Sulmuesi i ri i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka zbuluar se ai e ka refuzuar Manchester Cityn gjatë afatit kalimtar të verës për shkak se me Milanin ka më shumë gjasa të fitojë trofe.Ibrahimovic është lidhur me Manchester Cityn dhe Milanin gjatë gjithë verës, por suedezi zgjodhi ekipin italian para atij anglez.
“City duhet të luftojë me Manchester United, Chelsea dhe Arsenal, ekipe të cilave u janë dashur vite të plota për t’u bërë ekipet që janë sot. City ende është ekip i të ardhmes. E kam zgjedhur Milanin pasi ata janë ekip i cili tash mund të fitojë trofe. City mund të presë për një të ardhme më të mirë, por unë jo”, ka thënë Ibrahimovic.
Përzgjedhësi i kombëtares shqiptare në futboll, Josip Kuzhe, ka thënë se Rumania e cila mposhti Shqipërinë në eliminatoret e fundit për Euro 2008 ishte më e fortë se kjo e tashmja.Këto komente strategu kroat i bëri në konferencën e shtypit në Rumani, në prag të ndeshje së sotme, e para e vlefshme për eliminatoret për Euro 2012.
“Ne vështruam Rumaninë si kombëtare në muajt e fundit dhe kemi një ide për formën e saj dhe sipas mendimit tim, Rumania ka një ekip shumë të mirë me lojtarë teknik e me fantazi që zhvillojnë lojë të bukur. Por mos harrojmë se së pari është ekipi dhe jo vlerat individuale”, ka thënë Kuzhe.
“Ne jemi të kënaqur që do ta luajmë ndeshjen e parë në Rumani, sepse jemi të sigurt se do të kemi mundësi për të arritur një rezultat më të mirë se ai në eliminatoret e kaluara, Euro 2008. Unë personalisht mendoj se kur Shqipëria ka humbur ndeshjen 1-6, Rumania ka pasur një ekip shumë më të fortë se sa tani”, ka shtuar kroati.
Kuqezinjtë do të përballen me rumunët sonte në ora 20 ndërsa në kuadër të grupit D do të luajnë edhe Luksemburgu – Bosnja e Hercegovina dhe Franca – Bjellorusia.
Mesfushori kosovar Valon Behrami duket i zhgënjyer pasi nuk arriti të transferohet te Roma këtë verë.Anësori i West Hamit dhe i kombëtares së Zvicrës ishte cak i Romës dhe disa klubeve të tjera të Serie A, por pavarësisht dëshirës së lojtarit transferimi i tij dështoi. Megjithatë Behrami shpreson të jetë pjesë e West Hamit, pasi ekipi i tij humbi të tre ndeshjet e para të sezonit.
“Jam i zhgënjyer pasi marrëveshja dështoi – kjo është e sigurt. Avram Grant më dha leje të bisedoj me Romën. Por ai po ashtu tha se ka nevojë për mua, me West Hamin që është në fund të tabelës. Jam i sigurt se ende do t’ia dal të luaj”, ka thënë Behrami.
David Beckham shpreson të rikthehet në fushë gjatë vikendit të ardhshëm, pas dëmtimit që pësoi në muajin mars e që e la atë edhe jashtë Kupës Botërore.Duket se lëndimi po bëhet një e kaluar dhe Beckham shpreson të jetë pjesë e ndeshjes së radhës së LA Galaxy kundër Colombus Crew më 11 shtator.
“Mjekët e kanë përcaktuar 1 tetorin si datë kur duhet të rikthehem, por unë gjithmonë kam thënë se do të jem i gatshëm më herët”.
“Shpresoj se do të jem pjesë e ndeshjes kundër Colombus. Do të jem në stol duke shpresuar se do të luaj në 15-20 minutat e fundit të ndeshjes”, ka thënë Beckham për faqen zyrtare të LA Galaxy.
Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, thotë se ata kanë bërë biznes të mirë duke e shitur sulmuesin Zlatan Ibrahimovic te Milani.Bartomeu thotë se ata kanë kursyer 60 milionë euro nga shitja e Ibrahimovic, i cili mund të nënshkruajë kontratë të përhershme me Milanin për 24 milionë euro në fund të sezonit.
“Ne jemi shumë të kënaqur me mënyrën se si kanë shkruar gjërat. Ne kemi kursyer 60 milionë dhe do të marrin 24 milionë euro”, ka thënë Bartoneu.
Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe, e ka anuluar operacionin në ijë duke i dhënë një shtytje klubit dhe kombëtares angleze.27-vjeçari u raportua se do t’i nënshtrohej operacionit për shkak të problemeve në ijë, por ka vendosur të mos e bëjë atë pasi ka kaluar dy ndeshjet e fundit pa probleme.
