Sevilla është fituese e ndeshjes së parë të Superkupës së Spanjës, pasi që ka djegur Barcelonën në Ramon Sanchez Pizjuan, ku mbretëroi atmosferë fantastike.Barcelona në këtë ndeshje u paraqit me mungesa të mëdha. Xavi, Iniesta dhe Messi janë ndër të munguarit kryesorë, ashtu si Victor Valdes, ndërsa këta u zëvëndësuan nga lojtarë të akademisë. Sevilla u paraqit me formacionin më të fortë.
Ndeshja u ndez në minutën e 20-të. Zlatan Ibrahimovic shënoi pas një topi të mirë të pranuar nga Maxwell, për ta zhbllokuar rezultatin dhe për të heshur tifozët e pranishëm në impiant.

U desh të kalonin një orë lojë (61’) për të ndodhur rikthimi sensacional. Një top fantastik të Cigarinit e shfrytëzoi për mrekulli Luis Fabiano që tejkaloi mbrojtësin Sergi Gomez për ta barazuar rezultatin.
Pas një aksioni fantastik të organizuar nga Diego Perotti dhe Alvaro Negredo, është ky i fundit që nxori para portës Frederic Kanouten, që lehtë shënoi për epërsinë e Sevillës (73’).
Guardiola inkuadroi Messin në minutën e 52-të në vend të Ibrahimovicit, por argjentinasi nuk është vërejtur.Minuta e 83-të ishte fatale për Barcelonën. Një harkim të mrekullueshëm të Diego Perottit i cili u nxjerr i vetmuar nga Jesus Navas, e shfrytëzoi kush tjetër pos Frederic Kanoutes për ekzaltin në Ramon Sanchez Pizjuan dhe për rezultatin përfundimtar 3-1.

Ky llogaritet si dështimi i parë i Barcelonës në start të sezonit të ri, kurse për Sevillën fitimi i ndeshjes së parë përbën sukses të jashtëzakonshëm, sidomos nëse marrim parasysh rikthimin sensacional ndaj ekipit më të fortë në botë, Barcelonës, që sonte nuk ishte as për së afërmi ekpi që të gjithë e njohim. Sistemi i finales së Superkupës së Spanjës është i panatyrshëm, pasi që zhvillohen nga dy ndeshje. Pasi që ndeshja e parë u zhvillua, ndeshja kthyese zhvillohet tani në Camp Nou më 21 gusht ku Barcelona do të duhet të kthejë dizavantazhin prej 3-1 nga ndeshja e parë.
Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është i kënaqur nga loja e Tottenhamit kundër Manchester Cityt, pavarësisht barazimit pa gola, dhe thotë se ai nuk ka mundur të kërkojë më shumë nga lojtarët e tij.Tottenhami mund të pendohet që nuk e ka mposhtur Cytin, por ata treguan një lojë të shkëlqyeshme dhe golat u mohuan vetëm nga portieri në formë i Cityt, Joe Hart.
“Hart ishte në një formë të shkëlqyeshme. Ata kanë dy super portierë dhe më i riu sot vërtet pati një ditë të shkëlqyeshme. Kemi pasur shumë shanse në pjesën e parë, por thjesht nuk mund të shënonim”.
“Mënyra se si luajtëm, intensiteti i lojës, pasimet, mënyra e lëvizjes së topit, mënyra se si bëmë presion, nuk mund të kërkoj më shumë. Ishim fantastik”, ka thënë Redknapp pas përfundimit të lojës.
Menaxheri i West Ham United, Avram Grant, ka thënë se ekipi i tij i ri ishte hutuar plotësisht nga Aston Villa pasi ata u mposhtën me rezultat 3-0 ndaj Villa Park.Stewart Downing, Stiliyan Petrov dhe James Milner ishin në mesin e shënuesve për Aston Villan, derisa West Hami bëri një start dëshpërues të sezonit.
