Tottenham është mposhtur me rezultat 3-2 në fushë të Young Boys në ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për kualifikimet për në fazën e grupeve të Ligës Kampionëve.
Ekipi zviceran arriti të kalojë në epërsi të trefishtë brenda 28 minutash lojë. Pas katër minuta, pas një rrëmuje para portës së Huerelho Gomes, Senad Lulic shënoi golin e parë të takimit.
Vendasit arritën shpejt të dyfishojnë rezultatin, kur pas një gabimi të Wilson Palacios, mesfushori Henri Bienvenu gjen përsëri portën e Gomes (13’). Pas më pak se gjysmë ore lojë zviceranët bënë befasinë e radhës, kur Xavier Hochstrasser gjeti hapësirë për të shënuar edhe golin e tretë (28’).
Me tre minuta para fundit të pjesës së parë anglezët arritën të shënojnë për të ngushtuar në 3-1 rezultatin, falë një goli të shënuar nga Sebastien Bassong. Anglezët dominuan pjesën e dytë të ndeshjes, por e gjithë çfarë arritën ishte një ngushtim rezultati në 3-2, falë një goli të vonshëm të shënuar nga Roman Pavlychenko (83’).
Rezultati mund të jetë në favor të ekipit anglez, të cilët në ndeshjen e radhës që zhvillohet javën e ardhshme në White Hart Lane, mund të kualifikohen edhe me një fitore minimale, kjo falë golave që kanë shënuar në udhëtim.
Nga ndeshjet tjera të sotme të Ligës së Kampionëve, holandezët e Ajax kanë nxjerrë barazim 1-1 në udhëtim te ukrainasit e Dinamo Kiev, derisa norvegjezët e Rosenborg kanë shënuar fitore 2-1 ndaj danezëve të Copenhagen. Fitore në udhëtim ka shënuar ekipi sllovak Zilina ndaj çekëve të Sparta Pragës, derisa rusët e Zenit kanë shënuar fitore minimale si nikoqir i ekipit francez, Auxerre.
Kampioni në fuqi i Evropës, Inter, raportohet se vazhdon të kërkojë sulmuesin e Liverpoolit, Dirk Kuyt.
Corriere dello Sport shkruan se Interi kishte bërë pyetje për Kuyt gjatë bisedave për Javier Mascheranon. Trajneri i Interit, Rafa Benitez, e sheh Kuyt si një mbulesë ideale për sulmuesin Diego Milito.
Ndërkohë, drejtuesit e Interit janë informuar se menaxheri i ri i Liverpoolit, Roy Hodgson, synon ta përfshijë Mascheranon në Europa League gjatë kësaj here, që mund të bllokonte bisedat dhe transferimin e lojtarit.
Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, është i paepur për të fituar edhe një titull tjetër të Ligës Premier.
Giggs thotë se titulli i tij i 12-të i Ligës Premier është synimi i tij kryesor në sezonin e ri.
Lojtari më triumfues në historinë e futbollit anglez thotë se shansi për të qenë kampion edhe një herë është ëndrra e tij e fundit para se ai t’i varë këpucët në fund të sezonit.
“Nëse do të mund të fitoj vetëm edhe një trofe më shumë, cili do të ishte? Liga Premier apo Liga e Kampionëve? Mendoj se do të doja të fitoj edhe një trofe (në ligë). Atëherë do të mund ta kalonim Liverpoolin”, ka thënë Giggs.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se miliarderët e Ligës Premier nuk mund t’u blejnë besimin lojtarëve.
“Dy-tri vitet e fundit ne kemi parë pronarë shumë të pasur që janë bërë pjesë e klubeve të Ligës Premier dhe tani bëjnë këto tentime kamikaze për ta shpenzuar paranë e tyre. Është çmenduri shumat të cilat po i dëgjojmë sot në futbollin modern”.
“Mendoj se kjo nuk do të ndalet. Mendoj se kjo do të vazhdojë edhe për dy tri vitet e ardhshme derisa të kuptohet se nuk mund të arrihet asgjë me shpenzime. Do të vijë koha kur do të duhet të blejmë një lojtar më të pjekur, por për momentin klubet janë të lojtarëve të rinj”, precizoi Ferguson.
Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, ka inkurajuar bashkëlojtarët që të vendosin qëllime më të mëdha para vetes, pasi që sipas qendërmbrojtësit, dy tituj janë minimumi për Blutë e Londrës.
