Prishtina ka shënuar fitore minimale por tejet të rëndësishme në Merdare te Hysi në derbin e kësaj jave të zhvilluar në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.Supersfida ishte e balancuar, me rezultatin që nuk u zhbllokua deri në minutën e 81-të, kur për fitoren e madhe të Prishtinës realizoi mbrojtësi Labinot Ibrahimi, i cili i solli skuadrës së tij tri pikë të radhës.
Në derbin e Mitrovicës të zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, mes Trepçës dhe Trepçës ’89, ngëdhënjeu kampioni aktual Trepça, me rezultat 3-1.
Raiffeisen Superliga, java e 13-të – Rezultatet
Trepça - Trepça 89 3:1
Ferizaj – Ballkani 2:1
Hysi – Prishtina 0:1
Besa – Liria 2:2
Vëllaznimi – Flamurtari 2:1
KEK-u – Drenica 3:1
Tabela
1. Prishtina 27 pikë
2. Hysi 23 pikë
3. Besa 21 pikë
4. Lira 19 pikë
5. Trepça 89' 19 pikë
6. Trepça 19 pikë
7. KEK-u 18 pikë
8. Vëllaznimi 16 pikë
9. Ballkani 14 pikë
10. Flamurtari 14 pikë
11. Drenica 14 pikë
12. Ferizaji 10 pikë
Liga e Parë java 13-të - Rezultatet
Llapi – Besiana 0:0
Ulpiana – Sharri 2:1
Studençani – Rahoveci 2:4
Feronikeli – Istogu 1:0
Kaolini – Ramiz Sadiku 1:1
Lepenci – Kosova (V) 3:2
2 Korriku – Gjilani 2:1
Drita – Dukagjini 4:1
Tabela
1. Lepenci 28 pikë
2. Drita 28
3. Gjilani 25
4. 2 Korriku 22
5. Kosova (V) 21
6. Besiana 21
7. Llapi 20
8. Rahoveci 18
9. Ulpiana 16
10. Feronikeli 16
11. Sharri 14
12. Ramiz Sadiku 14
13. Dukagjini 14
14. Istogu 12
15. Studençani 11
16. Kaolini 10
Boltoni nuk ka arritur që t’i përmbahet Liverpoolit në sfidën e javës së dhjetë në Ligën Premier të zhvilluar në Reebok Stadium, pasi që vendasit janë mposhtur minimalisht nga The Reds.Liverpool ishte skuadra dominante në këtë ndeshje, si për nga posedimi i topit ashtu dhe për rastet e treguara. Sidoqoftë, as vendasit nuk janë sprapsur, por as njëra e as skuadra tjetër nuk arritën ta zhbllokojnë rezultatin.
Fjalën e parë dhe të fundit në këtë takim e pati deri në atë moment (86’) njeriu më i dobët në fushë, Maxi Rodriguez, që shfrytëzoi një pasim të Fernando Torresit për të mposhtur portierin e Boltonit, Jaaskelainen.
Liverpooli me këto tri pikë të reja vazhdon ngjitjen mbi malin e Ligës Premier, me 12 pikë në pozitën e 12-të, tri pikë më pak se vendi i pestë, Tottenhami.
Mainz nuk ka arritur që ta mbajë pozitën e parë në Bundesliga, pasi që ka pësuar humbje me rezultat 2-0 nga Borussia Dortmund, në derbin e kësaj jave të zhvilluar në Signal Iduna Park.Mysafirët nga Dortmundi ishin më të mirë nga fillimi, ndërsa djersa e derdhur shpaguhet vetëm pas 26 minutash lojë, kur Mario Gotze zhbllokoi rezultatin për 0-1.

Në pjesën e dytë Dortmundi vazhdoi me lojë të mirë dhe ishte përsëri Gotze ai që u përfshi edhe në golin e dytë, pasi që e gjeti të lirë në zonë Lucas Barrios, i cili nuk e pati të vështirë ta shënonte golin e dytë për Dortmundin, për të vënë kështu dhe rezultatin përfundimtar 0-2.
