Festa e mysafirëve Skuadra e Lazios ka shënuar fitore prej 2-0 si mysafir i Barit në ndeshjen e fundit të javës së shtatë në Serie A.
Biancocelestët ishin skuadër më e mirë në fushën e Stadio Comunale San Nicola të Barit dhe këtë e dëshmuan edhe me golat e shënuar.
Një gabim të Masiellos dhe Gazzit e shfrytëzoi Hernanes, i cili shënoi golin e avantazhit në minutën e 52-të.
Dhjetë minuta më vonë, Sergio Floccari dyfishoi epërsinë me një gol me fat, ndërsa asistues ishte Stefano Mauri (62’).
Me këtë fitore, Lazio ngritet në kuotën e 16 pikëve, dy më shumë se përcjellësit nga qyteti i Milanos, Milan dhe Inter.
Emmanuel Adebayor duke kërcyer mbi Neal Eardlyn dhe Charlie Adam Carlos Tevez edhe njëherë ishte krucial për Manchester Cityn, pasi që shpëtoi ‘qytetarët’ nga turpi në ndeshjen ndaj Blackpoolit, të cilën City e fitoi me rezultat 3-2.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, me lojë më të mirë të treguar nga Blackpooli, që shkeli në çdo aspekt Cityn. Edhe në pjesën e dytë pamë fotografi të njejtë, pasi që Blackpooli po e dërrmonte skuadrën e Roberto Mancinit.
Megjithatë, diçka për të thënë kishte Carlos Tevez që shpejt u bë protagonisti i ndeshjes. Pas një pasimi të mirë të David Silvas, ishte Tevez ai që heshti tifozët në stadiumin Bloomfield Road për 1-0 (67’).
Përgjigja e vendasve erdhi shpejtë, me anë të golit të shënuar nga Marlon Harewood (78’) që barazoi rezultatin në 1-1. Gëzimi i tifozëve të Blackpoolit zgjati vetëm dy minuta, pasi që Carlos Tevez i dha fundin takimit me golin e tij të dytë në këtë takim dhe të pestin në këtë sezon.
Megjithatë, ky nuk ishte fundi i kësaj sfide dramatike, pasi që David Silva (89’) realizoi për 3-1, ndërsa rezultatin përfundimtar në 3-2 e vendosi Taylor-Fletcher.
Manchester City me këtë fitore e sheh veten në pozitën e dytë me 17 pikë, dy më pak se lideri Chelsea.
Lojtarët e Juventusit duke festuar Juventusi ka shënuar fitore të lartë në shtëpi ndaj Lecces dhe atë me rezultat 4-0.
Rezultati u zhbllokua shpejtë, me Alberto Aquilanin (13’), që realizoi një gol të bukur e që doli të ishte goli i tij i parë në fanellën e Juventusit për 1-0.
Milos Krasic në minutën e 34 nxorri një penalti që nuk ekzistoi, të cilën sigurt e konvertoi në gol Felipe Melo për 2-0. Për sigurinë prej 3-0 pas pjesës së parë u përkujdes Fabio Quagliarella (44’), që realizoi gol me kokë. Felipe MeloSe Milos Krasic ishte fantastik në këtë ndeshje, e tregoi goli i fundit, kur reprezentuesi serb kaloi tre lojtarë të Lecces, para se të asistonte për Del Pieron, që pasi bëri një lëvizje mashtruese, lansoi një goditje të rrezikshme nga brenda zonës që përfundoi në rrjetë, 4-0. Ky është rezultati përfundimtar i sfidës së zhvilluar në Olimpico të Torinos.
Kjo fitore e rikthen Juventusin fuqishëm në skenën e futbollit italian, pasi që pos lojërave fantastike të treguara kohëve të fundit, Bianconerët e shohin veten në pozitën e gjashtë me 11 pikë, tre më pak se liderët aktual, Milani dhe Interi.
Tim Cahill duke festuar golin e shënuar Evertoni ka mposhtur Liverpoolin në derbin e Merseyside të zhvilluar në Godisson Park, me rezultat 2-0.
Ndeshja filloi mirë për të dyja palët, me Evertonin që e dominonte takimin. Rezultati zhbllokohet kur Coleman gjen të lirë në zonë Tim Cahill (34’), që me një goditje të fuqishme mposhti Reinan për 1-0 dhe epërsinë e parë të Everonit. Pronarët e rinj, John Henry dhe Tom Werner ishin të pranishëm në stadium, për të finalizuar ndoshta shkarkimin e Roy Hodgson... Në fillim të pjesës së dytë vjen dhe goditja e radhës për pronarët e rinj të Liverpoolit, pasi Mikel Arteta shfrytëzoi mirë një gabim të mbrojtjes së Liverpoolit që dështoi të spastronte një goditje nga këndi, për të lansuar më pas një goditje (50’) e cila në vend e la portierin e Liverpoolit, me ç’rast dhe u dyfishua epërsia në 2-0 që doli të ishte rezultat përfundimtar.
