Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është marrë më shumë me shpjegimet se pse ndeshja njëherë ishte paralajmëruar si e shtyrë, ndërsa më pas është konfirmuar se mund të luhet, duke thënë se ai nuk është fajtor për kaosin fluturimeve.
“Federata na ka thënë se duhet të udhëtojmë dhe të luajmë, por ne kemi shpresuar se do të na caktonin një datë tjetër për këtë ndeshje”.
“Ne nuk e kemi menduar udhëtimin me autobus. Sezonin e kaluar është dashur të udhëtojmë 14 orë me autobus për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por federata tha se nëse nuk ka aeroplanë, atëherë ndeshja do të shtyhej. Kur ata e ndryshuan mendjen nën presionin enorm nga kryeqyteti, atëherë ne jemi detyruar të udhëtojmë dhe kur na është thënë të luajmë, kemi luajtur”, sqaroi Guardiola, skuadra e të cilit mposhti lehtë Osasunën.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se mbrojtësi Laurent Koscielny do të mungojë deri në tri javë, pas dëmtimit të hundës në ndeshjen ndaj Fulhamit.
Ky dëmtim i Koscielnyt erdhi pas një topi në zonë, me ç’rast bashkëlojtari i tij Sebastian Squillaci në tentim për ta larguar topin e goditi hundën e Koscielnyt. Të dy mbrojtësit më pas ishin shtrirë përtokë dhe Fulhami shënoi pa problem golin e barazimit.
Por, ky gol nuk është brenga më e madhe për Arsene Wenger, pasi që tekniku francez ka konfirmuar mungesën perj tri javësh të mbrojësit francez. Laurent Koscielny ka pasur probleme të mëdha me mungesa në sezonin e tij të parë te Arsenali, pas lëndimit të dytë të pësuar dhe dy kartonëve të kuq
Milani forcoi kreun dhe e zgjeroi distancën me rivalin e madh Inter në Serie A, pas fitores prej 3-0 ndaj Brescias në shtëpi, ndërsa me paraqitjen fantastike të lojtarëve të tij, i kënaqur u shpreh Massimiliano Allegri.
“Ishte një shfaqje mjaft me rëndësi kjo që bëmë. E gjithë skuadra po përshtatet mirë dhe po tregon përkushtim të madh. Të gjithë duan të luajnë mirë dhe rezultatet vijnë si pasojë e kësaj”.
“Gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë dhe këtë e bëmë falë një paraqitjeje profesionale. Neve nuk na interesoi tabela dhe vazhduam të mendojmë thjeshtë për ndeshjen, pasi që duam të mbesim në krye edhe për javët e ardhshme”.
“Është një kampionat mjaft konkurrues këtë sezon dhe jam i sigurt se me 33 pikë ne nuk kemi fituar ende asgjë. Ka edhe shumë punë për të bërë dhe mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë pa u interesuar për rivalët tanë”, precizoi Allegri.
Trajneri i Bayernit të Munichut, Louis Van Gaal, ishte tejet i zhgënjyer me disfatën e rëndë prej 2-0 ndaj Schalkes në Veltins Arena.
“Është e pabesueshme. Nëse ne humbim aq shumë raste, është ditur se ata do të shënojnë që në rastin e parë”.
“Unë nuk mund të hy në fushë dhe ta vë topin në rrjetë. Është e pabesueshme nëse e analizojmë gjithë ndeshjen. Golat janë më të rëndësishëm dhe këtë e kemi parë edhe njëherë në këtë sfidë”, u shpreh Van Gaal.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka shprehur frustrimin dhe zhgënjimin e tij pas barazimit ndaj Evertonit në Stamford Bridge.
“Unë jam i zhgënjyer, i hidhëruar, jo vetëm për rezultatin, por për faktin se nuk luajtëm mirë në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte e mirë, ne luajtëm futboll shumë të mirë, presion i mirë. Në pjesën e dytë ishte totalisht ndryshe, ne humbëm idenë e të luajturit futbollin tonë, ishte thjeshtë një top i gjatë dhe ishim paksa të frikësuar. Nuk më pëlqen kjo”.
