Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka hedhur poshtë pohimet se ai është duke u larguar nga Torino, për të shkuar në Old Trafford, te Manchester Unitedi.“Buffon nuk ka asgjë për të vendosur. Unë jam në dispozicion të Juventusit dhe ata janë njerëzit të cilët vendosin se çfarë do të ndodhë. Unë kam kontratë këtu deri në vitin 2013”.
“Ne jemi në tetor, kështu që është ende herët për të hyrë në bisedime. Janë edhe tetë muaj të mbetura të këtij sezoni. Manchester United është skuadër vërtet e madhe, por ata kurrë nuk kanë shfaqur interesim të drejtpërdrejtë. Këto janë spekulime të kulluara nga shtypi”, tha Buffon për Sky Italia.
I deleguari i Bankës Mbretërore Skoceze për shitjen e Liverpoolit, Martin Broughton, ka deklaruar se Fernando Torres nuk do të largohet nga Anfield, nëse do t’i dëgjojë planet e pronarëve të rinj të NESV.“Pronarët e rinj duan të bëhen fitues dhe Fernando Torres dëshiron të bëhet fitues. Ata do të përshtaten mirë”.
“A do të qëndrojë Fernando kur të dëgjojë atë do t’i thonë pronarët? Absolutisht”, u shpreh Broughton.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka hedhur benzinë në zjarrin e spekulimeve për sulmuesin Karim Benzema, duke thënë për të se ai nuk është i ‘paprekshëm’.“Karim është djalosh i mirë, por asnjë lojtar nuk është i paprekshëm. Sidoqoftë, ashtu si çdo lojtar tjetër i imi, ai ka cilësinë për të hyrë në grupin e të paprekshmëve. Tani për tani, atij i mungon instinkti vrasës. Laurent Blanc (përzgjedhësi i Francës) dhe unë do të punojmë për ta ngritur nga kjo pikëpamje”, theksoi Mourinho.
Karim Benzema kohëve të fundit po lidhet me një kalim te Interi dhe Manchester Unitedi, të dy këto skuadra edhe ‘zyrtarisht’ të interesuara për shërbimet e francezit që nuk po e gjen dot veten në Santiago Bernabeu.
Drejtori menaxhues i Liverpoolit, Christian Purslow, ka garantuar tifozët dhe gjithë opnionin futbolldashës se shitja e Liverpoolit do të ndodhë, qoftë me miratimin apo jo të tashmë ish-pronarëve Hicks dhe Gillet.“Prioriteti im total ka qenë që ta pastrojmë borxhin që u akumulua në këtë klub dhe i cili ka qenë një re e zezë që nga shkurti i vitit 2007. Është shumë keq që të gjitha të ardhurat tona duhet të shkojnë në pagimin e kredive dhe borxheve tjera. Ne i kemi kryer detyrat tona të shtëpisë dhe NESV do ta blejë këtë biznes, me paratë e nevojshme për ta pastruar borxhin tonë, që e transformon pozicionin tonë financiar mbrenda natës”, theksoi Pursloë.
Ai shtoi se pronarët e rinj të NESV, të cilët kanë nën pronë edhe klubin amerikan, Boston Red Sox, kanë si objektiv kryesor ringjalljen e klubit dhe sipas Purslow, në gojën e tyre është vetëm fjala për ‘fitore’ dhe ‘të fituarit’.
Hicks dhe Gillet e kanë dërguar këtë çështje në Gjykatën e Lartë britanike, në mënyrë që ta bllokojnë marrëveshjen, për shkak se me 300 milionë euro të ofruara nga NESV, vetëm sa zhvlerësohet klubi. Nëse deri më 15 tetor Liverpooli nuk do të shitet, atëherë Banka Mbretërore Skoceze do të marrë në pronësi kompaninë e Hicks, “Kop Holdings”, me ç’rast Liverpoolit do të dënohej me heqje të nëntë pikëve në tabelën e Ligës Premier.
