Wolfsburgu ka pranuar se negociatat me gjigantët italian të Juventusit për mesfushorin kreativ, Diego, kanë dështuar për shkak se, sipas drejtorit Dieter Hoeness, Zonja e Vjetër ndryshoi mendje në momentet e fundit.“Situata ndryshoi në mënyrë konstante, spekulimet ditëve të fundit tashmë mund të quhen të mbaruara, pasi që do të ishte një ‘telenovelë’ pa mbarim”, theksoi Hoeness për Kicker.
Këto deklarata konfirmojnë fjalët e bosit të Juventusit, Gigi Del Neri, i cili ka pohuar se Diego do të qëndronte te Juventusi.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Ivan Helguera, ka pohuar se transferimet e Mesut Ozil dhe Ricardo Carvalhos janë të panevojshme, ndërsa ka shtuar se ai është i pasigurt nëse ata do të përshtaten në formacionin e Los Blanocs.“Ozil ka pasur Botëror të mirë, por unë nuk e di se si do të përshtaten ata te Reali. Ju nuk mund të transferoni çdo vit një mesfushor si Kaka, Sergio Canales dhe Rafael Van der Vaart, ka shumë të tillë. Nuk mendoj se Ricardo Carvalho tani duhet të jetë lojtar i Realit”.
“Mourinho dëshiron të bëjë një ekip që do ta fitojë La Ligan. Një që do ta fitojë tani”, deklaroi Helguera.
Si zakonisht, agjenti i sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola, ka hedhur poshtë për të dhjetën herë spekulimet se klienti i tij sezonin e ardhshëm do të luajë për Milanin.“Fillon dhe mbaron këtu. Zlatan Ibrahimovic do të qëndrojë te Barcelona, klubi me të cilin ai ka kontratë katërvjeçare. Nuk po ka bisedime me klube tjera. Jose Mourinho e respekton atë, Carlo Ancelotti e respekton atë, madje edhe klube në Gjermani e respektojnë atë, por Ibra po qëndron te Barcelona”, theksoi Mino Raiola.
Ditëve të fundit u spekulua nëpër qarqet mediale spanjolle dhe italiane për një marrëveshje huazimi për Ibrahimovic, që do ta shihte suedezin të luante në Giuseppe Meazza, jo për Interin, por për Milanin.
Portieri i Real Madridit, Antonio Adan, është futbollisti i fundit që ka dalë në media për të lëvduar menalitetin e Jose Mourinhos, duke thënë se portugezi e bën çdo lojtar të veçantë.“Çfarë është e vacantë këtu është karakteri fitues i Mourinhos, i cili është i transmetuar te lojtarët. Afërsia e tij gjithashtu na ka befasuar. Ai ka aftësinë që ta bëjë çdo pjestar të skuadrës të veçantë dhe të vlefshëm”.
“Ky motivim shfaqet në seancat stërvitore. Ai llogarit edhe në lojtarët e akademisë dhe ai ishte i pranishëm në çdo prezantim me rëndësi të akademisë. Trajneri kërkon nga ne të bëjmë më të mirën për 90 minuta”, tha Adan.
Supersulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka deklaruar se fitorja në Superkupën e Evropës ndaj Interit do të ishte një arritje historike për klubin nga Vicente Calderon.“Ndaj Interit do të jetë sfidë e vështirë, por ne duam fitore, sepse do të ishte fitore historike për ekipin. Interi është kampion i gjithçkaje dhe ne jemi një ekip në progres. Nuk mendoj për çmime individuale, i pari është ekipi, pastaj unë dhe qëllimi kryesor është fitorja”.
“Ne nuk kemi shitur lojtarë, por kemi transferuar lojtarë me vlerë. Ne po ngritemi, ne jemi në rrugë të mirë dhe po e gjejmë vazhdimsinë që na ka munguar sezoneve të kaluara”, tha Forlan për La Gazzetta dello Sport.
Gjigantët italian të Juventusit, janë tejet të interesuar në transferimin e anësorit të talentuar të Hamburgut, Eljero Elia.La Gazzetta dello Sport shkruan se me vështirësitë e paraqitura në transferimin e Milos Krasic nga CSKA e Moskës, Bianconerët tashmë janë kthyer kah Eljero Elia si synimi i tyre kryesor.
23 vjeçari është jashtëzakonisht i talentuar dhe këtë e ka treguar edhe gjatë Botërorit. Juventusi dëshiron të ofrojë 12 milionë për të, por Hamburgu nuk dëshiron të dëgjojë për shuma nën 15 milionë euro.
