Liga Premier ka arritur që të ngjitet në krye të klasifikimit të kampionateve me fitime më të mëdha nga sponsorët nëpër fanellat e klubeve.Bundesliga e mbajti viteve të fundit vendin e parë për fitimet më të mëdha, por tani është Anglia ajo që ka dalë në krye me 178 milionë dollarë. Kjo ngritje e futbollit anglez në këtë statistikë vjen pas marrëveshjeve të reja të Manchester United me Aon dhe Liverpoolit me bankën e njohur Standard Chartered.
Gjermania zë pozitën e dytë në këtë klasifikim me 118.5 milionë euro. Pasojnë Serie A, Ligue 1 e Francës dhe La Liga e Spanjës.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka thënë se mezi e pret ndeshjen derbi të së shtunës që zhvillohet ndaj Juventusit në San Siro.“Do të jetë ndeshje e veçantë. Është një arritje e rëndësishme. Unë jam i lumtur që jam pjesë e historisë së Milanit. Dhe jam i lumtur për shkak se të jem këtu ma bëri jetën të lumtur”.
“Unë dua të fitoj dhe jam i sigurt se do ta arrij këtë së bashku me ekipin. Fatmirësisht, unë jam i interesuar të luaj si qendërsulmues, si sulmues i dytë apo dhe në krah, kjo nuk është problem. Jam i përgatitur për të bërë gjithçka. Më pëlqejnë të gjitha rolet në sulm”, tha Pato.
Manchester United edhe një herë është duke u lidhur me transferim të mesfushorit të Romës, Daniele de Rossi.Tuttomercatoweb shkruan se De Rossi vazhdon të pengojë hapjen e bisedave për kontratë të re, një lëvizje që anglezët e shohim si një mundësi serioze për të transferuar njëshin italian.
Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, ka ndjekur De Rossin që kur ai për herë të parë u fut në ekipin e parë të Romës dhe e di se ai tash ka më pak se dy vite nga marrëveshja e tij aktuale. Kjo mund të bëjë që Roma ta shesë atë, para se ai të mund të largohet si lojtar i lirë.
Stili i mesfushorit shihet si ideal për Ligën Premier dhe Ferguson pritet të presë deri në javët e fundit të sezonit, para se të tentojë të sjellë De Rossin në Old Trafford.
Wesley Sneijder i ka shtuar edhe dy vite në kontratën e tij me Interin- ka njoftuar presidenti i klubit, Massimo Moratti.Moratti ka thënë për Sky Sport 24 se pas nënshkrimit të kontratës së re, mesfushori holandez do ta bartë fanellën zikaltër deri në vitin 2015.
Sezonin e kaluar, Sneijder fitoi të gjitha trofetë me Interin, ndërsa është edhe në listën e ngushtë prej 23 lojtarëve që konkurrojnë për çmimin prestigjioz “FIFA Topi i Artë”.
Sipas Il Corriere dello Sport, lideri aktual në Serie A, Lazio, është vënë në kërkim të mesfushorit me të ardhme të ndritur, Granit Xhaka, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Baselit.Kosovari është produkt i akademisë së Baselit dhe ishte pjesë e kombëtares U-17 të Zvicrës që e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2009.
18-vjeçarit i skadon shumë shpejt kontrata me klubin zviceran dhe Baseli nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e tij.
Sidoqoftë, Lazio mund të tregohet e gatshme për të ndërhyrë dhe për ta sjellë Xhakën në kampionatin më taktik në botë, Serie A.
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, ia ka tërhequr vërejtjen Manchester Unitedit që të qëndrojë sa më larg Pepe Reinas, pasi që ai nuk është në shitje.“Nëse Ferguson po shikon përreth dhe ka mjaft para, atëherë ai mund ta kërkojë Reinan, sepse ai është më i miri”.
“Por, ne nuk duam ta shesim atë. Ai ka gjakun e këtij ekipi”, tha Hodgson.
Real Madridi nuk dëshiron ta kthejë Royston Drenthen, por ka kërkuar nga Herculesi që të paguajë dy milionë euro për të huazuarin te klubi nga Alicante, nëse dëshiron që të paraqitet në ndeshjen e të shtunës, ku Herculesi pret Los Blancos.Sipas spekulimeve të mediave spanjolle, Drenthe do ta ketë të pamundur të paraqitet në këtë ndeshje, pasi që një klauzolë në kontratën e holandezit, që kaloi si huazim te Herculesi, nuk i lejon atij të paraqitet ndaj Real Madridit, derisa klubi i promovuar në La Liga t’ia paguajë Realit dy milionë euro.
