Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është dënuar me mospjesëmarrje në stolin e Mbretërve në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve për shkak të “sjelljes josportive” në fitoren prej 4-0 kundër Ajaxit në Amsterdam Arena.Vendimi është marrë nga UEFA, që po ashtu ka dënuar edhe lojtarët Xabi Alonso, Sergio Ramos, Iker Casillas dhe Jerzy Dudek.
Përveç dy ndeshjeve mosparaqitje në stol, Mourinho është dënuar edhe me 40.000 mijë euro, ndërsa Xabi Alonso dhe Sergio Ramos janë dënuar me 20.000 euro, Casillas me 10.000, ndërsa Dudek me 5.000 euro.
Njëherit vlejnë kartonët e kuq për Alonso dhe Ramos, që do të thotë se ata janë të suspenduar me nga një ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, besohet se mund të rikthehet në fushë ndaj Manchester Unitedit muajin e ardhshëm, gjithnjë sipas The Telegraph.Spanjolli ka pasur shumë telashe me lëndimet në të kaluarën, të cilat e kanë mbajtur atë jashtë shumë ndeshjeve. Së fundmi Fabregas u rikthye ndaj Bragas, por edhe në këtë sfidë pësoi një dëmtim të lehtë.
Sipas rezultateve të fundit të stafit mjekësor të Topçinjve, Fabregas mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Manchester United më 13 dhjetor.
Sulmuesi brazilian Adriano ka thënë se ai nuk dëshiron të largohet nga futbolli dhe se nuk ka ndërmend të largohet nga Roma.“Unë nuk dua të largohem nga Roma, siç u largova nga Interi, por nëse është në dorën time, atëherë do të kthehesha në Brazil. Sidoqoftë, duhet të ketë marrëveshje mes klubeve, ose përndryshe do të qëndroj këtu deri në vitin 2013”.
“Është e vërtetë se Ronaldo më telefonoi, por unë i kam thënë se kam kontratë deri në vitin 2013 me Romën. Unë dua të luaj. Unë jam mirë fizikisht, por nuk e di nëse jam në planet e trajnerit”, deklaroi Adriano.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka këmbëngulur se ai nuk ka ndërmend të shpenzojë asnjë cent gjatë afatit kalimtar të janarit.“Politika ime është që t’ia dal me skuadrën që kam, ne nuk do të hymë në treg”.
“Unë dua ta mbaj skuadrën time dhe dua të vazhdoj të punoj me këta lojtarë. Ne nuk do të jemi në treg derisa të mos prekemi mirë nga lëndimet”, u shpreh Wenger për faqen zyrtare të klubit londinez.
Mbrojtësi i Benficas, David Luiz, edhe njëherë është lidhur me një transferim te ndonjë prej gjigantëve evropianë, Milan, Chelsea apo Manchester City.Ilmilanista.it beson se 23-vjeçari mund të bindet nga Thiago Silva për të kaluar te Rossonerët, pasi që kanë luajtur së bashku disa herë për kombëtaren braziliane.
Sidoqoftë, Chelsea dhe Manchester City po e monitorojnë situatën dhe problemet financiare të Benficas pas moskualifikimit në Ligën e Kampionëve, mund ta detyrojnë klubin portugez ta rishqyrtojë të ardhmen e mbrojtësit brazilian.
Superylli i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka deklaruar në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Real Madridit se triumfi prej 5-0 është më i mirë se ai me rezultat 2-6 në vitin 2009.“Kur luani në këtë mënyrë, e keni të vështirë të flini. Ju zgjoheni të lumtur dhe të ngazëllyer. Është ditë e veçantë për Barcelonën”.
“Ne qëndruam me superioritetin që kemi pasur në çdo moment të ndeshjes. Ishte rezultat i lartë, ndërsa gjithçka tjetër ishte fantastike. Ne thamë se fitorja prej 2-6 ishte ndeshje e përkryer, por kjo definitivisht ishte më e mirë. Ndjenja e superioritetit ka qenë e mrekullueshme”.