“Sezoni i akluar ishte i mrekullueshëm pë rne, asnjë ekip kurrë nuk i ka fituar dy tituj për këtë klub dhe kjo do të thotë se ky grup është duke hyrë në historinë e Chelseat”.
“Ne e dimë se për çfarë jenmi në gjendje, net ë gjithë duam të fitojmë gjithçka me këtë skuadër. Mentaliteti fitues nuk është diçka për të cilën ne duam të flasim, ne urrejmë të shohim ndonjë ekip tjetër duke ngritur trofe dhe është në dorë tonën që të sigurohemi që të mos e përjetojmë ndjenjën kur United e fitoi tre herë radhazi Ligën Premier”.
“Ai është i joni përsëri, ashtu si FA Cup dhe rifitimi i këtyre trofeve është minimumi për ne këtë sezon”, deklaroi Terry.
Sulmuesi i talentuar i Manchester United, Javier Hernandez, ka deklaruar se ai është duke e jetuar ëndrrën fëmijërore për të luajtur për Manchester Unitedin, ndërsa si synim kryesor e ka vënë fitimin e Ligës së Kampionëve.
“Unë po jetoj ëndrrën që e kam pasur si 10 vjeçar. E doja këtë ekip dhe këta lojtarë si Paul Scholes dhe Ryan Giggs, unë doja të isha si ata”.
“Këtu, unë dua të kënaqem me rastin që më është dhënë për t’u ngritur si lojtar dhe gjëja më e rëndësishme është që unë dua ta fitoj Ligën e Kamnpionëve me këtë ekip”, deklaroi meksikani.
Transferi i ri i Cardiff Cityt, Craig Bellamy, ka këmbëngulur se ai nuk është i hidhëruar në Roberto Mancinin e Manchester Cityt, pasi që ai ka kërkuar që prej kohësh rikthimin në vendlindje.
“Unë u largova nga shtëpia në moshën 15 vjeçare. Unë pata ndjenjën që dua të rikthehem, por unë kërkova që të rikthehesha në formën time më të mirë. Familja ime ka qenë këtu dhe unë dua t’i shpërblej ata. Unë jam në Ligën Premier që 10 vite dhe jam në maje të karrierës. Gjuri im ndjehet për mrekulli. Nuk më intereson që do të luaj në Championship dhe jo në Ligën Premier”.
“Unë jam mirë me Roberto Mancinin dhe nuk ka shije të idhët. Shpresoj se ai do të bëjë punë të mirë dhe disa prej gjërave që i dëgjova, i dëgjova më herët dhe ato nuk më befasojnë”, është shprehur Bellamy.
Mesfushori i Real Madridit, Rafael Van der Vaart, mund të jetë shumë pranë largimit nga Real Madridi, pas tranferimit të Mesut Ozil, njofton sportivja madrilene AS.
Është thënë se Real Madridi po përballet me ‘mbipopullim’ të mesfushorëve kreativ, pasi që tashmë kanë pesë mesfushorë të tillë në Van der Vaartin, Esteban Graneron, Sergio Canalesin, të lënduarin Kaka dhe të posatransferuarin Ozil.
Mefushori holandez është parë duke biseduar me Mourinhon gjatë stërvitjes së djeshme për pesë minuta. Flitet se e tërë Bundesliga është në kërkim të Van der Vaart, për shkak se ‘VDV’ ka lënë vepra të mira prapa tij, si p.sh eurogolat ndaj Bayernit, më saktësisht Oliver Kahnit të penzionuar.
Manchester City dhe Aston Villa thuhet të kenë arritur marrëveshje shkëmbimi për mesfushorët James Milner dhe Stephen Ireland.
Sipas mediave angleze, klubet kanë arritur marrëveshje për të përfunduar një prej sagave më të gjata të kësaj vere. Milner pritet që të udhëtojë te City për të bërë testin mjekësor sonte mbrëma, me detajet personale të cilat nuk është parashikuar se mund ta ndalojnë zyrtarizimin.
Duket se Stephen Ireland do të shkojë në drejtim të kundërt, pra te Aston Villa, ndërsa shuma totale e transferimit të Milner te City, duke përfshirë edhe vlerën e Stephen Ireland, llogaritet të jetë deri në 25 milionë funte.
