Paralajmërimi se Robert Pires do t’i bashkëngjitet Aston Villas, është konfirmuar me nënshkrimin e një kontratë gjashtëmujore, që do të thotë se francezi do të luajë për klubin anglez deri në fund të sezonit.Ish-lojtari i Arsenalit dhe Villarrealit, i cili dy muajt e fundit është stërvitur te Topçinjtë me Arsene Wengerin, pritet të ofrojë përvojën e tij te skuadra relativisht e re e Villas.
“Mezi pres të luaj dhe ta vesh fanellën e re. Është shumë ngazëllyese. Jam shumë i lumtur që iu bashkova Aston Villas, sepse është një klub i madh në Angli”, ka thënë 37-vjeçari, i cili shpreson të debutojë në ndeshjen e të dielës kundër Blackburnit.
Rafael Benitezit i janë dhënë 180 minuta që të shpëtojë nga shkarkimi, pas krizës së thellë që ka kapluar gjigantët nga Giuseppe Meazza.La Gazzetta dello Sport pohon se tekniku spanjoll ka dy ndeshje për ta rikthyer Interin në binarë, përndryshe do të shkarkohet.
Interi dy ndeshjet e ardhshme do t’i zhvillojë ndaj Chievos në Serie A dhe Twentes në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori i Milanit, Ronaldinho, u ka dhënë sinjal të qartë spekuluesve se ai ka ndërmend të qëndrojë në San Siro.“Unë jam i kënaqur që jam rikthyer në kombëtaren braziliane”.
“Kontrata ime? Unë do të pres si pjesa tjetër, por unë dua të qëndroj te Milani. Unë dua të qëndroj”, precizoi Ronaldinho.
Përveç përmbajtjes ekskluzive në televizionin digjital, Digitalb dhe IPKO tani ofrojnë edhe më shumë për abonuesit e këtij shërbimi. Tetë kanaleve të Supersport i është shtuar edhe Supersport News, ndërsa IPKO më herët pati njoftuar për mundësi 10-ditore të abonimit në pakon Premium.Ndeshjet kryesore të Premier Ligës Angleze, Serie A dhe shumica e ligave tjera të futbollit evropian transmetohen ekskluzivisht në televizionin Digitalb - IPKO, përkatësisht kanalet e Supersport dhe Supersport Kosova.
Mirëpo, kësaj radhe platforma e televizionit Digitalb – IPKO, sjell më shumë se sa vetëm ndeshjet e futbollit në ekranin televiziv.
Supersport News është kanali i ri i dedikuar për 24 orë lajmeve dhe eventeve më të rëndësishme sportive në Shqipëri, Kosovë dhe Botë. Informacionet më të fundit, lidhje direkt, dokumentarë dhe emisione LIVE në studio.
Ndërsa, IPKO sjell mundësi të reja të abonimit në pakon Premium, edhe për 10 ditë të vetme. Dhjetë ditë Premium në IPKO kushtojnë 5 euro. Abonimi Premium me këtë mundësi vlen deri më 20 nëntor 2010.
Presidenti në largim i Palermos, Maurizio Zamparini, ka lansuar një deklaratë sensacionale ku ka bërë të ditur se është në kërkim të zëvëndësuesit të Javier Pastores, i cili do të largohet nga klubi sicilian në fund të sezonit për 70 milionë euro.“Deri në fund të sezonit ai do të luajë për Palermon. Përkundër interesimit tim për klubin dhe lojtarin, unë jam vënë në kërkim të zëvëndësuesit të tij”.
“Do të jetë e pamundur të gjejmë një zëvëndësism sepse ai është shumë i mirë. Poashtu, ndjej se do të jetë e vështirë për ndonjë klub italian ta blejë atë. Çmimi i tij është 70 milionë euro dhe për këtë arsye ai do të luajë jashtë Italisë”, deklaroi Zamparini për Tuttosport.
Anësori portugez, Nani, i ka kërkuar falje bashkëlojtarit të tij te kombëtarja e Portugalisë, Cristiano Ronaldo, për golin fantastik të anuluar për faj të yllit të Manchester United.“Unë e preka topin pasi që mendova se nuk ishte offside”.
“Unë kam vrapuar përpara, aksioni ishte i shpejtë. Pasi mendova për një moment, unë i kërkova falje Ronaldos sepse ishte aksion i shkëlqyer dhe unë nuk është dashur ta prek topin aty”, ka thënë Nani.
