Gjeniu i Milanit, Ronaldinho, mezi pret të rikthehet në Spanjë për t’u përballur me Real Madridin, përderisa është shprehur me fjalët më të mira për Los Blancos dhe trajnerin më të mirë në botë, Jose Mourinho.
“Ata gjithnjë kanë qenë klubi më i fortë në botë dhe çdo vit ata sjellin lojtarët më të mëdhenj të botës. Tani me Mourinhon, ata kanë trajnerin më të mirë në botë. Unë kam admirim të madh për të. Më pëlqen stili i tij dhe ai sigurisht se do të bëjë diçka të madhe me Real Madridin”, theksoi Dinho.
Në fund të deklaratës së tij për AS, Ronaldinho u shpreh se dëshiron të shfaqë paraqitje të ngjashme sikurse në fitoren e Barcelonës prej 3-0 në Bernabeu, ku Ronaldinho shënoi dy gola dhe ishte duartrokitur nga publiku madrilen.
“Unë vetëm dua që të luaj një ndeshje të madhe. Çfarë më ndodhi në Madrid më parë ndodh një herë në jetë. Natyrisht, në mendjen time e kam jo si të bëj një ndeshje të mirë, por të luaj ndeshjen më të mirë të jetës”, përfundoi braziliani.
Bosi i Liverpoolit, Roy Hodgson, është shprehur i kënaqur me shitjen e klubit.
“Pronarët e rinj janë të mirëseardhur. Një re e zezë tashmë është larguar pas arritjes së marrëveshjes. Shpresoj se pronarët e rinj do të shlyejnë borxhet dhe ne mund të shpenzojmë më shumë në lojtarë, të investojmë në një mënyrë më ndryshe për dallim nga afati i kaluar kalimtar i transferimeve”.
“Kur klubi është në situatë të keqe, ju jeni të lidhur dhe ju prek në njëfarë mënyre. Por, ky nuk është arsyetim. Ne kemi pasur start të keq të sezonit, gjashtë pikë pas shtatë ndeshjeve nuk është kuotë aspak e mirë. Një dënim prej nëntë pikësh në rast se sot nuk do të ishte kompletuar marrëveshja do të ishte katastrofë e vërtetë. Tani duhet të sigurohemi që të ngjitemi në tabelë”, ka thënë Hodgson.
Ivan Bogdanov duke djegur flamurin shqiptar Federata Serbe e Futbollit do të kërkojë nga UEFA që të përsërisë ndeshjen kualifikuese për Euro 2012 ndaj Italisë, njofton Ansa.
Ndeshja është ndërprerë pas incidenteve të shkaktuara nga tifozët serbë, të cilët dogjën flamurin shqiptar dhe u përleshën me policinë.
“Më 18 tetor ne do të takohemi me Michel Platinin dhe anëtarët e bordit të UEFA-s, për t’u kërkuar atyre përsëritjen e ndeshjes”, pohoi në një konferencë për shtyp presidenti i federatës serbe, Tomislav Karadzic.
Kishte spekulime se tri pikët do t’u shkonin Azzurëve në tavolinë, por të gjithë tani duhet të presin një vendim definitiv nga UEFA.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka reaguar ndaj pohimeve të disa lojtarëve të klubeve të ndryshme, të cilët fajësojnë menaxherët e klubeve për ashpërsinë e lojtarëve të tyre.
“Unë jam besimtar i madh i asaj se ju jeni përgjegjës për atë që thoni dhe që bëni. Kur unë bëj një gabim, unë nuk shikoj dikë tjetër, të them se është gabimi i tij. Është gabimi im nëse unë sillem gabimisht, është gabimi im, jo i dikujt tjetër”.
“Nëse një lojtar bën një ndërhyje të ashpër, atëherë është lehtë ta fshehësh atë prapa menaxherit, sepse ju jeni vetë përgjegjës se si silleni. Unë nuk dua t’i shtoj asgjë asaj që kam thënë shumë herë. Më pëlqen përkushtimi dhe ndeshjet fizike, por ato duhet të jenë të drejta sepse mund të funksionojë vetëm nëse janë fer”, deklaroi Wenger.
