Befasia e xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve pa kurrfarë dyshimi është skuadra e Milanit, e cila ka pësuar disfatë në San Siro me rezultat 2-0 nga Ajaxi, përderisa nga ana tjetër Karim Benzema pothuajse i vetmuar mposhti Auxerre, të dy këto ndeshje pa kurrfarë rëndësie.Ishte pritur që Jose Mourinho të pushojë disa prej futbollistëve të tij kryesorë, mirëpo pos Iker Casillasit dhe Mesut Ozilit, të gjithë lojtarët tjerë prominent të Los Blancos u paraqitën.
Fillimisht rezultatin e zhbllokoi Karim Benzema me një gol me kokë të realizuar pas asistimit fantastik nga Cristiano Ronaldo (12’).
Në pjesën e dytë u konfirmua fitorja e Realit. Cristiano Ronaldo me një goditje të pandalshme (49’), e dyfishoi epërsinë, para se Karim Benzema (72’ dhe 88’) ta regjistrojë hettrikun e tij të parë këtë sezon, që e vendosi dhe rezultatin përfundimtar të sfidës prej 4-0.
Nga ana tjetër Massimilano Allegri vendosi ta pushonte Zlatan Ibrahimovicin ashtu si disa lojtarë tjerë të rëndësishëm. U paraqit Ronaldinho i cili tregoi formë relativisht të mirë, por në fund holandezët përmbyllën me fitore fushatën e tyre në garën më prestigjioze evropiane, Ligën e Kampionëve.Në pjesën e parë gola nuk pati, por Ajaxi ishte ekipi dominues dhe ishte në pikëpyetje vetëm koha kur do të realizonin holandezët. Demy de Zeeuw kaloi në epërsi Ajaxin (57’), për ta detyruar Allegrin ta fusë në lojë Ibrën.
Inkuadrimi i suedezit vetëm sa i motivoi mysafirët të cilët e përmbyllën ndeshjen në të mirë të tyre me anë të Toby Alderweireld, i cili e vuri rezultatin përfundimtar prej 2-0.
Real Madridi e siguroi kualifikimin një xhiro më parë, ndërsa del si lider nga Grupi G me 16 pikë. Milani siguroi pozitën e dytë me tetë pikë, ndërsa Ajaxi luan në Europa League me shtatë pikët e tubuara dhe vendin e tretë. Milani në fazën e eliminimit direkt mund të ketë punë me Barcelonën ose Arsenalin.
Skuadra e Chelseat ka pësuar dështimin e vetëm në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, duke u mposhtur nga Marseille me rezultat minimal prej 1-0.Heroi i ndeshjes ishte Brandao, i cili në minutën e 81-të shënoi për fitoren e vendasve.
Blutë kualifikohen nga vendi i parë në Grupin F me 15 pikë, ndërsa Marseille në vend të dytë ka 12 pikë.
Ndërkohë në takimin tjetër, Spartaku i Moskës mposhti Zilinën me rezultat 1-2, dhe do të luajë në Europa League.
Bayern Munichu ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 kundër Baselit, për ta mbyllur me sukses fazën grupore të Ligës së Kampionëve me një humbje të vetme, ashtu që kryeson në Grupin E.Me dy golat e Franck Ribery (35’ dhe 50’) dhe një gol të Anatoliy Tymoshchuk (37’), bavarezët dominuan ndeshjen.
Ndërkohë, Roma ka barazuar me rezultat 1-1 mysafir i CFR Cluj, për ta mbyllur fazën grupore në vend të dytë.
Pas xhiros së fundit, Bayerni gjendet në krye të Grupit E me 15 pikë, Roma kualifikohet nga vendi i dytë me 10 pikë, ndërsa Baseli në vend të tretë me gjashtë pikë do të luajë në Europa League.
Arsenali është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pas fitores së vështirë ndaj Partizanit në Emirates, ndërsa Shakhtari ka siguruar pozitën e parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve.Arsenali filloi më mirë takimin dhe ishte skuadër dominuese, por se Partizani do të mbante të frikësuar 60 mijë Revolveristë në Emirates këtë nuk e ka pritur askush.
