Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, beson se tri ndeshjet e ardhshme të Chelseat në Ligën Premier do të jenë fundamentale për gjasat e tyre në luftën për titullin e Ligës Premier.Chelsea gjendet në një krizë të thellë të rezultateve, por më keq nuk ka ku të shkojë për Blutë e Londrës, pasi që nëse shikojmë kalendarin, atëherë para vitit të ri ata do të përballen me Tottenhamin, Manchester Unitedin dhe Arsenalin.
“Natyrisht këto tri ndeshje nuk po vijnë në momentin e duhur për ne, por ata do ta ndryshojnë situatën tonë nëse ne i fitojmë ato. Nuk ka mbaruar asgjë. Është moment i vështirë për ne, por kjo gjë mund t’u ndodhë shumë ekipeve”.
“Është e radhë kjo krizë që e ka kapluar Chelsean dhe shpresoj se bëhet më mirë. Nuk do të bëhet më lehtë, pasi që përballemi me Tottenhamin. Të gjithë thonë se do ta humbasim atë ndeshje, por ne gjithmonë e kemi mposhtur Tottenhamin dhe nuk mendoj se tani do të jetë më ndryshe”, deklaroi Drogba.
Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, është i përkushtuar që ta ulë tensionin te Massimo Moratti, duke i premtuar kështu presidentit Nerazzur titullin e parë të Kupës së Botës për klube në histori të kaltër e zinjve.“Gjithçka varet prej lojtarëve tanë, ne duhet të japim gjithçka për t’u kthyer në Milano me Kupën e Botës”.
“Presidenti Moratti vërtet dëshiron që ta fitojmë këtë dhe kështu ky mund të jetë rast unik për ne”, u shpreh Zanetti.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, nuk do të luajë ndaj Newcastle United këtë fundjavë, por do të mund të jetë i gatshëm për Fulhamin një javë më pas.Mesfushori është duke u riaftësuar pas dëmtimit të pësuar në kofshë një muaj më parë në fanellën e kombëtares angleze.
“Nuk e di se nga erdhën spekulimet se Gerrard do të jetë i gatshëm për Newcastle. Ne gjithnjë kemi menduar se ai do të jetë në gjendje të luajë ndaj Fulhamit një javë më pas, ndërsa do të ishte shumë herët një rikthim ndaj Newcastle. Ai po përparon, por nuk do të luajë ndaj Newcastle United”, theksoi menaxheri Roy Hodgson.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, u ka premtuar tifozëve Blaugranë se nëse do të largohet nga gjiganti katalanas në fund të këtij sezoni, atëherë ai nuk do të transferohet te rivali i përbetuar Real Madrid.“Unë nuk do të luaja në Madrid. Nëse largohem nga Barcelona, unë nuk do të shkoj atje. Treni im për Realin tashmë ka ikur”.
“Jose Mourinho është trajner i madh, unë vërtet do të doja të punoj me të dhe një herë isha fare pranë. Ai di çfarë armë të përdorë ndaj kundërshtarëve dhe kështu ai fitoi gjithçka”, precizoi Alves.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, u ka bërë thirrje tifozëve që të mos këndojnë këngë kundër menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger, ashtu si në të kaluarën, pasi që në të kundërtën akterët do të dënohen.“Ne shumë herë kemi thyer rekordet me këtë këngë të tmerrshme. Ne nuk jemi organizatorët dhe u kemi bërë apel tifozëve disa herë në të kaluarën që të ndalen së kënduari ato këngë”.
“Ne do të ndërmarrim veprime të ashpra ndaj njerëzve që këndojnë në atë mënyrë. Biletat sezonale do t’u merren dhe do t’i nxjerrim nga stadiumi”, u shpreh Ferguson.
Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, ka lëvduar veteranin e Bolognas, Marco Di Vaion, por ia bëri me dije se do të ndalet kur do të përballen në mesjavë.“Marco është mik i mrekullueshëm dhe njeri i mirë. Më vjen shumë mirë për shembullin që është duke treguar këtë vit për botën e sportit”.
“Por, tani unë shpresoj që ta ndal atë”, tha Nesta.
“Ata janë ekip i mirë dhe kanë thënë se synimi i tyre është titulli”.
“Ne duam t’u tregojmë atyre se ne mund të luajmë në një nivel të barabartë pasi që jemi ekip i fortë, por duhet të hymë në fushë me mentalitetin e duhur”, deklaroi mesfushori i Lazios.
Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, shihet nga mediumet botërore si favorit për ta fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2010.La Gazzetta dello Sport shkruan se strategu, i cili ia dha Spanjës triumfin e parë në një Botëror, Vicente Del Bosque, është favorit për ta mposhtur Jose Mourinhon që fitoi gjithçka sezonin e kaluar.
