Cesc Fabregas ndihet i bezdisur nga pyetjet e vazhdueshme për gjasat e Arsenalit për ta fituar titullin e kampionit të Ligës Premier.“Duket sikur pas çdo fitoreje ju thoni ‘Oh, ju jeni më të pjekur se vitin e kaluar’, por është vetëm një ndeshje më shumë, mos u nxitoni. Tani kemi ndeshjen në Kupën e Ligës ndaj Newcastle, e cila është më e rëndësishmja për momentin. Koha për të folur nëse jemi të pjekur apo jo, do të jetë në fund të sezonit”.
“Në futboll, ju e dini paraprakisht se çfarë do të thonë njerëzit kur humbisni dhe çfarë kur fitoni”, deklaroi Fabregas.
Drejtori i Manchester Unitedit, David Gill, këmbëngul se klubi i tij mund të garojë me Manchester Cityn në aspektin e yjeve, përkundër faktit se ‘qytetarët’ kanë më shumë para.“Jo, nuk jemi në krizë. Nuk po brengosem për gjendjen financiare pasi që kur kemi qenë pronë publike, ne kemi pasur pagat përgjysmë më të vogla se sa fitimi total”.
“Ne besojmë se mund ta bëjmë edhe sot këtë dhe të vazhdojmë të tërheqim yje të cilat na nevojiten në fushë. Ne mendojmë se ky është modeli sensibil. Klubet kanë modele tjera të shpenzimit. Secili e ka modelin e vet”, ka thënë Gill.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se Lionel Messi mund të konsiderohet si një golashënues tipik.“Nuk ishte vetëm sot, mendoj se është përgjithmonë. Në mënyrë bazike, Leo është golashënues dhe ai ka shënuar shumë gola vetëm në moshën 23 vjeçare”.
“Ai nuk është një ‘9’-she tipike, por nëpër hapësira ai gjithnjë lëviz me golin në mendje”.
“Ndaj Zaragozës ai ishte tejet komfort dhe është me rëndësi që ai të vazhdojë të shënojë gola”, u shpreh Guardiola.
Agjenti Edin Dzekos ka thënë se sulmuesi i Wolfsburgut preferon kalimin te ndonjë skuadër italiane.“Ne po presim se çfarë do të ndodhë muajt e ardhshëm”.
“Me Juventusin kam biseduar katër muaj më parë, por për momentin nuk ka negociata”.
“Sidoqoftë, Dzeko e sheh Italinë si skenarin më të mirë për të ardhmen”, theksoi Irfan Redzepagic.
Gary Neville ka lëvduar impaktin e golave të shënuar nga Javier Hernandez, ndërsa e ka tipizuar sulmuesin meksikan që në të ardhmen të bëhet legjendë e Manchester United.“Hernandez është djalosh i mirë. Ai punon shumë. Ai ka të gjitha atributet. Ai do të shënojë shumë e shumë gola për Manchester Unitedin. Kur Tuncay shënoi atë gol, mendova se përsëri do të barazojmë”.
“Do të ishte jo një katastrofë, por shumë goditje e rëndë për të gjithë prej nesh. Mendoj se në pjesën e parë kemi mundur të shënojmë edhe tri gola tjerë. Por, kur Chicharito shënoi golin e dytë, atëherë të gjithë u liruam. Ishin tri pikë të mëdha për ne, pasi që këtu fillon sezoni ynë”, deklaroi Neville.
Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, mendon se Blutë e Londrës do ta kenë më të vështirë mbrojtjen e titullit të Ligës Premier, tani kur Wayne Rooney ka nënshkruar kontratën e re, pasi që mendon se një zgjim i mundshëm nga ‘varri’ i sulmuesit anglez mund të jetë fatal për Chelsean.“Mendoj se qëndrimi i Wayne Rooneyt do jetë shtysë për Unitedin dhe do të na e bëjë neve të vështirë. Nga ajo që ka ndodhur, mund të them se United do të shpenzojë edhe në janar por edhe verën e ardhshme”.
“Fakti që klubet nuk kanë blerë, ishte për shkak të krizës financiare, e cila i ka bërë mirë Chelseat. Qëndrimi i Rooneyt është gjë e madhe për ta. Për të gjithë të tjerët jashtë Unitedit ky është lajm i keq, pasi që Rooney është lojtari më i mirë i ri në botë”, u shpreh Terry.
