Samir Nasri beson se sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh mund të kryejë punë të rëndësishme në derbin e nesërm kundër Chelseat.26-vjeçari është përshtatur shpejt në Emirates pas transferimit verën e kaluar nga Bordeaux, duke shënuar katër gola në nëntë paraqitje.
“Marouane tashmë ka treguar se sa i rëndësishëm mund të jetë për ne. Ai është një lojtar që shenjëstron mirë, fiton topat në ajër dhe nuk është sulmues vetjak. Ai mund të bëjë asistime për lojtarë të tjerë dhe ka saktësisht kualitetet e nevojshme për Ligën Premier”, ka thënë Nasri.
Samir Nasri beson se sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh mund të kryejë punë të rëndësishme në derbin e nesërm kundër Chelseat.26-vjeçari është përshtatur shpejt në Emirates pas transferimit verën e kaluar nga Bordeaux, duke shënuar katër gola në nëntë paraqitje.
“Marouane tashmë ka treguar se sa i rëndësishëm mund të jetë për ne. Ai është një lojtar që shenjëstron mirë, fiton topat në ajër dhe nuk është sulmues vetjak. Ai mund të bëjë asistime për lojtarë të tjerë dhe ka saktësisht kualitetet e nevojshme për Ligën Premier”, ka thënë Nasri.
Giorgio Chiellini thotë se ai kurrë nuk do të largohej nga Juventusi për t’iu bashkuar Interit dhe ka zbuluar se Juve do të përfitojë nga besnikëria e tij, derisa ai përgatitet të nënshkruajë marrëveshjen e re.“Kurrë nuk do t’i bashkohesha Interit. E kam Juventusin në brendi timen dhe kurrë nuk do të mund ta shihja veten me atë fanellë. Jam rritur si lojtar këtu dhe jam bërë burrë”.
“Rinovimi? Është një gjest i rëndësishëm nga ana e klubin dhe nga drejtorët e vjetër dhe të tashëm, pasi kontrata e re ka qenë në rrugë. Jam shumë afër rinovimit”, ka shtuar Chiellini.
Dy gjigantët italian, Interi dhe Juventusi, do të përballen gjatë të dielës në Giuseppe Meazza në derbin më të madh të javës dhe njërin prej më emocionuesve të sezonit.
Sunderlandi vazhdon të jetë pengesë për ekipet e fuqishme të Ligës Premier, pasi ekipi i drejtuar nga Steve Bruce ndaloi Manchester United në ndeshjen e zhvilluar në Stadium of Lights.Fillimi i ndeshjes në Stadiumin e Dritave u shty për 20 minuta, pasi një gyp ujësjellësi shpërtheu mbi dhomën e zhveshjeve të ekipit mysafir, dhe kur loja filloi nikoqirët dominuan, me Edwin va nder Sar i cili priti një goditje të Steed Malbranque dhe Boudewijn Zenden që goditi shtyllën.
Menaxheri i United, Alex Ferguson, la në stol sulmuesin Dimitar Berbatov dhe i dha Michael Owen një vend si startues, por ish-sulmuesi i Liverpoolit dështoi të shkëlqejë dhe u zëvendësua nga sulmuesi bullgar në pjesën e dytë.
Megjithatë, United vazhdoi të ishte ekipi që tërhiqej në mbrojtje, me Sunderlandin që në fund të ndeshjes bëri presion në kërkim të fitores.
Sunderland më herët gjatë këtij sezoni arriti të ndalojë edhe tre ekipe të tjera të fuqishme, duke barazuar 2-2 ndaj Liverpoolit dhe 1-1 ndaj Arsenalit, pasi fillimisht kishte mposhtur me rezultat minimal Manchester Cityn.
Manchester United tash mbetet tre pikë prapa Chelseat, që nesër pret në Stamford Bridge ekipin e Arsenalit, në derbin e javës në Ligën Premier.
Rafael van der Vaart ka shënuar dy gola për të ndihmuar Tottenhamin të kthehet nga disavantazhi 1-0 dhe të shënojë fitore me rezultat 2-1 në takimin ndaj Aston Villa të zhvilluar në White Hart Lane.Të zgjedhurit e trajnerit Harry Redknapp e panë veten në disavantazh pas 16 minutash lojë kur Marc Albringhton çoi në epërsi Aston Villan. Por, pas disa rasteve të lëshuara, në çastet e fundit të pjesës së parë, pas një harkimi në zonë të Roman Pavlychenko, Van der Vaart shënoi për të barazuar rezultatin.
Ishte pikërisht holandezi, i ardhur si përforcim nga Real Madridi gjatë verës, ai i cili shënoi edhe një herë në pjesë të dytë (75’), kësaj here pas një loje të Aaron Lennon dhe Peter Crouch, për t’i siguruar edhe tre pikët e reja Tottenhamit.