Defoe nuk ka ndjerë dhimbje në fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj klubit zviceran Young Boys dhe pastaj luajti edhe 90 minuta në humbjen 1-0 ndaj Wigan Athletic gjatë të shtunës, duke dhënë shenja se nuk ka nevojë të operohet.
Ai tash pritet të jetë pjesë e formacionit startues të Fabio Capello në ndeshjen e sotme që Anglia e zhvillon ndaj Bullgarisë në Wembley në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, thotë se ai është ‘shumë me fat’ që është pjesë e një klubi si Chelsea.Lampard iu bashkua bluve në vitin 2001 pasi kaloi gjashtë vite te West Ham United, dhe që atëherë ka marrë epitetin e një prej lojtarëve më të mirë në Stamford Bridge. 32-vjeçari vazhdon të tregojë formë të mirë dhe sezonin e kaluar shënoi 27 gola.
“Jam shumë me fat që luaj për një ekip me aq lëvizje të mira, veçanërisht kur jemi shpërthyes. Mbrojtësit (kundërshtar) shqetësohen nga Didier Drogba dhe Nicolas Anelka, veçanërisht kur ata kalojnë prapa lojtarëve dhe e tërheqin mbrojtjen”.
“Kjo më jep hapësirë të arrij kur vjen topi në kuadrat. Është më lehtë të shënosh gola kur e fitojmë topin dhe lëvizim aq shpejt në sulm. Çfarë kuptimi ka ta fitosh topin dhe ta mbaj?”, ka thënë Lampard.
Jamie Carragher ka filluar negociatat me Liverpoolin në tentim për të mbetur lojtar i vetëm një klubi gjatë gjithë karrierës së tij.Kontrata aktuale e mbrojtësit 32-vjeçar skadon në fund të sezonit, por ai pritet ta zgjidhë së shpejti kontratën e re, e cila do ta shohë Carragher të pensionohet me fanellën e kuqe.
Një kontratë trevjeçare është duke u përgatitur e që pritet të përmbyllet shumë shpejt.
“Do të kemi diçka përfundimtare sa i takon situatës së kontratës brenda javës së ardhshme ose tjetrës”, ka thënë Carragher.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se transferimi i Robinhos në San Siro ishte i befasishëm për të, ndërsa ka falënderuar bosin e tij, Silvio Berlusconin, për dhuratën e bërë.“Unë nuk e prita një përforcim si Robinho. Ai është lojtar i kalibrit të madh. Ne po flasim për një dhuratë të mrekullueshme nga Berlusconi, të cilin do të doja ta falënderoja përsëri me gjithë zemrën time”.
“Unë jam gjithashtu i kënaqur me transferimin e Ibrahimovicit”, theksoi Allegri.
Analiza e FIFA-s, për Botërorin 2010, ka nxjerrë si kandidat potencial Spanjën, për ekipin përfaqësues më të mirë të shekullit.Spanja fitoi Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut për herë të parë në histori të saj, ndërsa tani një analizë nga FIFA ka nxjerrë në pah Spanjën si pretendente për t’u shpallur ekipi i shekullit.
“Spanja fitoi Euro 2008 dhe është kampione e botës, që është sukses fantastik. Ekipi i Spanjës është ngritur dhe zhvilluar së bashku, ndërsa tani është në gjendje për gjëra fantastike, me futboll tejet atraktiv. Ata janë kompakt, u hyjnë dueleve dhe vrapojnë shumë. Xavi, Andres Iniesta dhe Xabi Alonso mbulojnë pjesë të mëdha të mesfushës, duket lojë e bukur, por aktualisht e vështirë për t’u realizuar”.
“Ata janë ekip i kompletuar, padyshim kandidat për ekipin e shekullit. Deri në finale, holandezët poashtu kanë luajtur futboll të mirë”, tha drejtori i grupit teknik prej 16 ekspertëve të FIFA-s, Jean-Paul Brigger.
Raporti gjithashtu pohon se ekipet afrikane i zvogëluan gjasat e tyre për sukses kur nënshkruan me trajnerë të huaj, ndërsa kritikon portierët për gabimet katastrofale dhe të paspjegueshme. Raporti nuk flet shumë për gabimet skandaloze të gjyqtarëve gjatë Botërorit.