Fillimisht Robin Van Persie realizoi në penaltia pas gjysmë ore lojë (52’), për t’i dhënë Arsenalit epërsinë dhe për të na sinjalizuar se Arsenali do të stërvisë me serbët tashmë pa gjasa për asgjë.
Në pjesën e dytë, situata ndryshon. Në minutën e 52-të, Cleo, shokoi tifozët e Arsenalit me golin e barazimit për 1-1.Wenger reagoi dhe solli në lojë Theo Walcott, i cili shfrytëzoi për mrekulli një harkim në zonë nga Bacary Sagna, të cilin me gjoks e ndali për ta fundosur më pas topin në rrjetë dhe për të zgjuar në këmbë stadiumin Emirates (73’). Fitoren dhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfide e konfirmoi Samir Nasri me golin e tij të 12-të këtë sezon për 3-1 (77’).
Shakhtari me lehtësi mposhti me rezultat 2-0 portugezët e Bragas në Donetsk të Ukrainës.
Shakhtari përfundon si lider i Grupit H, me 15 pikë, tri më shumë se Arsenali në pozitën e dytë me 12 pikë. Braga siguroi Europa League. Në fazën e eliminimit direkt Arsenali mund të ketë punë me skuadra të tilla si Real Madrid apo Barcelona.
Drejtuesit e klubit turk të basketbollit Besiktas dëshirojnë që në radhët e veta ta shohin edhe legjendën amerikane Shaquille O’Neal.Drejtori sportiv i klubit nga Stambolli ka qëndruar në SHBA ku ka biseduar me O’Neal në lidhje me të ardhmen e tij.
“Këtë sezon dua ta fitoj titullin me (Boston) Celtics, ndërsa në Turqi do të vij sezonin tjetër”, citohet të ketë thënë basketbollisti 38-vjeçar.
O’Neal është katërherë fitues i NBA, tri herë ka qenë basketbollisti më i mirë në seritë finale, ndërsa 15 herë ka luajtur në përballjet ‘All-Star’.
E ardhmja e Adrianos duket se do të jetë te Roma, gjithnjë sipas vet ish-sulmuesit legjendar të Interit, i cili hedh poshtë një largim nga Serie A gjatë janarit.“Nuk më intereson ajo që thuhet në Brazil. Ata thanë unë isha në Rio De Janeiro, përderisa unë po stërvitesha në Romë. Unë jam mësuar me gjithë këto spekulime. Tani thonë se do të luaj me Ronaldon te Corinthians, por si mund të ndodhë kjo kur ai ka thënë se do të pensionohet në fund të sezonit?”.
“Tani për tani po mendoj për të tashmen dhe ajo qëndron te Roma”, precizoi ‘perandori’.
Mesfushori i Real Madridit, produkt i akademisë madrilene, Esteban Granero, ka vënë në dyshim pohimet se Los Blancos ia kanë zili sistemit të akademisë së Barcelonës.“Nuk ka pasur rast më parë për lojtarët e rinj, ndërsa tani ata kanë mundësitë e tyre. Nuk ka arsye që ta xhelozojmë Barcelonën”.
“Ata po arrijnë rezultate të mira, por edhe Real Madridi ka dhe do të ketë rezultate të mira falë lojtarëve nga akademia. Lojtarë si Casillas dhe Raul janë nominuar më parë për Topin e Artë dhe nëse e vëreni, La Liga është e mbushur me lojtarë të Real Madridit”, ka thënë Granero.
Unai Emery beson se Valencia e tij është forcuar dukshëm pas barazimit prej 1-1 ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.“Barazimi ishte rezultat i drejtë, por ne për pak sa nuk fituam. Pranë rezultatit 1-1 ne patëm tri raste për të shënuar golin e dytë. Ne luajtëm mirë”, theksoi Emery.