Nga ndeshjet tjera të sotme, Evertoni ka shënuar fitoren e parë të sezonit, duke mposhtur në udhëtim Birminghamin me rezultat 2-0. Roger Johnson shënoi autogol në pjesën e parë të takimit, ndërsa Tim Cahill vulosi fitoren e Evertonit në minutën e fundit të takimit.
Me tre pikët e reja, Tottenhami ngjitet në pozitën e pestë, me 11 pikë. Evertoni në anën tjetër i shmanget fundit të tabelës, duke lënë prapa Liverpoolin, West Hamin dhe Wolverhamptonin.
Lideri i tabelës së Bundesligës, Mainz, ka shënuar edhe fitoren e shtatë në sezonin e ri të Bundesliga duke mposhtur Hoffeinheimin me rezultat 4-2, për të siguruar kështu qëndrimin në pozitën e parë të tabelës.Sami Allagui shënoi pas vetëm dy minutash lojë për të çuar në epërsi vendasit, por lojtarët e Hoffenheim arritën të barazojnë që në pjesë të parë me anë të Demba Ba (41’).
Me të filluar pjesa e dytë Adam Szalai (47’) riktheu epërsinë për Mainzin, ndërsa pas gati një ore lojë, një autogol i Luiz Gustavo ia shtoi epërsinë ekipit vendas (59’).
Gylfi Sigurosson arriti të ngushtojë në 3-2 epërsinë për mysafirët (64’), të cilët me 18 minuta të mbetura, mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pas përjashtimit të Josip Simunic, i cili i dhuroi ekipit vendas një penalti, të shndërruar në gol nga Andre Schurrle (74’).
Nga ndeshjet tjera Hamburg ka arritur të përmbysë rezultatin nga 1-0 për të fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj Kaiserslautern. Schalke është mposhtur me rezultat të njëjtë, 2-1, në fushë të Nuremberg, duke mbetur me një fitore dhe vetëm katër pikë këtë sezon.
Mainz tash mbledh maksimumin e pikëve, 21, dhe ndiqet nga Borussia Dortmund me pesë pikë më pak, por edhe me një ndeshje më pak. Kampioni në fuqi, Bayern Munich, mbetet në kuotën e tetë pikëve, ndërsa nesër do të ketë një ndeshje të vështirë pikërisht në fushë të Borussia.
Bayerni i Munichut pritet të ofrojë nëntë milionë funte për të transferuar sulmuesin e Wigan Athletic, Charles N'Zogbia.Kampioni i Bundesligës është klubi i fundit që ka shprehur interesim për N'Zogbia, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail. N'Zogbia është pritur të transferohej te Birmingham City gjatë verës, por marrëveshja dështoi për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për kushtet personale.
Bayerni, megjithatë, do të ishte në gjendje të plotësojë çmimin prej 9 milionë funtesh sa kërkohet për lojtarin, si edhe 50 mijë funte në javë pagë, sa lojtari kërkon.
Francezi është i vendosur të largohet nga DW Stadium, dhe do të mirëpriste një shans për të luajtur në Bundesliga.
Në prag të ndeshjes së sotme përballë Manchester United, menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, beson se Jose Mourinho, mund të jetë pasues i Sir Alex Ferguson, kur ky i fundit të pensionohet.Bruce nuk mendon se njeriu të cilin a quan ‘bossi’, është i gatshëm për pensionim, por ai beson se Mourinho mund të jetë një zëvendësim ideal për Ferguson.
“Kush do ta pasojë Sir Alex? Duhet të them se Jose Mourinho do të jetë një kandidat i madh. Rekordi i tij flet në vete dhe unë nuk mendoj se United do të marrë ndonjë menaxher nga Aberdeen, si herën e kaluar. Herën e kaluar ndoshta kanë kërkuar një menaxher britanik, por nuk jam i sigurt për tash”, ka thënë Bruce.
Ish-ylli i kombëtares shqiptare, tash drejtor sportiv te Lazio, Igli Tare, raportohet se është në rrugë për të bërë edhe një transferim të shkëlqyer, pasi thuhet se klubi italian ka arritur marrëveshje me Manchester United për të sjellë në radhët e veta Federico Macheda.La Gazzetta dello Sport raporton se përfaqësuesit e të dyja klubeve kanë arritur një marrëveshje huazimi për muajin janar, sipas të cilës marrëveshje ekipi italian do të ketë mundësinë të blejë Machedan në mënyrë të përhershme në fund të sezonit.
Kjo lëvizje vjen nga dëshira e Sir Alex Ferguson që Macheda të fitojë më shumë lojë të rregullt, një ide e ngjashme me atë që bëri që Giuseppe Rossi të largohet nga Old Trafford tre vite më parë.
