Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, ka besim të madh në aftësitë e tij dhe ndjen se forma aktuale e klubit është vetëm një moment i keq.
“Nuk mendoj se ju aq shpejtë keni ndryshuar mendim për mua, për vetëm tri muaj, që nga maji kur unë jam lëvduar tej mase për punën e bërë. Unë e di se pyetjet do të shtrohen nga njerëzit, por mendoj se do të duhet të shtrohen nga njerëz të cilët janë në futboll që një kohë të gjatë, sepse ne të gjithë kemi momente të mira dhe të këqija”.
“Në fund të majit unë kaloja momente fantastike dhe këtu në fillim të tetorit kam momente të këqija. Por, nuk ju shkon mendja fare se keni humbur aftësitë, sidomos pas 35 vitesh përvojë në këtë punë”, u shpreh Hodgson.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke monitoruar për së afërmi tinejxherin sensacional të Anderlechtit, Romelu Lukaku.
Paraqitjet e 17 vjeçarit në fanellën e skuadrës më të fortë belge, kanë zgjuar interesimin e të gjitha skuadrave më me renome evropiane, ndërsa Arsenali është ekipi i fundit i interesuar për supertalentin.
“Një ofertë nga Arsenali? Unë e kam parë këtë nëpër lajme, por këtu nuk ka shenja për ofertë formale. Interesimi i një klubi anglez është real dhe ne kemi marrëdhënie të mira me ta, por nuk ka asgjë konkrete”, deklaroi Wenger.
Tenisti numër një në botë Rafael Nadal kaloi me lehtësi në raundin e dytë të turneut Japan Open që mbahet në Tokio, me fitore prej 2-0 (6-4, 6-4) kundër kolumbianit Santiago Giraldo.
Amerikani Andy Roddick mposhti japonezin Tatsuma Ito (6-4, 6-3), ndërsa francezi Wilfried Tsonga u mposht nga finlandezi Jarkko Nieminen (4-6, 7-5, 1-6).
Në përballjet tjera, francezi Michael Llodra u eliminua nga zvicerani Marco Chiudinelli (3-6, 0-6), ndërsa francezi tjetër Gael Monfils mposhti japonezin Go Soeda (7-6, 6-4).
Lionel Messi Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, ka thënë se asi i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtar i madh, por jo sikurse legjendat Pele dhe Maradona.
“Lojtari më i fortë sot? Messi. I të gjitha kohërave? Unë kam dy emra, me të cilët të gjithë pajtohen: Maradona dhe Pele”, theksoi Seedorf.
Messi kohëve të fundit është përfshirë në një debat të gjerë se a është ai vërtet futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Paraqitjet prej një jashtëtokësori ndaj Arsenalit e kanë detyruar edhe Pep Guardiolën ta quajë atë futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Agjenti i Maicon, Antonio Caliendo, ka fajësuar Interin për formën e dobët të klientit të tij këtë stinor, pasi që mendon se bllokimi i marrëveshjes me Real Madridin ka ulur moralin e brazilianit.
“Loja e Maicon nuk është ajo që jemi mësuar të shohim nga ai. Të gjithë mund ta shohin këtë. Ai është djalosh sensitiv i cili për dy vitet e e fundit ka arritur majen dhe ka fituar zemrat e shumë tifozëve”.
“Jam i befasuar me mënyrën se si gjërat janë zhvilluar kohëve të fundit. Unë kam përshtypjen se prapa kësaj fshihet diçka më shumë. Ekziston një gjendje e pakënaqësisë. Unë kurrë nuk do të doja ta shihja veten në atë pozitë në verë. Nuk e di se cila është arsyeja për këtë, por kam përshtypjen se ndonjë drejtor i Interit di më shumë për këtë se sa unë”, u shpreh Caliendo.
Ish-mesfushori i Chelseat dhe Barcelonës, Deco, ka folur për ish-përzgjedhësin e kombëtares portugeze, për të cilin ka thënë se është njeri fals dhe për të cilin ka mendim të keq.
“Për të folur për Queiroz nuk është e lehtë, për shkak se është komplikim të godasësh një person të gabuar. Unë nuk kam dëshirë të flas për të, sepse kam mendim shumë të keq për të. Ai është njeri fals”.
“Gjatë Botërorit, Querioz më dëshironte jashtë kombëtares, unë e kuptova se ai ka kërkuar nga Federata Portugeze e Futbollit që të më përjashtojë, por federata refuzoi. Ai krijoi një situatë ku dëshiroi që unë të merrja valixhet dhe të largohesha. Pas ndeshjes ndaj Bregut të Fildishtë, ai më akuzoi se tradhtova bashkëlojtarët e mi dhe praktikisht më përjashtoi nga ekipi”, tha Deco.
