Lord Mawhinney Kreu i kampionateve futbollistike angleze, Lord Mawhinney, ka thënë se ai dëshiron të dijë se pse kandidatura e Anglisë për organizimin e Botërorit 2018 dështoi që në rrethin e parë të votimeve.
Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter konfirmoi se Rusia do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror 2018, vendim ky i organit më të lartë botëror për futboll që ka shkaktuar reagime të ashpra në qarqet angleze të cilat kërkojnë sqarime se pse që në rrethin e parë ishullorët i kanë votuar vetëm dy prej 22 anëtarëve të komitetit ekzekutiv.
“Duke folur në emrin personal, unë jam thellësisht i befasuar me eliminimin tonë që në rrethin e parë dhe për këtë arsye dua të di pse ka ndodhur kjo. FIFA ka zgjedhur dy kandidatura të cilat është besuar se janë të jashtëzakonshme për të pritur Botërorët 2018 dhe 2022, ndërsa presidenti i FIFA-s e quajti ditë të mirë këtë për FIFA-n”.
“Ai mendon se është ditë e mirë kjo për futbollin. Unë personalisht jam i befasuar, kam aq shumë admirim për atë se si punoi ekipi ynë”, u shpreh Mawhineey.
Anglia ka shpresuar se do ta organizojë Botërorin për herë të parë pas vitit 1966, kur dhe e fitoi për herë të parë dhe të fundit Kupën e Botës.
Edinson Cavani Liverpooli ka siguruar kualifikimin për fazën e eliminimit direkt të Europa League, përkundër barazimit ndaj Steaua Bukureshtit, ndërsa nga ana tjetër Napoli ka arritur që me një Edinson Cavani sensacional të mbajë gjallë shpresat për kualifikim.
Liverpool tentoi që në terrenin e vështirë te Steauas të bënte diçka më tepër, mirëpo rumunët u treguan të fortë për The Reds. Një top e gjeti holandezin Ryan Babel të izoluar jashtë zonës së Steauas, por talenti holandez ia arriti që me anë të një topi fantastik ta shërbejë Milan Jovanovicin, i cili realizoi për 1-0 (19’).
Përsëri ishte Pepe Reina fytyra tragjike e këtij takimi, pasi lejoi Eder Bonfimin të realizojë për 1-1 (61’).
Edinson Cavani ishte heroik me hettrik për Napolin, pasi që arriti tri herë ta përmbysë Utrechtin në transfertë, për të nxjerrë kështu një barazim në fund të takimit me rezultat 3-3.
Në Grupin K situata qëndron kështu – Liverpooli kualifikohet pastër me nëntë pikë, ndërsa Steaua gjendet në pozitën e dytë me gjashtë pikë. Pozitën e tretë dhe të katërt e ndajnë Napoli dhe Utrecht me nga katër pikë.
Pozitën e dytë kualifikuese në këtë grup të Europa League e vendos sfida që zhvillohet më 15 dhjetor në Sao Paolo të Napolit mes napolitanëve dhe Steaua Bukureshtit.
Me Chelsean dhe Manchester Cityn në kërkim të brazilianit Daniel Alves, Barcelona nuk ndihet e rrezikuar aspak, ndërsa ka paralajmëruar mbrojtësin se nuk do të ketë rritje të pagës.
Tifozët Blaugranë kanë kërkuar hapur rinovimin e Dani Alves, sidomos pas El Classicos ku braziliani ishte fantastik, por ky i fundit është i zhgënjyer nga bordi i Barcelonës që nuk dëshiron t’ia plotësojë kërkesat për t’u paguar gjashtë milionë euro në sezon, ashtu sikurse Xavi dhe Iniesta.
Me kontratën e tij e cila skadon në vitin 2012, Alves është aktiv në radarin e Chelseat edhe pse Manchester City mund të konsiderohet favorit për shkak të përpjekjeve intensive nën hije për të.
Jeffren Suarez Anësori i Barcelonës i cili pati nderin të realizojë ndaj Real Madridit në El Classicon e fundit, Jeffren Suarez, ka thënë se Pep Guardiola i ka urdhëruar ata që ta harrojnë fitoren në El Classico.
“Ne jemi pajtuar që ta harrojmë fitoren prej 5-0, me idenë për t’u fokusuar më tej në kampionat, sepse ky ekip ka dëshirën për të fituar. Ne do të shfaqim paraqitje të mirë, sepse Guardiola na urdhëroi të harrojmë atë që ndodhi të hënën”, theksoi Jeffren.