Transferi i ri i Real Madridit, Mesut Ozil, ka treguar arsyet prapa vendimit të tij për të kompletuar transferimin nga Werderi në Santiago Bernabeu, duke këmbëngulur se ai është i uritur për sukses në karrierën e tij.“Unë vetëm kam kërkuar që të vij këtu. Të luaj për Realin është nder i veçantë, një që simbolizon suksesin. Është klubi më i madh në botë. Të gjithë që kanë luajtur këtu kanë fituar tituj dhe unë jam i uritur për sukses”.
“Reali ka lojtarë të klasit botëror si Ronaldo dhe Kaka, por nuk kam frikë nga ata. Sami Khedira mi bëri gjërat më të lehta për mua, unë bisedova me të para transferimit dhe ai ishte i ngazëllyer. Unë jam krenar që jam këtu”, ka deklaruar Ozil për të përditshmen gjermane Bild.
Tottenham Hotspur do të lansojë ofertë prej 18 milionë eurosh për sulmuesin brazilian, Luis Fabiano, në rast se Spursat arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, do të përkudjeset për transferimin e Fabianos në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve, përkundër dizavantazhit prej 3-2 nga ndeshja e parë ndaj Young Boys.
Vështirësia e Tottenhamit qëndron tek të hollat. Një transferim prej 18 milionë eurosh tani mendohet se mund të realizohet nëse merren parasysh fitimet prej 7.5 milionë eurosh në rast të kualifikimit dhe 12 milionë euro të tjera për fazën grupore. Kështu, pagën e Fabianos, i cili kërkon 110 mijë funte në javë, pritet ta paguajë vetë Tottenhami.
Drejtori sportiv i Werderit, Klaus Allofs, ka mohuar spekulimet që e lidhnin anësorin e Marseille, Hatem Ben Arfa, me një kalim në Bundesligë për të zëvëndësuar të larguarin Mesut Ozil.“Nuk na nevojitet ndonjë zëvëndësues për Ozil. Përderisa ne po shikojmë në lojtarë për t’u përmirësuar, Ben Arfa nuk është një prej tyre”, theksoi Allofs për Sat.1.
Këto fjalë të Allofs vijnë vetëm një ditë pasi France Football njoftoi se Ben Arfa është pranë kalimit në Weserstadion.
Sergio Busquets mendon se Barcelona ka ekip mjaft të mirë dhe nuk ka nevojë të përforcohet edhe më shumë këtë afat kalimtar.Busquets, i cili ishte startues për kombëtaren e Spanjës në triumfin e tyre historik në Kupën e Botës, nuk beson se ekipi ka nevojë për përforcime të reja në repartin e mesfushës.
“Fakti se Toure është larguar nuk do të thotë asgjë, pasi ka bashkëlojtarë të tjerë që mund të luajnë në pozitën e tij, si Keita, ose madje Xavi ose Iniesta”, thotë Busquets.
Lojtari mendon se Barcelona ka shumë lojtarë të mesfushës që mund të vijnë edhe nga ekipi i të rinjve, në mesin e të cilëve edhe Jonathan dos Santos dhe Oriol.
“Ka shumë lojtarë që vijnë nga ekipi i të rinjve, si Romeu dhe Jonathan dos Santos, dhe unë besoj se ne e kemi mirë të mbuluar atë pozitë”, ka shtuar spanjolli.
Ryan Giggs thotë se menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, shpesh kërkon këshilla nga ai.Fergie i ka dhënë vazhdim njëvjeçar të kontratës Giggs, derisa ky i fundit vazhdon të mohojë të varë këpucët. Dhe ai ka zbuluar se Ferguson shpesh merr mendimet e tij për çështje të futbollit dhe madje çdo javë.
“Raporti im me të tash ka ndryshuar. Kur jam takuar për të parën herë kam qenë 13-vjeçar dhe për 10 vitet e ardhshme jam përpjekur të ndjek rrugën e tij. Ai tash më kërkon më shumë këshilla se sa kur kam qenë i ri. E keni përvojën e duhur tash. Mendoj se kjo është një progres”, ka thënë Giggs.
Agjenti i mesfushorit Alberto Aquilani ka mohuar spekulimet se italiani mund të largohet nga Liverpooli.Ish-ylli i Romës është lidhur me një transferim te Napoli gjatë këtij afati kalimtar, por Franco Zavaglia, agjenti i lojtarit, nuk mendon se një lëvizje e tillë mund të ndodhë.