Bayerni ashtu si Schalke po vuan për të gjetur formën më të mirë në sezonin 2010-2011, por presidenti bavarez, Uli Hoeness, ka përjashtuar mundësinë e transferimeve gjatë afatit kalimtar dimëror.“Nëse një mbrojtës i majtë apo i djathtë i cili mund ta ndihmojë Bayernin gjendet në treg, atëherë ne natyrisht se do ta transferojmë pa u menduar dy herë. Por, ju mund të jenë të sigurtë se Bayerni nuk do të bëjë ndonjë transferim të madh gjatë dimrit”.
“Mendoj se kjo skuadër është shumë më e mirë se ajo e vitit të kaluar. Problemi kryesor është se Franck Ribery dhe Arjen Robben janë të lënduar. Ata gjithnjë mund ta bëjnë diferencën. Ata vërtet na mungojnë. Në të kaluarën kur mungonin Gerd Muller ose Franz Beckenbauer ndodhte e njëjta gjë”, konfirmoi Hoeness.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, beson se teknologjia në vijën fatale të golit do ta bënte futbollin sikurse një lojë “Playstation”.“Gjyqtari duhet të ndihmohet nga klubi, tifozët, lojtarët, mediat dhe autoritetet. Kjo është arsyeja se pse kemi shtuar dy gjyqtarë në Ligën e Kamnpionëve”.
“Një gjyqtar nuk është i mjaftueshëm as në epokën moderne ku kemi 20 kamera. Është e padrejtë. Kamerat mund të shohin çdo gjë, por gjyqtari ka dy sy. Çdo herë kur ai bën ndonjë gabim aty janë kamerat për ta fokusuar. Nëse vendoset teknologjia në vijën e golit, atëherë do të shohim lojë futbolli sikurse në “PlayStation””, precizoi Platini.
Tashmë dihet se Schalke është në krizë dhe përkundër shpenzimeve të mëdha, Mbretërit e Kaltër ende nuk po e gjejnë elementin e tyre. Sipas trajnerit Felix Magath, Bundesliga si e tillë është më e vështira për t’u fituar.“Unë nuk jam magjistar, unë vetëm mund ta bëj punën time dhe të tentoj gjëra të ndryshme. Ne duhet të qëndrojmë të qetë, ekipi ynë i ri do të gjejë elementin e vet, koha do të vie dhe ne do të kthehemi përsëri në maje të tabelës”.
“Unë e di se shumë njerëz do të qeshin me këtë që do të them, por për mua, Bundesliga është kampionati më i vështirë për t’u fituar dhe kampionati më i baraspeshuar në Evropë”, tha Magath për ZDF.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, e ka harruar barazimin pa gola ndaj Bolognas dhe tani ka filluar të mendojë për superderbin e fundjavës ndaj Milanit.“Ne tentuam të fitojmë ndaj Bolognas, por diçka na mungoi. Sidoqoftë, përmirësimet mund të shihen dhe tani ne duam të bëjmë një hap tjetër përpara në cilësi, sa më shpejtë që është e mundur”.
“Që nga dita e nesërme ne do të fillojmë të punojmë për një ndeshje tjetër të rëndësishme ndaj Milanit, të cilës do t’i qasemi me respekt për titujt e tyre, por me besim në aftësitë dhe forcën tonë”, precizoi italiani.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, e ka lëvduar një prej rivalëve të tij më të mëdhenj në futboll, Diego Armando Maradonan, që të shtunën bëhet 50 vjeçar.“Çfarë do të vidhja nga talenti i Maradonas? Atë gol të famshëm ndaj Anglisë. Ishte thjeshtë një gol fantastik. Kujtimi më i mirë që kam nga ai është rivaliteti mes Juventusit dhe Napolit”.
“Unë shpeshherë krahasohesha me Maradonan nga mediat italiane, por gjithashtu ka ekzistuar respekt reciprok që edhe sot mbizotëron mes nesh. Ne të dy e shohim ndryshe futbollin. Ai ka pasur pasion të jashtëzakonshëm për futbollin, përderisa për mua ishte thjeshtë një lojë”.
“Unë i dëshiroj atij çdo të mirë dhe shëndet, familjes së tij dhe fëmijëve të tij”, ka thënë Platini për Ansa.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, Sir Alex Ferguson, fajëson agjentin e Wayne Rooneyt, Paul Stretford, për problemet e fundit në rinovimin e kontratës së sulmuesit.“Është gjithnjë vështirë te Unitedi. Gjithmonë ka gjëra me të cilat duhet të merreni. Kur lojtarët tuaj më të mirë vijnë në fundin e kontratave të tyre, atëherë ju duhet të bëni diçka për t’ua ofruar atyre një të re”.
