Ylli i Chelseat, Michael Essien, ka zbuluar se kur ka qenë i ri është refuzuar dy herë nga akademia e Manchester United, për shkak se ai ishte shumë i shkurtër.“Unë kam pasur dy prova te Unitedi, por më thoshin se kam qenë i shkurtër. Mendoj se Sir Alex Ferguson atëkohë po kërkonte një tip të caktuar të ndonjë lojtari dhe unë nuk isha një prej tyre”.
“Unë e dua Londrën, pasi që gjithnjë ka diçka më ndryshe për të bërë. Njerëzit janë miqësorë dhe ata gjithnjë kanë qenë të mirë për mua – kjo është ajo që dua për Anglinë”, u shpreh Essien.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se yjet e tij të rinjë nuk kanë më se me çfarë të justifikohen, në rast se nuk e përfundojnë tabunë pesëvjeçare të mos fitimit të titujve.“Njerëzit gjithnjë thonë se ne nuk kemi fituar asgjë që pesë vjet. Kjo është e vërtetë, por ne gjithmonë kemi luajtur në nivelin më të lartë, madje edhe gjatë periudhave të vështira. Arsenali ka ndërtuar stadiumin e ri, të cilin duhet ta paguajmë, përderisa është dashur të krijojmë një ekip të ri”.
“Çfarë do t’i thoshit Manchester Cityt nëse nuk fiton asnjë trofe edhe pas investimit të 200 milionë funteve? Për mua, arsyeja e vetme se pse nuk kemi fituar tituj është fakti se po luajmë në kampionatin më të fortë në botë dhe po luajmë ndaj ekipeve që kanë fonde të pakufishme”.
“Natyrisht, unë dua të fitoj trofe. Shpresat tona për sezonin janë gjithnjë të njëjta, ne po luftojmë për Ligën Premier dhe duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Plani është që të vazhdojmë përmirësimin tonë me forcimin e klubit dhe akademisë së tij. Lojtarët e mi, tani e tutje nuk mund të justifikohen se janë të papërvojë. Ata kanë uri për tituj. Unë besoj se ata janë në gjendje, por ata duhet ta dëshmojnë këtë”, ka thënë Wenger për L’Equipe.
Jo, nuk bëhet fjalë për një rikthim në kombëtaren Azzure, por ish-përzgjedhësi i Italisë, Marcello Lippi, ka lënë të hapur mundësinë e kthimit në futboll.“Ishte e drejtë që të pushoj pas Botërtorit”, theksoi Lippi për La Gazzetta dello Sport.
“Sidoqoftë, nëse vjen propozimi i duhur që më përshtatet, atëherë unë jam i gatshëm”, përfundoi Lippi.
Strategu italian ishte lidhur me një kalim te Roma, por edhe Lippi edhe klubi romak kanë mohuar ndonjë kontakt apo plan.
Pas një starti të keq me Werderin, sulmuesi i talentuar, Marko Arnautovic, tashmë është kthyer në binarë dhe në një intervistë për Bild ka folur për problemet e tij.“Unë kam bërë shumë shaka në fillim te Werderi, në vend se të përqëndrohesha në futboll. Unë nuk do ta bëj më këtë. Unë mendoj se tani jam kthyer në formën më të mirë”.
“Këtu, lojtarët luajnë për ekipin. Te Interi ishte ndryshe, sepse atje të gjithë bëjnë atë që dëshirojnë për vete”, u shpreh sulmuesi boshnjak.
Superylli i Interit, njëkohësisht një prej mesfushorëve më të mirë në botë, Wesley Sneijder, mund të jetë shumë pranë largimit nga Giuseppe Meazza, pasi që negociatat për rinovimin e kontratës me Interin kanë ngecur.“Negociatat janë ndërprerë dhe do të vazhdojnë kur Interi të ketë hapur përsëri dyert. Wesley është bërë shumë i popullarizuar pas Botërorit, por ai është i obliguar ndaj Interit dhe ishte i lëkundur nga Massimo Moratti, kur ky tha se Sneijder është lider i klubit për vitet në vijim. Sneijder shpresoi për një pagë më të madhe, por Interi nuk po e mbanë fjalën”.
“Real Madridi? Qëndrimi i klubit Nerazzur i jep atij një ndjenjë jo të lehtë për t’u menaxhuar, që është dhe i ndikuar nga interesimi i Real Madridit. Të gjithë e dinë se Jose Mourinho dhe Wesley Sneijder kanë marrëdhënie të veçanta. Real Madridi është opsion serioz për klientin tim”, ka deklaruar agjenti i Sneijder, Soren Lerby.
Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich, kanë marrë lajme të mira sa i përket lëndimit të Franck Riberys, pasi që ky i fundit thuhet se do të kthehet pas vetëm tri javësh.Francezi pësoi një lëndim në nyje gjatë ndeshjes ndaj Hoffenheimit, ndërsa pas testeve të para, parashikohet që ai t’u kthehet stërvitjeve pas 20 ditëve trajtimi mjekësor.
Bayerni iu kthye fitoreve në Bundesliga pasi mposhti Hoffenhemin me rezultat 2-1, në momentet përfundimtare të sfidës.
Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, ka pranuar se ekipi nuk po arrin që të shfaqë paraqitje fantastike në fushë, përkundër faktit se Los Blancos janë ende të pamposhtur.“Ne jemi ekip në ndërtim dhe kur ndryshohen trajneri dhe metodat në stërvitje, është gjithnjë e vështirë të fitosh. Ne po tentojmë të luajmë mirë, por ne të gjithë e dimë se do të jetë e vështirë të fitojmë çdo ndeshje”, theksoi Khedira.
Gjermani poashtu u shpreh edhe për fushën e Santiago Bernabeos, për të cilën ka thënë se është fusha më e keqe në të cilën ka luajtur ndonjëherë, por shpreson në përmirësim të gjendjes. Së fundmi edhe vetë Jose Mourinho e kritikoi gjendjen në të cilën është fusha e stadiumit të Realit, duke thënë se ajo i ngjason një fushe ku mbillen patate.
Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, ka folur për gjasat e Interit në Serie A, ndërsa ka caktuar si favorit të Ligës së Kampionëve skuadrën angleze, Chelsea.“Fakti që Interi është në maje të kampionatit nuk është befasues. Gara për Scudetto do t’i ketë kandidatët e zakonshëm. Unë pres rikthimin e ekipeve të mëdha italiane. Milani, Roma dhe natyrisht edhe Juventusi do t’i bëjnë konkurrencë Interit. Këto ekipe janë gjithashtu favorite për Scudetto”.
“Liga e Kampionëve? Mbajeni në sy Chelsean, pasi që Blutë janë mirë të pajisur për këtë”, u shpreh Capello.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, thotë se klubi që ai drejton është në krizë.Giallorosët ende nuk kanë shënuar fitore këtë sezon, ndërsa sonte do të kenë përballë Chievon në kuadër të javës së katërt të Serie A.
“Ka qenë një gjendje kritike për një kohë. Ne e dimë se do të ishte vështirë në Brescia. Pritëm një ndeshje të vështirë, por jemi të përgatitur për atë. Ne po përpiqemi të dalim nga situata, e cila nuk ka pëlqen. Ne dëshironim t’ia dalim mirë që nga fillimi, por nuk arritëm ta bëjmë këtë”.
“Roma është kompakte dhe ne po punojmë për të dalë nga kriza. Fansat e vërtetë të Romës e kuptojnë këtë. Ata na kanë duartrokitur në Olimpico. Barazimi kundër Bolognas na djeg tmerrshëm, por ne duam të rikthehemi sërish. Nuk ka lodhje fizike. Vetëm se, Spalletti vitin e kaluar e ka stërvitur ekipin mirë”, ka thënë Ranieri.
Atletico Madrid ka kthyer shikimin kah mesfushori i PSV Eindhoven, Ibrahim Afellay.Holandezi zbuloi se ai i kishte refuzuar ofertat nga Hamburgu dhe Evertoni gjatë kësaj vere, për të qëndruar edhe më tej me PSV.
Megjithatë mediat holandeze thonë se Atletico ka kontaktuar me agjentin e lojtarit, Rob Jansen, për të shprehur interesimin dhe për të diskutuar mundësinë e transferimit të Afellay në Madrid.
Mesfushori Clarence Seedorf thotë se fansat Rossonerë do të shohin Milanin e vërtetë pas një muaji.Veterani holandez beson se bashkë-lojtarët e tij të rinj ende janë duke iu adaptuar sistemit të trajnerit Massimilliano Allegri.
“Ne kemi zhvilluar vetëm tre seanca stërvitore me të gjithë lojtarët e rinj. Pastaj disa u lënduan [në angazhime ndërkombëtare]. Besoj se brenda një muaji do të mund të shihni ekipin e vërtetë”, ka thënë Seedorf.
Menaxheri i Interit, Rafa Benitez, thotë se ai ka pastruar të gjitha paqartësitë me sulmuesin Diego Milito.Sulmuesi argjentinas u kap nga kamerat televizive duke u ankuar për Benitez pasi u zëvendësua në fitoren e vikendit ndaj Palermos.
“Kam folur me të. Diego është i lumtur. Ai punon shumë mirë. Ai madje punoi shumë mirë sot. Diego e di se është çështje kohe”, ka thënë Benitez.
Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se nuk ka nevojë për ngritje të vetëbesimit të Cristiano Ronaldos pasi ai është gjithmonë energjik dhe i pandalshëm.Para fitores së mbrëmshme ndaj Espanyol, Ronaldo ishte cak i një pjese të fansave të Realit për formën e tij jo të qëndrueshme.
“Për mua, ndaj Real Sociedad ai ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. Kur ai gjeti hapësirë në 15 minutat e fundit të ndeshjes, ai ishte virtualisht i pandashëm. Ai nuk ka nevojë për kurajë. Nëse ndodh diçka, ai ka mjaft personalitet për t’u marrë me këto vështirësi”, ka thënë Valdano.
Sevilla raportohet se është e interesuar të transferojë mbrojtësin e Romës, Philippe Mexes.Francezi nuk po e sheh veten te Roma pasi nuk është pjesë e formacionit të parë të trajnerit Claudio Ranieri.
Milani dhe Juventusi po ashtu ishin të interesuar për Mexes, megjithatë tash në garë është edhe Sevilla.
Drejtori i klubit spanjoll, Monchi, e sheh Mexes si një zëvendësim për Sebastien Squillaci, i cili u transferua te Arsenali gjatë verës.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ata janë seriozë për të fituar Kupën CarlingMancini pranon se Kupa Carling ende është rruga më e mirë për t’i dhënë fund mungesës 36-vjeçare të trofeve të Cityt.
Sezonin e kaluar, City u kualifikua deri në gjysmëfinale, vetëm për tu mposhtur nga një gol me kokë i Wayne Rooneyt në minutën e fundit të dy ndeshjeve mjaft të nxehta kundër Manchester United.
“Këto ndeshje erdhën në një moment shumë të vështirë për ne. Humbja ishte e vështirë të durohet pasi gjatë dy ndeshjeve ne luajtëm në të njëjtin nivel dhe merituam të shkojmë në një lojë shtesë kundër Manchester United”.
“Por kur shikoj prapa tash megjithatë është përvojë e rëndësishme për ne, pasi ne treguam dy paraqitje të mira kundër tyre”, ka thënë Mancini.
Përforcimi i verës i Real Madridit, Ricardo Carvalho, ka qenë i ngazëllyer pas fitores së mbrëmshme 3-0 ndaj Espanyol.Ish-mbrojtësi i Chelseat mendon se ekipi i tij i ri po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm dhe pas çdo ndeshje vetëbesimi i ekipit po rritet.
“Është e rëndësishme t’i fitosh këto ndeshje, pasi kjo na jep vetëbesim dhe kurajë. Këto janë ndeshje të cilat duhet t’i fitojmë për të vazhduar të zhvillohemi si ekip. Sot kemi luajtur mirë dhe kemi fituar. Kemi fituar por jam i sigurt se ne do ta përmirësojmë ndeshjen tonë”, ka thënë Carvalho.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, është i dëshpëruar pasi ekipi i tij u eliminua nga Kupa Carling në rundin e tretë, nga ekipi i ligave më të ulëta, Brentford.Evertoni ishte në avantazh 1-0 për ta humbur më pas këtë avantazh dhe pastaj për t’u eliminuar nga gara në penalti. Por ishte festa e fansave të Brentford ajo që ka inatosur më shumë Moyes.
“Mendoj se ishte e tmerrshme. Pash një fans që hidhte shishe në tifozët tonë. I thash atij, ‘E pashë fytyrën tënde. E pash kush ishe ti’. Ai e gjuajti shishen dhe ajo shkoi dhe ra në mes të tifozëve tanë”, ka thënë Moyes.
Trajneri i Evertonit po ashtu mendon se vendimi që penaltitë të mbahen në ballë të tifozëve vendas, ka ndikuar në përqendrimin e lojtarëve të tij.
Nani ia ka dedikuar formën e tij të re te Manchester United, bisedave me menaxherin Sir Alex Ferguson.“Kam pasur bisedë me menaxherin për gjërat, por e njoh veten se kur rikthehem nga lëndimi duhet të ndryshoj diçka, pasi dua të luaj, të përmirësohem dhe të tregoj çfarë mund të bëj”.
“Sapo u shërova, punova fuqishëm çdo ditë në stërvitje dhe menaxheri e pa këtë. Ai foli me mua dhe më tha se shanset e mia do të vijnë dhe kur ai ma dha atë, gjithçka filloi prej aty”, ka thënë Nani.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka qenë i ngazëllyer me Jack Wilshere, në fitoren e Kupës Carling ndaj Tottenahmit.Wenger e ka përshkruar mesfushorin anglez si ‘të jashtëzakonshëm’.
“Ai ishte i jashtëzakonshëm. Jam disi i kujdesshëm me të, pasi nuk dëshironi të fitoni të gjitha lëvdatat aq shpejt dhe aq herët”.
