Franca arriti të shënojë fitore relativisht të lehtë ndaj Luksemburgut me rezultat 2-0.Francën në epërsi e kaloi Karim Benzema që rikthehet me gol në përfaqësuesen e Les Bleus (22’), me ndihmën e Yoann Gourcuff. Ishte pikërisht Gourcuff ai që realizoi golin e tij personal pas 76 minutash lojë, që doli të ishte dhe goli i fitores për Francën.
Francezët patën edhe shumë raste tjera në këtë takim, por mbrojtja e Luksemburgut dhe fati, bëri që rezultati të mbeste vetëm 2-0.
Franca me këtë fitore e zgjeron distancën me Bjellorusinë dhe Shqipërinë në Grupin D.
Sulmuesi i Interit, Diego Milito, është duke vuajtur për të rigjetur formën e tij ideale dhe këtë dëshiron ta shfrytëzojë Jose Mourinho.Mourinho dhe Milito punuan së bashku në sezonin e artë të Interit, me ç’rast dhe fituan gjithçka që kishte për t’u fituar.
Strategu portugez është i gatshëm që ta përforcojë sulmin me një qendërsulmues të tipit të Militos dhe për këtë ai pritet të shfrytëzojë Kakan dhe Benzeman, të dy këta të kërkuar nga Interi.
Ekipi i Fabio Capellos nuk ka arritur të rrëmbejë më shumë se një pikë përballë Malit të Zi, duke barazuar në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin e Wembleyt.Pas këtij barazimi, Mali i Zi vazhdon të kryesojë në Grupin G me dhjetë pikë, i ndjekur nga Anglia me shtatë pikë (por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).
Në përballjen tjetër, Zvicra ka shënuar fitore të lartë prej 4-1 ndaj Uellsit për të regjistruar fitoren e parë pas tri ndeshjes në Grupin G.
Përfaqësuesja e Spanjës ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e tretë kualifikuese në kuadër të Grupit I, duke e mposhtur Skocinë me rezultat 3-2.Spanjollët që ishin mysafirë krijuan avantazh të dyfishtë përmes David Villas (44’) dhe Andres Iniestas (55’).
Vendasit arritën ta ngushtojnë epërsinë përmes Steven Naismith (58’), ndërsa një autogol i Gerard Pique (66’) vetëm sa e bëri ndeshjen më interesante.
Golin e fitores për kampionin e Evropës dhe botës e shënoi Fernando Llorente, për të siguruar tre pikë të plota për përfaqësuesen e tij.
Në takimin tjetër të Grupit I, Republika Çeke e ka mposhtur Lihtenshtajnin me rezultat 2-0.
Holanda ka shënuar fitore të lartë në sfidën e zhvilluar kundër Suedisë, e vlefshme për kualifikim në Euro 2012.Klaas Jan Huntelaar zhbllokoi rezultatin pas vetëm katër minutash lojë, me asistimin e Van der Vaart, kurse rezultatin në 2-0 e dyfishoi Ibrahim Afellay, pas shërbimit nga Sneijder.
Pjesa e dytë ishte vdekjeprurëse për suedezët. Ishte përsëri Huntelaar ai që realizoi golin e tij të dytë (55’) dhe Afellay që gjithashtu shënoi golin e tij të dytë (59’), për rezultatin 4-0. Golin e nderit për skandinavistët e shënoi Andreas Granqvist (69’).
Grupin E e kryeson Holanda, ndërsa më pas vijnë Moldavia që realizoi fitore ndaj San Marinos dhe Hungaria që mposhti në transfertë Finlandën.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk është i gatshëm që të lejojë brazilianin Kaka të largohet nga kryeqyteti i Spanjës, gjithnjë sipas Sport.Është thënë më parë se Kaka është fare pranë largimit të tij nga Bernabeu, por kështu nuk mendon Florentino Perez, që nuk dëshiron ta lejojë largimin e asit brazilian.
Florentino mendon se do të ishte humbje e madhe për klubin largimi i Kakas. Sidoqoftë, sipas sportives katalunase ai është i gatshëm që të bisedojë me Chelsean, nëse Carlo Ancelotti dëshiron të bëjë ofertë për lojtarin e tij të preferuar, Leite Kaka.