“Ata të gjithë janë të njëjtë. Ju duhet të merreni me agjentët e botës së sotme, që është e vështirë ta bësh. Lojtarët nuk janë problemi. Nuk ka problem me lojtarët. Disa agjentë janë të koklavitur”, deklaroi Ferguson për The Mirror duke aluduar në agjentin e Wayne Rooneyt për problemet që u paraqitën së fundmi me sulmuesin anglez dhe kontratën e tij.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar publikisht se rivali i tij, Jose Mourinho, është trajneri më i mirë në botë dhe se Real Madridi është ekip i mrekullueshëm.“Ai është ndoshta trajneri më i mirë në botë. Shpeshherë është e vështirë të vendosësh në këto raste kush është më i miri, por karriera e tij në disa vende të ndryshme flet më shumë”.
“Real Madridi është ekip i mrekullueshëm dhe unë e di se kampionati këtë sezon do të ishte shumë kompetitiv, që nga ndeshja e parë. Ne shpresojmë të vazhdojmë kështu”, u shpreh Guardiola
Gjigantët italianë, Interi dhe Milani janë të gatshëm në çdo moment që të befasojnë me një transferim të mbrojtësit të majtë aktualisht më të mirë në botë, Gareth Bale.Sipas Tuttomercatoweb, Milani dhe Interi janë duke e përcjellur situatën e uellsianit dhe se do të bëjnë nga një ofertë për të gjatë afatit kalimtar të janarit. Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë që të bindet Tottenhami për ta liruar atë nga kontrata, pasi që Spursat do të hyjnë në negociata vetëm nëse vjen ndonjë ofertë prej mbi 30 milionë eurosh.
Nga ana tjetër, Daily Mail shkruan se edhe Chelsea, Real Madridi dhe Manchester United janë në kërkim të Bales, me Djajtë e Kuq të cilët pritet të përdorin legjendën uellsiane, Ryan Giggs, për ta bindur Balen t’i bashkohet skuadrës nga Old Trafford.
Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, këmbëngul se ai nuk është i brengosur dhe aq për jetën private të Rooneyt, por atij më shumë i intereson forma e sulmuesit anglez, në bazë të së cilës do të vendosë nëse ai duhet të luajë apo jo.“Nëse ai është në formë, atëherë do ta fus në lojë, përndryshe jo”.
“Për çdo gjë tjetër, ju duhet të pyesni Sir Alex Fergusonin”, theksoi Capello për Rai.
Silvio Berlusconi ka hedhur vaj në motorët e Milanit, me shpresë për të fituar ndeshjen kryesore të kësaj jave në Serie A ndaj Napolit sonte mbrëma, gjithnjë sipas trajnerit Massimilano Allegri.“Unë jam dëgjuar me Berlusconin të premtën dhe ai më tha të vazhdoj kështu. Kritika? Jo. Ai është shumë i qetë”.
“Daniele Bonera duhet të fillojë në krahun e djathtë, me Luca Antoninin në krahun e majtë të mbrojtjes. Alessandro Nesta dhe ose Sokratis Papastathopoulos ose Mario Yepes, do jenë në qendër të mbrojtjes. Clarence Seedorf ose Robinho? Unë ende kam dyshime për këtë”, ka thënë Allegri.
Mesfushori i Anderlechtit, Lucas Biglia, raportohet se është duke joshur interesimin e Milanit.Sipas një varg raportesh nga Italia, gjiganti i Serie A është duke monitoruar nga afër situatën me mesfushorin argjentinas, Lucas Biglia, i cili aktualisht është nën kontratë me kampionin e Belgjikës, Anderlecht.
Rosonerët janë duke synuar të përforcojnë mesfushën në afatin kalimtar të janarit dhe Milani supozohet se e sheh 24-vjeçarin Biglia si një përforcim të përkryer në mesfushë.
Biglia e filloi karrierën e tij profesionale me Argentinos Juniors dhe luajti edhe për Independiente para se të transferohet në Evropë në verën e vitit 2006. Mesfushori dinamik që atëherë është zhvilluar në një lojtar kyç të Anderlechtit.
Lazio është në pozitën e parë të tabelës së Serie A, por trajneri Edy Reja llogarit se ata nuk kanë shanse për Skudeton.Klubi nga kryeqyteti italian ka në fillim fantastik të sezonit dhe për momentin mbetet lider në Serie A me katër pikë mbi Interin dhe pesë mbi Milanin, që sot do të luajë si mysafir ndaj Napolit.
