Emmanuel Adebayor është fare pranë largimit nga Manchester City, ndërsa skuadrat që janë paraqitur si të interesuara për të, janë rivalët e përbetuar, Interi dhe Milani.
Miqtë e sulmuesit togolez kanë treguar për gazetën People se Adebayorit po i kalon durimi dhe se do të ishte i gatshëm të kalonte në qytetin e modës, në Milano.
Por, mbetet të shihet nëse do të kalojë në pjesën e kuqe apo të kaltër të qytetit. Marrë parasysh marrëdhëniet e mira të Cityt me Interin, shumë është e mundur që Adebayor të përfundojë në Appiano Gentile. Megjithatë, fjalën e fundit pritet ta ketë Adriano Galliani i Milanit, që është i ‘dashuruar’ në sulmuesin togolez.
Barcelona është e gatshme që ta transferojë asin anglez të Manchester United, Wayne Rooney, në rast se ky i fundit dëshiron të largohet nga klubi anglez verën e ardhshme.
Emri i Rooneyt u gjend në kryetitujt e tabloideve angleze pas spekulimeve për marrëdhënie me një prostitutë, duke tradhëtuar bashkëshorten e tij. Cënimi i jetës private, thuhet se mund ta detyrojë Rooneyn të ndërrojë ambient.
“Pozita e Rooneyt është me vlerë për t’u monitoruar nëse jeta e tij bëhet e vështirë në Angli. Nuk kemi bërë ndonjë ofertë konkrete, por nëse vështirësohet jeta e tij në Angli, ne natyrisht se do ta transferojmë atë”, theksoi një burim i afërt me klubin katalanas për The Mirror.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, beson se Fernando Torres është duke luajtur për ekip shumë të dobët dhe se ai nuk është i nivelit Europa League.
“Nuk ka mënyrë që ai të fitojë tituj me Liverpoolin. Është e pamundur. Unë fola me të dhe ai më ka thënë se ka shpresuar që të fitojë trofe me Liverpoolin, por nëse diçka nuk do të ndryshonte së shpejti, ai më ka thënë se do të largohej. Ai bezdiset se në çfarë klubi me çfarë cilësi të dobët po luan”.
“Ju nuk do ta shihnit kurrë Messin apo Rooneyn në Europa League, kështu që nuk ka arsye se pse Fernando të luajë atje. Së bashku me David Villën, ai është sulmuesi më i mirë në botë. Ai duhet të fitojë tituj, ashtu si me Spanjën. Liverpooli tashmë e ka treguar këtë sezon se nuk është në gjendje që të fitojë asgjë dhe ka ardhur koha që Torres të largohet”, deklaroi Pique për Daily Star Sunday.
Mbrojtësi i Interit, Lucio, beson se sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, mund ta fitojë Topin e Artë nëse këtë sezon vazhdon të shkëlqejë në fanellën e United.
“Me aftësinë natyrale, ai djalosh ka mundësinë për ta fituar Topin e Artë. Unë kam luajtur me Kaka, me Ronaldinhon me Sneijderin, dhe Berbatov ka të njëjtën dhunti natyrale si të gjithë të tjerët”.
“I mori kohë që të përshtatet tek Manchester United, por kur e bëri, bindjet e mia se ai do ta bënte këtë dolën të sakta. Mendoj se kemi filuar ta shohim më të mirën nga ai. Ai po hyn në vitet e tij kulminante dhe jam i sigurt se ai do të bëhet më i mirë dhe më i mirë pas çdo ndeshjeje”, u shpreh Lucio.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka refuzuar të hedhë poshtë mundësinë e kalimit te Manchester Unitedi, duke e lënë këtë opsion si të hapur për të ardhmen.
“Nëse dikush do të më pyeste nëse ndonjëherë do të luaja për Manchester Unitedin, atëherë do të ishte e pamundur për mua të thosha jo. Si do të thoshit se nëse iu vie rasti, do të refuzonit të luanit për klubin më të madh në Evropë?”.
