Reali i Madridit ka arritur marrëveshje me Chelsea për të nënshkruar me Ricardo Carvalho.Mbrojtësi portugez raportohet se do të fitojë marrëveshje dyvjeçare në Santiago Bernabeu.
“Real Madridi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për të transferuar Ricardo Carvalho”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit spanjoll.
Bayerni i Munichut pritet që në mënyrë mjaft relaksuese ta tejkalojë rekordin për fitimin më të madh vjetor të klubit, me të ardhura të regjistruara prej 350 milionë eurosh për vitin fiskal 2009-2010.“Ne ende po punojmë në gjendjen financiare. Por, unë mund të them se, për herë të parë, ne e kemi thyer barrierën prej 300 milionë euro. Ne jemi duke llogaritur fitimet e konsoliduara të Allianz Arenas, të cilat do të jenë rreth 350 milionë euro”, theksoi Karl-Heinz Rummenigge i cili u shpreh i kënaqur që Bayerni nuk ka qenë i përfshirë në krizën financiare.
Sipas deklaratës së drejtorit të Bayernit, Rummenigge, Bayerni pritet të jetë një nga skuadrat më profitabile për sezonin 2009-2010, me vetëm Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Barcelonën që pritet ta tejkalojnë fitimin e Bayernit.
Sipas agjentit të Maicon, Antonio Caliendo, klienti i tij meriton si minimum një rritje të pagës, pas besnikërisë së treguar në raport me një kalim te Real Madridi.“Mendoj se minimumi që duhet të bëjë Interi pas vendimit për të qëndruar, është që t’ia rrisë pagën. Bazuar në fjalët e Morattit, mendoj se kjo do të ndodhë. Tani më duhet të flas personalisht me të”, theksoi Caliendo.
Interi dhe Massimo Moratti u treguan mjaft të fuqishëm në raport me Real Madridin sa i përket mbrojtësit të djathtë më të mirë në botë, duke mos lejuar largimin e brazilianit drejt Bernabeut.
Liverpooli po përgatitet që të ‘divorcohet’ nga mesfushori Alberto Aquilani, pas vetëm një sezoni të kaluar në Anfield, njoftojnë The Mirror dhe LaRoma24.it.Italiani u transferua në Angli vitin e kaluar për 20 milionë euro nga Roma, por kaloi gjysmën e sezonit duke vuajtur nga lëndimet dhe duke e treguar talentin e tij vetëm në pjesën e fundit të sezonit.
The Reds mund ta shesin 26 vjeçarin për gjysmën e çmimit që kanë paguar për të, në mënyrë që të fitojnë para për të bërë ofertë për yllin belg Steven Defour.
Deri tani, Liverpooli ka aritur që të mbajë disa nga lojtarët kryesorë përkundër moskualifikimit në Ligën e Kampionëve edhe pse bosi i The Reds, Roy Hodgson, ka pranuar se Javier Mascherano është kandidat kryesor për t’u larguar.
Argjentinasi Javier Mascherano sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Liverpooli, por jo siç është spekuluar te Interi, pasi që ai do të transferohet te Barcelona, nëse mund t’u besojmë mediave katalanase.Sipas një raporti në të përditshmen katalanase El Mundo Deportivo, vendimi i Interit për të mos transferuar Mascheranon, ka alarmuar tej mase kampionët e Spanjës, Barcelonën, të cilët kanë rishfaqur interesin e tyre për mesfushorin e hekurt.
Barcelona ka qenë pas Fabregasit, por pas ‘shuplakës’ nga Arsenali, tani Blaugranët janë rikthyer në Anfield Road, për të arritur një marrëveshje për Mascheranon. Hodgson është adhurues i flaktë i Aliaksandr Hleb dhe besohet se një ofertë prej 10 milionë eurosh plus shërbimet e bjelloursit mund të lëkundin drejtuesit e Merseyside.
“Mascheranos i pëlqen ideja për t’u bashkuar me Barcelonën. Ai nuk e ka rinovuar kontratën me Liverpoolin dhe klubi ka premtuar se do të kooperojë nëse vjen ndonjë ofertë e mirë. Situata dallon nga ç’ishte vitin e kaluar”, theksoi agjenti në Spanjë i Mascheranos, Horacio Zandonadi.