Valencia përfundoi në pozitën e dytë të Grupit C, tri më pak se gjiganti anglez Manchester United.
Interi duhet ta shkarkojë Benitezin dhe ta transferojë në Giuseppe Meazza trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, pohon legjenda nerazzure, Carlo Mazzone.“A është Guardiola për Interin? Po, sigurisht. Ai mund t’ua mësojë futbollin skuadrave italiane dhe shpresoj se ai do të vijë këtu, sepse unë e admiroj atë dhe futbollin e tij”.
“Unë e shoh atë të suksesshëm te Interi në bazë të të arriturave dhe lojës që po tregon skuadra e tij. Ai është i gatshëm për çdo kampionat”, tha Mazzone.
Liverpooli dëshiron të mposhtë rivalin Tottenham për firmën e sulmuesit të Ajaxit, Luis Suarez, njofton Metro.Pas shkarkimit të Martin Jol nga posti i kryetrajnerit të Ajaxit, mësohet se Suarez është frustruar me këtë vendim dhe ka urdhëruar agjentët e tij që të aranzhojnë një transferim gjatë janarit.
Sipas spekulimeve që po qarkullojnë nëpër mediumet holandeze, destinacioni i radhës për sulmuesin uruguaian mund të jetë Liverpooli, pasi që Roy Hodgson dëshiron të përforcojë radhët sulmuese. The Reds duhet të paguajnë 10.5 milionë euro për shërbimet e sulmuesit 23 vjeçar.
Francesco Totti është duke punuar në krijimin e rrugëve ideale për Romën që të jetë pjesëmarrëse në finalen e Wembleyt në vitin 2011.“Unë do të doja që ta fitoj Ligën e Kampionëve. Unë dua ta bëj këtë me fanellën e Romës, e cila më detyroi të largohem nga kombëtarja”.
“Nuk mund të bëjmë gabime. Faza e eliminimit direkt është duke na pritur, një prej objektivave ky këtë sezon”, u shpreh Totti për Goldenfoot.com.
Kampioni i Anglisë, Chelsea, nuk ka çfarë të humbë ndaj Marseille duke qenë se e ka siguruar kualifikimin- kështu mendon menaxheri Carlo Ancelotti.“Chelesa po ka vështirësi për momentin, ne kërkojmë t’i gjejmë arsyet. Ndoshta ndaj Marseille do të jetë mundësia më e mirë për t’u rikthyer. Ne duam të luajmë mirë, të luajmë futbollin tim dhe të marrim rezultatin të cilin e duam. Unë bisedova me bashkëlojtarët e mi pas ndeshjes të shtunën dhe shpresoj se ata do të reagojnë mirë në fushë”.
“Ne i japim shumë rëndësi ndeshjes sepse ne duam të kthehemi për të luajtur futboll. Ndoshta do të ketë ndryshime, por unë do të pres deri para ndeshjes për të marrë vendimin. Rezultati nuk është i rëndësishëm por ne duhet të luajmë mirë”, deklaroi Ancelotti.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka zbuluar se mesfushori Paul Scholes është duke u përballur me mungesën e mundshme për derbin ndaj Arsenalit të hënën mbrëma.“Paul tentoi të stërviste të dielën dhe më pas nuk vazhdoi. Ai do të jetë në dyshim për të hënën”, theksoi Ferguson.
Manchester United u ndal nga Valencia të martën mbrëma në një barazim 1-1, ndërsa për performancën e shkëlqyer në këtë takim ai lëvdoi mesfushorin Anderson, i cili realizoi golin e barazimit.
Mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva, e ka ftuar publikisht asin brazilian Ronaldinho, që t’i bashkohet skuadrës nga Anfield.“Unë nuk jam në dijeni për asgjë sa i përket transferimit të Ronaldinhos, por do të isha i lumtur po që se kjo do të ndodhte”.
