Portieri i Interit, Julio Cesar, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të vazhdojnë me fitore, ashtu që t’u shmangen me pikë rivalëve për Scudetto.Nerazzurët arritën të kthehen nga disvantazhi prej një goli për të mposhtur Palermon në Sicili dhe aktualisht kanë shtatë pikë nga tri ndeshje, po aq sa ka Cesena në krye të tabelës.
“Tash shpresojmë të qëndrojmë në krye të tabelës. Të fillosh në këtë mënyrë është shumë me rëndësi”.
“Gjëja më e vështirë në një sezon kaq të gjatë është qëndrimi në vendin e parë... Shpresojmë të qëndrojmë aty për një kohë të gjatë”, ka thënë braziliani për Sky Sport Italia.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka konfirmuar në faqen e tij në Twitter se do të mungojë dy javë si pasojë e lëndimit që pësoi në takimin kundër Sunderlandit.Më herët trajneri Arsene Wenger refuzoi të spekulojë mbi lëndimin e mesfushorit spanjoll, ndërsa tani lojtari la thënë se ai do të mungojë deri në ndeshjen kundër Chelseat (3 tetor).
23-vjeçari ka thënë se lëndimi i tij nuk është serioz dhe se ai shpreson që të kthehet në fushë pas dy javësh.
Carlo Ancelotti ka vendosur që të mos i përdorë yjet në ndeshjet e Carling Cup, por t’u japë rastin lojtarëve të rinjë që të dëshmohen.“Ne do të përdorim të gjithë lojtarët. Skuadra është aq e fortë sa që mund t’i ndryshojmë lojtarët dhe t’i ofrojmë diçka tjetër ekipit, mund ta ndërrojmë formën e tij kur të duam”.
“Ne duam të tregojmë se, gjatë këtij sezoni, ne mund t’i përshtatemi secilës lojë, kjo mund të jetë fuqia jonë”, ka thënë ‘Carlito’.
Esteban Granero thotë se besimi në zhveshtoren e Real Madridit është duke u ngritur vazhdimisht.“Ne e kemi filluar mirë sezonin dhe ne do të vazhdojmë kështu. Në zhveshtore ne jemi të bindur se këtë vit do ta tejkalojmë Barcelonën”.
“Ndaj Real Sociedadit, ne kemi treguar se mund të reagojmë edhe kur pësojmë gola”, u shpreh Granero.
Mesfushori i Lazios, Hernanes, beson se skuadra e tij ka gjithë atë që i nevojitet për t’i shkaktuar dëme ekipit në formim, Milanit, kur të dy këto skuadra të përballen të mërkurën mbrëma në San Siro.“Ishte me rëndësi që të fillojmë mirë këtë sezon, në mënyrë që të rifitojmë besimin në grup. Ekipi jonë nuk do të luajë në garat tjera, përderisa të tjerët do të luajnë ndeshje të rëndësishme, që do të thotë se ata do të jenë të lodhur”.
“Ne do të tentojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje që kemi mundësi, në mënyrë që të krijojmë një avantazh të mirë”, deklaroi Hernanes. Mesfushori i Lazios, Hernanes, beson se skuadra e tij ka gjithë atë që i nevojitet për t’i shkaktuar dëme ekipit në formim, Milanit, kur të dy këto skuadra të përballen të mërkurën mbrëma në San Siro.
“Ishte me rëndësi që të fillojmë mirë këtë sezon, në mënyrë që të rifitojmë besimin në grup. Ekipi jonë nuk do të luajë në garat tjera, përderisa të tjerët do të luajnë ndeshje të rëndësishme, që do të thotë se ata do të jenë të lodhur”.
“Ne do të tentojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje që kemi mundësi, në mënyrë që të krijojmë një avantazh të mirë”, deklaroi Hernanes. Mesfushori i Lazios, Hernanes, beson se skuadra e tij ka gjithë atë që i nevojitet për t’i shkaktuar dëme ekipit në formim, Milanit, kur të dy këto skuadra të përballen të mërkurën mbrëma në San Siro.
“Ishte me rëndësi që të fillojmë mirë këtë sezon, në mënyrë që të rifitojmë besimin në grup. Ekipi jonë nuk do të luajë në garat tjera, përderisa të tjerët do të luajnë ndeshje të rëndësishme, që do të thotë se ata do të jenë të lodhur”.
