Illogan Res 55-0 Madron Skuadra e vogël me emrin Madron zbret në fushë me vetëm shtatë futbollistë dhe regjistron një humbje rekord. Megjithatë merr përgëzime nga skuadra kundërshtare.
Të humbasësh 55-0 e të dalësh nga fusha me buzën e qeshur dhe me bindjen se ke dhënë gjithçka. Kjo ka ndodhur me Madronin, klub që militon në Mining Division (kategori inferiore në Angli), lojtarët e të cilit kanë regjistruar një humbje të denjë për “Guinnes” në fushën e kryesuesve të Llloganit, por duke fituar vlerësimin dhe respektin e kundërshtarit.Në fakt, Madroni hodhi në fushë vetëm shtatë futbollistë në përballjen e zhvilluar të shtunën e shkuar, duke preferuar të luajë në vend që të humbasë 3-0 në tavolinë (por me gjoba dhe penalizime të mundshme në renditje). Qysh në fundin e pjesës së parë, “7-shja magjike” ishte në disavantazh 24-0. Në 45 minutat e dyta kapitullimi ishte përfundimtar, me të 11 lojtarët kundërshtarë që shënuan të paktën nga një gol. Sulmuesi i Llloganit, Luke Abbot-Smith, realizoi i vetëm dhjetë herë.Goditje e rëndë për Madronin, mbrojtja e të cilit ka pësuar plot 125 gola në 12 takime. Klubi i vogël hyn në historinë e Mining Divizion, ashtu si Ipswich Town që mban rekordin e humbjes më të thellë në Premier Ligë: 9-0 kundër Manchester United në vitin 1995 (Andrew Cole shënoi pesë gola). Menjëherë pas Ipswich Town vjen Uigani, i cili u mund 9-1 nga Totenhemi sezonin e kaluar, ndërkohë që në 1998/1999-ën Njukasëlli mundi 8-0 Shefild Uensdin. Por rezultati 55-0 i Madronit do të mbetet gjatë në kujtesë, duke qenë se edhe fitorja 31-0 e Australisë ndaj Ishujve Samoa në 2001-in, duket e vogël para kësij të fundit.I vetmi ngushëllim për Madronin lidhet me faktin që vendin e parë në klasifikimin e skuadrave që kanë pësuar më tepër gola në një ndeshje futbolli, e mban Stade Olympique de L’Emyrne, klub i Madagaskarit, i cili më 31 tetor 2002 humbi 149-0 kundër Ademas. Në këtë takim ishin vetë futbollistët e SO de L’Emyre që e lanë portën e tyre bosh në shenjë proteste kundër gjyqtarit, i cili, sipas trajnerit të tyre, i kishte penalizuar me një vendim të padrejtë.Gjithsesi, fitorja e ekzagjeruar kundër Madronit nuk është se u dha kënaqësi të madhe fituesve. “Askujt nuk i pëlqejnë këto lloj ndeshjesh - komentoi zëvendëstrajneri i Llloganit, Mark Waters -. Sigurisht që nuk na pëlqeu as neve. Thjesht kam admirim për shtatë futbollistët e Madronit. Mund të kishim përfituar më tepër nga situata, por na duhej edhe të nderonim ndeshjen. Ndoshta ishte një humbje kohe për të gjithë. Futbollistët e Madronit shkuan në ‘pub’ pas humbjes dhe mund të them se janë vërtet djem të mirë”.“Shpeshherë skuadrat braktisin kampionatet - tha sekretari i Madronit, Alan Davenport -, por ne nuk kemi lënë asnjë ndeshje në këtë sezon dhe do të vijojmë më tej. Të shtunën ishim me dhjetë vetë, por disa lojtarë munguan në minutën e fundit. Të luash kundër skuadrës së vendit të parë nuk është kurrë e lehtë. Kësaj here ishte shumë më tepër e vështirë”.
Sipas mbrojtësit rossoner, Thiago Silva, kolegu i tij Alessandro Nesta do të largohet në fund të këtij sezoni.
“Më vjen keq për Nestan, sepse unë mendoj se ky do të jetë sezoni i tij i fundit këtu. Do të më vijë keq nëse ai largohet”, theksoi Silva.
Braziliani shtoi se dëshiron të luajë për Milanin deri në moshën 40 vjeçare, ashtu si idhulli i tij, Paolo Maldini.
