Portieri i Tottenhamit, Heurelho Gomes, u ka tërhequr vërejtjen shpenzuesve të mëdhenj të Manchester Cityt se paraja nuk garanton sukses.“Ju kurrë nuk fitoni gjëra vetëm me emra të mëdhenj, ju duhet ta bëni atë si ekip, jo vetëm si emra. Ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj, por nuk mendoj se sezonin e kaluar ata luajtën në mënyrën më të mirë”.
“Me lojtarët që ka Manchester City, duhet të bëj më mirë se sa që bëri sezonin e kaluar. Nëse ata i vënë të gjithë emrat e tyre në fushë dhe punojnë si ekip, atëherë do të jetë ekip i mrekullueshëm”, u shpreh gardiani i Spurs.
Hetuesit e departamentit të anti-korrupsionit në Kroaci, janë duke hetuar fiksimin e mundshëm të disa ndeshjeve të futbollit, një që sipas The Guardian, e sheh të përfshirë dhe Arsenalin.Sipas spekulimeve nga Kroacia, fitorja e Topçinjve prej 3-0 ndaj Dinamo Zagrebit katër vite më parë ishte e dyshimtë, përkundër faktit se nuk ka ndonjë shenjë se ndonjë pjesëtar i stafit të Arsenalit ka qenë i përfshirë në fiksimin e ndeshjeve, ndërsa edhe klubi nuk është kontaktuar nga hetuesit në fjalë.
Vuk Djuricic, zëdhënësi i shërbimit të anti-korrupsionit kroat ka deklaruar se ata kanë punuar në rastet e manipulimeve të ndeshjeve që një kohë të gjatë së bashku me policinë gjermane dhe kroate. Por, shtoi se ai nuk mund t’i zbulojë se cilat ndeshje janë nën hetim, për shkak se kjo është një e dhënë sekrete.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, duket se është njeri që po i mbanë fjalët, pasi që kishte premtuar transferime dhe me sukses është një nënshkrim larg transferimit të mesfushorit fantastik të Sao Paulos, Hernanes.“Takimi i mbajtur dje mes presidentit të Sao Paulos dhe drejtorit të Lazios Igli Tare shkoi mirë. Sao Paulo ka pranuar ofertën prej 14 milionë eurosh dhe grupi i trafikut, që ka një përqindje të aksioneve të kontratës së tij, ka dhënë dritën e gjelbër. Aktualisht është duke u biseduar për detajet tjera, si paga e lojtarit, por edhe këtu ekziston distancë minimale mes të dyja palëve”, ka thënë një burim për Lalaziosiamonoi.
Për Hernanes në të kaluarën të interesuar kanë qenë klube të mëdha si Inter dhe Milan, por duket se Lazio nuk ka fjetur për mesfushorin kualitativ.
Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, është i gatshëm të varrosë mbështetjen e tij për Milanin, në mënyrë që të kalojë te rivali përbetuar i qytetit, Inter.“Unë kam lexuar në gazeta se Interi po më kërkon, por unë nuk kam dëgjuar asgjë zyrtare. Natyrisht, nëse do të kisha ndonjë propozim të mirë nga ndonjë klub i madh, atëherë do të mendoja për atë, por të shohim çfarë do të ndodhë”.
“Nuk dua të mohoj se këto zëra më kënaqin. Të jesh i lidhur me klubin më të mirë në Evropë dhe fituesin e Ligës së Kampionëve, është mirë. Milan? Kam qenë milanist në rini, por kur bëheni profesionist atëherë vetëm mendoni se si të luani mirë për ekipin tuaj”, ka thënë Rossi për Il Corriere dello Sport.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk pati shumë për të thënë sa i përket Zlatan Ibrahimovicit, pos që të garantojë se ai do të qëndrojë te Barcelona dhe se ai do të shkëlqejë në sezonin e tij të dytë në Camp Nou.“Spekulimet për largimin e Ibrahimovic janë të pavërteta. Ai është lojtar i rëndësishëm dhe ne po mbështetemi tek ai. Ai do të shkëlqejë sezonin e dytë”, ka thënë Guardiola për Sport.
Ibrahimovic në sezonin e parë dështoi të tregonte se sa vlen, pasi që përpos një goli të rëndësishëm në ‘el Classico’, Ibracadabra nuk arriti të tregonte formën më të mirë në shumicën e ndeshjeve të sezonit të kaluar.
