Real Madridi ka shënuar fitore relativisht të lehtë në derbin e kryeqyetit spanjoll ndaj Atletico Madridit, në Santiago Bernabeu.Ishte pritur që së paku Atletico të bënte rezistencë dhe ta thyente tabunë 11 vjeçare pa fitore në Bernabeu, një ide kjo që ra në kundërshtim me pretendimet e Jose Mourinhos dhe merengezëve të tij.
Reali e filloi takimin me presion mbi mysafirët, të cilët në shumë raste gjendeshin si të humbur para nikoqirëve shumë të fuqishëm.
Një pasim të Angel Di Marias për mrekulli e përcolli Ricardo Carvalho, i cili shmangu pozitën jashtë loje, shmangu lojtarët e Atleticos dhe shënoi (13’) për 1-0.
Loja dinamike e Real Madridit vazhdoi. Një goditje të lirë për mrekulli e ekzekutoi Mesut Ozil, i cili me të majtën e tij shënoi një gol fantastik për rezultatin 2-0 (19’).
Që nga ky moment filloi presioni i Atletico Madridit, skuadër të cilës nuk iu dha një penalti e dyshimtë, me ç’rast vlen të përmendet niveli i ultë i gjyqtarit të ndeshjes.
Në pjesën e dytë Real Madridi vazhdoi me lojën e njëjtë të aplikuar si në fillim të pjesës së parë dhe Atletico nuk kishte gjasa as minimale për të bërë diçka në këtë takim.
Me këtë fitore Real Madridi sërish ia merr kreun Barcelonës, me 26 pikë, një më shumë se Blaugranët në pozitën e dytë.
Barcelona ka arritur që ta mposhtë me rezultat 3-1 skuadrën nga paralagjja e Madridit, Getafen.Barcelona tregoi forcën e vet që nga fillimi i takimit, me dominim në të gjitha aspektet.Pasi hyri në zonë, dribloi dy a tri lojtarë dhe i rrëzoi ata me një kthim të shpejtë, David Villa gjeti të lirë Lionel Messin (23’), që nuk e pati të vështirë të realizojë për 1-0.
Në minutën e 35-të lajmërohet përsëri Lionel Messi, që pas kombinimeve me Andres Iniestan, pason deri te David Villa, i cili me një goditje të ulët mposhtë portierin Codina.
Pjesa e dytë e cila nisi me rezultat prej 2-0 për Barcelonën, ishte paksa më e balancuar, me vendasit të cilët kërkuan zvogëlimin e epërsisë. Sidoqoftë, shpresat nikoqirëve ua humbet Pedro (65’), me golin e tij për 3-0. Golin e nderit për Getafen e shënoi Manu nga penaltia, që ishte goli për rezultatin përfundimtar 3-1.Barcelona përkohësisht është lidere në La Liga me 25 pikë, me dy pikë më shumë se Real Madridi që për pak minuta do të përballet me rivalin lokal Atletico Madrid.
Liverpooli ka shënuar fitore të madhe ndaj Chelseat në derbin e javës së 11-të në Ligën Premier, të zhvilluar në Anfield.Superderbi i kësaj jave në Kampionatin anglez ishte vërtet një superderbi, për shkak të lojës së treguar nga të dyja skuadrat, e cila ishte fantastike.
Takimi nis qetë, me Chelsean që dominon. Siqodotë, është Dirk Kuyt ai që me një top fenomenal gjen Fernando Torres në zonën e Chelseat. Spanjolli ndali topin para se ta godasë, për të shënuar për 1-0 dhe gëzimin e madh të tifozëve të Liverpoolit në Anfield (11’).
Në vazhdim të pjesës së parë Chelsea nuk është parë dhe Liverpooli po dominonte takimin. Nuk flitej më për Drogban, pasi që Fernando Torres dukej në formë të lartë.
Liderët e Ligës Premier i shokon përsëri kush tjetër pos Fernando Torres. Një top të vjedhur në mesfushë e shfrytëzoi mjaft mirë Raul Meireles, që gjeti të lirë Fernando Torresin, i cili me të djathtën e tij shënoi golin e dytë (44’), për ekzaltin në Anfield. 2-0 për Liverpoolin dhe një Peter Cech i cili si duket ka rënë në gjumin dimëror.