Pas javës së dhjetë është Dortmundi lideri i ri në Bundesliga me 25 pikë, ndërsa në pozitën e dytë gjendet Mainz me një pikë më pak se lideri.
Manchester City është i gatshëm që të mposhtë të gjithë ofertuesit tjerë, vetëm e vetëm për të transferuar sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.Agjentëve të lojtarit nga Bahia International, u është kërkuar nga City, që t’i informojnë këta të fundit për çdo të vetmen ofertë që bëhet për spanjollin, njofton The People.
“Ata dëshirojnë të paguajnë një funtë më shumë se oferta më e mirë që vjen për Fernando Torres. City dëshiron të bëjë një projekt të ri me Torresin si yll të tyre. Sezonin e ardhshëm ata duan të sigurohen se do të luftojnë për titullin e Ligës Premier nga java e parë”, theksoi një burim i tabloidit britanik.
Sir Alex Fergson ka zbuluar se Mancheter United nuk do të blejë lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar dimëror, edhe pse ka të holla për ta bërë këtë.Është thënë se Ferguson ka 50 milionë funte për të shpenzuar gjatë afatit kalimtar dimëror, duke shtuar paratë nga shitja e lojtarëve të panevojshëm. Ndër emrat më të lakuar ishin Wesley Sneijder dhe Fernando Torres.
“Ne nuk do të blejmë në janar, definitvisht jo. Do të jeni të limituar sepse ka qindra futbollistë të bllokuar për Ligën e Kampionëve. Atëherë do jemi pesë muaj para përfundimit të sezonit dhe ne do të marrim lojtarë të rinj, kur them këtë mendoj për rikthimin e Antonio Valencias në shkurt dhe të Owen Hargreaves”.
“Gjithnjë ka pasur para për t’u shpenzuar, por kjo nuk do të thotë që ne patjetër duhet të shpenzojmë. Ne do të blejmë atë që na nevojitet për të blerë. Ne dimë çfarë na nevojitet. Është dhe çështja se Van der Saar, Scholes, Giggs dhe Neville duhet të pensionohen, por kjo nuk do të ndodhë edhe dy-tri vjetë. Ne dimë saktësisht çfarë duhet të bëjmë”, precizoi skocezi.
Futbollisti aktualisht më i mirë në botë, Lionel Messi, ka thënë se fitorja prej 5-0 ndaj Sevillas, dëshmon se Barcelona është ende ekipi numër një në Spanjë.“Ne i bëmë gjërat si duhet, fituam atë që duhej dhe kështu edhe njëherë kemi treguar se jemi ekip i madh”, theksoi Messi.
I pyetur se çfarë mendon për kritikat ndaj ekipit, apo më mirë thënë për kritikat e Jose Mourinhos, Messi tha: “Ne e dimë se duhet të jemi të fortë dhe të injorojmë atë që thonë njerëzit për ne. Ne duhet të mendojmë më pak për të, pasi që ai (Mourinho) gjithnjë po shikon se si të ndërhyjë në lojën tonë, por ne duhet të mbesim indiferentë”, u shpreh Messi.
Lazio ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Palermo në Renzo Barbera, me rezultat minimal 1-0, për të forcuar kreun në tabelën e Serie A.Andre Dias e shënoi golin e vetëm të sfidës (27’), me anë të një goditje volej, i cili pos që ishte një gol i bukur, doli të jetë edhe goli që vendosi rezultatin përfundimtar në 0-1 për Lazion, pasi që Palermo përkundër faktit që kishte një lojtar më shumë në fushë, nuk arriti ta barazonte rezultatin.