“Nuk kam qenë i kënaqur me paraqitjen dhe as me rezultatin, edhe pse goli i parë ishte qartas nga pozita jashtë loje. Ne nuk luajtëm mirë. Ata luajtën më mirë se ne. Villa luajti shkëlqyeshëm dhe shpejt, siç planifikuam ne të luamë. Nuk ishte mirë”, ka thënë Grant pas takimit të sotëm.
Didier Drogba ka shënuar hat-trick për të ndihmuar Chelsea të mposhtë West Bromwich me rezultat të thellë prej 6-0, në javën e parë të sezonit të ri të Ligës Premier.Blutë kaluan në epërsi të dyfishtë që në pjesën e parë të ndeshjes. Pas vetëm gjashtë minutash lojë në Stamford Bridge, Florent Malouda gjeti portën e Carson, pas një topi të devijuar. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes, Didier Drogba dyfishon epërsinë për ekipin vendas me anë të një gjuajtje të lirë nga largësia (45’).
Dhjetë minuta në pjesë të dytë, Drogba shënon edhe golin e tij të dytë, pasi mysafirët dështuan të pastrojë topin e harkuar nga këndi (55’). Nuk zgjati shumë, tetë minuta më pas, Frank Lampard katërfishon rezultatin për Chelsean (63’), ndërsa vetëm edhe pas pesë minutash tjera Drogba gjen portën kundërshtare për të tretën herë në ndeshje (68’).
Në minutën e fundit të kohës shtesë, Malouda pranon një top nga Nicolas Anelka, për të vulosur fitoren e thellë të Chelseat.
Blutë tash marrin kreun e tabelës falë fitores së thellë, të ndjekur nga ekipi i promovuar këtë vit në Ligën Premier, Blackpool, që shënoi fitore prej 4-0 në udhëtim ndaj Wigan Athletic.
Tre ekipet tjera të katërshes së madhe ndeshen në ditët në vijim, me Liverpooli që nesër (e shtunë) pret Arsenalin në Anfield, në derbin e javës së parë të Ligës Premier, ndërsa Manchester United të hënën pret në Old Trafford ekipin e rikthyer në elitën e futbollit anglez, Newcastle United.
Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka mohuar spekulimet se ai nuk ka raporte të mira me Mario Balotellin e Manchester Cityt, pasi që siç dihet Matrix e kishte ‘rrahur’ SuperMarion pas ndeshjes gjysmëfinale ndaj Barcelonës, kur B45 e hodhi në tokë fanellën Nerazzure.“Shikojeni këtë iPad. Këtë ma dha Mario si dhuratë në SHBA. Në të siç shihni është mbishkrimi, ‘Me dashuri, për vëllain tim të madh’. Të shohim se dikush ka shkruar se kemi telashe…nëse do të kishim pasur, ai nuk do ta bënte një gjë të tillë”.
“Nëse para se të shkruhej për raportet mes njerëzve gazetarët marrin informata më të sakta, atëherë do të ekzistonin më pak gafa. Unë kurrë nuk kam thënë se Interi është më i dobët pa Balotellin, por thjeshtë Mario është i fortë dhe jam i lumtur që ka shkuar diku ku ai ndjehet mirë”, deklaroi Materazzi.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kërkuar nga ekipi i tij që të shfaqë paraqitje të denjë të një pretendenti serioz për titull kampioni, kur Topçinjt të përballen të dielën me Liverpoolin.“Unë shpresoj se ne mund të vazhdojmë me përparimin tonë, ne kemi mbajtur kapitenin tonë dhe ekipi në përgjithësi është përmirësuar për dallim nga dy vitet e kaluara. Liverpooli është rast i mirë për të treguar se jemi të gatshëm për të luftuar për Ligën Premier. E dini si, do t’i hymë një ndeshje e cila kërkon përqëndrim maksimal”.
