Interi ishte fare pranë humbjes së dytë këtë sezon në Serie A dhe atë në shtëpi ndaj skuadrës së promovuar Brescia, në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza, e që përfundoi me rezultat 1-1.Ndeshja e cila ishte destinuar për një rikthim të fuqishëm të Interit pas humbjes katastrofale ndaj Tottenhamit në mesjavë, doli të ishte e kundërta, pasi që pos barazimit turpërues ndaj Brescias, arallës së lëndimeve Nerazzure tani iu bashkuan mbrojësit Maicon dhe Samuel.
Pas një topi të gjatë nga Simone Dallamano, është Andrea Caracciolo ai që arrin ta shmangë mbrojtësin Samuel me anë të kontrollit të mirë të topit, që rezultoi në golin e epërsisë për mysafirët nga Brescia (14’).
Interi dominoi në vazhdim të takimit, me një Eto’o që u tregua fantastik, por me një Sneijder që u desh të zëvëndësohej në fillim të pjesës së dytë falë formës së dobët të treguar.
Pas kombinimeve në zonë me Pandev, është Eto’o ai që rrëzohet në zonë nga Berardi, për të nxjerrë kështu një penalti për kaltër e zinjtë. Eto’o bukur ekzekutoi nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin në 1-1, i cili doli të ishte dhe epilogu përfundimtar.
Ende pa u luajtur mirë java e dhjetë, Interi ka 19 pikë në tabelë dhe mbetet në pozitën e dytë, ende pa zhvilluar Lazio dhe Milan ndeshjet e tyre respektive të dielën.
Celticu e ka djegur, copëtuar, shkatërruar, demoluar, deklasuar, apo çfarëdo qoftë tjetër skuadrën Aberdeen, e cila nuk pa dritë të bardhë në Celtic Park.Sulmuesit Anthony Stokes dhe Gary Hooper shënuan hettrik në këtë sfidë, në një ndeshje e cila përfundoi me nëntë gola të shënuar nga të gjelbrit dhe asnjë nga mysafirët, pra 9-0.
Kjo fitore e lartë e Celticut vjen vetëm një javë pasi skuadra holandeze, PSV shënoi një fitore prej 10-0 ndaj Feyenordit në derbin holandez.
Massimiliano Allegri ka mohuar tensionin në skuadër pas përleshjes mes sulmuesit, Zlatan Ibrahimovic dhe mbrojtësit, Oguchi Onyewu.“Gjithçka mbaroi me puthje dhe përqafime, ne jemi të lumtur. E vërteta është që, i gjithë incidenti ishte fryrë shumë nga mediat”, theksoi Allegri para se të fliste për përbërjen para ndeshjes ndaj Barit.
“Mund të ketë pushim për Andrea Pirlon. Nuk kam vendosur ende për formacionin, por do t’iu gëzoj duke iu treguar mbrojtjen: Ignazio Abate, Alessandro Nesta, Mario Yepes dhe Ginaluca Zambrotta”, përfundoi Allegri që shtoi se kërkon tri pikë ndaj Barit.
Ngasësi i Williams, Nico Hulkenberg, ka arritur që ta sigurojë pole pozicionin e tij të parë në karrierë për garën e Çmimit të Madh të Brazilit, në kualifikime të cilat u përcaktuan nga gomat e përdorura.Sebastian Vettel, Mark Webber, Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso, katërshja e madhe që lufton për titullin e kampionit, vjen menjëherë pas ‘deles së zezë’, Hulkenberg. Jenson Button u kualifikua vetëm për vendin e 11-të.
Hulkenberg, e ardhmja e të cilit nuk është e garantuar te Williams, befasoi të gjithë kur i pari vendosi të përdorte në kualifikim gomat e thata, vendim ky që doli të jetë krucial për t’i mposhtur të gjithë konkurrentët tjerë.
“Pole pozicioni im i parë është emocional dhe moment historik, pasi që dua të jem në Formula 1 për shumë, shumë vite. Unë ende po drillem nga emocionet dhe vetëm dua që të kënaqem me garën e nesërme”, deklaroi Hulkenberg.
