Festa e lojtarëve të Benficas Skuadra e Benficas ka shënuar fitore prej 4-3 kundër Lyonit në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Portugezët arritën të krijojnë avantazh prej 4-0, mirëpo në 15 minutat e fundit të takimit francezët arritën ta ngushtojnë rezultatin në 4-3.
Vendasit realizuan tri herë në pjesën e parë, përmes Alan Kardec (20’), Fabio Coentrao (32’) dhe Javi Garcia (43’) duke dhënë shenja se i dëshironin tre pikët nga ky takim.
Në pjesën e dytë, Fabio Coentrao realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Benfican (67’), ndërsa ky ishte momenti kthyes i ndeshjes.
Lyoni arriti të realizojë tri herë përmes Yoann Gourcuff (75’), Bafetimbi Gomis (85’) dhe Dejan Lovren (90’), mirëpo këto gola nuk mjaftuan për të nxjerrë një pikë.
Në takimin tjetër të Grupit B, Schalke ka barazuar pa gola si mysafir i Hapoel Tel Aviv.
Përkundër humbjes, Lyoni prin në Grupin B me nëntë pikë, i ndjekur nga Schalke që ka shtatë pikë dhe Benfica me gjashtë pikë.
Lionel Messi dhe David Villa duke iu gëzuar golit Kopenhaga ka ndalur hovin e Lionel Messis dhe Barcelonës me anë të një barazimi prej 1-1 në kryeqytetin danez.
Barcelona ishte skuadra dominante nga fillimi i takimit dhe frytet shihen shumë shpejtë. Lionel Messi shfrytëzoi një rrëmujë të krijuar në zonë për të realizuar golin e tretë në dy ndeshje ndaj Kopenhagës për 1-0 (31’).
Gëzimi i lojtarëve të Barcelonës nuk zgjati më shumë se dy minuta, pasi që përgjigjen e duhur e pati Claudemir (33’), i cili me anë të një goditje fantastike, që ishte fatale për Barcelonën, barazoi rezultatin në 1-1.
Barcelona vazhdoi me posedimin e lartë të topit, por rastet nuk munguan as për danezët. Megjithatë, rezultati në fund mbeti ai i pjesës së parë, 1-1.
Rubin Kazan në sfidën tjetër me Panathinaikos barazoi pa gola.
Pas xhiros së katërt lider në Grupin D mbetet Barcelona me tetë pikë, një më shumë se Kopenhaga në pozitën e dytë. Në këtë grup kanë mbetur edhe disa hesape të pa sqaruara, pasi që ende nuk dihet se kush do të kualifikohet, çdo gjë është e hapur deri në fund, kjo për arsye të Rubin Kazanit në pozitën e tretë me tri pikë dhe Panathinaikosit në pozitëb e katërt me dy pikë, dy xhiro pa përfunduar faza grupore.
Lojtarët e Manchester United duke festuar golin e parë Manchester United e ka ndarë në gjysmë Bursasporin në transfertë, përderisa Valencia në Mestalla i është hakmarrë Rangersit për barazimin e shkaktuar dy javë më parë në Hampden Park.
Pjesa e parë e sfidës Bursaspor – United ishte e bllokuar dhe me rezultat 0-0.
Sidoqoftë, me të filluar pjesa e dytë fillojnë të ndryshojnë gjërat për Djajtë e Kuq. Pas një pasimi maestral të Michael Carrick (48’), ishte Darren Fletcher ai që me një goditje të bukur realizoi për 1-0.
Rezultatin në 2-0 e dyfishoi Gabriel Obertan me anë të një goditjeje të fortë nga zona e rreptësisë (73’). Bebe i dha verdiktin takimit vetëm katër minuta më vonë (77’), kur shënoi për 3-0.
