Prishtina ka arritur që të shënojë fitore super të lartë ndaj KEK-ut në shtëpi me rezultat 4-0, ndërsa nga ana tjetër Trepça ’89 mposhti Ferizajin në Mitrovicë me rezultat 5-2.Sulmuesi Astrit Fazliu shkëlqeu për Prishtinën ndaj KEK-ut, duke realizuar hettrik (16’, 45’, 69’) dhe një asistim për Behar Maliqin (61’).
Nga ana tjetër Trepça u tregua solide në shtëpi, ashtu si Flamurtari që mposhti Ballkanin me rezultat 4-3 në një sfidë jashtëzakonisht interesante.
Superliga java e 12-të – Rezultatet
Prishtina - KEK-u 4:0
Vëllaznimi - Besa 0:0
Trepça '89 - Ferizaj 5:2
Flamurtari - Ballkani 4:3
Liria - Hysi 3:2
Drenica - Trepça 1:2
Tabela
1. Prishtina 24 pikë
2. Hysi 23 pikë
3. Besa 20 pikë
4. Lira 18 pikë
5. Trepça 89' 18 pikë
6. Trepça 16 pikë
7. KEK-u 15 pikë
8. Ballkani 14 pikë
9. Flamurtari 14 pikë
10. Drenica 14 pikë
11. Vëllaznimi 13 pikë
12. Ferizaji 7 pikë
Liga e Parë
Në Ligën e Parë statusin e liderit pos dy rivalëve Gjilanit dhe Dritës e ka marrë tani dhe skuadra nga Kaçaniku, Lepenci, që arriti t’ia shkaktojë Rahovecit humbjen më të thellë në histori të klubit para tifozëve të vet me rezultat 4-0. Istogu mposhti Dritën minimalisht në shtëpi, përderisa Gjilani ishte i pamëshirshëm ndaj Feronikelit.
Liga e Parë, java e 12-të – Rezultatet
Istogu – Drita 1:0
Dukagjini – Ulpiana 2:1
Sharri – Llapi 3:0
Besiana – Studençani 4:1
Rahoveci – Lepenci 0:4
Kosova (V) – Kaolini 2:0
Ramiz Sadiku – 2 Korriku 0:1
Gjilani – Feronikeli 5:1
Tabela
1. Gjilani 25 pikë
2. Lepenci 25
3. Drita 25
4. Kosova (V) 21
5. Besiana 20
6. 2 Korriku 19
7. Llapi 19
8. Rahoveci 15
9. Sharri 14
10. Dukagjini 14
11. Ulpiana 13
12. Feronikeli 13
13. Ramiz Sadiku 13
14. Istogu 12
15. Studençani 11
16. Kaolini 9
Interi ishte fare pranë humbjes së dytë këtë sezon ndaj Sampdorias, por ishte Samuel Eto’o ai që ia siguroi Interit një pikë të artë në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza.Sfida e cila ishte destinuar për një fitore të lehtë të Interit, në fakt doli të ishte e kundërta. Pas një pjese të parë tejet monotone, futboll filluam të shohim vetëm në pjesën e dytë të takimit.
Antonio Cassano me sukses ia vodhi një top Chivus, për të harkuar më pas sakt drejt Stefano Gubertit, që me një volej arriti të mposhtë Cesarin dhe ta kalojë Sampdorian në epërsi (62’).
Interi bëri presion te Sampdoria dhe pas rasteve të shumta të treguara për Nerazzurët, është njeriu më i mirë këtë sezon te Interi, Eto’o (80’) ai që barazoi shifrat në 1-1, pas një pasimi fantastik të Coutinhos në zonë.

Në minutat e mbetura u pa vetëm Interi, por kaltër e zinjtë nuk arritën që të arkëtojnë tri pikë të reja nga sfida dhe t’ia shkaktojnë Sampdorias humbjen e parë këtë sezon si mysafir.
Pas javës së tetë Interi ka 15 pikë në pozitën e dytë, katër më pak se lideri Lazio dhe një më pak se Milani, që të hënën zhvillon duelin kryesor të kësaj jave ndaj Napolit.