Ji Sung Park ishte heroi i Manchester United në sfidën e zhvilluar ndaj Wolvesit në Old Trafford.Pjesa e parë ishte pa gola, deri në momentin kur në skenë doli Ji-Sung Park, i cili ia dha Unitedit epërsinë e parë (45’).
Në pjesën e dytë Sylvan Ebanks-Blake (66’), qetëson 75 mijë Djajë të mbledhur në Old Trafford me golin e shënuar për 1-1.
Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me një barazim të shokues të Manchester United, kritikëve mendjen ua preu Ji-Sung Park, që së bashku me Darren Fletcher dhe asistimin e tij të dytë (90’), u bënë heronj në fitoren e vështirë.
Me këtë fitore United ngjitet në pozitën e dytë me 23 pikë, dy më pak se Chelsea në pozitën e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. Tani Djajtë e Kuq edhe zyrtarisht janë rikthyer në garën për titull të Ligës Premier.
Hamburgu ka shënuar fitore prej 2-1 në derbin e javës së 11-të në Bundesliga ndaj Hoffenhemit, përderisa një prej liderëve, Mainzi, dështoi ndaj Freiburgut në transfertë.Takimi filloi të nxehet shumë shpejt, kur Sead Salihovic nga pika e bardhë (6’) i dha epërsinë e parë dhe të fundit në këtë takim Hoffenheimit, para se Heiko Westerman ta realizonte golin e barazimit (45’), pas asistimit të Mladen Petric.
Ishte pikërisht heroi Mladen Petric ai që i dha Hamburgut tri pikë të reja, me golin e tij të shënuar në minutën e 83-të të takimit.
Proces të shkurtër nga Mainzi nga ana tjetër bëri sulmuesi i Freiburgut, Papiss Demba Cisse, i cili me një gol nga penaltia (64’), ia dhuroi Mainzit humbjen e dytë këtë sezon.
Hamburgu gjendet në pozitën e gjashtë me 18 pikë të tubuara pas javës së 11-të, po aq sa ka dhe Hoffenheimi në pozitën e katërt. Mainzi ende mban pozitën e dytë me 24 pikë.
Munchengladbachu e ka ndalur Bayernin në një barazim prej 3-3, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së javës së 11-të në Bundesliga.Patrick Herrmann kaloi shpejt vendasit në epërsi (5’), pas asistimit nga Levels. Nuk vonoi kundërpërgigja e bavarezëve, kur Mario Gomez realizoi për 1-1 (11’). Në pushim me një gol epërsi Bayernin e qetësoi Bastian Schweinsteiger (40’).
Në pjesën e dytë vendasit u rikthyen në lojë me anë të dy golave të shpejtë të realizuar nga Marco Reus (56’) dhe Igor De Camargo (60’). Pranë rezultatit 3-2 për Munchengladbachun, në skenë doli Philipp Lahm që me ndihmën e Anatoly Tymoschtchuk realizoi golin e barazimit.
Bayerni e sheh veten në pozitën e nëntë me 16 pikë, kurse Munchengladbach nuk po mund të dalë nga zona e rrezikshme, pasi që është në pozitën e fundit me vetën shtatë pikë.
Boltoni ka shënuar fitore të madhe ndaj Tottenhamit në Reebok Stadium dhe atë me rezultat 4-2.Një ndeshje e cila duhej të ishte fitore e lehtë e Tottenhamit, në fakt doli të jetë e kundërta. Kevin Davies kaloi në epërsi vendasit pas gjysmë ore lojë (31’).
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, kurse në fraksionin e dytë ishte Gretar Steinsson ai që dyfishoi rezultatin (57’). Për 3-0 realizoi përsëri Kevin Davies (76’), tani nga pika e bardhë. Alan Hutton kundërpërgjigjet me golin e tij për 3-1 (79’).
Roman Pavlyuchenko e bëri ndeshjen më dramatike kur shënoi për 3-2 në minutën e 87-të, por vendasit i qetësoi Martin Petrov me golin e tij në minutën e fundit.
