Interi është rikonfirmuar në pozitën e parë të ranglistës së klubeve më të mira në botë nga Instituti për Histori të Futbollit dhe Statistika (IFFHS).Për dallim nga renditja e bërë disa muaj më parë, kur Interi dhe Barcelona kishin pikë të njëjta, tani Interi ka një diferencë të dukshme me Barcelonën, që në pozitën e dytë ka 279 pikë, për dallim nga Interi me 300 të tilla.
Bayern Munich dhe Chelsea ndajnë pozitat katër dhe pesë, ndërsa Estudiantes është ekipi joevropian që mbyll top pesëshen.
Lista e top dhjetë klubeve më të mira:
1. Inter (Itali) 300,0 pikë
2. Barcelona (Spanjë) 279,0
3. Bayern (Gjermani) 260,0
4. Chelsea (Angli) 232,0
5. Estudiantes (Argjentinë) 231,0
6. Liverpool (Angli) 227,0
7. Atletico M. (Spanjë) 224,0
8. Anderlecht (Belgjikë) 221,0
8. Internacional (Brazil) 221,0
10. Roma (Itali) 216,0
E përditshmja sportive “Marca” e ka emëruar portierin spanjoll të Real Madridit, Iker Casillas, si lojtarin më të mirë të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.Spanja u shpall fituese e kampionatit më të rëndësishëm të futbollit gjatë verës që shkoi, ndërsa gazeta madrilene e ka vlerësuar lartë kontributin e portierit të Los Blancos, Iker Casillas, duke ia dhënë trofeun ‘Marca’.
“Jam shumë i kënaqur, mirëpo bashkëlojtarët e mi, trajnerët dhe tifozët e meritojnë po ashtu këtë (nderim). Ishte një grup i jashtëzakonshëm”, është shprehur 29-vjeçari për faqen zyrtare të Realit.
Ndërkohë, FIFA si futbollist më të mirë të Kampionatit Botëror e shpalli sulmuesin uruguaian të Atletico Madridit, Diego Forlan, ndërsa asokohe Casillasit iu nda çmimi Doreza e Artë, për intervenimet e tija vendimtare në finale.
Aradhës së futbollistëve të lënduar të Interit tani i është bashkuar edhe Ivan Ramiro Cordoba, që pësoi një lëndimi në pjesën e dytë të sfidës ndaj Juventusit.Sipas faqes zyrtare të Interit, kolumbiani ka pësuar zgjatje të bicepsit femoral të këmbës së majtë.
34-vjeçari pritet të mungojë në dy ndeshjet e radhës për kombëtaren e tij ndaj Ekuadorit dhe SHBA-ve.
Aktualisht Interi numëron pesë futbollistë të lënduar, nga ta kampionë të tillë si, Javier Zanetti, Walter Samuel, Thiago Motta dhe Goran Pandev.
Pas disfatës prej 2-0 nga Borussia Dortmundi, presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka deklaruar se ky është skenari më i keq i parashikuar nga ai.I pyetur për situatën aktuale te bavarezët, Hoeness tha se ajo është një “Super GAU”, një term që i referohet katastrofës nukleare të Çernobilit, një situatë që e tejkalon skenarin më të keq të mundshëm.
Bayerni ka vetëm tetë pikë pas shtatë ndeshjeve, me vetëm pesë gola të shënuar.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është nderuar me çmimin Pichichi nga e përditshmja madrilene, Marca, si golashënues më i mirë sezonin e kaluar me 34 gola.“Është e vërtet se do të jetë e vështirë këtë vit, por unë vërtet dua që dikush nga Barcelona ta fitojë atë. Goli im më i mirë? Është e vështirë të zgjedhi, por mendoj se është goli i dytë ndaj Zaragozës”, theksoi Messi.
Messi shënoi hettrik në atë takim, ndërsa për golin e dytë vrapoi nga mesfusha, me ç’rast kaloi tri lojtarë dhe shënoi gol.
Victor Valdez e fitoi çmimin Zamora si portieri më i mirë me vetën 24 gola të pranuar në 38 ndeshje.