Pak para fillimit të ndeshjes Itali-Serbi, tifozët serbë të pranishëm në stadiumin Luigi Ferraris filluan të krijojnë probleme, pikërisht gjatë intonimit të himnit të Serbisë.Tifozët serbë dogjën flamurin shqiptarë dhe pos kësaj, njëri prej tifozëve hyri me maskë në fushë për të shqyer rrjetën e njërës prej portave. Madje tifozët Ultras të Serbisë sulmuan portierin Vladimir Stojkovic, për shkak se ai kaloi nga Crvena Zvezda te Partizani.
Përfaqësuesja e Gjermanisë ka shënuar fitore prej 3-0 si mysafir i Kazakistanit, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A.Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë (48’), Miroslav Klose kaloi gjermanët në epërsi.
Mario Gomez (76’) dhe Lukas Podolski (85’) shuan ëndrrën e kazakëve për të nxjerrë ndonjë pikë nga kjo përballje.
Ndërkohë në takimin tjetër të këtij grupi, Turqia është mposhtur me rezultat 1-0 nga përfaqësuesja e Azerbajxhanit.
Pas kësaj fitoreje, Gjermania përforcohet edhe më shumë në krye të Grupit A, me 12 pikë.
Shqipëria nuk ka arritur të nxjerrë rezultat pozitiv përballë Bjellorusisë, në duelin e zhvilluar në Minsk, të vlefshëm për Grupin D të kualifikimeve për Euro 2012.Bjellorusët ishin më të mirët që nga filimi i takimit, një gjë kjo e cila u vërtetua dhe nga rastet e treguara për vendasit. Kombëtarja jonë pothuaje nuk tregoi asgjë, por performanca jo e mirë e më të dashurve tanë mund të justifikohet me mungesat e viganëve të tillë si Lorik Cana dhe Erjon Bogdani.
Goli i parë erdhi që në fillim të takimit. Vitali Rodionov kaloi në epërsi Bellorusinë vetëm pas dhjet minutash lojë, duke e zhbllokuar rezultatin në 1-0, rezultat ky që mbeti deri në fund të pjesës së parë.
Edhe në pjesën e dytë Shqipëria nuk tregoi asgjë dhe dënimi erdhi 13 minuta pa përfunduar takimi, kur Krivets (77’) realizoi për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Pas rrethit të katërt të kualifikimeve Shqipëria mund të krenohet me pesë pikë në pozitën e tretë, kurse Bjellorusia e sheh veten lidere të Grupit D me tetë pikë.
Ky barazim zbeh dukshëm gjasat e Shqipërisë për t’u kualifikuar për Euro 2012, pasi që Franca nga ana tjetër nuk parashihet ta ketë të vështirë ta mposhtë Luksemburgun dhe do krijojë distancë të madhe me përfaqësuesen e kombëtares tonë.
Sulmuesi i Villarealit, Nilmar, është fytyra e fundit e lidhur me një kalim te Real Madridi, në kohën kur Mourinho është vënë në kërkim të një sulmuesi të ri.Marca njofton se paraqitjet e mira të tij kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, i cili ka marrë nota pozitive nga agjentët e Realit, të cilët e vrojtuan sulmuesit e Nëndetëses së Verdhë.
Nilmar ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh, por mendohet se një ofertë prej 20 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme që Villareali të ndërronte mendje.
Mesfushori ofensiv i Valencias, Alejandro Dominguez, ka thënë se udhëtimi në fundjavë te Barcelona në Camp Nou, do të testojë Los Che dhe do të vë në peshore gjasat e tyre për të luftuar për titullin e kampionit në La Liga.“Kjo do të jetë një ndeshje mes dy ekipeve të mëdha, dhe një ndeshje e cila do ta tregojë nivelin se ku gjendet Valencia aktualisht. Ne shpresojmë të bëjmë lojë të mirë. Nëse marrim tri pikë, atëherë shumë njerëz do të besojnë se do ta fitojmë La Ligan”.
“Ne duhet të brengosemi vetëm për veten dhe nëse mund të fitojmë, atëherë duhet ta marrim iniciativën edhe pse do të jetë trajneri ai që do të vendosë për taktikat në ndeshje. Do të jetë e rëndësishme që të jemi të mençur, por do të ishte mirë që të fitojmë në Barcelonë. Ndeshja më motivon mua, ashtu si dhe kolegët e mi”, ka thënë Dominguez.
