Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, ka bërë aludimin më të fortë deri tani se ai mund të jetë fare pranë penzionimit nga kombëtarja argjentinase, kjo vetëm për shkak të shkatërrimit që pësuan ai dhe kolegët e tij në Botërorin e sivjetmë.
“Ka mbetur edhe pak kohë para se të penzionohem. Është shumë e vështirë të luash futboll kur nuk je i lumtur. Unë po e kam të vështirë të rikthehem që pas Botërorit, pasi që ëndërrova të kthehesha në Argjentinë me trofeun në dorë. Nuk kishte zënka në Botëror, gjithçka ishte pozitive, por ishte gjëja më e vështirë që kam përjetuar ndonjëherë”.
“Çdo ditë po kam më pak vullnet për të vazhduar karrierën në Evropë. Unë do të jem atje për dy apo tri vite dhe më pas do të mendoj për një rikthim në Argjentinë”, ka thënë Tevez, i cili gjithashtu pranoi të ketë biseduar me kreun e AFA, Julio Grondona, të cilin pak ditë më parë e akuzoi për tradhëti, ndërsa tani pohon se të jetë sqaruar me të.
Thomas Vermaelen ka paralajmëruar bashkëlojtarët e Arsenalit se ata duhet të jenë në formën më të mirë gjithë sezonin nëse dëshirojnë të luftojnë për titull.
Topçinjtë do ta fillojnë kërkimin e titullit të parë që nga viti 2004 në Liverpool gjatë të dielës, kur mbrojtësi belg mund të jetë kapiten, nëse Cesc Fabregas nuk do të jetë i gatshëm për lojë.
“Duhet të shikoni në gjithë ato ndeshje të cilat i kemi humbur, dhe secila ka tregimin e vet. Në futboll është vështirë të performosh në nivelin më të lartë çdo ndeshje, dhe kjo është gjëja të cilën ne duhet ta bëjmë çdo vit. Por tash jemi një vit më të moshuar, më me përvojë. Për vete, si individ, kam mësuar shumë vitin e kaluar dhe shpresoj se mund të përmirësohem”.
“Ne të gjithë jemi pozitiv dhe kemi pasur një para-sezon të mirë. Ne kemi punuar shumë, jemi të motivuar dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e parë kundër Liverpoolit”, ka thënë Vermaelen.
Jorge Valdano thotë se pas angazhimit të Ricardo Carvalho, Reali i Madridit edhe më tej do të jetë aktiv në tregun e transferimeve.
Carvalho sot ka kompletuar transferimin e tij në Santiago Bernabeu të vlefshëm 8 milionë euro dhe nënshkroi kontratë dyvjeçare. Përveç tij në Real kanë arritur edhe Sami Khedira, Pedro Leon, Angel Di Maria dhe Sergio Canales, por menaxheri gjeneral, Jorge Valdano, thotë se mbretërit nuk do të përfundojnë me kaq.
“Ne jemi të kënaqur me ekipin që e kemi, por ende është e mundur të arrijë edhe ndonjë përforcim dhe dikush të largohet. Mund të ketë angazhime të reja dhe klubi është i hapur për mundësi të ndryshme, por nuk do të flas për emra konkret”, ka thënë Valdano.
Anësori i Manchester United, Ryan Giggs, ka mbështetur ish-bashkëlojtarin, David Beckham, që të vazhdojë të luftojë për vendin në përfaqësuesen e Anglisë, pas paralajmërimit të bërë nga Capello se do t’ia tregojë derën superyllit të La Galaxy.
“Ky do të jetë zhgënjim i madh për të, pasi që unë e di se sa shumë ai e do vendin dhe të luajë për të. Të gjithë e dinë se nuk ka askush në botë që mund të bëjë gjërat që i bën Becks. Harkimet milimetrike, goditjet e lira dhe në përgjithësi loja e tij është e mirë”.
“Është zhgënjyese për të, por ai e ka bërë këtë edhe më parë dhe jam i sigurt se ai do të rikthehet si lojtar i fortë. Capello ka thënë se nuk dëshiron të luajë me Beckhamin, por Becks dëshiron që të rikthehet në formën më të mirë për La Galaxyn”, deklaroi Giggs.
Trajneri i Schalkes, Felix Magath, ka zbuluar se ai do të dëshironte që një ditë të punonte në Ligën Premier.