Valencia nuk pati punë dhe aq të lehtë në Mestalla për të mposhtur Rangersin, me këta të fundit që lejuan të munden 3-0 në transfertë.
Pas xhiros së katërt është Manchester United skuadra lidere në Grupin C me 10 pikë, tre më shumë se Valencia në pozitën e dytë dhe pesë më shumë se Rangers në pozitën e tretë. United është fare pranë kualifikimit.
Gëzimi i spursave pas golit të parë Tottenham Hotspurs ka shënuar fitore prej 3-1 kundër kampionit të Evropës, Inter, duke iu hakmarrë për humbjen prej 4-3 në Giuseppe Meazza, dy javë më parë.
Spursat ishin skuadër më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe këtë e dëshmuan me shënimin e tre golave kundrejt një goli të Interit.
Rafal van der Vaart në mënyrë rutine kaloi vendasit në epërsi (18’) pas një superdepërtimi të Luka Modric, ndërsa me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë ishin sërish anglezët që dyfishuan avantazhin me një gol të Peter Crouch (61’), porse të gjithë punën e kreu Gareth Bale.
Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Samuel Eto’o në mënyrë mjeshtërore mposhti portierin Carlo Cudicini për të shpresuar nxjerrjen e një pike nga White Hart Lane.
Mirëpo, këtë nuk e lejoi lojtari më i mirë i Tottenhamit, Gareth Bale, i cili kaloi me lehtësi mbrojtjen mysafire për të pasuar te Roman Pavlyuchenko, i cili nuk e pati të vështirë ta plasonte topin në rrjet.
Në takimin tjetër të Grupit A, Twente Enschede e ka turpëruar Werder Bremenin para tifozëve të vet duke e mposhtur me rezultat prej 2-0.
Pas xhiros së katërt, Grupit A i prijnë Tottenhami dhe Interi me nga shtatë pikë, ndërsa Twente mban vendin e tretë me pesë pikë.
Mesfushori i rikthyer në top formë i Juventusit, Felipe Melo, ka thënë se ëndrra e tij këtë sezon është rikthimi në kombëtaren braziliane.
“Këtë sezon ëndërroj të rikthehem në Selecao”, theksoi Melo që fundjavën e kaluar ishte perandorak ndaj Milanit.
“Ajo paraqitje ishte e mirë për mua, pasi që më ka bërë më të pëlqyerin e tifozëve. Kjo më bën mirë dhe më motivon më shumë se kurrë”, shtoi braziliani për Ansa.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, edhe njëherë ka sqaruar pozicionin e tij ndaj sulmuesit spanjoll, Fernando Torres, duke thënë se ai nuk ka nevojë për të.
“Unë gjithnjë kam thënë se ai nuk është synim i yni për të ardhmen, ne kemi besim të madh në lojtarët tanë të rinj. Ne kemi sulmues fantastikë në Drogban, Nicolas Anelkan dhe kemi Salomon Kaloun e lojtarë të rinj si Sturridge dhe Kakuta”.
“Nuk kemi nevojë për një sulmues fantastik si Torres”, deklaroi ‘Carlito’.
Ronaldinho dhe Thiago Silva Milani ka marrë lajme të mira para supersfidës ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve që zhvillohet të mërkurën mbrëma në San Siro, pasi që Ronaldinho dhe Thiago Silva janë të gatshëm për lojë.

