Schalke ka mposhtur kampionin e Gjermanisë, Bayern Muich, në kuadër të finales së kupës LIGA total me rezultat 3-1.
Ishin kampionët gjermanë ata të cilët e zhbllokuan rezultatin në fillim të ndeshjes (6') përmes Mujic.

Mirëpo, ishte transferi historik i Schalkes, Raul Gonzalez ai që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 25-të.

Vetëm dy minuta më vonë Edu kaloi Schalken në epërsi për herë të parë në këtë takim.

Rezultati final u vendos në pjesë të parë. Ishte përsëri legjenda Raul që shënoi në portën e Bayern Munich në minutën 34 dhe kështu bëri një debutim fantastik për klubin e tij të ri. /sportisot/
Sipas sulmuesit të Barcelonës, David Villa, kolegu i tij nga kombëtarja spanjolle, Fernando Torres, do të detyrohet të largohet nga Liverpooli për të shkuar te Chelsea, në rast se mungojnë titujt edhe sezonin e ardhshëm.
“Arsyeja e vetme se pse Torres e la dashurinë e tij Atletico Madridin ishte se ai e ka ditur se duhet të jetë te ndonjë klub ku duhet t’i fitojë titujt më të mëdhenj, por kjo nuk ka ndodhur. Unë e kam dashur Valencian, por unë e dita se duhet të largohesha nëse do të doja të fitoja tituj në futboll. Ky është rasti i Liverpoolit për ta mbajtur atë. Ata do të duhet të dëshmojnë se janë në gjendje për të qenë sfidantë në të gjitha frontet këtë sezon, përndryshe ai do të largohet”.
“Aktualisht jam paksa i befasuar. Duket se Torres do të qëndrojë te Liverpooli. Pasi bisedova me të gjatë Botërorit, mendova se ai do të kalonte te Chelsea. Mendoj se problemi i vetëm këtu ishte shkaku që Chelsea nuk pagoi aq sa kërkoi Liverpooli. Po që se ata do të pajtoheshin, mendoj se tashmë ai do të ishte lojtar i Chelseat”.
“Torres është i lumtur te Liverpooli për çdo aspekt, përpos atij futbollistik. Ai e do qytetin, tifozët dhe lojtarët, por ai është sulmuesi më i mirë në botë. Ai do të largohet nëse do të duhet. Ai nuk do të nënshkruante për Cityn, sepse për të, paraja nuk është gjëja më e rëndësishme. Por, nëse Liverpooli dështon të fitojë diçka, atëherë ai do të jetë te Chelsea sezonin e ardhshëm, jam i sigurt për këtë”, deklaroi David Villa për Daily Star Sunday.
Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, ka deklaruar se ai do ta ketë të vështirë të largohet nga Italia, pasi që e do shumë vendlindjen, duke shtuar dyshimet për një largim të tij te Manchester City.
“Nuk më pëlqen të jem i vetmuar. Nuk mund të paramendoj të jem aq larg familjes, në një qytet tjetër”.
“Sjellja ime? Shpeshherë në fushë koka ime e ndjek pas nervozën. Unë nuk kam probleme me vetkontrollimin. Unë kurrë nuk e kam lënduar askënd dhe kurrë nuk kam reaguar dhunshëm. Unë tentova ta përmirësoj sjelljen për dy ose tri javë, por nuk munda dot. Unë u mërzita. Unë jam një djalosh dhe jo një burrë i rritur, por do të bëhem. Unë gjithnjë dua të jem në qendër të vëmendjes, kështu jam unë dhe të tjerëve kjo nuk u pëlqen”.
“Çfarëdo që bëj, njerëzit gjithnjë duan të flasin për mua. Ata flasin vazdhimihst, Balotelli këtu, Balotelli atje. Pse? Edhe nëse nuk sillem si duhet, kjo nuk shpjegon se pse aq shumë njerëz kanë diçka kundër meje”, u shpreh SuperMario për Vanity Fair.
Sami Khedira - Real Madrid Transferi i ri i Real Madridit, Sami Khedira, ka folur për kënaqësinë që i ka sjellë transferimi te klubi mbretëror, ndërsa beson se mund të formojë një partneritet të mirë me Xabi Alonson.