Anësori i Manchester Unitedit, Nani, ka deklaruar se ai është tani i gatshëm për t’i ndihmuar skuadrës së tij ta fitojë titullin në Ligën Premier, pas lëndimit që e la jashtë Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.“Po, koha pas lëndimit ishte vërtet e keqe. Askush nuk dëshiron ta humbasë një Botëror apo Kampionat Evropian. Isha shumë, shumë i mërzitur në shtëpi. Tani dua t’i ndihmoj Unitedit ta fitojë titullin sezonin e ardhshëm dhe dua të punoj shumë për këtë”.
“Tani dua që të fillojë sezoni sa më shpejtë që është e mundur, të luaj dhe të shënoj gola. Çdo sezon i tregoj çdokujt se mund të përmirësohem. Unë po përmirësohem shumë me këtë ekip”, u shpreh Nani për Daily Star.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka deklaruar se transferi meksikan i United, Javier Hernandez, ka shfaqur formë të jashtëzakonshme në ndeshjet parasezonale.“Chicharito ishte klasi i parë në këtë takim. Goli i tij për Chivas ishte një i mrekullueshëm. Ai i tregoi cilësitë e tij të vërteta në këtë ndeshje. Chivas luajti mirë, bëri presion në top dhe në fund e meritoi fitoren. Ne jemi lodhur nga udhëtimet dhe tani na duhet pushim”.
“Formacioni 4-3-3 na përshtatet në disa ndeshje, ndoshta në ato evropiane pasi që është me rëndësi t’i përballojmë kundërsulmet dhe të mbajmë posedimin e topit. Mendoj se Chicharito mund të luajë si sulmues i vetmuar, nuk kam dyshim për këtë. Ai e bëri këtë në Botëror për Meksikën. Por, ka gjasa të mëdha që ai të formojë një partneritet me Wayne Rooneyn në sulm”, precizoi Ferguson.
Piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, si zakonisht ka arritur ta fitojë pole pozicionin për garën e Çmimit të Madh të Hungarisë që zhvillohet të dielën.Nga pozita e dytë startuese do të niset kolegu i Vettel, Mark Webber, ndërsa në reshtin e dytë, më saktësisht nga pozitat tre dhe katër nisen Fernando Alonso respektivisht Felipe Massa.
Kampioni aktual Jenson Button do ta nisë garën nga pozita e 11-të, ndërsa kolegu i tij te McLaren, Lewis Hamilton arriti të zë pozitën e pestë startuese.
Kualifikimet e sotme treguan edhe një herë dominimin e skuadrës së Red Bull, që vërtet është e pakapshme. Starti i ditës së nesërme do të jetë i shtati për Vettel nga pozita e parë, por siç u dëshmua kjo është një nga pikat e dobëta të gjermanit dhe mbetet të shihet nëse Ferrari ka ndonjë plan për t’i tejkaluar ngasësit e Red Bull që në xhiron e parë dhe më pas ta mbajnë epërsinë, se përndryshe gara do të zhvillohet mes dy kolegëve të Red Bull.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se ai nuk ka nevojë të shpenzojë në afatin kalimtar veror, pasi që ai ka një skuadër të re e cila është në gjendje ta fitojë Ligën Premier.“Ne duhet ta kujtojmë veten se kemi vendosur të luajmë me një ekip shumë të ri tre apo katër vite më parë, me qëllim që ta zhvillojmë këtë ekip. Unë besoj se dy vite më parë ne ishim mjaft larg titullit, por vitin e kaluar, në prill ne ishim vetëm dy pikë larg majës”.
“Natyrisht, ne duhet të jemi edhe më pranë këtë herë pasi që zhvillimi është pjesë e këtij ekipi të ri. Unë e di se në Angli kur nuk e fitoni titullin gjithçka sillet rreth asaj se duhen bërë blerje, por çfarë është me rëndësi është që ne të përmirësohemi individualisht dhe si ekip, pasi që jemi një ekip shumë i ri”.
