Përkundër disavantazhit prej një goli, Shakhtar Donetsk ka arritur të rikthehet për të mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për Grupin H.Theo Walcott kaloi mysafirët në epërsi (10’), ndërsa Craig Eastmond shënoi në portën e tij (28’) për të siguruar barazimin për vendasit.
Ish- lojtari i Arsenalit, Eduardo, ishte njeriu që dënoi anglezët në fund të pjesës së parë dhe ky rezultoi të ishte goli i fitores për ukrainasit.
Në takimin tjetër të Grupit H, Partizani është mposhtur para tifozëve të vet nga Braga me rezultat 0-1.
Pas xhiros së katërt, Grupit H i prijnë Arsenali dhe Shakhtari me nga nëntë pikë, ndërsa Braga mban vendin e tretë me gjashtë pikë.
Bayern Munich ka çmontuar CFR Clujin në transfertë, përderisa Roma arriti të shënonte fitore prej 3-2 ndaj Baselit në Zvicër.Roma e filloi më mirë takimin. Jeremy Menez shënoi për 1-0 (17’) me anë të një goditjeje të bukur. Totti e dyfishoi rezultatin nga penaltia në 2-0 pas vetëm 26 minutash lojë.
Në pjesën e dytë të fuqishëm u rikthyen zvicëranët, të cilët zvogëluan epërinë në 2-1 me anë të Frei (69’) që realizoi me kokë nga afëria. Leandro Greco (76’) shënoi për Romën për rezultatin 3-1, kurse Xherdan Shaqiri (83’) pati fjalën e fundit në këtë takim, kur shënoi për 3-2 dhe rezultatin përfundimar nga afërsia.
Bayerni arriti t’ia dalë ndaj Clujit me rezultat 4-0, falë një paraqitje fenomenale të Bastiani Schëeinsteiger që asistoi dy herë për Mario Gomez (12’, 71’ dhe 24’), i cili realizoi hettrik. Muller në fund e vendosi rezultatin përfundimtar për 4-0 (90’).
Bayerni në Grupin E ka 12 pikë dhe tashmë është kualifikuar në fazën tjetër dy xhiro pa përfunduar faza grupore, përderisa Roma, Cluji dhe Baseli do të luftojnë për pozitën e dytë në këtë grup.
Chelsea ka shënuar fitore të lartë ndaj Spartak Moskës në Stamford Bridge, përderisa Marseille ka demoluar Zilinën në transfertë, në ndeshjet e vlefshme për Grupin F të Ligës së Kampionëve.Chelsea nuk arriti të shënonte në pjesën e parë, por pjesa e dytë për rusët ishte fatale. Rezultatin e zhbllokoi Nicolas Anelka (49’), i cili nga një pozitë tejet e vështirë shënoi për 1-0. Në 2-0 rezultatin e dyfishoi Didier Drogba nga penaltia, kurse me kokë për 3-0 realizoi Branislav Ivanovic. Bazhenov shënoi për 3-1 dhe rezultatin përfundimtar prej 4-1 e vuri Ivanovic që realizoi golin e dytë.

Marseille pati punë më se të lehtë ndaj Zilinës në udhëtim, duke e mposhtur atë me rezultat 7-0. Vlen të përmendet hettriku i Piere Andre Gignac dhe dygolëshi i Lucho Gonzalez.
Chelsea ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dy xhiro pa përfunduar faza grupore, përderisai në Grupin F lufta për pozitën e dytë do të zhvillohet mes Spartak Moskës dhe Marseille.
Milani dhe Real Madridi kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.Mbretërit luajtën shumë më mirë se Rossonerët në pjesën e parë të takimit, megjithatë arritën të realizojnë vetëm njëherë.
Gonzalo Higuan shfrytëzoi një pasim të shkëlqyer të Angel Di Marias, për të mposhtur portierin Abbiati (45’) dhe me epërsi minimale të mysafirëve mbaroi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, skuadra e Milanit ishte edhe më statike, mirëpo inkuadrimi në lojë i Filippo Inzaghit (59’) ndryshoi gjithçka në lojë.
SuperPippo shfrytëzoi një lëshim të Iker Casillas pas goditjes së Zlatan Ibrahimovic, dhe me kokë barazoi shifrat (68’).
Inzaghi çoi në këmbë të pranishmit në San Siro kur pas një krosimi të Gattusos kaloi vendasit në epërsi edhe pse ndodhej në pozitë jashtë loje (78’).
Mirëpo, Pedro Leon nuk lejoi që Los Blancos të dilnin kokulur nga San Siro, pasi që në mitutat shtesë (90’+3) barazoi rezultatin për të nxjerrë një pikë nga ky takim.
Në ndeshjen tjetër të Grupit G, Auxerre ka realizuar fitoren e parë në fazën grupore duke mposhtur Ajaxin me rezultat 2-1.
Pas kësaj xhiroje, Reali mban kreun me dhjetë pikë, i ndjekur nga Milani që ka pesë pikë, ndërsa Ajaxi ka katër pikë në vendin e tretë.
