“Një gjë me rëndësi është se çfarë dëshironi të bëni dhe gjëja tjetër është që të përkujdeseni që ajo vërtet të ndodhë”.
“Anglishtja është e vetmja gjuhë e huaj të cilën e kam mësuar, kështu që mendoj se klubet në Spanjë dhe Itali duhet të mendohen dy herë, para se të mendojnë për mua. Tani për tani mendoj se vetëm Liga Premier do të ishte opsion për mua”, deklaroi trajneri gjerman.
Ish-numri një i botës së tenisit, Roger Federer, ka deklaruar për BBC se ai është në gjendje që të kompletojë 20 tituj të fituar nëpër turnetë ‘grand slam’, para se ai të penzionohet nga tenisi.
“Besoj se të kem fituar tre ‘grand slam’ për sezon tri herë dhe dy për vit disa herë, më bën të besoj se është një gjë që mund ta bëj. Unë luaj vetëm 16 deri 20 turne për vit dhe kështu që nuk jam i mbingarkuar, kjo e mban zjarrin duke u djegur”.
“Ka pasur raste kur kam qenë dy apo tri sete larg fitimit të tërë kalendarit të ‘grand slam’ turneve dhe tani ndjej se kam potencial për të luajtur nëpër këto turne. Por, ‘grand slam’ turnetë nuk janë asgjë. Unë jap më të mirën në çdo turne, pasi që nuk luaj një ton turneshë”, deklaroi tenisti zvicëran.
Mesfushori brazilian Diego është besuar se nga sezoni i ardhshëm do të luante për Wolfsburgun, por tani duket se Schalke është në disponim për t’u shkaktuar telashe Ujqve, me një ofertë prej 17 milionë eurosh.
Sipas Tuttosport, Schalke nuk është dorëzuar për sigurimin e firmës së mjeshtrit të Juventusit dhe tani ka ofruar një milionë euro më shumë se Wolfsburgu.
Skuadra nga Gelsenkirchen është e bindur se mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve do të jetë gjëja kryesore që do ta bindë Diegon të kalojë në Veltins Arena.
Asi i Barelonës, Andres Iniesta, ka thënë se ai nuk e ka idenë nëse do të duhej transferuar Mesut Ozil, por për çdo rast ai do ta mirëpresë gjermanin në Camp Nou.
“Nuk e kam njohur atë para fillimit të Botërorit, por kur e pashë duke luajtur për Gjermaninë dhe duke parë moshën e tij, unë pashë se ai ka cilësi dhe personalitet”.
“Se nëse Ozil vjen apo jo është një gjë mbi të cilën ne nuk kemi kontrollë. Nëse ai vjen, do të mirëpritet. Nëse jo, ne do ta vazhdojmë kështu si jemi”, tha Iniesta për Sport.
Ylli i Santosit, Ganso, i cili është duke u kërkuar nga Milani që një kohë të gjatë, ka dalur publikisht për të ftuar Real Madridin që ta transferojë atë, ndërsa madrilenët me këtë rast bëhen favoritë për firmën e supertalentit brazilian.
“Real Madridi është klubi ku do të doja të luaja. Do të ishte ëndërr t’i tregoja aftësitë e mia përkrah Kakas dhe Cristiano Ronaldos”, theksoi Ganso.
Pas këtyre deklaratave, Milani është menjëherë jofavorit, sidomos duke parë gjendjen e vështirë financiare. Rossonerët gjatë këtij afati kalimtar kanë qenë tejet të luhatur, pasi që pos transferimit të Marco Amelias, Marco Yepes dhe Papastathopoulos, kuq e zinjtë dështuan të transferojnë ndonjë lojtar të kategorisë së rëndë.
Sir Alex Ferguson dhe David Gill Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se trajtimi i tifozëve dhe i mediave ndaj familjes Glazer që ka në pronësi klubin nga Old Traford është i padrejtë.
“Borxhi ka qenë në klub edhe kur është blerë nga pronari. Dhe ju e dini mjaft mirë se bizneset duhet të shiten patjetër vetëm nëse nuk kanë borxhe? Për shkak se është klub futbolli, edhe njoftimet negative janë tërheqëse për mediat, duke prekur kështu tifozët tanë”.
