Anglia ka pësuar humbje turpëruese para tifozëve të vet në Wembley me rezultat 2-1 nga një skuadër franceze pa përbërjen e yjeve të Botërorit.
Në një ndeshje ku është pritur që yjet e Ligës Premier të tregojnë fuqinë e tyre, doli krejtësisht e kundërta me Francën e cila demantoi të gjithë.
Karim Benzema shpoi rrjetën i pari në minutën e 16-të pas shërbimit të Florent Maloudas. Në pjesën e dytë rezultatin e dyfishoi kush tjetër pos Matthieu Valbuenas fantastik (55’). Golin e nderit për anglezët e realizoi shtatgjati Peter Crouch (86’). Anglia duhet të mendojë seriozisht për rigjetjen e formës, pasi që edhe ristrukturimi i skuadrës me lojtarë të rinj nuk po tregon rezultat.
Mario Balotelli Holanda ka shënuar fitore minimale në miqësoren ndaj Turqisë, përderisa Gjermania dhe Italia nuk ia dolën të tregojnë formën më të mirë ndaj Suedisë respektivisht Rumanisë.
Holandës fitoren ia siguroi Klaas Jan Huntelaar me një gol nga afërsia pas asistimit të Hedwiges Maduro (52’). Gjermania përkundër impenjimit të bërë ndaj Suedisë, nuk arriti të mposhtë suedezët, të cilët nuk shfrytëzuan përparësinë që u ofronte klima e ftohtë skandinaviste. Italia përkundër prezencës së Mario Balotellit nuk arriti të bëjë asgjë pos një barazimi në fund të takimit, të shënuar nga Ciprian Marica, i cili pos që kaloi rumunët në epërsi e barazoi rezultatin me anë të një autogoli.


Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka pohuar se ai e ka shqyrtuar në një moment të karrierës së tij kalimin te Barcelona.
“Barcelona është modeli. Pak vite më parë, unë e kam shqyrtuar kalimin atje. Është model për lojtarët dhe ka një filozofi të cilën e pëlqej. Është model për t’u ndjekur”.
“Mourinho? Ai është trajner i madh dhe ai më pëlqen edhe si njeri, por për mua shembulli i përkryer ishte Bobby Robson”, ka thënë trajneri i Djajve të Kuq.
Interi është në përgatitje të ofertës prej 30 milionë eurosh për mesfushorin titanik të Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Massimo Moratti është i gatshëm të shpenzojë 30 milionë euro për asin gjerman, kontrata e të cilit skadon në vitin 2012.
Nga ana tjetër, mediat gjermanë flasin për një kundërpërgjigje të shpejtë të Bayernit që thuhet se ka hapur negociata me lojtarin për kontratën e tij të re.
Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, beson se asi i Tottenhamit, Gareth Bale, është futbollisti më i mirë në Ligën Premier.
“Lojtari më i mirë në Ligën Premier? Për mua është Gareth Bale”,
“Unë mezi pres të luaj ndaj Gareth Bale për shkak se unë dhe ai jemi rritur së bashku dhe njohim njëri-tjetrin nga mosha dhjetëvjeçare. Do të jetë një ndeshje e mirë për ne”, tha Walcott.
Sipas trajnerit të Juventusit, Luigi Del Neri, asi i Palermos, Javier Pastore, do t’i përshtatej ekipit të tij, përderisa nuk mendon kështu për Antonio Cassanon.
“A mund të luajë Pastore për Juventusin? Natyrisht, si sulmues i dytë. Ai është fenomenal në krijimin e hapësirës për vete dhe kjo është diçka instinktive që nuk mësohet. Ai ma kujton Cristiano Donin dhe unë mund ta përdori Pastoren sikurse Donin te Atalanta. Ndoshta në një sistem 4-4-1-1 ose më mirë në 4-2-4 me dy anësorë të vërtetë”.
“Cassano? Unë kam punuar me të një vit më parë. Ai është me klas dhe gjithnjë e bën diferencën. Por ai është i paparashikueshëm dhe nuk dua askënd që mund ta ulë moralin e këtij ekipi të brishtë”, tha Del Neri për Tuttosport.
Chelsea besohet se është duke e shqyrtuar transferimin e mbrojtësit të Benficas, David Luiz, për një shumë prej afro 30 milionë eurosh.
Lëndimi i fundit i John Terryt zbuluar së fundmi nga vetë metali anglez, e ka detyruar Carlo Ancelottin të vihet në gjah për një mbrojtës të ri elitar të kohës.
