Me klubin e tij që ka fituar vetëm një prej gjashtë ndeshjeve të fundit, trajneri i Bayern Munichut, Louis Van Gaal, ka lansuar një sulm sensacional drejt klubeve të Bundesligas, të cilat ai ndjen se po bëjnë çmos për të shkatërruar ekipin e tij.“Unë kam qenë në Holandë dhe Spanjë dhe kam përjetuar rrethana të njëjta. Fushat janë zvogëluar, vijat e bardha janë bërë të gjelbra, por të gjithë e dinë këtë”, theksoi Van Gaal.
Ky sulm i Van Gaal i dedikohet Schalkes, kundërshtar me të cilin bavarezët do të përballen në fundjavë në Bundesliga.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka marrë guximin për të tërhequr paralele mes ekipit të tij dhe Barcelonës, ndërsa shtoi se transferimi i Mario Balotellit në San Siro do të ishte i mirëpritur.“Përpos cilësisë së lartë dhe teknikës, Barcelona gjithnjë është shembull për botën e futbollit, ndërsa ne kemi ndryshuar shumë gjëra dhe tani po shoh se lojtarët po punojnë për njëri tjetrin në fushë”.
“Na nevojitet një sulmues, një sulmues i Milanit me karakteristikat e Inzaghit. Sidoqoftë, unë jam i kënaqur me atë që kam. Balotelli? Ai është sulmues i Manchester Cityt, por unë nuk do të hidhërohesha po që se ai do të transferohej”, deklaroi Allegri.
Anësori i ri i Real Madridit, Sergio Canales, do të përballet me një mungesë një-mujore për shkak të një dëmtimi të pësuar në nyje.Canales është pritur që të paraqitet ndaj Valencias të shtunën, por duket se lëndimi i marrë në stërvitje, ka bërë që ai të mbetet jashtë fushave të blerta deri në fund të këtij viti.
Talenti spanjoll nuk ka arritur që të shfaqë formën e tij më të mirë për Real Madridin, për shkak se vendin e tij e zuri Mesut Ozil.
Lazio ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 ndaj Interit në derbin e javës së 15-të në Kampionatin italian, Serie A.Kjo fitore e Lazios ishte pritur marrë parasysh mungesat me të cilat Interi paraqitej në këtë takim. Sidoqoftë, Nerazzurët nuk u zbrapsën edhe pse Albicelestët ishin më të mirët në këtë takim dhe merituan fitoren.
Giuseppe Biava ia jep Lazios epërsinë e parë (27’), pas një goditje nga këndi, me ç’rast shfrytëzoi një tollovi të krijuar në zonë pas pozicionimit katastrofal të portierit Castellazi.
Në pjesën e dytë Lazio e konfirmoi fitoren me anë të Maruo Zarates, i cili shfrytëzoi një pasim maestral nga Hernanes (52’). Interi u mundua të kthehej në këtë takim, me anë të golit të shënuar nga Goran Pandev (74’) për 2-1, i cili pos që e bëri ndeshjen më dramatike, nuk ndikoi në epilogun përfundimtar, të cilin e vendosi Hernanes (89’) për 3-1.
Lazio me këtë fitore e sheh veten në pozitën e dytë me 30 pikë, po aq sa ka edhe lideri Milan, ndërsa për Interin telashet janë duke u shtuar, pasi që me 23 pikë në pozitën e pestë, Nerazzurët janë në një moment ta palakmueshëm.
Kjo fundjavë sjell një prej ndeshjeve më të nxehta në futbollin ballkanas, derbin lokal tetovar, vendi i dytë kundër vendit të parë në Kampionatin maqedonas, në Stadiumin e Qytetit të Tetovës, Shkëndija pret Renovën.Dy rivalët lokalë shqiptarë do të takohen në moment të mirë për të dyja ekipet këtë sezon, pasi që të dyja skuadrat janë në formë të lartë dhe gëzojnë pozita të mira në tabelë, nikoqirja Shkëndija mban pozitën e dytë dhe Renova është lider.