“Ne duhet të përqëndrohemi në paraqitjen tonë, kjo është ajo që është në dorën tonë. Ne jemi të enkurajuar nga një parasezonë e mirë dhe është me rëndësi që të shkojmë atje me besimin e duhur dhe me zjarr në gjithë cilindrat”, tha Wenger.
Përzgjedhësi i Portugalisë, Carlos Queiroz, ka zbuluar se anësori Nani, ka kërcënuar se do të vetvritej po që se nuk do të përfshihej në skuadrën e Kampionatit Botëror.“Ai e mori vesh menjëherë se është i lënduar, por ishin reaksionet e tij psikologjike ato që ishin ekstremisht të dhimbshme dhe komplekse. Kur shkuam për ta bërë rentgenin, Nani, në akt të dëshpërimit, e kapi dorezën e derës së veturës dhe tha: ‘Nëse më dërgoni atje, unë do të kërcej nga automjeti këtu rrëzë humnerës’”.
“Ai ishte i përkushtuar. Pasioni i tij dhe dëshira për ta përfaqësuar Portugalinë nuk kishin kufinj. Ishte Botërori i tij, në moshën 22 vjeçare. Ai do të më pyeste: ‘Trajner, mi jep dy ditë, dy ditë dhe do të jem më mirë’. Ai refuzoi të pranonte se fraktura ekzistonte në këmbën e tij”, ka thënë Queiroz.
Roberto Mancini dhe City i tij dështuan të arkëtojnë më shumë se një pikë në White Hart Lane ndaj Tottenhamit dhe është pikërisht strategu italian ai që kërkon kohë.“Në pjesën e parë, mendoj se Tottenhami luajti mirë, por ne u mbrojtëm shumë mirë. Ndaj Tottenhamit gjithnjë janë ndeshje të vështira, një ndeshje e parë shumë e vështirë. Ishte hera e dytë që këta lojtarë të Cityt kanë pasur vështirësi”.
“Joe Hart dhe intervenimet e tij? Vendimi i drejt gjithnjë është i mirë për menaxherin në fund të ndeshjes. Unë jam i kënaqur sepse kam dy portierë të mëdhenj, por më duhet ta marr një vendim, njëri portier duhet të ulet në pankinë”, tha pas ndeshjes Mancio.
Tifozët e Juventusit ndoshta janë dëshpëruar pas dështimit të skuadrës së tyre të premtën mbrëma në kuadër të Trofeut Tim, por është Marco Motta ai që ende ka moral.“Ne tentuam të vëmë në funksion atë që bëmë në stërvitje. Në ndeshjen e parë, ndaj Interit, ne ishim mposhtur nga një vepër gjeniale e Wesley Sneijder. Gjatë ndeshjes së dytë ne krijuam rastet dhe humbja në penalti nuk do të thotë asgjë”.
“Krahasim me rivalët kryesorë? Juventusit i intereson vetëm vetvetja dhe ne nuk brengosemi për të tjerët. Si klub, ne gjithnjë kërkojmë fitoren në çdo ndeshje dhe në fund të sezonit do të jetë koha ta shohim se ku jemi”, u shpreh Motta për Sky Sport Italia.
Aston Villa e ka deklasuar West Hamin në Villa Park me rezultat 3-0, kurse në debutimin në Ligën Premier, Blackpool ka shënuar fitore të lartë prej 4-0 në udhëtim ndaj Wiganit.Duket se nuk është vërejtur mungesa e Marin O’Neill te Aston Villa, kurse për Blackpoolin nuk ka mundur të kishte start më të mirë në Ligën Premier.
Rezultati për Villan u zhbllokua pas çerek ore lojë (15’), kur Stewart Downing realizoi pas asistimit të Albrighton. Stilian Petrov dyfishoi epërsinë në fund të pjesës së parë (40’), kurse rezultatin përfundimtar e vendosi James Milner me anë të ndihmës së Albrighton që shkëlqeu në këtë takim.