Sulmuesi i ri i Manchester Cityt, Mario Balotelli, ka thënë në prezantimin e tij në Eastlands se ai nuk është djalosh i keq.
“Nuk jam djalosh i keq. Unë jam vetëm një djal normal. Unë jam i lumtur që jam te Manchester City, për shkak të menaxherit dhe ambientit”.Problematiku i Interit, tani mbret i 'ManciniSter Cityt'...
“Më vjen keq që jam larguar na familja ime dhe miqtë në Itali, por jo për arsye profesionale. Mendoj se do të përshtatem në Ligën Premier, sepse mendoj që për një sulmues është ndoshta kampionati ideal në krahasim me Italinë, ku luhet futbolli taktik. Mendoj se do të përshtatem mjaft mirë në Ligën Premier”, u shpreh B45.
Federata Franceze e Futbollit (FFF), ka suspenduar me 18 ndeshje moslojë shkaktarin e ‘skandalit francez’ të Botërorit të sivjetmë, Nicolas Anelka, përderisa FFF ka ‘kositur’ edhe lojtarë tjerë.
Komiteti disiplinor që u mblodh të martën gjithashtu i dha një dënim prej pesë ndeshje moslojë ish-kapitenit Patrice Evra. Ribery dhe Toulalan u dënuan me nga tre ndeshje respektivisht një ndeshje moslojë. Eric Abidal kaloi lehtë pa u dënuar.
Këto hapa të FFF vijnë pas një fushate turpëruese gjatë Kampionatit Botëror, ku u shkaktua konflikt mes lojtarëve senior të skuadrës dhe përzgjedhësit të atëhershëm, Raymond Domenech.
Gjiganti spanjoll, Real Madrid, ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka kompletuar transferimin e mesfushorit gjerman, Mesut Ozil.
Klubi mbretëror spanjoll nuk ka dhënë detaje për transferimin e bërë, por flitet për një shumë prej 20 milionë eurosh.
Ky transferim paraqet një lëvizje tjetër të jashtëzakonshme të Real Madridit në afatin kalimtar veror dhe madrilenët mund ta quajnë tani skuadrën e tyre të kompletuar.
Ozil kaloi nga Schalke të Werderi në vitin 2008, ku shënoi 13 gola në 60 paraqitje. Mesfushori tregoi paraqitje të jashtëzakonshme gjatë Botërorit, që bëri që e tërë Evropa të jetë në kërkim të tij, por pesha që bart Reali si klub e bëri të vetën tek Ozil, që refuzoi edhe kampionin e Evropës, Interin.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Craig Bellamy, është pajtuar t’i bashkohet ekipit të ligës së dytë angleze, Cardiff City, si huazim deri në fund të sezonit.
31-vjeçari u la jashtë 25 lojtarëve që City i ka lajmëruar për sezonin e ri dhe pavarësisht interesimit nga Tottenham, Fulham dhe Celtic, ai ka vendosur t’i bashkohet ekipit nga vendlindja e tij.
“Manchester City mund të konfirmojë se Craig Bellamy është pajtuar t’i bashkohet klubit Cardiff City si huazim për një sezon”, shkruhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Manchester Cityt.
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, thotë se ai nuk luan në rolin e sulmuesit të qendrës në klubin londinez dhe se i pëlqen të luajë si mesfushor ofensiv, pasi kështu mund ta shijojë më shumë lojën.
“E kam ndryshuar tashmë rolin tim. Kam qenë sulmues, por te Chelsea luaj më shumë prapa sulmuesit ose në të djathtë të tij. Dhe më pëlqen të luaj kështu. Tashmë nuk jam sulmues, nuk jam sulmues i qendrës, pasi dua ta shijoj më shumë lojën, të jem më i përfshirë”, ka thënë Anelka për Daily Express.
“Në futboll duhet të jeni më i lëvizshëm nganjëherë, pasi gjëja më e rëndësishme është ta fitosh ndeshjen dhe të shijosh futbollin. Më pëlqen të jem pjesë e ndeshjes, ta prek topin dhe madje edhe të dal në mbrojtje, dhe tash mund ta bëj këtë”, ka shtuar francezi.
Lionel Messi thotë se transferimi i mesfushorit të Liverpoolit, Javier Mascherano, është një gjë e patjetërsueshme për Barcelonën.