“Ne do të tentojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje që kemi mundësi, në mënyrë që të krijojmë një avantazh të mirë”, deklaroi Hernanes. Mesfushori i Lazios, Hernanes, beson se skuadra e tij ka gjithë atë që i nevojitet për t’i shkaktuar dëme ekipit në formim, Milanit, kur të dy këto skuadra të përballen të mërkurën mbrëma në San Siro.
“Ishte me rëndësi që të fillojmë mirë këtë sezon, në mënyrë që të rifitojmë besimin në grup. Ekipi jonë nuk do të luajë në garat tjera, përderisa të tjerët do të luajnë ndeshje të rëndësishme, që do të thotë se ata do të jenë të lodhur”.
“Ne do të tentojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje që kemi mundësi, në mënyrë që të krijojmë një avantazh të mirë”, deklaroi Hernanes.
Mesfushori problematik i Juventusit, Felipe Melo, beson se ekipi është në binarë, pas fitores prej 4-0 në fundjavë ndaj Udineses.“Trajneri i ka dhënë grupit besim dhe ka pasur transferime të mira gjatë kësaj vere. Përkundër pozitës në kampionat, e cila nuk është ajo që e dëshirojmë, ky ka qenë një ndryshim i dukshëm i mentalitetit”.
“Mendoj se ne mund të kemi një sezon shumë më të mirë se sa vitin e kaluar”, deklaroi Melo.
Arrico Sacchi i ka dhënë fund luftës së tij mediatike me sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pasi që tani i dëshiroi suedezit çdo të mirë në fanellën kuq e zi.“Ibra është futbollisti më i mirë solistik në botë dhe mendoj se mund të bëhet i tillë edhe në aspektin e përgjithshëm”.
“Unë vërtet shpresoj se ai do të fitojë më shumë se unë kur e drejtova Milanin. Më vjen keq për incidentin. Ai gaboi me mënyrën se si u shpreh dhe me tonin e përdorur, por unë kam bërë vetëm një kritikë teknike. Ndoshta ai ishte i lodhur”, u shpreh Sacchi.
Deklarata bombastike e Maurizio Zamparinit ka marrë përmasa të mëdha në qarqet e futbollit italian, me drejtuesit e Juventusit dhe ata të Milanit që tashmë janë prononcuar rreth asaj se Interi është Juventusi i ri, sa i përket autoritetit ndaj gjyqtarëve.Zamparini ishte tejet i hidhëruar me mënyrën se si humbi skuadra e tij, Palermo, ndaj Interit, ndërsa tani ka shpërthyer, duke e quajtur Interin si Juventus të ri.
“Juventusi gjithmonë ka fituar në mënyrë të drejtë”, ishte prononcimi i parë i drejtorit të Juventusit, Giuseppe Marotta, sa i përket çështjes Zamparini.
“Inter – Juventusi i ri…haha…kjo ishte shaka e mirë nga Zamparini”, theksoi Galliani duke qeshur me zë të lartë para gazetarëve, për të vijuar më tej: “Sidoqoftë, nuk them asgjë sepse sot është dita e heshtjes”, u shpreh zëvëndëspresidenti i skuadrës numër dy në Apenine.
Trajneri i Interit, Rafa Benitez, ka dhënë dritën e gjelbërt për transferimin e superyllit të Real Madridit, Ricardo Kaka, jo më larg se në janar.Il Corriere dello Sport shkruan se Benitez mezi pret ta shohë marrëveshjen të arritur dhe që t’ia fillojë punës me ish-yllin e Milanit.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, u takua të shtunën me Benitezin për të biseduar rreth kësaj çështje. Për burimet e afërta me Interin, e shtuna shënoi dhe fillimin e përpjekjeve për transferimin e brazilianit Kaka. Real Madridi është i gatshëm ta shesë asin brazilian, marrë parasysh se në të njëjtën pozitë të gatshëm kanë Mesut Ozil dhe Sergio Canales.
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, mendon se po të ishin katalanasit më konkret para portës së Atletico Madridit, automatikisht do të shmangej lëndimi i futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messit.“Ndoshta ne kemi mbyllur ndeshjen me shumë raste të pakonkretizuara, Lionel Messi nuk do të lëndohej nga Ujfalusi dhe ndeshja do të kishte mbaruar më herët”.