Kontrata pesëvjeçare e Wayne Rooneyt me Manchester Unitedin përmban në vete një klauzolë tepër të vogël prej 30 milionë eurosh, kjo nëse klubi nuk arrin të përmbushë synimet në bazë vjetore.Siç njofton Sunday Telegraph, Rooney u këshillua me avokatin e tij, që ia mundësoi sulmuesit krijimin e një klauzole të ulët largimi nëse familja Glazer nuk përmbushë objektivat. Rooney thuhet se fiton 160 mijë funte në javë, edhe pse marrëveshja është konfidenciale, e që do të thotë se detajet nuk do të publikohen kurrë.
Klauzolat në Angli mund të jenë gjë e re, por në Spanjë ato janë bërë përditshmëri. Klauzolë quajmë shtesë ligjore kontraktuale e cila mbron klubin nga shitja e lojtarit me një shumë të caktuar dhe lejon lojtarin të largohet nëse shuma në fjalë ofrohet nga klubi i interesuar.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka deklaruar pas takimit ndaj Zaragozës se katalanasit duhet të vazhdojnë të arkëtojnë me sukses pikët, për të qëndruar në maje të tabelës.“Gjëja më me rëndësi është që të kemi alternativa dhe kjo i përshtatet ekipit. Me kohë bëhet e vështirë, sepse ka shumë faktorë, por ekipi punon shumë që të sigurohet për rezultatin më të mirë dhe për një përkushtim maksimal”.
“Kjo ndeshje na lejon që të vazhdojmë të shtojmë pikët dhe më me rëndësi, na mbanë pranë majes së tabelës”, deklaroi Iniesta.
Liverpooli është duke e menduar një ofertë për sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Forlan, gjatë afatit kalimtar dimëror, nëse ndodh që Fernando Torres të largohet nga Anfield.Tabloidi The People pohon se urugaiani është cak i Roy Hodgson, si zëvëndësim i drejtpërdrejt për El Ninjon, në rast se ky i fundit largohet nga The Reds.
Forlan nuk është në formën më të mirë këtë sezon te Atletico Madridi, ndërsa spekulimet thonë se ai nuk është i lumtur në Vicente Calderon. Liverpooli për firmën e tij do të luftojë me Interin dhe Tottenhamin.
Manchester City ka pësuar humbje të thellë me rezultat 3-0 nga Arsenali në kryendeshjen e kësaj jave të zhvilluar në Stadiumin e Qytetit të Mançesterit.Ndeshja që është pritur të jetë test i gjasave për titull për të dyja skuadrat, në fakt doli të ishte një tmerr për Manchester Cityn.
Nuk kaluan pesë minuta dhe Dedryk Boyata i Manchester Cityt u përjashtua nga loja, pas një ndërhyrje të ashpër në Marouane Chamakh, si lojtar i fundit.
Arsenali nuk u përgjigj menjëherë me gola, por goli erdhi pas 20 minutash lojë (21’), kur pas pasimeve të mira me Andrey Arshavin, ishte Samir Nasri ai që kaloi në epërsi Arsenalin për 1-0.
Joe Hart ishte heroi i Cityt për një moment, kur e ndali penaltinë e Cesc Fabregas në fund të pjesës së parë.Në pjesën e dytë u finalizua mbytja e Cityt nga Topçinjt. Alexander Song (66’) realizoi për 2-0, ndërsa për rezultatin përfundimtar dhe fitoren e madhe të Arsenalit u përkujdes i rikthyeri Nicklas Bendtner (88’).
Pas javës së nëntë, Arsenali ka 17 pikë në pozitën e dytë, ndërsa Manchester City ka po aq pikë sa Arsenali dhe Manchester United, por gjendet në pozitën e katërt me golaverazh më të dobët.
Liverpooli më në fund ka shënuar një fitore në Ligën Premier, kësaj radhe ndaj Blackburnit në Anfield me rezultat 2-1.Golat u shënuan në një hark kohor prej pesë minutash. Fillimisht, Sotiris Kyrgiakos (48’) kaloi Liverpoolin në epërsi, ndërsa rezultatin në 1-1 e barazoi Jamie Carragher (51’). Në 2-1 rezultatin për fitoren e madhe të Liverpoolit e bëri Fernando Torres (53’), me asistimin e Joe Cole.
