Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Barcelonës që zhvillohet të hënën në Camp Nou, se ai nuk ka ndërmend ta ndryshojë stilin e lojës së skuadrës së tij.“El Classico natyrisht se do të jetë një ndeshje e rëndësishme sepse do të luajmë ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejtë. Pikët të cilat ne mund t’i marrim mund të jenë të lëshuara për ta. Tek e fundit, çfarëdo që ndodh të hënën, mbeten edhe 25 ndeshje tjera në La Liga. Unë pres një ndeshje të bukur, në të cilën lojtarët do t’i ndihmojnë gjyqtarit dhe futbolli i vërtet do të jetë në qendër të vëmendjes”.
“Ne nuk do të ndryshojmë metodat tona të punës për Barcelonën apo për ndonjë ekip tjetër. Ne kemi respektin e njëjtë për të gjithë kundërshtarët tanë. Barcelona mund të jetë më e mirë se ekipet tjera në La Liga, por ne kemi respektin e njëjtë për të gjithë dhe ne gjithnjë shikojmë në dobësitë e kundërshtarit”, theksoi Mou.
Mourinho gjithashtu e mohoi faktin se skuadra e tij është favorite duke thënë: “El Classico nuk fitohet nga ekipi që është në formën më të mirë, apo statistikat më të mira. Motivimi për këto ndeshje është i ndryshëm. Është e vështirë për mua të them se unë jam favorit për të fituar vetëm pse jam në një pozitë më të mirë”.
“Unë nuk e shoh në këtë mënyrë. Përvoja ime në derbi dhe në ndeshjet klasike më thotë diçka tjetër. Unë nuk e kam të njëjtën adrenalinë sikurse në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, në të cilat çdo disfatë do të thotë ta shikosh fazën tjetër nga televizori”.
Ekipi i Mourinhos ende nuk ka pësuar në asnjë ndeshje këtë sezon, por Mourinho thotë se ata janë të përgatitur për disfatën, nëse ajo ndodh.
“Ekipi im është mirë i përgatitur psikologjikisht që në rast të disfatës, të ketë besim për të fituar ndeshjet tjera. Që të fitosh një titull duhet të luash dhjetë muaj në nivelin më të lartë. Unë nuk dua që disponimi të ndryshojë nëse fitojmë apo humbasim. Unë do të mbes i qetë pas ndeshjes, pa marrë parasysh çfarë ndodh”.
Portugezi foli edhe për pritjen e nxehtë që do t’ia bëjnë katalanasit në Camp Nou, duke thënë se atij nuk i intereson kjo aspak.
“Unë do të doja të rikthehsha te Barcelona si trajner i Real Madridit, për shkak se kjo do të thoshte se do jem këtu edhe për shumë vite tjera falë rezultateve të mira. Unë nuk shoh ndonjë trajner të merakoset për atë se si do të pritet. Përqëndrimi im nuk do të jetë i luhatur pa marrë parasysh nëse ata do të jenë kundër meje. Nuk më intereson. Unë vetëm dua të luaj futboll dhe të kënaqem. Kjo është e tëra”.
Gjyqtari Iturralde Gonzalez njihet në qarqet madrilene si përkrahës i Barcelonës, ndërsa për gjyqtarin e nesërm i ftohtë shprehet “The Special One”.
“Unë nuk brengosem për referimin. Mendoj se gjyqtari Iturralde Gonzalez është tifoz i gjyqtarëve dhe jo i Barcelonës. Do të jetë më lehtë për të që ta bëjë punën e tij nëse lojtarët e ndihmojnë. Do të jetë më e vështirë për të nëse ata nuk e ndihmojnë. Qëllimi ynë është ta ndihmojmë gjyqtarin”, përfundoi deklaratën e tij, Jose Mourinho.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është tejet optimist para superderbit të së hënës, El Classico ndaj Barcelonës.“El Classico mund të jetë vendimtar, por nuk i dihet. Një gjë është e sigurtë, ne do të tentojmë ta fitojmë ndeshjen. Ne e dimë se është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ne do të jemi optimistë në kërkim të fitores. Ne e dimë se kjo do të jetë vendimtare në fund të sezonit”.