“Nëse Messi, David Villa apo Pedro do të kishin qenë më të suksesshëm ose nuk do të ndaleshin nga De Gea, atëherë Messi do të largohej nga stadiumi në këmbë”, ka thënë Cruyff, duke shtuar se Cristiano Ronaldo ka frikë nga suksesi i Lionel Messit dhe prandaj nuk po arrin të shfaqë formën më të lartë të tij.
Bayerni është duke e shqyrtuar mundëinë e hapjes së negociatave kontraktuale me Louis Van Gaal, në mënyrë që ai të qëndrojë edhe pas vitit 2011.“Unë jam tepër optimist. Ndjejmë se Louis Van Gaal mund të drejtojë në të njëjtën kohë edhe një kombëtare. Ne do të kemi një zgjidhje deri në krishtilindje”, theksoi drejtori i Bayernit, Karl Heinz Rummenigge, për Kicker.
Rummenige ka shtuar se ai pos që beson se do të gjendet një zgjidhje për kontratën e Van Gaal deri në fund të këtij viti, por se do të arrihet dhe marrëveshja me ndonjë nga federatat e interesuara për shërbimet e holandezit, që ky i fundit të drejtojë në të njëjtën kohë, edhe Bayernin edhe kombëtaren në fjalë.
Njeriu më kontravers në futbollin italian, Luciano Moggi, ka deklaruar se po të ishte president i ndonjë klubi të Serie A, do ta emëronte menjëherë Leonardon si kryetrajner, pas guximit të këtij të fundit të treguar në raport me Silvio Berlusconin, të cilit ia tregoi se ku e ka vendin.“A duhet të pendohet Milani që e zëvëndësoi Leonardon me Max Allegrin? Mirë, Leonardo ka shfaqur atribute të larta kur e kundërshtoi Berlusconin, gjë për të cilën duhet ta respektojmë guximin e teknikut. Më pëlqejnë trajnerët me pasion”.
“Po që se do të isha trajner i ndonjë skuadre të Serie A, atëherë do ta emëroja menjëherë Leonardon”, deklaroi Moggi.
Se paraqitja e portierit të Atletico Madridit, David De Gea, ndaj Barcelonës ishte fantastike, e tregojnë lavdatat dhe vlerësimet e marra pas përfundimit të takimit.De Gea bëri një numër intervenimesh, të cilat do të ishin të pamundura për t’u bërë nga portierët tjerë, ndërsa për paraqitjen, David Villa u shpreh: “De Gea ishte sensacional në të gjitha aksionet dhe është e vërtetë se në shumë raste ai e shpëtoi ekipin”.
Nga ana tjetër, trajneri i Atletico Madridit, Quique Sanchez Flores, u shpreh: “Askush nuk ka nevojë të më tregojë se De Gea është portier i madh. Portieri më i mirë në botë”.
Se a do të jetë De Gea në të ardhmen mbreti i globit sa i përket pozitës së tij, kjo mbetet të shihet në sezonet në vazhdim.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, beson se Nerazzurët kanë fuqi dhe autoritet për të ndikuar në vendimet e arbitrave në fushë.Zamparini- i cili pas humbjes prej 1-2 të skuadrës së tij nga Interi të dielën, tha se ekipit të tij iu mohuan së paku katër penallti- ka reaguar sërish për të thënë se zikaltrit kanë status të veçantë në Serie A, dhe se janë të mbrojtur nga referët më shumë se të tjerët.
Ai madje ka thënë se Interi aktualisht është i ngjashëm me Juventusin para Calciopolit.
“Interi është Juventusi i ri, prandaj si mund ta kuptojnë njerëzit? Kur ka penallti dhe nuk jepen, atëherë nuk ka pasur penallti. Pa dyshim, Interi është Juventusi i ri”, ka thënë Zamparini.
Wolfsburgu do të duhet të bëjë pa shërbimet e brazilianit të transferuar këtë edicion, Diego, pasi ky i fundit pësoi një lëndim në fitoren prej 2-0 kundër Hannoverit.Ish-mesfushori i Juventusit u largua nga ndeshja në minutën e 66-të, ndërsa menjëherë pas u dërgua në spital për të bërë një CT, që rezultoi se kishte lënduar brinjët, mirëpo nuk kishte asgjë të thyer.