Mirror shkruan se Blutë janë duke synuar transferimin e Luiz në janar, për shkak të problemeve aktuale të shfaqura në mbrojtje.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është duke mohuar sulmuesit e klasit botëror, pasi që po kërkon që të transferojë ishullorin e Cagliarit, Alessandro Matri.
Rossonerët kanë marrë lajme të këqija ditë më parë kur u mësua se Inzaghi do të mungojë deri në fund të sezonit, me ç’rast Il Corriere dello Sport është detyruar të spekulojë për Alessandro Matrin, si lojtar me të ardhme në San Siro.
Allegrit i nevojiten 15 milionë euro për ta transferuar asin e Cagliarit, për shkak të marrëdhënieve jo të mira me presidentin Massimo Celino, i cili ishte kundër kalimit të Allegrit te Milani.
Golashënuesi i vetëm, Lionel Messi Me epërsi minimale prej 1-0, kombëtarja e Argjentinës ka dalë fituese ndaj rivalit nga Amerika Latine, Brazilit, në ndeshjen miqësore, e cila u zhvillua në Khalifa International Stadium, Doha.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse pati raste nga të dyja përfaqësueset. Vlen të përmendet goditja e shtyllës nga Dani Alves për Brazilin, dhe ajo e Lionel Messi për Argjentinën.
Edhe në pjesën e dytë, skuadrat nuk arrinin deri te goli, porse kjo ndodhi në fund të takimit dhe goli ishte në favor të Argjentinës.
Heroi i ndeshjes ishte superylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili realizoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit (90’+2).
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka qenë nikoqire e Maqedonisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Korçë, e cila përfundoi pa gola.
Në gjysmën e parë, ishte kombëtarja kuqezi skuadra e cila pati më shumë iniciativën duke krijuar më shumë presion para portës mysafire, mirëpo pa rezultat.
Ndërkaq, ekipi mysafir mundohej që me anë të kundërsulmeve të dënonte kuqezinjtë.
Edhe në fraksionin e dytë të lojës asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë në portën kundërshtare, ashtu që rezultati në fund të takimit ishte ai i fillimit, 0-0.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli dëshiron të luajë me sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrhaimovic.
“Unë dua të luaj me Ibrën. Unë shpresoj se do të ndodh. Unë dua të luaj me Ibrahimovicin. Nuk ka rëndësi se me cilin klub”, theksoi Balotelli.
Balotelli ka darkuar të dielën mbrëma me Adriano Gallianin e Milanit, ku është biseduar për transferimin e ish-problematikut të Interit në San Siro.
Javier Zanetti i ka bërë thirrje bashkëkombasit të tij Javier Pastore që t’i bashkohet Interit dhe jo Barcelonës.
“Të gjithë mund të thonë se pas kohës së kaluar te Palermo, Javier Pastore do t’i bashkohet Barcelonës, por nuk mendoj se kjo është e sigurtë pasi që ka shumë ekipe të mëdha që e kërkojnë atë”.
“Nuk e di nëse Interi e ka në plan atë, por mund t’iu garantoj se Pastore është fenomen”, tha ‘Il Capitano’.
Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, mezi e pret ndeshjen ndaj Spanjës, pasi që mendon se sfida ndaj kampionëve të botës do të jetë e bukur.
“Spanja është aktualisht kampione botës dhe ne mezi e presim këtë takim. Ne do të përballemi me ta para tifozëve tanë dhe jam i sigurt se stadiumi do të jetë përplot atmosferë, ndërsa ndeshja do të jetë e bukur”.
“Nuk mendoj se humbja jonë nga Spanja në Afrikën e Jugut e ul moralin e ekipit tonë. Në futboll humbisni dhe fitoni. Ne do të dalim për t’u kënaqur me ndeshjen ndaj ekipit më të mirë në botë”, theksoi Ronaldo.
I pyetur se çfarë mendon për ‘el Classicon’ e 29 nëntorit, Ronaldo tha: “Ndeshjet ndaj Barcelonës janë gjithnjë në një nivel tjetër”.
Massimo Moratti ka konfirmuar se trajneri Rafa Benitez do të mbetet i paprekshëm edhe për një kohë të caktuar, pasi që eprori Nerazzur është i bindur se tekniku spanjoll mund ta rikthejë skuadrën në binarë.
“Nuk do të ketë situata traumatike. Unë kam besim të madh në Rafa Benitezin dhe ky projekt do të vazhdojë”, theksoi Moratti.