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loew, mendon se yjet e tij janë duke pësuar lëndime për shkak të kohës së shkurtër për t’u riaftësuar pas Kampionatit Botëror.
“Këto gjëra ndodhin pas një Botërori. Lojtarët kanë pasur kohë të shkurtër për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm dhe reziku i lëndimit është natyrisht më i lartë”.
“Edhe spanjollët kanë pasur probleme të njëjta në rafshin e lëndimeve”, theksoi Loew për Bild.
Kjo deklaratë e Loew vjen pak kohë pasi Bastian Schweinsteiger është lënduar në nyje, pikërisht në kulmin e formës së tij.
Juventusi ka transferuar sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko, për një shumë që thuhet të jetë 30 milionë euro, ndërsa sulmuesi pritet t’i bashkohet skuadrës së re në qershor të vitit të ardhshëm.
Il Corriere dello Sport njofton se Andrea Agnelli tashmë e ka bërë goditjen e tij të parë në tregun e transferimeve, pas shitjes së Diegos, pikërisht te Wolfsburgu.
Me që jemi te Diego, 10 milionë eurot e paguara nga Wolfsburgu për të, në vend të 20 milionëve, ka hapur në horizont një mundësi të re për Juventusin, që për të kompenzuar borxhin e skuadrës gjermane, ka ofruar Mohamed Sissokon, shlyerjen e borxhit prej 10 milionë eurosh dhe dhjetë milionë tjera ekstra, për transferimin e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, është vënë kundër Real Madridit dhe Barcelonës sa i përket interesimit për Javier Pastoren.
“Ai ka katër vite në kontratën e tij dhe unë ëndërroj për një Palermo të fortë në të ardhmen”.
“Barcelona ka gati 40 milionë euro? Unë nuk dua të mendoj për këtë. Unë i vlerësoj lojtarët e mi. Unë tashmë kam refuzuar 25 milionë euro nga Real Madridi”, theksoi Zamparini.
David Villa - Barcelona Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka deklaruar se në Camp Nou nuk flitet për krizë, pas dy barazimeve të njëpasnjëshme ndaj Rubin Kazanit dhe Mallorcas.
“E keqja jonë tani është se ne nuk po shënojmë, ndërsa kjo është ajo që po na e ul moralin. Askush nuk krijon më shumë raste se Barcelona”.
“Nuk mendoj se kemi të bëjmë me krizë, sepse unë nuk kam dëgjuar asgjë, askush nuk e përmendi atë fjalë të keqe. Nëse Pep Guardiola do të thoshte diçka të tillë, atëherë do të mbahej e fshehtë mes lojtarëve”, u shpreh Villa.
Kërkimet e Juventusit për një sulmues tashmë janë zgjeruar dhe kanë arritur edhe në Liverpool, me Fernando Torresin që thuhet se është në agjendën e klubit Bianconer.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Torres është duke gjeneruar interesim të lartë nga Zonja e vjetër, që së fundmi është lidhur dhe me transferimet e Edin Dzekos dhe Karim Benzemas.
Pozita e palakmueshme e Liverpoolit në tabelën e Ligës Premier, mund ta detyrojnë asin spanjoll që të kërkojë klub tjetër, ndërsa pos Juventusit, Torres mund ta shohë veten edhe te Barcelona apo Interi, që mezi presin ta shfrytëzojnë rastin.
Josip Kuzhe i sëmurë duhet të zëvëndësohet nga Xhemal Mustedanagiç Ushtruesi i detyrës së përzgjedhësit të kombëtares shqiptare, në mungesë të Josip Kuzhes së sëmurë, Xhemal Mustedanagiç, ka deklaruar se ai do të japë shpirtin nëse është e nevojshme për të mposhtur Bosnjën, vendlindjen e tij.
“Është e vërtetë, ajo është vendlindja ime, por do të jap dhe shpirtin për të mposhtur Bosnjën. Bosnja është favorite, por Shqipëria është një skuadër evropiane”, theksoi Mustedanagiç.
Ai shtoi se e njeh shumë mirë përfaqësuesen e Bosnjës, pasi që është lindur atje dhe është banor i atij vendi, ndërsa për më shumë ka studiuar dhe ndeshjet e kaluara të boshnjakëve. Mustedanagiç shprehet i sigurt për një rezultat pozitiv.
Mesfushori i Romës, David Pizarro, thotë se ai nuk mund ta shpjegojë fillimin e dobët të sezonit për Romën.
