Dirk Kuyt duke luftuar për top Përforcimi i verës për Arsenalin, Marouanhe Chamack, ka shënuar një gol të vonshëm për të ndihmuar Topçinjtë të nxjerrin një pikë në derbin e javës së parë të Ligës Premier, atë ndaj Liverpoolit, të zhvilluar në Anfield.
Pjesa e parë ishte tejet monotone me pak raste shënimi. Ishte Vermaelen ai që kërcënoi për herë të parë portën në Anfield, me anë të një goditjeje të fuqishme. Liverpooli u zgjua në fund të pjesës së parë, me Johnson që tentoi ta befasojë Almunian me një gjuajtje nga distanca. Ishte edhe dëbimi nga vija fatale që shpëtoi Arsenalin nga pranimi i golit në fund të pjesës së parë.Momenti kyç i pjesës së parë ndodh në minutën e fundit të tij. Joe Cole në debutimin e tij në Ligën Premier në fanellën e Liverpoolit përjashtohet pas një starti të ashpër në Laurent Koscielnyn. Debutim i 'kuq' për Joe Cole Fraksioni i dytë kishte fytyrë tjetër. Dy minuta brenda pjesës së dytë (47’), Mascherano shërben në mënyrë fantastike David N’Gog, i cili shënoi gol të bukur në portën e Almunias për epërsinë e Liverpoolit.
Arsene Wenger si strateg i vërtet që është, inkuadroi tërë ‘arsenalin’ e tij, duke u munduar së paku të dalë me një pikë nga Anfield.
N'Gog befasoi Arsenalin në fillim të pjesës së dytë Në minutën e fundit të takimit (90’), shënohet dhe goli i barazimit. Pas një harkimi të bukur në zonë, Reina dështoi ta kapte topin dhe pasi goditja e Chamakh qëlloi shtyllën, ishte Reina ai që e futi në portë topin për rezultatin përfundimtar 1-1.
Ishte ky një start shumë i mirë i Liverpoolit përkundër barazimit dhe kartonit të kuq, kurse Arsene Wenger ka ende për të bërë nëse dëshiron të garojë për titull në Ligën Premier.
Hatem Ben Arfa ka deklaruar publikisht se ai nuk ka ndërmend të kthehet në qendrën stërvitore të Marseille, në mënyrë që ta detyrojë klubin ta lejojë largimin e tij, me Newcastle United që mezi pret ta shfrytëzojë rastin.
“Unë nuk do të kthehem në stërvitje. Ka mbaruar. Unë jam i gatshëm të mos luaj këtë sezon. Unë kam krenarinë time, dinjitetin tim. Unë nuk jam plehër”.
“Me kohë, njerëzit do të shohin se kisha të drejtë. Vetëm pse paguhemi nuk do të thotë se ne jemi skllavë”, u shpreh Ben Arfa për L’Equipe.
Jose Mourinho Real Madrid Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se si çdo trajner edhe ai do të mirëpriste transferimet e reja, duke aluduar kështu në aktivitet të Los Blancos deri në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
“Asnjë trajner nuk do t’i thoshte jo një transferimi, por kjo është një çështje në dorë të klubit. Dera është e hapur për blerje, por edhe për largime”, theksoi Mourinho.
Portugezi shtoi se skuadra e tij duhet të mësohet të luajë pa Kakan për periudhën sa ai nuk do të jetë në gjendje gatishmërie.
Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona, ia ka bërë të ditur Aston Villas se ai do të dëshironte të ulet në stolin menaxhues të klubit.
Martin O’Neill hoqi dorë nga posti i tij javën e kaluar, me Kevin McDonald që morri drejtimin e klubit përkohësisht dhe ia solli Villas edhe fitoren e parë, 3-0, në ndeshjen e parë ndaj West Ham United.
Deri tash menaxheri i Ajax, Martin Jol, dhe përzgjedhësi i SHBA-ve, Bob Bradley, janë lidhur me një marrje në drejtim të klubit anglez, por Maradona beson se ai mund të jetë njeriu i duhur për këtë post.
“Mendoj se Diego do të ishte i hapu për idenë për të ardhur në Angli dhe për të menaxhuar Aston Villan. Ai është i joshur nga futbolli anglez dhe nga mënyra e jetës në vendin tuaj dhe e di se ai do të ishte shumë i interesuar për këtë detyrë”, ka thënë përfaqësuese evropian i tij, Walter Soriano, për Sunday Mercury.
Vetëm pas një ndeshje në sezonin e ri të Ligës Premier, Mancini është nën presion të madh pasi mediat filluan të spekulojnë për pasardhësit e tij.