Ishte ky goli i parë i Fernando Torresit pas gjashtë ndeshjeve. Sidoqoftë, LIverpooli përsëri nuk del nga zona e rrezikshme dhe mbetet në pozitën e 18-të me nëntë pikë.
Skuadra e Lazios ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Cagliarit për rritur diferencën e pikëve kundrejt përcjellësve Milan e Inter, të cilët ende nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e javës së tetë në Serie A.Sergio Floccari kaloi vendasit në epërsi (53’), për të dyfishuar Stefano Mauri (53’), para se Alessandro Matri të ngushtonte epërsinë (59’).
Me këtë fitore, Lazio forcohet dhe më shumë në krye të tabelës me pesë pikë më shumë se Milani dhe Interi që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, Juventusi ka barazuar pa gola si mysafir i Bolognas, kurse ekipi i Erjon Bogdanit, Cesena, është mposhtur nga ish-skuadra e sulmuesit shqiptar, Chievo.
Ylli holandez i PSV Eindhoven, Ibrahim Afellay, është fare pranë arritjes së marrëveshjes për t’u transferuar te kampioni në fuqi i Evropës dhe Italisë, Inter.Mediat holandeze janë të bindura se skuadra e ardhshme e Afellay që nga janari do të jetë Interi, pasi që skuadra Nerazzure ka bërë impenjim të jashtëzakonshëm në transferimin e mesfushorit holandez. Në këtë ka ndikuar edhe Sneijder që gëzon respekt të madh te Afellay.
Ibrahim Afellay është një prej lojtarëve kryesorë të PSV dhe njëkohësisht është pjesë integrale e kombëtares holandeze. Ai po kërkohet që një kohë të gjatë nga shumë skuadra të mëdha, por Interi duket tani në pole pozicion për shkak të apetitit që do ta ketë në janar.
Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, që për herë të parë këtë sezon shijon pozitën e parë në renditjen e ngasësve të Formula 1, ka thënë pas garës në Kore se gjithçka mund të ndodhë në dy garat e mbetura.“Ne e dimë se me sistemin e ri të pikëve, gjithçka mund të ndryshojë brenda një gare. Nëse nuk arkëton pikë, atëherë humbet 25 pikë te kundërshtari”.
“Ishte fat i keq sot për Mark Webber dhe Sebastian Vettel. Gjithçka mund të ndodhë në dy garat e mbetura. Siç e përsërisim shpeshherë, të jesh i qëndrueshëm është shumë me rëndësi, ne nuk mund të harrojmë se për të qenë në podiumin e fituesit duhet të luftojmë deri në dy garat e fundit”, tha Alonso pas garës.
Mark Webber i Red Bull fatkeqësisht doli nga pista në garën për Çmimin e Madh të Koresë, që e lë atë prapa në luftën për titullin e kampionit në Formula 1, gjë për të cilën ai e fajëson veten.“Faji është i imi. Është frustruese, sepse unë mendova se mund ti zë liderët. Kushtet ishin të mira”, theksoi Webber.
Mark Webber e sheh veten në pozitën e dytë të renditjes së ngasësve me 11 pikë më pak se lideri Fernando Alonso, me Lewis Hamilton që tani gjendet në pozitën e tretë me 21 pikë më pak se spanjolli.
Javier Hernandez ka shënuar dy gola për t’ia siguruar Manchester Unitedit fitoren e parë pas një kohe të gjatë në Ligën Premier, kësaj radhe ndaj Stoke Cityt në transfertë në një sfidë tejet daramtike të zhvilluar në Britannia Stadium.Ndeshja ishte e dominuar nga Djajtë e Kuq nga fillimi, ndërsa efekti u pa pas gjysmë ore lojë (27’), kur Hernandez arrin të drejtojë topin në rrjetë, pas një goditje me kokë nga Vidic, që erdhi pas një harkimi nga Nani.