“Skudeto është diçka për të cilën nuk mendojmë. Për momentin kemi avantazh dhe jemi një prej gjashtë ekipeve më të mira në ligë. Përparojmë, luajmë me entuziazëm, luftojmë maksimalisht. Nuk mund të thoni se kemi fat, pasi nuk mund të keni fat në tetë ndeshje radhazi”, ka thënë Reja.
Derisa Manchester United ka ndarë 100 milionë funte për përforcime të reja, buxheti i Liverpoolit për vitin e ardhshëm do të jetë 60 milionë.Daily Star shkruan se Hodgson mund të harxhojë 30 milionë në afatin kalimtar të janarit, pasi klubi shijon një shtytje me pronarët e rinj amerikanë. 30 milionë funte të tjera do të jenë të gatshme për afatin kalimtar të verës dhe Hodgson ka vënë si cak përforcimet në repartin e mbrojtjes.
“Dua të sigurohem se paratë, çfarëdo qoftë sasie, t’i harxhoj me mençuri. Kjo sepse në fillim të sezonit të ri dua të kem një ekip të ri i cili beson se mund të japë një hov të mirë. Ne po përpiqemi të vëzhgojmë lojtarët e niveleve më të larta dhe shpresojmë se mund t’ia lejojmë vetes [t’i transferojmë] ata”, ka thënë Hodgson.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, synon ta sjellë Raul përsëri në klub në vitin 2012.Raul është i vendosur ta përfundojë kontratën dyvjeçare me Schalke dhe nuk ka përjashtuar të vazhdojë të luajë edhe pas kësaj marrëveshje.
Mediat spanjolle tash shkruajnë se Perez dëshiron ta sjellë Raul përsëri në Real, pasi ai t’i varë këpucët. President e sheh ish-kapitenin në një rol administrativ të ngjashëm me atë të Zinedine Zidane.
Andres Iniesta beson se Barcelona ka mundur të bëjë më shumë për të ndihmuar Zlatan Ibrahimovic të adaptohej sezonin e kaluar.Ibra tash po shkëlqen me Milanin, pas një sezoni jo aq të këndshëm në Nou Camp ku u transferua nga Interi.
“Viti i parë nuk është i lehtë për askënd, mbase ne duhej të ishim më të durueshëm me të. Ose kemi mundur ta ndryshojmë lojën tonë, për t’iu përshtatur atij”, ka thënë Iniesta.
Bosi i Interit, Rafa Benitez, thotë se ata merituan fitoren në barazimit 1-1 ndaj Sampdorias.Samuel Eto’o shënoi një gol të vonshëm, pasi Sampdoria kërcënoi t’i japë fund rekordit të Interit si i pamposhtur në shtëpi në 18 muajt e fundit.
“Në fillim ne kontrolluam ndeshjen, derisa Sampdoria luajti në kundërsulme. Pastaj ne pranuam atë gol kur Cassano faulloi Chivu. E keni parë se ai u duk si gjyqtar anësor, pasi e dinte se ishte faull. Kjo e komplikoi lojën tonë. Sot arbitrit nuk bënë një punë të mirë”, ka thënë Benitez pas takimit të mbrëmshëm.
Lionel Messi është i bindur se sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ende ka gjasa të transferohet te Barcelona.“Do të më pëlqente mundësia të luaj krahas tij. Mendoj se do të ishte një partneritet eksploziv nëse ndonjëherë realizohet. Nëse është e mundshme, jam i sigurt se Barcelona do të ishte e interesuar ta sjellë atë në Spanjë dhe unë do ta mirëprisja. Do ishte një nënshkrim madhështor për klubin”.
“Ai ka qenë një lojtar bazik. Ai është i kompletuar po thuajse në çdo aspekt. Ai është shumë i mirë me topin në këmbë, mund të shënojë me kokë dhe të shënojë shumë gola. Ai po ashtu është shumë i lëvizshëm, që e lejon atë të luajë në pozita të ndryshme në fushë”, ka thënë Messi.
John Terry ka lavdëruar mbrojtjen e klasit botëror të Chelseat, pasi ata e ruajtën portën e pastër në fitoren kundër Wolves.Asnjë kundërshtar nuk ka shënuar ndaj Chelseat në tetë ndeshje të Ligës. I fundit që shënoi ishte John Carew për Aston Villan më 27 mars.
