Skuadra e Schalkes e ka mposhtur Lyonin me rezultat 3-0 për t’ia rrëmbyer kreun e Grupit B, ndërkaq me rezultat identik, Hapoel Tel Avivi ka shënuar fitore kundër Benficas.
Jefferson Farfan shënoi golin e parë për gjermanët (14’), ndërsa me dy golat e tij, një në pjesën e parë dhe një në të dytën (20’ dhe 89’), Klaas-Jan Huntelaar vulosi fitoren e vendasve.
Nga ana tjetër, ekipi izraelit Hapoel Tel Aviv shkaktoi befasi duke shënuar fitore bindëse prej 3-0 kundër portugezëve të Benfacas duke e bërë interesante garën për kualifikim nga ky grup për në fazën e eliminimit direkt.
Pas xhiros së pestë, Schalke merr kreun Grupit B me dhjetë pikë, ndërsa Lyon zhvendoset në vend të dytë me nëntë pikë. Benfica mban vendin e tretë me gjashtë pikë, kurse Hapoeli në fund të grupit ka katër pikë.
Barcelona është kualifikuar edhe zyrtarisht në fazën e 1/8-ës së Ligës së Kampionëve pas fitores së lartë në transfertë te Panathinaikos.
Barcelona shënoi shumë pak gola në krahasim me rastet në këtë takim, pasi që pos posedimit astronomik Blaugranët kanë pasur jo më pak se 12 goditje në portën e grekëve.
Të tri golat e fitores prej 3-0 u shënuan me anë të aksioneve të mrekullueshme. Një pasim fantastik nga Daniel Alves e shfrytëzoi Pedro (27’) i cili nuk e pati të vështirë të shënojë në portën e Panathinaikos.
Në pjesën e dytë Lionel Messi konkretizoi një aksion të bukur nga Iniesta dhe Adriano, me këtë të fundit që i ndihmoi Messit ta fusë topin në rrjetë (62’) për 2-0.
Rezultatin përfundimtar e vuri ylli i mbrëmjes Pedro (69’), që u shërbye nga një Andres Iniesta në formë të përkryer para ‘el Classicos’.
Kopenhaga ra preh e Rubin Kazanit në rusi, ku vendasit nga Kazani fituan minimalisht.
Barcelona me 11 pikë është kualifikuar si lider i Grupit D në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndërsa pozita e dytë kualifikuese do të sqarohet mes Kopenhagës e cila ka punë në xhiron e fundit me Panathinaikos dhe mes Rubin Kazanit që i shkon Barcelonës në Camp Nou.
Wayne Rooney dhe Weir Manchester United dhe Valencia kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pas fitoreve respektive ndaj Rangers dhe Bursasporit.
Pjesa e parë ishte tejet e baraspeshuar, me Manchester Unitedin që pati rastet më ideale. Djajtë e Kuq rastin më të mirë e patën me anë të Wayne Rooneyt i cili me kokë qëlloi transverzalen.
Në pjesën e dytë skuadrat vazhduan me lojë të njëjtë. Pas një ndërhyrje të ashpër nga Naismith në zonë ndaj Rafael, ishte Wayne Rooney ai që ua prishi festën skocezëve me anë të golit të shënuar nga pika e bardhë, në mënyrë mjaft mjeshtërore për 1-0 (87’).
Nga ana tjetër Valencia e ndau në gjysmë Bursasporin me rezultat 6-1, për të siguruar poashtu kualifikimin më tutje.
Manchester United është lider në Grupin C me 13 pikë, ndërsa Valencia ka 10 pikë. Në xhiron e fundit do të diskutohet për pozitën e parë në grup mes Valencias dhe Manchester Unitedit, ndërsa Rangers mund të mbetet i kënaqur me Europa League, pasi Bursaspor nuk ka kurrfarë gjasash.
Skuadra e Tottenhamit ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 kundër Werder Bremenit, në xhiron e pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Me performancën e deritanishme, Spursat po dëshmojnë kualitetin e tyre drejt kualifikimit në fazën e eliminimit direkt të garës më prestigjioze të futbollit evropian për klube.
Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë përmes Younes Kaboul, ndërsa në fund të pjesës së parë (45’+1), Luka Modric dyfishoi epërsinë.
Pas një ndërhyrjeje të parregullt në Modric, u akordua penallti në favor të Tottenhamit (54’), mirëpo Gareth Bale dështoi të shënonte nga pika e bardhë.
Për rezultatin prej 3-0 të Spursave u kujdes Peter Crouch (79’), ndërsa u ndihmua nga Aaron Lennon, që asistoi dy herë në këtë takim.
Në anën tjetër, me golin e vetëm të shënuar nga Esteban Cambiasso, Interi ka realizuar fitore të rëndësishme kundër Twente Enschede, për të dalë sadopak nga kriza që e ka kapluar në Kampionatin italian.
Pas xhiros së pestë, Tottenhami dhe Interi prijnë në Grupin A me nga dhjetë pikë, ndërsa ndiqen nga Twente që ka pesë pikë.
Mesfushori i Chelseat, Florent Malouda beson se skuadra është duke pasur shumë frikë, sidomos në ndeshjet e fundit.
“A e kemi humbur besimin? Po. Ndoshta ekipet tjera kanë më shumë besim kur vijnë këtu”.
“Tani për tani ne kemi aq shumë lëndime, sa që është e vështirë për ne si fizikisht ashtu dhe mentalisht. Është një periudhë e vështirë e sezonit kjo. Ju mund të riktheheni pas një fitoreje, gjë që më bën të lumtur për fitoren ndaj Zilinas. Ky është momenti kur lojtarët duhet të tregojnë cilësitë e tyre”, ka thënë francezi.
Juventusi është duke bërë presion te Manchester United për hapjen e bisedimeve për transferimin e portierit Gianluigi Buffon në Old Trafford.
La Gazzetta dello Sport flet për një shkëmbim mes portierit ikonë të Italisë – Buffon dhe sulmuesit bullgar Dimitar Berbatov. Ky i fundit shihet si alternativë për të lënduarin Amauri.
Buffon është që një kohë të gjatë subjekt i spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, e cila ende nuk është definuar në mënyrë perfide.
Portieri i Atletico Madridit, David de Gea, ka këmbëngulur se ai dëshiron të mbetet në Vicente Calderon, përkundër spekulimeve të vazhdueshme të cilat e lidhin atë me një kalim te Manchester United.
“Tifozët mund të sigurohen se do të qëndroj këtu. Ky klub më ka dhënë gjithçka. Unë jam i kënaqur dhe shumë i lumtur te Atletico, prandaj do të qëndroj këtu”.
“Është nder për mua të dëgjoj që ekipe si Manchester United janë të interesuara për mua, është mirë, por ndjej se nuk kam arsye për t’u larguar nga Atletico Madrid. Ky klub është i mrekullueshëm dhe shpresoj se mund të bëj që këtu të ndodhin gjëra të mira. Kam jetën përpara”, u shpreh De Gea.
Ylli i Santosit, Neymar, nuk mund ta hedhë poshtë transferimin në ndonjë nga skuadrat e mëdha evropiane, sidomos jo në Ligën Premier ku Chelsea dhe Manchester United janë vënë në kërkim të tij.
“Vetëm e ardhmja mund ta tregojë këtë. Për momentin jam te Santosi dhe unë do ta respektoj kontratën time. Unë do të mbroj ngjyrat e Santosit. Do Zoti do të shënoj më shumë gola”.
“Unë e shikoj Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, ashtu si La Ligan. Unë shikoj edhe kampionatet tjera. Më pëlqejnë ekipet angleze, por edhe ato spanjolle. Unë madje kam një mik në Ukrainë që quhet Andre, prandaj e shikoj edhe Ligën e Ukrainës”.
“Zyrtarët e klubit më kanë thënë se nuk jam në shitje, por unë nuk mendoj kështu. Ky mund të jetë momenti i duhur për një aventurë evropiane”, u shpreh Neymar.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, është vënë në mbrojtje të menaxherit nën zjarr, Carlo Ancelotti, pas fitores së vështirë ndaj Zilinës në Stamford Bridge.