Pas javës së nëntë në Serie A lider është Lazio, që ka tani katër pikë më shumë se Interi në pozitën e dytë. Milani gjendet në pozitën e tretë me 17 pikë, dy më shumë se Juventusi në pozitën e katërt.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e tij ndaj Herculesit, ku superylli portugez shënoi dy golat krucial në fitoren prej 3-1.“Unë jam në formë të lartë dhe po kam ecuri fenomenale. Unë po shënoj gola dhe jam i lumtur që jemi ende në krye të tabelës. Ekipi luajti mirë pas pjesës së parë, duke ma bërë të lehtë shënimin e golave”.
“Mourinho na dha urdhra të përkryera gjatë pushimit pas pjesës së parë dhe kjo ndryshoi ekipin. Gjithçka që bëmë në pjesën e dytë ishte e përkryer dhe kjo është arsyeja pse ne fituam”, deklaroi Ronaldo.
Strategu i Real Madridit, Jose Mourinho, ka këmbëngulur se vetëm një menaxher i veçantë mund ta zëvëndësojë Sir Alex Fergusonin te Manchester Unitedi, kur skocezi të pensionohet.“Futbolli pa Sir Alex Ferguson? Nuk jam i sigurt nëse kjo do të ndodhë së shpejti. Ai njeri jeton dhe frymon futboll, ndërsa Manchester Unitedi është klubi i tij. Urija dhe dëshira e tij për të fituar trofe vazhdon, kështu që nuk e shoh ditën kur ai do të largohet”.
“Sikurse te Real Madridi edhe posti te Manchester Unitedi është i veçantë, kështu që një menaxher i veçantë është mjaft i mirë për ta pranuar këtë post, kur kjo të jetë e mundur. Natyrisht, poste si ky nuk do të jenë të lira çdo ditë, kështu që interesimi do të jetë i madh. Sikurse te Reali, do të jetë post të cilin të gjithë do ta duan”, theksoi Mourinho për The Mirror.
Barcelona e copëtoi Sevillan në Camp Nou, ndërsa i kënaqur me lojën e sulmuesit të rikthyer në formë, David Villa, u shpreh presidenti Blaugran, Sandro Rosell, që lëvdoi Villan për impaktin në këtë takim.“Pep Guardiola tha se golat për Villan do të vinin dhe ashtu ndodhi. David Villa gjithmonë ka luajtur mirë, por qëllimi i tij kryesor aktualisht nuk është të shënojë gola, por t’i ndihmojë ekipit”.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se Wayne Rooney do të jetë edhe pesë javë larg fushave të blerta, që do të thotë se ai do të mungojë në derbin ndaj Manchester Cityt më 10 nëntor.“Ndoshta jemi pesë javë para rikthimit të Rooneyt, sepse ai duhet të kthehet në formë të mirë fizike. Mendoj se pesë javë janë të mjaftueshme”.
“Nuk ka gjasa që ai të merret në konsideratë për ndeshjen e 10 nëntorit ndaj Manchester Cityt. Ju dëshironi që një lojtar që nuk ka luajtur për pesë javë, të jetë i gatshëm dhe jo t’i përkeqësohet gjendja. Kjo i ndodhi Ryan Giggs disa javë më parë”, konfirmoi strategu i Djajve.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se paraqitja e skuadrës së tij ndaj Herculesit ishte e shkëlqyer.“Ne dominuam gjithë pjesën e dytë nga fillimi deri në fund, ndërsa ata kurrë nuk ishin të rrezikshëm, Iker Casillas ishte i papunë. Golat tanë erdhën pas kontrollit tonë dhe posedimit që kemi pasur. Është test i mirë mental ky pasi rikthyem rezultatin, por tek e fundit kemi të bëjmë me tri pikë të reja”.
“Ne sollëm në lojë Karim Benzeman për t’i gjunjëzuar kundërshtarët tanë dhe këtë e bëmë duke bashkuar Albiolin dhe Arbeloan në mbrojtje. Besoj se e merituam fitoren pas paraqitjes së shkëlqyer në pjesën e dytë”, theksoi Mou.