Faqja zyrtare e Milanit ka konfirmuar riaftësimin e dy prej lojtarëve më esencialë të Rossonerëve, të cilët kanë munguar njëri për shkak të një zgjatje muskulore tjetri për shkak të një ndrydhje të nyjës.


Nuk dihet nëse Ronaldinho do të jetë në formacionin startues ndaj Real Madridit, pasi që Massimiliano Allegri ka përdorur në ndeshjet e fundit një sistem prej tri sulmuesve me Robinhon, Ibrën dhe Paton në të.


Skuadra e plotë e Milanit për ndeshjen ndaj Real Madridit:


Portierët: Abbiati, Amelia


Mbrojtësit: Antonini, Jankulovski, Nesta, Papastathoupolos, Thiago Silva, Zambrotta, Yepes.


Mesfushorët: Abate, Ambrosini, Boateng, Flamini, Gattuso, Pirlo, Seedorf.


Sulmuesit: Ibrahimovic, Inzaghi, Pato, Ronaldinho, Robinho.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se mesfushori Cesc Fabregas do të mungojë për sfidën e të mërkurës mbrëma që Arsenali e zhvillon ndaj Shakhtarit në Donetsk të Ukrainës.
“Është një përzierje e dhimbjes dhe tërheqjes së vëmendjes nga ai lëndim në kofshë. Është shumë me rrezik futja e tij në lojë. Mendoj se ai mund të luajë ndaj Newcastle të dielën, por jo nesër, do të ishte rrezik i madh”, theksoi Wenger.
Francezi po ashtu konfirmoi që pos Fabregasit, i cili është i lënduar në kofshë, në dyshim për këtë ndeshje janë edhe Andrei Arshavin, Alex Song dhe Denilson.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka tentuar që të jetë sa më i butë në deklaratën e tij para ndeshjes ndaj Real Madridit të mërkurën, duke thënë se ai nuk ka nevojë për luftë, nëse dëshiron t’i mposhtë Los Blancos.
“Ne bëmë shumë gabime në Bernabeu dhe ata shënuan gola me fat. Kur i luani këto ndeshje, ju duhet të jeni të përkryer taktikisht. Ne kemi cilësi të mëdha teknike, por ne nuk mund të hymë në fushë duke menduar fillimin e një lufte me ta”.
“Milani nuk është ekip që luan për luftra, nuk është në kulturën tonë kjo. Ne do të luajmë me presion mbi ta, por pa bërë gabimet sikurse herën e kaluar. Formacioni? Nuk kam vendosur ende për këtë. Do të vendos më vonë”, deklaroi Allegri.
Transmetuesit spanjollë të ndeshjeve të La Ligas, kanë intervenuar për të kthyer zhvillimin e ndeshjes Barcelona - Real Madridit për të dielën më 28 nëntor, e jo ashtu siç ishte preferuar të hënën më 29 nëntor.
Zgjedhjet në Kataluni mbahen po të njëjtën ditë kur luhet dhe ‘el Classico’, prandaj dhe ishte kërkuar që derbi më i madh në botë të luhet të hënën dhe jo të dielën, një propozim që në fillim ishte aprovuar, por që tani është shfuqizuar.
Për shkak të shikueshmërisë së lartë, Canal + dhe Gol TV kanë intervenuar me kohë për ta rivendosur edhe zyrtarisht datën kur do luhet Real Madrid – Barcelona, që tani është e diel, 28 nëntor, ora 21:00.
Italia siç dihet ka dështuar në Kampionatin Botëror të zhvilluar në qershor të këtij viti, ndërsa diagnozën finale se pse Azzurët dështuan, tashmë e ka në dorë Cesare Prandelli, që thotë se kombëtarja kolaboi për shkak të mosrespektit për fanellën.
“Unë besoj se kombëtarja kurrë nuk ishte e kënaqshme në Botëror, për shkak se nuk kishte respekt nga i gjithë vendi”, theksoi Prandelli.
Sidoqoftë, tashmë Italia nën drejtimin e Prandellit është rikthyer në binarë, pasi që Azzurët janë fare pranë kualifikimit për Euro 2012, shumë më herët nga që ishte menduar.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, këmbëngul se Rossonerët mund të mposhtin Los Blancos në sfidën që zhvillohet të mërkurën mbrëma në tembullin mitik, San Siro.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që nuk kemi bërë në Bernabeu ndaj Real Madridit. Ata e dominuan lojën, ne ishim të ngadalshëm. Nëse luajmë më ndryshe, atëherë mund t’i mposhtim ata dhe të tregojmë se jemi më të fortë se ata”.
“Unë gjithnjë kam dëshirë ta sakrifikoj veten për Milanin. Unë erdha këtu për të fituar dhe unë ndjej shumë përgjegjësi. Unë duhet të adaptohem me lojën e Milanit. Unë gjithnjë jam i fortë me top”, u shpreh suedezi.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka aluduar se klubi katalanas është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit aktualisht më të mirë të majtë në botë, Gareth Bale.
“Ai është futbollist interesant me stil më ndryshe, që do të ishte pozitiv për La Ligan. Por, unë kam nevojë që ta bëj të qartë se nuk kam folur me askënd”, theksoi Zubizarreta.
