Formula 1 do të ketë numër rekord në vitin e ardhshëm, plot 20 gara, përfshirë edhe garën e re Indian Grand Prix që do të organizohet në muajin tetor, ka konfirmuar FIA.Qarku indian, që ndërtohet në afërsi të New Delhi, pritet të regjistrohet si gara e 18-të e kampionatit nëse kalon inspektimin përfundimtar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) më 30 tetor.
Sezoni aktual regjistron 19 gara, me garën për Çmimin e Madh të Koresë së Jugut që është gara e re e këtij sezoni dhe e cila për të parën herë do të zhvillohet më 24 tetor.
Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, beson se nuk ka ndonjë lojtar në botë që e meriton më shumë Topin e Artë se sa Diego Forlan.“Topi i Artë duhet t’i jipet Diego Forlanit, për tri vite ai ka fituar dy Këpuca të Arta, fitoi Topin e Artë të Botërorit dhe ai është një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit”.
“Askush nuk e meriton më shumë se ai atë trofe”, deklaroi Cerezo.
Gjermanët e Bayernit, Bastian Schweinsteiger dhe Philipp Lahm, konsiderohen si të pashitshëm për çfarëdo çmimi nga drejtori bavarez Christian Nerlinger.“Schweinsteiger nuk është në shitje për çfarëdo çmimi. Nuk ka lidhje se cili klub bën ofertë për të. Ne thjeshtë nuk duam ta lejojmë të largohet”.
“E njëjta gjë vlen edhe për Lahm. Ne po shikojmë të krijojmë një ekip përreth lojtarëve kyç dhe ne thjeshtë nuk duam t’i shesim ndonjë prej këtyre lojtarëve”, tha Nerlinger për Bild.
Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, është frymëzuar nga foma sublime e Antonio Cassanos, aq shumë sa që dëshiron që i gjithë ekipi të bazohet në forcat e Antonio Cassanos dhe Mario Balotellit.“Shpresoj që ta rikthej Balotellin, pasi që ideja është që të krijojmë një ekip përreth tij, Casssanos dhe një qendërsulmuesi”, theksoi Prandelli.
Italia filloi me sukses fushatën për kualifikim në Euro 2012, pasi mposhti Estoninë dhe Ishujt Faroe në dy ndeshjet e para.
Mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal, është shprehur i vendosur sa i përket të ardhmes së tij, pasi që ka thënë se ai do të detyrohet të penzionohet nëse Barcelona nuk i ofron rinovimin e kontratës.“Për mua është ose Barcelona ose penzionimi. Nëse ata ma rinovojnë kontratën, unë do të vazhdoj qëndrimin, por këtu unë kam fituar gjithçka. Unë kënaqem me jetën familjare, ndërsa nuk kam kaluar shumë kohë në shtëpi. Unë kënaqem me punën time, por familja është me rëndësi”.
“Sidoqoftë, nëse Barcelona ofron rinovim, atëherë do të isha i ngazëllyer”, ka thënë Abidal për El Mundo Deportivo.
Bosi Nerazzur, Massimo Moratti, e ka përshkruar transferimin e Kakas te Interi si një ide të mirë, por ka thënë se këto janë vetëm spekulime mediatike.“Mund të jetë ide e mirë, por kjo nuk është ideja jonë. Unë gjithashtu e lexova këtë edhe nëpër gazeta”.
“Kurrë nuk kam biseduar me Mourinhon. Balotelli te Milani? Gjithçka mund të ndodhë”, tha Moratti duke iu referuar deklaratës së Gallianit se Balotelli do të jetë lojtar i Milanit.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka vazhduar të hedhë benzinë në zjarr sa i përket armiqësisë me Interin, pasi që ka thënë se një ditë do të dëshironte ta shihte Balotellin në fanellën e Milanit, por ka përjashtuar një tradhti të Kakas.“Unë do të doja që Balotelli të luante një ditë për Milanin”, theksoi Galliani.
“Kaka te Interi? Nuk dua të komentoj për këtë”, përfundoi eprori Rossoner.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, e ka bërë të qartë pozicionin e tij mes Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB) dhe Bayernit, rreth çështjes së shumëpërfolur të lëndimit të anësorit Arjen Robben.“Të gjitha federatat kanë siguruar ekipet e tre. Klubet nuk e kanë bërë këtë”.
“Tani Bayerni bën një pohim, por është vonë. Nëse FIFA do t’i siguronte vetë lojtarët në vend se t’i jepte 40 milionë dollarë federatave dhe klubeve, atëherë ne do të kishim fituar më pak para. Por, nuk mund të keni të gjitha, edhe kremën, edhe lopën, por edhe femrën”, deklaroi Blatter.
Trajneri i Osasunës, Jose Antonio Camacho, beson se futbolli spanjoll duhet t’i falënderohet Jose Mourinhos, që pranoi të vinte dhe të punonte me Real Madridin, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me kampionin aktual të Evropës, Interin.“Unë e admiroj Jose Mourinhon aq sa edhe Pep Guardiolën. Mourinho dhe Guardiola janë referencat e mia, pasi që këta njerëz e bëjnë të mrekullueshëm profesionin e trajnerit”.
“Mourinho është dashur të ketë qenë krenar për gjithçka te Interi që erdhi te Reali dhe ne duhet ta falënderojmë atë që erdhi këtu. Transferet që i bëri ai ishin të rinjë, të mirë dhe të urritur”.