Kjo sfidë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit të Tetovës, ndërsa pos rëndësisë së madhe që do të ketë fitorja për të dyja skuadrat në këtë derbi, vlen të përmendet dhe rivaliteti i cili vetëm sa do ta bëjë këtë përplasje më të veçantë.
Blackpool e ka të vështirë që ta mbajë në kushte të përshtatshme fushën e stadiumit Bloomfield Road, para vizitës që do t’ia bëjë Manchester United të shtunën, bëri të ditur përmes faqes zyrtare klubi i promovuar këtë sezon në Ligën Premier.Përkundër përdorimit të shtresave mbuluese kundër ngrirjes, tashmë duket se temperaturat e ulëta prej -8 °C kanë ngrirë fushën ku duhet të zhvillohet ndeshja e nesërme mes Unitedit dhe Blackpoolit.
Megjithatë, tashmë janë duke u zhvilluar punimet në fushë dhe nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, atëherë ndeshja do të mbahet në datën e paraparë.
Blackpool e ka të vështirë që ta mbajë në kushte të përshtatshme fushën e stadiumit Bloomfield Road, para vizitës që do t’ia bëjë Manchester United të shtunën, bëri të ditur përmes faqes zyrtare klubi i promovuar këtë sezon në Ligën Premier.Përkundër përdorimit të shtresave mbuluese kundër ngrirjes, tashmë duket se temperaturat e ulëta prej -8 °C kanë ngrirë fushën ku duhet të zhvillohet ndeshja e nesërme mes Unitedit dhe Blackpoolit.
Megjithatë, tashmë janë duke u zhvilluar punimet në fushë dhe nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, atëherë ndeshja do të mbahet në datën e paraparë.
Sipas presidentit të Sampdorias, Ricardo Garrone, Interi është i lirë ta transferojë pa asnjë cent Antonio Cassanon posa klubi gjenovian ta shkëpusë kontratën me sulmuesin italian.“Tani për tani nuk janë rrethanat që ai të shkojë te Interi, por brenda një jave është seanca dëgjimore, ndërsa nëse ne arrijmë ta shkëpusim kontratën, dënimin maksimal për Cassanon, atëherë mendoj se Interi do të jetë shumë i interesuar, pasi që do të mund ta marrin pa asnjë cent të vetëm”.
“Cassano? Ai është dashur ta mbajë të mbyllur gojën. Unë e di se ai foli me zemër, por ai është dashur ta mbyllë gojën”, precizoi Garronte.
Pep Guardiola ka qeshur me pohimet se skuadra aktuale e Barcelonës mund të konsiderohet si më e mira në histori të futbollit.“A jemi ne më të mirët në histori? Jo, ne nuk jemi. Është lehtë të themi kështu pas ndeshjes që u zhvillua të hënën, por Milani i Arrigo Sacchit, Real Madridi i Alfredo Di Stefanos dhe Barcelona e Johan Cruyffit janë më të mirë. Është një debat absurd ky”.
“Nëse Real Madridi më parë ka qenë rrezik i yni, atëherë tani paraqet rrezik edhe më të madh. Dy pikët epërsi nuk janë asgjë”, u shpreh Guardiola.
Mesfushori kreativ i Real Madridit, Mesut Ozil, ka thënë se përgjigja e duhur pas debaklit në ‘el Classico’ do të vijë pikërisht ndaj Valencias.“Ka shumë potencial në këtë ekip. Asgjë nuk është e vendosur në tabelë. Bëhet fjalë për vetëm dy pikë dallim. Përgjigja më e mirë do të jetë një fitore, nëse e fitojmë këtë ndeshje, atëherë mund t’i shikojmë gjërat më ndryshe”.
“Qëllimi im është që të luaj mirë për ekipin. Ekipi më mbështet në çdo ndeshje dhe unë kam besimin e trajnerit. Kjo më lejon të luaj shumë lirshëm dhe ta shprehi potencialin tim sa më shumë që është e mundur”, tha Ozil.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka reflektuar pas disfatës së rëndë nga Barcelona të hënën, duke thënë se ekipi i tij është i gatshëm për sfidën ndaj Valencias.“Nuk mund të premtoj asgjë. Nëse kemi vetëm Benzeman si sulmues dhe pësojmë humbje, atëherë duhet ta ndryshojmë mënyrën e lojës”.