"Ne dukemi të humbur në fushë, por ne kemi nevojë të përmirësohemi për të ndihmuar Ranierin. Ne kemi aftësi për të nxjerrë veten nga ky moment i vështirë. E kemi nxjerrë veten nga pozita të tilla edhe më herët dhe do ta bëjmë përsëri".
"Është vështirë ta kuptojmë se çfarë nuk funksionon, duke marrë parasysh ekipin që kemi në dispozicion këtë sezon. Rezultatet tregojnë se ne po ia dalim keq, dhe nuk po e fshehim. Ky pushim do të na ndihmojë të rizbulojmë veten. Ne do të përmirësohemi dhe duhet të përmirësohemi", ka thënë Pizzarro.
Portieri i kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, thotë se nga rezultati i takimit ndaj Bosnjës do të varet edhe e ardhmja e Shqipërisë në eliminatoret për Euro 2012.
Shqipëria do të presë të premten, 8 tetor, Bosnjë e Herzegovinën në ndeshjen që do të zhvillohet në Qemal Stafa, me Xhemal Mustedanagiç në stolin drejtues, në mungesë të trajnerit Josip Kuzhe, i cili qëndron jashtë fushe për shkak të problemeve shëndetësore.
“Mendoj se është vendimtare. Nga rezultati i kësaj ndeshjeje, me shumë gjasa do të varet edhe e ardhmja e Shqipërisë në këto eliminatore. Nëse marrim tri pikë kundër Bosnjës, jam i bindur se mund të zhvillojmë një edicion të mirë dhe pse jo të arrijmë objektivin që është vendi i katërt, pra të lëmë pas dy skuadra“, ka thënë Beqaj në një intervistë për Panorama.
Megjithatë njëshi i kuqezinjve thotë se ai do të ishte i kënaqur edhe me një barazim, për faktin se Bosnja është një skuadër e fuqishme dhe pretendonte për kreun e tabelës së grupit.
Javier Hernandez Chicharito Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se sulmuesit e rinj po i shkaktojnë atij kokëdhembje kur ai duhet të bëjë përzgjedhjen për ekipin e parë.
Në repartin e sulmit, Wayne Rooney dhe Dimitar Berbatov janë duke u kërcënuar nga Javier Hernandez - Chicharito dhe dyshja që filluan kundër Sunderlandit, Michael Owen dhe Federico Macheda.
“Me Michael, Chicharito dhe Kiko, ne kishim vërtet zgjidhje të tmerrshme. Kjo është pozita që është më e vështirë për mua, të zgjedh lojtarët e duhur për ndeshjen e duhur", ka thënë Ferguson.
John Obi Mikel thotë se fitorja ndaj Arsenalit ka qenë një test i madh për pretendimet për titull të Chelseat.
"Ishte një ndeshje e shkëlqyeshme për ne dhe ishte një ndeshje e shkëlqyeshme dhe për fansat. Ka pasur shumë presion para ndeshjes, pasi e dinim se po luani kundër një ekipi të mirë ndaj Arsenalit dhe kishte presion që ne të fitojmë meqë luanim në shtëpi".
"Ne e kontrolluam ndeshjen mirë. Fizikisht ishim më të fuqishëm dhe mund ta mbajmë topin po aq mirë sa e mbajnë ata dhe kjo e bëri lojën të vështirë për ta për të luajtur kundër nesh", ka thënë Obi Mikel.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se nuk ka nevojë të bëhet panik pas barazimit në shtëpi ndaj Real Mallorca.
Sezonin e kaluar Barcelona ishte po thuajse e paprekur në ndeshjet e zhvilluara në Nou Camp duke marrë 55 nga 57 pikët e mundshme, por këtë sezon ka qenë shumë më ndryshe.
"Nuk mendoj se kemi ndonjë problem, por kur krijoni shumë shanse dhe nuk i shfrytëzoni diçka nuk shkon. Ne jemi përpjekur gjithçka, por nuk kemi gjetur opsionin më të mirë. Por, nuk ka nevojë të bëhemi të obsesionuar ose të çmendemi", ka thënë Iniesta.
Mesfushori holandez Rafael van der Vaart thotë se atij po i pëlqen jeta në Tottenham.
Holandezi erdhi gjatë verës si përforcim nga Reali i Madridit dhe tashmë po tregohet një lojtar i rëndësishëm për ekipin londinez.