Në takimin tjetër, ishte Taylor Fletcher (16’) ai që i dha golin hapës Blackpoolit, kurse brenda pesë minutave (37’ dhe 42’) Harewood realizoi dy herë për 3-0. Rezultatin përfundimtar Wigan - Blackpool 0-4, e vuri John-Baptiste 15 minuta para fundit të takimit.
Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, ka sulmuar rivalin e qytetit Milanin dhe rivalët e përbetuar të Juventusit, pas fitores në Trofeo Tim të premtën mbrëma.“A janë përmirësuar Milani dhe Juventusi? Mendoj se jo”, citohet të ketë thënë ‘Cambi’ pas ndeshjeve.
As mesfushori rumun Christian Chivu nuk ishte i impresionuar me atë që pa nga Rossonerët, pasi që tha: “Ende ekziston hapësirë e madhe mes nesh. Ne sonte (të premtën) e fituam derbin me shumë fëmijë në fushë”.
Sneijder nga ana tjetër tregoi më shumë respekt për rivalët: “Milani? Ende i frikshëm. Ne e dimë fuqinë që kemi, por nuk e nënçmojmë askënd”.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, beson se pengesa më e madhe që duhet ta tejkalojë skuadra e tij nëse dëshiron ta fitojë La Ligan është frika nga Barcelona.Duke folur pas ndeshjes së fituar ndaj Bayernit, Mourinho tha se fitimi i titullit nuk do të jetë i lehtë dhe ka thënë se objektivi i tij primar është krijimi i një ekipi të parë.
“Problemi i vetëm është që ta tejkalojmë frikën psikologjike që i prek ekipet ndaj Barcelonës. Në ndeshjet me Interin në Ligën e Kampionëve, ne e bëmë këtë dhe fituam”, theksoi Mourinho duke lëvduar njëherit punën e palodhshme të Ronaldos gjatë stërvitjeve.
Sulmuesi i ri meksikan, Giovani dos Santos, preferon një kalim në Serie A, gjithnjë sipas fjalëve të babait dhe agjentit të tij.“Unë bisedova së fundmi me babain e tij, i cili u bë agjenti i ri i tij dhe ai më ka thënë se Giovani do të largohej vetëm nëse do të vinte ndonjë ofertë nga Italia”.
“Tottenhami kërkoi ta shiste atë, por tani Harry Redknapp e ka kuptuar se çfarë lojtar i mirë është ai. Tottenhami nuk ka probleme financiare dhe nuk do ta shqyrtonte një huazim, por mendoj se për 6 milionë euro, diçka mund të bëhet”, tha Lodovico Spinosi, agjent i FIFA-s.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e lojtarëve që luajtën gjatë Kampionatit Botëror për ndeshjen ndaj Sevillës, për shkak të formës fizike dhe pushimit që kanë nevojë, ndërsa kjo për strategun e Barcës nuk paraqet problem.“Rrethanat janë kështu si janë për këtë ndeshje dhe nuk do të ankohemi për to. Ne do të luajmë me lojtarët që i kemi në mënyrë që ata të shfaqin paraqitje të mirë. Unë kam besim të madh në këta djem të rinj, sepse unë i njoh ata dhe unë i kam parë ata, kjo është arsyeja se pse e di që do të na ndihmojnë”.
“Është nder që të marrim pjesë në Superkupën e Spanjës, kjo tregon se bëmë mirë sezonin e kaluar. Ne po e marrim sfidën shumë seriozisht dhe nuk ka arsyetime. Mendoj se do të bëjmë diçka të veçantë këtë vit. Unë kam disa lojtarë të cilët kanë treguar me vite se çfarë mund të bëjnë, por edhe disa lojtarë të rinj”, tha Guardiola.
Dy ekipet të cilat sezonin e kaluar luftuan dhëmb për dhëmb për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, kanë luajtur barazim pa gola në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën Premier.Ndeshja e zhvilluar në White Hart Lane u dominua kryesisht nga vendasit që patën iniciativën duke krijuar një mori rastesh. Por, portieri Joe Hart ka qenë heroi i ndeshjes për Manchester Cityn, pasi bëri disa mbrojtje të mahnitshme për t’iu mohuar një varg rastesh për gola lojtarëve të Totenhamit.