“A do të transferojmë gjatë janarit? Jorge Valdano flet për këtë”, u shpreh Mourinho.
Trajneri i Interit, Rafael Benitez, beson se dyert e Scudettos për të do të hapen me fitoren ndaj Lazios sonte mbrëma.“Ky Inter është ende shumë i uritur dhe po e vërej këtë kur po flas me lojtarët. Është uri më ndryshe për ata që fituan, por urija është uri dhe këtë mund ta garantoj. Ne jemi ende në rrugë drejt titullit, pasi që kanë mbetur edhe shumë ndeshje”.
“Favoriti im për Scudetto është gjithmonë Interi. Ne kemi pasur vështirësi, por kemi besim në këtë skuadër”, deklaroi Benitez.
Luciano Moggi ka lëvduar presidentët e Milanit dhe Juventusit, por ka thumbuar atë të Interit për mungesë të investimeve në ekip.“Inter, Massimo Moratti: Nota 5, për investime të pakta në merkato dhe shitjen e Mario Balotellit. Rafael Benitez është njeri i mirë, por ai nuk mund ta zëvëndësojë Jose Mourinhon”.
“Juventus, Andrea Agnelli: Nota 10 nga 10. Është presidenti më i mirë në Serie A, për mënyrën se si po e ndërron ambientin me Bianconerët. Ai e ka rigjetur stilin e Juventusit. Ndoshta Juventusi aktualisht nuk është teknikisht ekipi më i mirë, por ata janë shumë të mirë. Menaxhmenti i përkryer”.
“Milani, Silvio Berlusconi: Nota 9. Është një votë që vlen për paraqitjet dhe rezultatet. Transferimi i Zlatan Ibrahimovic është mjaft i vlefshëm. Ndoshta ata kanë nevojë për zëvëndësues të Clarence Seedorf”, shkroi Moggi në kolumnën e tij tëTuttomercatoweb.
Barcelona pritet që t’ia ofrojë strategut Pep Guardiola një kontratë të re pesëvjeçare, për të garantuar të ardhmen e tij në Camp Nou, pas zërave se Interi dhe Chelsea janë duke e monitoruar situatën e teknikut katalanas.Daily Mail spekulon se Barcelona pritet t’ia ofrojë 39 vjeçarit një rinovim të marrëveshjes, për t’u siguruar se ai do të qëndrojë në Camp Nou, për të vazhduar projektin e planifikuar afatgjatë.
Si rezultat i kësaj, spekulimet vazhdojnë të rriten se menaxheri Carlo Ancelotti mund të jetë në rrugë për në shtëpi, pasi Roman Abramovich është i interesuar në Guardiolan. Megjithatë, Blaugranët do të bëjnë ç’mos për të ndalur miliarderin rus.
Mbrojtësi i Valencias, Ricardo Costa, është duke u përgatitur për t’u përballur me Real Madridin këtë fundjavë, ndërsa ka shprehur admirimin e tij për superyllin e Los Blancos, Cristiano Ronaldo.“Unë jam i sigurtë se Ronaldo do të luajë në këtë ndeshje, për arsye se është shumë i rëndësishëm për Real Madridin. Cristiano është tip lojtari që fshihet, ai është një makinë, ai vë gjoksin përpara dhe bëhet më i rrezikshëm”.
“Unë do të jem në fushë, ndërsa Valencia do të jetë e bashkuar për të treguar solidaritet në mbrojtje, në mënyrë që ta ndalë Ronaldon”, u shpreh Costa për AS.
Drejtori sportiv i Wolfsburgut, Dieter Hoeness, ka këmbëngulur se Edin Dzeko nuk do të shitet për një çmim më të vogël se 40 milionë euro.“Çmimi nuk është i fshehtë – Dzeko kushton 40 milionë euro. Ka shumë ekipe të interesuara për Dzekon”, theksoi Hoeness.
Ditëve të fundit është spekuluar se Dzeko është shndërruar në cak të Real Madridit, pohime këto që i hedh poshtë drejtori i Wolfsburgut.
