Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, tashmë e ka përpara fotografinë e sezonit të ardhshëm, e cila sipas holandezit do të ngjasojë në atë të sezonit të kaluar.“Pas Botërorit dhe pushimeve unë jam i lumtur që u ktheva në stërvitje në mënyrë që të kthehem sa më shpejtë në fushë”.
“Viti 2010 ishte fantastik për mua dhe Interin, ndërsa ne shpresojmë ta mbyllim vitin me më shumë trofe, duke përfshirë edhe Kupën e Botës për Klube”.
“Tani luajmë ndaj Romës në Supërkupën e Italisë dhe synimi ynë është që ta marrim trofeun e parë në sezonin e ri”, ka thënë Sneijder për Inter Channel.
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, ka thënë se nuk ka nevojë që të përgatisë ekipin në mënyrë të veçantë për ndeshjen ndaj Sturm Graz në kuadër të ‘play-off’ të Europa League.“Ne e kemi harruar të kaluarën dhe tani po ngritemi si ekip i bashkuar. Ekziston konkurrencë e madhe mes lojtarëve”.
“Sidoqoftë, ne nuk duhet të nënvlerësojmë Sturm Grazin, por nuk do të bëj ndryshime rrënjësore për ndeshjen e ardhshme”, u prononcua Del Neri për Sky Sport Italia.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka refuzuar që të dorëzohet në garë për mesfushorin James Milner dhe sulmuesin Mario Balotelli, pasi që shpreson t’i transferojë që të dy.“Ne kemi 20 ditë deri në fund të tregut të transferimeve dhe tani po flasim me këta lojtarët”, theksoi Mancini, i cili më pas i pyetur nëse shpreson se do t’i transferojë ata, u përgjigj: “Po”.
Rregullat e Ligës Premier nuk e lejojnë përfshirjen e më shumë se 25 lojtarëve në skuadër, kurse City aktualisht ka 31 lojtarë. Mancini tha se për të ky vendim do të jetë i vështirë, por patjetër dikush duhet të mbetet jashtë listës.
“Unë kurrë nuk kam ndaluar së besuari në Arsenalin. Unë e dua këtë klub dhe tani jam në vitin tim të shtatë. Arsenali më dha rastin të zhvillohem në një lojtar të mirë dhe unë dua ta shpaguaj klubin dhe tifozët me trofe”.
“Unë e dua mënyrën e të menduarit te Arsenali, këtë e tregon mënyra e lojës. Unë njoh dy ekipe që luajnë futboll të njëjtë, jemi ne dhe Barcelona. Disa ekipe po tentojnë, por as që po mund të na afrohen. Unë bisedova me kolegët në kombëtare nga klube të ndryshme të cilët kanë një mënyrë ndryshe të të menduarit. Por, unë e preferoj mënyrën tonë të të menduarit. Kjo është arsyeja pse unë besoj dhe nuk besoj kur gjërat janë kundër nesh”, u shpreh van Persie për faqen zyrtare të klubit.
Mesfushori i hekurt i Chelseat, Michael Essien, është i gatshëm që të harrojë zhgënjimin e sezonit të kaluar dhe të rikthehet në mënyrën më të fuqishme të mundshme.“Unë kam kaluar disa muaj tepër të vështirë”, theksoi Essien duke folur për lëndimin e tij të sezonit të kaluar.
“Por, ishte mirë të rikthehesha me ekipin në fillim të parasezonës dhe mezi e pres sezonin e ri. Fatmirësisht unë jam një tip njeriu që menaxhon çdo gjë që është përpara në mënyrë mjaft të qetë dhe kjo është ajo që kam bërë gjatë rehabilitimit tim”, ka thënë Essien.
Edhe njëherë Federata Holandeze e Futbollit (KNVB), ka rënë nën shënjestrën e zyrtarëve të Bayernit, kësaj radhe të trajnerit Louis Van Gaal, i cili akuzoi rëndë stafin mjekësor të kombëtares holandeze për mostrajtim të duhur të Arjen Robbenit, i cili tani do të mungojë dy muaj për Bayernin.“Është detyra e trajnerit dhe e fizioterapeutit që t’i mbrojë lojtarët dhe në këtë rast kjo nuk është bërë”.