“Unë mezi pres t’u bashkohem atyre, Cristiano Ronaldos dhe Kakas, dhe të punoj me stafin teknik. Nëse Real Madridi troket në derën tuaj, është e pamundur të thoni jo. Është një sfidë dhe mendoj se unë do të përshtatem me Xabi Alonson. Synimi ynë i madh këtë vit do të jetë Liga e Kampionëve”.
“Unë i kam tifozët e Stuttgartit në zemrën time. Para Botërorit kam thënë se do të qëndroj te Stuttgarti, por kur mu shfaq kombinacioni Real Madrid dhe Jose Mourinho, trajneri më i mirë në botë, unë isha pa alternativë. Shpresoj se tifozët e Stuttgartit do të më kuptojnë dhe do të ma falin”, sqaroi Khedira për AS.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka deklaruar se ish-trajneri i tij Jose Mourinho, në të ardhmen do të jetë menaxher i Manchester Unitedit dhe i Anglisë.
“Futbolli anglez e kënaq atë më shumë se çdo futboll tjetër në Evropë dhe unë nuk mendoj se duhet të shtrohet pyetja nëse ai do të kthehet në Ligën Premier, por se kur do të kthehet. Mendoj se është e shkruar që ai ta marrë nën drejtim Manchester Unitedin pas disa vitesh. Një menaxher i madh do të pensionohet dhe një tjetër do të vijë në krye”.
“Por, nëse atij do t’i ofrohet edhe posti i përzgjedhësit të Anglisë përkrah me atë të menaxherit të United pas disa vitesh, unë jam i sigurt se ai do të pranonte. Atij i pëlqen interaksioni ditor me lojtarët dhe ai nuk mund do të merret kurrë nën drejtim vetëm kombëtaren. Jose Mourinho dhe unë u bëmë miq të mirë te Interi dhe nga bisedat që patëm, unë e di që ai mendon se do të mund të bënte diçka me lojtarët e Anglisë. Kur ai të marrë nën drejtim Manchester Unitedin, Federata Angleze duhet t’ia ofrojë edhe postin e përzgjedhësit dhe nga bisedat që i kam pasur e di se ai do të pranonte”, ka thënë Sneijder për News of the World.
Mjeshtri i Interit shtoi gjithashtu se Mourinho pa kurrfarë dyshimi është trajneri më i mirë në botë dhe se Federata Angleze do të duhet të përgatitet që ta zgjedhë Mourinhon në postin e përzgjedhësit për Botërorin e vitit 2014.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, është i bindur se sezoni 2010/2011, do të jetë viti i parë i vërtetë te Real Madridi, pas një starti të vështirë në Spanjë.
“Unë kam qenë në Madrid për një vit, spanjishtja ime është larg më e mirë dhe kjo më bën më të integruar këtu. Mendoj se ky do të jetë viti im te Real Madridi”.
“Tifozët duhet të na besojnë ashtu siç kanë bërë gjithmonë dhe ne do të japim gjithçka për të fituar tituj këtë sezon. Në nivelin individual, ata do të shohin më të mirën e Benzemas”.
“Unë shpresoj të shënoj shumë gola këtë sezon në fanellën e Real Madridit. Unë do të punoj shumë për njerëzit të cilët më besojnë. Do të jetë sezon i mirë për mua”, tha Benzema i cili po përballet edhe me probleme në jetën e tij private, pas skandalit seksual.
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, e ka këshilluar “ish”-kolegun e tij, Mario Balotelli, që ta kontrollojë vetën dhe t’i dëgjojë lojtarët kur të shkojë te Manchester City.
“Balotelli ka potencialin për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në botë, por ai duhet t’i rregullojë ca gjëra në kokën e tij”.
“Lojtarët më të moshuar këtu te Interi gjithmonë kanë tentuar ta këshillojnë. Nuk jam i sigurt se sa të suksesshëm kanë qenë, por nëse ai dëshiron të jetë i suksesshëm dhe të mos e humbasë karrierën e tij, ai duhet t’i dëgjojë lojtarët te Manchester City. Ky është rasti për një fillim të ri”, ka thënë Eto’o për Daily Star Sunday.
Sipas News of the World, Ashley Cole ka kërkuar nga Carlo Ancelotti që ta lejojë atë të largohet në drejtim të Real Madridit.
