Barcelona ka shënuar fitore prej 2-0 ndaj Rubin Kazanit në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, e cila ishte pa kurrfarë rëndësie, ndërsa kualifikimin në fazën tjetër befasisht e siguroi Kopenhaga, që edhe njëherë ia bëri me dije Panathianikosit se nuk është për Ligën e Kampionëve.Pjesa e parë në Camp Nou çuditërishit përfundoi pa gola, por nuk duhet të befasohemi pasi që Guardiola eksperimentoi me një formacion 3-4-3, i cili në përbërje kishte futbollistë të rinj nga akademia.
Megjithatë, posedimi në këtë ndeshje ashtu si rastet nuk munguan, ndërsa golat erdhën në pjesën e dytë. Andreu Fontas (51’) kaloi në epërsi Blaugranët, ndërsa goditjen përfundimtare rusëve të Kazan ua dha Victor Vasquez (82’).
Kopenhaga nga ana tjetër ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj grekëve të Panathinaikos, me ç’rast danezët siguruan kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve me gjithsejt dhjetë pikë në pozitën e dytë të Grupit D. Dihet, Barcelona është lidere me 14 pikë.
Skuadra e Schalkes ka shënuar fitore prej 2-1 si mysafir i Benficas për të qëndruar në krye të Grupit B, pas xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.Gjermanët krijuan avantazh të dyfishtë përmes Jurados (20’) dhe Howedes (81’), ndërsa një gol për vendasit e realizoi Luisao tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Nga ana tjetër, Lyoni ka barazuar me rezultat 2-2 kundër Hapoel Tel Avivit për t’u kualifikuar nga vendi i dytë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Pas xhiros së fundit, Grupit B i prin Schalke me 13 pikë, ndërsa në vend të dytë gjendet Lyoni me 10 pikë. Benfica që ka gjashtë pikë do të luajë në Europa League.
Manchester United nuk ka arritur të nxjerrë asgjë më shumë se një barazim prej 1-1 ndaj Valencias para tifozëve të vet në Old Trafford, në ndeshjen e zhvilluar sa për prestigj.Ndeshja ishte e nivelizuar gjatë gjithë kohës, me Unitedin që pati rastet më të mira në pjesën e parë. Sidoqoftë, mysafirët nga Spanja kaluan të parët në epërsi me anë të Pablo Hernandez (32’). i cili shfrytëzoi një pasim fenomenal të Alejandro Dominguez.
United në pjesën e dytë u përpoq për të nxjerrë një barazim dhe këtë e arriti me anë të Anderson që vuri rezultatin përfundimtar prej 1-1 (63’).
Në ndeshjen tjetër Bursaspor arriti pikën e parë në Grupin C si nikoqir i skocezëve të Rangers.
Nga Grupi C si lider del Manchester United me 14 pikë, ndërsa Valencia kualifikohet si e dyta me 11 pikë. Në Europa League do të vazhdojë garat Rangers, kurse Bursaspor duhet të kënaqet me vetëm një pikë.
Skuadra e Tottenhamit kanë nxjerrë një barazim të vlefshëm me rezultat 3-3 kundër Twentes, për të kryesuar Grupin A, duke qenë se Interi u mposht me rezultat 3-0 nga Werder Bremeni.Spursat krijuan tri herë avantazh kundrejt nikoqirëve holandezë, mirëpo vendasit në të tria rastet e barazuan rezultatin.
Mysafirët realizuan përmes Peter Wisgerhof që shënoi autogol (12’) dhe dy golave të Jermain Defoe (46’ dhe 59’), ndërsa vendasit barazuan me anë të Denny Landzaat (22’) Roberto Rosales (55’) dhe Nacer Chadli (63’).
Ndërkaq, me golat e Sebastian Prodl (39’), Marko Arnautovic (49’) dhe Claudio Pizarro (88’), Werderi ka shënuar fitore bindëse kundrejt kampionit në fuqi Inter, megjithatë gjermanët përfunduan fazën grupore në vend të fundit në grup.
Pas xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, Tottenhami i prin Grupit A me 11 pikë, ndërsa Interi mban vendin e dytë me 10 pikë. Twente me gjashtë pikë do të luajë në Europa League.