“Ne jemi mbrojtur jo vetëm si katërshe e mbrojtjes, por pesëshe e mbrojtjes, pasi Pete i Madh (Peter Cech) ka qenë i jashtëzakonshëm këtë vit. Unë luaj krahas disa prej më të mirëve në botë, me Ashley Cole, Ivanovic ose Alex, dhe kemi parë se edhe Bosingwa është rikthyer po ashtu – në vend të Paulo (Ferreira) i cili ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka thënë Terry.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka në dispozicion 100 milionë funte për të blerë lojtarë të rinj.Mediat angleze shkruajnë se pronarët e United janë zotuar se do t’i sigurojnë menaxherit 100 milionë funte për përforcime të reja – gjë që e ka ndihmuar atë të bindë Wayne Rooneyn të qëndrojë në Old Trafford.
Rooney kishte vënë në pikëpyetje ambiciet e klubit kur publikisht shprehu dëshirën e tij për t’u largua nga United gjatë mesjavës së kaluar. Por premtimet që kanë dhënë pronarët amerikanë të familjes Glazers, e bënë sulmuesin të ndërrojë mendje.
Caku kryesor i Ferguson në radhë të parë pritet të jetë një portier i klasit botëror, pastaj një mesfushor dinamik, një anësor i ri dhe një sulmues i klasit.
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, ka qenë i ngazëllyer me paraqitjen golashënuese të Fernando Torres ndaj Blackburn Rovers.26-vjeçari shënoi vetëm golin e tij të dytë të sezonit në fitoren 2-1 në shtëpi ndaj Blackburn, por goli ishte vendimtar për tre pikët e Redsave.
“Fernando luajti shumë mirë sot, tmerrësisht më mirë. Sipas mendimit tim, kjo ishte paraqitja e tij më e mirë e sezonit. Është shumë mirë kur keni një paraqitje të mirë dhe shkaktoni po aq probleme sa shkaktoi ai dhe dukej po aq i prirë për të shënuar, siç bëri në aq shumë raste dhe përfundimisht shënoi një dhe e dërgoi në rrjetë”, ka thënë Hodgson.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, beson se ata kanë dërguar një mesazh të qartë te rivalët e tyre pas fitores së djeshme ndaj Manchester Cityt.Fabregas beson se Arsenali ka luajtur shumë rrjedhshëm sa kartoni i kuq i Cityt ka qenë i parëndësishëm. Fabregas huqi një penalti, megjithatë Arsenali fitoi falë golave të shënuar nga Samir Nasri, Alex Song dhe një goli të vonshëm nga Nicklas Bendtner.
“Edhe nëse ata ishin 15 veta dhe ne ishim 11, ne do të kishim fituar. Kushdo që është në atë ekip, ne gjithmonë dëshirojë të ecim përpara. Me mënyrën se si luajtëm, ishte shumë vështirë të na ndaloje”, ka thënë Fabregas.
Topçinjtë tash janë pesë pikë prapa liderit, Chelsea, por Fabregas nuk i sheh Blutë si favoritë për titull.
“Chelsea duket i fuqishëm por ata do të duhet të luajnë shumë ndeshje të mëdha. Ne duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë për Kupën Carling dhe pastaj të mendojmë për West Hamin të shtunën dhe të kthehemi përsëri në ligë”, ka shtuar spanjolli.
Supertalenti shqiptar në boks, 23 vjeçari Haxhi Krasniqi, ka arritur që ta fitojë duelin e tij të parë për klubin SES-Boxing, në Riesa të Gjermanisë Lindore.Krasniqi e fitoi bindshëm duelin pas tetë raundeve me pikë, për dallim nga kundërshtari i tij, bjellorusi Konstantin Makhankou, që nuk fitoi në asnjë raund.
Boksieri kosovar kënaqi hiç më pak se 3500 shikues të pranishëm, të cilët patën rastin ta shikojnë pas duelit të shqiptarit, luftën kryesore në kategorinë e rëndë mes Timo Hoffman dhe Alexander Petkovic, që përfundoi pa fitues.
“Haxhiu është shumë i ri, ka kohë mjaft që të arrijë majën e botës. Unë jam i kënaqur me luftën e shfaqur nga ai, natyrisht se kemi edhe shumë për të mësuar, por në përgjithësi ai ka luftuar mirë”, është shprehur trajneri i Krasniqit, Dirk Dzemski, për albanianboxing.com
