“Është një prej ndeshjeve më të mira që kam luajtur ndonjëherë, ndërsa diferencën e bën fakti se ishte ndaj Real Madridit, por duhet të vazhdojmë kështu, duke shikuar përpara në sfidat tjera”, potencoi Xavi.
Sipas sulmuesit rossoner, Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, duhet të largohet nga Liga Premier për t’iu bashkuar Milanit.“Mario është futbollist i madh dhe ai e ka treguar se është inteligjent, do të ishte mirë për ne të luanim përsëri së bashku”.
“Milani është klub fantastik në çdo aspekt, pasi që të gjithë japin zemrën dhe shpirtin për atë që bëjnë. Unë jam i nderuar të jem pjesë e këtij grupi dhe mendoj se Milani mund të jetë klubi im i fundit”, deklaroi Ibracadabra.
Kapiteni i Wolfsburgut, Edin Dzeko, ka hedhur poshtë spekulimet se ai është i gatshëm të kalojë te Juventusi, duke pohuar se është shumë herët për të biseduar për të ardhmen e tij.“Po ka aq shumë spekulime për të ardhmen time. Së pari ishte Juventusi, më pas kishte fjalë për Manchester Cityn dhe Bayernin. Por për momentin, është ende herët të flasim çfarë mund të ndodhë gjatë verës, kështu që nuk mund të them më shumë”.
“Tani për tani jam i fokusuar në Wolfsburgun sepse ne jemi në një situatë të vështirë në Bundesliga, të cilën nuk e kemi pritur. Ne duhet të fillojmë t’i fitojmë ndeshjet”, u shpreh Dzeko për Tuttosport.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka këmbëngulur se synimi i ekipit të tij ishte që t’i kënaqte dashamirët e futbollit, me ç’rast e ndanë në gjysmë Real Madridin me rezultat 5-0.“Unë ua dedikoj këtë fitore Rexachut dhe Cruyffit, sepse ata na kanë mësuar të luajmë në këtë mënyrë. Kjo fitore është punë 15-vjeçare, pasi që ata kanë besuar në mënyrën se si po luajmë futboll. Ne nuk mund të gjejmë ndonjë ekip në botë që argëton njerëzit si ne”.
“Është e vërtetë se është një ndeshje e vlefshme vetëm për tri pikë, por të fitojmë siç kemi bërë, ne u jep kënaqësi njerëzve. Kjo i ka dhënë domethënie punës tonë dhe na lidh me rrënjët tona”.
“Unë përgëzoj Daniel Alvesin për arsye se është dashur të jetë më i kujdesshëm me sulmin e tyre dhe ai na ndihmoi shumë. Messi jo vetëm që shënon gola, por ai është më i miri në të gjitha rekordet dhe është vetëm 23 vjeç”.
“Ne do të kënaqemi me këtë fitore, por duhet të rikthehemi në kohë për Kupën e Katalunisë. Pas disa vitesh do të flasim vërtet se sa i mirë është ky ekip”, tha Guardiola në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, thotë se ai do të ishte i gatshëm që të vriste dhe të vdiste për Jose Mourinhon.“Një ditë, Mourinho më tha: ‘Wesley, shko pusho me familjen, dukesh i lodhur’. Shumë trajnerë tjerë flisnin për stërvitje, por ai më dërgoi në plazh. Dhe kështu unë shkova në Ibiza për disa ditë. Kur u ktheva, unë isha i gatshëm të vras dhe të vdes për të”.
“Gjëja më e rëndësishme nuk ishte stërvitja, por riaftësimi. Kur luanim të dielave ne punonim si të çmendur gjatë javës”, tha Sneijder për France Football.
Interi me anë të drejtorit Marco Tronchetti Provera është distancuar prej spekulimeve të fundit të cilat flisnin për një interesim të Nerazzurëve për asin e Sampdorias, Antonio Cassano.“Cassano te Interi? Nuk mendoj se kjo është një prej mundësive”.