Braziliani i ka thënë faqes zyrtare të Wolfsburgut se tash për tash ndjen dhimbje të madhe, mirëpo nuk është i sigurt nëse do të jetë ose jo në gjendje të luajë kundër Hamburgut të mërkurën.
Lionel Messi pritet të kthehet në aksion pas më pak se dhjetë ditësh, pas lëndimit që pësoi në një përplasje me mbrojtësin e Atletico Madridit, Tomas Ujfalusi.Lojtari çek e lëndoi argjentinasin në kohën shtesë në takimin e të dielës mbrëma në Vicente Calderon, me ç’rast Messi pësoi një dëmtim të nyjës, e cila përnjëherë filloi të ënjtet, duke e detyruar 23-vjeçarin të largohet nga fusha.
Fillimisht u mendua se Messi do të mungojë dy javë, mirëpo pas ekzaminimeve të gjata mjekësore mëngjesin e të hënës, mjekët konfirmuan se ai ka dëmtuar ligamentin dhe se do të jetë i gatshëm në ndeshjen e javës së ardhshme kundër Rubin Kazanit në Ligën e Kampionëve, porse do të mungojë në dy takimet e radhës në La Liga (në mesjavë kundër Sporting Gijonit dhe në fundjavë ndaj Athletic Bilbaos).
Drejtori ekzekutiv i Interit, Ernesto Paolillo, ka mohuar mundësinë e transferimit të yllit të Real Madridit, Ricardo Kaka, gjatë afatit kalimtar të janarit.“Kaka tek Interi? Është thjesht një fantazi. Fushata jonë e transferëve është mbyllur. Ne duhet të fokusohemi te lojtarët tanë”, ka thënë Paolillo për faqen zyrtare të zikaltërve.
Më tej ai ka folur edhe për sezonin e ri, duke shprehur bindje të plotë se Interi do të jetë konkurrenti kryesor për titull edhe këtë edicion.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është i bindur se ata merituan ndonjë pikë nga disfata e djeshme me rezultat 3-2 ndaj Manchester United.“Mendoj se kur rikuperoni një disavantazh prej dy golash në Old Trafford ndjeheni vërtet mirë dhe dëshironi ta ruani atë dhe të ktheheni me një pikë fantastike. Por Berbatov kompletoi hat-trick, ai ishte diferenca dhe goli i tij i dytë ishte i klasit botëror”.
“Ne jemi të zhgënjyer me rezultatin, por vërtet të kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur dhe largohemi nga aje të zhgënjyer dhe me asgjë”, ka thënë Gerrard.
Trajneri i Juventusit, Gigi del Neri, është plot lëvdata pasi ekipi i tij shkatërroi Udinesen me rezultat 4-0.“Më pëlqeu qëndrimi dhe përkushtimi i ekipit. Ne ishim të saktë sot dhe është një ngritje e madh e moralit, por ne nuk duhet të pushojmë. Ishte veçanërisht kënaqësi të shoh se ishim të përqendruar deri në minutën e fundit, pavarësisht faktit se udhëhiqnim me rezultat të bindshëm”.
Del Neri shkaktoi kundërthënie në mes të fansave javën e kaluar, kur pas fillimit të dobët të sezonit, tha se Juventusi nuk do të mund të luftojë për Skudeto këtë sezon.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka qenë i furishëm pasi ka parë ekipin e tij të humbasë disavantazhin në barazim 2-2 ndaj Bolognas.Një gol i shënuar nga Marco Borriello dhe një autogol tjetër nga Matteo Rubin i dhanë avantazhin ekipin të drejtuar nga Ranieri, por Marco Di Vaio shënoi dy herë në 14 minutat e fundit të ndeshjes për të nxjerrë një pikë.
“Ky është një moment në të cilin asgjë nuk shkon mirë për ne, por ne do të rikthehemi në këmbët tona. Djelmoshat nuk do të flasin për media sot, pasi ata janë të ofenduar. Ne duhet të punojmë më shumë në mbrojtje”.
