Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të Marco Boriellos, përkundër lëndimeve të shumta të Rossonerëve në sulm.Alexandre Pato dhe Filippo Inzaghi janë aktualisht të lënduar, me asin brazilian që do të mungojë deri në janar, ndërsa sulmuesi tjetër italian Inzaghi do jetë jashtë fushave deri në fund te sezonit.
“Është e pamundur, ai është shitur te Roma. Nuk ka gjasa. Sidoqoftë, a kemi nevojë për përforcime? Pato do të kthehet në janar”, theksoi Galliani.
Interi ka konfirmuar se mesfushori kreativ, Coutinho, ka pësuar një dëmtim në kofshë, që do ta lë atë jashtë aksionit për ndeshjet vendimtare në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.“Ndrydhje e muskulit të kofshës në këmbën e majtë - është rezultati i skanimeve të bëra nga stafi mjekësor i Interit”.
“Mesfushori e lëndoi veten në qendrën stërvitore Angelo Moratti këtë mëngjes gjatë një stërvitje me top, në të cilën ai u ndesh me një bashkëlojtar”, shkruan në komunikatën e Interit.
Përkundër komunikatës së lëshuar nga klubi nerazzur, Interi nuk dha kohën e saktë të rikthimit të brazilianit.
Roy Hodgson ka pranuar se ai është shumë i frustruar pas lëndimit të Gerrard, me ç’rast asi do t’i mungojë atij për më se katër javë, kjo për shkak të një miqësoreje të parëndësishme me kombëtaren angleze.“Unë jam i frustruar dhe i zhgënjyer që po e humbas një lojtar aq të rëndësishëm për një periudhë të gjatë kohore, sidomos pas një miqësoreje”.
“Gjithçka që them më tepër pos frustrimit, nuk do të ishte mirë”, u shpreh Hodgson.
Marco Materazzi ka thënë se debakli në derbi ndaj Milanit javën e kaluar falë gabimit të tij nuk e ka ndryshuar karrierën e tij te Interi.“Të humbasësh një derbi të dhemb dy herë më shumë. Unë marr përgjegjësinë për gabimin ndaj Ibrahimovicit për penaltinë”.
“Por, kjo ndodh në futboll. Nuk është hera e parë dhe as e fundit. Unë marr përgjegjësinë. Nuk mund të lë që kjo ta ndryshojë karrierën time”, tha Materazzi.
Portieri i skuadrës daneze Aalesunds, Anders Lindegaard, do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore para kalimit te Manchester United.Duket se marrëveshja është fare pranë finalizimit, pasi që portieri për të cilin United do të paguajë 5 milionë euro është fare pranë kryerjes së testit mjekësor.
Danezi shihet si zëvendësues i Edwin Van der Saar, i cili do të pensionohet në fund të sezonit.
Thiago Silva ka refuzuar Real Madridin dhe Interin për Milanin, pasi që mbrojtësi brazilian thotë se është bindur nga idoli i tij, Paolo Maldini.“Real Madridi? Është e vërtetë. Ishte bashkëshortja ime ajo që detyroi t’i them jo Realit. Ajo e preferon Milanon para Madridit”.
“Ashtu si djalit tim, edhe mua më pëlqen Milano. Kam pasur mundësi tjera. Para Milanit, Interi më kontaktoi, por më pas nuk dëgjova askënd pos Maldinit dhe iu bashkova Milanit”, zbuloi braziliani.
Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria, është treguar i zëshëm për ‘el Classicon’ e 29 nëntorit që zhvillohet në Camp Nou, pasi që beson se ajo sfidë do të vendoset ose nga Cristiano Ronaldo ose nga Lionel Messi.“Është një ndeshje e mirë kjo. Ne e dimë se Real Madridi që një kohë të gjatë nuk ka fituar ndaj Barcelonës dhe ne do të japim gjithçka për t’i mposhtur ata”.
“Messi dhe Cristiano Ronaldo janë më të mirët në botë dhe ata do të tentojnë të jenë vendimtarë në ‘el Classico’”, precizoi Di Maria.
Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, ka pohuar se që pesë vjet ai nuk ndihet i përgatitur fizikisht.“Hera e parë kur kam luajtur i përgatitur fizikisht? Ka pesë vjet ndoshta, apo më shumë, nuk më kujtohet. Mund të luani kështu nëse mbani anti-inflamator dhe ia dilni”.
“Dhibmja nga ky lëndim është më e keqja që kam pasur ndonjëherë, nuk mund të vazhdoj kështu. Unë bëhem 30 vjeç muajin e ardhshëm dhe duhet ta shikoj më shumë veten”, ka thënë Terry.