Holandezët që dështuan te Real Madridi, i kanë kushtuar klubit mbretëror spanjoll hiç më pak se 68.5 milionë euro.Dy sezone më parë, Rafael Van der Vaart që tani kaloi te Tottnehami, arriti në Bernabeu, së bashku me holandezët tjerë – Wesley Sneijder, Arjen Robben, Ruud van Nistelrooy, Klaas-Jan Huntelaar dhe Royston Drenthe, për një shumë totale prej 127.5 milionë eurosh.
Të gjithë të lartpërmendurit janë larguar për një shumë totale prej vetëm 59 milionë eurosh. Për këtë humbje të thellë në financa, presidenti i Realit, Florentino Perez, shprehet të jetë i relaksuar pasi që është i lumtur të ketë larguar holandezët të cilët kurrë nuk i pëlqyen.
Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, është duke tentuar që të sjellë një frymë optimizmi tek lojtarët e tij, para ndeshjes ndaj Estonisë për kualifikimet e Euro 2012.“Vëmendja ka qenë gjithnjë prezente, por lojtarët e mi duhet të tregojnë më pak respekt në stërvitje, pasi që tek klubet e tyre ndodh shpesh që të ketë diskutime të nxehta. Ky qëndrim këtu nuk është prezent. Ne duhet t’i largojmë mendimet negative. Ideja në kokë se nuk kemi fituar asnjë ndeshje për një vit mund të rëndojë në lojtarët”.
“Sidoqoftë, nëse i humbasim këto dy ndeshje, atëherë natyrisht se do të ishte një katastofë. Por, ne nuk mund të themi se janë ndeshje të lehta. Fusha në Estoni është e vogël në Estoni dhe ata kanë së paku katër lojtarë të mirë”, theksoi Prandelli që shpreson ta ketë të gatshëm Antonio Cassanon e lënduar.
Transferi i ri i Atletico Madridit, Diego Godin, mendon se ekipi i tij i ri e ka filluar sezonin në mënyrë të përkryer, por ka refuzuar që ta quaj veten rival të Barcelonës dhe Real Madridit për titull në La Liga.“Është e qartë, ne filluam mirë sezonin, pasi fituam Superkupën e Evropës. Unë jam i kënaqur sepse fitova një titull në ndeshjen time të parë zyrtare te Atletico Madridi”.
“Sezoni do të jetë rrugë e gjatë dhe ne duhet të jemi të qëndrueshëm. Real Madridi dhe Barcelona janë përpara, por është e qartë që synimi ynë do të jetë që të jemi një hap më lart se vitin e kaluar. Të gjithë flasin për titullin, por viti është i gjatë. Ne mund të tregojmë se ku jemi në dhjetor”, tha Godin.
Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, ka lëvduar sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooneyn, si lojtar i vetëm në botën e futbollin që është lojtar ekipor.“Asnjë lojtar në futbollin modern nuk mund ta arrijë efektivitetin dhe rendimentin e punës së tij, ai nuk është egoist sikurse shumë të tjerë të specialitetit të tij”.
“Ai është një lloj lojtari i mrekullueshëm, të cilin e dëshiron çdo trajner në 11-shen e parë”, u shpreh Sheva.
Sipas ish-portierit të Interit, Walter Zengas, Nerazzurët do të vuajnë këtë sezon pas largimit të Jose Mourinhos te Real Madridi.“Problemi i Interit nuk qëndron në tregun e transferimeve, por në pankinë”.
“Interi humbi trajnerin numër një, më të mirin në botë. Jose Mourinho është i pazëvëndësueshëm”, tha Zenga për Il Corriere della Sera.
Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, beson se bashkëlojtarët e tij do të rimëkëmben pas dështimit në Botërorin e sivjetmë dhe jo të bijnë nën presionin e tij.“Lojtarët e kuptojnë, ashtu si menaxheri, që tani jemi nën presion. Kjo është normale pas dështimit në Botëror. Vërtet do të na ndihmojë nëse ne do të arrijmë që të krijojmë paraqitje pozitive nesër dhe nëse marrim pikët maskimale. Më pas do t’i hyjmë me besim ndeshjes ndaj Zvicrës të martën”.
“Kjo është një sfidë. Është shumë e rëndësishme që t’u tregojmë të gjithë tifozëve se ne duam ta fitojmë grupin. Një rezultat pozitiv natyrisht se do të na ndihmojë”, deklaroi Gerrard.
Sulmuesi gjerman, Miroslav Klose, është i vendosur që të luajë në Botërorin e vitit 2014 në Brazil. Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Gjermane të Futbolit (DFB), Klose ka zbuluar se ai beson që karriera e tij me kombëtaren është larg prej përfundimit.“Unë mendoj se unë mund të luaj në nivel të lartë për shumë vite të tjera. Unë jam vetëm 32 vjeçar dhe kjo nuk është problem. Nëse unë do të jem i gatshëm fizikisht dhe nëse paraqitjet e mia janë të mira, atëherë pse duhet të mos luaj?”, theksoi sulmuesi.