“Është shumë në lojë për shumë prej nesh. Unë jam thjesht një lojtar tjetër i këtij ekipi. Ne të gjithë ndjejmë përgjegjësinë për të bërë një ndeshje të mirë. Unë nuk ndjej më shumë presion se pjesa tjetër. Unë gjithnjë dua më shumë, por bashkëlojtarët e mi kanë të njëjtat mendime dhe synime si unë”.
Real Madridi i ka humbur katër ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës. Sidoqoftë, Ronaldo shpreson që ta ndryshojë këtë statistikë në të mirë të Los Blancos.
“Mendoj se këtë sezon kjo do të ndryshojë. Ne nuk kemi humbur asnjë ndeshje të vetme deri tani, që është me rëndësi për arsye se na jep besim. Ne e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë, por ne po dëshmojmë se jemi shumë solidë. Unë kam besim dhe shpresoj se do të arrijmë një rezultat të mirë”.
“Do të jetë shumë normale nëse tifozeria e Camp Nou do ta presë keq Jose Mourinhon pas asaj që ndodhi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kur ai ishte te Interi. Por, neve nuk na intereson kjo. Ne do të përqëndrohemi shumë dhe nuk do të na interesojë asgjë tjetër pos ndeshjes”, deklaroi Ronaldo në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Mendoj se këtë sezon kjo do të ndryshojë. Ne nuk kemi humbur asnjë ndeshje të vetme deri tani, që është me rëndësi për arsye se na jep besim. Ne e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë, por ne po dëshmojmë se jemi shumë solidë. Unë kam besim dhe shpresoj se do të arrijmë një rezultat të mirë”.
“Do të jetë shumë normale nëse tifozeria e Camp Nou do ta presë keq Jose Mourinhon pas asaj që ndodhi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kur ai ishte te Interi. Por, neve nuk na intereson kjo. Ne do të përqëndrohemi shumë dhe nuk do të na interesojë asgjë tjetër pos ndeshjes”, deklaroi Ronaldo në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Valencia ka regjistruar fitore në takimin e parafundit të javës së 13-të të La Ligas, duke e mposhtur Almerian me rezultat 2-1.Los Che kaluan në epërsi në minutën e 26-të përmes Roberto Soldados dhe me avantazh minimal mbyllën pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, ishte i njëjti lojtar, Roberto Soldado, i cili përfundoi një aksion të Alba, Joaquin dhe Mata, për të dyfishuar epërsinë (63’).
Krejt çfarë bënë mysafirët në këtë ndeshje ishte një gol i shënuar në fund të takimit nga Jose Ulloa.
Pas kësaj fitoreje, Valencia do të mbajë vendin e pestë me 24 pikë, një më pak se Espanyoli që mban vendin e katërt.
Skuadra e Romës ka pësuar humbje prej 3-1 si mysafir i Palermos në takimin e fundit të xhiros së 14 në Serie A.Palermo ishte skuadra më e mirë në këtë takim. I rikthyeri Fabrizio Miccoli e pati përgjigjen e duhur për kritikët kur shënoi për 1-0 (20’).
Në pjesën e dytë u formalizua shkatërrimi i Romës, nga Josip Ilicic (61’) dhe Antonio Nocerino (65’), për rezultatin 3-0.
Palermo e sheh veten pas kësaj fitore me 23 pikë në pozitën e gjashtë, aq sa ka edhe Interi në pozitën e pestë dhe një pikë më pak se Juventusi në pozitën e tretë. Roma gjendet në pozitën e shtatë me 22 pikë.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, beson se klubi dhe trajneri Jose Mourinho shfaqin një kombinim të përkryer.“Njerëzit mendojnë se ai është i vështirë, i komplikuar dhe njeri ngucakeq, por ai është e kundërta e gjithë kësaj. Ai është njeri normal që ka një shkallë të lartë të kompleksitetit dhe kapacitet enorm për sakrificë. Mourinho është tolerant, respektues dhe mbështetës. Ai ka të gjithë vlerat që i duhen Real Madridit. Klubi më i mirë në botë, ka trajnerin më të mirë në botë”.
“Mourinho dhe Real Madridi janë sikurse motori dhe makina, ata janë komplementarë, ata përbëjnë një kombinim të përkryer. Ne jemi në rrugë të mirë. Ai ka entuziazëm dhe profesionalizëm, kurse me Mourinhon, jam i sigurt se do të fitojmë shumë”, u shpreh Perez.