Të zgjedhurit e trajnerit Harry Redknapp kërcënuan portën përmes sulmuesve Jermaine Defoe, Gareth Bale e më vonë edhe Roman Pavlychenko, por mbrojtja e Cityt ishte në gjendje të eliminojë të gjitha kërcënimet.
Rasti më i mirë për vendasit erdhi pas 11 minutash kur Jermaine Defoe dërgoi një goditje të fuqishme nga afërsia, por Hart reagoi për të mbrojtur atë. 23-vjeçari nuk pati kohë të pushojë, pasi pesë minuta më vonë largoi edhe një korner, ndërsa më pas reagoi për të mbrojtur një top të goditur nga Tom Huddlestone.
Disa sekonda më pas Hart përsëri reagoi në mënyrë të shkëlqyeshme, duke parandaluar një goditje të devijuar të Benoit Assou-Ekotto. Ai më pas shfrytëzoi këmbët për të ndaluar edhe një përpjekje tjetër të Defoe. Kur Gareth Bale përfundimisht mposhti portierin, shtylla mbrojti portën e Cityt.
Derisa Spurs krijuan raste të njëpasnjëshme, City dështoi të kërcënojë portën kundërshtare. Kapiteni i ri i formacionit, Carlos Tevez, si sulmues i vetëm dështoi të gjendet në mesin e mbrojtësve të Tottenhamit.
Pjesa e dytë ishte ca më e ekuilibruar me Tottenhamin që dështoi të tregojë shkëlqimin e pjesës së parë. Zëvendësuesi Roman Pavlychenko pati dy raste për ekipin vendas, por Hart përsëri reagoi për të nxjerrë një pikë për Cityn.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai nuk ka nevojë të blejë emra të mëdhenj gjatë kësaj vere.Edhe pse ishte lidhur me transferim të Mesut Ozil, Joe Cole dhe David Villa, menaxheri i United është i kënaqur me ekipin e tij aktual, në prag të fillimit të sezonit të ri në Ligën Premier.
“Klubet tjera do të jenë të kënaqura që unë nuk kam blerë emra të mëdhenj si David Villa ose Lionel Messi. Por vërtet nuk mendoj se kam pasur nevojë ta bëj atë. Kam besim në lojtarët e rinj që po vijnë. Ne jemi të mirë në këtë dhe do t’i qëndroj kësaj”, ka thënë Ferguson.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me klubin londinez.Francezi, i cili është menaxheri që ka shërbyer më së shumti te Arsenali, iu bashkua Topçinjve në vitin 1996 dhe iu solli atyre tre tituj të Ligës Premier dhe dy Kupa FA.
“Zemra ime i takon Arsenalit dhe dëshira ime është të shoh këtë ekip të fitojë trofe. Përkushtimi dhe energjia ime janë po aq të fuqishme dhe të freskëta si gjithmonë. Nënshkrimi i marrëveshjes së re do të thotë se unë do të mund ta shoh këtë grup të talentuar të lojtarëve të arrijnë potencialin e tyre. Më besoni, ata janë gati të shpërthejnë”, ka thënë Wenger.
Transferi i ri i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka shprehur pikëllimin e tij për largimin nga Interi, ndërsa ndjen se kalimi te Manchester City do t’i ndihmojë karrierës së tij.“Së shpejti do të filloj aventurën e re. Më vjen keq që po largohem nga Interi dhe Italia, sepse unë do të preferoja ta vazhdoja karrierën time profesionale në vendlinje. Unë po shkoj te një vend ku po shpresoj të gjej hapësirën e nevojshme për të luajtur, që është gjë e rëndësishme për mua. Unë kam nevojë për të luajtur, për të bërë gabime, për të mësuar dhe për të luajtur përsëri. Ashtu si një ambient të qetë rreth meje”.