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell është përkujdesur edhe njëherë për të qetësuar Mourinhon e frikësuar nga Camp Nou, duke paralajmëruar sjellje në nivel të tifozëve blaugranë.
“Kur Mourinho të vijë këtu ne do të jemi shumë njerëzor dhe të sjellshëm, ashtu si gjithmonë. Unë kam folur me shumë prej kolegëve të mi dhe ne që të gjithë duam të motivojmë ekipet tona”.
“Ne duhet të fokusohemi në vetvete dhe të lëmë të tjerët të bëjnë çfarë të dëshirojnë”, tha Rosell.
UEFA ka konfirmuar në faqen zyrtare se do të hapë dosje disiplinore ndaj Real Madridit për sjellje jo të mirë të lojtarëve në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit të martën.
Bëhet fjalë për dy kartonët e kuq të marrë nga Xabi Alonso dhe Sergio Ramos në minutat përfundimtare të sfidës, kjo me arsye për zvarritje të lojës pranë rezultatit 4-0. Mendohet se lojtarët e Realit e bënë këtë pasi u urdhëruan nga trajneri Mourinho për të shmangur mungesën në fazën e eliminimit direkt.
Lojtarët e përfshirë në këtë incident e mohojnë gabimin, por ka mjaft raste nga e kaluara ku janë dënuar lojtarë të cilët morën qëllimisht kartonë të verdhë për të qenë të pastër për fazën e eliminimit direkt.
Portieri i Aalesunds, Anders Lindegaard, është i bindur se ai mund të jetë i suksesshëm në Old Trafford, përkundër presionit që ekziston në fushën e Djajve të Kuq.
“Unë jam mësuar me një kampionat shumë fizik në Norvegji. Këtu portierët trajtohen si lojtarë jashtë loje. Ata nuk mbrohen në asnjë mënyrë prej kundërshtarëve apo bashkëlojtarëve”.
“Gjithë ato para që mund t’i fitoj te Unitedi, nuk mendoj për ato. Nuk e kam për para. Është për shkak të respektit dhe kënaqësisë. Dua të jem i suksesshëm”, ka thënë Lindegaard.
Legjenda e Real Madridit, Paco Gento, ka thyer çdo kufi duke lëvduar asin e Barcelonës, Lionel Messi, para El Classicos që zhvillohet të hënën.
“Te Barcelona njeriu më i rrezikshëm është Lionel Messi. Me të duket se ekipi luan me 15 lojtarë e jo 11-të. Messi luan sa pesë lojtarë tjerë. Ai është fantastik”.
“Do të jetë ndeshje interesante, por e cila nuk do ta vendosë kampionatin, sepse ne jemi ende në fillim. Të dyja ekipet po hyjnë në këtë ndeshje në momente shumë të mira për ato. Edhe pse kanë stile të ndryshme, ata janë të ngjashëm”, precizoi Gento.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka pranuar se ai e pret rivalitet të nxehtë kur Real Madridi të paraqitet në Camp Nou për të zhvilluar El Classicon.
“Të hënën do të jetë një ndeshje e vështirë, tejet e nxehtë, kështu që shpresojmë se mund të mbajmë formën tonë sepse kundërshtari është shumë i motivuar, por ne e dimë se në çfarë niveli jemi dhe se mund të arrijmë objektivin tonë – fitoren”, theksoi Alves.
Real Madridi do të shkojë të hënën në Camp Nou, ku pritet të përballet me klubin më të mirë në botë viteve të fundit, Barcelonën dhe 100 mijë katalanas, në superderbin planetar, El Classico.
Trajneri i Interit, Rafa Benitez, shpreson se Nerazzurët mund të fillojnë të fitojnë ndeshjet si zakonisht, pasi mposhtën Twenten minimalisht në Meazza.
“Ishte me rëndësi që shfaqëm paraqitje bindëse për të larguar presionin që ekzistonte mbi ne. Tani, ne shpresojmë që ekipi ta rigjejë veten. Nëse lojtarët kanë telashe, atëherë është e qartë që trajneri është nën presion”.
“Në pjesën e parë, ne dominuam ndaj kundërshtarëve tanë të cilët vraponin shumë. Ishte fundamentale që lojtarët tanë me përvojë luajtën mirë, pasi që është e vështirë të luash vetëm me lojtarë të rinj. Shpresoj se tani ne mund ta sjellim këtë formë edhe në Serie A”, deklaroi Benitez.