Është vështirë e besueshme që ose Drenthe ose Herculesi ta paguajë këtë shumë të lartë për një ndeshje të vetme, pasi që vetë vlera e kërkuar është sa 1/20-ta e buxhetit të klubit nga Alicante.
Chelsea, Manchester City dhe Manchester United janë alarmuar pasi është njoftuar se supertalenti i Santosit, Ganso, ka refuzuar rinovimin e kontratës me klubin.Mesfushori ofensiv, i cili tashmë ka debutuar në fanellën braziliane, konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë brazilian.
“Unë e di se çfarë më ka ofruar Santosi nëpërmjet agjentëve të mi, por unë nuk e konsiderova si propozim të përshtatshëm. Kështu që, e refuzova. Gjithashtu, e kam të drejtën për të thënë jo”, konfirmoi Ganso për mediat braziliane.
Për Arsenalin definitivisht është momenti i fundit që të fitojë ndonjë trofe dhe me këtë sugjerim tonin pajtohet edhe Arsene Wenger, që u ka thënë lojtarëve se duhet të mbarojnë mallkimin pesëvjeçar pa trofe.“Unë thjesht u kam thënë lojtarëve që të luajmë për çdo trofe dhe atë pa specifikuar njërin nga tjetri, pasi që besoj se ne mund të fitojmë gjithçka”.
“Është me rëndësi që të mbajmë hapin, pa marrë parasysh se në cilën garë luajmë. Kjo është ajo që duam të bëjmë. Ne po bëjmë mirë në Ligën e Kamnpionëve dhe kemi luajtur mirë deri tani në Carling Cup, kështu që jemi përsëri në binarë. Unë mendoj se kemi skuadër mjaft të mirë për të fituar trofe. Le të shkojmë sa më larg që mundemi”, tha Wenger.
Babai i yllit të ri të Manchester United, Javier Hernandez, ka deklaruar se i biri i tij ishte fare pranë pensionimit në vitin 2009, kur për më se dy vjet nuk shënoi asnjë gol.“Ai dyshoi se mund të luante në Divizionin e Parë. Ne i kemi thënë që të jetë i durueshëm, por si lojtar i ri ai nuk kishte durim”.
“Unë kurrë nuk e kam menduar se ai do të bëhet profesionist. Më pas filloi të piqet dhe kur u bë 15 vjeçar, kemi parë ndryshime te ai. Qëllimi i tij ishte të bëhej profesionist dhe ne e kemi përkrahur në këtë drejtim”, zbuloi Javier Sr.
Sulmuesi i Herculesit, Nelson Valdez, i ka dërguar një mesazh kërcënues Real Madridit para sfidës së fundjavës, duke thënë se Los Blancos nuk duhet të mendojnë se do të kalojnë më lehtë se Barcelona.“Nëse ishim në gjendje ta mposhtim Barcelonën, pse të mos e bëjmë këtë edhe me Real Madridin? Kam respekt për ta, por nuk kam frikë aspak”.
“Pas Barcelonës, tani do t’i sqaroj hesapet me pjesën tjetër të kombëtares spanjolle te Reali. Le të shohim çfarë do t’i ndodhë Real Madridit. Unë njëherë shënova gol ndaj Casillasit, por u anulua, ndërsa tani nuk besoj se do të anulohet”, precizoi Valdez.
Mesfushori fantastik i Bayernit të Munichut, Bastian Schweinsteiger, është në pritje të kontratës së tij të re, por nëse kjo nuk ndodh deri në janar, atëherë nga ana tjetër në pritje të tij janë shumë skuadra të mëdha angleze.Daily Mail spekulon se Chelsea, Manchester City dhe Manchester United janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit të shumëanshëm, ndërsa për atë mund të fillojë dhe një luftë ofertash gjatë janarit.
Por, mbetet të shihet nëse drejtuesit e padisponuar të Bayernit, do të binden nga gjigantët anglezë për ta shitur asin gjerman, pasi që preferojnë që ai të mbesë në Allianz Arena për pjesën e mbetur të karrierës së tij.
Edin Dzeko vazhdon të jetë subjekt i spekulimeve të shumta të mediave evropiane, ndërsa tani duket se po lidhet me një kalim te Bayerni i Munichut, klub ky që po e mendon një ofertë mjaft serioze për Wolfsburgun.Sipas Daily Mail, gjigantët gjermanë janë duke e menduar një ofertë me vlerë 45 milionë euro. Në këtë ofertë pritet të përfshihet edhe Mario Gomez, në mënyrë që ta bindë Wolfsburgun të heqë dorë nga sulmuesi boshnjak.