Në pjesën e dytë, komplet fytyrë tjetër e Chelseat. Didier Drogba hyn në lojë, për t’i dhënë fuqi lojës së Chelseat.
Blutë e Londrës tentojnë disa herë me anë të disa gjysmërasteve, por mbrojtja e Liverpoolit si kurrë më parë ishte në formë të jashtëzakonshme, duke mos lejuar që Blutë ta zvogëlojnë epërsinë.
Disa mund të mendojnë se tashmë Liverpooli është rikthyer në garën për titull, por The Reds janë ende larg kësaj, pasi që gjenden vetëm në pozitën e nëntë me 15 pikë pas javës së 11-të.Chelsea nga ana tjetër mbetet lider me 25 pikë, dy më shumë se Manchester United dhe pesë më shumë se Arsenali dhe Manchester City.
Manchester City u është rikthyer fitoreve, ashtu siç u është kthyer golave supertalenti Mario Balotelli, në takimin e zhvilluar në transfertë te WBA, që përfundoi me rezultat 2-0.Manchester City më në fund ka filluar të shfaqë futboll efektiv, pasi që me pak raste arriti të mposhtë një WBA dominues.
Carlos Tevez asistoi për sulmuesin italian, Mario Balotelli (20’), i cili e kaloi Cityn në epërsi.
Nuk kaloi shumë kohë dhe një pasim fantastik të David Silvas, për mrekulli e ndal në ajër Mario Balotelli, që pasi kaloi dy mbrojtës shënoi për 2-0 dhe fitoren e Cityt. 
Ndeshjen ku Balotelli tregoi se vlen aq sa e lëvdonte Roberto Mancini, e dëmtoi pak vet protagonisti, pasi që SuperMario u përjashtua në minutën e 63-të me kartonin e dytë të verdhë brenda dy minutave.
Pas javës së 11-të, Manchester City gjendet në pozitën e katërt me 20 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e tretë.
Bari nuk ka arritur ta ndalë Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A, pasi që u mposht nga Rossonerët para tifozëve të vet me rezultat 3-2.Milani kaloi shumë shpejt në epërsi. Massimo Ambrosini (4’) shënoi për 1-0. Kuq e Zinjtë vazhduan me presionin mbi Barin dhe me anë të Flaminis (31’), i cili u ndihmua nga Ibrahimovic.
Dramën në San Nicola na garantoi Vitali Kutuzov (65’), i cili zvogëloi epërsinë për 2-1. Sidoqoftë, kundër këtij mendimi është treguar Alexandre Pato (72’), që me golin e tij për 3-1, shënon rikthimin e tij në listat e realizatorëve. Sa për prestigj në minutën e fundit për 3-2 realizoi Barreto.

Pas javës së dhjetë Milani e sheh veten në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se Lazio që është lider dhe dy më shumë se rivali i përbetuar Inter, në pozitën e tretë, vetëm shtatë ditë pa u zhvilluar Derbi della Madonnina.
Lazio ka zhgënjyer tifozët e mbledhur në Olimpico të Romës për derbin e kryeqytetit italian, i cili i takoi Romës.Ishte kjo një ndeshje e cila ashtu siç ishte pritur, kishte tensione të mëdha dhe lojë të ashpër. Roma e dominoi takimin dhe në fund me meritë doli triumfuese. Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse fituesi u vendos në pjesën e dytë.
Në minutën e 50-të Roma fiton një penalti, pasi mbrojtësi i Lazios, Lichtsteiner, e preku topin me dorë në zonë. I sigurt u tregua Marco Boriello, i cili realizoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të Romës (52’).Roma vazhdon me rastet, por as Lazio nuk sprapset. Rasti më i mirë për Albicelestët vjen në minutën e 84-të, kur Foggia qëlloi shtyllën nga afërsia, me portierin e Romës që në atë moment ishte i mposhtur.