Mësohet se Cole ia ka bërë të ditur kërkesën e tij trajnerit në një nga stërvitjet, për shkak se ai nuk po mund të jetojë më në Angli, sidomos pas cenimit të jetës së tij private nga mediat.
“Ishte një takim vërtet emocionues, por Ashley Cole e bëri të qartë se ai për shkak të situatës së tij personale është më mirë për të që të largohet nga klubi. Ai i ka thënë Ancelottit se ai është shumë i pikëlluar që duhet të largohet dhe se ishte privilegj që luajti për klubin në një kohë aq të rëndësishme të historisë së tij. Ashleyt i është thënë që të takohet me drejtorët, gjë të cilën ai ende nuk e ka bërë dhe ai ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare për t’u transferuar”, tha një burim pranë Chelseat për News of the World.
Ndërkohë, i pyetur rreth zhvillimeve të fundit agjenti i Cole, David Manasseh, tha se ai nuk mund t’i komentojë ato.
Mark Webber i Red Bull është fitues i garës për Çmimin e Madh të Hungarisë, duke lënë prapa tij Fernando Alonson e Ferrarit dhe kolegun e tij te Red Bull, Sebatian Vettel.
Në pozitën e katërt u radhit Felipe Massa i Ferrarit dhe natyrisht befasia është rusi Petrov, i cili zuri vendin e pestë. Kampioni aktual Jenson Button u rendit vetëm në pozitën e tetë, ndërsa dëshpërues ishte edhe Michael Schumaher që nuk mund të shkonte më lart se vendi i 11-të.
Dhe natyrisht, pyesni veten se ku gjendet pretendenti për titull, britaniku i McLaren, Lewis Hamilton? Hamilton për dallim nga ngasësit tjerë, në vend se të vazhdonte garën, preferoi që në xhiron e 24-të të shëtiste nëpër barin e bukur të pistës në HungaroRing. Si pasojë e kësaj, Hamilton doli nga gara dhe dështoi të fitonte pikë, gjë që natyrisht se do t’i kushtojë në fund në luftën për titull kampioni.
Me që jemi te gara për titull kampioni, Mark Webber ka marrë kryesimin, duke lënë prapa dy pilotët e McLaren, Lewis Hamilton dhe Jenson Button, kurse i katërti është Sebastian Vettel. Fernando Alonso është ende në garë për titull edhe pse okupon vetëm pozitën e pestë.
Në renditjen për konstruktorë, Red Bull po shkel skuadrën angleze McLaren, pasi që gjendet në pozitën e parë me 312 pikë.
Mesfushori veteran i Manchester Unitedit, Paul Scholes, është duke dyshuar në aftësitë e Tottenhamit dhe Manchester Cityt për ta fituar titullin e Ligës Premier.
“Sinqerisht unë mendoj se do të jetë një sezon i njëjtë si sezonet e kaluara. Ekipet e njëjta do të jenë aty pari në maje, ne, Chelsea dhe Arsenali. Tottenhami ka pasur formë të mirë vitin e kaluar, por se a do ta bëjë këtë përsëri, nuk jam i sigurt. Se sa mirë do të luajë Manchester City, ne këtë ende nuk e dimë”.
“Ata kanë shpenzuar shumë gjatë verës, por se a do të përshtaten në kohë këtë sezon, mbetet të shihet, edhe pse nuk ka dyshim se ata kanë një ekip cilësor tani”, deklaroi Scholes për Sunday Mirror.
Sipas Sunday Times, Jose Mourinho është i gatshëm t’ia tregojë derën superyllit brazilian, Kaka, në mënyrë që të fillojë revolucionin e tij me transferimet e reja.
Nga këto pretendime të Mourinhos, sigurisht se do të alarmohen Manchester City dhe Chelsea, klube të cilat e kanë bërë të ditur që moti dashurinë e tyre për asin brazilian.
Mbetet të shihet nëse Abramovich do t’iu rreket xhepave të tij për brazilianin Kaka, kurse nga ana tjetër vlen të ceket se Jose Mourinho e ka rikthyer interesimin e tij tek Ozil, pikërisht në momentin kur gjermani është duke u kërkuar me ngulm nga Manchester United.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka hedhur poshtë fjalët e Joe Cole, që ka thënë se ai ka shkuar te klubi më i madh në Angli, Liverpooli.