“Ne duhej ta kishim kontrolluar tempon më mirë kur ishim në avantazh 2-0 dhe të mos ishim aq të nxituar me topin. Ne ishim afër golit të tretë kur Guillermo Burdisso goditi vertikalen, pastaj gjithçka shkoi keq”, ka thënë Ranieri.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ai është në gjendje ta lejojë portierin Shay Given të largohet, pavarësisht se dëshiron që ai të mbetet në klub.“Mendoj se kur rikuperoni një disavantazh prej dy golash në Old Trafford ndjeheni vërtet mirë dhe dëshironi ta ruani atë dhe të ktheheni me një pikë fantastike. Por Berbatov kompletoi hat-trick, ai ishte diferenca dhe goli i tij i dytë ishte i klasit botëror”.
“Ne jemi të zhgënjyer me rezultatin, por vërtet të kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur dhe largohemi nga aje të zhgënjyer dhe me asnjë”, ka thënë Gerrard.
Milos Krasic thotë se ai tashmë ka filluar të ambientohet me klubin e tij të ri, Juventusin.Ish-mesfushori i CSKA Moskës bëri një paraqitje të shkëlqyeshme përfshirë dy asistime për Juventusin, në fitoren 4-0 kundër Udinese dhe beson se tashmë ai po përshtatet në Torino.
“Vazhdoj të zhvillohem në ambientin tim të ri në Itali dhe jam i lumtur që kam bërë një performancë të tillë. Mendoj se ishte e mrekullueshme, super. Ne kemi zhvilluar një ndeshje shumë të rëndësishme. Pas golit të parë, e kishim më të lehtë dhe ndeshja shkoi në kahen e duhur”, ka thënë Krasic për Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë pas fitores së mbrëmshme ndaj Atletico Madrid, se ky ekip mund të luftojë edhe për titullin e La Liga.“Nëse ata gjithmonë e tregojnë këtë agresivitet, ata janë të aftë të mposhtin çdokënd, madje edhe Real Madridin. Nëse ata e mbajnë këtë rritëm gjatë gjithë vitit, madje mund të jenë kandidatë për titull”.
“Ne kemi treguar se si mund të luajmë dhe me këta lojtarë ne mund të shkojmë deri atje ku nuk ka shkruar askush më parë. Ne vetëm luajmë, luajmë dhe luajmë. Nëse do të kishim fituar 1-5 nuk do të kishte pasur dallim, ne luajtëm në mënyrë fantastike”, ka thënë Guardiola.
Mbrojtësi i Real Madridit, Ricardo Carvalho, duke folur për transferimin e tij në Spanjë nga Chelsea, ka thënë se ai e ka më të lehtë të luajë te gjiganti spanjoll.“Kur kam shkuar te Chelsea ishte më vështirë për mua aso kohe se sa që erdha tash këtu. Jam rritur në Portugali dhe futbolli atje është i ngjashëm me futbollin në Spanjë. Mendoj se është shumë më vështirë të luash në Ligën Premier”.
“Lojtarët janë fizikisht më të fuqishëm në Angli. Në këtë kuptim, është më vështirë të luash për Chelsean se sa për Madridin. Dhe të luaj atje vërtet më ka përmirësuar si lojtar. Kam pasur gjashtë vite të lumtura te Chelsea”, ka thënë portugezi në një intervistë për Goal.
Pavarësisht se ka shënuar 21 gola dhe po shënon fitore në ndeshjet e para të ligës, sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, beson se ekipi i tij mund t’ia dalë edhe më mirë.Blutë shkatërruan Blackpoolin gjatë të dielës, duke shënuar katër gola në 45 minutat e para, por në pjesën e dytë Drogba ka mbetur i befasuar, pasi beson se ekipi i tij ka mundur të shënojë edhe më shumë.
“Ishte fantastike, edhe pse duhet ende të përmirësohemi – ne synojmë të shënojmë sa më shumë gola që mundemi. Kemi shënuar katër gola në pjesën e parë”.
“Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë shanse, por nuk kemi shënuar përsëri, ndoshta për shkak të përqendrimit tonë ose nuk kemi bërë pasime të mira përfundimtare. Kjo është diçka që duhet ta mendojmë edhe pse rezultati ishte i mirë sot”, ka thënë Drogba.
Anësori i Sevillas, Jesus Navas, është cak i ri i klubit të Ligës Premier, Arsenal, bëjnë të ditur mediat italiane.24-vjeçari spanjoll po ashtu është lidhur edhe me një kalim te Chelsea dhe Juventus, por duket se Topçinjtë janë të gatshëm të ndajnë 21 milionë euro për të, shkruan Itasportpress.