“Jo, menaxheri e ka bërë të qartë se ai do të mbes këtu dhe unë mendoj se ne duhet të fokusohemi në ndeshjet për të marrë rezultate sa më të mira dhe për t’u rikthyer në formë, pasi që së fundmi nuk kemi luajtur mirë. Ne kemi shumë lojtarë të lënduar të cilët shpresojmë se mund t’i rikthejmë shpejt”.
“Spekulimet? Ne nuk flasim për ato, mendoj se ne jemi më shumë të fokusuar në atë se pse humbëm nga Birminghami dhe për këtë nuk kemi nevojë për gazeta, mendoj se djemt tjerë poashtu luajtën mirë. Ne duhet të fillojmë së fituari përsëri, por nuk është lehtë”, theksoi Drogba.
Juventusi ka pësuar një goditje të rëndë sa i përket transferimit të Edin Dzekos në Olimpico të Torinos, gjithnjë sipas mediave italiane.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi mund të ofrojë vetëm 40 milionë euro për sulmuesin boshnjak, përderisa Wolfsburgu po kërkon më shumë. Me supërfuqinë financiare të Manchester Cityt që po e kërkon Dzekon, çmimi i këtij të fundit duket se është rritur drastikisht nga ujqit gjerman.
Sidoqoftë, po e njëjta gazetë shkruan se Dzeko i është premtuar Bayernit dhe ai do të transferohet në Allianz Arena verën e ardhshme.
Sulmuesi i Interit, Philippe Coutinho, mund t’i bashkohet Sampdorias si huazim, për të zëvëndësuar Antonio Cassanon, i cili është lënë jashtë skuadrës.
Sipas mediumeve italiane Coutinho po kërkohet nga Sampdoria si alternativë për problematikun Antonio Cassano, i cili sigurt do të largohet në janar.
Nga ana tjetër, Interi dëshiron që ta lë si huazim brazilianin e ri në mënyrë që të fitojë përvojë, pas paraqitjeve jokonstante këtë sezon.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka falënderuar Zotin që nuk ia ka dhënë dhuntinë e të qenit modest, ndërsa mendon se filozofia e tij e bën atë dhe ekipin e tij të pamposhtur.
“Unë i jam falënderues Zotit që nuk më dha modestinë, sepse është një cilësi e cila nuk ju ndihmon. Unë po jetoj në një botë ku nuk mund të shprehesh, ku nuk mund ta thuash të vërtetën. Unë nuk kam dashur të jem hipokrit, e as diplomat. Kjo është dobësia ime më e madhe”.
“Gjëja më e keqe është se nëse krahasoni veten me njerëz tjerë, atëherë ju gjithnjë humbisni në një krahasim të tillë. Unë jam i vetëdishëm për aftësitë e mia”.
“Më pëlqen të punoj me njerëz të cilët mendojnë ashtu si unë. Në këtë mënyrë ne jemi gjithnjë të fortë. Ne kemi besim në cilësitë tona, pasi që jemi më të mirët. Ne nuk mund të mposhtemi. Kjo është filozofia ime”, deklaroi në mënyrë sensacionale portugezi për France Football.
Rafael Benitez Trajneri i Interit, Rafael Benitez mund t’i rregullojë gjërat te kampioni aktual i Evropës, është mendimi i Cesare Prandellit.
“Shpresoj se Benitez nuk do ta vë në lojë postin e tij ndaj Twentes. Unë e konsideroj atë si trajner të madh dhe person të mirë”.
“Interi po paguan për shkak të shumë lëndimeve dhe pasi fituan aq shumë, ata mund të jenë të lodhur nga viti i kaluar. Mendoj se Benitez mund ta ndryshojë këtë dhe ai është njeriu i duhur për Interin”, u shpreh Prandelli.