“Sidoqoftë, ne shkojmë në Bernabeu të shtunën me të njëjtat synime si vitin e kaluar”, theksoi Camacho, skuadra e të cilit takohet këtë fundjavë me Real Madridin e Jose Mourinhos.
Lorik Cana ka thënë se stadiumi Qemal Stafa është ´stadiumi më i degjeneruar në botë´ dhe se kombëtarja shqiptare meriton një fushë shumë të mirë se kjo.Cana ishte mysafir i gazetarit Blendi Fevziu në emisionin e tij ´Opinion´ në televizionin Klan, menjëherë pas përfundimit të takimit të mbrëmshëm ndaj Luksemburgut, të cilin takim kuqezinjtë e fituan me rezultat minimal 1-0.
“Po ju them vetëm një fakt shumë të thjeshtë, ne kemi stadiumin kombëtar më të degjeneruar në Evropë, që nuk plotëson kushtet minimale. Asnjë kombëtare në Evropë nuk ka një stadium të tillë. Si mund të pretendojmë të përballemi me të mëdhenjtë kur nuk kemi një stadium cilësor kombëtar”, ka thënë Cana gjatë debatit televiziv.
Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain thotë se Real Madridi ka portierin më të mirë në botë.Iker Casillas është bërë kapiten i klubit këtë sezon, pas largimit të Raul, dhe Higuain thotë se përgjegjësia e re nuk e ka shqetësuar numrin një të ekipit.
"Iker është portieri më i mirë në botë. Ai është i jashtëzakonshëm. Iker po krijon histori", ka thënë Higuain për Realmadrid.com. Casillas së fundi u shpall portieri më i mirë në botë edhe nga Federata Ndërkombëtare për Historinë dhe Statistikat e Futbollit (IFFHS).
Interi raportohet se ka në plan të transferojë Leite Kaka për t´iu hakmarrë Milanit pasi Rosonerët nënshkruan me ish-sulmuesin Nerazur, Zlatan Ibrahimovic.Inter është i gatshëm të kërkojë nga Jose Mourinho dhe Real Madrid të lejojnë largimin e Kaka, gjë e cila do të shkaktonte edhe më shumë tension në mes të dy gjingatëve milanez.
Il Corriere dello Sport shkruan se besimi i Mourinhos në Kaka është ulur ndjeshëm, pas një sezoni jo aq mbresëlënës në Bernabeu. Interi është duke e monitoruar situatën dhe Rafael Benitez do të ishte i ngazëllyer të ketë një yll me potencialin e Kaka në ekip.
Edhe pse një lëvizje e tillë është vështirë e realizueshme, raporti i mirë i Mourinhos me ish-klubin e tij mund të jetë një gjë pozitive.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është i lumtur pasi Argjentina ka mposhtur kampionin në fuqi, Spanjën, në miqësoren e mbrëmshme të zhvilluar në Buenos Aires.Lojtari më i mirë në botë shënoi pas vetëm 10 minutash lojë pas një gafe të portierit Pepe Reina, para se Gonzalo Higuain dhe Carlos Tevez t´i japin avantazhin 3-0 Argjentinës që në pjesë të parë. Fernando Llorente shënoi golin e vetëm për spanjollët gjashtë minuta para fundit të ndeshjes, para se Kun Aguero të vulosë fitoren e thellë prej 4-1 të amerikano-jugorëve.
"Është e vërtetë se të mposhtësh kampionin në fuqi ju bën të lumtur. Ne kemi vuajtur shumë nga zemërimi dhe të rilidhemi me fansat në këtë ndeshje ishte shumë e këndshme. Jam i lumtur për fitoren", ka thënë Messi për AS.
Pas fitores ndaj Luksemburgut, përzgjedhësi i Shqipërisë, Josip Kuže, ka kthyer menjëherë shikimin kah ndeshja e ardhshme, ajo ndaj Bosnjës.Kroati është ndarë shumë i kënaqur me tre pikët e fituara ndaj Luksemburgut, pavarësisht se me një rezultat shumë të ngushtë.
“Jam i kënaqur me tri pikët në këtë ndeshje. Në të vërtetë, kemi luajtur ndaj një kundërshtari të organizuar shumë mirë në mbrojtje. Ishte shumë e vështirë t’i çaje, sepse po luftonin me shpirt. Në momentin kur shënuam, kuptova që e mbyllëm ndeshjen. Goli ishte shumë i rëndësishëm dhe na bën të shkojmë me moral në ndeshjen tjetër”.
Pasi ka kuptuar rezultatet tjera në grupin D, ku Bjellorusia dhe Rumunia kanë barazuar, ndërsa Franca ka mposhtur Bosnjën, Kuze ka thënë se ´tani nuk na mbetet tjetër veçse të fitojmë me Bosnjën dhe të shkojmë në qiellin e shtatë´.
“Objektivi ynë për Bosnjën është të marrim rezultat pozitiv. Ndaj këtij kundërshtari do të jetë disi më e lehtë për të dalë në lojën tonë, sepse bën lojë sulmuese”, ka thënë Kuže për Sporti Shqiptar.
Shqipëria do të mbajë kreun e grupi D me 4 pikë, sa ka edhe Bjellorusia, deri në rundin e ardhshëm të ndeshjeve që luhen më 8 tetor, kur Shqipëria do të jetë nikoqire e Bosnjës.
