Kur nuk shënon, atëherë pranon. Rregulla e pashkruar vleu kësaj radhe për Lazion, që u dënua në sulmin e radhës nga Roma, të cilës iu dha përsëri një penalti, pas ndërhyrjes së Andre Dias në Sergio Batistan. Nga penaltia i qetë për 2-0 dhe fitoren e madhe të Romës u tregua Mirko Vucinic (87’).
Me këtë fitore Roma ngjitet në pozitën e shtatë me 15 pikë, po aq sa ka dhe Sampdoria në pozitën e gjashtë. Lazio mbetet ende në krye të klasifikimit me dy pikë më shumë se Milani, që mposhti Barin dhe tre më shumë se Interi, që të shtunën barazoi me Brescia.
Zonja e Vjetër ka realizuar fitore prej 3-1 kundër skuadrës së Erjon Bogdanit, Cesena, në takimin e zhvilluar të dielën në Olimpico të Torinos.Bardhezinjtë u gjetën në disavantazh në minutën e 11-të, parmes Luis Jimenez, i cili u asistua nga Ezequiel Schelotto.
Në minutën e 31-të u akordua penallti në favor të vendasve, pasi brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit u ndal në mënyrë të parregullt Leonardo Bonucci, ndërsa i pagabueshëm nga pika e bardhë ishte kapiteni legjendar, Alessandro Del Piero, i cili i ktheu Bianconerët në lojë.
Pa përfunduar pjesa e parë (43’), Juventusi ktheu rezultatin në favor të vet, kur Fabio Quagliarella mposhti me kokë portierin Antonioli pas një krosimi të Claudio Marchisios.Dy minuta pa përfunduar takimi, zëvendësuesi i Del Pieros, Vincenzo Iaquinta ngriti edhe më shumë epërsinë e vendasve, duke shënuar golin e tretë.
Sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani luajti nga minuta e parë në këtë takim, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë u ndëshkua me karton të verdhë pas një ‘zënke’ me Mohamed Sissokon.
Me këtë fitore, Juventusi mban vendin e katërt me 18 pikë, një më pak se Interi që gjendet në vendin e tretë dhe katër më pak se Lazio që mban vendin e parë.
Arsenali është mposhtur me rezultat 0-1 nga Newcastle, në ndeshjen e javës së njëmbëdhjetë të Kampionatit anglez që u zhvillua të dielën në Emirates Stadium.Golin e fitores mysafirët e realizuan në fund të pjesës së parë përmes Andrew Carroll, i cili u gjet më së miri pas një goditje të lirë të Barton dhe bëri që të mposhtet portieri Fabianski.
Edhe pas kësaj humbjeje, Arsenali do të ruajë vendin e tretë në tabelën e Ligës Premier me 20 pikë, ndërsa Newcastle pozicionohen në vendin e pestë me 17 pikë.
Kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, WBA, David Haye, ia ka tërhequr vërejtjen kundërshtarit të tij të javës së ardhshme, Audley Harrison, që të ketë kujdes nga ajo që kërkon, pasi që nuk e di as vet se çfarë do t’i ndodhë.“Unë po flas pak për të. Kjo është ajo. Ai duhet të jetë i kujdesshëm nga ajo që kërkon. Ai ndoshta ka pasur gjasa ndaj kampionëve tjerë këtu pari, por jo ndaj meje. Unë e njoh atë shumë mirë. Ai beson se më njeh mua, por ai nuk e di kush jam vërtet”.
“Kur jam ndeshur me të në të kaluarën, ishte kur kemi qenë miq. Këtë herë do të jetë komplet ndryshe”, tha Haye.
David Haye dhe Audley Harrison do të përballen me njëri tjetrin më 13 nëntor në MEN Arena të Mançesterit.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Louis van Gaal, është shprehur i zhgënjyer me barazimin prej 3-3 ndaj Munchengladbachut.“Për dhjetë minuta ne hodhëm nga dora një fitore të sigurtë. Në pjesën e parë luajtëm më mirë se asnjëherë këtë sezon, por fatkeqësisht, ne humbëm shumë raste”.