Edhe pse në ndeshjen derbi Inter-Juventus, tifozët nuk patën asgjë për të parë nga aspekti i futbollit, ata se paku kanë mundur ta shohin supertalentin Mario Balotelli, duke ua drejtuar gishtin e mesit.Sulmuesi i Manchester Cityt ishte në San Siro për të shikuar ndeshjen, ndërsa e bëri gjestin në fjalë vetëm dy ditë pasi kishte hyrë në një qeli të një femre në një burg, pa kurrfarë autorizimi.
Il Corriere dello Sport pohon se Balotelli e ngriti gishtin e mesit lart pasi tifozët e Interit filluan ta ofendonin.
Tuttosport nga ana tjetër pohon një version tjetër të ngjarjes, duke shkruar se gjesti në fjalë ishte i drejtuar kah tifozët e Juventusit, pasi që B45 nuk ka marrëdhënie të mira nga e kaluara me Bianconerët.
Sidoqoftë, kjo nuk është e tëra. Pas ndeshjes SuperMario ishte intervistuar nga Sky Sport Italia, ku tha se gazetari në studio nuk ka lidhje me futboll.
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, përsëri është lidhur me një kalim te Manchester United.Caughtoffside dhe Tuttomercatoweb njoftojnë se italiani ka rënë përsëri në radarin e Sir Alex Ferguson. De Rossi ka kontratë me Romën deri në vitin 2012, ndërsa sipas spekulimeve ai do t’i kushtojë Unitedit 35 deri 40 milionë euro.
Sidoqftë, sipas disa spekulimeve tjera, Real Madridi dhe Chelsea gjithashtu thuhet se janë duke e monitoruar situatën, ndërsa tani sytë janë kthyer kah janari.
Portieri i Milanit, Christian Abbiati, do të jetë për së paku një javë jashtë aksionit, njofton Milannews.it.33 vjeçari thuhet të ketë pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë, ndërsa supozohet se ai do të mungojë për së paku një muaj.
Marco Amelia pritet ta zëvëndësojë atë, por Abbiati nuk do ta ketë rastin të luajë në supersfida të tilla si Real Madrid – Milan dhe Milan – Juventus.
Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, ka deklaruar se lojtarët anglez te Manchester City, mund ta bëjnë atë që bëri dhe Spanja – fitimin e Kampionatit Botëror.“Është me rëndësi që aq shumë lojtarë janë te City, pasi që ata stërviten dhe luajnë çdo ditë së bashku, ata luajnë së bashku në çdo ndeshje. Kombëtaret të cilat fituan titujt, Botërorin dhe Evropianët, kanë pasur diçka të tillë”.
“Spanja për shembull, ka pasur lojtarë nga tre ekipe, shtatë nga Barcelona, tre nga Real Madridi dhe një lojtar nga Villareali. Kur Italia e fitoi titullin e kampionit të botës në vitin 2006, pati shumë lojtarë të Juventusit”, u shpreh italiani.
Dirk Kuyt ka kërkuar falje për disfatën skandaloze ndaj skuadrës së promovuar në Ligën Premier, Blackpool, duke thënë se kjo është një ndër humbjet më të vështira në karrierën e tij.“Unë isha vërtet, vërtet i zhgënjyer. Ndoshta është një prej humbjeve më të vështira që kam përjetuar që nga koha kur kam ardhur këtu dhe ne u kërkojmë falje tifozëve”.
“Ne duhet të sigurohemi që sa më shpejtë të fillojmë të fitojmë ndeshjet, pasi që përndryshe gjendja do të përkeqësohet në klub”, ka thënë Kuyt.
Asi i Palermos, Javier Pastore, i ka thënë Real Madridit se ata nuk kanë nevojë që të shpenzojnë 50 milionë euro për të.“A vlej 50 milionë euro? Unë jam i qetë dhe nuk di asgjë sa i përket kësaj. Unë nuk e di nëse vlej 50 milionë euro, nuk mendoj kështu, por unë nuk po mendoj për këto gjëra. E vërteta është që unë nuk kam pranuar ende asnjë ofertë”.
“Presidenti ka shfaqur gjithnjë afeksion ndaj meje dhe unë jam i lumtur në Palermo. Unë duhet të mbaj këmbët në tokë dhe të mos fluturoj në qiell”, deklaroi Pastore.