Se sa e rëndë ishte humbja e Milanit nga Juventusi, e dëshmon deklarata e presidentit Rossoner, Silvio Berlusconi, që ka vendosur të fshehet prapa kuintave dhe të mos flasë për takimin.Berlusconi e shikoi takimin nga tribuna VIP e San Siros dhe momentet e takimit nuk kaluan mirë në lozhën e lartpërmendur për shkak të reagimeve të kryeministrit italian, gjë që u reflektua dhe në intervistën pas takimit.
“Kur fitoni flisni, por kur humbisni atëherë qëndroni të qetë, sidomos nëse humbisni sikurse që bëmë ne sonte”, theksoi Berlusconi.
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, është distancuar nga spekulimet që flisnin se sulmuesi në largim i Sampdorias, Antonio Cassano, do ta shohë veten në janar në fanellën e Juventusit.“Unë mund të them se Juventusi nuk është prapa kësaj. Juventusi nuk ka për qëllim që ta tradhtojë Sampdorian”.
“Dhe Cassano nuk është pjesë e projekteve tona. Për këtë arsye, zërat janë thjeshtë të kota dhe të pa baza”, konfirmoi Marotta.
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ishte tejet i qetë pas supersfidës së fituar ndaj Milanit, ku pos tjerash shënoi dhe golin e 179-të në karrierën e tij në Serie A, me ç’rast dhe theu rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kampionatin italian.“Në këto ndeshje gjithçka mund të ndodhë. Ato kanë vlerë tri pikë, por ato janë gjithnjë të veçanta, pasi që nuk kemi fituar këtu që një kohë të gjatë. Puna që kemi bërë është shpaguar. Tani ecim. Tani duhet të shkojmë përpara. Do të ishte mirë të vazhdojmë kështu. Unë jam mirë dhe gjithmonë dua të luaj”.

“E ardhmja ime? Le të shohim muajt e ardhshëm. E ardhmja ime është gjitmonë e hapur. Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me Juventusin, por nuk jam i brengosur për të ardhmen. Goli ishte instinktiv dhe jam i ngazëllyer që arrita të godas”.
“Scudetto? Ne shpresojmë se kjo ndeshje është fazë e re e udhëtimit tonë. Ne duhet të përmbahemi nga entuziazmi në ndeshjet tjera. Ka ende punë për të bërë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë çdo rast”, deklaroi Alex Del Piero.
Trajneri i Sevillas, Gregorio Manzano, u shpreh tejet i zhgënjyer me disfatën e rëndë të pësuar në Camp Nou nga Barcelona, duke thënë se ekipi i tij nuk ishte i denjë për katalanasit.“Ne nuk ishim të denjë. Ata ishin dominantë në të gjitha aspektet e ndeshjes. Në botën e futbollit, kur ne mendojmë se të gjithë jemi në një nivel, Barcelona bën një lojë krejt tjetër. Ishte një ndeshje me vështirësi të jashtëzakonshme dhe nuk ka dyshim se çfarë ekip kampionësh ata janë. Me lojtarët e mëdhenj që kanë, kur ata e hedhin zarin si duhet, ata gjithmonë fitojnë”.
“Nëse nuk mbroheni si ekip ndaj Barcelonës, atëherë do të shkojë keq dhe ua lehtëson atyre gjërat. Nuk dua ta teproj tani, por ata janë superekip dhe nuk ka objektivitet këtu. Ne vetëm mund t’i përgëzojmë ata”, u shpreh i zhgënjyer Manzano.
Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, është shprehur për golin e shënuar nga Nicolas Anelka në momentet e fundit të takimit si gol krucial për tri pikët e të shtunës.“Mendoj se ai gol ishte kyç për këtë fitore. Mendoj se në pjesën e parë Blackburni luajti mirë, ata merituan të jenë në epërsi 1-0”.
“Ishte shumë e vështirë. Të luash këtu nuk është lehtë, por ne morëm rezultat fantastik dhe tri pikë të reja fantastike”, tha Carlito.
Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, falenderoi bashkëlojtarët e tij që i ndihmuan të shënojë dy gola kundër Sevillas në fitoren e lartë të Barcelonës me rezultat 5-0."Puna që bëj është këtu. Duhet të jem mirënjohës për trajnerin dhe kolegët, që më besojnë. Njerëzit u kënaqën me lojën e ekipit, dhe unë kam qenë i qetë, sepse e dija që golat do vinin.", tha David Villa.
Villa ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat, katër nga të cilat në La Liga.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, zotohet që do ta tregojë veten me Real Madridin pas paraqitjes fantastike mbrëmë ndaj Hercules.Benzema shpreson se paraqitja e tij mbresëlënëse që i ndërroi kahjen takimit të mbrëmshëm, do ta ndihmojë atë në rrugën e tij që ta tregojë veten tek Real Madridi.
"Njerëzit do ta kuptojnë që jam lojtar i mirë, unë vetëm duhet të luaj. Para fillimit të takimit, i thashë Mourinhos që do të punoj shumë në mënyrë që të luaj më shumë.", theksoi Benzema.
Për Benzeman janë të interesuara shumë skuadra evropiane, duke përfshirë këtu gjigantët si Juventus dhe Manchester United.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka mbrojtur skuadrën e tij nga kritikat, duke këmbëngulur se ata nuk merituan humbjen ndaj Juventusit.“Milani luajti mirë, ne krijuam raste dhe ua kemi limituar atyre mundësitë në pjesën e parë. Ne patëm raste për të barazuar, por ne nuk ishim në gjendje për këtë. Ky është futbolli”.
“Rezultati nuk është rezultat i futbollit të treguar sonte nga ne, por ky në të vërtetë është futbolli. Ne bëmë gabime në golat e tyre. Kjo është një ndeshje të cilën sigurisht nuk merituam që ta humbasim. Ky është futbolli. Ne duhet ta pranojmë humbjen në qetësi dhe të vazhdojmë tutje. Jam i sigurt se ne jemi në gjendje për të luftuar për titull”, tha Allegri i zhgënjyer pas disfatës.
Luigi Del Neri ka lëvduar shpirtin e Juventusit pasi pa skuadrën e tij duke mposhtur Milanin e superpërforcuar me rezultat 2-1.“Unë pashë një ekip që luftoi për çdo top. Ky është shpirti që na duhet përgjatë gjithë sezonit. Ekipi diti se si të bëjë diferencën dhe të tregojë qëndrim të mrekullueshëm. Ne duhet të vazhdojmë kështu. Ne po fitojmë në mënyrë të shkëlqyer pozitat në Serie A”.
“Ky Juventus na ka treguar se kemi shtatë shpirtra. Ne kemi besim dhe duam të punojmë shumë për të vazhduar kështu. Nuk do të jetë e lehtë, por ne e kemi treguar shpirtin e Juventusit të vërtetë”.
“Milani? Ata ishin kompaktë ndaj nesh dhe kanë lojtarë të mirë në sulm. Por, lojtarët tanë bënë sakrifica dhe ishin në gjendje t’i ndalojnë ata”, ka thënë pas ndeshjes Del Neri.
Barcelona planifikon të transferojë mesfushorin e Tottenham Hotspur, Luka Modric, gjatë afatit të ardhshëm kalimtar veror.Sipas Daily Mail, lojtari kroat është ndër prioritetet e trajnerit Pep Guardiola, i cili duket se ka hequr dorë nga transferimi i asit të Arsenalit, Cesc Fabregas.
Drejtuesit e Barcës mendojnë se Modric mund ta kryejë të njëjtin funksion sikurse Fabregas, dhe janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për të transferuar 25-vjeçarin.