Jeffren Suarez është në ekipin e parë të Barcelonës që nga viti i kaluar, ndërsa deri tani ka 18 paraqitje për klubin katalanas.
Kampioni i Evropës, Inter, tashmë e ka planin e ri në dorë për transferimin e asit italian nën zjarr te Sampdoria, Antonio Cassano.
Cassano pritet të largohet së shpejti nga Sampdoria pas problemeve në klubin gjenovian, ndërsa rastin si zakonisht dëshiron ta shfrytëzojë Massimo Moratti, i cili tashmë ka përgatitur një kontratë të vlefshme pesë milionë euro në sezon për sulmuesin italian.
Sportmediaset njofton se Interi është favorit për firmën e Cassanos, ndërsa nëse Sampdoria nuk do ta shkëpusë kontratën me Cassanon deri në janar, atëherë pritet që Coutinho të huazohet te Sampdoria, si pjesë e marrëveshjes së transferimit për sulmuesin problematik italian.
Juventusi është duke kërkuar lojtarë nga Bundesliga, ndërsa e sheh mbrojtësin e majtë të Bayernit të Munichut, Diego Contento, shumë pranë Olimpicos së Torinos.
Tuttosport pohon se drejtorët në Vinovo e kanë si një prej synimeve kryesore gjatë dimrit transferimin e mbrojtësit fantastik gjerman. Contento, i cili po shkëlqen në Bundesliga, ka pohuar vet se dëshiron rikthimin në Itali dhe kombëtaren italiane, për shkak se ka nënshtetësi të dyfishtë.
Zonja e vjetër e ka bërë të qartë se do të jetë mjaft gjatë afatit kalimtar dimëror.
Ish-përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Maradona, ka pranuar se ai do të dëshironte të ishte trajner i Boca Juniors, pikërisht në kohën kur klubi më i madh argjentinas po kërkon një teknik të ri.
Boca Juniros është pa trajner që pas humbjes në SuperClassico ndaj River Plates, ndërsa favorit për postin e trajnerit të Bocas tani është ish-portieri Julio Cesar Falcioni. Këtë ide e hodhi poshtë Maradona në mënyrën e tij, duke vënë përpara vetveten.
“Nëse ne do të punësojmë një portier si trajner, atëherë ne nuk kemi mësuar asgjë nga gjithë ato gjërat e këqija që kanë ndodhur pas largimit të ish-presidentit Mauricio Macri”.
“Unë do të vdisja për të qenë trajner i Boca Juniors. Para së gjithash, ka shumë për t’u folur edhe për shumë njerëz të tjerë”, theksoi Maradona që nuk ka marrëdhëniet më të mira me disa prej personaliteteve më të shquara argjentinase.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se Mario Balotelli dhe Adam Johnson kanë potencialin për t’u konsideruar si dy prej lojtarëve më të mirë në botë, por vetëm nëse përmirësohen.
“Ata mund të bëhen lojtarët më të mirë në botë. Ata duhet të punojnë shumë gjatë gjithë kohës. Që të dy shënuan gola të mirë ndaj Salzburgut dhe duhet të vazhdojnë kështu”, theksoi Mancini.
I pyetur se pse Balotelli nuk i festoi golat e tij, Mancini tha se kjo është për shkak të një lëndimi dhe nuk ka të bëjë asgjë me spekulimet e fundit për një kalim të mundshëm te Milani.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë se ndeshjet e fundvitit janë vendimtare në garën për titullin e kampionit të Anglisë.
Manchester United pritet të ketë punë në dhjetor me Arsenalin dhe Chelsean, pas vizitës që do t’ia bëjë këtë fundjavë Blackpoolit.
“Ju gjithnjë dëshironi t’i fitoni këto ndeshje sepse mendoj se ato janë shumë të rëndësishme. Ne kemi arritur ta vëmë veten në një pozicion ku jemi dy pikë para Chelseat, kështu që ndeshja në Stamford Bridge dhe vizita e Arsenalit në Old Trafford do të jenë shumë të rëndësishme, nuk ka dyshim për këtë”.
“Ne kemi parë sezonin e kaluar se disa vendime të gjyqtarit në dy ndeshjte ndaj Chelseat na kushtuan shumë në fund”, deklaroi Ferguson.
Alessandro Del Piero është tejet i zhgënjyer me eliminimin e hershëm nga Europa League, pas barazimit ndaj Lech Poznan.