“Unë nuk e di nëse ekziston ndonjë lojtar që publikisht do të deklaronte se nuk do të dëshironte të luante për Manchester Unitedin dhe nëse ata do ta bënin këtë, atëherë nuk do të besoja se po e tregojnë të vërtetën”.
“Liga Premier, në aspektin e top klubeve, është më e forta në botë dhe do të ishte mirë që ta përfundoja karrierën duke thënë se kam luajtur në maje të futbollit spanjoll, italian dhe anglez. Nuk ka shumë lojtarë që e kanë bërë këtë dhe nëse do të ndodhë me mua, atëherë unë do të doja të luaja vetëm për Manchester Unitedin”, deklaroi Sneijder për Daily Star Sunday.
Pas humbjes së parë të pësuar këtë sezon, menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, u shpreh se Manchester City meriton të konsiderohet si kandidat për titull në Ligën Premier.
“Ne nuk luajtëm siç kemi dëshiruar, ne vuajtëm nga presioni në mesfushë i Manchester Cityt dhe nuk ishim në gjendje ta luajmë lojën tonë, pasi që kemi pasur një ditë të vështirë. Shumë komplikime kishte loja jonë, nuk kemi pasur rastin t’i tregojmë cilësitë tona”.
“Mendoj se City pati paraqitje shumë të mirë, ata fituan në mesfushë, fituan shumë duele dhe mendoj se Manchester City e meritoi fitoren”.
“Në këtë moment të sezonit, është e vështirë të thuash nëse një humbje do t’i kishte përjashtuar ata nga gara për titull. Mendoj se Manchester City ka mundësinë dhe cilësinë për të luftuar për titullin e kampionit”, precizoi Ancelotti.
Roma doli edhe zyrtarisht nga kriza e thellë pas fitores prej 1-0 ndaj Interit në Olimpico, ndërsa i ngazëllyer për triumfin u shpreh Claudio Ranieri, që shpreson në ringjallje të skuadrës së tij edhe pse ka pranuar se ka shumë punë për t’u bërë.
“Kjo fitore ishte ilaç për ne, por ne ende nuk jemi shëruar. Një fitore ndaj Interit është gjithmonë e mirë për ekipin. Është një fitore për gjithë kolektivin, për të qenë sa më të bashkuar”.
“Interi pati disa raste të mira shënimni, por ne luftuam deri në vdekje. Ekipi e gjeti veten, kjo ishte paraqitje e mrekullueshme nga të gjithë. Ne duhet të falënderojmë djemtë e mi. Unë jam i kënaqur me gjithë atë që kanë treguar djemtë. Ekipi ishte i mirë edhe ndaj Brescias, ata kanë bërë gjithçka për të fituar”, theksoi Ranieri.
Momenti më kontrovers i ndeshjes u regjistrua kur Francesco Totti u zëvëndësua me golashënuesin Mirko Vucinic, ndërsa i pakënaqur u tregua kapiteni i Romës që fare nuk u kthye në pankinë, por shkoi drejt e në zhveshtore. Ranieri mohoi se ky acarrim mund të ketë impakt në atmosferën brenda ekipit.
“Unë isha në dijeni se Francesco Totti luftoi si luan, por më është dashur që të bëj një zëvëndësim me rëndësi. Këto janë momentet që mund ta shfaqin një trajner. Unë doja ta fusja në lojë Vucinicin për shkak se ai do të mund të krijonte probleme me shpejtësinë e tij, pasi që e pashë se Lucio nuk ishte kërkah”, përfundoi Ranieri.
Manchester Unitedit i është thënë se ata mund ta transferojnë portierin e Atletico Madridit, David De Gea, për një çmim prej 17 milionë funtesh.
Mirror shkruan se interesimi i Ferguson për 19 vjeçarin është zbuluar kur skocezi shkoi në vizitën e tij të fshehtë në Spanjë.