“Sa për ekipin, mendoj se Interi po kthehet në formë. Ne shpresojmë që lëndimet të marrin fund, në mënyrë që pankina të jetë përplot me lojtarë”, ka thënë Provera.
Jashtëtokësorët e Pep Guardiolas mund të kenë treguar futboll spektakolar ndaj Real Madridit në ‘el Classico’, por sipas trajnerit të Romës, Claudio Ranieri, futbolli Blaugran do të dështonte në Serie A.“Guardiola më ka thënë se është e mundur që ky stil të luhet edhe në Itali, sepse janë vite të tëra me traditë në Barcelonë, pasi që edhe ekipi i të rinjve luan sikurse ekipi i parë”.
“Guardiola më tha se nuk do ta ketë të lehtë shqyrtimin e idesë për të kaluar në ndonjë skuadër italiane, por unë ia bëra të qartë se nuk ka çfarë të kërkojë këtu, futbolli i tij nuk do të funksiononte”, u shpreh Ranieri.
Arsenali thuhet se është duke e shqyrtuar seriozisht transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema.Sipas Caughtoffside, paraqitja katastrofale e Karim Benzemas ndaj Barcelonës e ka nervozuar tepër Mourinhon që tani dëshiron ta shesë francezin për të transferuar ndonjë sulmues të ri.
Topçinjtë nga ana tjetër duhet të bëjnë gati hiç më pak se 25 milionë funte nëse dëshirojnë ta shohin sulmuesin francez duke luajtur në Emirates.
Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk dëshiron ta lejojë të largohet portierin Edwin van der Sar në fund të sezonit.Ferguson së fundi konfirmoi se ai pret që Van der Sar të pensionohet në fund të sezonit, por dëshiron ta mbajë atë edhe më tej të përfshirë në klub.
Mediat britanike shkruajnë se Ferguson dëshiron që Van der Sar të bëhet këshilltar i portierëve në Manchester United. Roli mund të përfshirë edhe detyrën e vëzhguesit, me Van der Sar që pritet të kthehet në vendlindjen e tij vitin e ardhshëm.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, dëshiron të punojë me Sir Alex Ferguson te Manchester United.Guardiola shihet si një pasardhës natyral i Ferguson te United, dhe duket se mendimi është i dyanshëm.
Pavarësisht interesimit nga Chelsea, Guardiola thuhet se pajtohet me konceptin për të drejtuar United, edhe pse do të dëshironte ta ketë Fergusonin në klub si mentor.
“Duket se Pep vërtet do të dëshironte të punojë me Sir Alex, nëse kjo do të ishte e mundshme. Kjo do t’i lejonte atij të arrijë në Angli nën udhëheqjen e më të mirit”, ka thënë burimi i afër me klubin e Barcelonës.
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka ngritur supet rreth përplasjes me mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos, në fund të derbit të mbrëmshëm.Ramos u përjashtua për shkak se shtyu Puyol në fytyrë pasi mbrojtësi i Realit më herët ndërhyri ashpër në Lionel Messi.
“Unë dola në mbrojtje të bashkë-lojtarit pasi mendova se ishte një ndërhyrje shumë e ashpër [nga Sergio Ramos]. Ne kemi shumë miq në Real Madrid, dhe nuk ka problem me ata. Çfarëdo që ndodh në fushë mbetet në fushë”.
“Kam raport të mirë me Sergio Ramos, dhe incidenti tashmë është harruar. Kam gjëra të tjera për të menduar, që janë më të rëndësishme. Fitorja na jep neve shumë vetëbesim. Ekipi ka qenë shumë i mirë, dhe tash ne duhet të vazhdojmë t’ia dalim mirë. Ne jemi një ekip me lojtarë të shkëlqyeshëm”, ka thënë kapiteni i Barcelonës.
Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka fajësuar trajnerin Jose Mourinho pas turpërimit të mbrëmshëm nga Barcelona.Argjentinasi ka kritikuar taktikat dhe sjelljen nga vija anësore të Mourinhos, me portugezin që ndenji në stol gjithë ndeshjen.