“Mendoj se ne mund ta humbasim një ndeshje, por jo filozofinë tonë. Ne po punojmë që të luajmë një futboll komplet tjetër dhe nuk po e kuptoj se pse nuk e bëmë në këtë ndeshje. Mendoj se ne duhet të kuptojmë pse nuk e bëmë këtë dhe të ndryshojmë, për këtë arsye jam i zhgënjyer”, deklaroi pas ndeshjes Ancelotti.
Claudio Ranieri ishte dëshmitar i një barazimi katastrofal të Romës në udhëtim te Chievo, pasi romakët lanë t’iu ikë nga dora një epërsi prej 2-0, por strategu romak fajëson kushtet e tmerrshme në të cilat është zhvilluar ndeshja, sidomos fushën e stadiumit.
“Të luajmë në atë fushë ishte e pamundur dhe ne nuk kemi mundur ta luajmë lojën tonë në një fushë të tillë”.
“Ne luajtëm një ndeshje të madhe, përkundër faktit se nuk luajtëm si duhet. Ne poashtu ishim lodhur në mesfushë”, u shpreh Ranieri.
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ishte plot lëvdata për Samir Nasrin pas fitores së vështirë ndaj Fulhamit, e cila i bëri Topçinjt liderë të rinj të Ligës Premier.
“Unë jam i kënaqur me Nasrin. Ai shfaqi cilësi të lartë, dëshirë të madhe dhe para së gjithash mençuri të pa parë”.
“Ai i ka dhënë aq shumë kësaj loje. Tani ai u hyn situatave me lehtësi dhe tregon ftohtësi para golit. Ai po u tregon të gjithëve se sa i talentuar është, ndërsa mendoj se mund të presim shumë më shumë nga ai”, theksoi Wenger.
Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, thotë se ai është plotësisht i fokusuar në Serie A, pas eliminimit të turpshëm nga Europa League.
“Ne nuk ndihemi fajtorë për eliminimin nga Europa League, pasi që bëmë të pamundurën. Nëse jo diçka tjetër, starti i vështirë i sezonit është ai që na shpërqëndroi”.
“Në Catania është vështirë të fitosh, për shkak të cilësisë dhe tifozëve. Ata janë të shpejtë dhe stërviten mirë nga trajneri Marco Giampolo, sidomos për ndeshjet në shtëpi. Ne duhet të hyjmë në këtë ndeshje me synim për të fituar, pasi që është mënyra e vetme për të qëndruar pranë ekipeve më të mira”.
“Tani ne duhet të fokusohemi në Serie A, pasi që ky Juventus është në gjendje për të luftuar për titull. Ne duhet të jemi më të përqëndruar në goditjet e lira, pasi që së fundmi radhë pranuam gola nga loja e hapur”, deklaroi Del Neri
Juventusi është i gatshëm që t’i shkojë deri në fund çështjes së transferimit të sulmuesit të Wolfsburgut Edin Dzeko, për të cilin vazhdojnë të rrjedhin spekulime të ndryshme.
Bianconerët tashmë kanë ndryshuar strategjinë për transferimin e sulmuesit boshnjak, i cili kushton sipsa klubit të tij hiç më pak se 40 milionë euro.
Tuttosport shkruan se në ofertën e radhës që do ta bëjë Juventusi për sulmuesin e Ujqve gjerman, do të përfshihet edhe mesfushori Mohammed Sissoko, i cili nuk është më zgjedhja e parë pas transferimit të Alberto Aquilanit te Zonja e Vjetër.
Juventusi ka marrë përgjigje negative në pyetjen nëse Fiorentina është e gatshme ta shesë sulmuesin Alberto Gilardino.
Zëvendëspresidenti i Violas, Mario Cognini, i ka thënë Juventusit se Alberto Gilardino nuk është në shitje.
28-vjeçari italian është lidhur me një transferim te Zonja e Vjetër, që është në kërkim të një sulmuesi të ri pas lëndimit të Amaurit, por duket se Gilardino nuk do të largohet nga Artemio Franchi.
"Gilardino është i rëndësishëm për ne dhe lojtarët më të mirë vështirë se largohen. Fiorentina nuk është në treg", ka thënë Cognini për Tuttojuve.com.