Festa e lojtarëve të Realit. Real Madridi ka arritur që ti shuajë kritikët, që kritikuan ashpër Realin për mungesën e golave, pasi ka arritur një fitore të lartë ndaj Deportivo La Coruna, 6-1.
Goleada filloi qysh në minutat e para të takimit, pasi transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Cristiano Ronaldo arriti që të shënojë me kokë ('4).
Pas saktësisht 20 minuta lojë Mesut Ozil shënoi një gol të bukur për ta dyfishuar epërsinë e Realit.
Angel Di Maria e trefishoi epërsinë ('34), për ta vulosur rezultatin e pjesës së parë.
Pjesa e dytë përsëri i takoi Realit. Në listën e realizatorëve padyshim që u shënua edhe sulmuesi kryesor i Realit, Gonzalo Higuain, që shënoi në minutën e 53-të pas një asistimi të bukur nga Di Maria.
Atë që nuk arritën ta bënin sulmuesit e Deportivos, e bëri mbrojtësi Ze Castro, por në portën e gabuar, duke çuar kështu epërsinë e Realit në 5-0.
Në minutën e 78-të mysafirët arritën golin e nderit përmes Juan Rodriguez, për rezultatin 5-1.
Deri në fund të takimit u shënua edhe një gol nga Cristiano Ronaldo një minutë para fundit të takimit.
Luigi Del Neri është shprehur i kënaqur me barazimin pa gola të arritur në udhëtimin e vështirë ndaj Interit në Giuseppe Meazza.
“Rezultati është i drejtë, të gjitha patën raste. Ne ndryshuam formacionin në tri ndeshjet e fundit, ndërsa rezultati është i mirë, kemi energji për të ardhmen, sidomos në nivelin psikologjik”.
“Sonte e kemi ndalur mirë Maiconin, kjo ishte kyçe, ndërsa Marchisio ia doli në duelet ndaj tij, ai është shumë i mirë”.
“Scudetto? Ka përmirësime të dukshme, ekipi po ngritet, por nuk duhet të ndalemi, kemi lojtarë të fortë, të cilët janë në gjendje dhe të cilët mund të luajnë”, u shpreh Del Neri.
Samuel Eto'o dhe Giorgio Chiellini Interi dhe Juventusi kanë barazuar pa gola në takimin kryesor të javës së gjashtë, i cili u zhvillua të dielën mbrëma në Giuseppe Meazza.
Në pjesën e parë Juventusi ishte skuadër më e mirë në fushë duke menaxhuar lojën, megjithatë pas 45 minutash rezultati ishte ai i fillimit.
Bianconerët madje arritën të shënojnë në portën e Julio Cesar, mirëpo goli i Iaquintas u anulua për shkak të pozitës jashtë lojë.
Në gjysmën e dytë loja u balancua, ndërsa zikaltrit filluan të bëheshin të rrezikshëm para portës së Storarit.
Rastin më të mirë për të shënuar e pati Diego Milito, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës.
Pas xhiros së gjashtë, Interi pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa kanë Napoli dhe Milani, ndërsa Juventusi do të ngritet në pozitën e shtatë me tetë pikë.
Lionel Messi rikthehet me gol, por jo me fitore... Barcelona nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë përballë Mallorcas, pasi ka barazuar me rezultat 1-1 në Camp Nou.
Të parët kaluan në epërsi vendasit (21’) me anë të të rikthyerit nga lëndimi, Leo Messi, i cili pranoi një pasim nga Pedro për të mposhtur portierin Aouate.
Mirëpo, pa përfunduar pjesa e parë (43’), ishullorët barazuan shifrat kur pas një goditje nga këndi të Jonathan De Guzman, më së larti kërceu Emilio Nsue për të qetësuar tifozët në Camp Nou.
Në pjesën e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të realizojë gol, ashtu që me rezultatin e pjesës së parë përfundoi ndeshja.
Pas këtij barazimi, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 13 pikë, tre më pak se Valencia që mban kreun dhe dy më shumë se Real Madridi (në vendin e katërt) që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, në takimet tjera, Sevilla e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 3-1, ndërsa Villarreali ka fituar kundër Racing Santanderit me rezultat 2-0.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka deklaruar pas ndeshjes së humbur ndaj Napolit se skuadra e tij ishte dorëzuar pas golit të parë të shënuar nga vendasit.
“Ne dështuam të përsërisim paraqitjen e pjesës së parë, ku ne ishim mjeshtrit në fushë. Kjo nuk është Roma e sezonit të kaluar, por ne po punojmë shumë për t’u rikthyer”.
“Është e çuditshme pasi që ne i hymë lojës si duhet. Pas dy fitoreve në Olimpico, ne kërkuam të vazhdojmë me rezultatet e mira”, deklaroi Ranieri.
Didier Drogba Chelsea ka arritur që të mposhtë minimalisht Arsenalin në derbin londinez të zhvilluar në Stamford Bridge, duke forcuar kështu kreun e klasifikimit në Ligën Premier.