“Ai nuk mundi të sjellë një përmirësim të madh në ndeshje. Sot ai madje as që ka lëvizur nga stoli”, ka thënë Valdano.
Sevilla raportohet se është në ndjekje të mesfushorit të Liverpoolit, Lucas Leiva.Braziliani nuk është i lumtur në Anfield, pas një sezoni jo të qëndrueshëm nën drejtimin e menaxherit të ri Roy Hodgson.
El Confidencial shkruan se drejtori sportiv i Sevillas, Monchi, është duke dashur ta transferojë Lucas që në afatin kalimtar të janarit, derisa edhe trajneri i Interit, Rafa Benitez po ashtu dëshiron ta rikthejë atë nën urdhrat e tij.
Interi ka zbuluar ekipin që do të udhëtojë në garën për trofeun e më të mirit të botës, Kupën Botërore të Klubeve.Julio Cesar, Diego Milito dhe Douglas Maicon që të gjithë janë përfshirë në ekipin e Interit.
Kupa Botërore e Klubeve e organizuar nga FIFA do të fillojë më 8 dhjetor, por Nerazzurët nuk do ta bëjnë debutimin deri në gjysmëfinalen e 15 dhjetorit. Finalja do të zhvillohet tre ditë më vonë.
Ekipi brazilian Internacional pritet të jetë rivali kryesor për titull për Interin, megjithëse edhe meksikanët e Pachuca janë po ashtu për t’u respektuar.
Në vazhdim ekipi i Interit për Kupën Botërore të Klubeve: Julio Cesar, Castellazzi, Orlandoni; Cordoba, Zanetti, Lucio, Maicon, Materazzi, Chivu, Benedetti, Santon; Stankovic, Thiago Motta, Sneijder, Muntari, Mariga, Cambiasso, Nwankwo; Eto'o, Milito, Pandev, Alibec, Biabiany.
Sulmuesi i Sampdorias, Giampaolo Pazzini, mendon se lojtarët e Milanit janë duke luajtur si kampionë.Pazzini shënoi për t’i ndihmuar Sampdorias të nxjerrë barazim 1-1 ndaj Milanit gjatë vikendit, por megjithatë ka mbetur i impresionuar nga Rossonerët.
“Allegri stërvit një grup të kampionëve me një motivim të madh. Ata më kanë impresionuar. Unë nuk kam luajtur kundër Juventusit, por për mua Milani është favorit për Skudeton”.
“Ibrahimovic mund ta kryejë sulmin e ekipit i vetëm. Secilën herë që ai e merr topin, ai lë mbresa se mund të shkaktojë dëm”, ka thënë Pazzini.
Andres Iniesta thotë se fitorja e mbrëmshme ndaj Real Madridit ishte një mbrëmje festive për çdokënd që është i lidhur me Barcelonën.Iniesta ishte shtylla e Barcelonës në fitoren tronditëse prej 5-0 ndaj rivalëve të përbetuar.
“Ishte një mbrëmje për t’u kënaqur, ashtu që çdokush që është i lidhur me klubin mund të ndjehet krenar me këtë ekip. Ne ishim të etur të marrim avantazhin dhe kurrë të mos e dorëzojmë para Realit. Ishte një ndeshje e mrekullueshme që nga minuta e parë deri në të fundit”.
“Çdokush luajti mrekullueshëm dhe u kënaq. Ajo që doja ishte të jem i lumtur dhe sot ne përsëri e kemi arritur këtë”, ka thënë Iniesta.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ekipi i tij nuk është pesë gola më i mirë se Real Madridi, pavarësisht fitores së thellë në derbin e mbrëmshëm.Guardiola ishte i ngazëllyer me paraqitjen e ekipit të tij, por beson se rezultati nuk tregon se ekipi i tij është superior ndaj ekipit madrilen.
“Kjo ndeshje nuk tregon dallimin mes dy ekipeve. Ata janë një ekip shumë i mirë, ata kanë arritur këtu pa u mposhtur dhe si liderë të ligës. Sot të gjithë lojtarët luajtëm mirë dhe ky ishte dallimi”.