Anësori i Barcelonës, Pedro thotë se ai kurrë nuk do të mund ta vishte fanellën e bardhë të Real Madridit gjatë karrierës së tij, për shkak të angazhimit te gjiganti katalanas.“Unë kurrë nuk do të mund të bart fanellën e Real Madridit, do të ishte e pamundur për mua, për shkak të viteve të kaluara këtu, kurse jam në dijeni se çfarë do të thotë të luash për këtë klub”, theksoi Pedro.
Ai shtoi se dëshiron ta përfundojë karrierën te Barcelona për shkak se ka fëmijë dhe se një ditë dëshiron që fëmijët e tij të jenë pjesë e tifozerisë dhe akademisë blaugrane.
Anësori i Manchester Cityt, David Silva, ka pohuar se ai ka pasur oferta nga Barcelona dhe Real Madridi para se të kalonte në Ligën Premier.“Unë kam pasur oferta nga Barcelona dhe Real Madridi, por unë vendosa të kaloja në Ligën Premier për shkak se kam dashur një përvojë të re jashtë Spanjës”.
“City besoi në mua dhe më kërkoi me ngulm. Po ashtu Roberto Mancini më ka thënë se më ka përcjellë që nga koha kur ishte te Interi”, tha Silva.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Fergtuson, ka pranuar se ai pret penzionimin e Edwin Van der Saar në fund të këtij sezoni.“Më duhet të pranoj se ky do të jetë sezoni i fundit i Edwin Van der Saar. Është pikëlluese por është e vështirë për një portier 40 vjeçar, pasi që një gjë e tillë i ndodhi edhe Peter Shiltonit. Krejt rastësisht, për shkak të moshës, forma e Shilton kolapsoi dhe nuk mendoj se Van der Saar e dëshiron këtë. Ai është njeri aq krenar dhe kjo do të jetë humbje e madhe”.
“Ne kemi biseduar sezonin e kaluar për atë se si e shohim të ardhmen dhe ai më sqaroi planet e tij, ndërsa asgjë nuk ka ndryshoi që nga ajo kohë. Është e vështirë për shkak se ai duhet të kujdeset për bashkëshorten e tij të sëmurë. Është e vështirë që ai të luajë edhe një sezon këtu”, ka thënë Ferguson.
Interi arriti që ta ndajë në gjysmë Parmën me rezultat 5-2, ndërsa trajneri Rafael Benitez lëvdoi karakterin e skuadrës së tij, me ç’rast falënderoi klubin për përkrahjen në momentet e krizës.“Ishte ndeshje e çmendur kjo. Dua të falënderoj klubin që qëndroi prapa meje në këto momente të vështira. Këtë pasdite skuadra shfaqi karakter të fortë dhe ata kurrë nuk ulën kryet përkundër dizavantazhit”.
“Lojtarët si Dejan Stankovic dhe Thiago Motta treguan se nga çfarë janë të përbërë, kurse ky është qëndrimi të cilin dua ta ndërtoj në këtë ekip. Ne kemi siguruar një fitore të rëndësishme dhe merita i takon gjithë skuadrës që qëndroi e bashkuar”, ka thënë Benitez.
Tottenhami ka shënuar fitore sensacionale ndaj Liverpoolit në sekondat e fundit të sfidës së zhvilluar në White Hart Lane, e cila përfundoi me rezultat 2-1.Martin Skrtel, i cili ishte 'ylli' i ditës, krijoi avantazhin për Liverpoolin (42’), pas një tollovie në zonë.
Në pjesën e dytë Tottenhami ishte skuadra që bëri presion te The Reds. Në minutën e 60-të akordohet një penalti për Spursat të cilën e huq Jermaine Defore, goditjen e të cilit e priti në mënyrë fantastike Pepe Reina.
Por, nuk vonoi shumë dhe Martin Skrtel barazoi rezultatin me anë të një autogoli (66’), pasi devijoi një harkim të ulët të Luka Modric për 1-1. Kur të gjithë menduan se pikët do të ndaheshin, kështu nuk mendoi Aaron Lennon, i cili me golin e tij për 2-1 i dha Tottenhamit fitoren e madhe para tifozëve vendas.Tottenhami me këtë fitore e sheh veten në pozitën e gjashtë me 23 pikë, po aq sa ka edhe Boltoni në pozitën e pestë. Liverpooli gjendet në pozitën e nëntë me 20 pikë.