Pronari i ri i Liverpoolit, John Henry. Pronari i ri i Liverpoolit, John Henry, është shprehur të jetë krenarë, pasi kompletoi marrëveshjen për blerjen e klubit më të suksesshëm në histori të futbollit anglez, Liverpoolit.
“Unë jam krenar dhe i nderuar. Ne kemi shumë punë për të bërë dhe nuk mund t’iu them se sa i kënaqur jam tani që më në fund e kemi arritur marrëveshjen”.
“Sa ishte çmimi? Aktualisht nuk e kam idenë se sa vlen marrëveshja. Varet se çfarë ditë është sot. Ne nuk do të flasim shumë, pasi që veprimet do flasin për ne. Ne do të dëgjojmë shumë dhe do të mësojmë shumë. Unë jam këtu për të fituar”, u shpreh pronari i ri i Liverpoolit.
Strategu i Barcelonës, Pep Guardiola, ka paralajmëruar se mesfushori Blaugran, Xavi, do të mund të luajë ndaj Valencias, varësisht nga rezultati i ndeshjes që zhvillohet të shtunën.
“Gjendja e tij fizike është para të gjithave. Unë do të kem një opinion, ashtu si mjeku ynë, por Xavi është një prej tyre që na nevojitet. Ne e dimë se ai dëshiron të luajë si të gjithë të tjerët. Ne kërkojmë shumë nga atletët tanë, ata na japin shumë por duhet të ndalemi. Nga momenti në moment, ata janë duke bërë shumë. Pushimi për t’u regjeneruar kurrë nuk ka qenë më i shkurtër. Le të shohim se si do përgjigjet ai”.
“Nuk isha i befasuar nga starti që Valencia e ka pasur në kampionat. Soldado, Aduriz, janë transferime të mira të cilat ata i kanë bërë së fundmi. Ata janë historikisht kundërshtar i vështirë dhe do të jetë mjaft e komplikuar. Do të jetë ndeshje e mirë, sepse ata janë ekip që hyn për të fituar dhe ne jemi të përgatitur për të sulmuar dhe për t’u mbrojtur”, u shpreh Guardiola.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka reaguar ndaj spekulimeve se Rossonerët do të transferojnë Lionel Messin dhe Leita Kakan në San Siro.
Lionel Messi ishte lidhur me një kalim te Milani, pasi nënshkroi një kontratë me sponsorin e Rossonerëve, Dolce & Gabbana, e cila nuk kishte asnjë lidhje me klubin kuq e zi.
“Le të mos bëhemi iluzionarë. Messi ishte në Milano për arsyet e tij me Dolce & Gabbana. Ai ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh dhe fitimet e Barcelonës janë dy herë më të mëdha se tonat”.
“Kaka? Rikthimi i tij është i vështirë, plus nuk mendoj se është elegante të flasim për të para ndeshjes ndaj Real Madridit. Ai ka përparësi nëse luan në Spanjë dhe ai ka kontratë të mirë”.
“Pato dhe 75 milionë euro për të? Gjatë verës Barcelona kërkoi ta shkëmbente Ibrahimovicin me Paton, por ai absolutisht nuk është në shitje. Dhe më duhet të them se nuk ka pasur ofertë nga Manchester City. Ai nuk është në shitje”, precizoi Galliani.
Ish-drejtori i Juventusit njëkohësisht krijuesi i Calciopolit, Luciano Moggi, ka paralajmëruar Zonjën e Vjetër që të mos e transferojë sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, pasi që ai nuk është lojtar kualitativ.
“Nuk e di nëse Juventusi vërtet është në kërkim të Benzemas, por më duhet të them se kjo ide nuk më entuziazmon. Jose Mourinho di se çfarë është futbolli dhe nëse ai vendos që ta heqë qafe një lojtar që u transferua vetëm një vit më parë, atëherë unë do të pyesja se pse dhe çfarë e motivon atë për një zgjedhje të tillë”.
