Alessandro Del Piero Manchester City dhe Juventusi kanë ndarë pikët në ndeshjen kryesore të xhiros së dytë të Europa League, e cila u zhvillua në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit.
Loja nga fillimi ishte tejet dinamike, me lëvizshmëri të madhe të topit dhe me një dominim të lehtë të Juventusit në start.
Dominimi i Juventusit shpaguhet shumë shpejt. Pas një rasti ideal të lëshuar nga Vincenzo Iaquinta, ishte pikërisht sulmuesi italian që me një goditje fantastike nga më se 30 metra shënoi eurogol fantastik në këndin e poshtëm të portës së portierit Joe Hart, për 1-0 dhe epërsinë e Bianconerëve (11’). Që nga ky moment, Juventusi zbrapset. Manchester City e mori lojën në dorë, duke e kontrolluar atë në mesfushë. Pas një pasimi maestral të Yaya Toures, ishte Adam Johnson ai që në mënyrë fenomenale u lirua, duke lënë në gjumë vijën e mbrojtjes Bianconere, për të shënuar me lehtësi gol (37’) në portën e Manninger, për 1-1.
Në vazhdim City e dominoi lojën, por nuk e gjeti portën, duke lejuar që ndeshja të përfundonte me barazim 1-1. Pas xhiros së dytë, Lech e kryeson grupin me 4 pikë pas fitores ndaj Salzburg, me pikë të njëjta me Cityn, që është në pozitën e dytë. Juventusi gjendet në pozitën e tretë me dy pikë.
Nga ndeshjet tjera veçojmë barazimin e Atletico Madridit në Vicente Calderon me Leverkusenin me rezultat 1-1 dhe fitoren në sekondat e fundit të Hajdukut të Splitit ndaj Anderlechtit.
Festa e andaluzianëve pas golit të Luca Cigarinit. Skuadra e Liverpoolit nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola si mysafir i skuadrës holandeze Utrecht, në kuadër të xhiros së dytë në Grupin K të Europa League.
Nga ana tjetër, Sevilla ka shënuar fitore minimale përballë Borussia Dortmundit në ndeshjen e vlefshme për Grupin J, ndërsa realizues ishte Luca Cigarini (45’).
Në takimet tjera, fitore kanë shënuar edhe PSV, Stuttgarti, Porto, Besiktas, Sampdoria, Zeniti, Young Boys dhe CSKA Moska, ndërsa Napoli ka barazuar, kurse Anderlechti është mposhtur.
Trajneri i përfaqësues së Shqipërisë, Josip Kuze, është shtruar në spital si pasojë e gjakderdhjes në tru (hemorragjisë cerebrale).
Sipas Top Channel, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ashtu që kroati mund të dërgohet jashtë Shqipërisë për një mjekim më të specializuar, por ende nuk është marrë një vendim nëse mund të transportohet për shkak të gjendjes së tij të rëndë.
Mësohet se shëndeti i strategut është përkeqësuar menjëherë për shkak të gjendjes gripale, duke bërë që t’i nënshtrohet kujdesit intensiv.
Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, edhe njëherë ka bërë thirrje për durim në qarqet e tifozëve të Real Madridit, pasi që vetëm në këtë mënyrë do vijnë dhe paraqitjet fantastike.
“Tifozët po kërkojnë gola. Ne jemi të brengosur për formën tonë të dobët para golit. Me rëndësi është që kemi lojë sulmuese që po përmirësohet dhe ne po i vëmë në pah idetë e trajnerit. Në fund të sezonit, ne do të shënojmë shumë gola. Tifozët duhet të kenë durim”, theksoi Arbeloa.
Real Madridi ka shënuar fare pak gola deri në këtë moment të këtij sezoni, ndërsa mbrojtja u tregua tejet stabile, një repart që ka çaluar sezonin e kaluar.
Dyshja e Interit, Lucio dhe Julio Cesar, kanë marrë lajme të mira nga stafi mjekësor dhe mund të rikthehen me kohë për derbin e të dielës ndaj Juventusit, pas lëndimeve te marra ndaj Werderit në Ligën e Kampionëve.
“Brazilianët Julio Cesar dhe Lucio, të dy këta të zëvëndësuar pas lëndimeve në fitoren ndaj Werderit, do t’u nënshtrohen testeve fizike nesër. Gjendja e tyre është përmirësuar dukshëm”, shkruan në faqen zyrtare të Interit.