“Një ekip i mirë nuk duhet të lejojë t’i ikë fitorja brenda dhjetë minutave”, u shpreh holandezi.
Drejtuesit e Barcelonës janë alarmuar nga spekulimet e fundit që thonë se Milani mund të mos e transferojë në mënyrë permanente sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe kështu ta kthejë në Camp Nou.Mediumet spanjolle bënë të ditur pak ditë më parë se Milani nuk është i obliguar ta blejë Ibrën, ndërsa tani Il Giornale shkruan se zyrtarët e Barcelonës janë të shokuar, pasi që nuk dëshirojnë një rikthim të Ibrahimovicit në Camp Nou, e para së gjithash dëshirojnë paratë e premtuara nga Milani.
Por, sipas zërave tjerë nga Italia, Ibrahimovic ka marrëveshje personale me Milanin dhe se e ardhmja e tij te klubi kuq e zi është e garantuar.
Sir Alex Ferguson ka lëvduar karakterin e lojtarëve të tij pas fitores së Manchester United në sekondën e fundit prej 2-1 ndaj Wolves në Old Trafford.“Ne kemi qenë në këtë situatë shumë herë dhe duhet të lëvdohet sakrifica e ekipit. Ishte karakter ‘kurrë mos thuaj vdis’. Disa lojtarë luajtën të sëmurë nga gripi apo diarea. Mëngjesin e të shtunës është dashur t’i kontrollojmë lojtarë si Evra, Scholes dhe Vidic të cilët ranë nën ndikimin e motit”, tha Ferguson.
Skocezi e përkufizoi lëndimin e Owen Hargreaves në kofshë si katastrofal dhe të pabesueshëm, pak kohë pas rikthimit të mesfushorit anglez në fushat e blerta.
Harry Redknapp nuk ishte aspak i kënaqur me mbrojtjen e Tottenhamit në humbjen turpëruese prej 4-2 ndaj Boltonit.“Natyrisht se është zhgënjyese. Ata na kanë zënë hapin, ata luajtën mirë. Ata punuan shumë, bënë presion mbi ne, nuk na lejuan të luajmë. Ishte e vështirë. Si mysafir ne fillojmë një ndeshje duke tentuar të jemi solid në pjesën e parë dhe patëm raste të mira”.
“Por ne pësuam një gol, kështu që unë e solla edhe një sulmues tjetër në lojë, shkuam me sistemin 4-4-2 dhe jemi hapur sikurse një derë. Ky është problemi. Ne jemi shumë të hapur. Ne nuk mbrohemi mirë. Ndeshja ishte tejet e hapur dhe këtë nuk mund ta bëjmë. Ne u dënuam”, sqaroi Redknapp pas ndeshjes.
Trajneri i Juventusit, Luigi del Neri, ka bërë thirrje për unitet përkundër lëndimeve të shumta para ndeshjes ndaj Cesenas.Amauri, Milos Krasic, Jorge Martinez, Paolo De Ceglie, Armand Traore, Gigi Buffon, Alex Manninger, Nicola Legrotaglie, Giorgio Chiellini, Leandro Rinaudo dhe Davide Lanzafame, të gjithë këta mungojnë, duke lënë hapësira të shumta në fushë.
“Gjithçka po shkon keq, por shpresoj se kemi karakterin për të qëndruar të bashkuar. Milos Krasic ka nevojë për 20 deri 25 ditë për t’u rikthyer nga ndrydhja, përderisa Nicola Legrottaglie ka nevojë për më shumë kohë”.
“Së paku Vincenzo Iaquinta është në gjendje të luajë edhe pse ai nuk mund ta nisë ndeshjen nga fillimi. Nuk ka nevojë të jesh Einstein për ta kuptuar se Fabio Gorsso do të luajë si mbrojtës i majtë dhe mendoj se ai do ta bëj këtë shumë mirë”.
“Ne nuk duhet të mendojmë për lëndimet, por të mendojmë për ndeshjet e radhës. Ne jemi të pafat me lëndime”, potencoi Del Neri.
