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, është i përkushtuar që ta mposhtë Fiorentinën këtë fundjavë, pasi që në rast të humbjes fitorja ndaj Interit nuk do të thoshte asgjë.“Milani momentalisht është i kënaqur me suksesin, por që të bëhesh ekip të merr kohë. Sukseset e të kaluarës kanë domethënie, por nëse nuk e mposhtim Fiorentinën, atëherë fitorja në derbi do të jetë asgjë”, precizoi Seedorf.
Milani javë më pare e mposhti rivalin Inter me rezultat minimal 1-0.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka tentuar që ta ulë rëndësisnë e ‘el Classicos’ që zhvillohet më 29 nëntor, duke e quajtur derbin më të madh në botë si çdo ndeshje tjetër.“Për gjithçka që po thuhet rreth ndeshjes është më mirë të qëndroj i qetë. Gjëja më e mirë në këtë moment është heshtja”.
“Nuk dua të flas për Cristiano Ronaldon dhe Real Madridin. Unë jam egoist. Unë dua të flas për Almerian sepse tani luajmë me atë ekip. Secili ‘el Classico’ shihet sikurse i fundit dhe gjithashtu duket se bota do të mbarojë së ekzistuari. Gjithë ajo që duam të bëjmë është të luajmë një ndeshje të madhe”, deklaroi Guardiola.
Claudio Ranieri përkundër krizës së përjetuar nga skuadra e tij në fillim të sezonit, ka besim në lojtarët e tij se ata mund të fitojnë Scudetton.“Me sakrificë dhe punë ky ekip i Romës mund ta fitojë Scudetton”, theksoi Ranieri.
Roma ka arritur ta mposhtë Interin këtë sezon dhe ka nxjerrë një barazim ndaj Juventusit javë më parë.
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, e di mjaft mirë çfarë do ta presë në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, për shkak të sulmuesit fantastik Fernando Llorente.“Unë mendoj se Athletic Bilbao është skuadër e mirë. Unë luajta ndaj Llorentes disa herë dhe e kam pasur të vështirë ta ndal. Por, mbrojtja e Real Madridit është shumë e mirë dhe ne po bëjmë punë të mirë”.
“Reali gjithnjë është favorit në këto ndeshje dhe është mirë të mos mendojmë për disfatë. Unë dua të fitoj më shumë tituj këtu, unë dua ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe ka shumë gjëra tjera të cilat dua t’i arrij me punë të madhe. Unë dua të qëndroj me këtë ekip deri në vdekje”, u shpreh Marcelo.
Superylli i Bayernit të Munichut, Franck Ribery, është kritikuar ashpër nga trajneri i tij Louis van Gaal, pas paraqitjes katastrofale të francezit në miqësoren ndaj skuadrës nga liga e tretë gjermane, Unterhaching.“Franck Ribery nuk e dha më të mirën ndaj Unterhaching. Ai nuk tregoi përkushtim në këtë ndeshje”.
“Mediat kanë shkruar se ai ishte i shkëlqyer, por këtë unë nuk e kam parë”, theksoi Van Gaal.
Sipas Bild, Ribery do të jetë në pankinë për ndeshjen ndaj Bayer Leverkusenit që zhvillohet të shtunën, pasi që trajneri holandez dëshiron të shfrytëzojë një formacion me lojtarë të përgaditur fizikisht.
Se sportistët kosovarë të cilët kanë shfrytëzuar kushtet nëpër vendet perëndimore kanë perspektivë të jashtëzakonshme në sport, e tregojnë më së miri vëllezërit Beqiri nga Rahoveci, të cilët që 11 vjet jetojnë në SHBA.Bineqtë 19 vjeçarë, Defrim dhe Burim Beqiri janë tashmë kampionë të boksit në Michigan në kategoritë 60 kg respektivisht 64 kg.
Synimet e vëllezërve Beqiri nuk mbarojnë këtu, pasi që ata janë fare pranë përfaqësimit të SHBA-ve në Lojërat Olimpike, Londra 2012.
Në SHBA tashmë kanë filluar të tërhiqen paralelet e para për vëllezërit kosovarë dhe atë jo me të tjerë pos vëllezërve Klitschko.
Sipas agjentit të supertalentit belg, Romelu Lukaku, Juventusi dhe Milani pëlqejnë sulmuesin e Anderlechtit, por pa bërë ndonjë ofertë zyrtare për të.“Unë e di se ai po pëlqehet nga Juventusi dhe Milani, por vetëm në mënyrë indirekte. Derisa të më kontaktojnë drejtpërsëdrejti, unë nuk mund të flas për interesim të vërtetë”.