Shorti i Copa del Rey i tërhequr pasditën e të enjtës ka nxjerrë disa përballje interesante, me Barcelonën që do të presë në Camp Nou baskët e papërshtatshëm të Athletic Bilbaos.Lideri aktual i La Ligas, Real Madrid do të ketë punë me Levanten e cila i nxori një barazim në fillim të sezonit, përderisa derbi i rrethit të 1/8 së finales së Copa del Rey do ta shohë Villarealin përballë Valencias.
Ndeshjet e para zhvillohen më 22 dhjetor, ndërsa ato të kthimit më 5 janar.
Çiftet e 1/8-ës së finales në Copa del Rey:
Valencia – Villarreal
Barcelona – Athletic Bilbao
Cordoba – Deportivo la Coruna
Getafe – Real Betis
Almeria – Mallorca
Sevilla – Malaga
Real Madrid – Levante
Atletico Madrid – Espanyol
Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, pohoi pas ndeshjes ndaj Spanjës ku iu mohua një gol fantastik, se goli nuk është dashur të anulohej.“Më kujtohet ndeshja në Estadio do Bessa, ku unë shënova një gol të mirë i cili nuk u pranua. Goli ishte gjysmë metra brenda rrjetës. Nuk e di pse nuk është pranuar. Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë. Edhe një njeri i verbër do ta kishte parë atë”, theksoi Ronaldo.
CR7 i cili shfaqi formë të shkëlqyer ndaj Spanjës përgëzoi bashkëlojtarët e tij për
Ish-kreu i gjyqtarëve të Serie A, Paolo Bergamo ka pohuar në mënyrë sensacionale se Interi bëri shumicën e telefonatave gjatë Calciopolit, ndërsa padrejtësisht u dënua Luciano Moggi.Bergamo thotë se Interi ka abuzuar me sistemin e komunikimit të FIGC, në mënyrë që të mbajë të fshehta relacionet e gjyqtarëve me bordin Nerazzur. Ai thotë se Juventusi ishte zënë në vetëm një telefonatë ku ishte përfshirë Luciano Moggi.
“Ishte një moment ku na është kërkuar që të krijojmë një situatë të qetë sa u përket gjyqtarëve. FIGC na ka dhënë një telefon të cilin ata do ta kishin nën kontroll dhe të cilin do ta paguanin ata. Numrat tanë u janë dhënë të gjitha klubeve dhe ata të gjithë na telefononin”.
“Në ndërkohë, ne ishim akuzuar se po flasim shumë, por sot klubet ankohen pse kemi qenë të mbyllur. Shoqata Italiane e Gjyqtarëve na ka thënë neve gjyqtarëve që të mos flasim me askënd, por askush nuk e pëlqeu këtë. Mendoj se ata tentuan të krijojnë një klime të qetë para ndeshjeve për t’u ndihmuar gjyqtarëve”.
“Në vitin 2006 ata thanë se ishte moment i papërshtatshëm për këtë, por kjo nuk është e vërtetë. Në ndërkohë shpërtheu Calciopoli dhe ata treguan vetëm një telefonatë ku të përfshirë ishim unë dhe Moggi. Të gjithë të tjerët janë fshehur. Unë kam biseduar me të gjithë. Më shumë kam biseduar me Interin, pasi që edhe ashtu ata nuk fitonin dhe gjithnjë murmurisnin”, ka thënë Bergamo.
Mesfushori kosovar i West Ham United, Valon Behrami, ka jo më pak se pesë klube të serie A që kërkojnë nënshkrimin e tij për afatin kalimtar të janarit.Behrami ishte në rrugë për të kaluar te Roma verën e kaluar, por transferimi i tij dështoi në ditën e fundit dhe ai mbeti në klubin anglez.
Tuttomerkatoweb shkruan se mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës ka refuzuar Cesenan, derisa për të të interesuara janë edhe Genoa, Palermo dhe Juventus.
Roma dhe Juve janë favoritë për Behramin, derisa ai përgatitet të largohet nga Londra në janar.
Arsenali shpreson të triumfojë mbi rivalët tjerë duke transferuar mbrojtësin e Paris Saint Germain, Mamadou Sakho, në afatin kalimtar të janarit.Kontrata e 20-vjeçarit skadon në muajin qershor dhe ai përveç Topçinjve, është duke u kërkuar edhe nga Milani dhe Juventusi.
Derisa dy ekipet italiane presin ta transferojnë atë si lojtar të lirë, sipas Tuttomerkatoweb, Arsenali tashmë është në proces për të ofruar 8 milionë funte për mbrojtësin.
PSG pritet ta shndërrojë në para atë, me bordin që ka hequr dorë nga shpresat për të siguruar vazhdimin e kontratës me Sakho.
Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, thotë se ish-klubi i tij, Juventusi, është i aftë të fitojë titullin.“Kush do ta fitojë titullin? Juventusi, sigurisht. Juve ka qenë më i mirë në botë. Është vështirë ta rindërtosh pas Cialciopolit dhe ka nevojë për kohë”, ka thënë Planiti.
I pyetur për faktin se edhe përkrahësit e rinj të Juventusit e admirojnë atë, Platini ka bërë shaka: “Është sepse ata nuk më kanë parë mua duke luajtur... Nuk e di se pse më duan kështu. Mbase sepse edhe unë i dua. Është gjithmonë nder të dëgjosh komplimente nga të rinjtë, të cilët dinë për historinë e lavdishme të Juventusit”.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka dalë në mbrojtje të trajnerit Rafa Benitez.Ish-menaxheri i Liverpoolit është nën presion të madh pas dështimit të Interit të sigurojë rezultate pozitive në Serie A. I pyetur për problemet e Interit, Zanetti ka dalë në mbrojte të trajnerit.
“Është për shkak të lëndimeve. Rafa gjithmonë është dashur të punojë në emergjencë. Ai nuk mund të bëjë mrekulli. Ai ka nevojë për kohë”, ka thënë argjentinasi.
Robinho thotë se Ronaldinho është numër 1 dhe se ai dhe lojtarët e Milanit dëshirojnë mesfushori të qëndrojë në San Siro.Ronie ende është duke pritur fillimin e bisedave për vazhdimin e kontratës me Milanin, derisa mediat spekulojnë për një largim të tij.
“Ai është numër 1. Kur ai është 100 për qind në formë, ai do të bëhet një armë e papërballueshme në duart e Allegrit. Ai mund të shpikë një asistim ose një gol vendimtar në moment. Ai është Dinho. Ai është numër 1”, ka thënë Robinho.
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka mohuar kundërthëniet e fundit rreth trajnerit Jose Mourinho.Menaxheri i Sporting Gijon, Manolo Preciado, së fundi iu bashkua të tjerëve si Johan Cruyff dhe trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, për të sfiduar publikisht Mourinhon. Por Ronaldo thotë se ata janë xheloz për suksesin e tij.
“Çdokush është xheloz për Z. Mourinhon. Është normale, ai është më i miri dhe kjo është se pse njerëzit përpiqen të thonë gjëra të marra, gjëra të çmendura për të cilat ai nuk shqetësohet. Ai përpiqet të bëjë punën e tij në mënyrën më të mirë për lojtarët”, ka thënë Ronaldo.
Tim Duncan është rikthyer në formë për të ndihmuar San Antonio Spurs të shënojë fitore 103-94 ndaj Chicago Bulls, që është e nënta e këtij sezoni.Duncan shënoi 16 pikë dhe 18 kërcime, derisa Spurs arritën rekordin e vitit 1981 prej nëntë fitoreve dhe vetëm një humbje në 10 ndeshjet e para.
Tony Parker, gruaja e të cilit Eva Longoria aplikoi për divorc më herët gjatë ditës së djeshme duke krijuar një stuhi mediatike për francezin, shënoi 21 pikë, ndërsa Manu Ginobili shënoi 20 pikë.
Derrick Rose shënoi pikët më të larta, 33, për Chicago që pësuan humbjen e katërt këtë sezon, krahas gjashtë fitoreve, katër prej të cilave ishin radhazi.
Real Madridi ka bërë të ditur se mesfushori Kaka do të kthehet në shtëpinë e tij në Brazil për të vazhduar rehabilitimin nga lëndimi.Kaka iu nënshtrua një operacioni në gju në fillim të këtij sezoni dhe që atëherë ka qëndruar jashtë fushës së gjelbër.
Në një deklaratë të lëshuar në faqen zyrtare të Real Madridit shkruhet:
“Do të jetë një vlerësim objektiv për të përcaktuar trajtimin mjekësor që duhet ndjekur në stadet përfundimtare të rikuperimit. Shërbimet Mjekësore Sanitas-Real Madrid, Mjekët Marc Martens dhe Turibio Leite, dhe Kaka janë të pajtimit dhe plotësisht të koordinuar sa i takon stadeve të ndryshme të rikuperimit që duhet ndjekur. Lojtari do të rikthehet në Madrid në fund të procesit të rikuperimit, pasi të pranojnë rezultatet e testeve”.