“Ne nuk jemi një ekip në fund të ciklit, ne jemi në fillim të një cikli. Kështu që, e ardhmja jonë nuk vendoset nga ajo se sa do të blejmë, por se sa do të përmirësohemi”, u shpreh francezi.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka thënë se kanë kaluar ditët e shpenzimeve të mëdha, por kjo vlen ekskluzivisht për skuadrën e tij.Përderisa Ancelotti po kërkon shërbimet e mesfushorit të Benficas, Ramires, për 20 milionë funte, ai ka pranuar se Chelsea nuk është në gjendje të garojë me miliarderët e Manchester Cityt në tregun e transferimeve.
“Madje edhe Abramovich ka filluar të mos shpenzojë pa lidhje”, theksoi Ancelotti, duke aluduar se nuk i ka xhepat plot për afatin kalimtar veror.
Rafa Marquez ka përfunduar çdo lidhje me Barcelonën pasi klubi nga Camp Nou ka shfuqizuar kontratën e tij.Pas shtatë sezoneve te Barca, meksikani vendosi të largohej, ndërsa një deklaratë zyrtare e klubit konfirmon se kjo do të ndodhë.
“FC Barcelona dhe Rafa Marquez kanë arritur marrëveshje të ndërsjellë për të shfuqizuar kontratën e lojtarit, e cila duhej të skadonte më 30 qershor 2012”, shkruan në deklaratën zyrtare të Barcës, ndërkohë që bëhet e ditur se do të mbahet një ceremoni lamtumirëse për Marquezin.
Manchester Unitedi po planifikon të lansojë së shpejti një ofertë prej 12 milionë funtesh për mesfushorin e talentuar gjerman, Mesut Ozil.Për Ozil janë të interesuara më se 10 skuadra, por në pole pozicion janë Manchester Unitedi dhe Real Madrid. Djajtë e Kuq po mendojnë ta befasojnë Realin me një ofertë prej 12 milionë funtesh për Ozil, pasi që madrilenët nuk janë në disponim për të shpenzuar tani dhe dëshirojnë të arrijnë një parakontratë me lojtarin, në mënyrë që ai të transferohet në parametra zero sezonin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, thuhet se Werder Bremeni është i gatshëm të bisedojë me Unitedin, dhe sipas të gjitha gjasave e ardhmja e Ozil mund të vendoset shumë shpejtë, brenda dy javësh, apo ndoshta edhe në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
Sulmuesi i Juventusit, Amauri, ka thënë se ai nuk është i interesuar për të kaluar te Real Madridi, përkundër faktit se Jose Mourinho është i interesuar në të.“Real Madridi? Është kënaqësi që dëgjoj se Mourinho më kërkon, por unë në kokën time e kam vetëm Juventusin. Unë dua të qëndroj këtu në mënyrë që të tregoj vlerat e mia”.
“Unë jam kthyer tani dhe Real Madridi im është këtu”, deklaroi Amauri për Tuttosport.
Liverpooli është duke synuar që të mposhtë Manchester Unitedin sa i përket firmës së mesfushorit të Standard Liege, Steven Defour, pasi që ky i fundit shihet si zëvendësues i Javier Mascheranos.Sipas Daily Mail, menaxheri Roy Hodgson e ka përcjellë Defourin në Belgjikë të premten dhe tani po e mendon një ofertë prej 10 milionë funtesh, për lojtarin i cili besohet të jetë edhe në listën e ngushtë të Sir Alex Ferguson.
Mascherano ka kërkuar të largohet, por kjo do të realizohet vetëm nëse Interi paguan 25 milionë funte, dhe në këtë rast Hodgson do të kthehej kah Defour.
Italia definitivisht ka filluar të marrë formë të re me Cesare Prandellin në krye, pasi që përzgjedhësi i Italisë do të ftojë në kombëtare lojtarë si Antonio Cassano dhe Mario Balotelli, duke përfshirë dhe lojtarët tjerë me origjinë nga vende të tjera.La Gazzeta dello Sport pohon se Cesare Prandelli i ka Balotellin dhe Cassanon ndër emrat e parë të listës së tij, ndërsa ka bërë ndryshime të mëdha, pasi që nuk do të ftojë shumë lojtarë që morën pjesë në Botëror, si Iaquinta dhe Di Natale.
Lista e mëposhtme është lista të cilën e ka publikuar gazeta italiane, e në të cilën janë përfshirë lojtarët që asnjëherë nuk kanë mbrojtur ngjyrat e Italisë, ashtu si Thiago Motta, Christian Ledesma dhe Mario Balotelli.