Ferguson ka qenë tepër i sinqertë me italianin, duke ia bërë të qartë se ai vështirë se do të mund të aktivizohet në Old Trafford. Macheda thuhet se e ka mirëpritur lëvizjen, pasi dëshiron të luajë më shpesh dhe do të rikthehet pikërisht te klubi nga ku është larguar për në Old Trafford.
E ardhmja e Pepe te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e turbullt, me sportiven spanjolle AS që shkruan se mbrojtësi portugez nuk është i kënaqur me kushtet që i ofrohet nga klubi spanjoll.27-vjeçari raportohet se dëshiron kontratë të vlefshme 5 milionë euro në sezon, që do ta barazonte atë me lojtarët si Karim Benzema. Klubi spanjoll megjithatë është i gatshëm t’i ofrojë atij vetëm 3.5 milionë euro çdo sezon, deri në vitin 2015.
Edhe pse Pepe thuhet se është i lumtur në Bernabeu, ai nuk është i gatshëm të heq dorë nga kërkesat e tij, pasi ndjen se ende ka një pjesë bukur të mirë të karrierës së tij të mbetur dhe ai do të paguhej për aq sa mendon se vlen kudo tjetër.
Duke fituar vetëm 1.8 milionë euro në vit, braziliani është një prej lojtarëve më pak të paguar në klub, pavarësisht se ata e vlerësojnë lojtarin me 30 milionë euro në kuptim të transferimit të tij te ndonjë klub tjetër.
Sven Goran Eriksson pritet të caktohet menaxheri i ri i Leicester City gjatë këtij vikendi, shkruan Sky Sports News.Suedezi do të marrë nën drejtim klubin nga Paulo Sousa, i cili është shkarkuar nga drejtori i klubit Milan Mandaric. Eriksson do të bëhet menaxheri i 14-të që nga viti 2004, kur biznesmeni serb kishte marrë drejtimin e klubit.
Eriksson pritej të marrë nën drejtim ekipin nga Arabia Saudite, Al Hilal, por tashmë ka hedhur poshtë atë ofertë, duke dashur të kthehet në Angli.
Puna e tij e fundit ishte gjatë verës kur drejtoi kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Kupën Botërore 2010, por hoqi dorë pasi u eliminua nga turneu në fazën e grupeve.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, thotë se ai dëshiron të luajë në Itali dhe veçanërisht në fanellën e Juventusit.Sulmuesi i kombëtares së Togos në disa raste ka dhënë shenja se dëshiron të largohet nga Manchester City nëse nuk fiton kohë të mjaftueshme për të luajtur. Në një intervistë të fundit për Tuttosport ai ka pranuar se i pëlqen ideja të luajë për Juventusin.
“Do të doja të luaj në Itali, në fanellën Biankonere, mendoj se do të tregoja paraqitje të mira. E kam diskutuar këtë temë me Patrick Vieira, i cili ka kujtime të mira nga koha e kaluar në Torino. Më pëlqen fakti se futbolli në Itali është shumë teknik”, ka thënë Adebayor.
Sportivja spanjolle Marca shkruar se qëndrimi i Pedro Leon te Real Madridi mund të jetë i shkurtër, dhe mesfushori ofensiv të transferohet te Milani gjatë afatit kalimtar dimëror.I ardhur nga Getafe gjatë verës, 23-vjeçari dështoi të lërë përshtypje dhe të depërtojë në ekipin e parë të Jose Mourinho. Leon madje u la jashtë ekipit për ndeshjen e mesjavës, atë të Ligës së Kampionëve kundër Auxerre, pasi e kishte zemëruar trajnerin portugez duke injoruar vendimet e tij taktike.
Duke qenë një që nuk i duron mosbindjet, Mourinho thuhet se do ta çojë kokëfortësinë e tij në një nivel tjetër duke e huazuar lojtarin te Milani gjatë afatit kalimtar dimëror, që do të fillojë të diskutohet kur dy ekipet do të takohen mes veti në Ligën e Kampionëve pas pauzës ndërkombëtare.
Me Mourinhon që e ka lënë atë edhe jashtë ekipit që do të përballet me Deportivo La Coruna të dielën, është shumë e mundshme që edhe lojtari të jetë i hapur për një transferim të shpejtë.
Ylli i Chelseat, Didier Drogba, thotë se ai shumë lehtë mund të kishte nënshkruar me Arsenalit para se t’i bashkohej Bluve.Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ishte afër bashkimit me Topçinjtë në vitin 2002, kur ai ishte një yll në ngritje në futbollin francez. Por pas dështimit për të kaluar në Emirates, Drogba u transferua në Stamford Bridge për 24 milionë funte.