Thuhet se Del Bosque, pos që ka përkrahjen e UEFA-s, ka po ashtu përkrahjen e CONMEBOL-it dhe CONCACAF-it.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka këmbëngulur se ai është i qetë për skuadrën e tij pas rezultateve të dobëta, duke kërkuar ringjallje ndaj Tottenhamit.“Ne kemi pasur mundësinë perfide për ta shmangur këtë periudhë të rezultateve të dobëta, por pasi që kjo ndodhi, tani ka ardhur koha për t’u rikthyer ndaj Tottenhamit. Aty kërkoj shpërthim të lojtarëve të mi”, theksoi ‘Carlito’.
Chelsea ka pësuar humbje një natë më parë nga Marsille në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ish-mesfushori i Arsenalit, Ray Parlour, këmbëngul se Barcelona, Bayerni dhe Real Madridi duan të shmangin përballjen e mundshme me Arsenalin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.“Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munichu, asnjë prej këtyre klubeve nuk dëshiron të përballet me Arsenalin”.
“Nëse është dita e tyre dhe kanë skuadrën më të mirë në fushë, Topçinjtë janë në gjendje të mposhtin të gjithë”, u shpreh Parlour për talkSport.
Ronaldinho më krenar se kurrë ka bërë të ditur se ai dëshiron të qëndrojë sa më larg spekulimeve që e shohin atë larg Milanit.“Unë jam i qetë sa i përket qëndrimit”.
“Është sezon i rëndësishëm, ndërsa ne jemi në krye të Serie A për herë të parë që prej ardhjes time. Unë dua ta vë në vështirësi Allegrin kur luaj”.
“Nuk ishte e lehtë për mua që të jem sulmues ndaj Ajaxit, por isha më i mirë në pjesën e dytë”, theksoi Dinho.
Interi thuhet të ketë hapur bisedimet me Fabio Capellon për të zëvendësuar Rafa Benitezin në stolin nerazzur.Massimo Moratti është ngopur nga rezultatet e dobëta nën teknikun spanjoll dhe tashmë thuhet se Moratti është i gatshëm t’ia ofrojë përzgjedhësit të Anglisë kontratë.
Il Corriere dello Sport pos Capellon i sheh si kandidatë për stolin e Interit edhe Diego Simeonen, Walter Zengan, Pep Guardiolan dhe Leonardon.
Milani do të detyrohet që t’i rishikojë planet për afatin kalimtar dimëror, pasi Thiago Silva dhe Mathieu Flamini pësuan lëndime të rënda ndaj Ajaxit.Klubi rossoner ka konfirmuar se Silva do të kthehet në Brazil pas problemeve me meniskun, përderisa Flamini mungon një muaj.
“Mjeku i Milanit Gianluca Melegati dëshiron të komunikojë se Thiago Silva ka pasur një skanim i cili zbuloi një dëmtim në meniskun e këmbës së djathtë. Lojtari do të udhëtojë në Brazil për t’u konsultuar me profesor Jose Luiz Runzo”.
“Flamini iu nënshtrua po ashtu skanimeve dhe do të mungojë një muaj për shkak të dëmtimit të ligamentit të gjurit të këmbës së djathtë. Parashikojmë mungesë tri deri në katër javë”, shkruan në komunikatën e klubit rossoner.
Gjigantët gjermanë të Bayern Munich kanë arritur që të jenë në maje të grupit të tyre në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani sulmuesi Mario Gomez thotë se bavarezët mund të mposhtin superfuqitë evropiane të futbollit.“Ne nuk e filluam mirë ndeshjen, por përfituam nga dy gabime. Ne krijuam shumë raste dhe shpeshherë nuk finalizuam”.
“Sidoqoftë, sezonin e kaluar e treguam se kemi cilësinë për t’u përballur me ekipet e mëdha në ndeshjen eliminuese, ndërsa edhe këtë sezon jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”, u shpreh Gomez.
Newcastle United ka konfirmuar emërimin e Alan Pardew si menaxher të ri për pesë vitet e ardhshme, pas shkarkimit të Chris Hughton të hënën.Pardew i cili ka drejtuar Readingun, West Hamin, Charltonin dhe së fundmi Suthamptonin, e zëvëndëson Hughton, të cilit iu tregua dera pas rezultateve të dobëta për skuadrën nga St. James Park.
“Unë jam i nderuar dhe i privilejguar që të jem trajner i ri i Newcastle, një prej ekipeve vërtet të mëdha në futbollin anglez. Unë e di se çfarë do të thotë ky klub për tifozët e tij. Unë do të përkushtohem maksimalisht për punën e re”, u shpreh Pardew.
Drejtuesit e Real Madridit janë shqetësuar për faktin se Pepe refuzon të nënshkruajë kontratën e re që i është ofruar.Marca shkruan se qëndrimi i Pepe ka shkaktuar frikë në mesin e drejtuesve të Realit, të cilët mendojnë se ai mund të ketë tashmë një marrëveshje me ndonjë klub tjetër.