Sulmuesi brazilian Neymar i cili aktualisht është i kërkuar nga tërë Evropa, ka deklaruar se ai nuk pendohet që refuzoi Chelsean gjatë verës së kaluar.“Periudha e pasigurisë e cila erdhi pas ofertës së Chelseat ishte një përvojë tjetër për mua, pasi që i thashë ‘jo’ një kalimi në Evropë për të qëndruar te Santosi”.
“Ishte e vështirë ta marrim këtë vendim, por nuk pendohem. Mendoj se familja ime dhe unë kemi bërë zgjedhjen e duhur, ndërsa unë jam shumë i kënaqur që bëra këtë”, theksoi braziliani.
Milani do të shfrytëzojë çdo mjet për të siguruar rinovimin e firmës nga Alessandro Nesta dhe për ta garantuar kështu edhe zyrtarisht të ardhmen e tij në San Siro.Sipas Il Giorno, Nesta do të jetë futbollisti i parë i Milanit të cilit do t’i ofrohet kontrata e re. Massimiliano Allegri e sheh rëndësinë e tij në atë se është lider i skuadrës dhe model për të rinjtë.
Spekulimet e mëhershme flisnin për një interesim të Lazios, mirëpo duket se Milani vështirë se do ta lejojë titanin e mbrojtjes të largohet edhe aq lehtë.
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, shpreson se Kaka do të jetë sikurse transfer i ri për Los Blancos, kur superylli brazilian t’u kthehet fushave të blerta.“Kaka mund të jetë transferimi më i mirë i dimrit, sepse nuk ka lojtarë të cilësisë së tij në treg. Kaka është zgjidhja jonë”, theksoi tashmë i ashtuquajturi “The Special Five”, pas pesë golave të pranuar ndaj Barcelonës.
Mourinho beson se me formën në rënie të Karim Benzemas, ai mund të inkorporojë në një formacion të vetëm Cristiano Ronaldon, Kakan dhe Mesut Ozilin.
Sipas trajnerit të Zenit St. Petersburgut, Luciano Spalletti, Roma është symbol i shkëlqimit të Barcelonës, mënyrë kjo për t’u ngritur në tabelën e Serie A.“Është normale për Romën që ka rënë poshtë në tabelë së fundmi. Por, unë shpresoj se ata do të jenë para të gjithëve. Ata tashmë janë qenë të fuqishëm dhe duket se janë përmirësuar”.
“Mendoj se teknikisht Roma është si Barcelona”, ka thënë Spalletti.
“Diego Milito nuk do të luajë ndaj Werderit, përderisa Sneijder do të pushojë pas shumë ndeshjeve të luajtura. Lucio ka grip, por do të rikthehen në kohë për Botërorin e klubeve Maicon dhe Julio Cesar”, theksoi Benitez.
Nga ana tjetër tekniku spanjoll vuri në pikëpyetje sistemin e votimit për Topin e Artë, pasi Wesley Sneijder u la jashtë finales për çmimin e futbollistit më të mirë në botë.
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa u shpreh për menalitetin e skuadrës së tij, duke thënë se çdo ndeshje duhet të fitohet.“Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje. Personalisht mendoj se Bayerni duhet ta fitojë çdo ndeshje, sidomos në shtëpi. Por, Basel ka gjasa për t’u kualifikuar dhe ata janë në formë të mirë”, theksoi Van Gaal.
Van Gaal shtoi se nuk do të ketë lehtësira për Baselin, pasi që bavarezët duhet të fitojnë çdo ndeshje para tifozëve të vet.
Vendi për Antonio Cassanon në kombëtaren italiane është i rezervuar dhe përzgjedhësi Cesare Prandelli thotë se është në pritje të tij.“Nuk i jap ndonjë këshillë Cassanos. Gjithë ajo që mund të them është se jam duke e pritur atë”, theksoi Prandelli.