“Unë kurrë nuk kam luajtur në kushte të tilla, ishte përvojë vërtet e çuditshme. Në pjesën e dytë ne nuk kemi mundur të shohim vijat kufizuese në fushë, ndeshja nuk është dashur të luhej”.
“Madje topi vështirë është parë, edhe pse ka ngjyrë tjetër. Është turp dhe ne jemi shumë të zhgënjyer me eliminimin. Ne kemi kërkuar kualifikimin, por nuk e bëmë. Është vështirë të eliminohesh pa humbur asnjë ndeshje të vetme”, u shpreh Del Piero.
Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i gatshëm për t’u paraqitur në derbin e të shtunës ndaj Valencias.
Ronaldo pritet që të vazhdojë stërvitjet të premtën pasi kishte pësuar dëmtim në nyje ndaj Barcelonës në El Classico. Sipas AS, portugezi do të jetë i gatshëm për t’u paraqitur ndaj Valencias, pikërisht në kohën kur Los Blancos do të kërkojnë të pastrojnë plagët e marra nga Barcelona në El Classico.
CR7 kishte dhimbje në nyje në fillim të javës dhe ishte pritur që të mos paraqitej ndaj Los Che, mirëpo Jose Mourinho është shumë optimist se superylli i tij do të jetë i gatshëm.
Trajneri i Interit, Rafael Benitez, ka të gatshëm vetëm tre sulmues për ndeshjen e të premtës ndaj Lazios, pasi që Diego Milito është lënë jashtë kësaj sfide.

Sulmuesi argjentinas ende po vuan nga forma e dobët fizike dhe për këtë arsye është lënë në shtëpi. Dhe me Samuel Eto’on e suspenduar, Benitez në sulm ka të gatshëm vetëm Goran Pandevin, Denis Alibecin dhe Jonathan Biabianyn.


Skuadra e Interit për ndeshjen ndaj Lazios:


Portierët: 12 Luca Castellazzi, 21 Paolo Orlandoni, 92 Alberto Gallinetta;


Mbrojtësit: 2 Ivan Cordoba, 4 Javier Zanetti, 6 Lucio, 23 Marco Materazzi, 34 Cristiano Biraghi, 36 Simone Benedetti, 39 Davide Santon, 57 Felice Natalino;


Mesfushorët: 5 Dejan Stankovic, 8 Thiago Motta, 10 Ëesley Sneijder, 11 Sulley Muntari, 19 Esteban Cambiasso, 40 Obiora Nëankëo;


Sulmuesit: 27 Goran Pandev, 31 Denis Alibec, 88 Jonathan Biabiany.

Rusia dhe Katari do të jenë nikoqire të Kampionatit Botëror në vitin 2018 respektivisht 2022, bëri të ditur FIFA në një ceremoni të veçantë të mbajtur në Zurich të Zvicrës.
Organizimi i Botërorit 2018 në Rusi është një befasi e dorës së parë, nëse marrim parasysh kandidaturat serioze të Anglisë dhe atyre të përbashkëta Spanjë-Portugali, dhe Holandë-Belgjikë.
Nga ana tjetër, Katari ka fituar të drejtën e organizimit të Botërorit 2022, pasi mposhti kandidaturat e SHBA-ve, Australisë, Koresë së Jugut dhe Japonisë.
Edhe Rusia edhe Katari do ta organizojnë për herë të parë një Kampionat Botëror në futboll.
Barcelona është tejet e interesuar për të konkurruar me stadiumin Camp Nou për organizimin e finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2014, njoftojnë mediat spanjolle.
AS shkruan se presidenti Sandro Rosell dhe bordi i tij janë të bindur se forma aktuale e Barcelonës dhe popullariteti i futbollit spanjoll në përgjithësi, do të bënin që një konkurrim për ta pritur finalen për herë të parë pas vitit 1999 të jetë i suksesshëm.
Manchester United mposhti Bayern Munichun me rezultat 2-1 në një prej finaljeve më dramatike që ka parë ndonjëherë bota e futbollit, ndërsa Rosell shpreson që me anë të kësaj ndeshje ta bindë UEFA-n të rikthehet në Kataluni.
Në vitin 2011 finalja do të mbahet në Wembley të Londrës, në vitin 2012 në Allianz Arena të Gjermanisë, në vitin 2013 në Kiev të Ukrainës, kështu që Barcelona e ka vënë si synim vitin 2014.
