Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është i ngazëllyer pas fitores tronditëse prej 3-1 ndaj Interin mbrëmë në Olimpico të Romës.
Fitorja i mban Biancocelestët në kuotën e 30 pikëve, sa ka Milani, që për shkak të diferencës së golave mban kreun.
“Ndeshja duhet të shihet në tërësinë e saj. Ne mund të kishim fituar 4-0 dhe kishte një gabim të pafalshëm nga Stefano Mauri në ballë të golit. Nëse ne do ta kishim shënuar të tretin, atëherë përfundimisht mund të kishim vrarë shpresat e Interit”.
“Ne luajtëm një futboll të shkëlqyeshëm, kemi lëvizur si ekip dhe kemi bërë edhe kontribute të shkëlqyeshme individuale, po ashtu. Ne merituam këtë fitore dhe dominuam ndeshjen”, ka thënë Lottito.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, thotë se ai mund ta shesë mesfushorin Javier Pastore.
Pastore vazhdimisht ka shprehur dëshirën për të luajtur në krah të Lionel Messi te Barcelona një ditë.
“Pastore mund të shitet nëse ai ka dëshirë të largohet”, ka thënë Zamparini për mediat italiane.
Për mesfushorin argjentinas së fundi interesim shprehu edhe Real Madridi.