Benitez ka rënë nën lupën e mediave italiane pas humbjes katastrofale nga Milani në derbi.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, shpreson që ta rikthejë epokën antike romake duke fituar Ligën e Kampionëve.
“Ta fitoj Ligën e Kampionëve me Romën? Unë mendoj për këtë dhe të gjithë do të çmendeshin. Do të ishte gjëja më e madhe që është parë ndonjëherë në kryeqytet”.
“Është ëndërr për mua të jem trajner këtu në Romë, një ekip me të cilin e fillova karrierën. Është aq mirë që jam kthyer për ta drejtuar ekipin tim, pas aq shumë viteve nëpër Evropë. Është post i vështirë, pasi që keni përgjegjësi si trajner, por është kënqësi poashtu”, deklaroi Ranieri.
Ish-trajneri i Milanit, Leonardo, është shndërruar papritmas në favorit për ta zëvëndësuar trajnerin pranë shkarkimit, Rafa Benitez, pasi që mediat italiane njoftojnë për drekë mes legjendës Rossonere dhe Massimo Morattit.
Sportmediaset spekulon se ish-trajneri i Milanit është takuar me Morattin për të biseduar mbi planet e të ardhmes. Ky spekulim koincidon me spekulimet se Moratti dëshiron ta shkarkojë Benitezin.
Çdo dështim i radhës i Benitezit do të thoshte shkarkim për të dhe punësim i Leonardos si trajner i rivalit të përbetuar të kuq e zinjve, Interit.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka zbuluar fituesin e tij për FIFA Topin e Artë dhe ai është mesfushori i Barcelonës, Xavi.
“Topi i Artë? Ka pak lojtarë të cilët janë të mëdhenj dhe të ndryshëm. Messi është i fortë, Ronaldo është i fortë, Xavi poashtu, shumë lojtarë janë të fortë. Dy vite më parë e zgjodha Ronaldon, vitin e kaluar Messin. Këtë vit do të zgjedh Xavin. Ai e fitoi Botërorin”.
“Xavi, Iniesta, Sneijder? Xavi e ka fituar Kampionatin Botëror dhe Kampionatin spanjoll me Barcelonën”, tha Platini për Sky Sport Italia.
Barcelona është fare pranë transferimit të mesfushorit holandez të PSV, Ibrahim Afellay, ndërsa drejtori i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka pasur guximin për ta krahasuar atë me Andres Iniestan.
“Ibrahim Afellay është një lojtar në të cilin gjithmonë kemi qenë të interesuar, për shkak se ai është lojtar ideal për stilin e Barcelonës. Ai është i ri, me shumë përvojë. Ai mund të depërtojë, të godasë nga distanca dhe të luajë mirë në krah”.
“Ai po ma kujton Iniestan me mënyrën se si lëvizë”, theksoi Zubizarreta.
Mesfushori i Besiktas, Ricardo Quaresma, thotë se koha e tij me Interin e ka bërë atë të vuajë.
Talenti portugez erdhi te Interi në verën e vitit 2008 si kërkesë e trajnerit Jose Mourinho, por dështoi të lërë mbresa dhe shpesh ishte fishkëllyer nga publiku.
“Pendimi im më i madh është që iu bashkova Interit. Lumturia dhe vetëbesimi im u zhdukën. Në një moment madje as nuk u ftova. Dola jashtë margjinave dhe zgjohesha duke qarë kur kisha seanca stërvitore”, ka thënë Quaresma për gazetën portugeze Publico.
Edhe pse erdhi si transfero i shtrenjtë në ekip, për plot 18.6 milionë euro, Quaresma rrallë u përfshi në ekip dhe pastaj u huazua te Chelsea në janar të vitit 2009, para se të shitet te Besiktas për një shumë që thuhet të ketë qenë 7 milionë euro.
Agjenti i sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka lëshuar një sulm të furishëm kundër legjendës së Barcelonës, Johan Cruyff.
Cruyff së fundi lavdëroi Ibrahimovic në ceremoninë e shpalljes së këtij si futbollisti më i mirë i Suedisë për të pestën herë radhazi, kur tha se sulmuesi më shumë i përshtatet futbollit italian se sa atij spanjoll.
“Cruyff mund të shkojë në dreq! Ai nuk është askush. Ai po bëhet i moshuar dhe nuk ka kurajë të vazhdojë karrierën e tij si menaxher, pasi nuk di si të stërvitet me një klub modern”, ka thënë Raiola për gazetën suedeze, Expressen.