“Ai është mendimi i tij, por nuk mendoj se ai është realiteti. Liverpooli është klub fantastik me histori dhe traditë fantastike. Por, është normale për një lojtar të thotë gjëra të tilla kur ai kalon te një klub i ri”, u shpreh Ancelotti.
Joe Cole në deklaratën e tij të parë si lojtar i Liverpoolit e kishte quajtur klubin nga Anfield si ekipin më të madh anglez.
Mesfushori i Werder Bremenit, Mesut Ozil, ka deklaruar se për të do të ishte ëndërr të luante në ndonjë nga katër apo pesë top-skuadrat evropiane.
“Janë katër ose pesë klube në Evropë që ju si lojtar do të thoshit se do të ishte ëndërr të luanit për ato. Manchester United dhe Chelsea janë dy prej tyre. Kur dëshironi të ndërroni klub, është e pamundur të mos i jepni rëndësi Ligës Premier, sidomos klubeve si Manchester United apo Chelsea”.
“Unë jam fitues dhe kur shikoj për ndonjë klub të ri, unë thjesht shikoj ku mund të jem më shumë i suksesshëm dhe ku mund të fitoj sa më shumë trofe. Nëse shikoni historinë e Manchester United dhe Chelseat, atëherë është e qartë që një lojtar mund të jetë i suksesshëm atje”.
“Natyrisht, klube si Real Madridi dhe Barcelona janë të interesit madhor dhe dy top klubet e Ligës Premier seriozisht do të më interesojnë kur të vijë koha”, ka thënë Ozil për Sunday Times.
Ozil shtoi më tej se ai nuk ka ndërmend që edhe një sezon të largohet nga Werderi për shkak se ka kontratë, por kur t’i skadojë ajo, ai do të mendojë për të ardhmen e tij.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Arsenalit në kuadër të turneut Emirates Cup të zhvilluar në Emirates Stadium.
“Unë jam i kënaqur me punën e bërë në fushë, e cila reflekton gjërat e mira të cilat i kemi bërë në stërvitje. Më pëlqeu Flamini, i cili shpeshherë e vuri veten në pozicion shënimi dhe një përgëzim i shkon edhe Christian Abbiatit për intervenimet e tij”. “Është turp që lamë katër kundërsulme nga topat e humbur në mesfushë, por ne bëmë mirë për t’u rikthyer ndaj një Arsenali që e fillon sezonin pas dhjetë ditësh”, ka thënë pas ndeshjes Allegri.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka premtuar se do t’i japë fund ecurisë së ‘zezë’ të 35 viteve pa titull të klubit nga Eastlands.
“Unë do të fitoj një trofe. Unë nuk e di nëse do të jetë Liga Premier, Europa League apo FA Cup. Por, ne do të fitojmë diçka. Ky vit do ta ndryshojë historinë tonë”.
“Është me rëndësi që të gjithë të punojmë në të njëjtën mënyrë. Unë shpresoj se të gjithë lojtarët që do t’i sjelli në skuadër do të ndryshojnë mënyrën tonë të lojës. Unë dua të sjell një mentalitet fitues. Ju mund të fitoni një trofe vetëm nëse punoni shumë dhe nëse mendoni. Sepse nëse punoni dhe nuk mendoni, atëherë është e pamundur kur të luani një ndeshje të bëni punë të mirë”.
“Kurë unë shkova te Interi, ata nuk patën fituar titull për 15 vjet. Për një vit, ne ndryshuam mentalitetin tonë. Ne u bëmë ekip i fortë. Ne luajtëm në shtëpi dhe si mysafir me të njëjtin mentalitet. Kështu që, për një vit ju mund të ndryshoni. Por, nëse nuk mendoni në një mënyrë teknike, atëherë do të jetë e vështirë. Mentaliteti ynë duhet të jetë i tillë që të tentojmë të fitojmë çdo ndeshje në shtëpi dhe si mysafir dhe të tentojmë ta fitojmë kampionatin”, është shprehur Mancini për The Mirror.
Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, u ka bërë thirrje lojtarëve që të harrojnë zhgënjimet e Kampionatit Botëror, pasi që së shpejti fillon sezoni i ri.
“Unë mendoj se ne duhet t’i kthejmë mendjet tona në fund të sezonit të kaluar. Sezoni ynë ishte shumë i mirë dhe ne patëm shumë kënaqësi, ndërsa tani duhet ta ripërsërisim atë. Botërori ishte tregim tjetër për ata dhe tani ne po krijojmë atmosferë të mirë”.