Kampioni aktual i Zvicrës, Basel, pas fitores prej 1-0 ndaj Clujit ka rritur gjasat për kualifikim edhe pse më pranë këtij qëllimi janë Roma dhe Bayern, ndërsa mbrojtësi kosovar Beg Ferati mendon se skuadra zvicërane do të gjendet në fazën e eliminimit direkt.
“Ne jemi shumë të fokusuar dhe kemi arritur që të ndalim kundërsulmet e Cluj. Ne luajtëm mirë në mbrojtje. Është gjithnjë mirë kur mund të fitoni ndeshjet pa pranuar gol. I gjithë ekipi luajti shumë mirë”.
“Do të jetë e vështirë që të kualifikohemi, sepse Roma fitoi ndaj Bayernit. Përkundër kësaj, kurrë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë në futboll. Ne mund të mposhtim Bayernin, ndërsa Cluji ta bëjë këtë me Romën”, u shpreh Ferati.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Louis Van Gaal, ishte tejet i pakënaqur me humbjen prej 3-2 nga Roma, edhe pse skuadra e tij tashmë është e kualifikuar për fazën tjetër.
“Nuk është aq keq sa duket, ne jemi ende liderë të grupit. Por është e pabesueshme dhe ne jemi shumë të zhgënjyer. Një humbje nuk është e mirë për besimin tonë para ndeshjeve tjera. Ne luajtëm mirë në pjesën e parë, ne dominuam por më pas është e pabesueshme se si e kthyem Romën në ndeshje në pjesën e dytë”.
“Problemi ishte se kemi humbur shumë topa dhe humbëm shumë raste. Ne kemi lëshuar përsëri nga dora një ndeshje, sikurse ndaj Munchengladbachut dhe Bayer Leverkusenit, ndërsa tashmë dëshirojmë të gjejmë një mënyrë për të ndaluar së bëri këtë”, u shpreh Van Gaal.
Jose Mourinho ka vënë edhe njëherë në pikëpyetje referimin pas ndeshjes së fituar me rezultat të lartë ndaj Ajaxit, ku pa Serigo Ramosin dhe Xabi Alonson të përjashtuar.
“Më pëlqyen kartonët e treguar. Dy të fundit janë dhënë për shkak se kemi dashur ta shkrijmë kohën. Gjyqtari britanik tregoi kartonë të verdhë aty këtu, por ne jemi në fazën tjeter dhe në ndeshjen e fundit takohemi me Auxerre”, u shpreh Mourinho.
Mourinho u shpreh poashtu i kënaqur me paraqitjen lojtarëve të tij në këtë ndeshje, sidomos me atë të Karim Benzemas.
Adriano Galliani vazhdon të lëvdojë me nota të larta transferin e verës së kaluar Zlatan Ibrahimovic, ndërsa beson se nuk është turp përfundimi prapa Real Madridit në Grupin G të Ligës së Kampionëve.
“Kualifikimi është tani në xhep, ndërsa tani jemi në rrezik të lotarisë për fazën tjetër. Ne patëm fat të keq pse u takuam me Realin në grup, por edhe kjo ndodh. Nuk ka asgjë të turpshme të jemi prapa Real Madridit”
“Ibra ishte fantastik, madje edhe nga kornerët ku është dashur të mbrohemi. Ai po bën çdo gjë. Ai është i dashuruar në këtë fanellë. Ai është profesionist i jashtëzakonshëm, por ne poashtu jemi të kënaqur edhe me Robinhon, jo vetëm me Ibran”, u shpreh Galliani.
Tre tifozë të Bayernit janë lënduar pas përfundimit të sfidës ndaj Romës në Olimpico, e cila u takoi romakëve me rezultat 3-2.
Dy tifozë të Bayernit ishin hospitalizuar pasi janë sulmuar nga persona të paidentifikuar. Në një incident tjetër, një tifoz tjetër bavarez pësoi një lëndim në këmbë.
Hetimet janë hapur, por deri tani nuk ka detaje për të dyshuarit e këtyre incidenteve.