Shumë lojtarë të Interit kohëve të fundit kanë pasur probleme me lëndime, duke përfshirë këtu Marco Materazzin, Diego Militon, Walter Samuelin dhe Javier Zanettin.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, mezi e pret ndeshjen ndaj Arsenalit këtë fundjavë, pasi që thotë se të luajë ndaj Topçinjnve, gjithnjë ka qenë një ndjenjë e veçantë për të.
“Më pëlqen të luaj në ndeshjet e mëdha dhe më pëlqen të luaj ndaj Arsenalit. Unë gjithmonë them se Arsenali është një prej ekipeve të mia të preferuara”.
“Kur unë isha në Francë, Arsenali ishte shembull për ne, pasi që aty ishin gjithë ata lojtarë francezë, të cilët luanin në fillim në Kampionatin francez, por më pas u transferuan te Arsenali ku menaxher është një francez. Kështu që, të luaj ndaj tyre për mua do të thotë shumë”.
“Nuk mendoj se mund t’ia lejojmë vetes një humbje të dytë me radhë, sidomos në sfidën ndaj Arsenalit. Njerëzit duhet ta dijnë dhe ne e dimë se do të humbasim disa ndeshje këtë sezon. Por, e them përsëri, është gjithnjë mirë të fitosh…është gjithnjë mirë të fitosh”, deklaroi Drogba.
Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka folur për kritikat e mediave spanjolle ndaj Jose Mourinhos, pasi që tekniku portugez kishte shpërthyer kur u pyet me këmbëngulje mbi arsyen e mos grumbullimit të Pedro Leonit me skuadrën, duke thënë se ai nuk është ‘Zinedine Zidane’.
Alonso ndjen se nuk ka asgjë të çuditshme dhe të fshehtë në raportin mes lojtarëve dhe Jose Mourinhos, pasi që ata tashmë dinë gjithë atë që u thotë dhe do t’u thotë portugezi mediumeve në Pirineje.
“Gjithë atë që ka thënë Mourinho për mediat, na ka thënë edhe në zhveshtore. Marrëdhëniet mes tij dhe lojtarëve janë të sinqerta dhe nuk ka ndonjë problem të madh”, theksoi mesfushori spanjoll i cili së fundmi është lidhur me një transferim te Interi.
Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, është i bindur se The Reds mund të konkurrojnë për të fituar titullin e më të mirit në garën e dytë më prestigjioze për klube në Evropë, Europa League.
“Ne si lojtarë, duam që të fitojmë sa më shumë trofe që është e mundur. Është shumë zhgënjyese për të gjithë që ne jemi jashtë Carling Cup, por kjo ndodhi. Tani ne po shikojmë në një ndeshje tjetër dhe ne definitivisht duam të luajmë sa më mirë në Europa League. Trofeu im i vetëm deri tani është finalja e kupës në Holandë. Unë luaja ndaj ekipit tim të së ardhmes, Feyenoordit”.
“Shpresoj se ky nuk do jetë trofeu im i fundit, për shkak se unë jam te Liverpooli, jo vetëm që të luaj për Liverpoolin, por edhe të fitoj trofe. Unë kam besim se ne mund të fitojmë tituj. Unë e di se janë bërë katër vite që nuk kam fituar asgjë te Liverpooli. Shpeshherë në futboll ju mund të jenë shumë pranë dhe kjo na ka ndodhur mua dhe bashkëlojtarëve të mi. Ne dolëm në vendin e dytë në Ligën Premier dhe humbëm në finalen e Ligës së Kamnpionëve. Unë jam i bindur se këtu mund të fitoj trofe”, u shpreh Kuyt.
Kapiteni legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, është shfaqur i qetë para takimit ndaj Manchester Cityt, për të cilin ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të mbajnë këmbët në tokë.
“Ne e kemi filluar këtë udhëtim dhe shpresojmë që të konsolidohemi në ndeshjet në vijim. Të them se finalja është objektivi ynë, është herët për ta thënë, por ne duhet të kuptojmë çfarë duhet të bëjmë, pasi që kjo është me rëndësi për ne”.
“Unë nuk po mendoj për suksesin në finale. Tani për tani po mendoj për të tejkaluar fazën grupore”, ka thënë Alex Del Piero.
Supertalenti kosovar i cili po shkëlqen në futbollin evropian, Xherdan Shaqiri, ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, ndërsa tani siç duket të mahnitur nga Shaqiri kanë mbetur edhe drejtuesit e Bayernit.