“Pse Cruyff nuk i ka thënë Zlatan se ai nuk i përshtatet futbollit spanjoll para se ai të nënshkruajë me Barcelonën? Mendoj se Cruyff duhet të jetë në një strehë mentale me Guardiolan, ashtu që ata mund të ulen së bashku dhe të luajnë letra së bashku. Ata do t’i bëjnë një nder të madh Barcelonës”, ka shtuar Raiola.
Samir Nasri mendon se ky sezon mund të jetë kthesa e Arsenalit për të fituar titullin e Ligës Premier.
Ekipi i Arsene Wenger shënoi fitoren e dytë në udhëtim brenda tre ditësh, kur ata pasuan fitoren ndaj Wolves edhe me një fitore 2-1 në Everton. Arsenali tash është në pozitën e dytë, vetëm dy pikë prapa Chelseat.
“Duhet të thoni se ishte një vikend i shkëlqyeshëm për ne, me barazimin e United dhe humbjen e Chelseat. A është titulli i ynë? Definivisht është koha për të qenë optimistë për të ardhmen dhe, ndoshta, mund të jetë kthesa jonë. Jemi në një pozitë të mirë, që është ngazëlluese për ne dhe ligën si të tërë”, ka thënë Nasri.
Legjenda e Biankonerëve, Alessandro del Piero, thotë se ai dëshiron të luajë me Juventusin edhe sezonin e ardhshëm.
Kapiteni 36-vjeçar është duke e menduar të ardhmen e tij, pasi është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Juventusit.
“Nuk është se dua të vazhdoj karrierën time vetëm për të luajtur. Dua të luaj pasi jam në gjendje të bëj një nivel të caktuar të performancës”, ka thënë Del Piero për Radio Deejay.
Juve është në garë për Scudetton këtë sezon, por Del Piero iu ka thënë fansave se caku primar do të jetë përfundimi në top treshin më të mirë
Ish-përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Roberto Donadoni, është emëruar trajneri i ri i Cagliarit.
“Jam i lumtur që Cagliari ka menduar për mua dhe jam ndjerë i etur për t’u rikthyer në menaxhim. Presidenti Massimo Cellino më bindi menjëherë. Ai më kërkoi nëse dëshiroj të vij këtu dhe pranova menjëherë”, ka thënë Donadoni në një konferencë shtypi.
Ish-trajneri i Livornos, ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me mundësi të vazhdimit për edhe një sezon tjetër. Ai zëvendëson Pierpaolo Bisoli, i cili u largua nga klubi këtë javë.
Washington Wizards kanë shkëlqyer në ndeshjen e mbrëmshme të NBA për të shënuar fitore me rezultat 109-94 ndaj Toronto Raptors.
Andray Blatche shënoi pikët më të larta të ekipit, 22, derisa Gilbert Arenas dhe Nick Young shënuan nga 20 pikë secili, derisa Wizards ishin pa John Wall, i cili ishte jashtë fushe për shkak të lëndimit të këmbës.
Washington kështu iu dha fund humbjeve të njëpasnjëshme, për të shënuar fitoren e tretë të sezonit, derisa mbetet me gjashtë humbje.
Sonny Weems udhëhoqi me 16 pikë për Raptors, të cilët çojnë në nëntë numrin e humbjeve këtë sezon, krahas dy fitoreve.
Ervin Bulku thotë se kombëtarja kuqezi duhet t’u kthehet fitoreve në ndeshjen e sotme miqësore kundër Maqedonisë që zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.
Bulku, i cili do të jetë ndër lojtarët kryesor të formacionit kuqezi për shkak të mungesës së shumë titullarëve të tjerë, thotë se një fitore do të ngrejë moralin në ekipin kombëtar.
“Mendoj se është diçka shumë pozitive që ekipi luan ndeshjen e tij të radhës në Korçë, në një qytet me kulturë, por dhe me traditë në futboll. Veç të tjerash, na janë krijuar kushtet optimale për një ndeshje të nivelit ndërkombëtar, pavarësisht se bëhet fjalë thjesht për një miqësore”, ka thënë Bulku për Sportishqiptar.
“Ne synojmë të zhvillojmë një ndeshje të bukur, sigurisht duke e shoqëruar me rezultat pozitiv. Duhet të rikthehemi te fitorja pas humbjes së fundit me Bjellorusinë. Pavarësisht se është thjesht një miqësore, fitorja shërben si moral. Duhet të japim maksimumin edhe për trajnerin, që rikthehet pas mungesës në dy ndeshje. Fitoren e meritojnë të gjithë spektatorët, që këtë herë do të jenë të veçantë”, ka shtuar më tej mesfushori.