Vendasit ishin më të mirë në pjesën e parë, duke rrezikuar në disa momente portën e Fabianskit, por prapa nuk mbetën as Topçinjt që me anë të disa goditjeve u treguan të rrezikshëm.

Megjithatë, në skenë doli përsëri Didier Drogba, që e kaloi Chelsean në epërsi (40’), pas një pasimi të Ashley Cole. Goli rodhi pas një gabimi në mesfushë nga futbollistët e Arsenalit, që e lejoi brazilianin Ramires fillimin e një aksioni të ri, e që rezultoi me gol nga Drogba.


Me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë dhe nuk ndryshoi deri në fund të fraksionit të dytë. Arsenali nuk arriti që ta barazonte rezultatin përkundër futbollit të mirë të treguar në disa momente. Nga ana tjetër, Chelsea pati mundësinë që ta thellonte rezultatin në të mirë të saj, po që se Nicolas Anelka do ishte më i ftohtë para golit.

Megjithatë, fjalën e fundit në këtë takim e kishte Alex, i cili vetëm sa e vulosi fatin e takimit (85’), që përfundoi me rezultat 2-0. Lukasz Fabianski me siguri ka pësuar trauma pas golit të Alex, i cili e la në vend portierin e Arsenalit me bombën atomike të tij nga gjuajtja e lirë.

Me këtë fitore Chelsea forcon kreun me 18 pikë pas shtatë javësh, me përcjellës të parë Manchester Cityn, që ka 14 pikë. Arsenali gjendet në pozitën e katërt me 11 pikë.

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është i paprekshëm dhe se nuk ka lojtarë që punon më shumë se superylli portugez.
“Ka lojtarë të cilët janë të paprekshëm. Cristiano është i paprekshëm sepse ai punon më shumë se çdokush tjetër. Në këtë kohë, kur ne po tentojmë të ndërtojmë ekipin, ka shumë principe fundamentale, ndërsa ai i përfaqëson të gjitha”.
“Principi i parë është ambicia, i dyti solidariteti dhe i treti disiplina. Cristiano i ka gjithë këto atribute. Unë jam me fat që shumë lojtarë në skuadrën time i kanë këto principe më vete, pasi që nëse nuk do të kishim lojtarë të tillë, do të ishim të vdekur”, ka thënë Mourinho.
Barcelona është e gatshme që të largojë interesimin e Manchester Cityt nga Lionel Messi, duke i ofruar këtij të fundit një rritje të pagës.
Messi nënshkroi një vit më parë një kontratë të re dyvjeçare deri në vitin 2016, e cila e bëri atë lojtarin më të paguar të klubit. Sidoqoftë, katalanasit duan që të vënë në jetë atë që kanë përsëritur gjatë gjithë verës, se Messi nuk është në shitje, duke i ofruar yllit argjentnas një rritje të pagës.
Thuhet se oferta e fundit e Barcelonës ka të bëjë me një ngritje të lehtë të pagës prej 10.5 milionë euro, ashtu si heqjen nga tatimi.