“Aquilani te Napoli? Ky lajm është absolutisht i pabazë. Çdoherë dikush shpik diçka të tillë. Shpikjet nuk kushtojnë asgjë, por kjo nuk është një hipotezë e zbatueshme”.
“Aquilani është një lojtar i Liverpoolit dhe do të mbetet në Angli. Dhe trajneri i tij i ri Roy Hodgson ka thënë se ky do të jetë viti i stabilizimit të tij në Ligën Premier. Mohoj edhe çdo spekulim për rikthimin e tij te Roma”, ka thënë agjenti.
Olimpique Marseille ka pohuar se ka arritur marrëveshje me Nice për të angazhuar sulmuesin Loic Remy, i cili sot duhet t’i kalojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë marrëveshjen me klubin e ri.Sulmuesi 23-vjeçar është në rrugë për të kaluar në Velodrome pasi Nice ka pranuar ofertën e Marseille, që sipas mediave franceze arrin shifrën e 15 milionë eurove.
“Olimpique Marseille dhe Nice kanë arritur marrëveshje për transferimin e Loic Remy. 23-vjeçari pasdite do të arrijë në Marseille për t’i kaluar testet mjekësore dhe për të nënshkruar marrëveshje. Pastaj do të prezantohet para mediave”, shkruhet në deklaratën e klubit francez.
E ardhmja e lojtarit ishte cak i spekulimeve gjatë kësaj vere, me një varg klubesh të Ligës Premier të interesuara për francezin, në mes të cilave edhe Tottenham, Liverpool dhe Arsenal.

Sulmuesi i Sampdorias, Giampaolo Pazzini, mendon se asgjë ende nuk është humbur, dhe se ekipi i tij mund ta anulojë avantazhin e Werderit në ndeshjen e kthimit.
Në derbin e mbrëmshëm të play-offit të vlefshëm për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Werderi tregoi lojë shumë më të mirë për të mposhtur Sampdorian me rezultat 3-1. Por golashënuesi i vetëm në ekipin italian ka shpresa se Sampdoria edhe më tej do të arrijë ta eliminojë Werderin.
“Humbja 3-1 është më e mirë se ajo prej 3-0, por vërtet nuk e kuptoj se si kemi mundur të pranojmë tre gola. Kemi krijuar shumë shanse dhe vërtet është keq që nuk kemi arritur një rezultat më të mirë, edhe pse mundëm ta bëjmë këtë”.
“Ajo që është e rëndësishme është se ka edhe 90 minuta, ndërsa për çdo kundërshtar në stadiumin tonë kjo kohë është një periudhë e gjatë durimi”, ka përfunduar Pazzini.
Në derbin e mbrëmshëm të play-offit të vlefshëm për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Werderi tregoi lojë shumë më të mirë për të mposhtur Sampdorian me rezultat 3-1. Por golashënuesi i vetëm në ekipin italian ka shpresa se Sampdoria edhe më tej do të arrijë ta eliminojë Werderin.
“Humbja 3-1 është më e mirë se ajo prej 3-0, por vërtet nuk e kuptoj se si kemi mundur të pranojmë tre gola. Kemi krijuar shumë shanse dhe vërtet është keq që nuk kemi arritur një rezultat më të mirë, edhe pse mundëm ta bëjmë këtë”.
“Ajo që është e rëndësishme është se ka edhe 90 minuta, ndërsa për çdo kundërshtar në stadiumin tonë kjo kohë është një periudhë e gjatë durimi”, ka përfunduar Pazzini.
Arsenali raportohet se është shumë afër për të arritur marrëveshje me mbrojtësin e Sevillas, Sebastien Squillaci.Squillaci është lënë jashtë ekipit të Sevillas në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve ndaj Braga, për shkak se klubi spanjoll nuk dëshiroi të rrezikojë ndonjë marrëveshje që do të mund të përfshinte 30-vjeçarin.
Arsenali ka humbur mbrojtësit veteranë si William Gallas, Sol Campbell, Mikael Silvestre dhe Philippe Senderos dhe deri tash ka sjellë vetëm Laurent Koscielny, i cili u përjashtua me karton të kuq në debutimin e tij ndaj Liverpoolit vikendin e kaluar.