“Pas dy ndeshjeve mes Baselit dhe Bayernit, unë do të jem në gjendje të jap emrin e një lojtari të ri në të cilin Bayerni është i interesuar”, kishte thënë presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, i pyetur nëse bavarezët janë të interesuar për shërbimet e kosovarit.
Nga ana tjetër, është vetë Shaqiri që në një intervistë për Sport 1, ka bërë të ditur dëshirën e tij për të luajtur te kampioni i Gjermanisë.
“Bayerni do të ishte ëndërr për mua. Çdo futbollist do të dëshironte të luante atje”, theksoi Shaqiri.
Blick në mëngjesin e të enjtës ka shkruajtur për interesimin e gjigantëve gjermanë për Shaqirin, që pritet të përdoret si zëvëndësim për të lënduarit Franck Ribery dhe Arjen Robben.
Anësori kosovar i cili aktualisht luan për Baselin, ka kaluar nëpër akademinë e klubit të lartpërmendur zvicëran. 18 vjeçari tashmë është shndërruar në një prej lojtarëve kyç, ndërsa paraqitjet e tij për përfaqësuesen e Zvicrës, nuk kanë shkuar pa u vërejtur.
Shaqiri është lidhur me një transferim te klube të tilla si Arsenal, Liverpool, Juventus, PSV, Wolfsburg, Hamburg, Inter dhe Milan. Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2014, ndërsa çmimi që ia ka vënë Baseli është 10 milionë euro.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, është duke punuar maksimalisht që ta ringjallë karrierën e tij te klubi nga Eastlands, por ka pranuar se ai do ta shqyrtojë largimin nëse nuk fillon të luajë rregullisht.
“Si është të luash kundër Juventusit? Efekti është që po luaj ndaj ekipit me të cilin isha lidhur për një transferim gjatë verës. Kur thashë se nuk jam i vendosur për ta mbyllur karrierën time në Angli, unë kurrë nuk e përmenda Juventusin. Por, do të gënjeja nëse nuk them se Juve është një nga klubet më fascinante të globit”.
“Mancini? Ne kemi biseduar me sinqeritet dhe unë dua të luftoj për pozitën startuese. Megjithatë, nëse nuk luaj, do të ishte pa sens nëse nuk shikoj përreth. Unë kam lexuar shumë gjëra për mua, por ato ishin të pa vërteta. Unë kurrë nuk u kam dërguar klubeve tjera mesazhe”, tha Adebayor.
Juventusi do të përballet me Manchester Cityn sonte mbrëma në kuadër të Europa League, ndërsa trajneri Luigi Del Neri, ka bërë thirrje që Zonja e Vjetër ta harrojë ndeshjen derbi të së dielës kundër Interit.
“Unë vetëm jam i interesuar për ndeshjen kundër Manchester Cityt, e jo për atë ndaj Interit. Ne do të shohim më pas nëse jemi përmirësuar. Një ekip i ri bën gabime, ne nuk kemi nevojë vetëm për t’i zgjidhur problemet, por gjithsahtu për t’u fokusuar në të luajturit mirë”, theksoi Del Neri.
Interi pret të dielën Juventusin në Meazza në derbi D’Italia, me fillim nga ora 20:45, ndërsa analizat, deklaratat dhe çdo gjë tjetër rreth këtij superderbi do t’i gjeni në sportisot.blogspot.com.
Dyshja Blaugrane, David Villa dhe Andres Iniesta, kanë komentuar mbi vështirësitë që kanë pasur katalanasit në sfidën e vështirë ndaj Rubin Kazanit, e cila përfundoi me barazim 1-1.
“Ne patëm vështirësi gjatë gjithë ndeshjes, për shkak se ata u mbrojtën mirë dhe ishin shumë të rrezikshëm në kundërsulme. Shtylla dhe portieri na kanë ndaluar të realizojmë, por ishte me rëndësi që të sigurojmë një pikë”, theksoi David Villa.
Nga ana tjetër Iniesta u shpreh duke thënë: “Rubin gjithnjë ka qenë dhe do të jetë kundërshtar i vështirë me lojtarë shumë të disiplinuar, ndaj të cilëve është e vështirë të luash. Ç’është e vërteta, hera e katërt do të jetë e vërteta, pasi që ne do t’i mposhtim”.
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto'o Samuel Eto'o ishte i ngazëllyer që shënoi hat-trick në fitoren prej 4-0 të Interit në Ligën e Kampionëve ndaj Werder Bremenit.