Barcelona do të ndeshet me Panathinaikos sonte mbrëma në Ligën e Kampionëve, ndërsa trajneri Pep Guardiola ka premtuar aktivizimin e lojtarëve më të mirë ndaj grekëve, pavarësisht nga rezultati që arrin Rubin Kazan.
“Përbërja e ekipit nuk do të varet nga rezultati mes Rubin Kazanit dhe Kopenhagës. Unë do ta publikoj ekipin para fillimit të takimit që zhvillohet në Rusi (18:30). Në Ligën e Kampionëve gjithmonë duhet të fitojmë”.
“Unë do të luaj me ekipin më të mirë sepse unë dua të kthehem nga Greqia me biletë për fazën tjetër. Do të jetë mirë të shkojmë në fazën tjetër si lider i grupit”.
Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, përdori portierin e dytë, Jerzy Dudek, për të transmetuar urdhrin e tij tek lojtarët në fushë në ndeshjen e djeshme të Ligës së Kampioneve që Real Madrid luajti ndaj Ajax.
Urdhri konsistonte që Sergio Ramos dhe Xabi Alonso të merrnin kartonin e dytë të verdhë në mënyrë që të pezulloheshin për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve që Reali (i kualifikuar tashmë) do ta luajë ndaj Auxerre dhe në 1/8 e këtij kompeticioni lojtarët të shkojnë vetëm me një karton të verdhë dhe pa rrezikuar mungesën në këto ndeshje.Portugezi dërgoi Dudek tek porta e Casillas dhe të dy biseduan tek shtylla. Më pas, kapiteni Casillas foli me Ramos dhe ky i fundit me Xabi Alonson. Dy futbollistët spanjollë morën kartonat e dytë të verdhë në minutat në vazhdim për shkak se vonuan goditjet e dënimit.Në Ligën e Kampioneve, nëse një lojtar merr tre kartona të verdhë në tre ndeshje të ndryshme pezullohet për një ndeshje. Mourinho preferoi që lojtarët e tij të merrnin kartonin e kuq dhe të pezulloheshin për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve dhe të fillojnë fazën e eliminimit direkt me vetëm një karton të verdhë “në llogari”.Një manovër kjo e teknikut portugez që mediat spanjolle nuk e kanë vlerësuar aspak.Mourinho Mourinho i jep direktivat portierit rezervë DudekDudek transmeton urdhrat e trajnerit tek kapiteni CasillasCasillas bëhet Xabi Alonso merr kartonin e dytë të verdhëSergio Ramos
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i zemëruar në gjyqtarët duke i quajtur si shkaktarë të humbjes në udhëtim te Braga, për shkak se Topçinjtë tash duhet ta vendosin fatin e tyre në rundin e fundit.
Arsenali mbrëmë pësoi disfatë 2-0 në udhëtimin te Braga, andaj ekipi nga Londra do të duhet në rundin e fundit të fitojë ndaj Partizanit, për ta siguruar kualifikimin në 16-shen më të mirë të Ligës së Kampionëve.
"Gjyqtarët e pestë janë të panevojshëm. Emanuel Eboue u falua në gjashtëmbëdhjetëmetërsh, kjo ishte penalti, por gjyqtarët nuk e panë atë. Çfarë bëjnë ata? Si ia lehtësojnë punën gjyqtarit kryesor?", ka thënë Wenger.
Edhe më e keqe se disfata për Arsenalin ishte edhe dëmtimi i dy mesfushorëve, Cesc Fabregas dhe Emmanuel Eboue.
Menaxheri i Mancheter United, Sir Alex Ferguson, i ka ftuar lojtarët e tij të zgjohen dhe të përmirësojnë paraqitjet, por ka lavdëruar karakterin e tyre.
Djajtë e Kuq ende janë pa humbje këtë sezon, por luajnë në një formë jo të qëndrueshme dhe kanë shumë probleme në ndeshjet në udhëtim. Në prag të takimit të sotëm të Ligës së Kampionëve në udhëtim të Rangers, Ferguson iu ka bërë thirrje lojtarëve të tij të rikthejnë paraqitjet e dikurshme bindëse.