Kjo humbje është katastrofale për Tottenhamin, sidomos pas paraqitjes së mirë ndaj Interit në Ligën e Kampionëve. Tani Spursat janë në pozitën e gjashtë me 15 pikë, po aq sa ka dhe Boltoni në pozitën e pestë.
Diego Maradonës mund t’i ofrohet posti i përzgjedhësit të kombëtares së Iranit, gjithnjë sipas njoftimeve të gazetës iraniane Khabar Varzeshi.Presidenti i Federatës së Futbollit të Republikës Islamike të Iranit (FFIRI), Ali Kaffashian, pritet që të mbajë bisedime me agjentët e Maradonas. Agjenti i argjentinasit pritet që ta vizitojë Iranin të shtunën pasdite, kur dhe pritet të hapen bisedimet.
Thuhet se Maradona ia ka dërguar fanellën e tij, Presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmadinejad.
Patrice Evra dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi në fund të sezonit dhe të përfundojë karrierën e tij te Real Madridi, njofton Goal.com.Patrice Evra kërkoi largimin në janar, ndërsa këtë do ta bëj tani, përkundër rinovimit që do ta bëjë me Unitedin. Ferguson nuk dëshiron ta humbasë francezin, i cili konsiderohet si një prej mbrojtësve të majtë më të mirë në rruzull.
“Patrice Evra kërkoi të largohej në janar, por tani është i kënaqur që ka nënshkruar kontratë të re dhe kështu të largohet në fund të sezonit. Ai është i brengosur për kahjen e klubit, ndërsa është i tërhequr nga mundësia për të luajtur te Real Madridi, një klub të cilin ai vërtet e admiron”, ka thënë një burim i United.
Atmosfera e derbit mes Real Madridit dhe Atletico Madridit ka pësuar një ‘goditje’ nga Jose Mourinho, i cili e quajti derbin madrilen si një ndeshje tjetër për Los Blancos, asgjë më shumë.“Nuk është test për ne, është vetëm një ndeshje tjetër”, theksoi Mourinho për Marca, i cili shtoi se do të vë në fushë përbërjen më të fortë të Realit, ndërsa është shprehur i brengosur për formën e lartë të portierit të Atleticos, David De Gea.
“Atletico ka një portier të ri, i cili fatkeqësisht për mua, është sikurse Iker Casillas. Ekipet e mia nuk luajnë për t’i fituar derbit, por luajnë për të fituar tituj, ndërsa të fitosh një titull të nevojiten pikët të cilat duhet t’i marrësh edhe nëpër këto ndeshje”, përfundoi ‘I Veçanti’.
Në prag të takimit në mes të Liverpoolit dhe Chelseat, menaxheri i Bluve, Carlo Ancelotti, thotë se një ditë ai do të dëshironte të punojë me Steven Gerrard.“Do të doja të punoj me të pasi ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë. Kur mund të punoni me futbollistët më të mirë, është më lehtë të fitohet. Nuk e njoh Gerrard si personalitet. Mendoj se është njeri i mirë. Por arsyeja se pse dua të jem trajner i tij është se unë kam stërvitur me futbollistë fantastikë, dhe ai është një prej më të mirëve”, ka thënë Ancelotti.
Italiani më pas ka paralajmëruar se kërcënimi më i madh nga Liverpooli do të vijë pikërisht nga Gerrard.
“Ai luan në një pozitë shumë të rrezikshme për ne, pak prapa Fernando Torres. Do të duhet ta kontrollojmë mirë atë pozicion, pasi Gerrard do të ketë mundësinë ta bëjë pasimin e fundit për Torres dhe do të jetë shumë i rrezikshëm me goditjet nga largësia”, ka shtuar ish-trajneri i Milanit.