Xabi Alonso beson se Real Madridi e ka formulën e duhur për udhëtimin e vështirë te Barcelona në Camp Nou të hënën, por kjo vetëm nëse Los Blancos luajnë ndeshjen më të mirë të tyre këtë sezon.
“Ky ekip i Barcelonës është shumë i mirë dhe ne poashtu jemi të mirë. Viteve të fundit ata kanë fituar shumë tituj, ndërsa ne do të luftojmë për t’i mposhtur ata sepse kjo do të jetë vendimtare. Këto dy ndeshje, si kjo në Camp Nou ashtu dhe si ajo në Bernabeu, do të jenë të rëndësishme”.
“Sidoqoftë, ka shumë pikë tjera për të cilat duhet të luajmë, kështu që ndeshja nuk do të jetë vendimtare, por rezultati do të jetë i rëndësishëm për ata që aspirojnë titullin. Ky ekip ka potencial të madh në sulm, me aftësi të mëdha për të shënuar gola. Nëse ne luajmë mirë dhe jemi të fortë në sulm dhe mbrojtje, atëherë me sukses do ta zbatojmë formulën Anti-Barcelona”, deklaroi Alonso.
Sipas trajnerit të Manchester Cityt, Roberto Mancini, Interi do të pendohet shumë shpejt për shitjen e supertalentit italian, Mario Balotelli.
“Balotelli mund të bëhet futbollisti më i mirë italian dhe po që se do të kisha qenë unë te Interi, atëherë nuk do të kisha lejuar shitjen e tij”.
“Unë vërtet e dua atë dhe kurrë nuk hidhërohem në të. Natyrisht, ai është i ri sikurse të gjithë të rinjtë tjerë të cilët ulin kokën dhe bëjnë çmenduri të ndryshme”, u shpreh Mancini.
Mbrojtësi spanjoll i Barcelonës, Gerard Pique, i është bashkuar radhës së futbollistëve të cilët po japin deklarata para supersfidës Barcelona – Real Madrid, ndërsa sipas mbrojtësit Blaugran, janë ata që do të dalin fitues nga derbi më i madh planetar.
“Është ndeshja më e rëndësishme në La Liga. Me Jose Mourinhon, Real Madridi është bërë ekip, por nëse luajmë lojën tonë, atëherë nuk do të jetë problem për ne”.
“Ne duhet të bëjmë presion të lartë dhe të bëjmë të njëjtën gjë edhe kur Casillas ta ketë topin në dorë. Poashtu, posedimi dhe pasimet e dyfishta janë esenciale nëse duam t’i mposhtim ata”, ka thënë Pique.
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, nuk ka preferenca sa i përket asaj se kush luan me të në sulm, ndërsa pohon se ai nuk ka probleme me Ronaldinhon.
“Ronaldinho është kampion i vërtetë dhe unë jam i lumtur për të, pasi goli i tij ishte i rëndësishëm”.
“Nuk kam probleme me Dinhon, por është Allegri ai që vendos për formacionin” tha superylli Rossoner.
Prezenca e Rafa Benitezit në stolin e Interit është konfirmuar nga drejtori Nerazzur, Ernesto Paolillo, i cili tha se tekniku spanjoll e ka postin e tij të sigurt pas fitores minimale ndaj Twentes.
“Kurrë nuk ka pasur probleme me Benitezin, e as që do të ketë, parandaj ne do të vazhdojmë të punojmë me të”, theksoi Paolillo.
Besimi i bordit të Interit në ish-strategun e Liverpoolit vjen pas fitores prej 1-0 ndaj Twentes me golin e Esteban Cambiassos.
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka pohuar se ai do të dëshironte ta shihte superyllin e Barcelonës, Lionel Messi jashtë sfidës ndaj Los Blancos të hënën.
“Barcelona është ekip me plot lojtarë të mirë, siq janë Andres Iniesta dhe Xavi, por nëse do të doja ta largoja dikë, atëherë ai është Lionel Messi”.
“Ndeshja në Camp Nou do të jetë shumë e vështirë. Të dyja ekipet janë në formë të lartë dhe në disponim, dhe edhe pse kjo ndeshje shihet për tri pikë të reja, është e veçantë dhe mendoj se ne do të fitojmë”, u shpreh Ramos.