Arsene Wenger besohet se tashmë e ka diskutuar një transferim të Squillaci, i cili ka qenë pjesë e kombëtares së Francës në Kupën Botërore dhe ka luajtur në ndeshjen e fundit të fazës grupore kundër Afrikës së Jugut.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez, dëshiron ta tejkalojë barrierën prej 30 golash gjatë këtij sezoni.Argjentinasi, i cili shënoi 29 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, dështoi ta gjejë rrejtën në ndeshjen e parë të sezonit kundër Tottenhamit gjatë të shtunës, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 0-0.
“Si sulmues çdo vit përcaktoni qëllime. Shpresoj se mund të shënoj më shumë gola këtë sezon”, ka thënë Tevez.
Sulmuesi argjentinas, i cili ndihmoi Manchester United ta fitojë Ligën e Kampionëve, është krenar që do të mbajë shiritin e kapitenit te City.
Zyrtarët e Chelseat janë duke shqyrtuar seriozisht heqjen dorë nga transferimi i supertalentit të Santosit, Neymar, pasi që sipas The Independent, klubi brazilian dëshiron ta bëjë atë futbollistin më të paguar në klub.Santos gjithashtu besohet t’i ketë thënë Chelseat që nëse e dëshiron sulmuesin në Stamford Bridge, atëherë duhet të përgatisë 35 milionë euro, në të kundërtën nuk do të ketë as negociata. Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Oliveira, u ka thënë mediave braziliane se ai nuk ka ndërmend ta ndryshojë çmimin.
Tani Neymar do të paguhet te Santosi për 200 mijë euro më shumë, nga 70 mijë në 270 mijë euro në muaj, duke përfshirë këtu edhe një numër favorizimesh komerciale. Chelsea mësohet të ketë bërë një ofertë prej 20 milionë eurosh dhe ka në plan që të shkojë deri në 28 milionë.
Shumë ekspertë, analistë dhe figura të larta të futbollit brazilian, si Pele dhe Mano Menezes, kanë kundërshtuar transferimin e Neymar te Chelsea.
Manjati Indian, Ahsan Ali Syed, dëshiron që ta sjellë mesfushorin e La Galaxy, David Beckham, në Ligën Premier, më saktësisht te skuadra Blackburn Rovers.“Unë isha 26 vjeçar kur fillova ta shikoja Ligën Prmier. Unë shikoja Blackburnin sepse më pëlqente, por edhe Manchester Unitedin për shkak të David Beckhamit. Nëse më lejojnë financat, atëherë unë do ta transferoj Beckhamin”, theksoi Ali Syed.
Ali Syed aktualisht është duke luftuar për ta blerë Blackburnin për një shumë prej 300 milionë funtesh brenda këtij muaji.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Louis van Gaal, ka deklaruar se Bayerni nuk do të transferojë asnjë lojtar, të paktën nuk ka nevojë për asnjë lojtar, duke hedhur kështu poshtë spekulimet për një tranferim të Edin Dzekos.“Unë kam katër sulmues: Klose, Gomez, Olic dhe Muller. Për këtë më duhen vetëm dy lojtarë në sulm. Për këtë arsye as që kam menduar për një sulmues. Dzekon e kam parë vetëm dy herë, në dy ndeshjet ndaj nesh në kamnpionat dhe nuk e kam parë asnjë video. Zakonisht, kur më intereson ndonjë lojtar, unë shikoj shumë video. Për Dzekon kam thënë se është lojtar interesant”, theksoi Van Gaal për Bild.
I pyetur nga gazeta gjermane se a është xheloz që Schalke ka marrë Raulin, Leverkuseni tranferoi Ballackun dhe Wolfsburgu është pranë Diegos, holandezi tha se atij nuk i duhet asnjë lojtar sepse me lojtarët e tij është shumë i kënaqur dhe beson se ata mund të përmirësohen më tej.
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka thënë se është ringjallur nga Carlo Ancelotti dhe roli i ri që italiani i ka dhënë atij.“Unë kam luajtur në shumë pozita në sulm gjatë gjithë karrierës time. Tani kam një pozitë të re, të cilën dua ta zhvilloj. Kjo është arsyeja pse dua të luaj sa më gjatë që mundem sepse kam luajtur 10 vite në qendër të sulmit dhe tani ndjej se kam nevojë për një ndryshim sepse ndjej se mund të bëj më shumë”.
“Lojtarët duhet të ndryshojnë lojën e tyre në të 30-tat dhe për më shumë kjo duhet të ndodhë në Angli, sepse loja është aq fizike dhe e shpejtë, me shumë kontakte. Nuk është sikurse kur keni qenë më të rinj, pasi që duhet të adaptoheni me lojën dhe kjo është ajo që dua të bëj unë”, tha Anelka për faqen zyrtare të Chelseat.