Tani Atletico Madrid ka reaguar dhe i ka dërguar një porosi menaxherit të Unitedit, ku ia bën me dije se portieri spanjoll kushton jo më pak se 17 milionë funte. Megjithatë, mediat angleze pohojnë se Ferguson mund ta detyrojë uljen e çmimit, marrë parasysh borxhet e Atletico Madridit.
Mesfushori i Besiktasit, Guti, ka këmbëngulur se Jose Mourinho nuk e detyroi atë të largohej nga Real Madridi.
“Unë kurrë nuk kam biseduar me Mourinhon. Kështu që, nuk pati keqkuptime mes nesh. Ishte një lamtumirë tejet pikëlluese kjo, ndosha kam merituar më shumë se një konferencë për shtyp”.
“Unë do të doja që të rikthehesha në klub, ashtu si Raul. Ne e njohim klubin dhe mund t’i ndihmojmë”, u shpreh Guti.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka deklaruar se ai pret që Chelsea ta fitojë Ligën Premier, përkundër disfatës nga Manchester City në derbin e javës së gjashtë në Ligën Premier.
“City ta fitojë titullin? Jo, Chelsea është ekipi më i mirë në Ligën Premier dhe do ta fitojë titullin. Nuk është e mundur që ata të shënojnë çdo ndeshje nga katër gola. Shpeshherë ndodhë si sot. Nëse ata gjejnë hapësira, ata do të shënojnë. Nëse ata nuk kanë hapësira, e kanë të vështirë. Lojtarët tanë luajtën shumë mirë dhe u mbrojtën shumë mirë”.
“Nuk mendoj se gjithçka te ne është në rregull. Ne duhet të presim. Shumë lojtarë të rëndësishëm për ne, tani janë të lënduar. Ne duhet të qëndrojmë një kohë të gjatë në maje për të fituar diçka. Kjo mund të ndodhë nëse ne punojmë më mirë dhe nëse kuptojmë se nëse punojmë shumë dhe mirë, mund të bëjmë gjithçka. Nëse do ta kemi këtë mentalitet, do të mund të luajmë më mirë”.
“Tevez është sulmues fantastik, jo për shkak se shënoi golin, por për shkak se luajti i vetmuar në sulm dhe luftoi sa herë kishte pranë tij dy lojtarë”, u shpreh Mancini.
Interi pësoi dhe humbjen e parë këtë sezon në Serie A, pikërisht nga skuadra që deri dje luftonte për mbijetesë këtë sezon, Roma, ndërsa me këtë disfatë ndaj nënkampionit të Italisë, i pakënaqur u shpreh trajneri nën zjarr i Interit, Rafa Benitez.
“Në golin e Vucinicit na mungoi intensiteti në hapësira të vogla. Problemi nuk është menaxhuar si duhet dhe ishim vetë faj pse nuk i konkretizuam rastet”.
“Ndaj Barit të mërkurën, ne arritëm të shfaqim një paraqitje të mirë, por nuk është e lehtë të luash çdo të dytën ditë. Ne patëm tri apo katër raste të mira për ta deklasuar Romën, por nuk arritëm që t’i shfrytëzojmë ato”, ka thënë Benitez.
Pas disfatës skandaloze të skuadrës së tij, trajneri i Bayernit, Louis Van Gaal, është shprehur i bindur se Mainzi mund të shpallet shumë lehtë kampion i Gjermanisë.
“Ne kemi pasur shumë telashe me stilin e lojës së Mainzit, pasi që bëmë shumë gabime. Problemi është që shumë lojtarë luajtën keq. Prap se prap, ne patëm raste, por gjithsesi, ne luajtëm keq. Fajtor është Mainzi”.
“Ne duhet të dalim nga kjo situatë. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Unë jam i bindur se Mainzi mund të bëhet kampion i Gjermanisë. Kaiserslautern e bëri këtë një herë, pse jo Mainzi?”, tha holandezi.
zakonshme si në sezonet e kaluara, kur nuk arriti ta mposhtte dot WBA-në në Emirates, ndërsa për këtë disfatë, realist u shpreh strategu i Arsenalit, Arsene Wenger.