Hiç më pak se 10 skuadra të mëdha evropiane janë vënë në gjurmët e mbrojtësit të Tottenhamit, Gareth Bale, i cili nga menaxheri i tij, Harry Redknapp, është deklaruar si i patransferueshëm.
Sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, beson se Jose Mourinho, ishte njeriu që ia mundësoi Interit të ngjitet në majën e futbollit evropian.
“Unë jam i kënaqur tani që luaj si sulmues ekstrem. E dua këtë pozitë. Vitin e kaluar pranova të luaj më larg prej golit, sepse Mourinho gjithnjë ka ditur të më bind”. “Ai më siguroi që nëse luaj në atë pozitë, atëherë do të bëhem kampion i Evropës. Ai është motivator i madh”, ka thënë Eto’o për Canal +.
Sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero, ka besim se ekipi për të cilin luan ai është në gjendje për ta mposhtur Real Madridin, në derbin e kësaj fundjave që zhvillohet në Santiago Bernabeu.
“Ne kemi ekip të mirë, ekip që një ditë duhet të fitojë te Reali dhe shpresoj se sivjet kjo do të ndodhë”, theksoi Aguero.
Argjentinasi shtoi në intervistën për Cadena COPE se ai është i lumtur në Vicente Calderon dhe se dëshiron të qëndrojë edhe më tutje me Atletico Madridin.
Tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar se Francesco Totti do të mungojë në derbin e kryeqytetit ndaj Lazios, pasi që gjykatësi sportiv, Giampaolo Tosel, e ka dënuar atë me një ndeshje moslojë.
Ishte pritur një suspendim prej dy ndeshjesh për kapitenin e Romës, pasi çoi dorë në Ruben Oliveiran dhe ftoi atë për një konfrontim në tunel.
Tosel shikoi dëshmitë e grumbulluara dhe vendosi që ta dënonte asin romak me një ndeshje moslojë dhe gjobë me para.
Sipas zërave nga Apeninet, Totti do të bëjë një apelim emergjent, me shpresë për të luajtur në derbi.
Franco Baresi ka shfrytëzuar suksesin e jashtëzakonshëm të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, për t’i quajtur Los Blancos favoritë të garës më prestigjioze evropiane për klube, Ligën e Kampionëve, përderisa kritikon mbrojtjen e dobët të Milanit.
“Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kamnpionëve. Jose Mourinho ka ndërtuar një skuadër mjaft konkurruese. Ronaldo? Ai është lojtari më i kompletuar këtu pari”.
“Rossonerët kanë sulm të shkëlqyeshëm, por mbrojtje tejet të pakujdesshme”, deklaroi legjenda Rossonere.
Ronaldinho do të qëndrojë te Milani edhe për një kohë të gjatë, nëse mund t’u besojmë fjalëve të vëllait dhe agjentit të tij, Roberto De Assis.
“Vëllai im nuk do të bëjë zgjedhje të nxituara, ai është mirë te Milani dhe ka energji për të shkuar larg me klubin”.
“Prioriteti i Ronaldinhos është Milani dhe ai nuk mendon për t’u larguar”, tha De Assis.
Për të ardhmen e Ronaldinhos kishte shumë spekulime javëve të kaluara, spekulime këto që u heshtën nga presidenti Rossoner, Silvio Berlusconi dhe tani nga agjenti, De Assis.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, do të rikthehet në shtëpinë e tij, stadiumin Giuseppe Meazza, por tani nuk mund të jetë dhe aq i qetë pasi që luan ndaj Milanit.
“Të kthehem në San Siro është sikur të kthehem në shtëpi. Është keq që luhet Milani kundër Real Madridit. Është keq që nuk jemi duke luajtur ndaj Interit”.
“Unë do të isha vërtet i lumtur të falënderoja përsëri tifozët e Interit në këtë stadium, për gjithçka që ata më dhanë në dy vitet fantastike”, u shpreh Mourinho.
Në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është bërë tërheqja e shortit të rrethit të parë të Kupës së Kosovës në futboll.
Ky short ka nxjerrë disa përballje interesante, por pa liderin aktual të Superligës, Prishtinën, që pushon deri në xhiron e dytë. Ndeshjet e rrethit të parë zhvillohen më 10 nëntor, me fillim nga ora 13:00.
Fituesi i edicionit të kaluar që mposhti Vëllaznimin me rezultat 2:1 në finale, Liria, do të takohet me Sharrin në Prizren. Vlen të përmendet se deri në çerekfinale zhvillohet vetëm nga një ndeshje për secilën xhiro, kurse duke filluar nga çerekfinalja, Kupa e Kosovës zhvendoset në sistemin vajtje-ardhje.
Mesfushori i Tottenhamit, Rafael van der Vaart, dhe ai i Interit, Wesley Sneijder, kanë shfrytëzuar faqen Twitter për të ngacmuar njëri-tjetrin në prag të takimit të sotëm të Ligës së Kampionëve.