Cassano ka pasur probleme disiplinore së fundmi me presidentin e Sampndorias, Ricardo Garrone, me ç’rast do të detyrohet të largohet në janar nga klubi gjenovian.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se konkurrenca në Ligën Premier këtë sezon është rritur aq shumë, sa që tërheq paralele mes Ligës Premier dhe Championshipit anglez.“Është Premier Ligë tjetër këtë sezon. Ne duhet të falënderojmë kategoritë më të ulëta, të cilat e kanë bërë Ligën Premier aq konkurruese. Tabela është sikurse që jemi mësuar ta shohim në Championshipin anglez, ku me dy ndeshje të fituara lufton për një vend në play-off”.
“Vetëm pak javë më parë Sunderlandi luftonte për mbijetesë. Tani ata po luftojnë për një vend në Europa League. Ky është kampionati në të cilin gjendemi tani. Është e vështirë të kuptojmë nëse ekipet në maje janë duke bërë lëshime, apo ato më poshtë po përmirësohen. Mendoj se ekipet e vogla po përmirësohen për shkak se standardi është më i lartë”, precizoi Fergie.
Mjeshtri i Barcelonës, Xavi, është shprehur tejet i kënaqur me nominimin e tij si finalist i Topit të Artë, duke thënë se Topi i Artë i sivjetmë është shpërblim për Barcelonën.“Ky është triumf i Barcelonës dhe filozofisë së Barcelonës. Mua sinqerisht nuk më intereson kush do ta fitojë këtë çmim. Është një sukses i papërsëritshëm global. Unë jam shumë i kënaqur, por ky është sukses për gjithë ekipin. Është Topi i Artë i Barcelonës”, theksoi Xavi.
Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi janë nominuar si finalistë për çmimin FIFA Topi i Artë, duke lënë jashtë garës një lojtar si Ëesley Sneijder, që fitoi gjithçka me Interin sezonin e kaluar.
Zlatan Ibrahimovic do të pushojë, për t’ia lënë vendin Ronaldinhos që ta tregojë veten ndaj Ajaxit, gjithnjë sipas trajnerit Rossoner Massimiliano Allegri.“Milani do të hyjë në fushë për të luajtur një ndeshje të rëndësishme. Ronaldinho nuk ka stërvitur pas një dëmtimi të pësuar të dielën, por nëse ai është riaftësuar, atëherë do të luaj përkrah Robinhos”.
“Ibrahimovic? Ai do të jetë në pankinë. Ndeshja nesërme nuk është miqësore. Është ndeshje e Ligës së Kampionëve dhe unë gjithmonë dua të fitoj. Ne tashmë jemi të kualifikuar, por nëse humbasim do të nervozohemi”, deklaroi Allegri.
Trajneri i Valencias, Unai Emery, ka këmbëngulur se ekipi po udhëton në Old Trafford për t’u përballur me Manchester Unitedin, në mënyrë që spanjollët të korrin fitore ndaj Djajve të Kuq.“Ne vijmë këtu me siguri, duke e ditur se tashmë jemi kualifikuar. Ekipi ka ardhur këtu për të fituar dhe për të shfaqur ndeshje të mirë, për të luajtur me personalitet ndaj një prej ekipeve më të forta në botë”.
“Ne duam të tregojmë se fitorja në Mançester është e mundur. Takimi ynë i fundit (të cilin United e fitoi me rezultat 1-0 në shtator) ishte mjaft i nxehtë”, deklaroi Emery.
Carlos Tevez ka ripërsëritur se i mungon familja, por është në dijeni për sakrificën që duhet ta bëjë për të qëndruar te Manchester City.“Më mungon familja sikurse çdo njeriu në këtë botë, por jam i lumtur këtu te City. Kanë kaluar disa muaj që prej se i kam parë për herë të fundit vajzat e mia dhe kjo e bën të vështirë situatën. Nuk është e lehtë për mua që të jetoj dhe të frymoj futboll çdo ditë, përderisa vajzat e mia të vogla janë në Buenos Aires”.
“Por, unë e di se duhet ta bëj këtë sakrificë, e cila duhet të bëhet për të treguar përkushtim, ashtu siç po bëj unë këtu te City, ndërsa kjo është diçka të cilën do ta tejkaloj”, deklaroi Tevez.
