Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, u është përgjigjur egërsisht sugjerimeve se ai mund të dënohet nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për komentet e bëra pas ndeshjes ndaj Manchester United.FA do të marrë të martën një vendim nëse Redknapp duhet të përballet me panelin disiplinor, pasi ai e përshkroi referimin e Marc Clattenburg si skandaloz.
“Nëse nuk mund të dal para televizionit dhe t’i përgjigjem një pyetje në mënyrë të vërtetë, atëherë më duhet të them se jam i kënaqur me vendimin e Clattenburg? Ne nuk duhet të prangosemi para kamerave, dy minuta, tri apo katër pas ndeshjes. Mua më thërret përgjegjësi për mediat Simon dhe më thot dil para televizioneve, por unë nuk dua më”.
“Unë më shumë do të preferoja që të qëndroj në zhveshtore me lojtarët, por kur jam pyetur, unë kam dhënë përgjigje të vërtetë. Ai bëri një rrëmujë prej gjithë kësaj, por kjo ishte përgjigja ime dhe unë nuk lëkundem nga ajo”.
“Nëse FA dëshiron të ketë punë me mua për atë që thashë, atëherë edhe me mua do të kenë probleme, pasi që mua nuk më intereson dhe aq. Mos prisni më që unë të dal para televizionit pas ndeshjeve, apo të flas për shtypin pas një ndeshje. Nëse dëshironi që unë të vij dhe të flas gjëra palidhje, të them se ishte vendim i mirë, jam mjaft i kënaqur me atë, atëherë mos u brengosni se më nuk do të dal para mediave”, deklaroi Redknapp.






Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk ka marrë pjesë nëpër Kampionate Botërore, pasi që beson se Liga e Kampionëve është një garë larg më superiore.
Interi ka konfirmuar se portieri Julio Cesar dhe mesfushori Esteban Cambiasso nuk do të udhëtojnë në Londër për t’u ndeshur me Tottenhamin të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Anësori veteran i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, mund të jetë i gatshëm për derbin lokal kundër Manchester Cityt- ka deklaruar Sir Alex Ferguson.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka hedhur poshtë spekulimet se lojtarët e tij janë kthyer kundër tij pas humbjes prej 2-1 ndaj Wolves.
Mesfushori i Tottenhamit, Rafael Van der Vaart, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të dëshmojnë se kush janë ata në të vërtetë, në sfidën ndaj kampionit aktual të Evropës, Interit, që zhvillohet në White Hart Lane të martën mbrëma.
Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, e ka distancuar veten prej spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së tij, madje duke ironizuar me to.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka sqaruar pozicionin e Rossonerëve në raport me Ronaldinhon, duke thënë se ai do të rinovojë kontratën me kuqezinjtë.
Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka nënshkruar një kontratë të re afatgjate me gjigantin e Ligës Premier, Arsenalin.
Jose Mourinho i ka dhënë një mesazh brengosës Real Madridit, duke thënë se ai nuk e di nëse do të qëndrojë për një kohë të gjatë në Bernabeu.
Disa prej jush mund të çuditeni nga titulli i kësaj deklarate, por nuk ka nevojë që t’i fshini sytë, pasi që është shumë e vërtetë – një futbollist i Real Madridit mendon se Barcelona është favorite për Ligën e Kampionëve.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka konfirmuar se mesfushori holandez, Rafael Van der Vaart, mund të mos jetë në gjendje që të luajë në sfidën kryesore të Grupit A të Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Interit.
Nëse tifozët e Juventusit kanë pasur edhe një pikë shpresë për ta kthyer Scudetton që ua mori Interi në vitin 2006 pas Calciopolit, edhe atë shpresë të vogël tani ua humbi Luciano Moggi, që mendon se Bianconerët mund të ëndërrojnë për kthimin e Scudettos.
Anësori i Bayernit të Munichut dhe Francës, Franck Ribery, ka zbuluar të dielën se ai tashmë ndihet si gjerman, ndërsa ka shprehur kënaqësinë e rinovimit me bavarezët deri në vitin 2015.
Ky është kufiri i të gjithë kufinjve!!! Mjeshtri i mesfushës së Barcelonës, Xavi, ka marrë guximin për të vënë në peshore Lionel Messin dhe Diego Maradonan dhe madje të pohojë se kolegu i tij te Barcelona është më i mirë se futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.
Ronaldinho është i gatshëm që t’ia përgatisë Real Madridit një mikpritje sa më ‘miqësore’ kur Los Blancos të udhëtojnë në San Siro, për t’u takuar me skuadrën më të trofeshme në botë, Milanin.
Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, ndjen se një mbrojtje e fortë është tejet e rëndësishme për të fituar tituj, ndërsa shtoi se pas ardhjes së Jose Mourinhos, vija defensive madrilene ka fituar një dimension të ri në të.
Manchester United dhe Liverpooli tashmë janë lidhur me disa prej lojtarëve më të mëdhenjë të kontinentit, kurse emri i radhës që po lidhet me gjigantët anglezë është Edin Dzeko.
Nani beson se për momentin ai është një prej futbollistëve më të mirë në botë.
Francesco Totti thotë se ai nuk e meritoi kartonin e kuq në ndeshjen kundër Lecce, kur u përfshi në një zënkë me Ruben Oliveira, i cili po ashtu u përjashtua nga ndeshja.
Petr Cech thotë se lojtarët e Chelseat kurrë nuk ndjehen të mposhtur.
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ka edhe shumë gjëra që ai dëshiron t’i arrijë me futboll dhe se nuk e ka në plan të heqë dorë në një të ardhme të shpejtë.
Yjet e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant dhe Pau Gasol, kanë ndihmuar kampionin e dyfishtë të NBA-së të shënojë edhe fitoren e tretë të sezonit duke mposhtur bindshëm ekipin e Golden State Warriors me rezultat 107-83.
Felipe Melo ka lavdëruar bashkëlojtarët e tij të Juventusit pas fitores së të shtunës në Milan.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se saga rreth të ardhmes së Wayne Rooney ka galvanizuar klubin.
Ruud Gullit dëshiron të rikthehet në detyrën e trajnerit dhe ëndërr e tij e skajshme është të drejtojë Milanin.
Lionel Messi ka porositur Barcelonën të injorojë çfarëdo provokimi nga Real Madridi këtë sezon.
Kevin Nolan, i cili shënoi hat-trick në fitoren 5-1 të Newcastle ndaj rivalit lokal Sunderland, shprehet i ngazëllyer me formën e tij.
Trajneri i Lazios, Edy Reja, ka lëshuar një mori lëvdatash për karakterin e lojtarëve të tij, pas fitores 1-0 ndaj Palermos.
Sipas gazetës britanike News of the World, Manchester United ka hapur negociatat me Atletico Madrid rreth transferimit të portierit David de Gea.
Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, u ka thënë gazetarëve se ai i ka kërkuar falje presidentit të klubit gjenovian. Riccardo Garrone dhe se ai dëshiron që të qëndrojë te Doria.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, vazhdon të besojë se Mario Balotelli do të shkëlqejë në Eastlands, përkundër paraqitjes tejet të dobët të supertalentit në ndeshjen rikthyese ndaj Wolves, të cilën City e humbi me rezultat 2-1.