“Ne filluam miqësinë që nga koha kur luajtëm bashkë në Lojërat Olimpike për Brazilin. Do të ishte mirë të luaj me të te Liverpooli. Të gjithë e njohin Ronaldinhon dhe të gjithë e dinë çfarë mund të bëjë ai”, tha Leiva.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, pritet që të bëjë ndryshime në stolin e Interit dhe atë duke filluar nga shkarkimi i Rafa Benitezit, të cilin pritet ta zëvendësojë me legjendën e Milanit, Leonardo.Të hënën Moratti ka thënë se ai nuk dëshiron më rezultate të këqija, ndërsa pas humbjes së pësuar nga Werder Bremeni, eprori nerazzur pritet që t’u japë jetë ideve të tij.
FCinter1908.it njofton se Moratti do të fillojë bisedimet me Leonardon duke i ofruar atij rolin e zëvendësuesit të teknikut spanjoll. Sidoqoftë, vet Leonardo i ka mohuar këto spekulime edhe pse Moratti thuhet se e dëshiron atë si njeriun për të nisur një projekt afatgjatë për të rigjetur stabilitetin.
Rezultatet zhgënjyese të Arsenalit në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve detyrojnë Topçinjtë që të kërkojnë kualifikimin në ndeshjen e fazës së fundit grupore ndaj Partizanit, ndërsa Arsene Wenger nuk shprehet të jetë dhe aq i brengosur për këtë.“Për ne është mjaft e thjeshtë: Ne duam që Liga e Kampionëve të jetë pjesë e rëndësishme e planeve tona, ne duam të jemi në fazën tjetër dhe të kualifikohemi, prandaj duam të mposhtim Partizanin. Ne e kemi vënë veten në një pozitë të papërshtatshme, por është ende në dorën tonë”, theksoi Wenger.
Strategu francez hodhi poshtë problemet në mbrojtje, duke thënë se fakti që Arsenali ka mbrojtjen më të mirë në Ligën Premier flet më shumë rreth soliditetit në fazën defensive.
Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka porositur lojtarët e tij të ruajnë fokusin në prag të ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve ndaj Cluj.Giallorosët kanë nevojë vetëm për një pikë për të kaluar fazën grupore, por edhe një humbje nga ekipi rumun mund të jetë e mjaftueshme, nëse Basel dështon të mposhtë ekipin tashmë të kualifikuar Bayern Munich.
“Ne duhet të fokusohemi në veten tonë dhe jo në rezultatin e Bayern Munich. Kjo është një ndeshje e rrezikshme, pasi Cluj është një ekip shumë i mirë dhe do të kërkojë të lërë gjurmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ranieri.
“Ka favoritë më të mëdhenj se Roma për të fituar Ligën e Kampionëve, por në ndonjë moment favoritët mund të rrëshqasin. Ne do të mendojmë për të kaluar këtë rund, pastaj do të shohim”, ka shtuar italiani.
Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e Real Madridit të shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të sulmuesit të Interit, Samuel Eto'o.El Mundo Deportivo shkruan se Mourinho kishte kërkuar nga presidenti Florentino Perez për të provuar nënshkrimin e Eto’o që gjatë verës, por kjo gjë nuk ndodhi.
Megjithatë, me Interin që tash po kalon nëpër krizë, Mourinho e ka diskutuar me Perez edhe një herë mundësinë e transferimit të Eto’o në muajin e ardhshëm. Synimi është të pritet deri në janar për rezultatet e lëndimit të Gonzalo Higuain, para se mbretërit të bëjnë hapa për të nënshkruar me kamerunasin.
Pavarësisht të kaluarës me Barcelonën dhe talljeve ndaj Realit gjatë kohës së tij në Nou Camp, Eto'o do të pëlqente shansin për t’u bashkuar me Mourinhon.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i vendosur të rikthejë sezonin në kahe të duhur.Ancelotti, i cili drejtoi klubin në triumfin e parë në dy gara, kampionat dhe kupë, në sezonin e parë të tij me klubin anglez, e di se durimi i Roman Abramovich mund të zbehet, por mbetet i bindur se ai mund t’i kthejë gjërat.