Sulmuesi dëshiron që kapiteni i tij te kombëtarja argjentinase t’i bashkohet atij te klubi katalanas sa më shpejt që është e mundshme.
“Kapiteni ‘i vogël’ do të ishte një shtytje e madhe për Barcelonën. Ai ka kualitete për të luajtur për Barcelonën dhe karakteri i tij do të përshtatej në mënyrë të përkryer në klub”, ka thënë Messi.
Mesfushori i West Ham United, Valon Behrami, ka thënë se ai dëshiron të kalojë te Roma gjatë këtij afati kalimtar.
Anësori kosovar, i cili kaloi pesë sezone në Itali me Genoan, Veronan dhe Lazion, është nën kontratë me West Hamin deri në vitin 2013, por shpreson të rikthehet në Serie A.
“Ka interesim për mua nga Roma, por ende asgjë konkrete, andaj ende jam në West Ham. Nuk do të kisha problem të luaj për Romën, edhe pse jam një ish-lojtar i Lazios. Jam profesionist dhe gjithmonë jap më të mirën”.
“Vajza ime Sofia tash është 18-muajshe dhe nuk është lehtë ta rritësh fëmijën në Londër. Përveç asaj, Elena nuk ndjehet mirë. Ajo nuk ka një rreth të madh të miqve këtu”, ka thënë Behrami.
Legjenda e Arsenalit, David Seaman Legjenda e Arsenalit, David Seaman, ka thënë se Manchester United është ekipi që ka më shumë gjasa për ta fituar titullin këtë sezon.
Seaman beson se Arsenali ka mungesë të qëndrueshmërisë së nevojshme për të sfiduar kampionin në fuqi, Chelsean, dhe nënkampionin, Manchester United.
“Dëshiroj Arsenali t’ia dalë mirë, por ata kanë nevojë për më shumë qëndrueshmëri. Ata duhet të luajnë më ashpër kohë pas kohe, të vjedhin disa rezultate edhe kur nuk luajnë mirë”, ka thënë Seaman.
“Nuk do të thosha se gara për titull është e paparashikueshme, siç thonë njerëzit. Chelsea dhe United janë ende më të mirët, të tjerët janë të hutuar. Të dyja këto ekipe kanë një përzierje të mirë të rinisë dhe përvojës”.“Mendoj se United do ta fitojë titullin. Ata kanë një ekip shumë të fuqishëm. Ata kanë një kombinim të mirë. Lojtarët e moshuar si Ryan Giggs dhe Paul Scholes kanë ende për të ofruar, dhe atje luajnë edhe disa lojtarë të rinj vërtet të mirë”, ka shtuar ish-portieri i kombëtares angleze.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, beson se Mario Balotelli shumë shpejt do të mund të adaptohet me jetën në Ligën Premier dhe do të ketë sukses të madh në Angli.
“Mario është një futbollist i shkëlqyeshëm i cili vjen në një ekip i cili që në vitin e kaluar ishte i fuqishëm, një ekip që është përmirësuar në këtë afat kalimtar dhe ekip i cili do të angazhojë së paku edhe një kampion pas transferimit të Balotellit”.
“Balotelli është një lloj futbollisti i cili i përshtatet këtij kampionati. Ai është shumë i fuqishëm fizikisht dhe teknikisht. Ai menjëherë do të përshtatet në ekipin e tij. Ai po ashtu këtu do ta gjejë Roberto Mancinin i cili e ka lansuar atë në Serie A. Por po ashtu do t’i jepja një këshillë Balotellit. Kujdes në fotoreporterët. Ata këtu janë të tmerrshëm”, ka thënë Ancelotti.
Mesfushori i Tottenhamit, Jermaine Jenas, është në rrugë për t’u transferuar te Juventusi, shkruajnë mediat angleze.
The Mirror bën të ditur se Jenas mund të kalojë te Juve në formë huazimi njëvjeçar, me mundësi që marrëveshja të bëhet e përhershme në fund të sezonit për një shumë prej 10 milionë funtesh.
Jenas nuk është lojtar standard në ekipin e Harry Redknapp dhe një largim i tij mund të jetë pozitiv edhe për lojtarin. Gazeta britanike shkruan se agjenti i Jenas mbrëmë i ka diskutuar detajet e marrëveshjes për këtë transferim.