Nëse Klose do të marrë pjesë në Botërorin 2014, atëherë ai do ta ketë rastin për ta barazuar apo për ta tejkaluar rekordin e Ronaldos (origjinalit) prej 15 golave. Klose në tri Botërorët e kaluar ka shënuar gjithsej 14 gola.
Jose Mourinho e posedon planin e shpëtimit për ish-klubin e tij, Interin, pasi që është i gatshëm të rikthehet nëse dështimet fillojnë ta përcjellin klubin nga Meazza.“A do të rikthehesha te Interi? Pse jo. Ne bëmë mirë së bashku. Unë gjithmonë jam një Nerazzur. Unë isha i lumtur atje dhe ne fituam gjithçka së bashku”, theksoi Mourinho.
Jose Mourinho u largua nga Interi pak ditë pas fitimit të Ligës së Kampionëve dhe kaloi te Real Madridi, ku do të tentojë që t’ia bezdis futbollin Barcelonës, një mision i vështirë ky, por jo i pamundur për ‘të veçantin’.
Sulmuesi i Boltonit, Martin Petrov, ka sulmuar ish-klubin e tij, Manchester Cityn, duke thënë se City nuk ka shpirt të bashkuar ekipor.“Për momentin, te City njerëzit po bëhen më të këqinj se të mirë. Marrëdhëniet njerëzore janë humbur dhe besimi është humbur gjithashtu. Në kësolloj situatash, futbollistët hyjnë në fushë si milionerë dhe nuk janë ekip në fushë”.
“A më mungon City? Njëqind përqind jo, nuk më mungon City. Nëse do të pranoja ofertën e tyre njëvjeçare, tani do të isha i huazuar te ndonjë klub tjetër. Te City, asgjë nuk është e qartë. Ekipet kërkojnë të kenë identitet”, ka thënë Petrov për The Sun.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola dhe rivali i tij nga Real Madridit, Jose Mourinho, kanë folur për kandidaturat për fituesin e Topit të Artë për këtë sezon.Lionel Messi është bartësi aktual i këtij çmimi, ndërsa kandidatët kryesorë për këtë vit konsiderohen Andres Iniesta, Xavi dhe mesfushori i Interit, Wesley Sneijder.
Bosi Blaugran, Pep Guardiola, ishte neutral kur u pyet se kë e konsideron favorit, përkundër faktit se të kandiduar janë disa futbollistë të tij.
“Ka shumë lojtarë që e meritojnë atë”, theksoi Guardiola.
Nga ana tjetër, rivali i tij i përbetuar, Jose Mourinho i Real Madridit mendon se emri i vetëm i cili duhet të diskutohet si favorit absolut është ish-trikuartisti i tij te Interi, Wesley Sneijder.
“Unë do t’ia dorëzoja atë Sneijderit, para se t’ia jap Iniestas. Ai nuk është lojtar më i mirë, por luajti në finalen e Botërorit dhe të Ligës së Kampionëve, ndërsa kompletoi një sezon të plotë. Iniesta pati Botëror të mirë, por nuk shkëlqeu gjatë sezonit. Për mua, vendi i dytë i takon Xavit”, u shpreh ‘I veçanti’.
“Unë do t’ia dorëzoja atë Sneijderit, para se t’ia jap Iniestas. Ai nuk është lojtar më i mirë, por luajti në finalen e Botërorit dhe të Ligës së Kampionëve, ndërsa kompletoi një sezon të plotë. Iniesta pati Botëror të mirë, por nuk shkëlqeu gjatë sezonit. Për mua, vendi i dytë i takon Xavit”, u shpreh ‘I veçanti’.
Talenti italian, Sebastian Giovinco, ka pranuar se ai kurrë nuk e kishte pritur nga Juventusi që ta largojë atë nga skuadra, por shpreson se do të shkëlqejë në fanellën e Parmës.“Unë dua të bëhem i madh te Parma. Ne filluam mirë dhe tani duhet të vazhdojmë”.
“Këtu është më ndryshe në krahasim me Juventusin. Viti i kaluar ishte ndoshta periudha më e vështirë e Juventusit. Por tani po mendoj për Parmën. Sigurisht se unë nuk jam trajtuar ashtu siç kam pritur. E ardhmja? Nuk e di. Do të shohim”, tha Giovinco.
