Ylli i Manchester Cityt, Adam Johnson, ka deklaruar se ai nuk është aspak i kënaqur me lënien në pankinë nga menaxheri Roberto Mancini, por ka pranuar se duhet të luftojë për vendin në formacion.“Isha shumë i zhgënjyer që e humba vendin tim pasi isha njeriu i ndeshjes ndaj Blackburnit dhe që nga ajo kohë nuk kam startuar në asnjë ndeshje në Ligën Premier. Kjo është e rëndë për mua, por ne kemi skuadër të mrekullueshme këtu dhe menaxheri i merr vendimet”.
“Konkurrenca për vende është e madhe. Ne kemi lojtarë të klasit botëror dhe transferimet e mëdha të cilat kanë ardhur e kanë bërë edhe më të vështirë, por unë jam i përgatitur për të luftuar. Tifozët në çdo ndeshje thërrasin emrin tim që unë të inkuadrohem, kjo është gjë e mirë”, tha Johnson.
Strategu portugez, Jose Mourinho, ka ndezur edhe njëherë debatin e madh se kush është futbollisti më i mirë në botë, duke deklaruar në mënyrë sensacionale se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në planet, ndërsa për të në pozitën e dytë është ‘jashtëtokësori’, Lionel Messi.“Janë dy opsione – Cristiano dhe Messi. Nëse e konsideroni Cristianon të parin, atëherë Messi është i dyti. Për mua është e qartë – Cristiano Ronaldo është numri një”, theksoi Mourinho për Telemadrid.

“Liga e Kampionëve është gara e garave. Është më e rëndësishmja dhe më e madhja në aspektin e cilësisë. Nuk dua të tingëlloj egoist, por sivjet do ta fitoj Ligën e Kampionëve, pasi që dua ta mbroj titullin tim dhe ta kthej aty ku e ka vendin, te Real Madridi”, përfundoi portugezi.
Supersulmuesi i Athletic Bilbaos, Fernando Llorente, ka rënë në radarin e drejtuesve të Real Madridit, të cilët në afatin kalimtar veror të vitit 2011, do të hynë me qëllim që ta transferojnë sulmuesin e skuadrës baske.AS shkruan se gjahu i Los Blancos për një sulmues klasi tani është zhvendosur nga rafshi evropian në atë lokal, veçanërisht pas dy golave të Llorentes ndaj Lituanisë të premtën.
Jose Mourinho ka kërkuar transferimin e Llorentes sa më shpejtë që është e mundur, por kjo nuk do të jetë e mundshme deri në fund të këtij sezoni. Për më shumë, Llorente është i kontraktuar deri në vitin 2013 dhe ka një klauzolë prej 36 milionë eurosh, një shifër kjo nën të cilën Reali është mirë as të mos hyjë në negociata, nëse bazohemi në statusin e ikonës që e gëzon Llorente te klubi bask.
Sidoqoftë, nëse Llorente vazhdon të shënojë për klub dhe për Spanjën, dhe interesimi i Mourinhos rritet, atëherë sulmuesi mund ta shohë veten sezonin e ardhshëm në Santiago Bernabeu.
Asi i Anglisë, Wayne Rooney, ka deklaruar se në një të ardhme të afërt nuk do të befasohej nëse do ta shihte David Beckhamin në stolin e kombëtares angleze, jo si lojtar, por si përzgjedhës.“Nuk mendoj se menaxhimi i Anglisë është punë për mua, sigurt ju them se nuk do e pranojë këtë post”
“Unë e shoh David Beckhamin në postin e përzgjedhësit të Anglisë. Ai pati një lloj roli të trajnerit në Botëror dhe ju e shihni se sa i apasionuar është ai për vendin e tij, kështu që jam i sigurt se ai do të jetë i përfshirë në këtë lëmi”, theksoi Rooney.
Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, beson se Nani përfundimisht ka filluar të mbushë hapësirën e lënë nga Cristiano Ronaldo, që shkoi te Real Madridi.“Mendoj se Nani është i gatshëm që të ngritet në një nivel tjetër. Ai gjithnjë ka qenë fitues i ndeshjeve, por këtë duhet ta bëjë në mënyrë të vazhdueshme. Këtë sezon ai tashmë ka asistuar në shtatë ose tet gola dhe shënoi disa, por ai mund të luaj më mirë dhe do të shohim edhe më shumë nga ai”.
“Ai definitivisht ka filluar të na japë diçka që na mungoi ndoshta pas largimit të Cristianos, hapësirë të cilën tashmë Nani e mbush edhe më mirë. Golat jashtë zonës dhe mënyra e vrapimit, goli që pamë ndaj Boltonit së fundmi, ato tregojnë se ai është Ronaldo i ri”.
“Tani ai duhet vetëm që të shënojë më shumë gola. Ai duhet të shënojë 20 gola dhe të asistoj 20 gola. Nëse ai e bën atë dhe është në gjendje ta bëjë atë, atëherë kjo është gjithë ajo që mund të kërkoni nga një anësor”, dekklaroi Giggs për The People.
Kapiteni i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka thënë se ai është duke e shqyrtuar pensionimin nga futbolli.“Unë kam luajtur aq shumë ndeshje këtë sezon dhe trupi im po e ndjen këtë. Jam lodhur. Fillova të luaj kur isha vërtet i ri dhe kam luftuar aq shumë, tani po i ndjej impenjimet. Jam plakur dhe kam filluar të mendoj për t’u argëtuar. Për shembull, tani jam më pak tolerant si person se sa që isha disa vite më parë”.
“Më pas mendoj, çfarë nëse pensionohem përderisa kam rregull në jetën time? Kur flas për pensionim, mendoj për pensionim nga futbolli, jo vetëm nga kombëtarja. Por, për momentin nuk e di nëse do të bëj këtë për një muaj, një vit, tre apo katër vite. Ideja për t’u pensionuar vërtitet në mendjen time. Ndoshta në një prej ditëve, thjesht do të zgjohem dhe do t’i them mjaft futbollit”, tha Tevez për News of The World.
Wayne Rooney ka deklaruar se ai kurrë nuk e ka menduar pensionimin nga kombëtarja e Anglisë, pasi që zhgënjimi në Botëror e ka detyruar legjendën Steven Gerrard të shqyrtojë një gjë të tillë.“Unë kurrë nuk kam menduar për t’u larguar nga kombëtarja. Jam 24 vjeçar. Steven Gerrard është paksa më i moshuar se unë dhe mendoj se mua më kanë mbetur edhe disa hesape të pasqaruara nëpër Kampionate Botërore”.
“Jam shumë krenar. Për mua, të luaj për Anglinë është kulmi i karrierës. Nëpër kampionate, ne duhet të luajmë më mirë dhe unë duhet të luaj më mirë. Jam ende i ri. Kam ende kohë për t’i rregulluar gjërat. Shpresoj se do e bëj atë”, theksoi Rooney.
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, thuhet se ka një klauzolë prej 3 milionë funtesh në kontratën e tij me klubin nga Anfield.Bosi i The Reds ka qenë nën zjarr që një kohë të gjatë për shkak se ia ka thelluar Liverpoolit krizën edhe ashtu të thellë, me vetëm një fitore në shtatë ndeshje. Disa seksione të tifozëve, të zhgënjyera me rezultatet, shpresojnë se pronarët e rinj do të bëjnë ndryshime në krye të The Reds.
Martin Broughton kishte konfirmuar më herët se Hodgson ka një klauzolë, ndërsa tani The Mirror shkruan se bëhet fjalë për një klauzolë tre milionë funtëshe.
Sebastian Vettel e ka fituar garën për Çmimin e Madh të Japonisë dhe atë më lehtë se ç’është menduar, ndërsa piloti i Red Bull mendon se starti ishte kyç.“Unë pata start të mirë, që ishte çelësi dhe më pas erdhi makina e sigurisë. Kjo bëri që edhe unë edhe Mark Webber të zhvendosemi nga fushëbeteja dhe ta kontrollojmë garën”, theksoi Vettel.