Ish-përzgjedhësi i Argjentinës, Carlos Bilardo, i cili aktualisht kryen detyrën e menaxherit të reprezentacionit argjentinas, ka shprehur zhgënjimin e tij me formën e dobët të Albicelestëve viteve të fundit.“Ka pasur shumë probleme me përfaqësuesen, të cilat kanë mundur të zgjidhen më parë. Neve kurrë nuk na kanë munguar lojtarët e mirë, por ndoshta ata nuk janë shfrytëzuar si duhet”.
“Kur them këtë, unë nuk dua të kthehem pas në performancat e kaluara. Unë jam i sigurt se ne mund të luajmë më mirë dhe kjo është ajo që po kërkojmë. Tani do të shohim nëse përpjekjet tona do të shpaguhen”.
“Thjeshtë, Argjentina nuk mund të mbetet aq gjatë pa fituar asgjë”, deklaroi Bilardo për faqen zyrtare të FIFA-s.
Lojtarët e mëdhenj tashmë jemi mësuar t’i shohim te Milani, por Fabio Coentrao i Benficas është sa i nevojshëm, aq edhe i dëshiruar në Milanello.Tuttomercatoweb shkruan se drejtori Rossoner, Ariedo Braida, është në Portugali për ta parë kombëtaren portugeze në aksion dhe për t’iu afruar mbrojtësit anësor.
Braida pritet të hapë menjëherë bisedimet me drejtorin e Benficas dhe njëkohësisht legjendën e Milanit, Rui Costa, në mënyrë që portugezi të transferohet në San Siro.
Megjithatë, Milani do ta ketë të vështirë realizimin e transferimit, nëse marrim parasysh rinovimin që e mban Coentraon deri në vitin 2016 në Benfica, me një klauzolë prej 30 milionë eurosh.
Interi do të rifillojë kërkimet në tregun e Ligës Premier, me asin e Arsenalit, Cesc Fabregas, të parin në listën e transferimeve dimërore të Interit.“Nëse Rafael Benitez do t’i bindë drejtorët e tij që ta dëgjojnë, atëherë dy transferime të cilat janë ftohur në gusht, do të mund të realizohen”.
“Fabregas i Arsenalit dhe Dirk Kuyt i Liverpoolit. Nëse marrëveshjet do të kompletohen, atëherë mendoj se nuk ka skuadër që mund t’i dalë përpara Interit”, shkroi në kolumnën e tij në Tuttomercatoweb, ekspeti i transferimeve, Pierpaolo Marino.
Legjenda e Arsenalit, Ray Parlour, beson se Topçinjve u mungon elementi final dhe instinkti vrasës para golit.“Arsenali është i dobët në elementin final. Ata luajnë futboll të bukur, por atyre po u mungon elementi final, lojtari që do të shënonte gola nga asgjë. Në të kaluarën, ata e kanë pasur Henryn ose Bergkampin, por një lojtar i tillë po i mungon Arsenalit”.
“Nëse Van Persie dhe Walcott do ta bëjnë atë punë, mbetet të shihet. Por gjithsesi, atyre u duhet një lojtar që mund të shënojë gola nga asgjë”, tha Parlour.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është vënë në mbrojtje të Fernando Torresit, duke quajtur kritikat për spanjollin, të zmadhuara.“Këto kritika janë të tepërta. Është e lehtë të shikosh futboll dhe nëse një sulmues nuk shënon gola, ose nëse nuk nxjerr një lepur nga kapela, ju ta kritikoni tej mase. Kjo nuk është në rregull”.
“Nëse forma e një lojtari nuk është e mirë, apo ai po lufton për të qenë në formë të mirë, është normale që ai të mos jetë në formë të mirë fizike. Unë jam i njëjtë. Unë nuk po luaj në nivelet që i di se mund të luaj, apo nëse vuaj, atëherë njerëzit thonë gjëra të njëjta për mua”.
“Ne të gjithë besojmë në Torresin, ai është njeriu ynë më i mirë në fushë. Ai është top lojtar dhe ai është golashënuesi ynë. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë prapa Torresit dhe t’i ndihmojmë atij që të kthehet në formë. Ai është lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Gerrard.
Ish-sulmuesi i Celticut, Barcelonës dhe Manchester Unitedit, ka folur për mesfushorët, Xavi dhe Iniesta, për të cilët mendon se janë po aq të mirë sa ‘jashtëtokësori’, Lionel Messi.“Unë kurrë nuk ndjej se mund të themi për një lojtar se është më i miri në botë, vetëm nëse është më i miri në pozitën e tij”.