City dje nuk tregoi ndonjë ndeshje të mirë në takimin e parë të sezonit të ri, kundër Tottenham, dhe vetëm disa reagime të shkëlqyeshme të portierit Joe Hart e shpëtuan klubin nga disfata.
Sipas News of the World, pronarët e Manchester Cityt dëshirojnë ndryshime në pozitën e menaxherit, ndërsa dëshirë e tyre është përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello.
Pas investimeve të mëdha, pronarët e Cityt janë të etur për rezultate pozitive, andaj presioni në Mancinin është i madh. Nëse paraqitjet e dobëta vazhdojnë edhe në ndeshjen në vazhdim, stoli i tij mund të kërcënohet seriozisht.
Ryan Giggs ka zbuluar se në të ardhmen ai dëshiron të bëhet menaxher i Manchester United ose të bëhet përzgjedhës i përfaqësuese së Uellsit.
36-vjeçari Giggs ka fituar çdo trofe të madh të mundshëm në nivel klubi gjatë karrierës së tij 20-vjeçare në Old Trafford dhe tashmë ka filluar t’i marrë licencat e trajnerit me qëllim që t’i ndjekë ish-bashkëlojtarët e tij te United, si Stivie Bruce, Mark Hughes dhe Roy Keane, të cilët kanë filluar karriera si menaxherë.
“Qëllimi im në të ardhmen është të bëhem menaxher i Manchester United ose të bëhem përzgjedhës i Uellsit. Mendoj se nuk mund të di nëse do të mund të përballem me gjithë atë stres derisa nuk i jap fund karrierës si futbollist dhe të pyetem se ‘çfarë do të bëj tash?’,”, ka thënë Giggs.
Antonio Cassano thotë se shanset që ai të transferohet te Interi janë afër zeros dhe thotë se ai planifikon të mbetet në Sampdoria deri në fund të karrierës.
Djaloshi problematik, i cili në Sampdoria e riktheu në kahe të duhur karrierën e tij, është lidhur me një kalim në Inter si zëvendësim për Mario Balotellin, i cili kaloi në radhët e Mancehster Cityt. Por në një intervistë të fundit, Cassano thotë se ai dëshiron ta mbyllë karrierën me klubin e tij aktual.
“Sa më takon mua, shanset e largimit tim janë afër zeros. Nëse presidenti Ricardo Garone mendon ndryshe, atëherë nuk e di. Raporti im me Morattin zgjat tashmë një dekadë, vërtetë e respektoj atë pasi gjithmonë ka thënë gjëra të mira për mua, por unë dua ta përfundoj karrierën te Sampdoria”.
“Jam i lumtur këtu, ndjehem si mbret. Lumturia është gjë e rëndësishme në jetën time dhe pikërisht këtu jam i lumtur”, ka thënë Cassano në një intervistë për sportiven italiane La Gazzetta dello Sport.
Wesley Sneijder thotë se ai nuk është shumë i shqetësuar për qëllimet personale dhe është i fokusuar vetëm të vazhdojë të fitojë me Interin.
Holandezi ishte një prej futbollistëve kyç të sezonit të kaluar, kur Interi bëri histori duke fituar Ligën e Kampionëve pas 45 viteve, ndërsa përveç kësaj Interi fitoi edhe Skudeton dhe Kupën e Italisë.
Sneijder pati edhe një paraqitje të shkëlqyeshme me Holandën në Kupën e Botës ku ishte shënuesi më i mirë me David Villa dhe Thomas Muller, derisa ndihmoi kombëtaren e tij të arrijë deri në finale. Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Ajaxit është një prej kandidatëve kryesor për të fituar Topin e Artë dhe çmimin e Futbollistit më të Mirë të Vitit.
“Topi i Artë? Mua më intereson vetëm të bëj lojëra të mira me fanellën e Interit dhe të shënojmë sa më shumë fitore. Nuk kam kurrfarë obsesioni për qëllimet personale”, ka thënë holandezi.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është duke planifikuar të lansojë një ofertë mjaft joshëse për Chelsean në mënyrë që të ribashkohet me sulmuesin Didier Drogba.
Strategu portugez tashmë ka transferuar Carvalhon për 6.7 milionë funte dhe sipas Sunday People, Mourinho dëshiron ta bëjë këtë edhe me Drogban.
Drogba do të mirëpriste mundësinë për t’u ribashkuar me ish-bosin e tij dhe Mourinho beson se një ofertë prej 10 milionë funtesh do të ishte e mjaftueshme për t’i bindur zyrtarët e Chelseat që të divorcohen nga sulmuesi i Bregut të Fildishtë.