“Po ka disa oferta jozyrtare, por unë nuk jam kontaktuar e as nuk kam marrë shenja që t’i çojmë ato oferta përpara. Për momentin nuk ka negociata dhe për më shumë nuk mendoj se Anderlechti do ta shesë atë në janar”, tha agjenti i Lukakut, Cristophe Henrotay.
Luciano Moggi e ka ripërsëritur qëndrimin e tij se me blerjen e Zlatan Ibrahimovic, Milani ka siguruar titullin e kampionit në Serie A.“Gjatë verës kam thënë se me tranferimin e Ibrahimovic, Milani do ta rigjente veten në luftë për Scudetto dhe unë pata të drejtë. Shikojeni derbin, Milani e ka fituar falë Ibrës”.
“Ibrahimovic është kampion dhe është fundamental për motorrin e Milanit. Ai i ka revolucionarizuar ata, ndërsa trajneri Massimiliano Allegri ka bërë mirë që e ka shfrytëzuar. Ibrahimovic po ia kthen besimin Milanit me gola dhe fitore. Ai bën gjithçka”, shkroi Moggi në kolumnën e tij të Tuttomercatoweb.
Liverpooli pritet të fitojë një deri në dy milionë funte kompensim nga Federata Angleze e Futbollit (FA), pas lëndimit të Steven Gerrard në sfidën e të mërkurës ndaj Francës.Dëmshpërblimi llogaritet në bazë të pagës së Gerrard për katër javë dhe sa do qëndrojë jashtë fushave. Liverpooli edhe ashtu ka mjaft telashe me rezultatet sa që ky lëndim në këtë moment është tepër i panevojshëm për The Reds.
Fabio Capello e kishte thyer fjalën e tij dhënë ndaj Liverpoolit, pasi që u ka garantuar drejtuesve në Anfield se kapiteni i The Reds do luante vetëm 60 minuta, e jo 85 minuta.
Menaxheri i Birmingham Cityt, Alex McLeish, pret të bëjë befasinë në ndeshjen e nesërme kundër Chelseat.McLeish pranon se Chelsea ka lojtarë të fuqishëm që do të kthehen nga lëndimi, por thotë se ekipi i tij mendon se mund të bëjë befasi.
“Ekipet e mëdha nuk humbin shumë në vazhdimësi, por ne jemi në fushën tonë dhe duhet të besojmë se kjo është e arritshme dhe mund ta fitojmë. Nuk them se do ta bëjmë, por mund ta bëjmë”.
“Ne duhet të sigurohemi se Chelsea do të kthehet në Londër duke thënë ‘St Andrew's është një vend i vështirë’. Ne e kemi bërë këtë me shumë ekipe të mëdha sezonin e kaluar, por ne ishim të pafat kundër Chelseat kur Chuche (Benitez) shënoi një gol të përkryer që nuk u pranua. Chelsea ka kaluar nëpër probleme me lëndimet, por ata ende kanë lojtarë fenomenal në ekip, të cilët mund me lehtësi të bëjnë kthesën kur duan”, ka thënë McLeish.
Mungesa e besimit për të luftuar për titullin e kampionit të Italisë ka filluar të rishfaqet në fytyrat e lojtarëve të Juventusit.Mbrojtësi i Biankonerëve, braziliani Felipe Melo mendon se Milani ose Interi do ta fitojë Scudetton.
“Ekipi po fiton tani dhe po luan mirë, e jo si vitin e kaluar. Kur grupi luan mirë, gjithçka shkon sipas planit”.
“Çfarë na mungon? Nuk jemi të gatshëm për ta fituar Scudetton. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të jemi më realistë. Duhet të pranojmë se Milani dhe Interi janë mbi ne”, u shpreh Melo.
Dwight Howard ka udhëhequr Orlando Magic drejt fitores 105-89 ndaj Phoenix Suns, ekip i cili nuk mundi të bëjë shumë në mungesë të dy herë MVP-së së NBA-së, Steve Nash.Magic, fitues të tre ndeshjeve radhazi dhe lider në Divizionin Juglindor me tetë fitore dhe tre humbje, kishin gjashtë lojtarë që shënuan pikë dyshifrore.
Howard udhëhoqi me double-double, duke shënuar 20 pikë dhe duke fituar 12 kërcime në më pak se 30 minuta lojë, derisa Jameer Nelson shënoi 15 pikë dhe 12 asistime.
Grant Hill udhëhoqi te Suns me 21 pikë.
Zëvëndëstrajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka kritikuar bosin e Real Madridit, Jose Mourinho, duke e thënë se portugezi kurrë nuk flet për futboll.“Mourinho është trajner futbolli që nuk flet kurrë për futboll, ndërsa kjo nuk është diçka që na pëlqen. Stresi nuk është i mirë për askënd”.
“Është e vërtet që Real Madridi po luan më mirë këtë vit, ata po përmirësohen pas çdo viti. Ekipi i tyre ndoshta nuk është estetik dhe nuk po luan shumë mirë, por ata janë të rrezikshëm. Por, ata kanë shpenzuar dy herë më shumë se ne. Ata kanë transferuar secilin lojtar që kanë dashur, kurse nuk ka asgjë në lojën e tyre që ma tërheq vëmendjen”, deklaroi Vilanova.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ua ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij, se ai është bosi dhe askush tjetër te klubi anglez.“Në një moment kur futbollisti bëhet më i rëndësishëm se menaxheri, klubi është i vdekur”.
“Unë jam njeriu më i rëndësishëm i Manchester United. Kështu është dhe do të mbetet”, është shprehur e bindje Ferguson.
Ashley Cole ka thënë se ai do ta respektojë kontratën e tij me kampionin aktual të Anglisë, Chelsea, pasi ai nuk e ka ndërmend të largohet edhe dy sezone.“Unë kam kontratë me Chelsean dhe kështu do të qëndroj këtu deri në fund të saj. Njerëzit nuk më njohin, ata dinë vetëm për atë që shkruhet. Personaliteti im po shfaqet në stërvitje, familje dhe me miqtë”.
“Ata e dinë kush jam unë dhe po tentoj të jem i vërtetë. Unë dua të fitoj, të punoj shumë, të luaj mirë dhe të përmirësohem. Kur unë zgjohem në mëngjes, unë dua të shkoj në stërvitje dhe kjo është ajo që dua të bëj në të ardhmen”, ka thënë Cole.
Sipas Luigi Simonit, Rafa Benitez nuk është fajtori kryesor për krizën e krijuar te kampioni aktual i Evropës, Inter.“Është vështirë në futboll, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz dhe gabime. E vërteta është se Interi po shikon në të kaluarën dhe se fati nuk është me Benitezin”.
“Ndoshta ata janë prekur shumë nga titujt e fituar, por ishte e natyrshme që ata të mos jenë të pamposhtshëm. Një rënie e formës është gjithnjë normale. Ata kanë nevojë për Maiconin dhe Samuelin. Mendoj se kur të lënduarit të rikthehen Interi do të jetë shumë më konkurrues”, ka thënë Simoni.
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka pranuar se Milani është i interesuar në transferimin e asit të Manchester Cityt, Mario Balotellit, ashtu si në kthimin e Alessandro Matrit nga Cagliari.“Matri? Ai është lojtar i Cagliarit të cilin ne e kemi shitur pasi e kemi rritur në akademinë tonë, prandaj ne e njohim atë shumë mirë”.
“Balotelli? Nuk më pëlqen të flas për lojtarët e ekipeve tjera, por ai është 20 vjeç dhe ka kohë për të. Do të shohim në të ardhmen”, u shpreh Galliani për Il Corriere dello Sport.
Robinho thotë se Rossonerët duhet të nxjerrin pikët maksimale nga ndeshja e vikendit kundër Fiorentinës.Braziliani e di se me synimin për të mbetur në maje të tabelës së Serie A, ata duhet të vazhdojnë të fitojnë në çdo ndeshje.
“Fitorja në një derbi gjithmonë është një gjë e mirë. Ne përfundimisht e bëmë atë, dhe jemi shumë të lumtur që ia kemi dalë. Tash jemi liderë në ligë dhe nuk mund të bëjnë asnjë gabim. Të shtunën kundër Fiorentinës do të jetë vështirë, por ne shpresojmë se mund të nxjerrim tre pikë”, ka thënë Robinho.
Rossonerët mbajnë kreun me 26 pikë, një më shumë se Lazio, pas 12 javësh lojë në kampionatin italian të futbollit.
Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, ka mohuar se klubi i tij është në bisedime për të shitur portierin David De Gea te Manchester UnitedSipas mediave britanike, United është afër për të arritur marrëveshje 15 milionë funtëshe për 20-vjeçarin De Gea, i cili ka ndërtuar një reputacion që kur ka zënë pozitën e të parit te Atletico.
Megjithatë sipas Cerezo, nuk ka pasur kontakte me asnjë klub për De Gea, i cili ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2013.