Kaka muajve të fundit ka qenë pjesë e spekulimeve që e lidhnin atë me një rikthim në Serie A, te ish-klubi i tij Milani dhe te rivali lokal Interi.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho raportohet se dëshiron të sjellë në Bernabeu mesfushorin e Palermos, Javier Pastore.Argjentinasi po shkëlqen këtë sezon dhe nuk ka kaluar pa u vërejtur as nga Mourinho. Stadio News shkruan se Mourinho ka diskutuar nënshkrimin me Pastore me presidentin e Realit, Florentino Perez, dhe menaxherin gjeneral Jorge Valdano.
Nëse Pastore nxirret në shitje nga Palermo, Reali sigurisht se do të jetë pjesë e betejës për të marrë nënshkrimin e tij. Përveç Realit, edhe Barcelona përflitet se është e interesuar për mesfushorin.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Manchester City nuk mund ta blejë shpirtin ekipor.Strategu skocez thotë se arrija e emrave të rinj te City nuk do të thotë se ata do të adaptohen shpejtë.
“Ju e blini suksesin nëse struktura është e duhur. Ata kanë blerë disa lojtarë të mirë, pa dyshim, por të ndërtosh shpirtin nuk është lehtë kur një koleksion i individëve të ndryshim vijnë në dhomën e zhveshjeve. Është një sfidë e madhe, nuk është e lehtë”, ka thënë Ferguson.
Ylli i Tottenhamit, Rafael van der Vaart, thotë se ai e ka të lehtë të luajë nën udhëzat e menaxherit Harry Redknapp dhe thotë se ka rikthyer pasionin për futbollin pas transferimit te klubi londinez.Van der Vaart u transferua në Londër nga Real Madridi gjatë verës së kaluar dhe ka shkëlqyer me ekipin anglez duke shënuar pesë gola në nëntë ndeshje të ligës. Ai është një fans i madh i Redknapp, i cili beson se i ka ndihmuar atij të gjejë formën dhe rizbulojë pasionin për futbollin.
“Harry është një person shumë i veçantë, kjo është arsyeja se pse tashmë ndjehem si në shtëpi te Spurs. Nuk ka më fjalime të gjata dhe të mërzitshme për taktikat, sikur u mësova te Real Madridi. Është një dërrasë në dhomën e zhveshjeve, por Harry nuk shkruan asgjë në të! Është shumë relaksuese”.
“E vetmja gjë që ai më thotë është, ‘Ti luaj majtas ose djathtas, mundohu shumë, kënaqu dhe tregoju fansave më të mirën’. Pastaj mbrojtësit marrin instruksione se kush do të mbulojë në kënde dhe gjuajtje të lira – dhe kaq”, ka thënë Va nder Vaart.
Portugalia ka shënuar fitore të lartë prej 4-0 në miqësoren e zhvilluar ndaj Spanjës në Lisbonë.Në pjesën e parë shkëlqeu kush tjetër pos futbollistit më të kompletuar në botë, Cristiano Ronaldo, i cili dërgoi dy-tri herë në publik Gerard Piquen dhe Sergio Busquetsin, duke shfaqur kështu lojë të mrekullueshme.
Një aksion fenomenal i nisur nga Ronaldo, ku dribloi pa problem mbrojtësit spanjoll në zonë, me ç’rast e paraboloi Iker Casillasin, nuk u finalizua me gol për shkak të egoizimit të Nanit, i cili në vijën fatale preku topin për offside. Ronaldo u nevrikos tepër, gjë që e detyroi trajnerin portugez ta zëvëndësojë pas pjesës së parë.
Pas një depërtimi fantastik në zonë, Cristiano Ronaldo godet nga një kënd i vështirë, por në vend ishte Casillas sa për ta devijuar topin te Carlos Martins (45’) për 1-0.
Në pjesën e dytë Portugalia edhe pa Cristiano Ronaldon ia arriti të shfaqë lojë të magjishme, përderisa Spanja mbeti vetëm me atë rastin e David Silvas me kokë.Helder Postika katër minuta brenda pjesës së dytë (49’), realizoi një gol fenomenal me finte, duke e lënë të shtangur Iker Casillasin. Joao Moutinho e kompletoi asistimin e dytë në ndeshje, pasi i ndihmoi Helder Postigas ta realizojë golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Portugalinë (68’).
Rezultatin përfundimtar 4-0 të këtij takimi e vendosi Hugo Almeida të cilin përballë portierit Casillas e nxorri Pepe me anë të një pasimi të mrekullueshëm.

Kjo humbje e Spanjës vjen në një moment të vështirë pas asaj nga Argjentina, muaj më parë. Si shkaktar i disfatës mund të përmendet forma e dobët fizike e spanjollëve, e cila vjen për shkak të angazhimeve të shumta të lojtarëve nëpër klube.
