Interi fitoi ndeshjen e parë me rezultat 4-3, por Tottenhami tregoi se mund të jetë i rrezikshëm, pasi luajti me 10 lojtarë shumicën e kohës dhe shënoi tre gola në pjesën e fundit të ndeshjes.


“Po e pastroj trofeun e Ligës së Kampionëve me fanellën e Tottenhamit”, ka shkruar Sneijder për mikun e tij Van der Vaart, i cili mungoi në ndeshjen e parë për shkak të suspendimit.


“Faleminderit që e pastron për mua. Unë tashmë kam lënë hapësirë për të në kabinetin tim të kupave”, është përgjigjur përforcimi i ri i klubit anglez.


Sneijder më tej ka vazhduar: “Ne do t’ju japim leksion futbolli në Londër”. Por Van der Vaart ka kthyer: “E kam takuar mbrojtjen tuaj në Milan, nuk dukej mirë. Ishte si djathë me vrima në të”.


Sneijder më pas ka tallur portierin e Tottenhamit, pasi Interi shënoi katër gola në ndeshjen e parë: “Gjeta një portier në eBay. A t’ua dërgoj linkun?”. Por Van der Vaart është përgjigjur: “Nuk kemi nevojë, as që do të arrini në zonën e penaltisë”.


Sneijder më pas ka tallur futbollin anglez duke thënë se është vetëm fuqi dhe atletikë dhe nuk ka aftësi dhe teknikë. “Në atë vend futbolli është ndeshje ku duhet të vraposh aq shumë sa mundesh nga njëri fund në tjetrin në fushë, apo jo?”.


Mesfushori i Interit ka qeshur edhe golin e Van der Vaart javën e kaluar kundër Evertonit, kur ai shënoi nga disa centimetra largësi: “Gol i mirë, por edhe kushëriri im gjashtëvjeçar do ta kishte shënuar atë”.


Van der Vaart është përgjigjur: “Këto gola llogariten, por në White Hart Lane kundër jush do të shënoj prej çdo këndi”.


Për të shpjeguar se ky dialog ka qenë miqësor, ylli i Tottenhamit ka shtuar më pas: “Kemi të njëjtën shije humori”.


Derisa Sneijder ka thënë: “Ne të dy filluam në Ajaxin e Amsterdamit si të ri, andaj e kuptojmë njëri-tjetrin”.


Ndeshja mes Interit dhe Tottenhamit zhvillohet sonte në ora 20.45 në White Hart Lane.