“Është e padrejtë që një familje si Glazer të kritikohet, për shkak se askush nuk deshi ta blente klubin. Më duhet ta them se ata e kanë bërë mirë punën e tyre. Ata më kanë mbështetur mua, menaxherët tjerë, lojtarët, kurrë nuk jam refuzuar për para, por çfarë mund të bëjmë më shumë pos të vazhdojmë kështu. Nuk kam ankesa”, deklaroi Fergie.
Përzgjedhësi i Francës, Laurent Blanc, u shpreh në mënyrë mjaft diplomatike pas humbjes së pësuar në debutim me rezultat 2-1 ndaj Norvegjisë, duke thënë se paraqitja e lojtarëve ishte e mirë, por humbja si e tillë nuk është e mirë.
“Unë jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm. Zhgënjimi i vetëm është gjëja që vërtet ka më shumë rëndësi – rezultati. Nuk ekziston humbje e kënaqshme. Kur përgatiteni për një ndeshje, ju përgatiteni ta fitoni atë”.
“Unë isha i impresionuar me mënyrën se si lojtarët e mbajtën topin dhe me numrin e rasteve të krijuara, por rezultati ishte zhgënjyes. Unë u thashë lojtarëve se, duke parë se çfarë prodhuan në fushë, ne kemi mundur të shpresojmë për një rezultat më të mirë. Kemi parë dallimin në formë fizike mes lojtarëve të klubeve të cilët kanë filluar sezonin dhe atyre që nuk e kanë filluar”.
“Mund t’iu them me plot gojë se disa prej lojtarëve që kanë luajtur ndaj Norvegjisë, do t’i shihni përsëri më 3 shtator për ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Bjellorusisë”, deklaroi Blanc.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Manchester City dhe Interi janë vetëm dy milionë euro larg kompletimit të transferimit të italianit Mario Balotelli.
Sulmuesi që natyrisht se premton të ardhme është lidhur me një kalim te City, por marrëveshja ende nuk është kompletuar, përkundër disa spekulimeve se zyrtarizimi do të bëhet të enjtën. Megjithatë, mediat në Apenine thonë se marrëveshja është shumë pranë finalizimit. Interi ka kërkuar një shumë prej 30 milionë eurosh, përderisa ‘qytetarët’ nuk paguajnë më shumë se 24 milionë euro.
Interi tani thuhet ta ketë zbritur çmimin në 28 milionë euro, kurse City e ka ngritur ofertën në 26 milionë euro. Balotelli tashmë ka arritur marrëveshjen kontraktuale me Manchester Cityn, ku nëse do të transferohet, do të përfitojë 3.5 milionë euro për sezon.
Ricardo Carvalho gjatë prezantimit si lojtar i Realit Mbrojtësi i ri i Real Madridit, Ricardo Carvalho, në konferencën për shtyp të mbajtur për prezantimin e tij si lojtar i klubit mbretëror, ka deklaruar se ai e ka kërkuar kalimin te Reali qe një kohë të gjatë, ndërsa e vlerësoi Mourinhon si trajner fitues.
“Unë kam kërkuar të vij këtu që një kohë të gjatë. Mourinho është trajner fitues dhe unë kam ardhur te një klub fitues”.
“Shpejtësia e lojës këtu dallon me atë në Angli, ku loja është më dinamike. Mendoj se për mua ishte më e vështirë përshtatja me futbollin anglez se sa që do të jetë me futbollin spanjoll, sepse ngjason me atë portugez”.
“Unë kam biseduar me Mourinhon për rolin tim si lojtar senior në fushë. Shumë lojtarë të rëndësishëm u larguan gjatë këtij viti. Unë dua t’i ndihmoj Real Madridit aq sa kam mundësi”, u shpreh Carvalho me rastin e prezantimit të tij.
Superylli i Santosit, Neymar, është pajtuar që t’i bashkohet kampionit të Anglisë, Chelseat, njoftojnë mediat braziliane.
Një prej gazetave më të rëndësishme braziliane, Folha de Sao Paulo, pohon se në takimin e mbajtur në New York, është marrë vendimi për të finalizuar kalimin e Neymar nga Santosi te Chelsea.