“Ne nuk kemi marrë ndonjë ofertë nga Real Madridi. Unë për vete jam takuar me Florentino Perezin dhe Jorge Valdanon, kur kam qenë për ta shikuar ndeshjen Real Madrid-Milan, ndërsa kjo kurrë nuk është përmendur. Ne nuk komentojmë mbi spekulimet”, përfundoi Hoeness.
Schalke ka bërë çdo gjë tjetër pos shkëlqimit në Bundesliga këtë sezon, kurse pas dërrmimit që pësuan nga Kaiserslautern, Mbretërit e Kaltër tani do të përballen me Bayernin e Munichut në derbin e kësaj jave në Kampionatin gjerman.“Lojtarët janë përgjigjur pozitivisht pas humbjes ndaj Kaiserslautern. Ata kanë stërvitur shumë mirë këtë javë, përkundër kushteve të tmerrshme. Mendoj se lojtarët do të shfaqin karakter të vërtetë dhe do të bëjnë impenjim të madh për tifozët. Shpresoj se ata do të jenë në formë të mirë”.
“Fuqia e Bayernit qëndron në futbollin e pastër dhe sulmet e shpejta. Kjo na përshtatet më shumë se sa të takohemi me ndonjë ekip defensiv. Bayerni dalëngadalë po kthehet në formën më të mirë, por ata nuk janë dhe aq të fortë sa ishin sezonin e kaluar”, u shpreh Magath.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka pranuar se ekipi për të cilin ai luan po e ka të vështirë t’ia dalë duke u mbështetur në lojtarët e rinj, kjo për shkak të lëndimeve të shumta.“Situata nuk është sikurse kam dashur që të jetë, por vitin e kaluar ne kemi pasur një situatë të ngjashme dhe ia dolëm mbanë, ndërsa këtë vit mendoj se do të jetë njejtë”.
“Këtë sezon është më keq, për arsye se ne kemi shumë lëndime, të cilat nuk po na ndihmojnë. Ne kemi skuadër të vogël, skuadër më të re, kështu që me lëndimet dhe lojtarët e rinj nuk është e lehtë, por ne mund t’ia dalim, kemi pasur rezultate të mira në të kaluarën, por ndoshta nuk është ky momenti ynë”.
“Nuk është kurrë mirë që t’i lëmë ekipet tjera t’iu tejkalojnë, sepse ju i jepni atyre besim dhe ata e dinë se si mund ta bëjnë këtë, por sezoni është ende i gjatë dhe sigurisht se këto ekipe do të bëjnë disa gabime. Shpresoj se do të kemi një seri të mirë të fitoreve”, u shpreh Drogba.
Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, ka shënuar kundër të gjitha klubeve të mëdha përveç Interit, dhe sonte dëshiron ta shfrytëzojë shansin për të shënuar edhe kundër Nerazzurrëve.Zarate do të kërkojë të shënojë sonte kundër Interit për të ndihmuar Lazion të barazojë pikët me liderin e tabelës, Milanin. Që kur argjentinasi iu bashkua Lazios dy vite më parë ai ka shënuar kundër rivalëve si Milan, Juventus, Roma, Napoli, Palermo, Fiorentina, Sampdoria dhe Genoa, por ende nuk e ka prekur rrjetën e Julio Cesar.
“Duhet të vrapoj më shumë dhe të ndihmoj mesfushën. Jam ene pa këtë gol, që është një minus”, ka thënë Zarate.
Xhavit Bajrami më 18 dhjetor do të sfidojë titullin e botës për kategorinë WKN (World Kickboxing Network).Kosovari, i njohur me nofkën “Xhentëlmeni”, tashmë është kampion i ISKA (International Sport Kickboxing Association), por dëshiron ta ketë edhe titullin e kampionit në WKN.
Rivali i Xhavit Bajramit do të jetë polaku Dawid Trulka, i cili është kampion i katërfishtë i Polonisë dhe ka më shumë se 75 meçe në karrierën e tij si profesionist.
Spektakli do të mbahet në Sporthalle Unterrohr Schliren në Cyrih të Zvicrës dhe, sipas ekipit të Xhavit Bajramit, dyert do të hapen në ora 18 ndërsa lufta do të fillojë në 19.30.