Kamerunasi kurrë nuk e kishte fshehur pakënaqësinë e tij që luante në rolin e një sulmuesi dytësor të krahut nën drejtimin e Jose Morinho dhe në fillim të këtij sezoni edhe nën drejtimin e Rafa Benitez.
“Jam i lumtur që fitoj si sulmues pasi kam fituar si mbrojtës sezonin e kaluar. Kjo është një fitore për gjithë ekipin. Ekipi luajti shumë mirë, edhe pse neve na mungonin disa lojtarë të rëndësishëm dhe të rinjtë vërtet shkëlqyen”, ka thënë Eto’o.
Ish-sulmuesi i Barcelonës po ashtu ka folur edhe për derbin e Serie A, atë të së dielës kundër Juventusit.
“Është një ndeshje e rëndësishme kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, andaj do të bëjmë gjithçka për ta fituar”, ka thënë Eto’o.
Rafael van der Vaart Rafael van der Vaart është i shqetësuar që do të mungojë në ndeshjen e Tottenhamit ndaj Interit, pasi u përjashtua në fitoren e fundit ndaj Twente, por shpreson se ekipi i tij do të dalë fitues nga ky takim.
“Bashkë-lojtarët e mi do të fitojnë pa mua. Nuk ka nevojë të jemi të shqetësuar kundër Interit, pasi kemi një ekip të mrekullueshëm.
“Ishte një natë e çuditshme për mua. Kurrë nuk kam luajtur një ndeshje si kjo. Ishte vështirë pasi u dërgova jashtë loje, isha i shqetësuar se ne nuk do të mund të fitojmë, por në fund djelmoshat bënë punë fantastike”, ka thënë Van der Vaart.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka zbuluar se pronari i klubit Roman Abramovich pret që ata të fitojnë dy tituj këtë sezon, Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier.
Pas dy titujve të fituar sezonin e kaluar, Kupës FA dhe Ligës, miliarderi rus ka porositur lojtarët e tij të luftojnë për titullin e kampionit të Evropës, që është aq shumë i dëshiruar në Stamford Bridge.
“Mesazhi i pronarit në fillim të këtij sezoni ka qenë i qartë: Ai dëshiron të fitojë gjithçka. Dhe me këtë ekip që ne kemi te Chelsea, ai pret që kjo të ndodhë. Ne nuk mund ta kemi prioritet njërën garë para tjetrës. Ne nuk mund të zgjedhim në mes të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve”, ka thënë Terry.
Menaxheri i Interit, Rafael Benitez do të dëshironte ribashkimin me yllin e Real Madridit, Xabi Alonso.
Interi është duke u lidhur me një ofertë për Xabi Alonso. Burime italiane thonë se Rafa Benitez do të dëshironte të ribashkohet me ish-yllin e Liverpoolit.
Duke pasur një buxhet prej 100 milionë euro, drejtuesit e Interit kanë fuqi financiare për të plotësuar çdo çmim, nëse Reali pranon ta shesë spanjollin.
Një bllokim për ndonjë marrëveshje mund të jetë trajneri i Realit, Jose Mourinho, i cili e sheh Xabin si pjesë të rëndësishme të mesfushës.
Mesfushori i Manchester Cityt, Patrick Vieira, pret një betejë të vështirë kundër Juventusit në takimin e sotëm në Europa League.
Francezi kaloi një sezon në Torino dhe fitoi Skudeton, që më pas iu morr ekipit italian për shkak të skandalit Calciopoli.
“Në disa vitet e fundit ekipi është përpjekur të rikthehet në maje dhe, edhe pse nuk është versioni më i mirë i gjitha kohëve, Juventusi është gjithmonë Juventus”.
“Ekipi i Juves pjesë e të cilit isha unë, ishte një prej ekipeve më të fuqishme që ndonjëherë kam luajtur, dhe viti im në Torino ka qenë një përvojë pozitive”, ka thënë Vieira në konferencën e shtypit.
Trajneri i Francës, Laurent Blanc, ka kritikuar sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, për të qenit jo punëtor.
Blanc thotë se sulmuesi i Real Madridit është gabimisht i këshilluar nga të tjerët.
“Ai nuk është mësuar të punojë. Kur jeni ballë për ballë me personin, ai dëgjon. Por edhe lojtarët e vëmendshëm, që i kapin gjërat, kur ata dalin në rrugë takojnë njerëz që iu thonë: ‘Ti je më i mirë, ti luan për Real Madridin, ti nuk ke nevojë të punosh’. Këta janë miq të rremë”, ka thënë Blanc.