“Është koha të zgjohemi. Një gjë të cilën mund ta them me siguri është se klubet e mëdha do të luftojnë deri në fund të sezonit. Ka shumë mënyra për t´u bërë analizë në futboll. Mund t´i shohim pikët e humbura kundër WBA, Everton dhe Fulham”.
“Me këto pikë do të kishim gjashtë pikë përparësi në tabelë. Por kemi shënuar gola në fund të takimeve kundër Wolves, ndërsa kundër Aston Villa mund të kishim humbur me gjashtë gola të pranuar, por disi arritëm të nxjerrim një pikë”.
“Kjo flet për karakterin e futbollistëve që unë i kam. Ata janë njerëz të cilët janë të gatshëm të bëjnë diçka për të ndërruar situatën”, ka thënë Ferguson.
Machester United i mjafton vetëm një pikë në takimin e sotme për të siguruar kualifikimin për në fazën e ardhshmet të Ligës së Kampionëve.
Barcelona duket se tashmë ka gjetur një të ri junior i cili po përsërit arritjet e superyllit Lionel Messi në ekipet e të rinjve.
Messi arriti te Barcelona si 13 vjeçar, por nuk shpërtheu deri pas një viti kur luajti në tre ekipe të ndryshme të grup-moshave, përfshirë edhe atë U18.
Tinejxheri nga Kameruni, Jean-Marie Dongou, 15-vjeçar, bën të njëjtën gjë tash – luan për tre grup mosha të ndryshme, që është e para herë që nga Messi. Dongou, si edhe Messi para tij, tash po garon me lojtarë tre vjet më të moshuar se ai.

Në vazhdim një video me disa paraqitje të Dongou:

Shannon Brown është inkuadruar nga stoli për të bërë një ndeshje të fuqishme duke shënuar 21 pikë, të cilat ndihmuan Los Angeles Lakers të mposhtë Chicago Bulls me rezultat 98-91 në Staples Center.
Brown shënoi pesë tre-pikësha të cilat ua siguruar Lakersave edhe fitoren e pestë radhazi dhe të 13-tën e sezonit, krahas dy humbjeve.
Lamar Odom po ashtu ka shënuar 21 pikë dhe Kobe Bryant 20 të tjera për Los Angeles të cilët avanconin vetëm dy pikë në çerekun e katërt, kur Brown shënoi tre tre-pikësha për të zgjeruar avantazhin për ekipin e tij.
Derrick Rose shënoi më të lartat në ndeshje, 30 pikë, dhe ndihmoi edhe me tetë astitime, derisa Joakim Noah shënoi 19 pikë dhe 13 kërcime për Bulls, që mbeten me shatë fitore dhe çojnë në pesë disfatat këtë sezon.
Presdentja e Romës, Rosella Sensi, beson se fitorja e mahnitshme ndaj Bayern Munichut do të shihet si një prej ndeshjeve më të mëdha në historinë e klubit.
Giallorossët u rikthyen në mënyrë spektakolare nga disavantazhi 2-0 për të fituar në fund me rezultat 3-2.
“Kjo ndeshje do të shkruhet në historinë e Romës dhe ne të gjithë do t´i mbajmë mend tre golat e sotëm”, ka thënë Sensi pas fitores në Olimpico.
Pas dy golave të Mario Gomez në pjesën e parë, Marco Borriello shënoi një gol me të filluar pjesa e dytë, para se Daniele De Rossi të barazojë dhe tre minuta më vonë zëvendësuesi Francesco Totti ta shndërrojë në gol një penalti.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, është i bindur se ndeshja derbi El Clasico nuk do të ndikojë që lojtarët të humbin fokusin para ndeshjes së sotme ndaj Panathinaikos.
Zubizarreta e di se është një interesim i madh për ndeshjen ndaj Madridit, por është i bindur se të zgjedhurit e Pep Guardiola do të fokusohen vetëm në sfidën e tyre evropiane.