Liverpooli që dominoi pjesën e dytë pas golit të dytë, nuk arriti të shënonte gola tjerë. Kjo është humbja e katërt e Liverpoolit këtë sezon, e cila i sheh The Reds në pozitën e 19-të me gjashtë pikë. Evertoni del nga zona e rrezikshme dhe tani gjendet në pozitën e 11-të me nëntë pikë.
Jose Mourinho Jose Mourinho ishte i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Malagas, por pranoi se nuk i pëlqeu aspak goli i pranuar.
I pyetur për ndryshimet të cilat i ka bërë në sistemin e ekipit të ti në sulm, Mourinho refuzoi të përgjigjet.
“Në pjesën e parë luajtëm më ndryshe, ishim shumë kompaktë. Cristiano dhe Di Maria në krahun e njëjtë bënë shumë probleme. Pranë rezultatit 2-0, unë vendosa që të zhvendosem në një sistem më të baraspeshuar. Por, ne kemi punuar në parasezonë me sisteme të ndryshme dhe ekipi ishte i përgatitur për një gjë të tillë”.
“Është e vështirë për mua që të flas për Cristianon pasi që ndeshja ishte shumë e kompletuar. Nuk më pëlqeu goli i Malagas, por më duhet t’i jap komplimente për punën e bërë nga ai ekip. Ishte mirë për ne që ndeshja ishte e vdekur pasi që të martën kemi të bëjmë me një kundërshtar më të fortë”, deklaroi Mourinho për Marca.
Momenti i golit Kampioni i Italisë, Inter, ka shënuar fitore si mysafir i Cagliarit me rezultat minimal prej 1-0.
Heroi i takimit të zhvilluar në Stadio Sant’Elia ishte sulmuesi në top-formë Samuel Eto’o, i cili realizoi golin e vetëm në ndeshje (39).
Kamerunasi rrëmbeu topin e kontrolloi mirë dhe gjuajti në portë duke i zgjidhur vetë problemet e Interit për të rrëmbyer tre pikë të plota nga ky udhëtim.
Pas kësaj fitore, zikaltrit barazohen me pikë në krye të tabelës me rivalin e qytetit, Milan (me nga 14 pikë), ndërsa Lazio ka një pikë më pak me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ishte i kënaqur me paraqitjen e tij individuale në fitoren prej 4-1 ndaj Malagas.
“Unë e dija se golat do të vinin, por më me rëndësi është që ekipi po luan mirë. Ishte ndeshje e mirë. Unë kurrë nuk thashë se isha i frikësuar, gjithë ato fjalë vijnë nga shtypi”.
“Ne të gjithë jemi të kënaqur me Ozilin, ai po fiton besim pas çdo ndeshjeje. Ne të gjithë jemi të kënaqur me transferimet. Khedira dhe Pedro Leon janë lojtarë të mirë”, u shpreh Ronaldo.
Cesc Fabregas besohet se do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në aksion, kur Arsenali të takohet me Shakhtar Donetskun këtë javë në Ligën e Kampionëve.
23 vjeçari është lënë në shtëpi për shkak të një lëndimi në kofshë gjatë një aksioni në barazimin prej 1-1 ndaj Sunderlandit.
Kapiteni i Topçinjve e deklaroi veten të gatshëm për kombëtaren, por nuk luajti ndaj Birminghamit. Por, tani The Mirror njofton se mesfushori do ta bëjë rikthimin të martën kundër Shakhtarit.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se ai do të ishte i interesuar në postin e përzgjedhësit të reprezentacionit të Anglisë, nëse do t’i jepej mundësia ta zëvëndësonte Fabio Capellon.
“Pse jo?”, theksoi Ancelotti i pyetur nga Daily Mail nëse ka mundësi që ai të bëhej menaxher i Anglisë.
“Unë nuk e di nëse bosi i Tottenahmit, Harry Redknapp do të pajtohej me këtë. Atij nuk i pëlqejnë trajnerët e huaj për kombëtaren. Por, nëse më pyesni mua, unë mund t’iu them ‘Pse jo?’?”.
“Ndoshta unë mund ta propozoj Redknapp për kombëtaren italiane. Por në të ardhmen, pasi që tani trajner është miku im Cesare Prandelli”, përfundoi Ancelotti duke bërë shaka me strategun e Tottenhamit.
Vitali Klitschko ka mbrojtur titullin e tij në kategorinë e rëndë, pasi mposhti me vështirësi kundërshtarin e tij, amerikanin, Shanon Brigs.