“Ishte vit i vështirë. Unë i di gabimet e mia, por unë shpeshherë kam qenë nën presion dhe kam marrë kritika të shumta të cilat më irrituan”.
“Tani po mendoj se si të luaj mirë për klubin tim të ri në Ligën Premier. Unë vërtet dua të bëj më të mirën. Unë do të doja ta falënderoja familjen time, e cila më ka mbështetur me aq durim dhe afeksion, gjatë kohërave të këqija dhe të mira. Unë dua të falënderoj edhe Massimo Morattin, presidentin e ekipit me të cilin kam përjetuar fitore të shumta, tifozët e të cilit më mbështetën, stafin tim dhe miqtë e mi”, u shpreh B45 në faqen e tij zyrtare.
Transferi i ri i Lazios, Hernanes, është shprehur i gatshëm për të shkëlqyer në fanellën e Lazios, duke thënë se ai mund ta shkruajë historinë e klubit Biancoçelest.“Nuk i njoh bashkëlojtarët e mi, por ndjehem i gatshëm për futbollin italian. Unë falënderoj Lazion dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e një ekipi me traditë të gjatë dhe me një set aq të rëndësishëm tifozësh”.
“Unë do të doja të luaja me numrin 8. Unë jam mësuar të luaj në çdo pozitë në mesfushë. Unë e konsideroj veten lojtar fleksibil. Unë jam i sigurt se nuk do të jem këtu vetëm sa për të qenë numër. Unë mund ta bëj diferencën. Unë shkruajta histori te Sao Paolo dhe unë do të doja ta bëja atë këtu. Sa i përket titullit, shpresoj të kemi sezon të mirë dhe të përfundojmë në top katërshe”, u shpreh Hernanes për La Gazzetta dello Sport.
Arsene Wenger ka akuzuar përsëri zyrtarët e Ligës Premier, të cilët kanë vënë një rregull të re, që thotë se tetë nga 25 lojtarët e një ekipi duhet të jenë anglezë.“Në vend që të pyesin ‘Ne e kemi kampionatin më të fortë në botë, si mund ta bëjmë më të fortë?’, ata pyesin ‘si mund ta bëjmë më të vogël?’”.
“Rregullat që janë vendosur janë katastrofale për këtë vend. Qesharake. Ato janë të gjitha artificiale dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me sportin e nivelit të lartë”, tha Wenger.
Milani është shumë pranë finalizimit të huazimit të mesfushorit të Portsmouthit, Kevin-Prince Boateng, njofton Tuttomercato.Portmouthi në krizë financiare pritet ta shesë Boatengun, ndërsa atë pritet ta blejë Genoa, e cila më pas do t’ia huazojë Milanit mesfushorin tejet energjik, ndërsa akordi pritet të zyrtarizohet të hënën në Milanello.
Ky transferim i Milanit është tejet i rëndësishëm marrë parasysh se për këtë sezon, Rossonerët kanë shitur vetëm 16 mijë bileta sezonale, në krahasim me 27 mijë të shitura sezonin e kaluar.
Transferimi i Diegos te Wolfsburgu është shumë pranë kompletimit, pasi që Bild njofton se 25 vjeçari ka arritur marrëveshje me Ujqit për kontratën e tij.Bëhet fjalë për një kërkesë prej 8 milionë eurosh në sezon nga agjenti i Diegos dhe babai i tij, por drejtori i Wolfsburgut, Dieter Hoeness, ka insistuar për 4 milionë euro në sezon të një kontrate katërvjeçare.