“Lionel Messi është fantastik dhe tani për tani, unë do të thosha se ëshë më i miri në pozitën e tij. Për mua, Xavi dhe Iniesta janë po aq impresivë në pozitat e tyre”.
“Në pozitat e tyre, ata janë më të mirët. Unë vërtet i adhuroj ata dy, sepse ju dëgjoni aq shumë zëra kohëve të fundit se një futbollist duhet të jetë i gjatë dhe i fortë fizikisht”, deklaroi Larsson.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka siguruar tifozët Rossoner, se ai do të lë menjëanë lëndimet për t’u paraqitur ndaj Chievos në ndeshjen e të shtunës mbrëma.“Pas komenteve të mia, kur thashë se jam i lënduar, unë mora shumë pyetje dhe mesazhe mbështetëse”.
“Unë nuk po brengosem për një lëndim të vogël dhe për këtë arsye unë do të luaj edhe për Suedinë edhe për Milanin. Unë po luaj mirë për Milanin, por mund të luaj më mirë, edhe pse po luaj mirë”, u shpreh Ibra.
Luciano Moggi ka ndërhyrë shpejtë për të sqaruar arsyet e krizës së Romës në start të këtij sezoni, pasi që sipas njeriut më kontrovers në futbollin Italian, Ranieri ka tentuar ta kopjojë Jose Mourinhon.“Mendoj se defekti i Romës është Ranieri. Ai dëshiron ta kopjojë Jose Mourinhon, por shikoni se çfarë ka ndodhur”. theksoi Moggi.
I pyetur më pas se kë e sheh favorit për Scudetton, Moggi ishte tepër i qartë.
“Për mua Serie A këtë vit do të fitohet nga Milani. Ata janë më të mirë se Interi”, përfundoi krijuesi i Calciopolit.
Mesfushori i Real Madridit, Pedro Leon, ka hedhur poshtë pohimet që thoshin se ai po vuan nën trajnerin Jose Mourinho, ndërsa konfirmoi se ka biseduar me strategun portugez për të sqaruar çdo paqartësi.“Mourinho është në krye. Nuk ka ndonjë problem mes nesh. Arsyeja se pse unë isha jashtë skuadrës në dy ndeshjet e fundit, ishte për shkak se nuk bëra atë që është kërkuar nga unë ndaj Levantes”.
“Nuk u lëndova kur trajneri më tha se nuk jam as Maradona e as Zinedine Zidane. Ne biseduam me njëri tjetrin dhe gjithçka u zgjidh si duhet. Unë e di se trajneri më beson mua dhe unë do të vazhdoj t’i ndihmoj ekipit”, tha Pedro Leon.
Biznesmeni nga Singapori, Peter Lim, ka bërë të ditur se ka lansuar një ofertë prej 370 milionë eurosh për Liverpoolin me 45 milionë euro të tjera në dispozicion të Roy Hodgson për të shpenzuar në lojtarë të rinj gjatë janarit.Përderisa ka filluar procesi gjyqësor i inicuar nga kompania NESV, që tashmë e ka blerë Liverpoolin, por që do të përballet edhe njëherë me ish-pronarët Hicks dhe Gillet që kundërshtojnë shitjen, është biznesmeni aziatik në fjalë që ka rihyrë në garën për blerjen e klubit nga Anfield.
“Unë e respektoj dhe e admiroj Liverpolin, që ka traditë dhe histori. Unë jam plotësisht i përkushtuar në rindërtimin e klubit, për ta kthyer atë në elitën e futbollit evropian, aty ku vërtet duhet të jetë Liverpooli”.
“Kjo është arsyeja pse e kam bërë këtë ofertë. Ajo është e mjaftueshme sa për të mbuluar borxhet e ish-pronarëve dhe borxhin e akumuluar nga klubi dhe kësaj do t’ia shtoja edhe 40 milionë euro të tjera për Roy Hodgson që të sjellë lojtarë të rinj. Paratë janë në dispozicion të menjëhershëm. Liverpooli duhet të fillojë të fitojë përsëri”, u shpreh Lim.
Kjo ofertë e miliarderit aziatik bën që të ketë një ngritje prej 23 milionë eurosh për dallim nga oferta e NESV, por nëse marrim parasysh dhe paratë shtesë të dhëna për transferime, atëhreë bordi i Liverpoolit mund ta mendojë edhe njëherë shitjen e klubit te NESV, për t’ia shituar biznesmenit nga Singapori.