Dhe që atëherë ai ka fituar tre tituj të ligës, tre Kupa FA dhe dy Kupa Carling, derisa Arsenali ka mbetur vetëm me një Kupë FA.
“Nuk e di nëse Arsene Wenger është penduar – duhet ta pyetni atë. Por mbani mend se ai e kishte Thierry Henry. Arsenali ishte një ekip me shumë lojtarë francezë dhe lojtarë nga Liga e Francës. Sylvain Wiltord, Patrick Vieira, Thierry Henry, Robert Pires... francezët bënin shaka dhe thoshin se Arsenali është ekipi i 21-të në Ligue 1”.
“Dhe pastaj dëgjova se Arsene Wenger ishte i interesuar për mua. Por për disa arsye kjo nuk ndodhi dhe unë nuk nënshkrova për Arsenalin, nuk mendoj se ishte fati im. Sinqerisht besoj se kur gjërat nuk ndodhin, kjo është për një arsye”, ka thënë Drogba.
Wayne Rooney thotë se çdo herë kur kthehet nga një ndeshje ai e shikon xhirimin me vëmendje dhe përpiqet të mësojë nga gabimet që ka bërë në çdo lojë.“Nëse ekipi fiton, do të jem i ngazëllyer. Kur shkoj në shtëpi, e shoh ndeshjen dhe shoh gjërat që kam mundur t’i bëj më të mirë dhe përpiqem dhe punoj në to në stërvitje”, ka thënë Rooney.
Sulmuesi i Manchester United po ashtu shpreson të vazhdojë të jetë lideri i sulmit të Djajve të Kuq.
“Kur luaja në ballë [të golit] në çdo ndeshje, qoftë vetëm ose me Dimitar Berbatov, isha pa dyshim sulmues. Ishte një dallim i madh. Për të shënuar gola, ajo është shumë më mirë. Kur luani në vrima, krijoni shanse për të tjerët. Unë dua të shënoj sa më shumë gola që mundem”, ka thënë anglezi.
Rooney shënoi plot 34 gola sezonin e kaluar në pozitën e tij më natyrale, por këtë sezon ai ka dështuar të tregojë veten.
Ish-ylli i Real Madridit dhe Barcelonës, Ronaldo (origjinali), thotë se ai do t’i varë këpucët në fund të vitit të ardhshëm.Ronaldo ka ringjallur karrierën me ekipin brazilian Corinthians dhe shpreson të jetë aktiv në fushë edhe për një vit.
“Mendimi im është të luaj deri në fund të viti 2011 në dhjetor, dhe pastaj të mbylli karrierën. Do ta përfundoj këtu te Corinthians”.
“Ky vit ka qenë shumë i komplikuar për mua, në aspekt të lëndimeve. Kam nevojë të rikthej dhembshurinë dhe dashurinë që përkrahësit e Corinthians kishin për mua. Të luaj edhe një vit do të jetë vështirë për trupin tim, por kam nevojë t’ua jap këtë fansave”, ka thënë Ronaldo.
Atletico Madrid ka siguruar vazhdimin e kontratave me tre lojtarë të rëndësishëm të ekipit.Jose Antonio Reyes, Tomas Ujfalusi dhe Paulo Assunca, që të gjithë kanë nënshkruar marrëveshje të reja. Reyes ka arritur vazhdim trevjeçar të marrëveshjes, dhe do të qëndrojë në Atletico deri në korrik të vitit 2014.
Mbrojtësi çek Ujfalusi do të qëndrojë te klubi spanjoll deri në vitin 2013 pasi nënshkroi vazhdim dyvjeçar, derisa mesfushori brazilian Paulo Assuncao po ashtu do të mbetet në Vicente Calderon deri në korrik të vitit 2013.
Mbrojtësi i Arsenalit, Gael Clichy, thotë se ai do të ishte më se i lumtur të heqë dorë nga stili i tyre i lirë i lojës, nëse kjo do të thotë ata të fitojnë trofe këtë sezon.Clichy thotë se ai po bëhet edhe më i frustruar me mungesën e trofeve te Arsenali.
“Kur kaloni një vit pa fituar asgjë, por çdokush thotë se ju luani futbollin më të bukur, atëherë mund ta pranoni atë si një sezon pa çmim. Por kur kjo ndodh përsëri dhe përsëri dhe përsëri, atëherë vetëm duhet të fitoni trofe”.
“Në fund të karrierës njerëzit do të mbajnë mend lojtarët për atë që ata kanë fituar për Arsenalin. Thierry Henry, Patrick Vieira, Dennis Bergkamp, Sol Campbell dhe Ashley Cole, që të gjithë kaluan nëpër këtë sezon të pamposhtur. Kjo është arsyeja se pse ata janë legjenda të këtij klubi”, ka thënë Clichy.
