Përzgjedhësi i Francës, Laurent Blanc, ka kritikuar vendimet e Federatës Franceze të Futbollit (FFF), pas suspendimeve të bëra ditë më parë.“Unë nuk i marr parasysh këto vendime, duke e ditur se ato mund të apelohen. Kjo nuk është ndoshta situata ideale për futbollin francez, i cili ka nevojë për të gjithë lojtarët nëse dëshiron kualifikimin në Euro 2012.
“Unë shpresova se do të gjej një situatë në gusht ku do të mund ta ktheja faqen pas asaj që ndodhi në Afrikën e Jugut. Mendova se dënimi kolektiv për mospjesëmarrje në miqësoren ndaj Norvegjisë ishte i nevojshëm dhe i mjaftueshëm. Dënimet e fundit janë të padobishme”.
“Problemi jonë i vetëm, për mua dhe stafin tim tani është grumbullimi i skuadrës më të mirë për ndeshjet kualifikuese në shtator”, tha Blanc për faqen zyrtare të FFF.
Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, është shprehur i brengosur për skuadrën e madhe të Realit dhe për këtë arsye tani Los Blancos dëshirojnë që të shesin një numër të lojtarëve të panevojshëm.“Ne kemi 26 lojtarë tani për tani, kështu që duhet ta lehtësojmë skuadrën në ditët në vijim. Kjo pozitë nuk i prek futbollistët spanjoll në skuadrën tonë”, theksoi Valdano për Marca.
Emrat që flitet se mund të largohen janë Rafael Van der Vaart, Fernando Gago, Lassana Diarra dhe Mahmadou Diarra.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk ka dyshime se Wayne Rooney është shumë larg majes së suksesit.“Wayne Rooney është një prej sulmuesve më të mirë në botë”.
“Ai është ende i ri dhe është ende duke përparuar dhe mësuar. Mendoj se kur lojtarët bëhen 26 apo 27 vjeçarë, atëherë shihni se ata janë pjekur mirë dhe se pikërisht në atë moshë arrijnë majen e suksesit. Shpresoj se këtë do ta shohim edhe me Rooneyn”, tha Ferguson për faqen zyrtare.
Portieri i Manchester Cityt, Shay Given, thuhet se dëshiron të largohet nga klubi, për shkak të situatës së shkaktuar rreth tij së fundmi.Sipas Daily Express, Given dëshiron të largohet pas situatës së shkaktuar dhe lënies së tij në pankinë, me Joe Hart që tani është portier i parë.
Spekulohet se 34 vjeçari po e mendon një kalim në formë huazimi te Arsenali apo Fulhami. Topçinjt janë në kërkim të Mark Shwarzerit të Fulhamit, por në rast se interesimi i Given është real, atëherë mund të ndodhë që irlandezi të luajë në Emirates sezonin e ardhshëm.
Milani shpreson që të transferojë Zlatan Ibrahimovicin nga Barcelona në San Siro në fund të këtij muaji dhe kjo mund të ndodhë falë lëndimit të Raul te Schalke.Drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, konfirmoi interesimin në supersulmuesin suedez kur tha për RAC1: “Nuk është e lehtë të transferohet Ibrahimovic, por është e mundur. Në mënyrë që ta transferojmë një sulmues të ri, ne duhet ta shesim një. Kur e them këtë, gjithçka është e mundur. Po, kjo mund të ndodhë”, tha Braida.
Dhe kjo është e mundur që të ndodhë, pasi që Schalke është tejet i interesuar në shërbimet e Klaas-Jan Huntelaar. Problemi nuk do të jetë çmimi dhe paga e holandezit, por Rossonerët do ta kenë të vështirë ta bindin Huntelaarin të kalojë në Bundesliga.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka konfirmuar se James Milner do të jetë transferi i fundit për këtë afat kalimtar veror, ndërsa i është përgjigjur Sir Alex Fergusonit dhe kritikave të tij se City po shpenzon në mënyrë ‘kamikaze’.I pyetur nëse James Milner është transferimi i tij i fundit për këtë afat kalimtar veror, Mancini u përgjigj: “Mendoj se po”.
“Nëse dëshironi të bleni një lojtar të ri, ju duhet të shpenzoni. Ky është tregu. Unë e respektoj mendimin e Fergusonit, por Manchester United dhe jo Manchester City shpenzoi shumë para në të kaluarën”, theksoi ‘Mancio’.
