Vettel gjendet në pozitën e dytë të renditjes së pilotëve me 206 pikë, sa ka dhe Fernando Alonso i Ferrarit. Në krye gjendet Mark Webber i Red Bull.
Portieri spanjoll i Liverpoolit, Pepe Reina, është shprehur i bindur se gjërat do të përmirësohen te Liverpooli, pas ardhjes në krye të pronarëve të rinj.Reina është goditur thellësisht nga starti i dobët i Liverpoolit, që i sheh The Reds në zonën ku luftohet për mbijetesë.
“Kjo është një prej periudhave më të vështira që prej kohës kur kam ardhur këtu. Unë kam lexuar për ndërrimin e pronarëve të klubit dhe shpresoj se gjërat do të përmirësohen”, theksoi gardiani spanjoll.
Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, thotë se ai nuk mendon për të shënuar gola, aq shumë sa mendon për t’u shërbyer futbollistëve tjerë që të shënojnë.“Nuk mund të jeni të hidhëruar. Të gjithë mendojnë se e kuptojnë futbollin. Njerëzit përreth botës mendojnë se janë ekspertë. Por, për mua një lojtar i mirë është një lojtar i kompletuar, jo vetëm që shënon gola”.
“Bëhet fjalë për vizion, për prekje, për vendimmarrje. Unë njoh shumë sulmues të cilët shënojnë shumë gola, por që nuk kanë aftësinë teknike që dua të shoh te një lojtar. Gjithnjë më pëlqen një lojtar që di ta kontrollojë topin, që mendon dy hapa përtej, lojtarë si Xavi dhe Zidane. Ose si Lionel Messi, që nuk është sulmues tipik. Messi është mesfushor që shënon shumë gola”, tha Berbatov.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka thënë se starti në sezonin e ri nuk është starti më i mirë, pasi që ai e di se Blaugranët mund të kenë formë më të mirë.Barcelona lëshoi më se pesë pikë deri në këtë moment në Camp Nou, një gjë kjo e pazakontë, pasi që Barca sezonin e kaluar mori 55 nga 57 pikët e mundshme në shtëpi.
“Ne tashmë kemi lëshuar pesë pikë dhe kjo nuk mund të ndodhë. Ne lëshuam vetëm dy sezonin e kaluar me një barazim ndaj Villarealit, ndërsa këto pesë pikë mund të jenë vitale në fund të sezonit. Le të shpresojmë se nuk do jenë, por pesë pikë janë shumë për t’i lëshuar në shtëpi”, theksoi mjeshtri katalanas.
Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka pranuar se ai është duke e synuar rekordin e paraqitjeve të Dino Zoff.Buffon dëshiron që sa më shpejtë të bëjë edhe 10 paraqitje në fanellën e kombëtares italiane, për ta barazuar rekordin e Zoff prej 112 performancave.
“Në këtë pikë, arritja e Zoffit do të ishte sikurse ta preknit qiellin me gishtat tuaj. Unë do të isha përkrah një legjende”, theksoi Buffon.
Një prej ish-pronarëve të Liverpoolit, Tom Hicks, është duke bërë çdo gjë, në mënyrë që pronarët e rinj të NESV, të mos marrin nën administrim Liverpoolin deri më 15 tetor dhe për këtë Hicks është duke rrezikuar The Reds me largim nga Liga Premier.“Tom nuk është i përgatitur për të humbur me shitjen e Liverpoolit dhe do të bëjë sa më shumë pengesa që është e mundur, për të penguar përfundimin e marrëveshjes me NESV. Ai e di se klubit mund t’i merren pikë nëse Banka Mbretërore Skoceze e merr nën kontroll, por ai beson se banka do të shikonte që t’i jipte kohë atij për një blerës të ri, se sa ta dënojë klubin me pikë”.