Për dallim nga Rafa Benitezi që ka thënë se është i kënaqur me lojën dhe barazimin ndaj Juventusit, është drejtori i Interit, Marco Tronchetti Provera, ai që ka mbrojtur krenarinë Nerazzure dhe që është shprehur i pakënaqur me barazimin pa gola ndaj Bianconerëve.“Ata që e kanë parë ndeshjen mund të jenë të kënaqur me lojën, por Interi është më i zhgënjyer në krahasim me Juventusin. Disa janë të kënaqur, të tjerët më të zhgënjnyer. Juventusi është ekip që po përmirësohet dhe ne kemi paguar për mungesën e formës së disa prej lojtarëve tanë”.
“Milani ta fitojë Scudetton? Në rregull, do ta mposhtim Milanin. Do të jetë një sezon interesant ky”, tha Provera.
Njeriu më kontrovers në futbollin Italian, Luciano Moggi, beson se Milani do ta fitojë Scudetton, falë formës së supersulmuesit Zlatan Ibrahimovic, nëse vërtet ky i fundit e mban formën aktuale.“Milani ka bërë një hap më tej në cilësi me Ibrën. Nëse ai e konfirmon nivelin e lartë për tërë sezonin, atëherë Milani do ta fitojë Scudetton”, theksoi Moggi.
Ibrahimovic ka realizuar pesë gola në shtatë ndeshje për Milanin dhe aktualisht është në formë të jashtëzakonshme.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar pas shkatërrimit bërë ndaj Deportivo La Corunas me rezultat 6-1, se skuadra e tij ka ende punë për të bërë, pasi që është një skuadër që është në ndërtim e sipër.“Ne nuk jemi ekipi më i mirë në botë vetëm pasi mposhtëm 6-1 Deportivon. Ne jemi në ndërtim e sipër dhe as rezultati e as duartrokitjet e tifozëve nuk më bëjnë të di se puna ka përfunduar këtu. Puna vazhdon. Unë jam shumë i qetë. Ne kemi edhe shumë punë për të bërë. Unë kam besimin e presidentit tim dhe kam besimin e bordit të klubit”, theksoi Mou.
I pyetur se nëse fitorja prej 6-1 ishte mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur kritikëve, Mourinho tha: “Nëse keni dyshime për një trajner që ka fituar atë që kam fituar unë, atëherë ju duhet të sqaroni se çfarë cilësi duhet të ketë një trajner për të punuar në vendin tuaj”.
“Ju duhet të më thuani nëse më duhet të fitoj tre Liga të Kampionëve dhe tre tituj të kampionateve vendore. Unë kam dy Liga të Kampionëve dhe gjashtë tituj në kampionate të ndryshme. A është jo e mjaftueshme për të punuar këtu? Nëse po, mirë. Unë do vazhdoj punën time”, përfundoi ‘I veçanti’.
Legjenda e gjallë e Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se qëllimi i tij është që një ditë të drejtojë klubin nga Old Trafford, por vetëm pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist.“Mendoj se unë do ta përfundoj karrierën time këtu në Old Traffoird. Unë jam në një moshë tani ku shpejtë do të më vie fundi. Nuk mund ta shoh veten në kampionate të dobëta dhe në nivele të ulëta”.
“Nëse vendosni t’i hyni menaxhmentit, për mua poste ultimative do ishin ato të Uellsit dhe të pankinës së Manchester United, për shkak se luajta për kombëtaren time dhe për ekipin të cilin e dua. Këto dy do ishin më të mirat për mua”.
“Nëse kjo do të ndodhte, unë nuk duhet të mendoj se do të isha në gjendje që ta përballoja ndonjërën prej tyre. Kështu që, nëse do t’i hyja menaxhmentit, atëherë do të shkoja diku tjetër për të qenë i suksesshëm dhe më pas do kthehesha këtu”, deklaroi Giggs për The Sun.
Manchester United i ka ndërprerë përkohësisht bisedimet për kontratën e re me Wayne Rooneyn.News of the World shkruan se ai ishte pajtuar për marrëveshje pesëvjeçare që para Kupës së Botës, por zbulimi zyrtar për të ardhmen e tij ende nuk është bërë publik.