Në takimin e mbajtur në New York, thuhet të kenë qenë prezent Wagner Ribeiro, agjenti i Neymar, vetë Neymar, babai i tij, presidenti i Santosit, Luis Alvaro de Oliveira Ribeiro, presidenti i Chelseat Bruce Buck dhe agjenti Pini Zahavi. Neymar është pajtuar që të nënshkruajë për Chelsean, që do t’i paguajë Santosit hiç më pak se 25 milionë euro.
Lorik Cana është pozitiv pas fitores minimale të Shqipërisë në miqësoren ndaj Uzbekistanit, veçanërisht me ruajtjen e portës së paprekur.
Cana, i cili mbrëmë u aktivizua në mbrojtje dhe mbajti shiritin e kapitenit, ka shtuar se me synimin për t’u kualifikuar në Euro 2012, kuqezinjtë duhet të japin maksimumin që nga ndeshja e parë eliminatore, ajo ndaj Rumanisë, e cila zhvillohet më 3 shtator.
“Ishte një test pozitiv sidomos për mbrojtjen që nuk pësoi gola dhe kjo na rrit besimin dhe konfidencën. Por, nuk duhet të harrojmë se në futboll nuk ka gjëra të sigurta dhe duhet të japim maksimumin në çdo takim duke filluar nga ndeshja shumë e vështirë që kemi me Rumaninë në hapjen e eliminatorëve”.
“Kam besim tek skuadra se do të luajmë brenda mundësive tona për të cilat jam i bindur se janë pozitive. Normalisht që duhet edhe fati në ndeshje të tilla të vështira por përqendrimi jonë do jetë maksimal”, ka thënë Cana pas takimit.
Manchester United ka pohuar se ka arritur marrëveshje për të angazhuar sulmuesin e Vitoria de Guimaraes, Tiago Manuel Dias Correia, i njohur si Bebe.
Djajtë e Kuq arritën marrëveshje me klubin për vlerën e transferimit, e cila thuhet të jetë rreth 7.4 milionë funte, si dhe për kushtet personale me lojtarin. Për kompletimin e marrëveshjes mbetet që lojtari gjatë javës t’i kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë marrëveshjen.
Sir Alex Ferguson ka vendosur ta angazhojë Bebe vetëm pesë javë pasi sulmuesi arriti në Vitoria Guimaraes, pasi United u pajtua ta paguajë të gjithë klauzulën e marrëveshjes së tij.
“Manchester United është i kënaqur të bëjë të ditur se ka arritur marrëveshje me klubin nga Portugalia, Vitoria de Guimaraes, për të angazhuar sulmuesin 20-vjeçar, Tiago Manuel Dias Correia (i njohur si ‘Bebe’). Për kompletimin e marrëveshjes mbetet që lojtari t’i kalojë testet mjekësore më vonë gjatë javës. Kushtet personale me lojtarin tashmë janë përcaktuar”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit anglez.
Celtic është duke shpresuar ta angazhojë mesfushorin sulmues të Manchester Cityt, Craig Bellamy, dhe tashmë ka filluar negociatat me klubin anglez.
Ditët e Bellamy në Eastlands duket se janë të numëruara, pasi edhe vetë sulmuesi në një intervistë para disa ditësh shprehu pakënaqësinë ndaj trajnerit Roberto Mancini dhe ka shprehur shqetësim për të ardhmen e tij te City.
Sulmuesi më pas u la jashtë ekipit të Cityt për takimin e radhës në Europa League atë ndaj Timisoara, edhe pse në ekip kishte vend edhe për dy lojtarë të tjerë.
Tash menaxheri i Celtic, Neil Lennon, ka pohuar se ata janë të interesuar për Craig Bellamy dhe tashmë kanë filluar negociata me Manchester Cityn. Për uellsianin i interesuar është edhe Sunderlandi.
Autori i golit të fitores për Shqipërinë në takimin e mbrëmshëm miqësor ndaj Uzbekistanit, Hamdi Salihi, thotë se kombëtarja duhet të jetë më efikase në shfrytëzimin e shanseve që krijohen.
Goli i Salihit i shënuar në minutën e 14-të të takimit i ndihmoi kombëtares kuqezi të shënojë fitore minimale në miqësore, edhe pse të zgjedhurit e trajnerit Josip Kuzhe krijuan shumë raste shënimi, por nuk i konkretizuan ato.