Kampioni i botës me Spanjën, Jesus Navas, ka thënë për Marca se Sevilla e di mjaft mirë se çfarë do ta presë në ndeshjen kthyese të finales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës në Camp Nou.
“Nuk ka mbaruar ende. Kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 90 minuta në Camp Nou, që është kohë e gjatë për lojtarë që mund të shënojnë në çdo moment”.
“Së paku, ne kemi rezultat të mirë nga ndeshja e parë dhe luajtëm më intensitet. Unë jam mirë, por duhet të shkoj ngadalë me përgatitjet fizike”, u shpreh Navas.
Agjenti i sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka thënë se Marco Materazzi është fajtor i largimit të B45 nga Interi.
“Kur e kuptova se lidhjet e tij me Interin kanë mbaruar? Pasi Materazzi e goditi në fund të ndeshjes ndaj Barcelonës. Mario ia fali atij, por unë jo”.
“As fjalët e Ivan Cordobas nuk i ndihmuan atij. Interi është dashur ta mbronte Balotellin, pasi që nëse keni një talent të tillë ju duhet ta mbroni atë, sidomos nëse nuk e ka karakterin e fortë sikurse të Ibrahimovic dhe është vetëm 20 vjeçar”, tha Mino Raiola për Il Corriere dello Sport.
Portieri i Manchester United, Edwin Van der Saar, thotë se ai është humbës i keq.
“Unë kam fituar disa tituj në karrierën time dhe njerëzit gjithnjë pyesin, ‘A nuk e ke mjaft’?”.
“Por, gjithnjë mund të ketë më shumë. Nuk mendoj për gjërat që i kam fituar, por për gjërat që i kam humbur. Sikurse humbja në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë. Nuk mendoj për atë që e fituam në vitin 2008”, u shpreh 40 vjeçari.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka hedhur poshtë pohimet e kritikëve dhe njerëzve që mendojnë se Djajtë e Kuq nuk do të jenë në top katërshe këtë sezon.
“Ne mund të marrim guxim nga fakti i lëndimeve sezonin e kaluar, pasi që po të mos i kishim pasur mendoj se do ta fitonim titullin”.
“Mjaft njerëz nuk na shohin në top katërshe këtë vit. Për shkak se kemi qenë aq të sukseshsëm me vite të tëra, ekziston shpresa se nëse ne nuk do të jemi në top katërshe do të ketë për çfarë të shkruhet. United të mos jetë në top katërshe? Ju lutem, ata që e mendojnë këtë sigurisht se nuk janë mirë nga ana shëndetësore”, deklaroi Ferguson për The Telegraph.
Mesfushori i Werder Bremenit, Mesut Ozil, ka thënë se ai dëshiron të transferohet te Real Madridi.
“Unë jam shumë i pikëlluar dhe ia kam thënë këtë edhe drejtorit Klaus Allofs. Unë shpresoj se ata do t’i pranojnë ofertat tjera sepse ëndrra e çdo lojtari është që të jetë pjesë e klubit më të madh në Evropë”, theksoi Ozil për Marca.
Drejtori i Real Madridit kishte konfirmuar të premtën se një ofertë që i është bërë Werderit për Ozil është refuzuar.
Sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh, mendon se Liverpooli është nën presion më të madh për të arritur diçka këtë sezon se sa Arsenali.
“Arsenali pati një sezon të mirë. Ne kemi zënë pozitën e tretë. Synimi ishte kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe mendoj se këtë e bëmë mjaft mirë”.
“Ekziston presion te një klub si Arsenali, por Liverpooli do të jetë nën presion më të madh për shkak të sezonit të keq që e ka kaluar. Do të jetë e vështirëi për ne, por do të jetë e vështirë edhe për Liverpoolin. Ne do të bëjmë gjithçka për të sjellë pikët nga Anfield në Emirates”, deklaroi Chamakh.
Mbrojtësi i Barcelonës, Adriano, është i bindur se kampioni i Spanjës, Barcelona, do të arrijë ta mposhtë Sevillën në ndeshjen kthyese të finales së Superkupës që zhvillohet në Camp Nou.
Adriano debutoi në këtë ndeshje për Barcelonën dhe ai u shpreh se për të ishte e veçantë që debutoi në një vend të veçantë siç është Ramon Sanchez Pizjuan.
“Ne kemi 90 minuta tjera dhe do të luftojmë për atë. Me tifozët tanë prapa nesh, ne do t’i tejkalojmë ata”, theksoi Adriano për AS.