“Merituam ta humbisnim ndeshjen. Ne nuk e merituam atë, si nga ana e cilësisë, ashtu dhe nga ana e përqëndrimit”.
“Nuk më intereson se çfarë bëjnë ekipet tjera, më intereson atë që bëjmë ne, nuk kemi nevojë t’i shikojmë rezultatet e ekipeve tjera. Nuk e njoha ekipin tim sot, ne nuk merituam asnjë pikë dhe nuk morrëm asnjë”, ka thënë Wenger pas ndeshjes.
Arsenalin tashmë e pret udhëtimi i shkurtër për në Stamford Bridge, ku e pret Chelsea dhe falë kësaj disfatë, tani Topçinjt duhet që patjetër të shënojnë fitore, nëse dëshirojnë të vazhdojnë ëndrrën për ngritjen e trofeut të Ligës Premier.
Dy autorët e golave të parë, Xavi dhe Keita, duke festuar Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në fushë të Atletic Bilbao, ndeshje të cilën të dyja ekipet e mbyllën me nga dhjetë lojtarë në fushë, duke u ngjitur në pozitën e dytë të tabelës, një vend mbi Real Madridin.
Në mungesë të Lionel Messi, të zgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola patën edhe një ndeshje jo aq të lehtë sa është menduar.
Atletic Bilbao e pa veten në disavantazh numerik që në pjesë të parë, kur Amorebieta u përjashtua me karton të kuq, pas një ndërhyrje në Andres Iniesta (35’). Por Blaugranët nuk arritën ta shfrytëzojnë këtë epërsi numerike në pjesë të parë, dhe shënuan vetëm pas dhjetë minutash në pjesë të dytë me anë të golit të Seydou Keita, pas një asistimi të David Villa (55’).
Xavi dyfishoi rezultatin për ekipin mysafir në minutën e 75-të të ndeshjes për të lehtësuar trajnerin Pep Guardiola. Megjithatë me tre minuta deri në fund të kohës së rregullt situata u përkeqësua për kampionit në fuqi të Spanjës. Arbitri nxori edhe kartonin e dytë të kuq, kësaj here për sulmuesin e Barcelonës, David Villa, për shkak të një reagimi ndaj mbrojtësit kundërshtar Carlos Gurpegi.
Minuta e fundit e kohës së rregullt solli edhe një të papritur tjetër për Barcën. Pasi goditja me kokë Javi Martinez u mbrojt nga portieri Victor Valdes, Gabilondo u gjend mirë për të dërguar topin në rrjet dhe për të ngushtuar në 2-1 disavantazhin.
Por kampionët nuk lejuan të ndodhë befasia, pasi Sergio Busquets u përkujdes të shënojë edhe golin e tretë në minutat shtesë të ndeshjes, pas një asistimi nga Pedro.
Me tre pikët e reja, Barca mbledh 12 pikë dhe ngjitet në pozitën e dytë të tabelës, një pikë mbi Real Madridin dhe një pikë nën liderin e tabelës, Valencian.
Pamje nga ndeshja Hysi ka mposhtur KEK-un para publikut të vet me rezultat 2-1 për t’ia marrë edhe kreun e tabelës.
Granit Çekaj ishte ai që hapi rezultatin e derbit të javës së tetë të Suerpligës, pas vetëm 11 minutash lojë, ndërsa vendasit arritën ta barazojnë atë që në pjesë të parë, falë një goli të shënuar nga Florent Berbatovci (39’).
Goli vendimtar i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë të ndeshjes, me golashënues Kastirot Rexha (73’), që solli tre pikët e reja për Hysin, që edhe rrëzon nga kreu KEK-un.