Esteban Cambiasso është i lumtur që ka heshtur kritikët e Interit pas fitores 4-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Werder Bremen.
“Ishte një fitore e merituar dhe një futboll i shkëlqyeshëm. Ajo çfarë lojtarët kanë nevojë, është fuqia për të treguar se janë mbi gjithçka që është thënë për ta”.
“Nuk mund gjithmonë të dëgjojmë ekspertët. Sipas të gjithë atyre njerëzve, ne ishim fenomenal sonte dhe ishim tmerr tre ditë më parë. Brenda vetëm tre ditësh, do të jetë diçka tjetër përsëri. Duhet të dimë se puna e palodhshme paguhet dhe kjo është i vetmi sekret për të arritur suksesin”, ka thënë Cambiasso.
Heroi i Manchester United, Javier Hernandez, ka lavdëruar bashkëlojtarët e tij pas fitores së mbrëmshme ndaj Valencias ndërsa ka thënë edhe se është ‘mrekulli’ të jesh lojtar i Djajve të Kuq.
Chicharito shënoi në minutën e 85-të të ndeshjes, pas një loje të mirë të Federico Macheda dhe po ashtu Nanit.
“Ishte një lojë e mirë nga Nani dhe unë isha në gjendje ta dërgoj topin në rrjet. Jam përshtatur mirë te Manchesteri. Kam mësuar dhe punuar shumë pasi dua t’ia dal mirë këtu, jam shumë i motivuar. Po kënaqem dhe është mrekulli të jesh një lojtar i United. Dua të vazhdoj kështu për shumë kohë”, ka thënë Hernandez.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka lavdëruar bashkë-lojtarin e tij Clarence Seedorf pas barazimit të Rossonerëve në Ligën e Kampionëve ndaj ekipit holandez Ajax.
Seedorf ishte asistues në golin e Ibrahimovic, që solli barazimin rezultatit.
“Një pikë na përshtatej. Ne duhej të merrnim tre pikë, por nuk ankohem për këtë. Golat e mi tregojnë se po ia dal mirë, po ashtu për shkak se luaj me shumë vetëbesim”.
“Seedorf më dha vërtet një pasim shumë të shkëlqyeshëm [për golin e shënuar]. Ai luajti vërtet mirë. Clarence është ende një hero”, ka thënë Ibra.
Diego Maradona është i ngazëllyer që ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka fituar këpucën e Artë Evropiane.
Messi do ta marrë sot shpërblimin e shënuesit më të mirë në Evropë pasi shënoi 34 gola për Barcelonën në 35 paraqitje. Edhe pse Luis Suarez shënoi 35 gola në ligë për Ajaxin, Messi përfundoi më lartë, pasi La Liga qëndron në një nivel më të lartë se sa liga holandeze Eredivisie.
“Messi ka fituar Këpucën e Artë dhe ky është një shpërblim i merituar dhe shpresoj se ai do të fitojë edhe shumë të tjera”, ka deklaruar Maradona.
Në anën tjetër, Didier Drogba nga Chelsea dhe Antonio di Natale nga Udinese kanë përfunduar të dytët, edhe pse kanë shënuar gjashtë gola më pak se uruguaiani, ndërsa mbi Suarez po ashtu ka përfunduar edhe Gonzalo Higuain.
Menaxheri i Interit, Rafa Benitez, thotë se kampionët e Evropës mund të luajnë edhe më mirë, pasi ata mposhtën mbrëmë Werderin e Bremenit me rezultat të thellë 4-0.
Samuel Eto’o shënoi hat-trick dhe krijoi një rast tjetër për Wesley Sneijder në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza.
“Nuk mendoj se kjo ishte paraqitja jonë më e mirë e sezonit, aspak. Ne mund të luajmë më mirë. Për shembull, kundër Barit, në pjesën e dytë me Bolognan dhe në fillim me Udinesen, ne kishim më shumë intensitet se në këtë mbrëmje”, ka thënë Benitez.
Dani Alves thotë se Barcelona ka nxjerrë pikën e vetë në barazimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve ndaj Rubin Kazan.
Barca u mundua shumë për rezultatin 1-1, që erdhi vetëm pasi David Villa neutralizoi avantazhin paraprak të ekipit rus.
“Rubin është një ekip shumë mirë i ndërtuar, të cilët luajnë mirë në kundër-sulme. Në rrethanat të cilat ndërtuan ndeshjen, ne jemi të kënaqur”, ka thënë Alves.