Legjenda e Liverpoolit, Kenny Dalglish ka lansuar një sulm sensacional në drejtim të Jose Mourinhos, duke thënë se portugezi është gjithçka tjetër pos ‘I Veçantë’.“Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti janë menaxherë të jashtëzakonshëm në futboll, por personalitetet e tyre nuk dallojnë dhe aq. Më së miri për Mourinhon flet hetimi që po i bëhet pas një fitoreje prej 4-0, përderisa Ancelotti mbetet shumë i qetë përkundër katastrofave si jashtë ashtu dhe brenda fushës për Chelsean”.
“Vërtet pyes veten kush duhet të quhet ‘I Veçanti’. Mourinho, i cili ka fituar gjithçka, por e keqtrajton shpirtin e kësaj loje është kundër të qenurit sportist, apo Ancelotti, i cili ka fituar gjithçka, por refuzon të flasë kur gjërat shkojnë keq”, potencoi Dalglish.
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ai nuk ka ndërmend të përballet me Lionel Messin, pasi që nuk e sheh El Classicon si përballje individuale mes tyre.Ronaldo ka shënuar 17 gola në 12 paraqitje për Real Madridin, përderisa Messi ka qenë poashtu i pandalshëm me 16 gola në 11 paraqitjet e fundit për katalanasit.
“Kjo është pjesë e lajmeve, e shtypit, që të shesin gazeta. Është normale, por nuk e shoh ndeshjen si duel mes nesh. Ne po luajmë 11 kundër 11, ne duhet të jemi të brengosur për të gjithë. Natyrisht, kushdo që shënon gola është i rrezikshëm, por duhet t’i shikojmë të gjithë”, u shpreh CR7.
Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, këmbëngul se El Classico i të hënës mbrëma ndaj Real Madridit është shumë i zakonshëm, por se ekipet do të bëjnë çmos për të siguruar fitoren në atë takim.“Nuk më kujtohen gjithë ato El Classicot e të kaluarës, por për mua ky duket shumë i zakonshëm. Edhe Barcelona edhe Real Madridi po luajnë mirë dhe kemi shumë pak lëndime. Ne kemi përparësi se po luajmë në shtëpi, por mendoj se ende gjasat janë 50-50”.
“Ata janë shumë të fortë në mbrojtje dhe shumë të shpejtë në kundërsulme. Nëse ata kanë pak hapësirë, është e vështirë t’i kontrollosh”, u shpreh Puyol.
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo mendon se fitorja ndaj Barcelonës në El Classicon numër 161 nuk do t’ua garantonte madrilenëve titullin.“Do të jetë një El Classico më i mirë se të tjerët që kemi luajtur në të kaluarën dhe ne dëshirojmë ta fitojmë atë, sepse ky do të ishte hap i madh në La Liga”.
“Kur them këtë, atëherë mendoj se një fitore në Camp Nou nuk do të thoshte fitim i titullit. Për ata që luajnë për herë të parë në El Classico do të shohin pasi të luajnë se çfarë rëndësie ka. Është ndeshje me rëndësi në karrierat e tyre”.
“Unë nuk jam njeriu i cili duhet ta vlerësojë stilin e Barcelonës. Unë duhet ta vlerësoj atë të Real Madridit. Ne nuk kemi arsye për t’u frikësuar nga askush. Gjatë ndeshjes unë do të shoh nëse kam kaluar më shumë kohë në mbrojtje apo në sulm”, deklaroi Marcelo.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, thotë se ata do të përqëndrohen në mesfushë gjatë El Classicos, pasi që e shohin si mjet të vetëm për ta mposhtur Barcelonën.“Në mënyrë që të fitojmë ne duhet të luajmë si gjithmonë. Ne nuk kemi luajtur keq në Camp Nou viteve të fundit. Real Madridi mund të fitojë në Campn Nou. Çelësi i fitores është nëse bëjmë presion në mesfushë. Aty fillon loja e Barcelonës. Ajo është pjesa ku ata lëvizin më së miri”.
“Do të ishte mirë të shënoj në Campn Nou. Unë gjithnjë e përjetoj një ndeshje në mënyrë të veçantë, por El Classico është diçka e veçantë për arsye se nuk mund të luash në të çdo ditë”, u shpreh ‘El Pipita’ për AS.