Juventusi është në pritje të një vendimi për kthimin apo jo të Scudettos së marrë nga Interi në vitin 2006, ndërsa tani është shprehur kryetari i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) Giancarlo Abete, i cili ishte indiferent sa i përket kërkesës së Bianconerëve.
“Synimi ynë është që ta shqyrtojmë apelin e Juventusit kur të jetë koha e duhur dhe kur të kemi marrë dritën e gjelbërt nga zyra federale. Une dua t’i kujtoj njerëzit se zyra federale ka filluar aktivitetin kur faktet e reja janë paraqitur në gjykatë. Për çdo rast, ne nuk mund të hymë në një territor i cili nuk na takon dhe që nuk është kompetencë e jona”, theksoi Abete.
Interi mori Scudetton e Juventusit në vitin 2006 për shkak të Calciopolit, ndërsa janë bardh e zinjtë ata që tani kërkojnë kthimin e titullit i cili sipas tyre i takon Zonjës së Vjetër.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi ka deklaruar pas ndeshjes së fituar ndaj Panathinaikos se Blaugranët do të hyjnë si favoritë në El Classicon e të hënës.
“El Classico? Në këtë ndeshje Barcelona është favorite. Ne luajmë në shtëpi dhe jemi në formë shumë të mirë me dëshirë të flaktë për të fituar”, theksoi Xavi.
Barcelona pret Real Madridin të hënën më 29 nëntor në Camp Nou, ndërsa deklaratat, statistikat dhe analizat do t’iu sjell ekskluzivisht Sportisot.blogspot.com
Njëshi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i bindur se ata do ta mposhtin Barcelonën në takimin El Clasico që zhvillohet të hënën.
Ronaldo thotë se Reali është një ekip i transformuar në krahasim me atë çfarë ishte sezonin e kaluar.
"Ky Madrid është krejtësisht ndryshe nga ai i sezonit të kaluar dhe ne nuk kemi humbur asnjë ndeshje në Liga ose në Ligën e Kampionëve. Do të jetë ngazëlluese dhe po kalojmë një kohë aq të shkëlqyeshme dhe mendoj se do të fitojmë atje", ka thënë portugezi.
Drejtori i ri sportiv i Juventusit, Pavel Nedved, thotë se ai është i ngazëllyer nga ekipi që ka në dispozicion trajneri Gigi del Neri.
Nedved është i bindur se Juventusi ka shumë hapësirë për përmirësime dhe është i ngazëllyer nga potenciali i tyre.
"Ky është një ekip të cilin vërtet e pëlqej dhe ka shumë hapësirë për përmirësim. Milos (Krasic) është një djalosh i shkëlqyeshëm, nuk mund të them nëse është më i mirë se unë. Por sigurisht se ai është shumë më i shpejtë!", ka thënë Nedved.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i kënaqur me fitoren ndaj Twente dhe shpreson kjo të jetë pikë kthimi për Nerazzurët.
“Shpresoj se kjo ndeshje mund të jetë pikë kthimi. Ne duhet të shpresojmë se kështu do të ndodhë dhe të bëjmë atë çfarë mundemi që kjo të ndodhë. Kjo varet nga ajo sa i uritur dhe i ndezur është ekipi. Benitez ishte i qetë mbrëmë, ai bën atë që është e nevojshme”.
“Para ndeshjeve gjithmonë shoh shumë kurajë dhe vendosmëri të patjetërsueshme. Problemi është si të ruhet kjo gjatë 90 minutave. Kjo është një prej atyre periudhave të këqija të formës dh shpresoj se do shkojë mirë nga sot”, ka thënë Moratti.
Real Madridi ka dërguar një ofertë të majme në tavolinën e Palermos për mesfushorin Javier Pastore.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, konfirmoi mbrëmë ofertën e Realit, derisa diskutonte mundësinë e investitorëve të rinj në klub.
"Në mesin e blerësve të mundshme, është princi Arab, i cili është miku im. Nëse ai arrin Pastore nuk do të largohet. Real Madridi ka ofruar 25 milionë euro përmes një ndërmjetësuesi”, ka thënë Zamparini.
Wesley Sneijder është i lumtur që ka ndihmuar Interin të shënojë fitore ndaj holandezëve të Twente.