Rooney-t pritet t’i ofrohet një marrëveshje e vlefshme 150 mijë funte në javë dhe United thotë se nuk ka problem nga asnjëra palë, pavarësisht se Rooney është në 18 muajt e fundit të kontratës aktuale, e cila i sjell atij 90 mijë funte në javë.
Shtyrja e vazhdimit të kontratës mund të japë alarm në mesin e klubeve të interesuara për të, përfshirë këtu dy gjigantët spanjoll, Barcelonën dhe Real Madridin.
Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, e sheh Manchester Cityn si kërcënimin më të madh për titull për Blutë.Essien pranon se ekipi i trajnerit Roberto Mancini është i aftë të sfidojë këtë sezon, por mendon se përvoja e Chelseat do të thotë se ata janë në avantazh.
“Ka ende shumë kohë deri në fund. Sezoni është shumë i gjatë dhe ne duhet të vazhdojmë të luajmë siç luajtëm kundër Arsenalit dhe të vazhdojmë të fitojmë pikë. Ne udhëhoqëm për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, por ai tashmë ka kaluar. Ne kemi një sezon të ri tash dhe ky do të vendoset në fund”.
“Manchester City është rivali më i afërt për momentin. Mund të shihni se sa nënshkrime të mira kanë realizuar dhe ata do të luftojnë për atë. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë Esien.
Manchester City është i gatshëm të bëjë një marrëveshje sensacionale shkëmbimi për yllin e Milanit, Alexandre Pato.News of the World shkruan se City është i gatshëm të shfrytëzojë Adebayor për të joshur Milanin të heqë dorë nga shërbimet e sulmuesit brazilian.
Menaxheri Roberto Mancini është një admirues i madh i sulmuesit brazilian dhe e ka bërë atë cak kryesor për afatin kalimtar të janarit.
Milani thotë se Pato nuk është për shitje, por po ashtu mund të jetë në nevojë për të mbuluar pagat e larta të Zlatan Ibrahimovic, Robinho, Ronaldinho dhe Pippo Inzaghi, duke shitur njërin prej lojtarëve më të vlerësuar.
Adebayor në anën tjetër ka qenë cak i Milanit që kur ai ishte pjesë e Arsenalit.
Ylli i Milanit, Ronaldinho, vazhdon të jetë cak transferimi për klubin amerikan Los Angeles Galaxy.Sipas mediave italiane, drejtuesit e Galaxy kanë pasur një varg takimesh me përfaqësues të Ronaldinhos gjatë verës për një transferim të tij në SHBA.
Dhe La Republicca shkruan sot se Galaxy është rikthyer në tavolinën e negociatave me një ofertë të re.
Galaxy është i gatshëm t’i ofrojë Ronaldinhos pagë vjetore në vlerën e 10 milionë eurove, për ta sjellë atë në kampionatin amerikan – MLS.
Sa i takon Ronaldinhos, braziliani do të ishte i interesuar të largohej, pjesërisht me trajnerin Massimilliano Allegri që e kërcënon ta largojë atë nga sistemi i tij i lojës këtë sezon.
Sulmuesi i ri i Romës, Marco Borriello, thotë se ata nuk luajnë në formën më të mirë të tyre.Roma mbrëmë u mposht me rezultat 2-0 nga Napoli dhe vazhdon të jetë në pjesën e poshtme të tabelës, dhe Borriello mendon se nuk ka arsyetim për këtë.
“Nëse shohim në skuadër, atëherë Roma është në të njëjtin nivel me ekipet më të mëdha në Evropë: Chelsea, Inter, Bayern Munich dhe të tjerat. Kjo do të thotë se është vetëm faji jonë nëse ne nuk mund të nxjerrim rezultate të rëndësishme”, ka thënë Borriello për mediat italiane.
Mesfushori Rossoner, Gennaro Gattuso, ka thënë se ai ka dashur të largohet nga Milani gjatë kësaj vere.Por, vetëm një intervenim i trajnerit të ri Massimilliano Allegri e ka ndaluar atë të kalojë te klubi grek, Olympiakos.