"Është e vërtetë se që kur ne filluam sezonin dukej se çdokush e priste këtë ndeshje (kundër Madrid), por Clasico nuk do të thotë asgjë pa të gjitha ndeshjet tjera. Liga e Kampionëve është pjesë vitale e sezonit tonë, dhe po ashtu kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për kualifikimin, për pozitën e parë dhe gjithçka që ndodh më vonë në këtë garë".
"Kurrë nuk e kam parë këtë ekip të dorëzohet. Atyre iu pëlqen të garojnë. Ata janë shumë të mirë kur fokusohen në synime të rëndësishme. Ndeshja ndaj Almeria ishte një shembull i mirë i saj, nëse nuk mundesh të tregosh kualitet në ligë, atëherë është vështirë ta bësh këtë në Ligën e Kampionëve", ka thënë Zubizarreta.
Menaxheri i Milanit, Massimilliano Allegri është i lumtur që Ronaldinho është shkruar në listën e golashënuesve në fitoren e mbrëmshme ndaj Auxerre në Ligën e Kampionëve.
Rossonerët shënuan fitore 2-0 ndaj ekipit francez me golat e Zlatan Ibrahimovic dhe Ronaldinho, fitore kjo që i siguron Milanit kualifikimin në fazën e ardhshme të eliminimin direkt.
“Jam i kënaqur për Ronaldinhon, pasi nuk ishte lehtë për të të futet në lojë dhe të ketë ndikimin në minutat përfundimtare”, ka thënë trajneri.
Braziliani u la jashtë fushe për pesë ndeshje radhazi, por erdhi nga stoli për të shënuar në takimin e mbrëmshëm.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas. mund të jetë deri në tre javë jashtë fushe për shkak të rilëndimit të gjurit në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve ndaj Braga.
Menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger, thotë se ai kishte rrezikuar me spanjollin duke e angazhuar dhe ka pranuar se kjo nuk i është shpaguar. Fabregas duhej të zëvendësohej në minutën e 69-të dhe tash do të jetë jashtë fushe për së paku dy javë.
“…do të duhet ta vlerësojmë Fabregas nesër. Mund të jenë dy ose tre javë. Është shumë zhgënjyese pasi kisha hezitim ta luaja atë para ndeshjes. Rrezikova dhe kjo na u kthye për të keq", ka thënë Wenger.
Arsenali u mposht me rezultat 2-0 në takimin e mbrëmshëm dhe duhet të mposhtë Partizanin e Beogradit në ndeshjen e ardhshme në Emirates për të qenë i sigurt në kualifikim.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, shpreson ekipi i tij të përmirësohet në Ligën e Kampionëve pas fitores së zorshme prej 2-1 në shtëpi ndaj ekipit sllovak Zilina.
Blutë e panë veten në disavantazh pas 19 minutash, kur Bello Babatounde shënoi për Zilina, por ata luftuan për t´u rikthyer përmes Daniel Sturridge dhe Florent Malouda në pjesën e dytë.
"Ishte një ndeshje e vështirë pasi nuk e filluam mirë, ishin 1-0 në disavantazh. Por patëm një reagim të mirë në pjesën e dytë, me më shumë intensitet dhe lojë të mirë dhe shumë mundësi shënimi. Pjesa e dytë ishte shumë e mirë. Por nëse luajmë si luajtëm në pjesën e parë, është e pamundshme ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Nëse luajmë si në pjesën e dytë, do të kemi shans", ka thënë Ancelotti .
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se fitorja në udhëtim te Arsenali ka qenë një përgatitje ideale për ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve ndaj Werder Bremen.
"Duke ditur se çfarë do të thotë për gjithkënd të lidhur me këtë klub - fansat, lojtarët, dhe çdokënd që na ndjek - udhëtimi në Emirates dhe fitorja që bëmë vikendin e kaluar, kjo duhet të na japë neve një vetëbesim të madh".
"Shpresoj se ne mund ta vazhdojmë këtë edhe në ndeshjen e radhës dhe më pas ta përcjellim atë edhe në pjesën tjetër të sezonit", ka thënë Redknapp.