Juventusi e humbi mundësinë e artë për t’iu afruar edhe më shumë Milanit në tabelën e Serie A, ndërsa trajneri Luigi Del Neri shprehet se starti i Bianconerëve ishte jashtëzakonisht i keq.“Ne po përmirësohemi ende. Fiorentina arriti që të kalojë në epërsi, kurse ne nuk ishim në gjendje që të shënojmë golin e barazimit, përkundër disa rasteve në pjesën e parë. Unë pashë karakter të mirë te njerëzit ie mi, të cilët luftuan deri në fund dhe mendoj se ata u shpërblyen në fund”.
“Sidoqoftë, duke parë synimet tona këto janë dy pikë të lëshuara. Ne duhet t’i fitojmë ndeshjet si këto dhe pasi që nuk jam aq i interesuar në tabelën e Serie A, ne nuk duhet t’i lejojmë rivalët të marrin frymë lehtë”, ka thënë Del Neri.
Chelsea besohet se është në kërkim të trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola si zëvëndësim për Carlo Ancelottin, në rast se italiani vendos të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit.Me problemet e fundit në shtabin teknik të Bluve të Londrës, pas largimit të asistentit Ray Wilkins dhe drejtorit sportiv Frank Arnesen, The Telegraph spekulon se Blutë e shohin zgjidhjen te Txiki Begiristain, të cilin dëshirojnë ta sjellin në Stamford Bridge si drejtor.
Mendohet se Begiristain ka rënë në kontakt me zyrtarët e klubit londinez, ndërsa spekulohet se nëse ai është i interesuar për të marrë një post drejtues te Chelsea, atëherë do të dëshironte që të punonte përsëri me Pep Guardiolan.
Nga ana tjetër, Carlo Ancelotti thuhet se është duke e menduar seriozisht largimin nga Chelsea gjatë sezonit të ardhshëm.
Interi ka arritur të shënojë fitore sensacionale me rezultat 5-2 në shtëpi ndaj Parmës, në një ndeshje tejet atraktive.Një takim i cili ishte parashikuar të jetë i mbyllur dhe me pak gola, në fakt ishte një sfidë tejet e mirë për syrin e futbolldashësve, pasi golat nuk munguan.
Parma kaloi shumë shpejtë në epërsi (4’) dhe atë me anë të ish-sulmuesit të Interit, Hernan Crespo, i cili realizoi nga afërsia. Pas këtij goli, Benitez u nervozua sepse ishte në dijeni se çdo rezultat pos fitores do të thoshte shkarkim për të.
Nerazzurët u kthyen shpejt në lojë dhe atë në çfarë mënyre se! Dejan Stankovic (18’), lansoi një goditje nga 25 metra e cila u devijua në zonë, me ç’rast përfundoi në rrjetë. Interin për herë të parë në epërsi e kaloi përsëri Stankovic (19’), me një goditje e cila ishte xhirim i ngadalsuar i asaj të parës.
Nuk kaloi shumë kohë dhe rezultatin 3-1 e vuri Esteban Cambiasso, tani pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Wesley Sneijder (23’). Mbrojtja e Interit e dëshmoi edhe njëherë fragjilitetin kur në minutën e 36-të pranoi një gol pa kurrfarë nevoje nga Hernan Crespo.
Në pjesën e dytë u zyrtarizua shkatërrimi i Parmës, e cila megjithatë shfaqi lojë të mirë në Meazza. Vetëm pesë minuta pasi u inkuadrua në lojë (72’), i rikthyeri nga lëndimi Thiago Motta u tregoi të gjithëve se sa i ka munguar Interit, kur shënoi për 4-2 pas një rrëmuje në zonë. Për 5-2 në minutën e 75-të hettrikun e kompletoi Dejan Stankovic, pas një pasimi të Wesley Sneijder.
Me këtë fitore të madhe Interi pos që shënon një rikthim sensacional në skenën e futbollit italian, zvogëlon distancën e krijuar me rivalin dhe liderin Milan, që tani është shtatë pikë larg.
Massimiliano Allegri është fytyra më e re prominente në skenën e futbollit evropian që ka sulmuar drejtpërsëdrejti strategun e Real Madridit, Jose Mourinho duke thënë se portugezi është i mirë në ofendim të njerëzve dhe se është mashtrues.Mourinho shpesh shfrytëzoi gjestet e tij për të thumbuar kundërshtarët, ndërsa sulmi i famshëm ‘Zero Tituli’ ka nervozuar shumë trajnerë të Serie A. Mënyra e lojës së Mourinhos ka shkaktuar poashtu polemika të shumta në Itali, ndërsa Allegri vë në dyshim potencialin e portugezit si trajner.