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i mysafirëve, por i këtij mendimi nuk ishte Tuncay Sanli (81’), që pas një gabimi nga Paul Scholes në mesfushë, arriti ta mposhtë Van der Saarin me një goditje fantastike nga distance.Por, fjalën e fundit në këtë takim përsëri e pati Javier Hernandez që si mjeshtër i vërtetë u gjend mirë në zonë pas një goditje nga Patrice Evra, për të realizuar për 2-1 dhe fitoren e madhe të Manchester United në udhëtim.
United përkohësisht gjendet në pozitën e dytë me 17 pikë, ashtu si Manchester City, që do ta zhvillojë duelin ndaj Arsenalit me fillim nga ora 17:00.
Tefik Bajrami ka arritur që të fitojë në duelin e tij debutues në kategorinë e rëndë të boksit profesionist dhe atë me nokaut (KO) në raundin e dytë.Boksieri kosovar i njohur ndryshe si ‘Uragani’ konsiderohet si e ardhmja e boksit evropian në kategorinë e rëndë. Dueli i radhës i Bajramit zhvillohet më 13 nëntor në St.Gallen të Zvicrës.
Tefik Bajrami është vëllai i kampionit të botës në kikboks, Xhavit Bajrami.
Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi ka reflektuar në ndeshjen e zhvilluar ndaj Zaragozës, duke thënë se Blaugranët duhet të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë.“Zaragoza është ekip i fortë dhe agresiv, ndërsa fitorja ishte me rëndësi. Ne duhet të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”.
“David Villa? Ai është i qetë, pasi që e di se golat do të vijnë”, u shpreh Messi.
Sipas Daily Mirror, besohej se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, do të hynte seriozisht në luftë për firmën e Wayne Rooneyt, një pohim ky që hidhet poshtë tani nga drejtuesit e Chelseat, të cilët e përjashtojnë mundësinë e transferimit të Rooneyt.“Nuk është askush në botë që thotë se Rooney është një prej lojtarëve më të mirë në botë. Por, përderisa shumë kanë parashikuar qëndrimin e tij te United, për ne kjo nuk ishte një çështje në të cilën ishim të interesuar”.
“Sidoqoftë, në kundërshtim me pohimet e shumta, nuk pati gjasa që Abramovich të kërkonte një transferim të lojtarit edhe nëse do t’ia mbushte fytin Unitedit. Chelsea do ta transferonte këtë lojtar vetëm nëse do të ishte si transfer i lirë”, tha një burim.
Liverpooli është goditur nga lajme bombastike të cilat sugjerojnë se yjet e The Reds, Fernando Torres, Pepe Reina dhe Glen Johnson, janë të gatshëm që të largohen në çdo moment nga Anfield Road.Lojtarët thuhet të jenë të pakënaqur me klubin për shumë arsye. Fernando Torres është penduar pse nuk është larguar gjatë verës nga Liverpooli, ndërsa kjo është reflektuar në gjashtë ndeshjet e fundit, ku spanjolli nuk shënoi gol, që përbën rekordin më të keq të tij sa qëndroi në Anfield.
Glen Johnson thuhet se tërhiqet nga interesimi i Bayernit për të. Reina nga ana tjetër është i acarruar që trajner i portierëve është emëruar Mike Kelly, i cili po përzihet në rutinën e gardianit spanjoll.
Pronari i ri i Liverpoolit, John Henry, i ka dhënë afat Roy Hodgsonit që të rregullojë gjendjen brenda në klub deri në krishtlindje, por nëse shohim kaosin e krijuar dhe pozitën në tabelë të Liverpoolit, atëherë sëpata e Henryt mund ta godasë kokën e Hodgson shumë shpejtë.
Roma nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë në transfertë te Parma në Enio Tardini, ndeshje kjo që përfundoi me një barazim pa gola.Ndeshja ishte e baraspeshuar deri në minutat e fundit ta takimit, ku romakët kërkuan golin, por nuk ia arritën qëllimit.