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se entuziazmi i tij për menaxhim është i inspiruar nga nga Sir Alex Ferguson.Mourinho ishte një asistent i Bobby Robson te Barcelona në vitin 1996 kur një delegacion i United, përfshirë edhe Ferguson, fluturoi në Kataluni për të nënshkruar me Jordi Cruyff.
“Në Portugali ose Spanjë, nuk do të ishte normale për një trajner të përfshihet (në transferime). E kuptova se Anglia ishte më ndryshe. Ishte një shembull i përkryer i asaj çfarë Bobby më thoshte. Idetë e Ferguson ishin shumë të qarta”, ka rikujtuar Mourinho në një biografi të ri të Patrick Barclay për Sir Alex Ferguson, që do të publikohet këtë të enjte.
“Ai luftonte shumë për klubin e tij. Dhe kuptimi i këtyre dimensioneve të menaxhimit më bëri të shfaq një interesim edhe më të madh për lojën angleze, të bie në dashuri me të para se shkoja atje”.
“Gjithmonë kam menduar se trajneri nuk duhet vetëm të bëjë seancat stërvitore, pastaj të shkojë në shtëpi dhe të shohë disa video të kundërshtarit dhe të vijë dhe të bëjë të njëjtë gjë ditën tjetër. Dhe këtu e kam parë stilin anglez të menaxhimit dhe ishte Sir Alex”, ka thënë më tej portugezi.
I riu i Benficas, Ruben Pinto, është cak i Arsenalit, bëjnë të ditur mediat angleze.Daily Mail shkruan se Arsenali është duke kërkuar tinejxherin Ruben Pinto dhe raportohet se ka përcjellë kapitenin e përfaqësueses U19 të Portugalisë në përballjen e mbrëmshme ndaj Azerbajxhanit.
18-vjeçari është një fans i madh i Ligës Premier dhe thuhet se është fans i Chelseat. Klubi portugez iu ka rezistuar ofertave të Newcastle United dhe Bolton Wanderers dy vite më herët, kur ai për të parën herë fitoi të shkëlqejë për ekipin junior të Benficas.
Mediat në Portugali tash thonë se Arsenali po tregon interesim të fuqishëm në mesfushorin, i cili ka stil të lojës të ngjashëm me ish-mesfushorin e Chelseat, Deco.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, është i ngazëllyer që ka pranuar shpërblimin Këmba e Artë.Vetëm lojtarët mbi 29 vjet kanë të drejtë për këtë mirënjohje, e cila jepet për personin i cili është dalluar jo vetëm për arritjet individuale sportive, por edhe për personalitetin po ashtu.
"Këmba e Artë është një njohje që më jep një kënaqësi të veçantë, pasi zgjidhet nga fansat e të gjitha kombeve. Fituesit e mëhershëm të këtij çmimi kanë qenë lojtarë të jashtëzakonshëm, dhe ka pasur edhe shumë kampionë të nominuar".
"Dua të falënderoj secilin që ka votuar për mua. Futbolli është i mrekullueshëm për shkak të aftësisë për të qenë kreativ. Kjo është arsyeja se pse e dua aq shumë", ka thënë Totti.
Totti tash duhet t´i lërë gjurmët e këmbës së tij në 'Shëtitoren e Kampionëve' në bregdetin e Monakos. Shpërblimi mund të fitohet vetëm një herë. Në të kaluarën atë e kanë fituar edhe Alessandro Del Piero, Ronaldinho dhe Roberto Baggio.
Ish-trajneri i Fiorentinas, Cesare Prandelli, ka zbuluar se ai ka dashur të nënshkruajë me anësorin e Juventusit, Milos Krasic, derisa ishte nën drejtim të ekipit nga Firenca.Tash menaxheri i kombëtares italiane do të ketë përballë lojtarin e tij favorit, derisa Italia sonte ndeshet me Serbinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012, që është vendimtare për të dy ekipet.
"Krasic është një lojtar me potencial të madh. Ai është në gjendje të tejkalojë kundërshtarët, ka shpejtësi dhe ritëm të madh dhe është një lojtar i rëndësishëm. Fiorentina e ka ndjekur atë për disa muaj, kur unë isha në stolin drejtues", ka thënë Prandelli.
25-vjeçari iu bashkua Juventusit gjatë verës për një shumë prej 15 milionë euro, dhe tashmë ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në shumë të tjerë.