“Ekipi i kombëtares holandeze ka bërë një diagnozë, kurse mjeku jonë ka një diagnozë tjetër. Por, mjeku jonë është Dr. Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt, i cili është i njohur në mbarë botën për problemet muskulore”, tha Van Gaal për AFP.
Përzgjedhësi i ri i Italisë, Cesare Prandelli, ka ftuar Antonio Cassanon dhe Mario Balotellin për miqësoren ndaj Bregut të Fildishtë në Upton Park të Londrës më 10 gusht.Pos Balotellit dhe Cassanos, për të cilët nuk deshi të dëgjonte Marcello Lippi, në përbërjen e Italisë Prandelli ka ftuar edhe dy portierë të cilët do të debutojnë, bëhet fjalë për Salvatore Sirigun dhe Emiliano Vivianon.
Antonio Di Natale dhe Vincenzo Iaquinta nuk janë ftuar, kurse Giuseppe Rossi dhe Amauri kanë marrë thirrjet e tyre në kombëtaren Azzure.
Lista e plotë e lojtarëve:
Portierët: Marchetti (Cagliari), Sirigu (Palermo), Viviano (Bologna)
Mbrojtësit: Antonini (Milan), Astori (Cagliari), Bonucci (Juventus), Cassani (Palermo), Chiellini (Juventus), Lucchini (Sampdoria), Molinaro (Stoccarda), Motta (Juventus)
Mesfushorët: De Rossi (Roma), Lazzari (Cagliari), Marchisio (Juventus), Montolivo (Fiorentina), Palombo (Sampdoria), Pepe (Juventus)
Sulmuesit: Amauri (Juventus), Balotelli (Inter), Borriello (Milan), Cassano (Sampdoria), Quagliarella (Napoli), Rossi (Villarreal).
Agjenti i Ronalidnhos, Roberto De Assis, edhe njëherë ka konfirmuar se klienti dhe vëllai i tij do të qëndrojë në San Siro dhe nuk do të kalojë tek ndonjë klub tjetër, ndërsa pohoi fillimin e negociatave për rinovim të kontratës.“Ai sigurisht se do të qëndrojë, ne e kemi komunikuar këtë javën e kaluar. Ai është i lumtur te Milani. Është gjithçka mirë. La Galaxy? Milani duhet të flasë për këtë. Unë flas vetëm për vëllain tim. Ai është mirë te Milani dhe kjo është e mjaftueshme për ne”.
“Gjëja më e rëndësishme për një lojtar është që të ndjehet mirë. Ai është mirë te Milani. Nëse ka gjasa për të rinovuar për tre apo katër vitet e ardhshme, atëherë në rregull. Milani ka thënë se dëshiron ta mbajë atë. Është edhe një vit në kontratën e tij, nuk ka nevojë për të nxituar. Ne kemi besim në Milanin dhe marrëdhënie të mira me ta. Ka mjaft kohë për ta përgatitur të ardhmen dhe rinovimin”.
“Ofertat braziliane? Milani ka thënë se dëshiron ta mbajë lojtarin përjetë. Nuk ka më se çfarë të thuhet. Çfarë është me rëndësi, është që ta fitojmë Scudetton dhe të bëjmë mirë për Milanin e t’i bëjmë tifozët të lumtur. Tifozët e duan atë”, deklaroi De Assis.
Të premtën janë zhvilluar tre nga katër ndeshjet çerekfinale të turneut të tenisit ENG Office Open 2010, ndeshje të cilat u karakterizuan me fitore bindëse dhe tenis mjaft cilësor.Dimitar Grabullovksi ashtu si në rrethin e parë edhe në çerekfinale nuk po ka mëshirë ndaj kosovarëve, pasi që e nëpërkëmbi edhe Behar Kurteshin me rezultat 6:2 dhe 6:3.
Dardan Maliqi ishte tepër i fortë për martin Hysenbegasin, të cilin e mposhti me rezultat 6:1 dhe 6:2, kurse Ferat Istrefi poashtu ishte solid ndaj Zair Ramës, të cilin e deklasoi me rezultat 6:3 dhe 6:2. Ndeshja tjetër e pazhvilluar është ajo mes Guarsh Hasanit dhe Flavio Deçes e cila pritet të zhvillohet gjatë ditës.