Pas fitores mbresëlënëse prej 5-0 kundër Sevillas, trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se ekipi i tij ka luajtur mirë gjatë gjithë sezonit aktual.Me nga dy gola të Lionel Messi dhe David Villa, dhe një gol të Dani Alves, Blaugranët iu rikthyen mënyrës së tyre ‘të vjetër’ të të fituarit.
Ndërkohë, duke folur para gazetarëve, Guardiola tha se të zgjedhurit e tij ishin të shkëlqyeshëm në këtë përballje, ndërkohë sqaroi se përveç ndeshjes ndaj Herculesit, Barcelona ka luajtur mirë në të gjitha përballjet.
Trajneri i kampionit të Spanjës njëherit e lëvdoi sulmuesin David Villa, i cili heshti kritikët me dy golat e tij.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, më shumë preferoi që pas ndeshjes t’i sqaronte hesapet me Harry Redknapp se sa të gëzohej për fitoren, pasi që sipas skocezit, në golin e dytë vet fajtor ishte portieri Heurelho Gomes.“Ishte katastrofale. Askush nuk e ka ditur në atë moment se çfarë po ndodh. Një minut portieri kishte topin në dorë dhe minutin tjetër topi është në rrjetën e tij. Nani është kthyer për të parë nëse gjyqtari kishte lejuar të vazhdonte lojën, kështu që ai nuk pati tjetër ç’të bëj dhe shënoi gol”.
“Ju mund të shikoni në gjyqtarin dhe në anësorin, e ti fajësoni ata, por portieri është dashur të reagojë më mirë. Ai është portier me përvojë. Mendoj se ai shkaktoi gjithë këtë rrëmjë. Mendova se ishte penalti, ndërsa më pas ndjeva se Nani luajti me dorë. Por, gjyqtari heshti. Gjyqtari vazhdoi lojën për shkak se portieri kishte topin në pronësi. Por, portieri më pas mendoi se ishte goditje e lirë. Ai bëri një gabim”, u shpreh Ferguson pas ndeshjes.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lëvduar Alexander Song për golin në minutat e fundit të ndeshjes së fituar minimalisht ndaj West Hamit në Emirates.“Ai është fantastik për shkak se ai erdhi këtu si qendërmbrojtës, është shndërruar në mesfushor defensiv dhe tani luan si sulmues. Ai i ka shtuar diçka lojës së tij. Ai ka koherencë të mirë në zonë, sepse në pjesën e parë ai pati dy raste dhe kur një mesfushor defensiv ka dy raste, atëherë kjo do të thotë se ai ka koherencë të mirë”.
“Ishte aksion fantastik ai dhe Clichy është përmirësuar shumë në të shkuarit përpara. Ai është më i qetë dhe ka një këmbë të djathtë më të mirë tani”, deklaroi Wenger.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, u shpreh i zhgënjyer me referimin në ndeshjen e humbur me rezultat 2-0 ndaj Manchester United, duke thënë se Nani e preku topin me dorë para se të shënonte.United pesë minuta pa përfunduar takimi ishte në epërsi me një gol të Vidic, para se Nani të shënonte golin e sigurisë, i cili ishte mjaft kontrovers, pasi që portieri i Spursave, Heurelho Gomes, mendoi se ishte goditje e lirë për Tottenhamin, pasi Nani preku topin me dorë, një gjë që nuk ndodhi dhe që ia lejoi portugezit të shënonte gol, i cili u pranua nga gjyqtari Mark Clattenburg.
“Çfarë mënyrë farciale për ta përmbyllur këtë ndeshje. Ishte lojë me dorë, ai e preku topin me dorë dhe është dashur të ndëshkohej. Të gjithë e kanë parë atë duke bërë këtë, kështu që mendoj se ishte goditje e lirë, vetëm gjyqtari nuk e ka parë këtë”.
“Unë e kam parë atë duke prekur topin me dorë, ishte goditje e lirë. Ishte vendim skandaloz dhe gjyqtari e prishi këtë mbrëmje fantastike”, deklaroi Redknapp.
