Nëse Jenas largohet, kjo do të thotë se Tottenham mund të angazhojë edhe ndonjë përforcim deri në fund të afatit kalimtar.
Martin Palermo dhe Maradona Ylli i Boca Juniors, Martin Palermo, ka akuzuar futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messi, për paaftësi në lidership.
“Messi nuk është Maradona. Për mua, Messi nuk e ka mentalitetin e Maradonas. Ai nuk është i gatshëm për përgjegjësi”.
“Ai nuk është në gjendje ta mbajë rolin e rregullatorit te Argjentina, pasi që ai është mësuar te Barcelona me një sistem të krijuar për të. Ai nuk ka përvojën jetësore të nevojshme për lidership. Ai ka qenë te Barcelona që nga mosha 12 vjeçare. A e dini se çfarë bënte Maradona në këtë moshë?”, deklaroi në mënyrë sensacionale Palermo.
Mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë, Maicon, është duke e menduar shkarkimin e agjentit të tij, Antonio Caliendo, në mënyrë që të kalojë te Real Madridi.
Jornal do Brasil shkruan se Maicon është i hidhëruar që e ka humbur rastin për t’iu bashkuar Realit dhe për këtë e fajëson agjentin e tij.
Thuhet se Maicon kërkon ta shkëpusë kontratën me Caliendon dhe të negociojë vet për këtë transferim, pasi që dëshiron me çdo kusht kalimin në Bernabeu, me të marrë vesh se është lënduar Ezequiel Garay.
Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, thotë se ai nuk ka nevojë t’i japë këshilla sulmuesit Javier Hernandez, pasi që ai ka të ardhme të ndritur.
“Unë nuk jam mësuar të japi këshilla. Ai vetëm duhet të dëgjojë njerëzit pranë tij dhe bosin dhe të vazhdoj të bëj atë që ka qenë duke bërë. Unë i pashë golat e tij në Botëror dhe gjatë parasezonës, unë kam parë se sa mirë ai stërvitet dhe ai është djalosh shumë i mirë”.
“Nëse vazhdon kështu, mendoj se ai ka të ardhshme të ndritur”, tha Berbatov për faqen zyrtare të United.
Babai i mesfushorit gjerman, Mesut Ozil, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja mes Real Madridit dhe Werder Bremenit, njofton e përditshmja turke Hurriyet.
“Ne kemi premtuar se nëse Werderi e mban sivjet atë, vitin e ardhshëm ai do të largohet si transfer i lirë”, theksoi Mustafa Ozil.
Ai gjithashtu konfirmoi se djali i tij ka marrë ofertë shumë më të mirë nga Interi, por vendosi që ta refuzonte atë për të kaluar te Los Blanocs.
“Mesut dhe unë qëndruam në shtëpinë e Florentino Perezit në Madrid, ai na ftoi neve dhe gjithçka u zgjidh shpejtë. Ne jemi impresionuar nga dëshira për t’i ndihmuar fëmiut tim të luajë për klubin e tij. Kemi pasur ofertë shumë të mirë nga Interi, por Real Madridi është Real Madridi”.
“Djali im ka thënë se klubi i vetëm që ai dëshiron të transferohet është Real Madridi”, përfundoi babai i supertalentit gjerman.
Njeriu i ndeshjes në shkatërrimin prej 3-0 ndaj Newcastle United, Paul Scholes, ka deklaruar se ai nuk e di se kur do të penzionohet dhe përderisa është në top formë, ai do të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë.
“Gjëja më e rëndësishme është ta fitojmë ndeshjen. Ne kemi mundur të shënojmë më shumë gola, por tani kemi një fitore prej 3-0 në start të sezonit. Newcastle u mbrojt mirë, u mbrojt thellë. Ne nuk filluam dhe aq mirë, por kur shënuam, atëherë ishim rrezik konstant. Shumë ekipe vijnë këtu dhe tentojnë të na e bëjnë të vështirë, por ne jemi të duruar dhe e mbajtëm mirë topin”.
“Penzionimi? Nuk i kam vënë vetes kufinj, unë do të vazhdoj të eci, do të vazhdoj të luaj mirë, do të vazhdoj të qëndroj në ekip për të parë se deri ku mund të arrij”, tha Scholes pas ndeshjes.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka pranuar se ai ishte i kënaqur me atë që pa nga lojtarët e tij në filim të sezonit të ri në Ligën Premier, pas fitores prej 3-0 ndaj Newcastle United.