Luol Deng Luol Deng ka shënuar pikët më të larta në karrierë, 40, për të udhëhequr Chicago Bulls drejt fitores 110-98 ndaj Portland Trail Blazers.
Deng shënoi 16 pikë vetëm në çerekun e parë, për t’i dhënë avantazhin e theksuar 32-21 Bulls, të cilët shënuan fitoren e dytë radhazi. Derrick Rose, i cili kishte shënuar 67 pikë në dy ndeshjet e para, ndihmoi me 16 pikë dhe 13 asistime, derisa Chicago ishte e saktë në 60 për qind të tentimeve nga loja e hapur.
LaMarcus Aldridge shënoi pikët më të larta për Blazers dhe realizoi nëntë kërcime, ndërsa humbja ishte e para e këtij ekipi pas tre fitoreve.
Në anën tjetër, një ish-lojtari i Portland Trail Blazers, Maurice Lucas, ka ndërruar jetë mbrëmë nga kanceri, në moshën 58-vjeçare. Lucas është i njohur për të qenit shtyllë e triumfit të Portland në kampionat në sezonin 1976-77, kur ai kishte një mesatare prej 20.2 pikësh për ndeshje.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se fansat e Milanit nuk duhet të bëjnë shumë panik pas humbjes në shtëpi nga Juventusi.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, tashmë ka dhënë besimin e tij për trajnerin Massimilliano Allegri, pas rezultatit të fundit.
“Milani për momentin është në progres. Është normale të jesh ashtu pas një trajneri të ri dhe lojtarëve të rinj. Për Allegrin, ai mbase ende nuk ka qenë në gjendje të gjejë ekuilibrin e duhur në mes departamenteve”, ka thënë Ancelotti.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, do të ishte i lumtur nëse Antonio Cassano do të largohej nga Sampdoria dhe t’i bashkohet klubit të tij.
28-vjeçari pritet të largohet nga Marassi pasi është përplasur me presidentin Riccardo Garrone javën e kaluar.
“Do të nënshkruaja me Cassanon me shumë dëshirë. Ai një herë më pati thënë në të kaluarën se dëshironte të vijë te Palermo. Nëse ai vjen unë do të nënshkruaja me të menjëherë”, ka thënë Zamparini.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, beson se si ai do të dështonte të tregojë formën e tij më të mirë te Reali i Madridit.
“Më lejoni të them një gjë: unë varem nga bashkëlojtarët. Futbolli im dhe pasimet e mia do të ishin të padobishme pa ndihmën e ekipit tim. Kjo është diçka është shumë e qartë për mua”, ka thënë Xavi.
“Ndonjëherë filloj të mendoj dhe shoh në shembullin e Madridit, të cilët kanë vërtet lojtarë të mrekullueshëm, por unë do dështoja me ta. Ata luajnë në mes dhe unë kam nevojë për lojtarë që e hapin lojën në krahë, të cilët bëjnë lëvizje diagonale, të cilët lënë hapësira për mua në qendër dhe të cilët kurrë nuk ndalojnë së lëvizuri”, ka thënë Xavi.
Juventusi është i gatshëm të harxhojë në muajin janar për të transferuar sulmuesin e Barcelonës, Bojan Krkic.
Drejtuesit e Juve e shohin Krkic si një zgjidhje ideale për të bashkëpunuar me Vincenzo Iaquinta dhe Amauri.
Fillimisht ka pasur bisedime për një ofertë huazimi, megjithatë Juve dëshiron të ofrojë 22 milionë euro për të siguruar Krkic me kontratë të përhershme.
Sulmuesi kurrë nuk ka shijuar futboll të rregullt nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola dhe shanset e tij janë dobësuar edhe më shumë këtë sezon me ardhjen e David Villa nga Valencia.
Portieri i Manchester United, Edwin van der Sar thotë se brenda klubit ka një ambicie për të fituar përsëri titullin e Ligës Premier.
“Ne duam të rikthejmë titullin e Ligës Premier, kjo është e sigurt. Ne për pak e humbëm atë sezonin e kaluar, edhe pse kishim shumë lëndime dhe humbëm shumë ndeshje. Mendoj se ky është prioritet”.
“Dhe sigurisht ne u eliminuam nga Evropa shumë herët sezonin e kaluar, andaj edhe kjo duhet të jetë një prej qëllimeve tona”, ka thënë Van der Sar.
Besiktas është duke ringjallur interesimin për sulmuesin në largim nga Manchester City, Roque Santa Cruz.
Daily Mail shkruan se Besiktas është klubi i fundit që ka ringjallur interesimin në sulmuesin e Cityt, Santa Cruz. Menaxheri i klubit anglez, Roberto Mancini, konfirmoi javën e kaluar se paraguaiani do të lejohet të largohet në janar dhe Fulham, Getafe e Sevilla tashmë kanë shprehur interesim.
Klubi turk po ashtu është duke menduar për transferimin e 29-vjeçarit që në afatin kalimtar të janarit dhe do t’i ofrojë atij të njëjtën pagë si dhe mundësinë të luftojë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Megjithatë Fulhami mbetet kandidati më i fuqishëm.
Marouane Chamakh ka pasur frikë se stili dinamik i lojës së Arsenalit do t’i shkaktojë atij sulm në zemër.
Marokeni iu bashkua Topçinjve si transfer i lirë nga Bordeaux gjatë verës, pasi kishte kaluar gjithë karrierën e tij te klubi francez. Chamakh ka shënuar gjashtë gola deri tash me Arsenalit, por thotë se nuk ka qenë e lehtë.
“Po thuajse pata sulme kur për të parën herë luajta për Arsenalin. I thash vetes se kurrë nuk do të jem në gjendje të dal dhe të luaj një ndeshje të plotë. Te Arsenali ne shkojmë dhe sulmojmë gjithë kohën, dhe isha disi i pavetëdijshëm kur për të parën herë iu bashkova atyre”, ka thënë Chamakh.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, beson se Frank Lampard do të jetë i gatshëm të luajë kundër Liverpoolit.
Lampard ka qenë jashtë fushe që nga operacioni për hernia në fund të muajit gusht, por menaxheri Ancelotti është i bindur se Lampard do të mund të dalë në fushë në Anfield pasi ka filluar të stërvitet javën e kaluar.
“Lampard ka filluar të stërvitet me klubin këtë javë. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Spartak Moskës, por për ndeshjen e ardhshme të Ligës Premier kundër Liverpoolit [do të jetë aty]”, ka thënë Ancelotti.