“Nuk më pëlqen francezi. Ai është talent i pakompletuar për shkak të atyre që e kanë drejtuar. Ai nuk bën sakrifica dhe është e vështirë ta përdorësh atë taktikisht. Ai ka fizik dhe teknikë, por kjo nuk është e mjaftueshme për të mbuluar cilësitë tjera që i mungojnë. Unë do ta lija aty ku është”, shkroi Moggi në kolumnën e tij në Tuttomercatoweb
New England Sports Ventures (NESV), kanë kompletuar blerjen e klubit nga Anfield, Liverpoolit, për një çmim prej 300 milionë funtesh.
Drejtori komercial i Liverpoolit, Ian Ayre, e konfirmoi marrëveshjen pasditen e të premtës, duke bërë që John W Henry të zëvëndësojë Tom Hicks dhe George Gillet, në krye të klubit më të suksesshëm anglez.
Nga ana tjetër, si ‘re e zezë’ ka mbetur zotimi i ish-pronarëve, Tom Hicks dhe George Gillet, të cilët kërkojnë kompensime deri në 1.6 miliardë funtesh.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se skuadra e tij do ta përmirësojë statistikat e ndeshjeve si mysafir, pasi që sipas tij, Los Blancos do të mposhtin në udhëtim Malagan.
“Unë pajtohem se nivel i paraqitjeve nuk është një statistikë që e dua. Por, nuk jam i brengosur, pasi që kjo është normale për ekipe të cilat luajnë si ne dhe nuk shënojnë. Në Malaga do të jetë e vështirë. Në shtëpi ata kanë luajtur ndaj tri katër kundërshtërave më të rëndësishëm në La Liga”.
“Jesualdo Ferreira është trajner me përvojë që di të strukturojë skuadrën. Gjëja më e vështirë për t’u harruar është se kemi një ndeshje me rëndësi të martën ën Ligën e Kampionëve”, theksoi Mou.
I pyetur se nëse ndjen se skuadra e tij ka ndeshje më të vështirë se Milani që do të përballet me Chievon, para duelit mes Real Madridit dhe Milanit që zhvillohet të martën, Mourinho ishte i qartë.
“Asistenti im do të jetë në San Siro dhe jam i sigurt se dikush prej Milanit do të jetë në Malaga. Ndeshja jonë është e komplikuar, por pas dy viteve eksperiencë në Itali, them se atje është çdo ndeshje e vështirë. Milani po shikon se si t’ia bëjë Interit jetën të vështirë në Serie A, ndërsa Chievo në të kaluarën ishte gjithnjë ekip i vështirë për t’u mposhtur”, përfundoi ‘I Veçanti’.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se ai ka besim në Ronaldinhon para ndeshjes së nesërme ndaj Chievos.
“Një muaj shumë i rëndësishëm fillon nesër për ne dhe do të na shpjerë deri te derbi përballë Interit”.
“Ronaldinho? Ai po stërvitet mirë, ai është i ri dhe përkundër synimeve të tij me Brazilin, ai duhet të ketë motivimin për të fituar diçka me Milanin. Ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë”, u shpreh Allegri që paralajmëroi mos inkuadrimin e Ibrahimovic, për ta pushuar atë për sfidën ndaj Real Madridit.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se ai do të jetë pa dyshen Didier Drogba dhe Frank Lampard, kur Blutë të udhëtojnë te Aston Villa këtë fundjavë.
“Frank Lampard nuk do të luajë, Drogba nuk do të luajë, Sturridge nuk do të luajë, Kalou nuk do të luajë, Alex poashtu, Benayoun nuk do të luajë, por Terry do të luajë”.
“Formacioni do të jetë i përbërë nga Cech, Ferreira, Ivanovic, Terry dhe Cole, Ramires, Essien dhe Mikel, sulmuesit, Kakuta, Malouda dhe Anelka”.