Tottenhami ka marrë një shtytje para derbit të Londrës Veriore përballë Arsenalit.
Sulmuesi Jermain Defoe pritet të rikthehet pas rreth dy muaj qëndrimi jashtë fushe për shkak të lëndimit në gju.
28-vjeçari ishte lënduar gjatë ndeshjes së Anglisë përballë Zvicrës më 7 shtator dhe mund të jetë i gatshëm për Harry Rednapp për ndeshjen e të dielës kundër Arsenalit në White Hart Lane.
Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, është duke menduar të transferojë sulmuesin e Arsenalit, Nicklas Bendtner.
Mirror shkruan se Bendtner është bërë cak kryesor për Bayern Munich pasi shprehu publikisht dëshirën për t’u larguar nga Arsenali. Gjiganti gjerman është duke përcjellë nga afër zhvillimet e 22-vjeçarit danez, i cili nuk është duke u përfshirë në ekipin e parë nga Arsene Wenger.
Arsenali nuk është duke dashur ta shesë sulmimin, pavarësisht se ka në dispozicion edhe sulmuesit si Marouane Chamakh dhe Robin van Persie. Në anën tjetër edhe Juventusi thuhet se është duke përcjellë situatën e lojtarit.
Mesfushori kosovar Lorik Cana do të mungojë në ndeshjen miqësore të Shqipërisë ndaj Maqedonisë që zhvillohet sonte në stadiumin e ri “Skënderbeu” në Korçë.
Cana pësoi dëmtim në kavilje gjatë takimit të fundit të Galatasarayt ndaj Manisaspor, dhe do të mbetet jashtë fushe për të paktën tre javë.
Përveç Canës në kombëtare do të mungojë edhe Dematik Curri, i cili ende është në fazën rikuperuese. Fatin e keq e ka pasur edhe një tjetër titullar, po ashtu nga Kosova, portieri Arjan Beqaj.
Trajneri i kthyer, Josip Kuzhe, do të jetë i detyruar t’i angazhojë disa prej lojtarëve rezervë, pasi nuk do të ketë në dispozicion as Ervin Skelën, po për shkak të lëndimit, ndërsa Erjon Bogani ka kërkuar leje për të mos u përfshirë për shkak të angazhimeve. Në anën tjetër trajneri kroat nuk e ka ftuar aspak sulmuesin Edmond Kapllani.
Alessandro Del Piero është i bindur se Juventusi do të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
“Synimi ynë natyrisht se është Liga e Kampionëve. Ne duam të përfundojmë në tre vendet e para. Ne duhet ta harrojmë sezonin e kaluar, që ishte i tmerrshëm”, theksoi Del Piero.
Juventusi po kalon formë më të mirë këtë sezon, për dallim nga ai i kaluari, kur Bianconerët ishin katastrofalë.
Sipas legjendës së Interit, Ricardo Ferri, Milani mund ta harrojë njëherë për njëherë Scudetton, pasi që gjashtë pikë epërsi nuk janë asgjë për kampionin aktual të Evropës.
“Nuk mendoj se Milani po ikën. Por, Interi duhet të fillojë seriozisht të mendojë për këtë para se të bëhet vonë. Nëse Interi bën më shumë gabime, atëherë bëhet problem. Kampionati është shumë i gjatë dhe ata kanë lojtarë të rëndësishëm të cilët do të rikthehen nga lëndimet”.
“Plus, nuk duhet të harrojmë një derbi tjetër milanez pas disa muajve. Një distancë prej gjashtë pikësh nuk është asgjë. Të themi se Milani e ka fituar titullin është papjekuri e madhe në këtë fazë”, ka thënë Ferri.
Daniel Agger sipas të gjitha gjasave nuk do të transferohet te Interi në janar, pasi që agjenti i tij, Per Steffensen, e ka hedhur kategorikisht poshtë idenë që kjo të ndodhë.
Interi vazhdon të lidhet me një transferim të Agger nga gazetat italiane Tuttosport dhe La Gazzetta dello Sport. Sidoqoftë, këto pohime nuk i merr parasysh agjenti i danezit, Per Steffensen.
“Gjithçka është vetëm spekulim. Është spekulim si gjithmonë. Kur një lojtar nuk luan sikurse për klubin e tij, atëherë fillojnë spekulimet. Është gjithnjë spekulim. Ai mund t’i interesojë Interit, por janë vetëm spekulime. Ai ka kontratë me The Reds deri në vitin 2014”, theksoi agjenti i mbrojtësit.