Mbrojtësi i Benficas, David Luiz, vazhdon të jetë cak i klubeve të Ligës Premier.Manchester City dhe Chelsea nuk e kanë humbur interesimin për mbrojtësin e kombëtares portugeze.
Gazeta sportive portugeze A Bola shkruan se të dy gjigantët anglez janë të gatshëm të bëjnë një hap për të transferuar Luiz që në janar, pasi dështuan ta bindin klubin ta lejojë largimin e tij gjatë verës.
Së fundi u tha se Milani po përgatit ofertë të vlefshme 20 milionë euro për David Luiz.
Menaxheri i Brazilit, Mano Menezes, thotë se ai është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në miqësoren kundër Ukrainës, të cilën e mposhtën me rezultat 2-0 në Angli.Menezes është ndarë i kënaqur veçanërisht me lojën defensive të djelmoshave të tij, të cilët nuk kanë pësuar gol në tre ndeshjet e fundit.
"Ne duhet t´i çmojmë fitoret tona pasi kemi shënuar shtatë gola dhe nuk kemi pranuar asnjë [në këto tre ndeshje]. Ekipi mund t´a imponojë stilin tonë të lojës dhe kjo ka qenë një gjë që kemi dashur ta shohim".
"Futbolli brazilian gjithmonë ka impresionuar me gola, nga sulmues të kualifikuar. Në disa vitet e kaluara edhe ana defensive ka treguar fuqi. Trashëgimia e Lucio dhe Juan është shumë e rëndësishme, sot ne kemi obligim të luajmë mirë edhe në mbrojtje", ka thënë Menezes në konferencën e shtypit pas ndeshjes.
Kapiteni i Anglisë, Rio Ferdinand, thotë se bashkëlojtari i tij te Manchester United, Wayne Rooney, është duke shkëlqyer në stërvitje këtë javë.Rooney pritet të jetë në formacionin shartues për ndeshjen e sotme kualifikuese për Euro2012 të cilën Anglia e zhvillon ndaj Malit të Zi.
"Wayne ka qenë nën një presion të pamasë për shkak të arsyeve që ne i dimë. Ai ka qenë fantastik në stërvitje, i njëjti lojtar i vjetër, të cilin të gjithë e duam. Nëse duam të fitojmë diçka, ne kemi nevojë për atë të luajë në formën e tij më të mirë", ka thënë Ferdinand.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kolo Toure, thotë se ai ndjehet në një formë të shkëlqyeshme.Një varg paraqitjesh të shkëlqyeshme krahas Vincent Kompany në mbrojtje kanë heshtur kritikët dhe 29-vjeçari Toure premton se do të ketë edhe më shumë përmirësime.
“Ndjehem më i në formë tash se sa sezonin e kaluar. Kam qenë i kënaqur me formën time, por pres të jetë edhe më mirë. Ende mund të përmirësohem”.
“Tash jam rehatuar në Manchester, njoh secilin në klub; e di si shkojnë të gjitha gjërat dhe jam shumë i lumtur dhe komfort edhe me mënyrën se si rrjedhin gjërat”, ka thënë Toure për faqen zyrtare të klubit.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, është i bindur se Fernando Torres do ta zbulojë formën e tij më të mirë."Fernando është një prej sulmuesve më të mirë në botë. Sapo ai të rikthehet në formë, dhe ai është duke punuar në këtë aspekt, ai do të shkëlqejë edhe një herë për ne".
"Ekipi është mjaft i mirë për të fituar ndeshje. Është një situatë e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe punojmë shumë për t´i kthyer gjërat në të mirën tonë", ka thënë Reina.
Chelsea është duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Pepe.Blutë mund të dëshirojnë të presin edhe për dy vite për të marrë mbrojtësin portugez si transfer të lirë. 27-vjeçari nuk po arrin marrëveshje të re në Bernabeu dhe është lidhur me një transferim te Barcelona së fundi.
Por radioja sportive Cadena Ser bën të ditur se Chelsea po ashtu ka qenë në kontakt me përfaqësues të ish-lojtarit të Portos, për një ofertë të bujshme kur kontrata e tij të skadojë në vitin 2012.
Raportohet se londinezët i kanë ofruar Pepe 60 mijë funte në javë, por ai kërkon edhe 25 mijë funte shtesë, të cilën shumë Chelsea nuk e ka problem t´ia paguaj nëse ai arrin si transferim i lirë.
