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron të vazhdojë luftën për të transferuar mbrojtësin e Chelseat, Ashley Cole.
“Fjalët rreth Cole nuk janë gënjeshtra mediale. Mourinho dëshiron njerëz me përvojë dhe besim, ndërsa Ashley Cole i përmbushë këto kritere”, ka thënë një burim për The Sun.
Nga ana tjetër, Ancelotti u tregua tejet i ftohtë sa i përket kësaj çështje.
“Nëse një lojtar nuk është i lumtur, atëherë unë do të gjej mënyra për t’i bërë gjërat më mirë. Ndoshta unë do t’i tregoj një shaka. Por, mendoj se Ashley do të qëndrojë. Ai kurrë nuk ka thënë se nuk është i lumtur”, theksoi Ancelotti.
Sipas njoftimeve më të reja, Inter dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Mario Balotelli.
Sky Sport Italia bën të ditur se pas bisedimeve të gjata disaditëshe, klubet kanë arritur një marrëveshje, sipas të cilës, City do t’i paguajë Interit 30 milionë euro dhe bonuse shtesë varësisht nga paraqitja e lojtarit.
Pritet që Balotelli të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 4 milionë eurosh. Ndërkohë, konfirmimi zyrtar për këtë marrëveshje pritet të bëhet të hënën ose të martën.
Milani është mposhtur me rezultat 2-0 në takimin miqësor ndaj Vareses, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri është shprehur i zhgënjyer pasi që kishte pritur që skuadra e tij të fitonte, përkundër kohës së shkurtëe për stërvitje.
“Do të më pëlqente ta filloja mbretërimin tim si trajner këtu me një fitore, por pas vetëm katër ditësh përgatitje- që nxori shumë nga lojtarët - nuk prisja një skuadër brilante”.
“Bëmë disa gjëra të mira dhe po të kishim më shumë kujdes, do t’i shmangnim dy golat që i pranuam”.
“Duhet ta përmirësojmë mënyrën e lëvizjes së topit, por për këtë duhet ta përmirësojmë kondicionin, diçka që po na shqetëson tash. Qëllimi është që skuadra të jetë e gatshme për fillimin e sezonit në Serie A”, ka thënë Allegri për Sport.it.
Roberto Mancini beson se skuadrat më të mëdha të Ligës Premier janë të frikësuara nga shpenzimi që po bën Manchester City për forcimin e skuadrës.
Deri më tani këtë verë, ‘pasanikët’ kanë shpenzuar 80 milionë funte, ndërsa në radhë për të ardhur janë edhe James Milner dhe Mario Balotelli, derisa Fernando Torres akoma mbetet një shënjestër e mundshme.
“A janë të frikësuar? Mendoj se po. Tash për tash vetëm Manchester City po blen lojtar. Por kjo është normale sepse Manchester City dëshiron ta përmirësojë skuadrën, ndërsa skuadrat tjera tashmë janë skuadra të mëdha”, ka thënë italiani për The Sun.
Mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrotta, është shprehur mjaft i kënaqur pas zgjatjes së kontratës deri në vitin 2012.
“Jam shumë i lumtur për rinovimin e kontratës, përndryshe nuk do të kisha nënshkruar”, ka thënë Zambrotta për Milannews.it.
Ai ka bërë të ditur se ishte kontaktuar nga drejtuesit e klubit dhe nga zëvendëspresidenti Adriano Galliani dhe nuk kishte hezituar për ta vazhduar kontratën me Rossonerët.
Skuadra amerikane New York Red Bulls ka arritur të mposhtë ndoshta konkurrentin për titull në Ligën Premier për sezonin e ardhshëm, Manchester Cityn.
Tifozët në Red Bull Arena i ndezi Macoumba Kandji që shfrytëzoi një harkim të Dane Richards për të shënuar për epërsinë e parë në këtë takim (7’).

Në fillim të pjesës së dytë, zëvëndësuesi Greg Cunningham për mrekulli lansoi një harkim për Jo, i cili nuk e pati problem të shënojë golin e barazimit për Cityn (53’).

Ylli i vërtetë i këtij takimi është pritur të jetë Thierry Henry që me disa tentime kërkoi golin, por në fakt, ai që shkëlqeu ishte Dane Richards, që pos asistimit të golit të parë, e vulosi rezultatin e takimit 2-1 me anë të një supergoditje nga 30 metra.

Kjo është humbja e dytë e regjistruar nga Manchester City në miqësoret parasezonale në SHBA. Manchester City së shpejti pritet të ketë punë me kampionin aktual të Evropës, Interin.