“Gjithçka ishte OK për ne në fillim të sezonit, por ne kaluam nëpër një moment të vështirë shumë shpejt. Por mendoj se kjo mund ndodhë edhe në anën e kundër për ne, po ashtu. Ne mund të rikuperohemi po aq shpejt dhe të kthejmë këtë moment të keq në një të mirë”, ka thënë Ancelotti.
“Është e rëndësishme të besoj se edhe më tej do të jetë një sezon i mirë për ne. Ne të gjithë e dimë se kemi humbur shumë pikë në disa ndeshjet e fundit, por ende jemi afër kreut të tabelës së Ligës Premier dhe e kemi fituar grupin në Ligën e Kampionëve. Andaj ende ka kohë për të bërë gjithçka që duam këtë sezon”, ka shtuar italiani.
Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, thotë se disfata e mbrëmshme prej 3-0 ndaj Werder Bremenit nuk është aq e rëndësishme.Nëse Interi do të kishte fituar në Gjermani, do të kishte përfunduar si lider i grupit, pasi Tottenham u ndalua me barazim 3-3 nga Twente.
“Ta vlerësojmë ndeshjen në nxehtin e këtij momenti është e parëndësishme. Ne duhet të mendojmë për t’u përmirësuar si ekip dhe për të rikthyer lojtarët e lënduar. Është po ashtu e rëndësishme të mbajmë mend se ne dolëm në fushë të vetëdijshëm se tashmë ishim kualifikuar”.
“Tash mund të fokusohemi në Kupën botërore të Klubeve. Kualifikimi në vendin e dytë nuk është ndonjë dramë. Sezonin e kaluar ishim të dytët dhe e dimë se si shkoi gjithçka më pas”, ka thënë Cambiasso.
Juventusi është rival serioz për titullin e Serie A, thotë trajneri i Zenit St Petersburg, Luciano Spalletti.Biankonerrët aktualisht qëndrojnë të tretët në tabelën e kampionatit italian, por janë të pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat nën drejtimin e trajnerit Gigi Del Neri.
“Juventus po zhvillohet ndeshje pas ndeshje. Ata po bëhen të vetëdijshëm për fuqinë e tyre. Ekipi i Del Nerit mund ta fitojë Scudetton”, ka thënë Spalletti për La Gazzetta dello Sport.
Los Angeles Lakers ka shënuar fitore 115-108 në shtëpi ndaj Washington Wizards, pavarësisht një paraqitje të shkëlqyeshme të Nick Young për ekipin mysafir.Kobe Bryant shënoi 32 pikë, Lamar Odom 24 pikë dhe shtatë kërcime, ndërsa Pau Gasol 21 pikë, 14 kërcime dhe tetë asistime, derisa Lakers mposhtën Wizards për të tetën herë radhazi.
Për Wizards, Young shënoi pikët më të larta të sezonit, 30, dhe gjashtë tre-pikësha, ndërsa John Wall 22 pikë dhe 14 asistime.
Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, thotë se ai është në formën më të mirë jetësore.Nasri tash është golashënuesi më i mirë i Arsenalit me 11 gola nga 16 starte.
"Kjo është forma më e mirë në karrierën time. Tash jam 23-vjeçar, andaj jam më i pjekur, jam zhvilluar në ndeshjen time dhe në jetë po ashtu, dhe kjo është dallimi", ka thënë ish-lojtari i Marseille.
Arseali sot pret Partizanin e Beogradit në Emirates në ndeshjen vendimtare për kualifikim të Topçinjve në fazën e mëtejme të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është i ngazëllyer me fitoren 2-0 të të rinjve të ekipit të tij ndaj Rubin Kazan.E përbërë gjerësisht me lojtarë nga ekipi i dytë, Barca mposhti Rubin duke e lënë në pozitën e tretë të tabelës, vend që çon vetëm në Europa League.