Sipas AS, Real Madridi nuk ka ndërruar terrenin e kërkimit të mbrojtësit të ri, por vetëm pjesën e qytetit ku është duke qëndruar pas dështimit për Maicon, bëhet fjalë për Milanellon dhe ri-interesimin për Thiago Silvan.
Merengezët ishin tejet të interesuar për shërbimet e Maicon, por vetë fakti se patën të bëjnë me Massimo Morattin dhe aftësinë e tij për të manipuluar me të interesuarit, bëri që marrëveshja të dështojë.
Sidoqoftë, Real Madridi nuk është në disponim për të bërë shaka me Morattin dhe prandaj është kthyer për një ‘vizitë’ në Via Turati për të biseduar për transferimin e Thiago Silvas i cili shihet si alternativë e mirë për repartin defensiv. Sipas mediumeve spanjolle, një ofertë prej 25 milionë eurosh do të mund të lëkundte drejtuesit nga San Siro të cilët gjenden në vështirësi relativisht të mëdha financiare.
Merengezët ishin tejet të interesuar për shërbimet e Maicon, por vetë fakti se patën të bëjnë me Massimo Morattin dhe aftësinë e tij për të manipuluar me të interesuarit, bëri që marrëveshja të dështojë.
Sidoqoftë, Real Madridi nuk është në disponim për të bërë shaka me Morattin dhe prandaj është kthyer për një ‘vizitë’ në Via Turati për të biseduar për transferimin e Thiago Silvas i cili shihet si alternativë e mirë për repartin defensiv. Sipas mediumeve spanjolle, një ofertë prej 25 milionë eurosh do të mund të lëkundte drejtuesit nga San Siro të cilët gjenden në vështirësi relativisht të mëdha financiare.
Mesfushori i Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se dështimi i sezonit të kaluar për të fituar një trofe të madh e ka mbushur atë dhe bashkëlojtarët e tij me dëshiron edhe më të madhe për t’ia dalë sa më mirë këtë sezon.“Gjithmonë është ajo uri, edhe kur i mbroni gjërat. Por ka një probabilitet që ka shtuar ca vendosmëri, pasi ju nuk dëshironi të kaloni edhe një verë tjetër si kjo përsëri, kur ne nuk e fituam ligën”.
“Kur nuk e fitoni ligën, gjithmonë është vështirë. Tash sfida është këtu për ne përsëri. Ne duhet të përmirësohemi por nëse ekipi qëndron pa probleme ne kemi ca fat, ne mund ta imagjinojmë suksesin”, ka thënë Giggs.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka qenë plot lëvdata për Paul Scholes pas humbjes së ekipit të tij në Community Shield ndaj Manchester United në takimin e të dielës.Ancelotti mendon se ekipi i tij luajti ‘tepër ngadalë’ në takimin e djeshëm dhe i lejoi United të ketë shumë posedim të topit.
“Scholes është një lojtar fantastik, ai luajti një ndeshje shumë të mirë. Ndoshta i kemi lejuar atij shumë mundësi të luajë mirë, pasi ne nuk bëmë shumë presion në të”.
“Kur nuk jeni 100% në formë, është vështirë të bësh presion të fuqishëm gjatë ndeshjes. Por ai tregoi një paraqitje fantastike, një lojë fantastike. Pajtohem se ai ishte lojtari i ndeshjes”, ka thënë Ancelotti.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, dhe kapiteni Javier Zanetti ia kanë dhënë besimin klubit të tyre në prag të fillimit të sezonit të ri.Diego Milito kishte marrëveshje me Interin deri në vitin 2013, por ai e ka vazhduar atë edhe për një sezon tjetër. Marrëveshja e re e nënshkruar do ta mbajë Militon në Giuseppe Meazza deri në vitin 2014. Ish-sulmuesi i Genoas dhe Real Zaragozas iu bashkua Interin verën e kaluar dhe shkëlqeu në sezonin që lamë mbrapa duke shënuar 30 gola në të gjitha garat, derisa Nerazurët shënuan triumf historik duke fituar Ligën e Kampionëve.