Pas javës së tetë, Roma gjendet në pozitën e 11-të me nëntë pikë, kurse Parma në pozitën e 19-të me vetëm shtatë pikë.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joleon Lescott, ka nxehur atmosferën para takimit ndaj Arsenalit, duke thënë se lojtarët e Cityt të cilët janë mësuar të fitojnë tituj, do t’u ndihmojnë ‘qytetarëve’ përballë lojtarëve të Arsenalit, të cilët nuk dijnë se ç’farë janë titujt.“Do të na ndihmoj fakti qe kemi lojtarë të cilët janë të dëshmuar si fitues. Ju shihni në ndeshjet e mëdha se çfarë ndikimi të madh kanë lojtarët me përvojë. Dikush si Patrick Vieira që ka fituar aq shumë tituj në Angli dhe Itali. Edhe nëse ai nuk po starton nëpër ndeshje, ai është në vendin e duhur për të na e dhënë përvojën e tij”.
“Është një situatë më ndryshe se kur isha te Evertoni. Ata kanë shumë cilësi në skuadër, por ata nuk kanë përvojën e të fituarit të titujve. Roberto Mancini është gjithashtu një fitues i madh”, precizoi Lescott.
Manchester United dëshiron që të transferojë mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder dhe sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko, njofton Daily Star.Ferguson ka 50 milionë funte të gatshme për t’i shpenzuar nga familja Glazer, ndërsa mendohet se ai do t’i ‘tretë’ ato në oferta për Sneijderin që shihet si zëvëndësues ideal i Paul Scholes.
Nga ana tjetër, për Dzekon nuk ka nevojë të flitet shumë, pasi që vetëm 61 golat në 102 ndeshje për Wolfsburgun flasin më shumë për sulmuesin boshnjak, i cili poashtu shënoi gol të bukur me kokë ndaj Unitedit në Old Trafford sezonin e kaluar.
Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, ka triumfuar në garën për Çmimin e Madh të Koresë së Jugut në Formula 1, duke marr edhe kreun e klasifikimit për pilotë.Alonso ka dalë para pilotit të McLarenit, Lewis Hamilton, ndërsa i treti u rendit ngasësi tjetër i Ferrarit, Felipe Massa.
Reshjet e shiut bënë që kjo garë të shoqërohet me incidente të shumta që detyruan disa pilotë të dalin nga pista, ndërkohë që Sebastian Vettel u largua pas një defekti në motorin e makinës nëntë xhiro pa përfunduar gara, ndërsa deri atëherë ai kryesonte garën.
Me fitoren e të dielës, Hamilton ka marrë kreun e klasifikimit të pilotëve me 231 pikë, ndërsa ndiqet nga Mark Webber (Red Bull) me 220 pikë dhe Lewis Hamilton (McLaren) me 210 pikë.
Klasifikimit të konstruktorëve i prin Red Bulli me 426 pikë, ndërsa McLareni me 399 pikë dhe Ferrari me 374 pikë, zënë vendin e dytë, respektivisht të tretë.
Jose Mourinho, trajneri i Real Madridit, ka thënë se ai do ta vriste veten po që se skuadra e tij do të humbiste nga Real Murcia, ashtu sikurse ndaj Alcorconit një vit më parë.“Nëse ndodh e njëjta gjë sikurse që ndodhi ndaj Alcorconit vitin e kaluar, atëherë ju thërras që lirisht të më ekzekutoni, pasi që më me dëshirë vdes se sa të mposhtem nga skuadra të tilla si Real Murcia”, theksoi Mou.
Mourinho e përfundoi deklaratën e tij duke ulur entuziazmin pasi djegi Santanderin.
“Fitoret do të vijnë edhe me 1-0, por do të ketë raste kur ndeshja është pa gola dhe mund edhe ta humbisni atë. Në këto situata, pas një humbje është e natyrshme që të fitojmë. Ndeshja ndaj Milanit ishte vendimtare në lojën tonë fantastike ndaj Racingut”, ka thënë Mou.