Liverpooli është klubi i fundit me të cilin është lidhur asi i Milanit, Ronaldinho, pikërisht në kohën kur spekulimet për një largim të brazilianit janë rritur.Milani dëshiron që të përfitojë nga shitja e Ronaldinhos, i cili nuk e di as vet se kur ka luajtur për herë të fundit.
Këtë situatë sipas Itasportpress dëshiron ta shfrytëzojë Liverpooli, që thuhet të jetë shprehur i gatshëm për t’ia mbuluar kërkesat e larta gjeniut brazilian. Në garë për ‘Dinhon’ është edhe La Galaxy.
Manchester City dëshiron të thyejë rekordin britanik për shumën e një transferimi, për të sjellë anësorin e Tottenhamit, Gareth Bale.Bale e ka ngritur veten si lojtari i ri më i nxehtë në planet për vitin 2010 dhe pronarët arab të Cityt janë e etur ta sjellin atë në Eastlands.
News of the World shkruan se City mund të shfrytëzojë interesimin e Tottenhamit për Emmanuel Adebayor për të marrë shërbimet e Bale.
City është duke përgatitur 60 milionë funte për Bale me Adebayor si pjesë të marrëveshjes.
Reali i Madridit raportohet se dëshiron ta shesë sulmuesin Karim Benzema në afatin kalimtar të janarit.El Mundo Deportivo shkruan se pasi trajneri i Realit, Jose Mourinho e la Benzeman në stol në fitoren ndaj Valencias, emri i Benzema tash qarkullon nëpër Evropë.
Manchester City është kontaktuar nga ekipi spanjoll, krahas Arsenalit dhe ish-klubit të tij Lyonit.
Reali do ta shesë francezin për një shumë prej 35 milionë euro, shumë e cila mund të shihet tepër e lartë për një lojtar me formën aktuale të Benzema.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, thotë se futbolli italian mund të mësojë nga sukseset e Barcelonës.Treshja e Barcës, Andres Iniesta, Xavi dhe Lionel Messi, janë tre nominimet finale për Topin e Artë të këtij viti dhe Totti lakmon në këtë.
"Ata kanë tre lojtarë të rritur aty që janë në top treshe të Topit të Artë, ne nuk kemi asnjë. Ata gjithmonë fokusohen në lojtarët e rinj. Ne jo".
"Dhe ne po ashtu kemi probleme të tjera, si stadiumet dhe fushat. Nuk mund të luani në kushte të caktuara, Roma ka paguar për këtë hendikep në Verona", ka thënë Totti.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se tre yjet e ekipit të tij i kanë merituar nominimet për FIFA Topin e Artë.Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi që të tre janë emëruar në treshen e ngushtë që do të luftojnë për çmimin prestigjioz.
"Nuk ka asgjë për t´u thënë atyre që votojnë, pasi i shohin këta në TV dhe e dinë formën e shkëlqyeshme të të treve. Ata janë aty falë suksesit që kanë arritur me klubin dhe ekipet kombëtare".
"Argjentinasi është më i mirë në botë, edhe pse dy të tjerët po ashtu kanë një karrierë të mahnitshme", ka thënë Guardiola.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hapur derën për një largim të Manuel Almunia në afatin kalimtar të janarit.Francezi nuk e sheh spanjollin si numër 1 në portë dhe raportohet se do ta lejojë atë të largohet muajin e ardhshëm, por vetëm nëse paguhet shuma e kërkuar prej 1.5 milionë eurosh.
Me portierin e Atletico Madrid, David de Gea, që është në rrugë për te Manchester United, Almunia mund të rikthehet në vendlindjen e tij.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se gjasat e tyre për të mbrojtur titullin ende nuk janë shuar.Edhe pse qëndron 10 pikë prapa liderit të tabelës Milanit, pas 15 ndeshjesh këtë sezon, Moratti thotë se ekipi i tij beson se mund ta fitojë Skudetton.
"Ne nuk mendojmë të dorëzohemi. Ne do të përpiqemi t´ia dalim mirë në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve", ka thënë Moratti.
