“Mënyra se si Martin Broughton, Christian Purslow dhe Ian Ayre tentuan ta arrijnë këtë marrëveshje, ishte për një kohë aq të shkurtër, sa që ata e dinë se e kanë zhvlerësuar shumë klubin me shitjen prej 300 milionë funtesh te NESV”, theksoi një burim për Sunday Mirror.
Liverpooli edhe ashtu nuk i ka punët mirë në tabelën e Ligës Premier dhe një dënim prej nëntë pikësh vetëm sa do t’ua mundësonte The Reds rënien në Championshipin Anglez, që është niveli i dytë i futbollit në ishull, pas Ligës Premier.
Sir Alex Ferguson e ka shndërruar në priroritet të tij, transferimin e portierit të talentuar gjerman, Manuel Neuer, si zëvëndësues për veteranin, Edwin Van der Saar, që do të penzionohet në fund të sezonit.Schalke natyrisht se nuk do të shprehet e gatshme për ta shitur asin e saj, por Sir Alex Ferguson pritet të bëjë proces të shkurtër nga kjo çështje, pasi që mendon të ofrojë mbi 10 milionë euro, të mjaftueshme këto për gjermanët.
Madje nga ana tjetër është edhe vetë Neuer ai që ka shprehur pakënaqësinë me situatën aktuale te Schalke, duke thënë: “Nuk ndjehem mirë me situatën aktuale te Schalke. Shpresoj se ne mund ta kthejmë kahjen dhe të kthehemi në binarë. Kontrata ime vlen deri në vitin 2012 dhe unë tashmë e kam bërë të ditur se do të luaj këtë sezon për Schalken”.
Bosi i Francës, Laurent Blanc, ka thënë se ai për disa momente ishte i frustruar gjatë fitores prej 2-0 ndaj Rumanisë në Paris të shtunën mbrëma, fitore kjo e vlefshme për kualifikimet e Euro 2012.“Ne patëm një pjesë të dytë të mirë, por duhet të pranojmë se e para ishte e vështirë. Rumunët ishin mirë të organizuar, ata po prisnin që ne t’u hynim rreziqeve. Por, nëse analizoni ndeshjen si nga ana ofensive ashtu dhe taktike, ekipi im meriton lëvdata”.
“Rumunët kanë mundur të shënojnë, por ishte çereku i fundit i ndeshjes ai që bëri diferencën. Fizikisht ne ishim shumë më mirë se ata, pasi që kemi vënë në lojë lojtarë më të freskët të cilët janë në gjendje që të shënojnë në çdo moment. Ndryshimet janë shpaguar, por do të ketë edhe momente që nuk do të shpaguhen”, ka thënë Blanc.
Sebastian Vettel ka dalë fitues i garës për Çmimin e Madh të Japonisë, në shtegun e Suzukas, pas një performance tejet solide nga ana e gjermanit.Gjithçka përfundoi në fillim të garës, kur në start nga pista fluturuan Massa dhe Petrov, për t’i lejuar hapësirë Vettelit të mbetet në krye deri në fund të garës.
Kolegu i Vettel te Red Bull, Mark Webber doli i dyti, kurse i treti u pozicionua, Fernando Alonso. Kjo është një ‘fitore’ e radhës për Webber që ka rritur avantazhin në raport me Fernando Alonson në luftën për titull kampioni në Formula 1.
Hamilton doli i pesti në Japoni, për t’ia lënë vendin kolegut nga McLaren, Jenson Button, që pos se doli i katërti në Suzuka, ia mori vendin britanikut në renditjen e ngasësve.
Webber është në krye të klasifikimit me 220 pikë, ndërsa si ndjekës kryesorë të tij ka Fernando Alonson dhe Sebastian Vettel që kanë nga 206 pikë. Gara e ardhshme zhvillohet në shtegun debutues të Koresë së Jugut.