“Ndonëse shënova, përsëri mund të them se humbëm disa raste të pastra për të realizuar më tepër gola. U gëzova për këtë fitore dhe golin dhe krijimin e rasteve të humbura e shikoj si pozitivitet, sepse jemi në gjendje që të krijojmë, por duhet të punojmë shumë në konkretizimin e saktë të rasteve”, ka thënë Salihi.
Sulmuesi shqiptar ka thënë se për ‘fitoren dhe rezultatet e arritura ka meritë gjithë skuadra’, ndërsa ka paralajmëruar se ndeshja e radhës, ajo ndaj Rumanisë, do të jetë mjaft e vështirë për kuqezinjtë
Real Mallorca raportohet se është duke tentuar të bëjë një rikthim sensacional në kampionatin spanjoll të ish-yllit të Barcelonës, Rivaldo.
Mesfushori brazilian është lojtar i lirë pasi i dha fund kontratës së tij me klubin nga Uzbekistani, Bunyodkor.
Megjithatë, sportivja Cadena Ser shkruan se Rivaldo dëshiron të nënshkruajë me Mallorcan për një marrëveshje të vlefshme 2 milionë euro në vit, që është jashtë mundësive të buxhetit të klubit.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, shprehet i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj të kombëtares, si Gjergji Muzaka dhe Andi Lila, në fitoren e mbrëmshme prej 1-0 ndaj Uzbekistanit.
“Muzaka dhe Lila patën ndeshje të mirë. Mund të përmend edhe Gilman Likën që këtë ndeshje nuk luajti por që për mendimin tim është një lojtar i rëndësishëm për kombëtaren tonë”.
“Por kjo ndeshje na nevojitej më tepër për të pasur informacione mbi gjendjen e lojtarëve dhe për të perfeksionuar mekanizmat e lojës në prag të ndeshjeve eliminatore”, ka thënë Kuzhe pas takimit të mbrëmshëm, siç përcjell Albaniasoccer.
Kroati po ashtu është shprehur i kënaqur me rekordin prej pesë ndeshjeve pa pësuar gola.
Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko, ka shpërthyer duke akuzuar Wolfsburgun dhe duke kërkuar një kalim te Juventusi.
“Wolfsburgu nuk i ka mbajtur premtimet. Mjaft është mjaft, unë vetëm dua që të kaloj te Juventusi. Unë ëndërroj që të luaj për një klub të rëndësishëm si Juventusi”, theksoi Dzeko për Tuttosport.
Sulmuesi boshnjak ka këmbëngulur edhe në të kaluarën se ai po mendon më shumë për një kalim në Serie A, para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Sipas agjentit të Mascheranos, Hoarcio Zandonadi, transferimi i mesfushorit argjentinas në Camp Nou do të ishte formalitet nëse do të ishte në pyetje dëshira e vetë futbollistit.
“Nëse do të ishte në dorë të tij, ai tashmë do të kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare. Ai dëshiron të vijë, ai do të donte ta bënte këtë, por vendimi është në dorë të Barcelonës. Nëse ata e dëshirojnë atë, ekonomikisht do të ishte shumë lehtë”, theksoi Zandonadi për Ona FM.
Javier Mascherano është fare pranë largimit nga Anfield, por nëse destinacioni i tij do të jetë Interi apo Barcelona, mbetet të shihet.
Luis Fabiano më së largu deri në fundjavë do të jetë lojtar i Marseille, por sipas L’Equipe, nëse gjithçka shkon sipas planit atëherë tranferimi do të mund të zyrtarizohej sonte në mbrëmje.
Marseille është lidhur me një transferim të Fabianos që nga fillimi i javës, madje me agjentin e futbollistit që ka deklaruar se interesimi i skuadrës franceze është real.
Thuhet se presidenti i klubit nga Velodrome ka udhëtuar në Sevilla për të finalizuar marrëveshjen. Sipas kësaj, shihet se skuadra si Milan, Tottenham apo edhe Manchester United kanë qenë të paafta për ta transferuar Fabianon, kurse për Marseille sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë kurrfarë problemi.
Megjithatë, ajo që është thënë se nuk ka gjasa të bëhet, sipas të gjitha gjasave do të realizohet. Barcelona është e gatshme që ta ofrojë superyllin Zlatan Ibrahimovic në një marrëveshje shkëmbimi me Robinhon e Manchester Cityt.