Hysi tash mbledh 14 pikë, sa ka edhe KEK-u në pozitën e dytë. Prishtina mund të marrë majën, nëse nesër nxjerr pikë në ndeshjen në fushë të Trepça 89.
Në takimin tjetër të sotëm, Besa u mposht me rezultat 2-0 në fushë të kampionit në fuqi, Trepça, duke humbur rastin të marrë kreun e tabelës.
Zlatan Ibrahimovic Supersulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar pas fitores së tij ndaj Genoas, se Milani është ekip dhe nuk luan vetëm ai.
“Unë jam i lodhur, por duhet ta sakrifikoni veten. Ishte ndeshje e rëndësishme, të gjithë luajtën mirë, gjithçka bëhet më e vështirë, përkundër faktit se gjërat duken të lehta, por është me rëndësi të fitojmë”.
“Ky Milan nuk varet vetëm nga unë, ne jemi 11 lojtarë në fushë. Ne punuam, u fokusuam dhe shkojmë përpara. Shpeshherë keni nevojë për fat, varet nga loja ekipore kjo. Interi? Ne po mendojmë për vete. Nuk më intereson pjesa tjetër. Nëse punojmë shumë, do të jemi kampionë”, deklaroi Ibra.
Jose Mourinho Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është shprehur i zhgënjyer me barazimin turpërues në udhëtim te Levante, duke thënë se i gjithë problemi qëndron në mos konkretizimin e rasteve.
“Për shkak se nuk shënuam, ne humbëm katër pikë këtë sezon. Ishte sikurse ndaj Osasunas dhe Ajaxit, ne patëm tetë raste të pastra, por nuk i shfrytëzuam. Ndeshja e vetme ku nuk krijuam raste ishte ndaj Real Sociedadit dhe shënuam dy gola”
“Ne pranuam vetëm një gol në gjashtë ndeshje. Ne kemi kontrolluar të gjitha repartet dhe nuk kemi probleme taktike. Ne jemi solidë nga ana defensive. Çdo pikë e fituar është pikë përfundimtare dhe e bëjnë llogarinë në fund, dhe për këtë arsye nuk jam i kënaqur me këtë ndeshje. Levante nuk pati asnjë goditje të vetme në gol. Më është dukur se disa lojtarë kanë mundur të përfundojnë në spital”, deklaroi Mourinho.
Vucinic duke festuar golin e fitores Mirko Vucinic ka shënuar gol në minutën e dytë shtesë të ndeshjes për t’i dhënë fitoren e parë të sezonit Romës në derbin e javës së pestë të Serie A përballë kampionit në fuqi dhe liderit të tabelës, Interit.
Ndeshja e zhvilluar në Olimpiko të Romës solli raste të rralla, pasi të dy ekipet ishin në radhë të parë të përqendruara në mbrojtje dhe tentonin të shënojnë me anë të kundërsulmeve.
Dejan Stankovic ishte forca shtytëse e Interit, duke krijuar disa raste për sulmuesit, duke dërguar një goditje në drejtim të portierit të Romës, Bogdan Lobont, dhe duke goditur shtyllën me një tentim tjetër.
Edhe Roma pati disa raste pjesërisht të nxitura nga Jeremy Menez, por me Marco Borriello e Francesco Totti që dështuan të gjejnë portën e Julio Cesar.Në fund të takimit mjaft të tensionuar dhe të lodhshëm, Vucinic, i cili u fut në lojë në 15 minutat e fundit të ndeshjes duke zëvendësuar Francesco Tottin, shfrytëzoi një asistim të Daniele De Rossit, për të nxjerrë fitoren për Romën dhe për t’ia shkaktuar Interit humbjen e parë të sezonit në Serie A.
Rezultati do të thotë se Roma do të zhvendoset nga fundi i tabelës në pozitën e 14-të, derisa Interi do të qëndrojë në maje, së paku deri nesër kur Chievo ose Brescia mund të ngjiten në maje nëse shënojnë fitore.