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, llogarit se Harry Redknapp duhet të jetë përzgjedhësi i ardhshëm i Anglisë.Po thuajse është e sigurt se Capello do të largohet nga stoli drejtues i Anglisë, ndërsa përzgjedhësi i ardhshëm kërkohet të jetë anglez. Lampard mendon se daja i tij, Harry Redknapp, duhet të jetë njeriu i cili do t’i udhëheqë Tre Luanët.
“Harry është zgjidhja më e mirë. Sipas meje, ai duhet të jetë përzgjedhës. Sinqerisht, do të isha shumë krenar nëse përzgjedhësi i ardhshëm do jetë ai, pasi Harry është nga familja ime. Nëse kërkojmë përzgjedhës në Angli, atëherë përfundimisht duhet të jetë ai”, ka thënë Lampard.
Cristiano Ronaldo thotë se ardhja e trajnerit Jose Mourinho në stolin drejtues të Real Madridit ka bërë ‘revolucion’ te klubi mbretëror dhe se me të ata kanë shanse më të mëdha për të fituar.Klubi mbretëror është në përpjekje për ta penguar dominimin e Barcelonës në La Liga në dy vitet e fundit dhe përfundimisht të arrijë deri te trofeu i 10-të në Ligën e Kampionëve. Ronaldo beson se Reali mund ta realizojë këtë qëllim me Jose Mourinhon në stolin drejtues.
“Ardhja e Mourinhos ka ndryshuar gjithçka. Trajneri është shumë i mirë dhe ka sjellë përvojën e tij te Real Madrid. Me të kemi më shumë shanse për të fituar”, ka thënë Ronaldo.
“Qëllimi ynë është Liga e Kampionëve. Çdo futbollist i Real Madridit duhet gjithmonë të mendojë se është e mundur të fitojmë në Evropë. Jam i bindur se këtë vit do të jetë më ndryshe”, ka shtuar portugezi.
Zlatan Ibrahimovic ka nxitur kundërthënie në radhët e Milanit, pasi është ankuar se nuk mund të tregojë lojën e tij kur luan me brazilianë.Suedezi ishte shumë komplementar me Pippo Inzaghin pas paraqitjes në barazimin 2-2 të Milanit ndaj Real Madridit, të mërkurën mbrëma, por është shprehur i pakënaqur kur ka si partner sulmi ndonjë brazilian.
“Pippo është i jashtëzakonshëm. Ai duhet të luajë më shumë, pasi nëse dikush ia del mirë ai e meriton. Ndjehem më i lirë me Pippo pasi mund të lëviz më shumë. Ndryshe, kur luaj me brazilianë ndjehem më i obliguar të qëndroj në një zonë”, ka thënë Ibra.
New Orleans Hornets kanë arritur të shënojnë një fitore të ngushtë me rezultat 96-93 ndaj Miami Heat gjatë të premtes për të shënuar fitoren e pesë radhazi këtë fillim sezoni në NBA.Heat, të cilët fituan katër ndeshjet e kaluara pasi humbën ndeshjen e parë të sezonit kundër Boston, kishin avantazh 90-89 kur LeBron James bëri dy gjuajtje të lira me 59 sekonda të mbetura.
Por Marco Belinelli po ashtu bëri dy gjuajtje dhe Trevir Ariza shënoi një trepikësh nga këndi me 14 sekonda të mbetura, për t’ia dhënë New Orleans Hornets fitoren e radhës.
Emeka Okafor udhëhoqi te Hornets me 26 pikë dhe Chris Paul shënoi double-double me 13 pikë dhe 19 asistime. Te Heat, Wade udhëhoqi me 28 pikë dhe 10 kërcime, derisa James shënoi 29 pikë.
Ylli i Liverpoolit, Maxi Rodriguez, thotë se ai e ka pasur të vështirë t’i adaptohet Ligës Premier ku u transferua nga kampionati spanjoll, por thotë se kjo gjë tashmë është e shkuar.29-vjeçari shënoi një gol të vonshëm vikendin e fundit kundër Boltonit, që ishte goli i tij i dytë që kur erdhi në Anfield si lojtar i lirë në fillim të vitit 2010. Argjentinasi tash beson se është rikthyer në formë dhe se i është përshtatur ndryshimet të klubeve dhe menaxherëve brenda një viti.