Tani ka mbetur të sqarohet vetëm çështja e shumës së transferimit. Oferta më e lartë e Wolfsburgut është 17 milionë euro, kurse Juventusi dëshiron të kompenzojë 19 milionë eurot e shpenzuara për brazilianin kur e transferoi nga Werderi
Andy Murray ka qenë në formën e tij më të mirë për të mposhtur argjentinasin David Nalbandian në dy sete (6-2, 6-2) në çerekfinalen e ATP Toronto.Murray, i shtati i renditur në botë, nuk pati shqetësime nga Nalbandian asnjëherë gjatë ndeshjes dhe arriti te fitorja brenda 70 minutave.
Skocezi do të takohet me Rafael Nadal në ndeshjen e radhës, pasi spanjolli arriti me vështirësi të mposhtë numrin 37 në botë, Philipp Kohlschreiber (3-6, 6-3, 6-4).
Numri një i botës, Nadal, u duk i përgjumur në fillim të ndeshjes, dhe Kohlschreiber shfrytëzoi këtë mundësi për të shënuar fitore në setin e parë. Por me kalimin kohës Nadal tregoi fuqinë për t’u kthyer dhe për të fituar dy setet e radhës.
Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, është shprehur të jetë tejet i kënaqur me paraqitjen e ekipit, sidomos të transferimeve të reja, në fitoren me penalti ndaj Bayernit në kuadër të trofeut “Franz Beckenbauer”.“Trofeu që sapo e fituam është me rëndësi, ashtu siç është mikpritësi (Franz Beckenbauer). Ai ishte një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave”.
“Ne luajtëm shumë mirë ndaj një ekipi që ka më shumë punë në mëngët e tij. Ne ishim më ordinerë në pjesën e dytë edhe pse ekipi është ende në përgatitje parasezonale. Më pëlqeu se si luajtën dy lojtarët tanë më të rinj. Khedira mund të mos jetë në formën më të mirë, por ai i plotësoi urdhërat me përpikmëri, ndërsa Carvalho i dha siguri mbrojtjes”, deklaroi Valdano.
Interi arriti ta fitojë Trofeun Tim kur arriti që të mposhtë edhe Juventusin edhe Milanin, përkundër faktit se në skuadrën e Interit ndaj Milanit ishin gjashtë lojtarë të U-18, ndërsa Rafa Benitez u shpreh të jetë i kënaqur me performancën.“Gjithnjë është me rëndësi që të fitojmë, edhe nëse këto turne janë të një rëndësie të vogël. Ne luajtëm shumë mirë ndaj Juventusit. Ndeshja e dytë ndaj Milanit ishte më ndryshe, pasi që kemi luajtur me fëmijë”.
“Milito dhe Eto’o nuk luajtën së bashku, pasi që të dy kanë ardhur para dy ditësh nga angazhimet me përfaqësuese. Sculli të transferohet pas largimit të Balotellit? Ne e kemi fituar këtë turne të vogël. Nuk ka kohë për merkato, do të flasim për këtë më vonë”, u shpreh Benitez për Inter Channel.
Sulmuesi i Santosit, u tregua konfuz sa u përket spekulimeve se ai mund të jetë pranë Ligës Premier, duke thënë se ai as vet nuk e di se ku do të shkojë.Sulmuesi gjatë një konference për shtyp, i pyetur nëse do të kalonte në Stamford Bridge, gjatë gjithë kohës përsëriti frazën: “Neymar është nga Santosi”.
Ky reagim i Neymar vjen pak orë pasi presidenti i Santosit, Luis Alvaro, ka kërcënuar Chelsean me raportim në FIFA për mënyrën se si është duke e joshur sulmuesin brazilian.
“Neymar është nga Santosi. A jeni të shurdhër?”, theksoi Luis Alvaro i pyetur nga gazetarët.
Sytë e të gjithë adhuruesve të futbollit ishin të përqëndruar në ndeshjen miqësore të Real Madridit dhe Bayernit, por drejtori i Los Blancos, Jorge Valdano, preferoi që ta shfrytëzonte rastin për ta kërkuar Mesut Ozil.Valdano në pushim të pjesës së parë u prononcua për televizionin publik ZDF, ku ka pranuar interesimin për supertalentin gjerman.