“Tash është shumë lehtë të thuhet se ne jemi më të mirë se ata, por vetëm koha do ta tregojë këtë. Në një periudhë disa vjeçare, do të shohim. Ata janë në një nivel spektakolar, por ne ishim më të mirë sot”, ka thënë Guardiola.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, e ka ‘shpallur’ veten favorit për të fituar FIFA Topin e Artë.Pasi fitoi tre tituj me Interin sezonin e kaluar dhe pasi arriti në finalen e Kupës Botërore me Holandën, ai është favorit për shpërblimin e më të mirit të vitit.
“Është një mundësi e madhe dhe e dukshme për mua duke qenë favorit, por më i miri do të fitojë. Kam bërë një punë të mirë dhe nuk mund të bëj asgjë më shumë se sa të pres”, ka thënë Sneijder.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se ai do ta kishte shkarkuar trajnerin Rafa Benitez para 10 viteve nëse ekipi i tij do të kalonte nëpër formën e dobët që kalon tash.Interi megjithatë arriti të marrë veten pas një serie rezultatesh negative, duke shënuar dy fitore, një në Ligën e Kampionëve (1-0) ndaj Twente, dhe së fundi në Serie A kur mposhti Parmën me rezultat 5-2.
“Ai nuk është një rreshter i hekurt siç ishte të themi me Mourinho? Rafa sigurisht nuk është as i peshave të lehta. Ndoshta 10 vite më parë do ta kisha shkarkuar në një situatë të tillë, por përvoja ndihmon”.
“Por a ka një pikë kufiri? Po, por ai nuk është këtu sepse unë jam i durueshëm, por sepse unë e admiroj shumë Benitezin”, ka thënë Moratti.
David Villa është i ngazëllyer që ka shënuar dy gola për Barcelonën në fitoren bindëse ndaj Real Madridit, mbrëmjen e kaluar.Reali u deklasua në derbin e sezonit në kampionatin spanjoll, El Clasico, të zhvilluar në Camp Nou, ku Villa shënoi dy gola, ndërsa nga një shënuan Xavi, Pedro Rodriguez dhe zëvendësuesi Jeffren.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Ne kërkuam fitoren dhe e gjetëm. Dhe nga rezultati dhe mënyra se si e arritëm, nuk mund të kërkoni më shumë”, ka thënë Villa, i cili luajti Clasicon e parë në karrierë e tij, pasi u transferua te Barca vetëm gjatë verës nga Valencia.f
Daniel Alves dëshiron të jetë pjesë e këtij ekipi ‘të fuqishëm’ të Barcelonës dhe do ta vazhdojë kontratën, pasi ndihmoi Blaugranët të shkatërrojnë Real Madridin në derbin El Clasico të zhvilluar në Camp Nou.Blaugranët mbrëmë arritën të shkatërrojnë Real Madridin me rezultat 5-0 në derbin El Clasico të zhvilluar në Camp Nou, dhe Alves dëshiron që të vazhdojë të jetë pjesë e ndeshjeve të tilla.
“Do të doja të vazhdoj të shfaq këto lloj paraqitjesh me Barcelonën. Kam kontratë me klubin deri në vitin 2012 dhe nëse i Plotfuqishmi dëshiron, do ta rinovoj atë. Është në interesin tim më të mirë”, ka thënë Alves për Marca pas fitores në Camp Nou.
Pasi pa skuadrën e tij të turpërohet nga Barcelona fantastike, Jose Mourinho ishte tejet i qetë në prononcimin e tij të parë pas ndeshjes, duke thënë se ai nuk është poshtëruar.“Një ekip luajti shumë mirë, e një shumë keq. Një ekip meritoi të fitonte, e njëri të humbiste”.
“Të poshtëruar? Jo. Është e lehtë të menaxhosh një humbje, ne thjeshtë nuk ishim mjaft të mirë”, theksoi pas ndeshjes Mourinho.
