Menaxheri i Liverpoolitt, Roy Hodgson ka këmbëngulur se lojtarët e rinj nuk do të vënë në lojë të ardhmen e tyre në paraqitjen ndaj Steaua për Europa League, pasi që ata duhet ta shfrytëzojnë rastin për të lënë përshtypje sa më të mirë.
Në këtë ndeshje mungojnë lojtarë të tillë si Steven Gerrard, Jamie Carragher, Fernando Torres dhe Raul Meireles, të cilët po pushohen për ndeshjet tjera, ndërsa rastin tashmë për t’u dëshmuar do ta kenë Ryan Babel, Milan Jovanovic dhe disa të rinjë të tjerë.
“Nuk mendoj se do të ishte e drejtë. Mendoj se nëse do të gjykoheni në atë mënyrë, atëherë duhet të luani me lojtarë më kualitativë. Ata nuk po luajnë për të ardhmen e tyre afatgjate, ata thjesht duhet ta dëshmojnë veten”, ka thënë Hodgson.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka bërë shaka me transferimin e Zlatan Ibrahimovic te Milani, duke thënë se ai u largua një vit më herët se ç’është dashur.
“Ibrahimovic u largua nga Interi në vitin e gabuar. Ai gjithmonë ka qenë i mirë me mua dhe e kam të vështirë ta kritikoj”.
“Besoj se ai u largua vetëm pse pati dëshirë ta fitonte Ligën e Kampionëve, por ai u largua në vitin e gabuar, pasi që po në atë vit ish-bashkëlojtarët e tij fituan gjithçka”, u shpreh Moratti.
Juan Mata ka arritur marrëveshje me Valencian për vazhdim të kontratës për edhe katër vite.
Spanjolli ishte cak i spekulimeve të cilat e lidhnin atë me një largim nga Valencia gjatë afatit kalimtar veror. Pasi David Silva dhe David Villa u larguan nga klubi, zërat ishin edhe më të theksuar se këtë do ta bëjë edhe Juan Mata.
Mata u lidh me një kalim te Barcelona, ndërsa për të shfaqën interesim edhe disa klube nga Liga Premier. Megjithatë anësori ka vendosur të mbetet në Mestalla.
“Kjo është e qartë, ishte vetëm koha në pyetje”, ka thënë Mata.
Ai thuhet se do të lërë nënshkrimin e tij në marrëveshje para ndeshjes së Ligës së Kampionëve që Valencia e zhvillon ndaj Manchester United.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, dëshiron t’i bashkohet Tottenhamit.
The Mirror shkruan se Adebayor është i gatshëm të luftojë me Manchester City për të nxitur një huazim te Tottenhami në afatin kalimtar të janarit.
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Adebayor, është i paepur për t’u rikthyer në Londër edhe pse e di se kjo do ta bëjë ata një figurë edhe më të urryer te fansat e Arsenalit.
Menaxheri i Spurs, Harry Redknapp, i cili tashmë ka shkaktuar bujë duke nënshkruar me ish-kapitenin e Arsenalit, William Gallas, dëshiron të nënshkruajë me Adebayor dhe madje dëshiron që City t’ia paguajë gjysmën e pagës së tij javore e cila kap shifrën e 120 mijë funteve në javë.
Adebayor, 26-vjeçar, ka pasur një varg përplasjesh me menaxherin e Cityt, Roberto Mancini, dhe ata tash janë të gatshëm ta lejojnë atë të largohet si huazim në janar.
Liverpooli po ashtu mund të jetë një stacion i ardhshëm i sulmuesit të Togos, pasi City është më i prirë ta lejojë atë të largohet për në Anfield. Për Adebayor i interesuar është edhe Juventusi.
Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, mbetet në listën e dëshirave të klubeve të Ligës Premier.
Chelsea u lidh me një transferim të fituesit të Kupës së Botës më herët gjatë këtij sezoni. Ndërsa tash spekulohet se edhe Arsenali dhe Manchester City kanë qenë në kontakte me përfaqësues të Busquets, për të shfaqur interesimin e tyre.
Busquets është i paepur të diskutojë kontratën e re me Barcelonën dhe aktualisht është lojtari senior më së paku i paguar në klub.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka zbuluar se si ata kanë qenë shumë afër për të nënshkruar me yllin e Barcelonës, Xavi.
Xavi është kampion i Botës dhe Evropës me kombëtaren spanjolle, ndërsa edhe kampion i Spanjës me Barcelonën.