“Po, ne kemi bërë një ofertë për të”, theksoi Valdano.
Sidoqoftë, përgjigja e drejtorit sportiv të Werderit, Klaus Allofs, ishte tejet e shpejtë, duke aluduar kështu se oferta e Realit ishte e vogël.
“Nuk ia vlen të negociohet”, ka thënë Allofs.
Kampioni aktual i Evropës, Inter, e fitoi trofeun e parë për këtë sezon Trofeo Tim, pasi që u tregua skuadër tejet e fortë në përballje me rivalët e përbetuar, Juventusin dhe Milanin.Inter 1-0 Juventus, Wesley Sneijder, diferenca mes palëve…
Në Trofeo Tim u zhvilluan tri ndeshje nga 45 minuta gjatë një mbrëmje në San Nicola të Barit. Ndeshja e parë që u zhvillua mes Interit dhe Juventusit, u takoi Nerazzurëve, të cilët me anë të një eurogoli fantastik nga 25 metra i Wesley Sneijder siguruan fitoren e parë.
Juventus 1-1 Milan (2-4 në penalti), Amauri dhe Pepe fajtorët për dështimin…
Rossonerët ishin më të mirët në këtë takim, ndërsa në epërsi kaluan pas një goli të bukur të Ronaldinhos në minutën e 21-të të sfidës. Diego barazoi rezultatin pas 34 mintuash lojë, por dështimet e Amaurit dhe Simone Pepes nga penaltia bënë që Milani t’i hynte ndeshjes së fundit me Interin sikurse një finaleje të vërtetë.
Inter 0–0 Milan (3-2 në penalti), Rossonerët më precizë në dështime…
Rossonerët patën rastet më të mira gjatë miniderbit lokal, por ishin Nerazzurët ata që u treguan më klinikë para portës në penalti. Dështimet e Flaminis, Inzaghit dhe Ronaldinhos, u reflektuan në rezultatin e ndeshjes, pasi që te Interi dështuan vetëm Mancini dhe Stankovic, e që bëri që në fund Interi ta fitojë trofeun e parë për këtë sezon, Trofeun Tim.
Real Madridi ka arritur që për herë të parë në histori të klubit të fitojë një ndeshje në tokën gjermane, pasi që ka mposhtur me anë të penaltive Bayernin e Munichut midis Allianz Arenas.Ishte ky një duel mes Jose Mourinhos dhe Louis van Gaal, dy prej filozofive më kontroverse, të përballur me njëri tjetrin në sfidën klasike.
Bayerni e dominoi pjesën e parë, me një mori rastesh. Ishte penaltia e shkaktuar nga Sergio Ramos në Franck Riberyn ajo që i dha mundësinë Bayernit për të shënuar, por sa vlen kjo kur në portë ke një njeri apo qenie paranormale si Iker Casillas, që ndaloi goditjen e Holger Badstuber. Bayerni kishte edhe shumë raste të tjera gjatë pjesës së parë, të cilat nuk i shfrytëzoi.Ndeshja për Realin filloi vetëm në pjesën e dytë. Khedira në minutën e 53-të nga pesë metra dështoi të shënonte në portën e Bayernit. Më i mirë nuk ishte sa Van der Vaart që dështoi ta qëllonte golin, pasi portieri Thomas Kraft veç ishte i mposhtur. Ishte Cristiano Ronaldo ai që në minutën e 79-të dështoi nga një tentim me kokë, përderisa ishte duke bërë turizëm në zonën e Bayernit.
Goli i anuluar i Kloses (81’), ishte rasti i fundit i ndeshjes që u vendos në penalti, pas dështimeve të Hamit Altintop dhe Edson Braafheid, për t’i dhënë Realit trofeun para tifozëve gjermanë. Kjo fitore është e treta për Jose Mourinhon gjatë ndeshjeve parasezonale me Real Madridin.
