Sportdashësit kosovar do të kenë rastin ta shohin në transmetim të mëvonshëm meçin, përmes valëve të RTK-së. Kik-boksieri kosovar është duke u stërvitur në Holandë.

Anësori i Manchester United, Nani, ka porositur menaxherin Sir Alex Ferguson të sjellë në Old Trafford më shumë talentë nga Sporting Lisbona.
Portugezi filloi karrierën pikërisht te Sportingu, krahas lojtarit më të shtrenjtë në botë, Cristiano Ronaldo.
I pyetur se kënd duhet ta blejë United, Nani ka thënë: “Do të doja disa të rinj, Miguel Veloso dhe Yannick Djalo. Ata janë lojtarë shumë të mirë të cilët i njoh nga Sportingu”.
Nani erdhi te United në vitin 2007 për një shumë prej 14 milionë funtesh, dhe e ka ngritur veten në njërin prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.
Portugezi filloi karrierën pikërisht te Sportingu, krahas lojtarit më të shtrenjtë në botë, Cristiano Ronaldo.
I pyetur se kënd duhet ta blejë United, Nani ka thënë: “Do të doja disa të rinj, Miguel Veloso dhe Yannick Djalo. Ata janë lojtarë shumë të mirë të cilët i njoh nga Sportingu”.
Nani erdhi te United në vitin 2007 për një shumë prej 14 milionë funtesh, dhe e ka ngritur veten në njërin prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.
Sulmuesi i Arsenalit, Marouane Chamakh, thotë se ai është i befasuar me veten sa u takon shënimeve të golave këtë sezon.“Personalisht, kurrë nuk kam qenë një golashënues i shkëlqyeshëm. Kurrë nuk kam shënuar më shumë se 20 gola në sezon, por kjo i takon menaxherit se si ai i shfrytëzon lojtarët e tij”.
“Për mua, nëse mund të arrij nga 15 deri në 20 gola, do të jetë një sezon shumë, shumë i mirë. Çfarëdo që ndodh shpresoj të vazhdoj progresin tim, që shkoi shumë mirë nën Laurent Blanc [te Bordeaux] dhe që vazhdon edhe tash”, ka thënë Chamakh.
Katari ia vlen të jetë nikoqir i Kupës Botërore 2022 sipas Zinedine Zidane, i cili ndihmoi këtë vend gjatë fushatës.Zizou është i famshëm për dy golat të cilat i shënoi në finalen e Kupës së Botës në vitin 1998 për Francën, por ai mbetet krenar për prejardhjen e tij algjeriane dhe është i ngazëllyer që shfaqja më e madhe e futbollit do të shkojë në botën arabe për të parën herë.
“Përveç fitores së Katarit, kjo është një fitore për botën Arabe dhe për Lindjen e Mesme. Kjo është ajo që më preku më së shumti. Është bukur të kesh diçka të re. Është bukur të tregosh se futbolli i takon gjithkujt”.
“Ata thanë se Katari ishte më së paku favorit për të fituar, pasi është një vend i vogël. Por Katari përfaqëson botën Arabe dhe sot kjo është një logjikë që ka triumfuar. Jam krenar për këtë fitore”, ka thënë Zidane.
Para Katarit, Kupa Botërore do të organizohet në Brazil në vitin 2014 dhe në Rusi në vitin 1018.
Menaxheri i Palermos, Delio Rossi, thotë se ata kanë paguar për shkak të mungesës së përvojës, pas eliminimit nga Europa League.Sicilianët nuk mundën të kualifikohen pas barazimit 2-2 ndaj Sparta Pragës, ashtu që rundi i fundit është i pavlerë për ekipin italian.
“Ne gjithmonë duhet të luajmë me një lojtarë më pak, sot madje dy, dhe nuk mund t’i bëjmë këto gabime në këtë nivel”, ka thënë trajeri.