Po ashtu thuhet se Arsenali dhe Sevilla tashmë janë duke negociuar për Navas, por diskutimet ende janë në fillim.
Xhiroja e shtatë në Superligën e Kosovës në futboll kaloi në shenjë të dërrmimit të Besës bërë ndaj Ferizajit. Prishtina barazoi pa gola para tifozëve të vet. Besa dërrmoi Ferizajin me rezultat 7:0, ndërsa golat i realizuan si zakonisht, Fitim Kasapi (3’, 78’), Bernard Berisha (5’), Krenar Vokshi (13'), Blerim Hysenlekaj (25'), Haxhi Zeka (53') dhe Mensur Duraku (56').
Raiffeisen Superliga, java e 7-tëLiria-Trepça'89 0:0
KEK-u - Flamurtari 3:0
Besa-Ferizaj 7:0
Vëllaznimi-Ballkani 2:1
Hysi-Trepça 2:2
Prishtina-Drenica 0:0
Tabela - Raiffeisen Superliga
1. Kek-u 14 pikë
2. Prishtina 14 pikë
3. Besa 13 pikë
5. Trepçka 89 11 pikë
6. Ballkani 9 pikë
7. Liria 8 pikë
8. Drenica 8 pikë
9. Trepça 7 pikë
10. Vëllaznimi 7 pikë
11. Flamurtari 5 pikë
12. Ferizaji 5 pikë
Liga e Parë
Java e gjashtë në Ligën e Parë ishte tejet interesante. Ndeshja kryesore e kësaj jave e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Rahovecit mes Rahovecit dhe Kosovës së Vushtrrisë përfundoi pa gola, në një atmosferë impozante të krijuar nga tifozët vendas.
Nga ana tjetër, Lepenci iu nënshtrua Llapit, ndërsa Gjilani e ‘dënoi’ edhe më tutje Sharrin, që për shkak të dënimit, ndeshjen u detyrua që si vendas ta zhvillonte në Rahovec.
Liga e parë, java e 6-të
Rahoveci-Kosova (V) 0:0
Llapi-Lepenci 2:1
Ulpiana-Kaolini 3:0
Sharri-Gjilani 1:3
Drita-2 Korriku 1:0
Dukagjini-Feronikeli 1:0
Besiana-R.Sadiku 1:1
Istogu-Studençani, të hënën
Tabela – Liga e Parë
1. Lepenci 12 pikë
2. Drita 12 pikë
3. Kosova (V) 11 pikë
4. Gjilani 11 pikë
5. Rahoveci 11 pikë
6. Besiana 10 pikë
7. Llapi 10 pikë
8. 2 Korriku 9 pikë
9. Studençani 7 pikë
11. Ulpiana 6 pikë
12. Feronikeli 6 pikë
13. Kaolini 6 pikë
14. Ramiz Sadiku 5 pikë
15. Sharri 5 pikë
16. Dukagjini 4 pikë
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, u shpreh të jetë i kënaqur me fitoren ndaj Atletico Madridit, por ishte i pikëlluar për lëndimin e Lionel Messit.“Ishte një shfaqje e vërtetë mënyra se si luajtëm, unë jam shumë krenar me ekipin. Pikët janë rezultat i lojës, ne humbëm në të kaluarën, por ne bëjmë ç’mos për të luajtur sa më mirë. Humbja e javës së kaluar ishte skandaloze”.
“Atletico ka portier shumë të mirë, ai ndali shumë goditje sot. De Gea ka shfaqur një paraqitje të paharrueshme”, ka deklaruar Guardiola.
Carlos Tevez ka rikthyer Manchester Cityn në binarë, pasi që shënoi një gol dhe asistoi për golin tjetër në fitoren prej 2-0 ndaj Wiganit në transfertë, ndërsa kjo paraqitje nuk kaloi lehtë te Roberto Mancini, që lëvdoi asin argjentinas.“Carlos është këtu për këtë, ai është këtu për të shënuar gola”.
“Unë jam shumë i lumtur për të, në këtë moment ai nuk është plotësisht i përgatitur, por ky gol mund ta ndihmojë atë, sepse ai nuk punoi për një muaj pas Botërorit. Unë jam shumë i kënaqur që ai shënoi, pasi që ishtë gol fantastik”, u shpreh Mancini.
