“Prishtina Racing Team” të dielën organizoi dhe garën e tretë automobilistike të Kampionatit të Kosovës, në disiplinën kodrinoro malore në afërsi të Prishtinës.Në këtë garë morën pjesë 15 garues nga klube të ndryshme, ndërsa pjesëmarrja e një garuesi nga Maqedonia e shndërroi evenimentin në një organizim me karakter ndërkombëtar.
Garat u ndoqën nga një numër i madh i adhuruesve të automobilizmit, të cilët dhe u ndanë të kënaqur si me organizimin ashtu dhe me paraqitjen e garuesve. Në garë ngadhënjeu ekipi organizues, "Prishtina Racing Team", që ishte superiore ndaj rivalëve.
Ranglista e përgjithshme: 1. Gazmend Gashi - Lancia Delta Integrale - 2:57.895
2. Shkelzen Lajqi - Honda Civic Type R - 3:05.043
3. Perparim Dushi - Honda Civic VTI - 3:12.184
4. Orhan Ahmet - Yugo 1600 H - 3:15.188
5. Kastriot Islami - BMW E30 335i - 3:18.452
6. Valdet Kacandolli - Suzuki Swift - 3:22.929
7. Bekim Kovaqi - Yugo 1.1 - 3:27.343
8. Armend Selimaj - Yugo 1.5 H - 3:28.259
9. Naser Farka - Yugo 1.1 - 3:32.754
10. Besnik Aliu - Honda CRX - 3:36.222
11. Visar Gjikolli - VW Golf III - 3:37.261
12. Ismail Smani - Yugo 1.1 - 3:43.044
13. Kastriot Grajqevci - Yugo 1.1 - 3:45.943
- Lirim Avdyli - Opel Kadet GSi - DNF
- Muhamet Morina - VW Schiroko - DNF
Rezultatet sipas klasave:
Ne klasen e parë - deri 1100 ccm:
1. Bekim Kovaqi
2. Naser Farka
3. Ismail Smani
4. Kastriot Grajqevci
Klasa e dytë - deri 1300 ccm:
1. Valdet Kacandolli
Klasa e tretë - deri 1600 ccm:
1. Perparim Dushi
2. Orhan Ahmet
3. Armend Selimaj
4. Besnik Aliu
Klasa e katërt - deri 2000 ccm:
1. Shkelzen Lajqi
- Lirim Avdyli - DNF
Klasa e pestë - mbi 2000 ccm:
1. Gazmend Gashi
2. Kastriot Islami
3. Visar Gjikolli
- Muhamet Morina - DNF
Plasmani ekipor:
1. "Prishtina Racing Team"
2. A.K."G.Daka" - Prizren
3. A.K. "Ferizaj"
Përfaqësuesja e Brazilit ka shënuar fitore prej 2-0 në një ndeshje miqësore kundër Ukrainës të zhvilluar të hënën mbrëma në Pride Park Stadium të Derbyt.Selecao realizuan nga një gol në secilën pjesë për të realizuar një fitore të pastër.
Një krosim të sulmuesit të Milanit, Robinho, e shfrytëzoi mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, për t’ia dhënë avantazhin përfaqësueses së tij.
Në pjesën e dytë (64’), Carlos Eduardo krosoi nga krahu i djathtë për të gjetur Alexandre Paton, i cili tundi rrjetin për rezultatin përfundimtar prej 2-0.
Në një ndeshje tjetër miqësore, Xhamajka ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Trinidad dhe Tobago.
Përfaqësuesja kuqezi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin e Dinamo të Minskut, ku të martën do të përballet me Bjellorusinë.Përballja e katërt në Grupin D e gjen Shqipërinë në një situatë jo të mirë, për shkak të mungesave të shumta, si Lorik Cana, Erjon Bogdani apo Debatik Curri.
Mungesat e kanë detyruar ndihmësin e Kuzes që në mbrojtje të vendosë mes Telit dhe Beqirit, ndërkohë që në sulm, Bogdani nuk do të zëvendësohet me askënd, duke qenë se Shqipëria ta fillojë ndeshjen me një sulmues të vetëm, Hamdi Salihin, i cili do të ndihmohet nga Ervin Skela. Në mesfushë do të luajnë gjithashtu Bulku, Lila, Agolli dhe Muzaka.
Ndërkohë, njoftohet se kundërshtari i Shqipërisë, Bjellorusia, nuk do të ketë të gatshëm sulmuesit Sergei Kornilenko dhe Vitali Kutuzov, ndërkohë që në dyshim është edhe Aleksander Hleb.