“Disa vite më parë ne ishim vetëm milimetra larg nënshkrimit me Xavi, një lojtar që unë gjithmonë e kam pëlqyer shumë. Ne patëm folur me babanë e tij. Ne ishim shumë afër por në fund ai vendosi ta vazhdojë qëndrimin te Barcelona”.
“Barcelona luan futboll të bukur. Nuk e di nëse ata mund të luajnë për 12 muaj ashtu. Ata e mbajnë topin shumë mirë dhe lëvizin me shpejtësi të madhe, në këtë kohë ata janë stratosferik, por futbolli ka ngritjen dhe rëniet”, ka thënë Galliani.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, beson se triumfi në Kupën Botërore të Klubeve, do të ishte një mënyrë e përkryer për ta vulosur një vit fantastik.
Interi ka luajtur në një formë jo të qëndrueshme këtë sezon, por 2010 është një vit historik për ekipin që fitoi tre trofe, ndërsa më pas fitoi edhe Superkupën e Italisë. Por kapiteni Nerazzur dëshiron ta ngrejë edhe trofeun e pestë të vitit.
“Në Amerikën e Jugut, Kupa Botërore e Klubeve gjithmonë është parë si ndeshja më e rëndësishme e klubeve pasi atje përballeni me ekipet më të mira nga Evropa. Por edhe Interi dëshiron shumë të arrijë te ky trofe. Unë dua të kthehem nga Abu Dabi me trofe”.
“Mund ta mbyllim vitin 2010 me edhe një trofe fantastik. Jam krenar që jam kapiten i këtij ekipi. Kur ishim në një periudhë të vështirë thash se koha jonë do të vijë dhe nuk kam gabuar”, ka thënë Zanetti.
Robinho thotë se ai dëshiron të qëndrojë një kohë të gjatë te Milani, pasi është i bindur se ka marrë vendimin e duhur kur është transferuar në San Siro.
“Milani është brazilian në shpirt. Është e pamundshme të mos jesh i lumtur këtu. Nuk do të lëvizi më. Do të qëndroj kuq e zi edhe për 10 vite. Futbolli është pasioni im dhe falënderoj Milanin që jam i lumtur përsëri”.
“Gruaja ime po ashtu është e lumtur këtu. Fëmija jonë i dytë do të lindë në mars, edhe një djalë tjetër. Por ne ende nuk kemi vendosur në emrin. Milani është një shans i rëndësishëm të cilin nuk dua ta humbas. E njoh veten. E di se kur jam fizikisht i shëndetshëm dhe ndjehem në shtëpi, mund të jap më të mirën. Milani është ambient ideal”, ka thënë Robinho.
Real Madridi raportohet se ka kthyer interesimin kah sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko.
AS shkruan se boshnjaku është duke u marrë nën konsideratë te Reali pasi trajneri Jose Mourinho kërkon të përforcojë repartin e sulmit.
Dzeko, së fundi tha se ai është i frustruar me thashethemet për transferim që thuhen rreth tij, me Manchester Cityn dhe Juventusin që po ashtu janë të interesuar për të.
Mourinho, ndërkohë, e sheh Dzekon si një opsion më të mirë se sa sulmuesi tjetër i Wolfsburg, Hugo Almeida, pasi ai sheh te sulmuesi boshnjak një superioritet teknik.
Peter Crouch beson se Tottenham po tregon qëndrueshmërinë e fitoreve të një kampioni.
Shtatlarti e di se kjo qëndrueshmëri të cilën e gëzon ekipi do të jetë kyçe për suksesin e Tottenhamit.
“Mbaj mend kur mendoja se çfarë jave e mrekullueshme ka qenë, pas fitores ndaj Arsenalit dhe Bremenit dhe duke e ditur se nëse nxjerrim një rezultat pozitiv kundër Liverpoolit do të ishte fantastike”.
“Të shënoj një gol në minutën e fundit ishte një mënyrë fantastike për të fituar ndeshjen, siç ishte fantastike ndeshje ndaj Arsenalit dhe nuk ka gjë më të mirë se sa të kualifikohesh në rundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve”.
“Mendoj se është gjithçka të krijojmë një qëndrueshmëri të ngjashme që e kanë Manchester United dhe Chelsea në disa vitet e fundit. Ne kemi qenë të qëndrueshëm dhe kemi pasur një javë të shkëlqyeshme. Nëse vazhdojmë kështu siç luajmë, shpresoj se mund të jemi atje ku duam”, ka thënë Crouch.