Sipas AS, Real Madridi është futur seriozisht në garë për mesfushorin e talentuar gjerman, Mesut Ozil, pasi që Los Blancos e shohin gjermanin si zëvëndësues të përkryer për Leite Kakan.Kontrata e Ozil skadon vitin e ardhshëm dhe pas operimit të Kakas duket se planet e Realit për transferimin e gjermanit si transfer i lirë sezonin e ardhshëm do të pësojnë ndryshim.
Madrilenët në pozitën e Kakas kanë Van der Vaart dhe Canales, por Jose Mourinho nuk është në disponim për të rrezikuar, prandaj dëshiron që ta mposhtë Manchester Unitedin në garë për Ozil.
Pesë lojtarë të Francës, duke përfshirë kapitenin Patrice Evra dhe anësorin Franck Ribery, janë thirrur që të paraqiten para Komisionit Disiplinor të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), njofton France Football.Tre lojtarët tjerë të cilët do të merren në pyetje nga FFF janë Nicolas Anelka, Jeremy Toulalan dhe Eric Abidal.
Anelka është thirrur për shkak të gjithë problemit të shkaktuar në Afrikën e Jugut. Evra dhe Ribery merren në pyetje si kapiten respektivisht zëvëndëskapiten. Toulalan akuzohet për shkrimin e komunikatës së lojtarëve francez për media, kurse Abidalin e rëndon akuza për refuzim zëvëndësimi në ndeshjen e fundit.
Shorti për fazën play-off të Europa League që është tërhequr sot në Nyon të Zvicrës, ka nxjerrë përballje mjaft interesante.Gjithsejt 74 ekipe garojnë në fazën play-off dhe e veçanta e këtij sezoni janë gjigantët italian të Juventusit dhe pesë herë kampioni i Evropës Liverpooli, që do të kenë rrugë të gjatë për të bërë deri tek titulli.
Liverpooli takohet me Trabzonsporin në Anfield në ndeshjen e parë, ndërsa Manchester City do të ketë punë mne Timisoaran. Aston Villa do t’i shkojë Rapid Viennas në ndeshjen e parë. Edhe Juventusi ndeshjen e parë e zhvillon si mysafir, ndaj austriakëve të Sturm Graz. Të gjitha këto sfida pritet të kalojnë nën hijen e favoritëve dhe emrave të mëdhenj të futbollit evropian.
Lista komplete e ndeshjeve:
Liverpool – Trabzonspor
Genk – Porto
CSKA Moska – Anorthosis
Sibir Novosibirsk – PSV Eindhoven
Sturm Graz – Juventus
Sporting Lisbon – Brondby
Getafe – APOEL Nicosia
Paok – Fenerbahce
AZ Alkmar – Aktobe
Dnipro – Lech Poznan
Vaslui – Lille
Galatasaray – Karpaty Lviv
Grashopper – Steaua Bucharest
Bayer Leverkusen – Tavriya Simferopol
Slovan Bratislava – Stuttgart
Club Brugge – Dinamo Minsk
Napoli – Elfsborg
Celtic – Utrecht
Besiktas – HJK Helsinki
Timisoara – Manchester City
Odense – Motherwell
Rapid Vienna – Aston Villa
Lozana – Lokomotiv Moska
Dundee United – AEK Athina
Palermo – Maribor
Villareal – Dnepr Mogilev
AIK Stockholm – Levski Sofia
Feyenord – Gent
Hajkuk Split – Unirea Urziceni
Debrecen – Litex Lovech
CSKA Sofia – The New Siant
Omonia – Metalist Kharkiv
Aris – Austria Vienna
Borussia Dortmund – Qarabag
Gyori ETO – Dinamo Zagreb
Bate Borisov – Maritimo
Cesc Fabregas i ka dhënë fund sagës më të gjatë transferuese të këtij viti, pasi që ka thënë se ai nuk do të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere.“Së pari, unë do të doja t’u kërkoja falje të gjithë tifozëve të Arsenalit që nuk kam folur më herët për të ardhmen time, por nuk kam ditur se çfarë do të bëj deri në këtë moment”.