“Të fitojmë më shumë trofe se sezonin e kaluar do të jetë e vështirë. Të gjithë presin nga ne të bëjmë më të mirën por është e vështirë që në futboll gjërat të ripërsëriten. Ne kemi synimin e njëjtë si vitin e kaluar, të qëndrojmë në gara të ndryshme. Por, vitin e kaluar u eliminuam shumë herët nga Liga e Kampionëve, kështu që duhet të bëjmë më mirë tani”, ka thënë Ancelotti për The Guardian, duke shtuar se ai pret që Peter Cech dhe Didier Drogba të jenë të gatshëm në fillim të sezonit të ri.
Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, është i bindur se klubi nga Old Trafford është në gjendje ta fitojë Ligën Premier, pa bërë asnjë përforcim të vetëm deri në përfundim të afatit kalimtar veror.
“Nuk na nevojitet ndonjë transferim me emër para përfundimit të afatit kalimtar veror. Ne jemi mirë për momentin, Cilësia e lojtarëve është shumë e mirë. Dhe ne kemi edhe lojtarë të cilët janë kthyer nga lëndimet”.
“Ne gjithashtu kemi edhe lojtarë të rinj, të cilët i kemi dhënë si huazim dhe tani janë kthyer më të fortë, më të përgatitur dhe të cilët kanë përfituar nga turneu ynë i mrekullueshëm parasezonal në SHBA. Mendoj se kështu si jemi, mund ta fitojmë titullin, pse jo?”, ka thënë Giggs për The Mirror.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur edhe njëherë për çështjen Fabregas, duke kërkuar që vetë lojtrai t’i ndalë spekulimet dhe deklaratat nxitëse të lojtarëve të Barcelonës.
“Në gjashtë muajt e fundit, ky tregim na e ka bërë jetën të vështirë. Për momentin, me rëndësi është që kur të kthehet Cesc, ai të dalë publikisht. Për mua, unë nuk kam më se çfarë të them. Bisedat me lojtarët duhet të jenë private, sepse unë nuk mund të deklarohem sa herë bisedoj me ndonjë lojtar”.
“Barcelona natyrisht se ka për t’u përgjigjur për deklaratat nxitëse, por gjithnjë është e njëjtë, si mund ta dëshmoni këtë? Carles Puyol është përgjegjës për komentet e tij, të cilat siç kam thënë më parë, vetëm Fabregas mund t’i heshtë kur të kthehet nga pushimet. Unë nuk mund të kontrolloj atë që po shkruhet nëpër gazeta, unë vetëm mund t’i marr vendimet e mia. Fabregas ka edhe pese vite në kontratën e tij dhe kjo është e tëra. Spekulimet nuk ndalen, por kush mund t’i ndalë ato? Vetëm Cesc, kështu ndjej unë”, u shpreh Wenger.
Kombëtarja Shqiptare në basketboll ka turpëruar gjithë dashamirët e basketbollit anembanë trojeve shqiptare, për shkak të sjelljeve skandaloze në ndeshjen që duhej të ishte festë, ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të turneut ndërkombëtar që po zhvillohej në Prishtinë.
I gjithë incidenti filloi kur Marlin Suka i kombëtares Shqiptare e goditi Salih Sulltanin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa më pas gjithçka u zgjerua me të hyrë në fushë të gjithë lojtarët, gjë që e nxori situatën nga kontrolli.
“Federata Shqiptare duhet të kërkojë falje për këtë incident. Prej se kanë mbërritur ka pasur pakënaqësi nga ana e tyre. Humbja që pësuan nga Kosova, mendoj se i kishte nervozuar. Më befasoi mënyra se si është sjellë Ermal Kuqo, pasi që një lojtar kaq i madh nuk duhet të sillet kështu”, deklaroi menjëherë pas ndeshjes kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.
Turneun e fitoi Kosova që fillimisht shpartalloi Emiratet dhe më pas i dha mësim Shqipërisë, por kjo gjithsesi ka pak rëndësi tani, nëse merret parasysh hija e keqe që i është lënë këtij turneu.