“Ai është shembull i keq dhe ofendoi të gjithë në Itali. Ai ishte këtu vetëm dy vjet dhe ofendoi të gjithë”, theksoi Allegri.
Allegri shfaqi brenga për taktikat e Mourinhos në Ligën e Kamnpionëve. ‘I veçanti’ i cili tashmë po hetohet nga UEFA akuzohet nga trajneri i Milanit për atë se urdhëroi Xabi Alonson dhe Sergio Ramosin të përjashtohen në mënyrë që të jenë pa kartonë për fazën e eliminimit direkt.
“A do ta bëja këtë? Jo. Unë nuk do ta bëja as këtë, por as atë bëri ndaj nesh në San Siro. Me Andrea Pirlon në tokë me kokë të çarë, lojtarët tanë e larguan topin jashtë vijës anësore. Reali e ktheu topin, por kishte mjaft presion mbi ne. Ai është shembull i keq”.
“Ju mund të bëni disa gjëra kur nuk ju sheh askush, prapa stadiumit, por jo kur po ju shikon tërë bota në televizion”, përfundoi deklaratën e tij dhënë për La Gazzeta dello Sport, Massimiliano Allegri.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se ai nuk ka nevojë që të transferojë lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar dimëror.“Ne nuk kemi lëndime afatgjate, kështu që shumë lojtarë do të riaftësohen në janar. Duhet të shikojmë në situatën e Alex, Terryt dhe Lampardit. Por, nëse këta lojtarë nuk shfaqin probleme në janar, atëherë nuk kemi nevojë për lojtarë të rinj”.
“Nuk mendoj se gabova që e shita Carvalhon, pasi që ai vet kërkoi largimin dhe ne nuk dëshirojmë të mbajmë lojtarë të cilët nuk duan të qëndrojnë këtu”, tha Ancelotti.
Manchester United besohet se është duke e shqyrtuar mundësinë e një oferte prej 12 milionë funtash për shërbimet e mesfushorit të Bayernit të Munichut, Bastian Schweinsteiger.Kontrata e titanit gjerman skadon në vitin 2012, ndërsa ka pasur spekulime të shumta kohëve të fundit për të ardhmen e tij.
Tani është The Mirror tabloidi që pohon se United është duke e menduar një ofertë prej 12 milionë funtash për asin gjerman, përkundër interesimit të Chelseat, Manchester Cityt dhe Interit.
Mendohet se Sir Alex Ferguson mund të jetë i përgatitur për të rritur interesimin, pasi që United nuk ka qenë në gjendje që të përballet me Chelsean dhe Manchester Cityn sa u përket megaofertave gjatë verës së kaluar.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Louis Van Gaal, ishte tejet i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren me rezultat 4-1 ndaj Eintrachtit të Frankfurtit.“Mendoj se ne luajtëm ndeshjen tonë më të mirë këtë sezon. Eintracht Frankfurt u mbrojt mjaft ngjeshur dhe kjo na e bëri të vështirë. Përkundër kësaj, ne krijuam shumë raste”.
“Por gjëja më e bukur që kam parë ishte pasioni dhe përkushtimi i lojtarëve të mi. Edhe tifozët e kanë parë këtë. Unë jam i kënaqur pasi që mendoj se jemi në rrugë të drejtë. Ne jemi tri pikë larg vendit të tretë, që është maksimumi të cilin kemi pasur nevojë ta arrijmë”, ka thënë Van Gaal pas ndeshjes.
Menaxheri i Mancehster Cityt, Roberto Mancini, ka akuzuar Stoke Cityn për futbollin e treguar në barazimin prej 1-1 në Britannia Stadium.“Është e vështirë të luash në këtë fushë, vetëm topa të gjatë, të gjatë dhe vetëm topa të gjatë. Është e vështirë për një skuadër që të vijë këtu dhe të luajë futboll sikurse që bëmë ne në pjesën e dytë. Ne duhet të jemi të kënaqur sepse ne luajtëm futboll, shumë të mirë. Pjesa e parë ishte e vështirë për shkak të topave të gjatë dhe rivënieve anësore. Por, luftuam për çdo top dhe shfaqëm futboll fantastik në pjesën e dytë”.