Mjeshtri i mesfushës blaugrane, Xavi Hernandez, ka thënë se ai nuk është i pazëvendësueshëm te Barcelona dhe se katalunasit po ndjekin një sistem të posaçëm, sipas të cilit nuk varen vetëm prej një lojtari.Spanjolli është njeriu kryesor i lojës së kampionit të La Ligas për vite me radhë, mirëpo ai është shprehur mjaft modest për të thënë se ai është në fushë vetëm për të zënë një vend në ekip.
“Mënyra se si luajmë është gjithmonë e njëjta dhe nuk nevojitet ky apo ai lojtar që të ketë sukses”.
“Padyshim, nëse nuk është Messi, do të na mungojë, sikurse do të na mungonte Iniesta, Villa ose Puyol, sepse ata janë lojtarë të rëndësishëm, mirëpo asnjëri nga ne nuk është i pazëvendësueshëm”, ka thënë 30-vjeçari.
Sir Alex Ferguson beson se bisedat e tij parasezonale me Dimitar Berbatov, janë shkaktarë të formës fantastike të bullgarit këtë sezon.“Unë pata vetëm ca fjalë me të në fillim të sezonit. Unë i thashë atij: ‘Shiko, vetëm ti mund ta zgjidhësh problemin. Ti je këtu nën kontroll. Ti je i aftë dhe duhet ta kuptosh atë aftësi për të bërë mirë. Ne do të të mbështesim’. Ai e filloi më pas sezonin në mënyrë fantastike. Dimitari pa kurrfarë dyshimi ishte këtë sezon sulmuesi ynë kryesor”.
“Të gjithë sulmuesit masivisht varen nga dy faktorë – besimi dhe bindja. Berbatov ka që të dyja për momentin”, deklaroi Ferguson.
Legjenda holandeze, Johan Cruyff, ka deklaruar se kalendari i stërngarkuar i ndeshjeve në nivel të reprezentacioneve është duke i ‘vrarë’ futbollistët.“Njerëzit duan të shohin lojtarët e mirë gjithnjë në formën më të mirë. Ata po vriten. Lojtarët duhet që së paku deri në katër pesë javë të përgatiten në parasezonë”.
“A jam kundër reprezentacioneve? Tek e fundit jo, në fakt është e kundërta. Futbolli nuk jeton prej kampionateve kombëtare. Faza finale e Botërorit është e mrekullueshme, por ekzistojnë edhe rrethet kualifikuese para se të ndodhë kjo”.
“Si mund ta përmirësojmë futbollin? Nëse e reduktojmë kalendarin. Të zvogëlojmë numrin e ndeshjeve për klube, 47 në Spanjë, duke përfshirë këtu edhe kupën edhe La Ligan, është shumë. Nëse shtoni dhe 13 ndeshje në Ligën e Kampionëve, atëherë keni arritur 60 ndeshje. Nëse merrni parasysh se lojtarët pushojnë një muaj dhe një javë tjetër për krishtlindje, atëherë ata do jenë nëntë muaj pa futboll. A është kjo më mirë? Pa dyshim”, tha Cruyff.
Dyshja e Interit, Diego Milito dhe Esteban Cambiasso, do të jenë jashtë aksionit për dy deri në tri javë, pasi pësuan lëndimet respektive, njofton La Repubblica.Argjentinasit pësuan dëmtime në takimin e Argjentinës kundër Japonisë të zhvilluar të hënën, dëmtime këto që do t’u mohojnë atyre aksionin për hiç më pak se tri javë.
Milito dhe Cambiasso do të mungojnë në ndeshje të rëndësishme si ndaj Cagliarit ashtu dhe ndaj Tottenhamit në San Siro.
Kolosi i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, do të mungojë për takimin që do ta zhvillojë Shqipëria në transfertë te Bjellorusia.Cana pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje në sfidën e zhvilluar ndaj Bosnjës në Qemal Stafa. Stafi mjekësor i kombëtares shqiptare bëri ç’mos për ta rikthyer në fushë, por mesfushori kosovar nuk arriti që as të udhëtonte deri në Bjellorusi.
Shqipëria do të duhet t’ia dalë pos Canës edhe pa trajnerin Josip Kuzhe, që është i sëmurë dhe Debatik Currin, që gjithashtu është i lënduar.
