“Gjithmonë do të falënderoj klubin e madh si Interi që më ka zgjedhur dhe presidentin Massimo Moratti që më ka dhënë vetëbesim,” ka thënë Milito.
Në anën tjetër Interi po ashtu ka konfirmuar në faqen zyrtare se edhe kapiteni i ekipit, Javier Zanetti, ka nënshkruar marrëveshjen e re, e cila do ta lidhë argjentinasin me klubin italian deri në vitin 2013.
Barcelona është e gatshme që të lansojë një ofertë për mesfushorin e Werder Bremenit, Mesut Ozil, pas dështimit për ta transferuar Cesc Fabregas.Që të dy gazetat kryesore katalanase, Sport dhe El Mundo Deportivo, pohojnë se vëmendja e Barcelonës tani është kthyer kah Ozil, pas dështimit në operacionin ‘Cesc’. Përkundër interesimit të vazhdueshëm të Manchester United dhe Real Madridit, Barcelona dëshiron që ta finalizojë transferimin pa e pyetur askënd.
“Unë kam qenë tifoz i Barcelonës që nga fëmijëria. Unë nuk mund të përshkruaj sakt se çfarë është, por është diçka që më bën ta dua këtë ekip. Ata gjithmonë kanë pasur lojtarët më të mirë, si para pak vitesh kur Figo dhe Rivaldo luajtën së bashku, ndërsa tani ata kanë Messin”, tha së fundmi Ozil gjatë pushimeve në Spanjë.
Gjiganti spanjoll, Real Madrid, ka konfirmuar në faqen zyrtare se mbrojtësi portugez, Pepe, do të mungojë rreth tri javë për shkak të një lëndimi.“Kepler Laveran Lima Ferreira, ‘Pepe’, është diagnozuar me një dëmtim të shkallës së dytë të muskulit të kofshës dhe pritet të mungojë deri në tri javë”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi madrilène.
Pepe e pësoi lëndimin gjatë ndeshjes ndaj La Galaxy, të cilën Real Madridi e fitoi me rezultat 3-2.
Portieri i Manchester United, Edwin van der Saar, ka lëvduar të riun e Djajve të Kuq, Javier Hernandez, të cilin e konsideron top sulmues.“Ai është dukur mjaft mirë dhjetë ditët e fundit, që nga koha kur na është bashkuar në SHBA”.
“Se si shënoi, nuk ka lidhje, më rëndësi për të ishte që të shënohej në listën e realizatorëve dhe që tifozët të shohin se sa i talentuar është. Ai ka prespektivë të madhe. Shumë lojtarë po dalin dhe së bashku me ata me përvojë, ne duhet të tentojmë që të fitojmë diçka’, deklaroi Van der Saar.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk beson se Cesc Fabregas dhe Robin Van Persie do të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit.Siç dihet në mesjavë zhvillohen ndeshjet miqësore tejet kontroverse në nivel të përfaqësuesve. Van Persie do të pushojë, por Fabregas do të duhet të udhëtojë deri në Meksikë për të qenë së bashku me përfaqësuesen spanjolle për ndeshjen miqësore ndaj kombëtares meksikane.
“Të dy janë shumë prapa. Cesc do të shkojë në Meksikë, kështu që ai nuk do të jetë në gjendje që të stërvisë. Më duhet t’i shoh se si do jenë të premtën. Por, që të dy janë prapa me kohë. Cesc do të kthehet të enjtën mbrëma eventualisht të premtën, kështu që duhet të shohim. Shpresoj se Van Persie do të ketë një javë të mirë për t’u përgatitur, por mendoj se edhe ai është prapa me kohë”, theksoi francezi.
Biznesmeni kinez, Kenny Huang, thuhet se është shumë pranë lansimit të një oferte prej 480 milionë euro për blerjen e Liverpoolit.Është thënë fillimisht nga zëdhënësit e Huang se ai nuk do të bëjë ofertë, por The Daily Telegraph njofton se Huang pritet që të bëjë një ofertë zyrtare prej 480 milionë euro në ditët në vijim, në mënyrë që të marrë nën drejtim Liverpoolin.