Portierët: Salvatore Sirigu, Emiliano Viviano, Marco Storari, Antonio Mirante.
Mbrojtësit: Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Luca Antonini, Cristian Zaccardo, Mattia Cassani, Alessandro Gamberini, Salvatore Bochetti, Christian Maggio.
Mesfushorët: Thiago Motta, Cristian Ledesma, Daniele Gallopa, Andrea Pirlo, Daniele De Rossi, Riccardo Montolivo, Claudio Marchiso, Simone Pepe, Angelo Palombo.
Sulmuesit: Alberto Gilardino, Maco Borriello, Giampaolo Pazzini, Antonio Cassano, Mario Balotelli, Giuseppe Rossi, Fabio Quagliarella, Marco Marchionni, Rafaele Palladino.
Ylli i Manchester Cityt, Adam Johnson, pret që të jetë lojtar kyç në kombëtaren angleze, pasi që ai ka premtuar se do të sjellë lojën e Lionel Messit në shtabin anglez.“Unë mungova në Botëror, por tani është harruar. Ndoshta është një fillim i ri për të gjithë dhe ndoshta do të ndjehet sikurse një fushë e nivelizimeve”.
“Shpresoj se do ta gjej veten ndaj Hungarisë. Unë isha një nga ata lojtarët në formë para Botërorit, por ishte shkruar të mos luaja në Botëror. Ka shumë lojtarë të mirë që luajnë në krah dhe punojnë për ekipin nga ana defensive. Përpos Robbenit, Messit dhe Riberyt, nuk ka shumë lojtarë të cilët dinë të kalojnë lojtarë me shkathtësi. Ata janë lojtarët të cilët më pëlqejnë”, deklaroi Johnson për The Sun.
Transferi më i ri i Real Madridit, Sami Khedira, mezi pret të luajë nën drejtimin e Jose Mourinhos, pasi që beson se ekipet e tij janë të përkryera.“Kjo është një ëndërr që mu bë realitet. Unë e di që me Realin e Jose Mourinhos do të fitoj tituj. Mourinho është fitues. Taktikisht ekipet e tij janë të përkryera, ai është fitues”.
“Sa për futbollin spanjoll, është unik dhe Spanja me meritë e fitoi Botërorin”, ka thënë Khedira për Marca.
Michael Schumaher ka gjetur një punë të re! Ai është bërë instruktor i Sebastian Vettel, pasi që ky i fundit ka kërkuar këshilla nga shtatëherë kampioni i botës se si të veprojë në fillim të garës, një nga pikat e dobëta të Vettel.Vettel po ka probleme në start të garës, pasi që nga gjashtë pole pozicione, ai pesë herë ishte i pari dhe që në kthesën e parë e humbte pozitën e parë. Nga ana tjetër, nuk ka më të mirë se Schumaher në starte të garës. Schumi ka tejkaluar gjithsej 15 makina në katër garat e fundit që në xhiron e parë.
“Unë dhe Vettel kontaktojmë shpesh. Kur ai ka ndonjë pyetje, ai mund të telefonojë. Unë me gjithë dëshirë do t’ia tregoj përvojat e mia. Në starte të garës më shumë vjen në pyetje njeriu se sa automatiku i makinës. Duhet të jesh sensibil me timonin dhe shpejtësinë ta rregullosh vet”, ka thënë Schumaher.
“Unë kam tentuar më parë ta telefonoj, por ai kurrë nuk përgjigjej”, u shpreh Vettel, që shpreson të marrë ndonjë këshillë para garës ndoshta vendimtare në Hungari këtë fundjavë.
Pas transferimit të Sami Khediras te Real Madridi, e përditshmja gjermane Bild, spekulon se edhe mesfushori i talentuar i Werder Bremenit, Mesut Ozil, pritet t’i bashkohet epokës së re galaktike nën Jose Mourinhon.Dihet që Mesut Ozil është duke i kaluar pushimet në Mallorca, ndërsa është parë me miq dhe bashkëshorten në disa nga restorantet më të njohura të vendit.
Marca dhe AS kanë spekuluar se Ozil do të jetë transferi i radhës i Realit, një lëvizje që do t’i pëlqente dhe vetë futbollistit.
“Për të ardhmen time nuk mund të them asgjë, por unë jam vërtet i impresionuar nga Spanja”, theksoi 21-vjeçari.
Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, ka thënë se zikaltrit do të vazhdojnë me fitore edhe nën trajnerin Rafa Benitez.“Ditë pas dite ne po tentojmë të përmirësohemi dhe ta fitojmë formën. Kemi një trajner të ri, i cili po tenton të transmetojë mentalitetin e tij në skuadër”.
“Është e qartë se do të marrë kohë të mësohemi me të, por unë besoj se që nga ky sezon ne do ta shohim Interin vetëm në maje. Ne dimë se si t’i shtojmë diçka më tepër cilësisë që tashmë e kemi. Nuk ndjejmë se duhet të bëjmë krahasime me sezonin e kaluar”, deklaroi Zanetti.
Agjenti italian Ernesto Bronzetti ka zbuluar se Real Madridi është i interesuar në sulmuesin e Juventusit, Amauri.“Mourinhos i pëlqen Amauri. Realit po i mungon tani Raul dhe Amauri ka perspektivë. Ai nuk është golashënues si Milito, por Mourinhos i pëlqen ai. Amauri e tregoi pak ditë më parë se sa vlen. Diego gjithashtu luajti mirë”.
“Vitin e kaluar ishte e vështirë të gjesh te Juventusi një lojtar që luajti mirë. Zaccheroni kishte të drejtë kur ka thënë se nga ky ekip nuk duhet ta largosh vetëm njërin, por komplet ekipin”, u shpreh Bronzetti për Sky Sport Italia.
Saga e kalimit të Mario Balotellit te Manchester City pritet të përfundojë të hënën, nëse bazohemi në fjalët e bosit të Interit, Massimo Moratti.“Ne do të rikthehemi në tavolinën e negociatave të hënën. Është e nevojshme që të gjitha palët të jenë të kënaqura kur bisedimet të jenë përmbyllur”, theksoi pronari i Interit.
Mario Balotelli ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn, klub me të cilin pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me përfitime prej 3.5 milion eurosh në sezon.
Tuttosport nga ana tjetër tani spekulon se Manchester City mund të ofrojë edhe Robinhon si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Balotellit, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e Interit prej 30 milionë euro.
Salomon Kalou beson se në sezonin që vjen, Chelsea i ka të gjitha potencialet për ta fituar Ligën e Kampionëve.Anësori i Bregut të Fildishtë është optimist se Blutë më në fund do t’ia arrijnë qëllimit për ta ngritur trofeun më të çmueshëm evropian për klube.
“Besoj se mund të kemi sezon të shkëlqyer nëse jemi të gjithë në formë. Kemi skuadër e cila mund të luajë shumë më mirë se sezonin e kaluar dhe mund ta fitojë Ligën e Kampionëve".
"Kjo ka rëndësi të madhe, pasi që të gjithë te klubi e dëshirojnë këtë trofe”, ka thënë Kalou.
Gazeta madrilene AS njofton se ish-lojtari i Arsenalit, Alyaksandr Hleb, mund të kthehet në Ligën Premier.Për 29-vjeçarin, i cili është pronë e Barcelonës, janë të interesuara skuadra të tilla, si Aston Villa, Sunderland, West Ham, Tottenham dhe Liverpool.
Sipas AS, Barca do të hiqte dorë nga mesfushori bjellorus për një shumë prej 5 milionë eurosh, që është më pak se gjysma e shumës (12 milionë euro) që i pagoi Arsenalit për ta transferuar Hlebin në vitin 2008.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se Manchester City do të jetë njëri nga kërcënuesit për titullin e Ligës Premier këtë sezon.Blutë këtë afat kalimtar kanë transferuar vetëm Yossi Benayounin nga Liverpooli dhe të riun çek Tomas Kalas, ndërkohë që kanë lejuar largimin e Joe Cole, Michael Ballack dhe Juliano Belletti.
Kështu, duke përcjellë shpenzimet që po bën City për përforcimin e skuadrës, Ancelotti thotë se këtë sezon ‘pasanikët’ do të garojnë për titull.
“City ka shpenzuar më shumë se çdo skuadër në Evropë. Qëllimi i tyre këtë sezon nuk është vetëm vendi i katërt. Ata do të garojnë me neve për titull”, ka thënë ish-trajneri i Milanit.
