“Vërtet është për të ardhur keq, pasi djelmoshat dhanë gjithçka dhe ishte një paraqitje e mirë. Ne mund ta fajësojmë vetëm veten për eliminimin dhe shpresoj se aventura në Europa League mund të na japë ca përvojë. Kartonët e kuq dëshmuan se në Evropë është një mënyrë tjetër se si shihen faullat dhe ne nuk kemi mjaft përvojë se si ta shpërndajmë këtë presion në ekip”, ka shtuar Rossi.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, thotë se është e nevojshme një punë e pandalshme me qëllim që ekipi t’i përmirësojë paraqitjet dhe t’u kthehet fitoreve.John Terry ka munguar në tre ndeshjet e fundit, dy prej të cilave Blutë i kanë humbur dhe një tjetër kanë barazuar. Por kapiteni kthehet në ndeshjen kundër Evertonit dhe shpreson se Chelsea do t’u kthehet fitoreve.
“Kemi humbur shumë pikë në javët e kaluara. Nëse shikojmë prapa, do të shohim se para vetëm dy-tre javësh ishim të parët me një avantazh të theksuar para të tjerëve dhe një diferencë të shkëlqyeshme golash. Tash nuk është kështu”.
“Në periudha të tilla duhet të punoni me ngulm, asgjë në jetë nuk u jepet vetëm ashtu, duhet edhe ju të jepni diçka. Duhet t’u kthehemi fitoreve sa më shpejt që është e mundshme. Mendoj se i gjithë ekipi, mbrojtja, mesfusha dhe sulmi, nuk jemi në nivelin në të cilin duam të jemi”, ka thënë Terry për Sportsmail.
Chelsea pritet të krijojë lidhje të ngushta me gjigantin danez të futbollit, Fc Copenhagen.Daily Mail shkruan se djali i pronarit të Chelseat, Roman Abramovich, Arkady është në rrugë për të ndjekur hapat e babait të, pasi tashmë ka dërguar një ofertë në adresë të klubit danez.
Ai ka udhëtar për në Kopenhagë për t’u takuar me Carsten Koch, drejtorin ekzekutiv i kompanisë Loenmodtagernes Dyrtidsfond, për të diskutuar blerjen e aksioneve të klubit lider të Danimarkës.
“Për momentin, ne nuk jemi të orientuar kah shitja. [Por] nëse dikush vjen me çmimin e duhur, mund të jetë kështu”, ka thënë Koch.
Mario Balotelli mund të bëhet një prej sulmuesve më të mirë në botë, por vetëm nëse punon fuqishëm, thotë bashkëlojtari i tij te Manchester City, Patrick Vieira.20-vjeçari italian ka të gjitha atributet për të qenë një lojtar i klasit, por Vieira, i cili po ashtu luajti me Balotellin te Inter, thotë se një punë ca më e fuqishme mund ta çojë atë në një nivel tjetër.
“Nuk ka dyshime se ai mund të bëhet një prej sulmuesve më të mirë në botë. Potenciali dhe kualiteti janë. Prekja dhe përfundimi i tij janë të mahnitshme, janë fantastike. Por ndonjëherë kjo nuk mjafton për të ndërtuar karrierë. Nëse ai dëshiron të jetë një prej sulmuesve më të mirë në botë, ai duhet të punojë shumë më shumë se sa punon për momentin”, ka thënë francezi.
Menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson, thotë se Europa League ka qenë një eksperiencë e mirë për të rinjtë e klubit.Të Kuqtë siguruan kualifikimin për në fazën e ardhshme të garës pas barazimit të mbrëmshëm 1-1 ndaj Steaua Bucharest.
“Kjo iu jep atyre vetëbesim dhe mendoj se kemi parë urgjencën e lojtarëve si David Ngog dhe Martin Kelly (këtë sezon) dhe mendoj se urgjenca e tyre ka ardhur përmes këtyre ndeshjeve të Europa League, pasi atyre u është dhënë shansi”.
“Sonte mendoj se do të duhet të shtoj emrin e Dani Pacheco. Ai nuk ka pasur shumë shanse, por sigurisht nuk e ka lënë ekipin të dorëzohet, e as Nathan Eccleston, kur u fut në lojë”, ka thënë Hodgson.
Hogson ka përmendur edhe Ryan Babel dhe Danny Wilson, duke lavdëruar paraqitjet e tyre.
