Po ka spekulime se serioz në garë për blerjen e Liverpoolit është edhe Yahya Kirdi, miliarderi sirian i cili ka premtuar investime të mëdha në Anfield.
Pas javëve të shumta të spekulimeve për të ardhmen e mbrojtësit të Interit, Maicon, është presidenti Nerazzur, Massimo Moratti, ai që ka konfirmuar fjalët e Ernesto Bronzettit, se braziliani nuk do të shkojë askund.“Unë mund të konfirmoj se Maicon është i patransferueshëm. Nëse Real Madridi vërtet e ka dashur atë, atëherë është dashur të tentojë më shumë. Ne nuk do të lejojmë që ai të largohet, sepse ai është lojtar shumë i fortë”.
“Ai ka mirëkuptim me tifozët tanë dhe do të ishte shumë e vështirë që ai të laroghet. Ndoshta Reali nuk e kupton se sa i rëndësishëm është Maicon. Ai është vërtet lojtar klasi dhe gjithnjë e jep më të mirën për ekipin. Ai ka qenë lojtar kyç për Interin dhe ai vërtet nuk e meritoi të përfundonte në një situatë të tillë. Maicon do të qëndrojë me ne dhe ai është më shumë se i lumtur që do ta bëjë këtë”, ka thënë Moratti për Il Corriere dello Sport.
Trajneri i Bayernit, Louis van Gaal, ka kritkuar FIFA-n për hezitimin e treguar për përdorimin e teknologjisë në futboll.“Bosi i FIFA-s, Sepp Blatter, ka thënë gjatë Botërorit se çështja e teknologjisë do të jetë në tavolinë. Tani ajo është harruar. Kjo është strategjia e tij. Vetëm që nuk është ‘fair play’. Sepp Blatter është një plak i postmodernizuar. Ky komitet (FIFA) përbëhet nga njerëz të moshuar. Nuk është transparent. Ne nuk e dimë se cilët janë njerëzit prapa tij”, theksoi Van Gaal për Kicker.
Van Gaal gjithashtu e shprehu zhgënjimin e tij për qëndrimin e legjendave si Johann Cruyff dhe Franz Beckenbauer, të cilët e kanë kundërshtuar përdorimin e teknologjisë në futboll.
“Nëse një person si Cruyff apo Beckenbauer gjithnjë thotë se ne duhet të presim çfarë do të ndodhë, atëherë asgjë nuk do të ndodhë. Kjo është shumë zhgënjyese për mua”, përfundoi trajneri i Bayernit.
Ikona e Realit të Madridit, Guti, është i lumtur me ditët e tij të para te ekipi turk, Besiktas.Ish-mesfushori i kombëtares së Spanjës thotë se ai nuk e ndjen mungesën e Real Madridit.
“Nuk më mungon Madridi për momentin dhe shpresoj të mos më mungojë pasi kjo do të thotë se po ia dal mirë. Por kam kaluar vetëm dhjetë ditë me ekipin tim të ri”.
“Jam shumë i kënaqur me ardhjen time te Besiktas. Kam pasur një pranim të veçantë, shumë të popullarizuar, dhe qëllimi im është të ndihmoj dhe të fitoj diçka të re me këtë ekip”, ka thënë Guti.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, i ka siguruar fansat e klubit se ai është plotësisht i rikuperuar.“Ndjehem më mirë tash, pasi shqetësimet kanë kaluar. Pavarësisht ndrydhjeve të vogla, kurrë nuk kam ndërprerë së stërvituri dhe punoj për t’u rikuperuar plotësisht”.
“Kur kam ndjerë dhimbje, isha i frikësuar se e kam dëmtuar gjurin përsëri, por nuk ishte asgjë serioze”, ka thënë Pato.
Pato po ashtu ka thënë se nuk është i shqetësuar për të sfiduar në sezonin e ri ekipin që tashmë ka fituar tre tituj këtë vit, Inter.
