Andreu Fontas devijoi një përpjekje të pjesën e dytë dhe një gol tjetër nga Victor Vazquez i dha Barcës fitoren e katërt në grup si dhe kreun e tabelës.
“Ishte një paraqitje shumë e mirë, ne jemi në një formë të mirë. Ata duhet të mësohen dhe është në duart e tyre nëse dëshirojnë të jenë lojtarë të Barcelonës në të ardhmen”, ka thënë trajneri.
Kampioni i Italisë dhe Evropës, Inter, është duke synuar të transferojë mbrojtësin e Real Madridit, Pepe.Mbrojtësi portugez është dukshëm i frustruar me ngecjen e negociatave për kontratën e re. Pepe mbetet në mesin e lojtarëve më së paku të paguar të Realit, por kërkesat e tij deri tash nuk janë plotësuar nga drejtuesit e klubit spanjoll.
Gazeta italiane Panorama shkruan se Inter është duke menduar një transferim të Pepe muajin e ardhshëm, si një zëvendësim të drejtpërdrejtë me mbrojtësin Argjentinas, Walter Samuel.
Harry Redknapp ishte i ngazëllyer dhe krenar për lojtarët e tij pasi ata përfunduan në pozitën e parë të grupit A të Ligës së Kampionëve.Tottenhami barazoi 3-3 ndaj Twente që i lejoi ata të ruajnë kreun e tabelës mbi kampionin në fuqi të kësaj gare, Interin. Edhe pse kanë pësuar 11 gola në gjashtë ndeshje, Redknapp është i lumtur për sulmin e ekipit të tij që ka shënuar saktësisht nga tre gola për ndeshje.
“Ne kemi kërkuar të shënojmë dhe ne kemi synuar të sulmojmë ekipet në çdo mundësi. Ne jemi të hapur. Mendoj se ne jemi mësuar të luajmë njerëz që mund të shënojnë dhe njerëz të cilët mund t’i lëndojnë ekipet dhe kështu i drejtohemi ndeshjeve”
“Dhe në fund të ditës ne kemi përfunduar në krye të grupit. Nuk mund të thoni ‘Mirë keni pranuar gola’; ne kemi shënuar gola më shumë se çdokush. Nëse dëshironi ne të mbyllemi, ne mund ta bëjmë këtë dhe të jemi të vështirë të mposhtemi; dhe të nxjerrim pesë lojtarë në mesfushë. Por jo; ne dalim dhe sulmojmë”, ka thënë Redknapp.
Fitorja prej 5-0 e Barcelonës ndaj Real Madridit në La Liga i ka bërë kampionët e Spanjës favoritë për Ligën e Kampionëve, thotë menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger.Gjiganti katalanas është ekipi që duhet mposhtur për Wenger, pasi ata shkatërruan Realin e mbushur me yje, por francezi nuk ka përjashtuar ndonjë shqetësim të mundshëm më vonë gjatë garës – dhe kjo mund të vijë pikërisht prej ekipit të tij.
“Me atë ndeshje (kundër Real Madrid) ata thanë: ‘Ne jemi super-favoritë të kësaj gare’ dhe: ‘Ekipi i cili dëshiron ta fitojë këtë garë duhet të na eliminojë neve së parë’. Këtë thanë ata. Ky ishte rast edhe vitin e kaluar”.
“Por unë besoj se kur ata luajtën kundër Interit vitin e kaluar ata ishin të lodhur fizikisht. Ata ishin të pafat me disa vendime. Në ndeshjen e parë ata kishin disa penalti të refuzuara dhe në të dytën ata shënuan një gol të rregullt. Njerëzit thonë se Interi e mposhti, por ishte Barca që humbi”.
“Pajtohem se ata janë super favoritë. Por mendoj se mbi të gjitha, neve nuk na është garantuar të luajmë ndaj Barcelonës dhe po ashtu, ne ende duhet të kalojmë më tej”, ka thënë Wenger.
