“Askush nuk ka folur me ne. E as që kam ide (për këtë çështje). Shpresojmë se ai do të jetë lojtar i Atleticos për një kohë të gjatë”, ka thënë Cerezo për AS.
Lojtari kryesor i Tottenhamit, Gareth Bale, thotë se vetëbesimi është i lartë te klubi nga Londra veriore para derbit të të shtunës kundër Arsenalit.Spursat do ta fillojnë këtë ndeshje pasi kanë mposhtur Interin në Ligën e Kampionëve, si edhe pasi mposhtën Blackburnin në Ligën Premier, ndërsa mbrojtësi i krahut thotë se ata do të kërkojnë fitore.
“Do ta fillojmë ndeshjen me vetëbesim të plotë dhe shpresojmë të shënojmë fitore për ne dhe për tifozët”.
“Duhet të mundohemi ta fitojmë çdo ndeshje dhe unë besoj se jemi aq të mirë saqë mund ta mposhtim këdo. Këtë e kemi dëshmuar”, ka thënë Bale.
Legjenda e dikurshme braziliane, Rivaldo, do t’i kthehet futbollit brazilian në vitin 2011, te klubi Mogi Mirim, tek i cili ai është edhe president.Ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit, nuk ka luajtur futboll kompetitiv që nga muaji gusht kur u largua nga klubi uzbek, Bunyodkor, ndërsa kanë kaluar shtatë vite që kur ka luajtur për një klub brazilian.
“Pasi kam zgjidhur shumë çështje jashtë vendit, kam vendosur të luaj në (kampionatin) ‘Paulista 2011’ me Mogi Mirim, ku jam president”, ka shkruar 38-vjeçari në faqen e tij në Twitter.
Sulmuesi i Juventusit, Amauri, të enjten është detyruar të largohet nga fusha stërvitore pasi ka pësuar një lëndim në gjurin e majtë.Stafi mjekësor i Juves mendon se lëndimi i 30-vjeçarit është serioz, ku mund të jetë përfshirë edhe dëmtimi i ligamentit.
Sipas faqes zyrtare të klubit, ai do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të konstatuar saktësisht dëmtimin dhe për të caktuar kohëzgjatjen e mungesës së tij.
Mbrojtësi i Arsenalit, Bacary Sagna, thotë se nuk është i hidhëruar me ish-bashkëlojtarin e tij, William Gallas, që i është bashkëngjitur rivalit Tottenham.Të shtunën, ish-kapiteni i Arsenalit do të kthehet në Emirates në rolin e kundërshtarit, për herë të parë që nga transferimi i tij te Spursat.
Derisa tifozët e Topçinjve mund të kenë përgatitur ndonjë ‘mikpritje të veçantë’ për të, bashkëkombësi i tij Sagna thotë se ai ka dhënë më të mirën nga vetja në katër vitet që qëndroi te Arsenali dhe se nuk ka asgjë kundër tij.
“Nuk jam i hidhëruar me të pse ka nënshkruar për rivalët tanë. Ai ka qenë gjithmonë një profesionist dhe përherë ka dhënë më të mirën. Futbolli është futboll, unë nuk mbaj mëri ndaj tij. Ai duhej të largohej të luajë futboll dhe kjo është ajo që dëshiron”, ka thënë Sagna.
Genoa ka fituar dy ndeshje radhazi nën drejtimin e trajnerit të ri Davide Ballardini, ndërsa mbrojtësi Rafinha beson se skuadra e tij mund ta mposhtë edhe Juventusin në ndeshjen e fundjavës, por me kusht që lojtarët të japin më të mirën nga vetja.“Kjo është një ligë e baraspeshuar dhe mjaft e vështirë. Futbolli është më pak dinamik dhe më i ngadalshëm se në Gjermani (ku ka luajtur me Schalken)”.
“Kundër një skuadre të fortë si Juventusi, përqendrimi ynë doemos të jetë në maksimum në çdo moment. Ne po stërvitemi intensivisht që të kemi vazhdimësi dhe të fitojmë më shumë pikë”, ka thënë braziliani për genoacfc.it.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, pritet të mungojë tre apo katër javë si pasojë e një lëndimi.Mesfushori anglez u lëndua në ndeshjen miqësore të Anglisë ndaj Francës, ashtu që u detyrua të largohet në minutën e 85-të.
Kjo është një goditje e rëndë por trajnerin e ‘Të Kuqve’, Roy Hodgson, i cili në ndeshjet e fundit është mbështetur te ikona e klubit që sapo kishte kthyer formën e tij.
