Që kjo marrëveshje të realizohet, duhet të binden dy sulmuesit e lartpërmendur, të cilët nuk dëshirojnë qëndrimin në Gjermani.
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, është shprehur kundër idesë që ‘el Classico’ i këtij viti që zhvillohet në nëntor, të mos luhet në një ditë të hënë, pasi që një ndeshje e tillë i takon fundjavës.“Futbolli është për fundjavë dhe si profesionist, më pëlqen në këtë mënyrë. Barcelona – Real Madrid të hënën, dëmton vet ndeshjen”, theksoi Valdes.
Po ka zëra kohëve të fundit se ‘el Classico’ numër 162 nuk do të luhet ashtu siç ishte paraparë, të dielën më 28 nëntor, por të hënën më 29 nëntor.
Supertalenti i Interit, Philippe Coutinho, ka përkahur bashkëlojtarin e tij, Wesley Sneijder, pasi që mendon se holandezi do ta fitojë Topin e Artë.“Unë e inspiroj veten me anë të Sneijder dhe ai do ta fitojë Topin e Artë. Ai e meriton atë pa kurrfarë dyshimi. Ai ishte i jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve”.
“Unë pata paraqitjen time më të mirë ndaj Sampdorias, por unë mund të ngritem dhe të bëhem më i mirë. Synimi im është që të ndihmoj ekipin”, tha Coutinho.
Sulmuesi i Bolton Wanderers, Ivan Klasnic, është arrestuar me dyshimin për dhunë.30-vjeçari kroat është marrë në pyetje nga Policia e Manchesterit më herët gjatë javës, para se të lëshohen me garancion derisa hetimet e mëtejme zhvillohen
Policia është telefonuar nga një apartament në qendrën e Manchesterit në orët e hershme të së hënës, kur supozohet se ka ndodhur ngjarja. Klasnic nuk ka qenë në adresë kur është bërë ankesa dhe është arrestuar ca kohë më pas, kanë thënë burime për mediat angleze.
“Policia aktualisht është duke e hulumtuar një raport për dhunim në qendër të qytetit të Manchesterit. Pak para orës 5 të mëngjesit të hënën më 25 tetor 2010, policia është telefonuar pas një raporti se një 17-vjeçare është dhuruar. Një 30-vjeçar është arrestuar me dyshimin për dhunë dhe është lëshuar me garanci derisa hetimet të vazhdojnë më tej deri më 1 nëntor 2010”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Ylli i Los Angeles Galaxy, David Beckham, beson se Real Madridi mund ta mposhtë Barcelonën në garën për ta fituar titullin e këtij sezoni në La Liga.“Për aq sa e respektoj Barcelonën dhe mendoj se është një klub i madh, zemra ime gjithmonë është me Real Madridin”.
Andaj besoj se këtë vit, me menaxherin që kanë ata, me Florentino (Perez) – më pëlqen Florentino i cili është një njeri shumë i madh dhe bën gjëra të veçanta të ndodhin në klub – andaj me atë aty, me lojtarët që ka klubi, besoj se ata do të jenë numër një këtë vit”, ka thënë Beckham.
Klubi argjentinas River Plate ka konfirmuar interesimin e Barcelonës për Rogelio Funes Mori.Barend Krausz, i cili luan rolin e një këshilltari transferues për River, ka pohuar se Barcelona është e interesuar për sensacionin argjentinas.
“Mund të them se Barcelona po ashtu është e interesuar në Funes Mori. Ata e kanë përcjellë lojtarin për një kohë të gjatë”, ka thënë ai për Tuttomercatoweb.
Krausz po ashtu ka biseduar edhe me Milanin për situatën e sulmuesit.
Paul Ince është caktuar menaxheri i ri i Notts County, pasi ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2014.43-vjeçari i cili ka qenë pa punë që kur i dha fund aventurës së tij si trajner i MK Dons në muajin maj, është angazhuar nga klubi i League One si zëvendësim i Craig Short.
“Paul ka mjaft përvojë si lojtar dhe një përvojë solide si trajner, që e bën atë zgjidhjen më të mirë. Ka pasur një numër aplikimesh të kalibrit për pozitën dhe ishte inkurajuese të shoh se sa joshëse mbetet pozita e menaxherit të Notts County për disa prej emrave prestigjioz në botën e futbollit”, ka thënë kryetari i klubit, Ray Trew.