Sipas Sport, Sandro Rosell është i gatshëm që ta nxjerrë Robinhon nga situata e vështirë te City, duke e sjellë atë në Camp Nou. Barcelona nuk është duke u varur shumë nga Ibra dhe në mënyrë që të rifitohen 60 milionë eurot e shpenzuara për të një vit më pare, pritet të realizojë një marrëveshje shkëmbimi, duke parë se asnjë klub nuk do të ofronte tani aq për suedezin.
Ibrahimovic pak ditë më parë ka thënë se do të dëshironte të luante në Ligën Premier, një prononcim që ka alarmuar të interesuarit për të.
Juventusi ka bërë të ditur me anë të faqes zyrtare se mesfushori danez, Christian Poulsen, tani e tutje do të jetë lojtar i Liverpoolit.
Bëhet fjalë për një shumë prej 5.5 milionë eurosh që duhet ta paguajë skuadra nga Anfield për mesfushorin 30 vjeçar.
Transferimi i Poulsen te Liverpooli në mënyrë të tërthortë paralajmëron largimin e Javier Mascheranos në drejtim të Interit apo Barcelonës.
Mesfushori argjentinas, Javier Mascherano, ka thënë se ai nuk ka kurrfarë problemi me Liverpoolin, por ka këmbëngulur se dëshiron ndryshim të stilit të jetës, për arsye se atij nuk i pëlqen më stili anglez.
“Problemi im nuk është se nuk dua të luaj për Liverpoolin. Jam shumë krenar të luaj për Liverpoolin. Është diçka tjetër. I kam thënë Hodgsonit se ndoshta për jetën time do të preferojë një vend tjetër, jo ndryshimin e klubit, ky është fakti”.
“Shpeshherë mund të shihni se çfarë shkruajnë gazetat dhe pjesa tjetër e shtypit, por në fund, e vetmja gjë që mund të them është që t’i falënderoj të gjithëve te Liverpooli, për arsye se më kanë mbështetur, që nga fillimi, deri tani”, tha Mascherano.
Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ka bërë të ditur se do të organizojë një ndeshje lamtumirëse për David Beckham, kur ky i fundit të riaftësohet, pasi që italiani mendon se Becks nuk ka më se çfarë të japë për Anglinë.
“Shpresoj se kur David të jetë në rregull, ai do ta luajë ndeshjen e tij të fundit këtu në Wembley, në një miqësore për t’u thënë lamtumirë dhe faleminderit tifozëve. Unë nuk do ta ftoj më për ndeshje të mëdha. David është lojtar fantastik, ai ishte vërtet i rëndësishëm, por ne duhet të shohim lojtarët e ri për të ardhmen, sepse mosha është me rëndësi për shumë njerëz, jo vetëm për Beckhamin”.
“A e kam telefonuar para se ta bëja këtë deklarat? Jo. Mendoj se do të flas me të. Por, mendoj se David e di se nuk ka të ardhme me kombëtaren angleze, sepse ne duhet të ndryshojmë. Ne tentuam të flasim me të”, deklaroi Capello.
Pohimet e Capellos shpejtë i hodhi poshtë agjenti i David Beckham, duke thënë se Becks nuk e ka ndërmend t’i varrë këpucët.
“Sa për informatë, nuk ka pasur diskutime për penzionim. Ai do të jetë gjithnjë i gatshëm për këtë vend, kur të jetë në gjendje dhe nëse do të jetë i nevojshëm”, theksoi agjenti.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kolo Toure, i ka bërë publikisht thirrje Mario Balotellit që të transferohet te Manchester City, pasi që për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë, supertalenti i Interit i përshtatet futbollit anglez.
“Ai është lojtar i madh dhe djalosh i mirë. Unë kam folur me të në fushë (në ndeshjen Itali - Bregu i Fildishtë) dhe shpresoj ta shoh së shpejti. Ai është i përkryer për futbollin anglez. Ai është shumë i fortë, ai është teknikisht shumë i mirë, i shpejtë. Ai ka gjithçka për t’u bërë top lojtar në Ligën Premier. Ai është edhe mentalisht i fortë”.