Juventusit nuk është dashur t’i mirren dy titujt dhe të dërgohet në Serie B pas hetimeve të vitit 2006 për Calciopoli, gjithnjë sipas pohimeve të një polici, i cili ishte dëshmitar okular në procedimin e dëshmive.Franco Zampa, një polic dhe tifoz i Juventusit, ka publikuar një libër për skandalin që e goditi futbollin Italian, skandal ky që edhe sot ashtu si katër vite më parë po shkakton polemika të shumta, pikërisht në kohën kur po zhvillohet gjyqi i Calciopolit në Napoli.
“Dua që me këtë libër të gjithë të dinë se ekziston një e vërtetë tjetër, pos asaj që na e treguan mediat. Në vitin 2006, kur u shfaqën dëshmitë e para, gjithçka thoshte se Juventusi dhe drejtori Luciano Moggi ishin të fajshëm. Por, nuk kishte dëshmi. Kur e lexova dosjen, prita që të gjeja diçka të qëndrueshme. Ka përshkrime të incidenteve serioze dhe situatave absurde, por asnjë dëshmi e vetme”.
“Janë arritur konkluzione pa fakte. Aty thjeshtë nuk kishte dëshmi. Siç ka thënë Sherlock Holmes, ju filloni një hetim me fakte në mënyrë që të arrini një konkluzion. Kolegët e mi e filluan nga një konkluzion. Moggi ka qenë mashtruesi i përkryer për opinionin publik”, theksoi Zampa për Tuttosport.
Legjenda e padiskutueshme e Juventusit, Alessandro Del Piero, mund të jetë në sezonin e tij të fundit si lojtar Bianconer, njofton La Gazzetta dello Sport.Klubi ka vendosur që të mos ia rinovojë kontratën, kur ajo të skadojë në fund të sezonit, duke i vënë fundin qëndrimit prej 17 vitesh të sulmuesit legjendar.
Del Piero është në kërkim të thyerjes së rekordit të Giampiero Bonipertit, që ka shënuar 178 gola. Alex Del Piero ka realizuar plot 177 gola në Serie A.
Valdet Rama thotë se futbollistët kosovarë besuan në fitore në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Xamax NeuchatelRama ishte ai që i dha avantazhin për të parën herë përfaqësueses së Kosovës, pas gati një ore lojë, para se Liridon Kukaj të vuloste fitoren për kosovarët.
“Është një gjë pozitive dhe për këtë ndeshje me kënaqësi e kam pritur ftesën e përzgjedhësit, i cili na ka përgatitur mjaft mirë. Kam besuar në fitore, ndërsa jam i gëzuar që shënova sërish për Përfaqësuesen e Kosovës“, ka thënë Rama, pas përfundimit të takimit.
Edhe autori i golit të dytë për Kosovën, Liridon Kukaj, është shprehur i kënaqur me paraqitjen dhe me golin e shënuar.
“Mbizotëruam gjatë gjithë ndeshjes dhe ia arritëm që të fitojmë. Jam shumë i lumtur që shënova gol dhe tash jemi në rrugë të mirë që të ndërtojmë një Përfaqësuese të denjë“, ka thënë Kukaj.
Dy gola të shënuara në pjesën e dytë të takimit i kanë mjaftuar përfaqësueses së Kosovës të shënojë fitore ndaj ekipit zviceran, Xamax, në takimin e zhvilluar në Neuchatel të Zvicrës.Edhe pse kosovarët dominuan që në pjesën e parë të ndeshjes, 45 minutat e para të takimit nuk sollën ndonjë ndryshim rezultati.
Pas pjesës së parë pa gola, përfaqësuesja e Kosovës arriti të kalojnë në epërsi me anë të golit të sulmuesit të Hannoverit,Valdet Rama, të shënuar pas gati një ore lojë në stadiumin Stade de la Maladière (59´).
Pas vetëm dy minutash inkuadrimi në lojë, mbrojtësi i Vllaznisë, Liridon Kukaj, arriti të shënojë golin e dytë dhe të vulosë fitoren për përfaqësueses së Kosovës, me golin e minutës së 72-të të takimit.
Mes figurave që ndoqën këtë ndeshje, ishte edhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Lutfi Haziri, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokri.
