“Sezoni është i gjatë dhe nuk mendoj se jemi jashtë garës për titullin e kampionit”, u shpreh Mancini pasi skuadra e tij tashmë ka rënë më poshtë në tabelë se rivalët Arsenal dhe Manchester United që i fituan ndeshjet e tyre.
Trajneri i Milanit, Massimilano Allegri, ndjen se skuadra e tij ka merituar më shumë se një barazim prej 1-1 ndaj Sampdorias në udhëtim.“Unë jam shumë i kënaqur me paraqitjen e Robinhos. Ekipi im luajti shumë mirë”.
“Ne luajtëm shumë mirë dhe merituam fitoren. Ne merituam më shumë nga kjo sfidë”, theksoi strategu italian.
Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, ka thënë se ai nuk ka mundur të besojë se çfarë ka arritur me shënimin e pesë golave ndaj Blackburnit.“Nuk mund të besoj se shënova pesë gola në një ndeshje, por ndodhi. Goli i parë ishte më i rëndësishmi pasi që më dha besim për të luajtur”.
“Si sulmues që jam, njerëzit shikojnë në ju vetëm kur kanë nevojë për gola. Mua më shumë më intereson se si të luaj, por gjithçka në këtë ndeshje ishte për gola”, u shpreh Berbatov.
Arsene Wenger ka lëvduar mentalitetin e skuadrës së tij pas fitores prej 4-2 ndaj Aston Villas në Villa Park, për të ngritur kështu presionin pas ngjitjes së përkohëshme në kreun e tabelës.“Kur ata u rikthyen pranë rezultatit 2-1, ishte interesant për ekipin tim: ata ose kanë mundur të pranojnë përsëri, ose të shënojnë përsëri, ndërsa ata shënuan përsëri”, theksoi francezi.
Ishte kjo fitorja e parë e Arsenalit pas dy disfatave, në shtëpi nga Tottenhami dhe në transfertë te Braga.
Trajneri i Schalkes, Felix Magath nuk ishte aspak në disponim pasi pa deklasimin e skuadrës së tij me rezultat 5-0 nga Kaiserslautern.“Fatkeqësisht ne i hymë kësaj ndeshje në mënyrë të gabuar. Ne kemi shfaqur nivel të ulët të paraqitjes. Disa lojtarë të caktuar menduan vetëm për futbollin me kombëtaret”.
“Vetëm Manuel Neuer, Chritoph Metzelder dhe Jefferson Farfan kanë pasur dëshirë të fitojnë. Nuk e pata këtë përshtypje nga lojtarët tjerë. Ky rezultat do të ketë pasoja. Se çfarë, unë ende nuk kam vendosur por kam mjaft kohë për të menduar për këtë”, deklaroi Magath i nervozuar me disfatën.
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, është i bindur se ai do të gjejë zgjidhje për formën e dobët të Liverpoolit si mysafir, por nuk do të bëjë ndryshime radikale për këtë.“Të shënojmë gola është gjëja primare. Ne nuk kemi shënuar mjaft gola apo nuk krijuam shumë raste në udhëtim. Ka pasur raste kur kemi luajtur shumë futboll para mbrojtjes kundërshtare, por nuk kemi arritur të shënojmë”.
“Ne nuk e kemi problemin në mbrojtje, pasi që pos golave të shumtë të pranuar nga City dhe United, ne nuk kemi pranuar shumë gola. Por, as që kemi shënuar dhe këtë duam ta përmirësojmë”, precizoi Hodgson.
Trajneri i Interit, Rafael Benitez, shpreson se mund të shohë paraqitje të mirë prej lojtarëve të tij në ndeshjen e të dielës ndaj Parmës në San Siro.“Do të jetë ndeshje e veçantë për ne dhe sfidë për të shënuar fitore në ndeshjen tonë të fundit në shtëpi për këtë vit. Ne kemi rastin për t’u lënë kujtime të mira tifozëve. Ne po luajmë në ora 13:00, kohë e papërshtatshme por shpresoj se tifozët do të jenë të gjithë të pranishëm”.
“Eto’o është lojtar i madh dhe aktualisht në formë. Por ne kemi lojtarë të cilët mund të shënojnë dhe këtë mund ta bëjmë edhe pa të”, u shpreh Benitez që ka paralajmëruar rikthimin e Thiago Mottas.
