Mbrojtësi në largim i Barcelonës, Rafael Marqeuz, thotë se ai do të mbetet përgjithmonë tifoz i Barcës, përkundër faktit se duhet të largohet gjatë kësaj vere.
“Nga të gjithë titujt që unë i kam fituar, unë e preferoj Ligën e Kampionëve në Paris. Para së gjithash, miqtë që i bëra këtu dhe dashuria që më dha ky institucion do të qëndrojnë në mua. Unë do të jem me Barcelonën deri në vdekje”.
“Unë kam biseduar me Guardiolën dhe ai më dha mundësinë të zgjedh. Unë ndjej se këtu kam përfunduar një epokë. Unë kam mundur të qëndroj këtu i qetë me pagën që kam, por unë kam karakter, unë jam ambicioz dhe dua të luaj. Kjo është koha e duhur për t’u larguar”, deklaroi Marquez në një konferencë lamtumirëse për shtyp, pa e përmendur klubin e tij të ardhshëm.
Trajneri i ri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se David Beckham nuk do të kthehet përsëri në klub.
“Nuk mendoj se ai nuk do të kthehet. Beckham është duke u rikuperuar nga një lëndim shumë i keq dhe në atë moshë është shumë e vështirë që ai të kthehet”.
“Ishte kënaqësi e madhe që e pamë këtu”, ka thënë Allegri.
Beckham ishte i pranishëm në ulëset e stadiumit Emirates, për të shikuar ndeshjen Arsenal – Milan e cila përfundoi me barazim 1-1.
Lojtarët e Interit duke e festuar golin e tretë. Interi ka shkatërruar Manchester Cityn në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Baltimore të SHBA-ve, në kuadër të turneut parasezonal amerikan.
Në minutën e 21-të u ndëshkua direkt me karton të kuq, Patrick Vieira, pas një ndërhyrje të rrezikshme në Materazzin.
U desh të kalonte minuta e 38-të, që Victor Obinna ta kalonte Interin në epërsi dhe t’i dërgonte Nerazzurët të qetë në pushimin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, përsëri shfaqet Obinna që shënoi golin e dytë të tij dhe të dytë për Interin pas 54 minuta lojë. Ndeshjen e vulosi Biraghi, që e përmbylli sfidën për rezultatin 3-0 (74’).
Interi dëshmon kështu një stabilitet të caktuar në fillimet e tij nën drejtimin e Rafa Benitezit, ndërsa Manchester Cityt i mbetet të punojë ende për ta gjetur elementin, pasi që së shpejti fillon Liga Premier.
Momenti i shënimit të golit të barazimit nga Pato Arsenali dhe Milani u ndanë me një barazim 1-1 në sfidën miqësore në kuadër të Emirates Cup, në prani të mijëra tifozëve të pranishëm në impiant të cilët panë një ndeshje fantastike.
Rezultatin e zhbollokoi transferi i ri i Arsenalit, Marouane Chamakh i cili në minutën e 36-të shënoi golin e tij të debutimit, pas një pasimi maestral të Andrey Arshavin.
Mbrojtësi i ri i Arsenalit, Laurent Koscielny së bashku me Vermaelen janë treguar tejet stabil dhe nuk i lanë sulmuesit e Milanit të marrin frymë. Sidoqoftë, Alexandre Patos iu desh një harkim 15 minuta para fundit (75’), për të barazuar shifrat në Londër dhe për të heshtur tifozët në stadium.
Definitivisht, Arsene Wenger mund të jetë i kënaqur me mënyrën se si u paraqitën dy transferimet e tij, por mënyra se si Milani barazoi, nga një ndërprerje e thjeshtë, mund ta brengosë bosin e Arsenalit, ndërsa Milanit i mbetet ende të punojë në lidhjen e reparteve dhe kreativitetit në lojë.
Liverpooli ka konfirmuar se ka nënshkruar sërish me mbrojtësin e majtë Fabio Aurelio, i cili do të qëndrojë edhe dy vitet e ardhshme në Anfield.
Braziliani u largua nga Të Kuqtë porsa përfundoi sezoni i kaluar, pasi që nuk u pajtua të nënshkruante kontratë të re “që të paguhej ashtu si do të luante”
Mirëpo, trajneri Roy Hodgson është një admirues i Aurelios, të cilit i ka ofruar kontratë të re dhe e cila është pranuar nga lojtari.