“Isha afër të largohem shumë në Greqi kur Allegri bllokoi transferimin. Gjithçka ishte finalizuar, por kuptova se ai kishte nevojë për mua”, ka thënë Gattuso.
Gonzalo Higuain është i ngazëllyer që është rikthyer në listën e golashënuesve për Real Madridin, në fitoren e mbrëmshme ndaj Deportivo La Coruna.Real Madridi shkeli Deportivon duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 6-1, njërin prej të cilëve gola e shënoi Higuain.
"E vërteta është se jam shumë i lumtur, pasi ishte një ndeshje e mirë që njerëzit të kënaqen. Gjithçka shkoi shumë mirë. Goli i parë ishte shumë i shpejtë dhe kjo shkatërroi ndeshjen e tyre", ka qeshur Higuain.
"Tash vjen pushimi dhe kjo ishte një mënyrë e rëndësishme për të pushuar pozitivisht. Ne gjithmonë kemi menduar se do të gjejmë përmirësime. Fatmirësisht, sot ishte ajo që ne donim të dëshmonim. Jam i lumtur për secilin, pasi në përgjithësi ishim shumë të mirë", ka përfunduar argjentinasi.
Anësori i Chelseat, Florent Malouda, thotë se ai e pëlqen jetën në Stamford Bridge.Mesfushori 30-vjeçar po kënaqet me futbollin në Londrën Veriore dhe thotë se kurrë nuk ka qenë më i lumtur se që është tash me Chelsean.
“Edhe në klubet e vogla në të cilat kam qenë, kurrë nuk e kam pasur këtë atmosferë. Jam 30 vjeçar dhe kjo është ndjenja më e mirë që kam pasur në gjithë karrierën time. Atë që bëmë sezonin e kaluar duke fituar dy trofe, vërtet ishte diçka e veçantë. Fansat na duan”.
“Shumica e lojtarëve vërtet e çmojnë atmosferën në këtë klub. Mund ta shihni se lojtarët janë treguar besnik ndaj klubit për kohë të gjatë”, ka thënë Malouda.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ata nuk i kanë humbur shanset për titull, pavarësisht disfatës së fundit nga Chelsea.Pas fitores së djeshme Blutë tash udhëheqim me 18 pikë, shtatë më shumë se Arsenali.
“Chelsea është një prej kandidatëve për ta fituar titullin, por ka një rrugë të gjatë deri atje. Kjo ndeshje nuk ka qenë ndeshje vendimtare. Ata janë në një pozitë të fuqishme, por edhe ata mund të humbasin pikë”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i ngazëllyer nga potenciali i James Milner.Mancini beson se 24-vjeçari ka një pjekuri pavarësisht moshës së re.
“James është një lojtar fantastik, lojtar i fuqishëm. Ai gjithmonë punon për ekipin. Ai është një lojtar i mahnitshëm. E njoh James shumë mirë, pasi e kam ndjekur atë gjatë pjesë së dytë të sezonit te Aston Villa”.
“Ai është në një situatë të ngjashme me Adam Johnson, ai është i ri dhe mund të përmirësohet. James mund të luajë në çdo pozitë - në mesfushë, në krahun e djathtë, si sulmues i dytë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne”, ka thënë Mancini.
Liverpooli është duke ndjekur sulmuesin e Wolfsburg, Edin Dzeko, të cilin do të mundohet ta transferojë gjatë afatit kalimtar dimëror.Sulmuesi boshnjak tashmë është lidhur me transferim te Manchester City dhe Juventus, por mediat angleze shkruajnë se edhe menaxheri i Redsave, Roy Hodgson, po ashtu është duke menduar ta sjellë lojtarin në Anfield.
I vlerësuar rreth 30 milionë funte, Dzeko ka një rekord të shkëlqyeshëm shënimi në Gjermani dhe mund të jetë sukses në Ligën Premier për shkak të lartësisë së tij dhe fuqisë fizike.
Dzeko ka shënuar 61 gola në 100 paraqitje për Wolfsburg dhe golat e tij impresiv i dhanë ekipit edhe titullin e parë të Bundesligës në vitin 2009.
