Brigs kishte deklaruar para sfidës se do ta mposhtte pa problem ukrainasin, por kjo nuk doli të jetë e saktë, pasi që përkundër vështirësive, Klitschko ia doli të fitonte me pikë pas 12 raundeve.
Kjo fitore është e 41-ta e Vitalit në karrierën e tij, 38 prej të cilave i ka fituar me KO. Ai ka vetëm dy humbje.
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, publikisht është shprehur i frikësuar për postin e tij si menaxher i Liverpoolit, duke thënë se do të ishte ditë pikëlluese për futbollin nëse The Reds do ta shkarkojnë atë.
“Mendoj se do të ishte ditë pikëlluese për futbollin dhe për Liverpoolin nëse dikush që është sjellur me gjithë ato mundime, kompensime kontratash dhe dikush që konsiderohet si një prej trajnerëve më të mirë anglez, do të shkarkohej vetëm pas tetë ndeshjeve”.
“Do të ishte pikëlluese për mua. Këto gjëra ndodhin në futboll. Ju nuk mund të keni gjithë këto vite në futboll siç i kam unë dhe të qëndroni pa u shkarkuar, por do të ishte ditë pikëlluese për Liverpoolin, sepse ky nuk është stili i Liverpoolit. Kështu që, kjo pyetje është ofenduese për mua dhe edhe më ofenduese për klubin”, ka thënë Hodgson për The Guardian.
Ai shtoi se e ardhmja e Fernando Torresit në Anfield është relativisht e sigurtë.
Unai Emery, trajneri i Valencias, ka pranuar se Los Che janë të lënduar pas humbjes prej 2-1 ndaj Barcelonës në Camp Nou.
“Ne luajtëm ndeshje të madhe në pjesën e parë, por në pjesën e dytë e kemi bërë të kundërtën. Ne erdhëm për të fituar, luajtëm për të fituar dhe humbëm”.
“Ne ishim të rrezikshëm në pjesën e parë, përderisa ata ishin duke vuajtur. Ne erdhëm në pjesën e dytë me optimizëm, por pranuam shumë shpejtë golin e parë dhe ai ishte hendikep. Na duhet qëndrueshmëri si fizikisht ashtu dhe mendërisht”.
“Në pjesën e dytë tentuam të mbajmë stilin dhe filozofinë e njëjtë, por ata na goditën rëndë me aksione të mira. Duhet ta komplimentoni Barcelonën”, u shpreh Emery pas takimit për Marca.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ishte plot fjalë të mira për skuadrën e tij, e cila riktheu disavantazhin prej 1-0 në sfidën ndaj Valencias, për ta fituar atë me rezultat 2-1.
“Ne pjesën e parë ne ishim shkelur nga kundërshtari, por në të dytën ishim shumë më të mirë. Ne ishim në gjendje për të bërë modifikime për shkak të shumëanshmërisë së skuadrës tonë”.
“Unë jam i kënaqur, për shkak se kemi mposhtur një ekip të veçantë me një trajner të veçantë. Vërtet më pëlqeu impenjimi që bëmë. Iniesta tashmë e ka luajtur ndeshjen e tij të 13-të me radhë dhe më duhet ta përgëzoj për formën e tij fizike. Andres, përkundër cilësive të cilat të gjithë i dimë, mund të luajmë në pozita të ndryshme”.
“Kjo ndeshje ka qenë mësim për ne të gjithë. Kur ju humbisni dhe thoni se jeni të lodhur, atëherë nuk është e vërtetë, kjo është më shumë një gjë mentale”, deklaroi Guardiola për AS.
Lufta e fjalëve mes dy futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave vetëm sa është zgjeruar, me Pele që pohon tani se Diego Maradona nuk është dikush që mund të konsiderohet si shembull i mirë.
“Ai nuk është shembull i mirë për të rinjtë. Ai e pati dhuntinë e Zotit për të qenë në gjendje të luajë futboll dhe kjo është arsyeja se pse ai kishte fat”.
“Me gjithçka që ka ndodhur në jetën e tij, ka shumë njerëz të cilët i japin atij kontrata. Nëse do të kishin pak më shumë ndërgjegje, atëherë nuk do ta bënin këtë”.
“Nëse ai nuk ndryshon, atëherë ai nuk do të punojë më. Ai ishte lojtar i madh, por është shembull i keq”, deklaroi Pele.
Alexandre Pato ka këmbëngulur se Milani është në rrugë të mirë, pasi ai ndihmoi skuadrën e tij të fitojë me rezultat 3-1 ndaj Chievos të shtunën.
“Unë jam shumë i kënaqur me dy golat e shënuar. Ne duhet të vazhdojmë kështu”, theksoi ‘Patito’.
Dy golat e Patos vijnë menjëherë pas riaftësimit të tij nga lëndimi dhe janë sinjale të qarta për Real Madridin para supersfidës që zhvillohet në Ligën e Kampionëve të martën.