“Unë nuk mund të mohoj se transferimi te një klub si Barcelona nuk ishte tërheqës për mua. Ky ishte klubi ku mësova të luaja futboll, vendlindja ime, aty ku janë miqtë dhe familja ime, klub në të cilin gjithnjë kam ëndërruar të luaj”.
“Pak lojtarë në botë nuk do të dëshironin të luanin për Barcelonën. Unë kam pasur biseda të shumta me Arsene Wenger, si drejtpërdrejt ashtu dhe nëpërmjet telefonit. Dhe përkundër faktit se këto biseda do të mbesin private, përfundimi është se Barcelonës iu refuzuan dy oferta nga Arsenali”.
“Unë jam profesionist dhe unë e kuptoj Arsenalin që nuk dëshiron të më shesë. Unë i kam borxh shumë këtij klubi, menaxherit, tifozëve dhe unë do të respektoj vendimin e tyre, dhe do të përqëndrohem në sezonin e ri me Arsenalin. Unë u garantoj tifozëve se negociatat kanë përfunduar dhe unë do të jem 100% i fokusuar në Arsenalin”.
“Unë jam lojtar i Arsenalit dhe sa herë të jem në fushë unë do të mendoj vetëm për këtë klub. Unë mezi e pres fillimin e sezonit të ri për t’i lënë gjithë këto spekulime prapa meje”, deklaroi Fabregas.
Një numër skuadrash do të duhet të tejkalojnë ekipet nga vendet fqinje nëse dëshirojnë të arrijnë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Të premten në Nyon është tërhequr shorti i ‘play-offit’, me ç’rast Sevilla (Spanjë) do të ketë punë me Bragan (Portugali), që eliminoi Celticun në rrugën e vet për garën më të madhe të futbollit evropian për klube.
Nga ana tjetër Rosenborgu (Norvegji) do të duhet të luajë kundër Kopenhagës (Danimarkë), derisa Sparta Praga (Çeki) ndeshet me Zilinan (Sllovaki).
Nga takimet tjera veçojmë atë mes Ajaxit dhe Dynamo Kyivit, derisa Werder Bremeni do të ketë punë me Sampdorian. Tottenham Hotspur do të debutojë në Ligën e Kampionëve kundër Young Boys që eliminuan Fenerbahcen.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17 dhe 18 gusht, derisa ato kthyese një javë pas. Pas këtyre takimeve, 10 nga fituesit do t’u bashkëngjiten 22 të kualifikuarve në mënyrë ‘automatike’ për të ndërtuar fazën grupore.
Liga e Kampionëve ‘play-offi’ | |
FC Salzburg | Hapoel Tel-Aviv FC |
Rosenborg BK | FC København |
FC Basel 1893 | FC Sheriff |
AC Sparta Praha | MŠK Žilina |
FK Partizan | RSC Anderlecht |
BSC Young Boys | Tottenham Hotspur FC |
SC Braga | Sevilla FC |
SV Werder Bremen | UC Sampdoria |
FC Zenit St. Petersburg | AJ Auxerre |
FC Dynamo Kyiv | AFC Ajax |
Sir Alex Ferguson ka konfirmuar se mesfushori i Manchester Unitedit, Michael Carrick, do të mungojë në fillim të sezonit të ri, së bashku me Rio Ferdinand dhe Anderson, pas lëndimit të pësuar në nyje gjatë fitores prej 7-1 ndaj përbërjes më të mirë të Kampionatit irlandez.“Michael e ka lënduar nyjën të mërkurën. Nuk është asgjë serioze, por ai do të mungojë për disa javë, kështu që ai do të jetë jashtë fushave në fillim të sezonit të ri”.
“Rio Ferdinand është mirë dhe po riaftësohet. Kanë mbetur edhe pak javë kur ai të jetë përsëri së bashku me ne. Anderson po bën përparim të mirë dhe ai do të jetë në stërvitje brenda dy javëve”, ”, theksoi Ferguson.
Manchester City është i gatshëm që në çdo moment të heqë dorë nga Mario Balotelli, për ta transferuar futbollistin më të mirë të Kampionatit Botëror, Diego Forlan.AS shkruan se ‘qytetarët’ janë të gatshëm që të heqin dorë nga oferta për Balotellin për shkak të kërkesave të mëdha të italianit, të cilave madje edhe vetë shpenzuesit e mëdhenj të Cityt dëshirojnë t’u shmangen.