“Lampard po bëhet më mirë, por ai ka nevojë për disa nevojë pushim, ndoshta dy javë për të qenë 100 përqind i gatshëm”, tha Ancelotti që parajalmëroi rikthimin e Alex dhe Kalou për Ligën e Kampionëve.
Mesfushori kreativ i Palermos, Javier Pastore, është duke tërhequr interesim të jashtëzakonshëm nga shumë klube evropiane dhe pos Barcelonës, tani duket se edhe Milani po e mendon ofertën.
Thuhet se Berlusconi e dëshironte Pastoren në San Siro që nga koha kur ai ishte në Argjentinë. Nga ana tjetër spekulohet se Barcelona do ta përdorë Lionel Messin për të ndikuar në Pastoren, por kështu nuk mendon Maurizio Zamparini, që pos faktit se e ka përcaktuar argjentinasin si aset të pashitshëm, ai ia ka dhënë një vlerë, vlerë mjaft ambicioze.
“Pastore do ta fitojë Topin e Artë dhe vlen 70 milionë euro”, theksoi Zamparini për Sky Sport Italia.
Sulmuesi i Genoas, Luca Toni, synon hakmarrjen kundër Romës këtë vikend.
Toni kaloi gjashtë muaj në Olimpico si i huazuar nga Bayern Munich, por klubi nuk e shfrytëzoi opsionin për ta bërë marrëveshjen të përhershme.
“Ne do të përballemi me një ekip që është goditur nga rezultatet së fundi dhe kjo është se pse do të jetë një ndeshje për të nxjerrë një rezultat të mirë për ne. Jam vërtet i etur të shënoj gol, pasi dua të bëj një dedikim të veçantë”, ka thënë Toni.
Operimi i mesfushorit të Chelseat, Frank Lampard, është bërë një problem edhe më i madh, me lajmin se ai do të mungojë edhe një javë tjetër.
Anglezi iu nënshtrua operacionit pas ndeshjes së 28 gushtit ndaj Stoke City dhe që atëherë nuk është rikthyer në fushë.
Ai pritej të rikthehet këtë vikend, por dëmtimi do të vazhdojë ta mbajë atë jashtë fushe edhe në udhëtimin e këtij vikendi te Aston Villa, pastaj në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve kundër Spartak Moskës në Rusi dhe ndeshjen tjetër në shtëpi kundër Wolves, në vikendin e ardhshëm.
Tifozët e Gjermanisë dëshirojnë që Michael Ballack të largohet sa më shpejtë që është e mundur nga kombëtarja, gjithnjë sipas agjencisë së lajmeve SID.
Instituti i sondazheve në Dortmund ka intervistuar tifozët për këtë çështje, të cilët nxorën një përqindje prej 55.1 %, që e dëshirojnë mesfushorin e Bayer Leverkusenit të pensionohet nga kombëtarja.
Michael Ballack aktualisht është i lënduar dhe nuk po luan as për kombëtaren e as për ekipin e tij, përderisa ka vazhduar të mbetet kapiten në reprezentacionin e Pancerëve.
Mesfushori i Manchester United, Ryan Giggs, është i bindur se ekipi aktual i Manchester United mund të fitojë tituj.
“Unë shoh trofe në këtë ekip. Menaxheri ka pasur shumë probleme këtë sezon në përzgjedhjen e ekipit, sepse shumë prej lojtarëve kanë qenë të gatshëm fizikisht. Shikoni në cilësinë e atyre që nuk po mund të hynë as në pankinë”.
“Nuk është shumë mirë kjo për djemtë e rinj, por është mirë për klubin dhe ekipin. Ne të gjithë lëndohemi dhe suspendohemi, por duket se mund t’ia dalim. Sezonin e kaluar nuk ia dolëm. Në këtë aspekt, ne jemi shumë më të fortë tani”, tha Giggs.