Harry Redknapp ka lëvduar shpirtin luftarak të ekipit të tij ndaj Evertonit, në barazimin prej 1-1 të Tottenhamit në White Hart Lane.“Evertoni është skuadër e mirë, kurrë nuk është e lehtë të luash ndaj Evertonit. Ne kemi pasur rastet më të mira, por e kemi ditur se do të ishte e vështirë, pas javës së vështirë në Ligën e Kampionëve”.
“Por, unë nuk mund të fajësoj impenjimin e lojtarëve, ne punuam shumë. Neve vetëm na është nevojitur pak pushim, por ai nuk erdhi. Të kthehemi nga rezultati 1-0 tregon karakter. Ne jemi prapa, por kthehemi përsëri, ne kurrë nuk dorëzohemi”, u shpreh Redknapp.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe tri pikët e reja të cilat e shohin Chelsean në pozitën e parë, me pesë pikë më shumë se Manchester City që sot takohet me Arsenalin në derbin e kësaj jave.“Mendoj se ishte ndeshje e vështirë. Ne nuk luajtëm mirë, dhe kishte situata në pjesën e parë kur ne morëm shumë goditja nga distanca. Para golit të dytë ne kemi pasur shumë raste për ta përfunduar ndeshjen, por ne nuk luajtëm mirë”.
“Pozita jonë në kampionat është shumë e mirë, ne morëm të gjitha rezultatet e pritura. Ishte një javë e vështirë kjo, pas udhëtimit në Moskë, kështu që nuk ishim në 100 përqindëshin tonë këtë javë. Është rezultat me rëndësi ky, është gjithashtu me rëndësi të fitosh kur nuk je plotësisht i gatshëm”, deklaroi ‘Carlito’.
Pep Guardiola ishte i kënaqur me fitoren prej 2-0 të Barcelonës ndaj Real Zaragozës, e sidomos me golashënuesin e dyfishtë, Lionel Messi.Guardiola sqaroi se sa e vështirë është të fitosh pas një ndeshje të luajtur në Ligën e Kampionëve.
“Ndeshja nuk përfundon deri në vërshëllimin e fundit të gjyqtarit. Një harresë, gabim, apo korner, mund t’iu kushtoj me gol”.
“Villa? David Villa do të kthehet mirë. Ai është lojtar vazhdimisht i përqëndruar, që krijon shumë mundësi për vete”, u shpreh Guardiola.
Cristiano Ronaldo thotë se ai është i ngazëllyer që ka shënuar katër gola në një ndeshje për herë të parë në karrierën e tij.Cristiano Ronaldo udhëhoqi Madridin drejt fitores 6-1 kundër Racing duke shënuar nga dy gola në secilën pjesë, por sulmuesi thotë se fitorja ishte më e rëndësishme se golat e tij.
“Jam shumë i kënaqur pasi kurrë nuk kam shënuar katër gola, por sot ishte e rëndësishme për ekipin. Kjo nuk do të ishte e mundshme pa bashkë-lojtarët e mi. Duhet ta uroj ekipin. Jam lojtar ekipor. Disa prej kolegëve të mi madje janë më të mirë se unë”, ka thënë CR7.
“Ne nuk duhet të lejojmë të kalojmë në gjendje tepër të ngazëllyer, siç na ka thënë trajneri. Ka ende shumë rrugë në ligë dhe sot ishte një hap i rëndësishëm”, ka shtuar Ronaldo.
Alberto Gilardino sheh përmirësime në ekipin e Fiorentinës, pas fitores 2-1 ndaj Barit.Marco Donadel shënoi golin e parë para se një gol i Gilardinos të qetësojë Fiorentinën. Bari shënoi një gol të vonshëm, por nuk ishti mjaftueshëm për të penguar Violan të marrë tre pikë. Fitorja ishte vetëm e dyta këtë sezon e Fiorentinës në Artemio Franchi.
“Ishte në fitore fundamentale, ishte shumë e rëndësishme për ne të fitojmë. Ne e kishim përgatitur ndeshjen mirë, por kishim nevojë për durim”, ka thënë sulmuesi italian për Sky Sport Italia pas ndeshjes.
