“Në pjesën e parë mendoj se ai tregoi gjithçka nga pak nga ajo që dëshironi nga një futbollist. Ai luajti, ndaloi, fitoi topin dhe taktikisht pozicioni i tij në fushë ishte gjithmonë i mirë. Ai kishte një pjesë të parë të jashtëzakonshme. Ai nuk ka frikë”, ka thënë Wenger.
Real Madridi ka arritur që të mposhtë pa kurrfarë problemi Espanyolin me rezultat 3-0, në ndeshjen e javës së tretë të zhvilluar në Santiago Bernabeu.Reali i Madridit ishte ekipi dominant që nga fillimi i takimit, por rezultati u zhbllokua pas gjysmë ore lojë, kur pas një goditjeje të lirë, Ronaldo qëlloi murin e gjallë, i cili me dorë devijoi topin. Si pasojë, u akordua penalti, të cilën me mjeshtri e ekzekutoi superylli portugez për 1-0.
Në minutën e 60-të Pepe largohet nga loja pasi mori dy kartonë të shpejtë të verdhë. Në shtëpi nga ana tjetër te mysafirët nga Katalunia u dërgua Inigo Galan.
Reali vazhdoi me përpjekjet për të shënuar golin e dytë dhe këtë e bëri Gonzalo Higuain (79’), që shfrytëzoi për mrekulli një pasim të Cristiano Ronaldos.
Pas kombinimeve në zonën e Espanyolit, ishte Karim Benzema që mashtroi dy lojtarë kundërshtarë dhe realizoi me kthim për 3-0 dhe rikthimin e tij në listat e golashënuesve të Los Blancos.
Kjo fitore, e katërta me radhë, e mbanë Real Madridin përkohësisht deri të mërkurën mbrëma në krye të tabelës me 10 pikë pas katër ndeshjeve të para.
Arsenali ka eliminuar Tottenhamin nga Carling Cup, pasi mposhti Spursat vetëm pas vazhdimeve me rezultat 4-1, në një ndeshje tejet interesante të zhvilluar në White Hart Lane.Arsenalli e filloi më mirë takimin, përkundër faktit se luajti me 'maturanta', ndërsa kaloi në epërsi me anë të Lansburyt (15’). Me të filluar pjesa e dytë, Tottenhami u shtrëngua dhe vuri në baraspeshë rezultatin me anë të Robbie Keane (49’).
Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1 dhe kështu, ndeshja u desh që të vendosej në vazhdime.
Në vazhdime, Topçinjt shënuan edhe tre gola tjerë. Ishte Samir Nasri që dy herë nga pika e bardhë (92’ dhe 96’) realizoi për 3-1, kurse për 4-1 dhe rezultatin përfundimtar u përkujdes Andrey Arshavin.
Federata Portugeze e Futbollit (FPF), ka reaguar shpejtë duke zëvëndësuar trajnerin e shkarkuar, Carlos Querioz, pasi që ka emëruar ish-trajnerin e Sporting Lisbonës, Paulo Bento.41 vjeçari ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë në postin e përzgjedhësit deri në vitin 2012, pas katër viteve të kaluara në krye të klubit nga kryeqyteti portugez, Sporting.
FPF do të mbajë të mërkurën një konferencë tjetër për shtyp, ku do ta prezantojë Paulo Benton.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thyer heshtjen dhe butësinë në raport me Jose Mourinhon, duke thënë se portugezi tradhtoi Nerazzurët.“Ishte sikur burri të tradhëtonte gruan e tij, por duke parë se ai interesohet për të dhe nuk pati guxim ta pranonte, ai kërceu nga dritarja”, theksoi Moratti.
Moratti më pas i pyetur nëse Mourinho është sikur Helenio Herrera, kur ky i fundit u largua nga Interi për të kaluar te Roma, u shpreh se që të dy janë gjenialë, por se koha ka ndryshuar dhe se tani edhe trajnerët janë në treg.
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, është kthyer nga disavantazhi prej një goli për të shënuar fitore prej 2-1 si mysafir i Hoffenheimit.Porsa filloi ndeshja, Vedad Ibisevic kaloi vendasit në avantazh dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë bavarezët arritën ta barazojnë rezultatin përmes Thomas Müller (63’), ndërsa deri te goli i fitores erdhën në minutat shtesë (90’+1), kur Daniel Van Buyten siguroi tre pikë të plota për Bayernin.
Në ndeshjet tjera, lideri i tabelës Mainz e ka mposhtur Kylnin me rezultat 2-0, ndërsa Hannoveri e ka shkelur Werder Bremenin me rezultat 4-1.
