“Qëdrimi i tij është gjithashtu shumë i mirë, më kujton Roy Keane, Patrick Vieiran dhe këta djemë. Ata kanë mentalitet shumë të fortë dhe, në Ligën Premier, neve na pëlqejnë kësolloj lojtarësh. Unë vetëm i kam thënë atij se ne po e presim, kjo është e tëra. Tani shpresojmë se marrëveshja do të arrihet. Unë fola me të para fundit të ndeshjes, por edhe pas përfundimit. Ne do të shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh Toure për The Mirror
Javier Hernandez ka vazhduar të shfaqë formën e tij fantastike edhe në ndeshjen ndaj Spanjës, në miqësoren e zhvilluar në Meksikë të mërkurën mbrëma, kur shënoi golin e epërsisë, gol të cilin ai thotë se do të dëshironte ta ndërronte me fitoren.
“Ndjehem i kënaqur, por më shumë do të preferoja fitoren. Ne ndjehemi shumë mirë. Ne ishim nën drejtimin e trajnerit Meza, i cili gjithashtu meriton çdo lëvdatë”, theksoi Chicharito.
Javier Hernandez është transferuar në fillim të afatit kalimtar veror te Manchester United, që bëri që ky transferim të jetë një nga ato transferimet më të fshehta të mundshme, por njëkohësisht me të ardhme të ndritur gjatë sezoneve të ardhshme.
Lojtarët e Meksikës festojnë golin e Chicharitos ndaj Spanjës David Silva është heroi i Spanjës, pasi që ka barazuar rezultatin në momentet e fundit të sfidës së zhvilluar në Meksikë për nderë të 200 vjetorit të pavarësisë së meksikanëve nga spanjollët.
Meksika shfaqi paraqitje tejet të mirë, por edhe spanjollët nuk ishin të motivuar, përkundër faktit se luajtën më të mirët e globit. Javier ‘Chicharito’ Hernandez u përkujdes që pas 15 minutash lojë Meksika të kalonte në epërsi, pasi pa problem shënoi në duel një në një me Iker Casillas.
Megjithatë, atëherë kur të gjithë menduan se Meksika do të shënonte fitore jubilare dhe historike, këtë nuk e bëri edhe David Silva, që me një goditje të lehtë barazoi rezultatin për të shokuar nikoqirët.
Kjo paraqitje e kampionit të botës nuk është aspak imnpresionuese, marrë parasysh faktin se pas tre javësh Spanja fillon kualifikimet për Euro 2012 me sfidën ndaj Liechtensteinit.
Rommedahl feston pas zvogëlimit të epërsisë me anë të golit të tij ndaj Gjermanisë Gjermania nuk ka arritur që të shënojë fitore ndaj Danimarkës, por Argjentina dhe Anglia u treguan të forta për kundërshtarët.
Në epërsi të parët kaluan gjermanët, të cilët realizuan me anë të Mario Gomez (19’). Pjesa e dytë, ishte tejet e nxehtë. U desh që të vinte minuta e 73-të dhe që Patrick Helmes të shënojë për epërsinë e dyfishtë të Gjermanisë.
Megjithatë, përgjigja e danezëve ishte e shpejtë. Denis Rommedahl (74’) e zvogëloi epërsinë, kurse tre minuta pa përfunduar takimi, Junker shokoi gjermanët për ta barazuar rezultatin në 2-2. Tim Wiese ishte i pafuqishëm ndaj tentimit të Mads Junker, i cili shënoi për 2-2 As Anglia nuk ishte më e mirë se Gjermania. Pjesa e parë në Wembley ishte e ‘vdekur’, por e dyta, ishte tejet dramatike. Phill Jagielka shënoi një autogol (62’) për t’u dhënë epërsinë e parë hungarezëve. Gëzimi nuk zgjati shumë, kur ikona angleze, Steven Gerrard, shënoi dy herë (69’ dhe 73’) për rezultatin përfundimtar dhe fitoren e rëndësishme prej 2-1.
Legjenda Steven Gerrard feston pas realizimit të golit të fitores Argjentinës i mjaftoi goli i Angel Di Marias pas asistimit të Higuain (20’), që Gauçosët të mposhtin irlandezët midis Dublinit.
Di Maria feston me Higuain, për golin e vetëm të shënuar ndaj Irlandës Këto ndeshje miqësore janë pritur me mjaft deklarata kontroverse për shkak të orarit të ngjeshur dhe fillimit të sezonit të ri.