Fitorja minimale 1-0, e arritur falë golit të shënuar nga Esteban Cambiaso, ishte e mjaftueshme që Interi të vazhdojë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
"E dinim se do ta fitojmë këtë ndeshje, ne dëshironim të kualifikohemi. Kam pasur një fat të keq sot, por gjëja më e rëndësishme është se ne fituam", ka thënë Sneijder.
Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ai do të dëshironte të kishte nënshkruar me Zlatan Ibrahimovic gjatë verës, por kjo është e pamundur.
Por pas një sezoni jo aq të kënaqshëm te Barcelona, Ibra vendosi të transferohet te Milani.
"Nuk e di, nuk është për mua. Unë vetëm mund të them se ai u largua si golashënuesi më i mirë i Interit në Serie A, shënoi 25 gola dhe unë kurrë nuk kam pasur probleme serioze me të".
"Ai e ka gjithë respektin dhe dashurinë dhe mendoj se ai po ashtu ka respekt për mua. Edhe pse ai dëshironte Real Madridin, ishte e pamundur. Pas asaj që ndodhi me Luis Figo, mendoj se do të kalojnë shekuj para se një lojtar i Barcelonës të shkojë te Madridi dhe e kundërta", ka thënë Mourinho.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, është duke synuar më shumë gola pasi gjeti rrjetën në ndeshjen e mbrëmshme kundër Rangers.
Pasi bëri startin e tij të parë për Djajtë e Kuq që nga 26 shtatori, sulmuesi anglez ishte plot energji dhe entuziazëm, duke mos treguar shenja të nervozizmit ose të lëndimit në gju, që e la atë jashtë për shumicën e sezonit.
“Vërtet nuk pati shumë nerva (në rastin e penaltisë). E dija se çfarë bëja dhe ku shkoja, mund ta bëja vetëm këtë. Nëse portieri do ta kuptonte anën dhe do ta mbronte, le të ishte. Fatmirësisht topi shkoi në rrjetë. Sigurisht është një lehtësim për mua të shënoj. Shpresoj se do të vazhdoj kështu tash, shpresoj se do të kem një seri shënimesh", ka thënë Rooney.
Trajneri i Panathinaikos, Jesualdo Ferreira, ka thënë se Barcelona duhet të jetë një referencë se si duhet luajtur futbolli.
Klubi siguroi kreun e grupit D të Ligës së Kampionëve pas fitores 3-0 në udhëtim te Panathinaikos mbrëmjen e kaluar.
"Barca është një ekip që gjithmonë di si të luajë dhe duhet të jetë referencë për gjithë botën e futbollit. Loja e tyre me një prekje, presioni i tyre pa top, dhe stili i lojës mbi të gjitha janë impresiv. Do të më pëlqente të arrij në një shkallë të tillë një ditë", ka thënë Feerreira.
Juventusi është i interesuar për të transferuar sulmuesin gjerman të Bayern Munich, Mario Gomez.
Juve dëshiron të sjellë sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit, pasi e ka humbur Amaurin për shkak të një lëndimi serioz në gju, javën e kaluar.
Corriere dello Sport shkruan se caku kryesor është Karim Benzema nga Real Madrid, por menaxheri gjeneral i Juve, Beppe Marotta ka shprehur interesim edhe në Gomez.
Gomez mbetet jashtë listës së favoritëve të trajnerit Louis van Gaal dhe tentimi për transferim të Liverpooli gjatë verës u bllokua në ditën e fundit të transferimit.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është krenar që ekipi i tij shënoi fitore mbrëmë ndaj Panathianaikos dhe që tash mban kreun e grupit D.
"Ne duhej të japim shumë mund për të fituar këtu. E para, do të doja të them se ky është viti i tretë që e kemi kaluar fazën e grupeve si fitues të grupit një ndeshje më herët. Përballjet si ajo kundër Copenhagen dhe Rubin Kazan kanë qenë shumë kërkuese. Ne sigurisht nuk jemi një ekip i pamposhtur".
"Sa i takon ndeshjes së sotme, jam ca i zhgënjyer me disa gjëra, si kur e humbëm posedimin, por ne e kontrolluam mirë ndeshjen përveç kur Cisse pati shansin e tij. Kjo mund të kishte ndryshuar kahen nëse Victor Valdes nuk do ta kishte mbrojtur; ai vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit", ka thënë Guardiola.