“Pas tetë vitesh në futbollin spanjoll ku stili i lojës nuk është aspak fizik sa është në Angli, kam pasur nevojë për ca kohë të adaptohem në stilin e lojës këtu. Futbolli është futboll gjithkund, gjithmonë luani me top, por ju duhet ca kohë të mësoni me stilet e reja”.
“Tash, megjithatë, mendoj se kam kuptuar futbollin anglez shumë mirë. Ndjehem sikur i njoh bashkëlojtarët e mi shumë më mirë dhe ata më njohin mua, dhe kjo më ndihmon mua të luaj shumë më mirë”, thotë Maxi Rodriguez në një intervistë për The Guardian.
Harry Redknapp edhe pse e quan Jose Mourinhon një trajner të mirë, dyshon se ai do të kishte arritur sukses me Blackpool.Menaxheri i Tottenhamin e cilëson kolegun e tij të Blackpool, Ian Halloway, si një trajner më të zotë se ai i Real Madridit.
“Mourinho është i mrekullueshëm. Por vendoseni atë te Blackpool dhe mendoni se ai do të mund të kishte nxjerrë 13 pikë tash? Unë nuk do të thosha. Nuk më intereson kush e fiton kampionatin dhe kupat. Ian duhet të jetë menaxher i vitit nëse ai vazhdon t’i mbajë ata në ligë”, ka thënë Redknapp.
Agjenti i Robinhos thotë se Barcelona ishte mposhtur nga Milani për të marrë shërbimet e ish-yllit të Manchester Cityt dhe Real Madridit.Mino Raiola thotë se ai është pyetur nga braziliani për të dërguar Zlatan Ibrahimovic, një klient tjetër të tij, te Manchesteri duke hapur kështu rrugën e shkëmbimit dhe transferimit Robinhos te Barcelona.
“E dërgova Mario Balotellin te City dhe e hoqa Robinhon. Ai më ka thënë se dëshironte të largohej nga klubi anglez. Ai tha se nëse Ibra shkon në City, atëherë ai e dinte sigurisht se Barcelona do të nënshkruante me të. I kisha thënë lojtarit të qëndrojë i qetë”.
“Më pas e dërgova Ibrahimovic te Milan, para se t’i them Gallianit se duhej të shkonim në Angli. Pastaj e mposhtëm Barcelonën dhe morëm Robinhon. Kështu që të dy, Ibrahimovic dhe Robinho, u transferuan te Milani”, ka thënë Raiola për Premium Calcio.
Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, synon të shënojë 20 gola këtë sezon.Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, tha së fundi se 21-vjeçari do të bëhet një sulmues profilik dhe se ai është i gatshëm të fillojë të luajë në një rol më qendror, se sa si anësor.
Walcott lëndoi gjurin gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2012 me Anglinë kundër Zvicrës në muajin shtator, dhe është rikthyer në aksion pas gjashtë javësh jashtë fushe.
“Caku im është 15-20 gola këtë sezon. Nëse qëndroj në formë, shpresoj se mund të arrijë cakun. Kjo do të ishte një arritje e madhe. Kam kaluar gjashtë javë jashtë fushe me lëndim, andaj mund të shënoj më shumë gola tash. Asnjë lojtarë nuk dëshiron të lëndohet, por unë kam pasur shumë. Por, kjo tash është e kaluar”, ka thënë Walcott.
Zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Pippo Inzaghi, mund të vazhdojë të luajë.Inzaghi shënoi dy gola në barazimin 2-2 të Milanit ndaj Real Madridit në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“I kam thënë Pippo se ai mund të bëhet Jose Altafini i Milanit – personi i cili futet në lojë në për gjysmë ore dhe vendos ndeshjen. I kam thënë se ai është tash 37-vjeçar tash dhe kjo është një gjë të cilën ai mund ta bëjë derisa të mbushë 40 vjet”, ka thënë Galliani.
