Sidoqoftë, ata dëshirojnë t’ia ofrojnë Forlanit atë që kërkon edhe Balotelli, por se uruguaiani është i dëshmuar në nivelet e larta të futbollit.
La Gazzetta dello Sport pohon se rritja nga 24 në 26 milionë e ofertës për Maicon nuk ishte asgjë tjetër pos një tentim i kotë, pasi që bosi Nerazzur, Massimo Moratti, përsëri u tregua i çeliktë duke mos dëgjuar fare për ofertën e lëre më ta shqyrtojë atë.
Agjenti i lojtarit, Antonio Caliendo, ka thënë se kontrata e Maicon nuk është e vështirë për t’u sajuar, por Massimo Moratti po kërkon 30 milionë euro në dorë dhe nuk dëshiron të dëgjojë më tutje.
Milani ka konfirmuar se Alexandre Pato është lënduar në nyje gjatë stërvitjes përpara ndeshjes në Detroit ndaj Panathinaikosit, ndërsa nga ana tjetër poashtu ka vulosur fatin e Thiago Silvas dhe Ronaldinhos.“Pato është dashur të largohej nga fusha pas një dueli, pasi pësoi një dëmtim në nyje, por tashmë ka shenja përmirësuese”, shkruan në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të klubit.
Në një komunikatë tjetër në faqen zyrtare të Milanit, hidhen poshtë spekulimet e orëve të fundit nga mediumet italiane se Ronaldinho dhe Thiago Silva do të largohen nga Milani.
“Milani rikonfirmon edhe njëherë se Ronaldinho dhe Thiago Silva absolutisht se nuk janë në shitje”.
Agjenti i Mario Balotellit, është i bindur se së shpejti do të arrihet marrëveshja me Manchester Cityn, por u ka bërë thirrje këtyre të fundit që të kenë kujdes, pasi që ka edhe klube tjera të interesuara për supertalentin italian.Në përgijgje të spekulimeve se Balotelli kërkon 180 mijë funte në javë, Raiola tha, “Nuk është e vërtet ajo çfarë kanë shkruar tabloidet britanike. Unë do të isha i preokupuar me veten për pesë vitet tjera të jetës time nëse do të thosha një gjë të tillë. Këto zëra janë duke e nervozuar Marion dhe ai do të dëshironte t’u përgjigjej, por nuk është koha”.
“Mario kurrë nuk ka kërkuar asgjë, ai nuk jeton për para, por pasioni i tij është të luajë futboll. Ka mbetur edhe diçka për t’u arritur marrëveshja mes nesh dhe Cityt, por jam i bindur se ato janë vetëm detaje. Manchester City mbetet prioritet për ne, por kemi edhe oferta tjera të cilat po i shqyrtojmë me kujdes. Kush? Unë vetëm mund t’iu them se kemi oferta nga Italia dhe jashtë Italisë”, deklaroi Mino Raiola për Sky Italia.
Operimi i Leite Kakas ka shkuar në mënyrën më të mirë, por po të ishte vonuar edhe pak ky operacion, atëherë karriera e Kakas do të përfundonte sipas mjekëve të spitalit ku braziliani iu nënshtrua operimit, në Antwerp të Belgjikës.Jose Mourinho e ka marrë vendimin e parë të rëndësishëm kur e urdhëroi Kakan të operohej, një vendim i cili erdhi në momentin e duhur nga strategu portugez.
“Ky lëndim ka mundur t’ia përfundojë karrierën, sepse është një lëndim shumë serioz. Ka mundur të jetë pjesë e shkatërruar ajo, por fatmirësisht operacioni u bë në kohën e duhur dhe ka shkuar për mrekulli. Në Botëror, ai filloi të luajë në mënyrë jo komode dhe përfundoi me ekzagjerim të lëndimit. Unë e kuptoj që është garë unike, por ai vërtet duhej të kishte pasur dhimbje të mëdha”, tha mjeku Marc Martens për Marca.
“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më mbështetën. Operimi im shkoi mirë”, u shpreh Kaka pas operimit.
