“Ne kemi humbur shumë raste, mendoj se Berbatov është dashur të shënonte tre ose katër gola tjerë, por paraqitja e tij ishte e shkëlqyer”.
“Mendoj se tri pikët janë gjithmonë të rëndësishme në ndeshjet si vendas. Mendoj se për pjesën më të madhe të ndeshjes ne ishim në kontroll të saj, pasimi ynë ishte i mirë dhe ishte paraqitje tepër e mirë”, tha Fergie duke lëvduar më pas paraqitjen e veteranëve Giggs dhe Scholes.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka këmbëngulur se ai mund të luajë përkrah bashkëlojtarit Zlatan Ibrahimovic dhe njëherit u shpreh se nuk i pritet fillimi i sezonit.
“Unë mund të luaj me Ibrahimovic. Totalisht. Në futboll nuk është asgjë e pakoordinueshme dhe aq më pak me lojtarë kualitativë si ai. Unë e di se kemi skuadër të mrekullueshme dhe cilësinë për të fituar gjithçka”.
“Unë do të japi më të mirën në çdo seancë stërvitore për të qenë 100 % i gatshëm, por nuk jam ai që vendosi. Shpresoj se së shpejti do jem në 100 % të formës dhe ta bëj debutimin tim. Ekipit do t’i duhen golat dhe kjo është puna ime. Me punë të përditshme dhe ndihmën e kolegëve shpresoj se do të shënoj maksimumin e mundshëm”.
“Të jem në fushë është vendi ku ndjehem më mirë. Shumë herë kam ëndërruar për debutimin me Barcelonën. Që nga koha kur jam prezantuar si lojtar i Barcelonës, unë kam kërkuar që ta përmbushi ëndrrën e të luajturit për këtë ekip dhe shpresoj se kjo do të realizohet sa më shpejtë që është e mundur”, deklaroi Villa për AS.
Mbrojtësi veteran i Milanit, Alessandro Nesta, iu nënshtrua të hënën operimit, pasi theu dorën gjatë ndeshjes ndaj Juventusit në Trofeun Tim.
34 vjeçari pësoi frakturë në asht dhe pas një operacioni të suksesshëm, pritet që ai të kthehet pas një jave. Faqja zyrtare e Milanit me anë të një komunikate konfirmoi: “Nesta natyrisht se do të jetë i gatshëm për fillimin e Serie A”.
Kampionati italian nuk do të nisë edhe për dy javë të tjera, kur Rossonerët do të takohen me Leccen më 29 gusht.
Interi pritet që të bisedojë me Romën për një marrëveshje shkëmbimi të mbrojtësit Nicolas Burdisso, i cili do t’i bashkohej Romës, kurse në atë rast në drejt Meazzas do të vinte Julio Baptista.
Një takim mes zyrtarëve të dy skuadrave pritet të mbahet në premtën, por sipas të gjitha gjasave pritet që ata të takohen gjatë Superkupës së Italisë. Roma deri tani nuk ka arritur ta bindë Interin për një shumë të arsyeshme transferimi për Burdisson, përderisa Baptista refuzoi çdo transferim të mundshëm.
Trajneri i Interit, Rafa Benitez, favorizon më shumë holandezin Dirk Kuyt, kurse presidenti i Interit thuhet të ketë biseduar dje me Genoan për Giussepe Scullin, transferimi i të cilit mund të finalizohet gjatë kësaj jave për 5 milionë euro.
Nëse ndodh që transferimet e lartpërmendura të marrin jetë, atëherë Roma do të kthehej në fund të afatit kalimtar veror, për një tentim përfundimtar për Burdisson.
Atletico Madridi ka arritur marrëveshje huazimi për mesfushorin e Juventusit, Tiago, njoftoi nëpërmjet faqes zyrtare klubi spanjoll.
“Tiago është transferuar si huazim për një sezon. Mesfushori do t’i bashkohet ekipit në stërvitje të martën”, shkruan në në komunikatën e lëshuar nga Atletico Madridi.
Tiago kështu vazhdon huazimin e tij nga sezoni i kaluar te klubi spanjoll, për shkak se Juventusi nuk deshi ta shiste në mënyrë permanente.