"Gjithmonë është mirë kur luan në një ekip të fuqishëm dhe kjo e bën më të lehtë të përshtateni. Është mrekulli të luaj këtu me këtë stadium, me fansat tonë, më pëlqen. Megjithatë ky është vetëm fillimi. Shpresoj të luaj më mirë dhe të shënoj më shumë gola", ka thënë Van der Vaart.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se sulmuesit e tij kanë nevojë të jenë më të saktë nëse dëshirojnë të garojnë për trofe këtë sezon.
Wenger është i zhgënjyer me paaftësinë e lojtarëve të tij t´i shfrytëzojnë shanset e tyre në humbjen e vikendit kundër Chelseat.
“Sulmuesit e tyre ishin më të saktë se tanët dhe këtu ishte dallimi, pasi përveç kësaj besoj se Chelsea vuajti shumë. Ata ishin të humbur për një pjesë të gjatë të ndeshje. Ne humbëm shumë shanse dhe në pjesën e fundit të ndeshje duhet të jeni më të saktë si në sulm edhe në mbrojtje. Ne bëmë një lojë të shkëlqyeshme ekipore dhe dhamë një energji të shkëlqyeshme”, ka thënë Wenger.

\Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se është vështirë ta shpjegojë rekordin e pasur të shënimeve kundër Arsenalit.
Fituesi i Këpucës së Artë në sezonin e kaluar ka shënuar gjashtë gola për Chelsean në pesë fitore radhazi ndaj Arsenalit, por vetë lojtar nuk ka shpjegim për këtë.
"Është vështirë për mua ta shpjegoj. Mendoj se mund të jem në vendin e duhur në kohën e duhur. Sigurisht, do të ketë edhe ndeshje kur nuk do të shënoj kundër Arsenalit dhe nuk mërzitem nëse nuk shënoj kundër tyre dhe shënoj gola të tjerë kundër ekipeve të tjera", ka thënë Drogba.
Lojtarët dhe stafi tekntik i Manchester Cityt e kanë marrë në mënyrë të qetë situatën e të qenit mbi rivalin e përbetuar, Manchester United, në tabelën e Ligës Premier.
“Nuk na intereson Manchester United. Na intereson vetvetja. Përderisa mbesim në pozitën tonë të tanishme, atëherë ne do të jemi të kënaqur, pa marrë parasysh se ku është United”, theksoi Vincent Kompany.
Nga ana tjetër, asistenti i menaxherit, Brian Kidd, i cili ishte dora e djathtë e Sir Alex Ferguson te United në vitet e 90-ta, mendon ashtu si Kompany.
“Të jemi mbi Unitedin nuk ka impakt në lojtarët. Manchester United ka qenë aq i suksesshëm viteve të fundit. Por, sezoni ynë është për ne dhe atë që bëjmë ne. Nuk na interesojnë klubet tjera”.
“Nuk i kuptoj fraza të tilla si ndeshje të vogla dhe ekipe të vogla. Liga Premier është e pa parashikueshme. Ju duhet të respektoni çdo kundërshtar. Nëse nuk jeni në elementin tuaj, nuk do të merrni pikë”, u shpreh Kidd.
Drejtori i Bayernit të Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka deklaruar se bavarezët edhe zyrtarisht janë në krizë të thellë, por ka premtuar një zgjidhje të shpejtë dhe dalje të shpejtë nga kjo situatë, ndërsa ka bërë të ditur se Bayerni nuk do heqë dorë kurrë nga titulli.
“Ne duhet të brengosemi për këto gjëra, pasi që ne nuk mund t’i lejojmë vetes të jemi këtu ku jemi. Ne jemi në krizë të thellë dhe tani duhet të shohim se si të dalim nga ajo. Unë pres që t’i kompenzojmë tifozët për katër ndeshjet e fundit kur të përballemi me Hannoverin. Ky nuk ka qenë Bayerni”.
“Ne kemi besim të plotë në filiozofinë dhe cilësinë e trajnerit. Fatkeqësisht Van Gaal nuk mund të shënojë gola dhe të na parandalojë nga pranimi i tyre. Ne unanimisht jemi pajtuar që t’ia zgjasim kontratën dhe mendimi ynë nuk ka ndryshuar vetëm për shkak të një disfate nga Dortmundi, por ne absolutisht se nuk jemi të kënaqur me situatën. Është situatë që na brengos, por nuk e kam problem përdorimin e fjalës krizë”.
“Unë e di se jemi 13 pikë prapa dhe gjithashtu e di se kjo është një situatë hitorikisht e keqe, por nuk jam i përgatitur që në këtë moment të zbraps ekipin nga qëllimet pas vetëm shtatë ndeshjeve. Tani, Bayerni duhet të tregojë se është në gjendje të rregullojë gjëra të jashtëzakonshme”, deklaroi Rummenigge për Sportinglife.