Notts County është klubi më i vjetër profesional në ligën angleze të futbollit dhe është krijuar në vitin 1862.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai është një fans i madh i sulmuesit të Newcastle United, Andy Carroll.Arsenali mbrëmë mposhti Newcastle United me rezultat 4-0 në kuadër të Carling Cup, por kjo nuk e ka penguar Wenger të mendojë pozitivisht për sulmuesin Carroll.
“Në fushë ai ka një prani dhe karizëm. Ky djalosh nuk ka frikë nga askush dhe kjo është arsyeja se pse besoj se ai ka një karizëm të veçantë. Thjesht mendoni se ka diçka në të derisa e shikoni nga jashtë”, ka thënë Wenger.
Cleveland Cavaliers kanë filluar erën pa LeBron James me një fitore befasuese prej 95-87 ndaj ekipi të favorizuar, Boston Celtics, të mërkurën mbrëma.Ajo që e bën fitoren edhe më të ëmbël për fansat e Cavaliers është fakti se fitorja e parë e sezonit vjen ndaj Celtcis, të cilët një ditë më parë mposhtën ekipin e ri të James, Miami Heat.
J.J. Hickson udhëhoqi te Cavaliers me 21 pikë, derisa Daniel Gibson, i inkuadruar nga stoli shënoi 16 pikë dhe tetë asistime. Për Boston Celtics, Rajon Rondo shënoi 18 pikë dhe nëntë asistime, derisa Paul Pierce 13 pikë.
Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez - Chicharito, ka fituar lëvdatat nga rivalët e tij.Nënshkrimi i Alex Ferguson erdhi për 7 milionë funte nga Guadalajara para Kupës Botërore, dhe ka shkëlqyer në disa ndeshjet e fundit.
Pas fitores së fundit prej 3-2 ndaj Wolves, ku Chicharito shënoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit, menaxheri i këtij ekipi, Mick McCarthy, thotë se është i impresionuar dhe mendon se sulmuesi do të bëhet yll.
“E kam parë atë në Stoke gjatë të dielës dhe harroni golat e tij, paraqitja e tij në fushë ishte e tmerrshme. Sir Alex di çfarë bën dhe ai ka dashur të fitojë kundër nesh dhe e ka sjellë atë dhe këtë edhe bënë ata”, ka thënë McCarthy.
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, pret ta fitojë Topin e Artë të FIFA për trajnerin më të mirë të vitit.Mourinho fitoi tre tituj me Interin sezonin e kaluar, por ka rivalitetin e fituesit të Kupës Botërore me Spanjën, Vicente del Bosque.
“Nëse këtë vit kam fituar gjithçka, të mos fitoj çmimin për trajnerin më të mirë në botë, atëherë kurrë nuk do ta fitoj atë...”, ka thënë Mourinho.
Atletico Madrid është duke dashur ta transferojë sulmuesin e Lyonit, Lisandro Lopez, shkruajnë mediat spanjolle.Klubi madrilen është i vetëdijshëm se mund të humbasë sulmuesin uruguaian Diego Forlan, andaj ka kthyer shikimin kah gjetja e një zëvendësimi për të. Një prej opsioneve për Atletico është sulmuesi argjentinas Lisandro Lopez.
Për të lejuar largimin e Lopez, Lyoni thuhet se kërkon 15 milionë euro. Për të të interesuara kanë qenë edhe disa klube nga Liga Premier.
Ylli i Milanit, Robinho, është duke ‘vluar’ në prag të derbit të vikendit përballë Juventusit.Robinho ishte në listën e golashënuesve në fitoren e Milanit ndaj Napolit gjatë të hënës, dhe thotë se nëse Milani luan mirë, mund të fitojë gjithçka këtë sezon.
“Kur do të shohim Robinhon e vërtetë? Unë shpresoj sa më shpejt që mundet. Jam në një formë më të mirë fizike dhe jam i lumtur. Ekipi po ia del mirë e edhe unë. Serie A është e vështirë dhe e mahnitshme; kënaqem dhe shpresoj të mbetem këtu për shumë vite. Milani është një ekip i madh dhe ne kemi mundësinë të fitojmë këtë sezon”.
“Po ashtu është mirë të luash [në një ekip] ku shumë brazilianë kanë pasur sukses. Ne i respektojmë të gjitha ekipet në garën për Skudeto, por nëse Milani ia del mirë, ne mund të fitojmë gjithçka. Ne e dimë se jemi më të fuqishmit dhe se nëse kryejmë punën tonë, ekipi jonë do të përfundojë në maje”, ka thënë Robinho.
