Jack Wilshere duke marrë kartonin e kuq Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk është ankuar për përjashtimin e mesfushorit të ri, Jack Wilshere, pas një ndërhyrjeje në sulmuesin serb, Nikola Zigic.
“Wilshere nuk ndërhyri me kohë dhe ai e meritoi kartonin e kuq. Ishte ndërhyrja e tij e parë në këtë ndeshje, por tani e dini se ai e ka marrë kartonin e kuq dhe e meritoi atë”.
“Ai nuk shkoi gjatë gjithë lojës duke goditur kundërshtarët. Ai luajti futboll. Ai ishte një prej lojtarëve më të mirë në fushë, ai thjeshtë gaboi në kohën e ndërhyrjes”, u shpreh Wenger.
Arsenali mundi Birminghamin në Emirates me rezultat 2-1.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, nuk është shprehur të jetë i brengosur për lëndimin në nyje të mbrojtësit Thiago Silva, i marrë gjatë fitores prej 3-1 ndaj Chievos.
“Ne shpresojmë në rikthimin e Thiago Silvas. Mjekët do të vlerësojnë situatën gjatë ditës së nesërme eventualisht pasnesër. Nëse ai nuk do të luajë, atëherë kjo nuk do të ndikojë në planet tona, pasi që kemi mbrojtës të tjerë”.
“Ishte me rëndësi të fitojmë ndaj Chievos, sepse të martën luajmë kundër Real Madridit”, theksoi Allegri për Sky Sport Italia.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ishte lënë përsëri i skuqur pas barazimit skandaloz ndaj WBA, por strategu skocez u tregua i matur dhe ia fali gabimin trashanik Van der Saarit.
“Ju duhet t’ia falni Van der Saarit. Është një karrierë e pabesueshme ajo që ka pasur ai”.
“Ne e kemi lënë ndeshjen të na ikë nga duart. Ne është dashur të jemi katër, ndoshta pesë gola në epërsi pas pjesës së parë. Ne duhet të fillojmë t’i vrasim ekipet”, deklaroi Fergie.
Kjo është ndeshja e tretë ku United barazon në fund, pasi kishte epërsinë dhe takimin në dorë.
Ronaldinho ka shkëlqyer ndaj Chievos në Serie A, duke shënuar kështu një rikthim të fuqishëm të tij pas disa mungesave për shkak të formës së dobët, formë kjo të cilën tashmë e ka harruar gjeniu brazilian.
“Unë gjithnjë bëj më të mirën për t’i ndihmuar ekipit dhe unë falënderoj kolegët e mi. Më pëlqen të luaj prapa sulmuesve dhe ishte me rëndësi t’i ndihmoj ekipit”, theksoi Dinho.
Ronaldinho në këtë ndeshje shfaqi paraqitje fenomenale me dy asistime të bëra dhe shumë pasime të jashtëzakonshme, të cilat di t’i bëjë vetëm braziliani i lindur me top.
Ronaldo dhe Di Maria përqafohen pas golit të shënuar nga portugezi Higuain dhe Ronaldo që të dy kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë, derisa Real Madridi shënoi fitore të thellë prej 4-1 në fushë të Malaga për të marrë kreun e tabelës së La Liga.
Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain duket se u është rikthyer bindshëm golave. Pasi goditi shtyllën më herët gjatë ndeshjes, golashënuesi më i mirë i Realit sezonin e kaluar, çoi mbretërit në epërsi me anë të një goditje të fuqishme (28’) pas një asistimi të Ronaldos. Në fund të pjesës së parë mysafirët dyfishuan epërsinë, me golashënues kësaj here Cristiano Ronaldon dhe asistues Mesut Ozil (43’).Pepe kërcen mbi bashkëlojtarët e tij, për të festuar njërin nga golat e shënuarPjesa e dytë pati të njëjtët golashënues për Realin, por me renditje të kundërt. Ronaldo ishte i pari që shënoi, kësaj here nga pika e bardhë, pasi Ozil u faulua në zonë nga Edu Ramos (50’). Ndërsa Higuain, edhe kësaj here i asistuar nga Ronaldo, shënoi golin e tij të dytë pas më se një ore lojë (64’).Derisa Ronaldo u përqafua nga Di Maria, Higuain hidhet në krahët e Sami Khedira
Dy golat e pjesës së dytë për Realin futën në sandviç golin e vetëm të vendasve, që u shënua nga Stadsgaard (55’).
Fitorja e ngre Realin në maje të tabelës së Ligës Premier, me 17 pikë, një më shumë se Barcelona, e cila shijoi kreun për dy orë më herët gjatë mbrëmjes së të shtunës. Villarreali mund të marrë kreun nëse fiton të hënën ndaj Hercules.