Pepe aktualisht merr 1.8 milionë euro në vit dhe kërkon një pagë prej 6 milionë eurosh për të rinënshkruar me të. Drejtuesit e Realit janë të befasuar dhe të zhgënjyer me qëndrimin e mbrojtësit.
Menaxheri i Olympique Marseille, Didier Deschamps, beson se Chelsea do ta marrë veten shumë shpejt.Marseille arriti të mposhtë Chelsean në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve, me një gol të vonshëm të Brandao.
"Doja lojtarët e mi të fitojnë. Ishte mirë për fansat të mposhtim Chelsean edhe pse kjo nuk do të thotë asgjë, ishte mirë t´i mposhtim ata. Kur luani një ndeshje pa presion, ju ende dëshironi të nxjerrni rezultat për shkak të ekipit kundërshtar".
"Një ekip si Chelsea është i programuar të fitojë në Ligën e Kampionëve, ne nuk jemi, por dëshirojmë të shkojmë sa më larg që mundemi. Ndoshta do të kemi ca fat në short. Por, kushdo që na caktohet do të jetë një ndeshje e vështirë".
"Chelsea nuk kalon në një periudhë suksesi për momentin. Ndoshta ishte kohë e mirë të luajmë me ata sonte. Në shkurt ata do të jeni një ekip krejtësisht tjetër", ka thënë Deschamps.
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano, thotë se ai është krenar me klubin e tij të ri këtë sezon.Ish-mesfushori i Liverpoolit thotë se ai është i befasuar me kualitetin e lojtarëve junior të klubit, të cilët luajtën këtë javë kundër Rubin Kazan.
"Të jem pjesë e këtij klubi, më bën të jem krenar si lojtar. Mënyra se si ata i mbështesin lojtarët e rinj është ideale. Është një model të cilin gjithkush e aspiron dhe kjo ju bën krenar të jeni pjesë e saj", ka thënë Mascherano.
Anësori i Manchester United, Nani, është i ngazëllyer për ndeshjen derbi të radhës ndaj Arsenalit.Nani shënoi në fitoren e fundit prej 3-1 në Emirates Stadium dhe thotë se ndeshjet kundër Arsenalit gjithmonë do të tërheqin imagjinatën e tij.
“Është një ndeshje fantastike. Çdokush dëshiron të luajë në ndeshje të mëdha dhe mendoj se do të jetë një atmosferë fantastike. Arsenali po ia del mirë, por edhe ne po ia dalim mirë po ashtu. Ne vetëm duhet të përqendrohemi në performancën tonë dhe të përpiqemi të fitojmë”, ka thënë portugezi.
Dy gjigantët anglez do të përballen të hënën, më 13 dhjetor, në Old Trafford.
Sulmuesi i Sunderlandit, Asamoah Gyan, raportohet se është duke u përcjellë nga Reali i Madridit.Trajneri i Realit, Jose Mourinho, është i paepur të shtojë opsionet në sulm në afatin kalimtar të janarit dhe është lidhur me një mori emrash të mëdhenj,
Cadena COPE shkruan se ylli i Ganës në Kupën e Botës 2010, Gyan, tash është duke u menduar si opsion nga drejtuesit e Realit. Sulmuesi u zhvendos në Sunderland nga Rennes gjatë verës për 14 milionë euro.
Milani është duke monitoruar mirë situatën e sulmuesit të Sampdorias, Antonio Cassano.Presidenti i klubit italian Riccardo Garrona është i bindur se ai do të prishë kontratën me sulmuesin pasi ata u përplasën, por edhe më tej lojtari vazhdon të jetë i lidhur në klub.
Milani është duke përcjellë zhvillimet nga afër se synon të transferojë Cassanon nëse ai bëhet një agjent i lirë.
Rossonerët e shohin Cassanon si zëvendësim për Ronaldinho, i cili është drejt largimit, dhe pritet t´i bashkohet klubit amerikan Los Angeles Galaxy.
Palmeiras ka konfirmuar se ata janë duke kërkuar dy yjet brazilian të Serie A, Ronaldinho dhe Adriano.Që të dy, sulmuesi i Romës, Adriano, dhe mesfushori i Milanit, Ronaldinho, janë lidhur me një largim nga klubet e tyre së fundi, për shkak të mosangazhimit të rregullt. Dhe Palmeiras ka konfirmuar se ata dëshirojnë të arrijnë marrëveshje me dyshen sulmuese.
“Është vështirë, por ne punojmë në këtë drejtim, pasi ëndrrat mund të realizohen, edhe në rastin e Adrianos edhe Ronaldinhos”, ka thënë drejtori sportiv i Palmeiras, Salvador Hugo Palaia.
Portieri i Milanit, Marco Amelia, mendon se ai e ka dëshmuar veten pavarësisht disfatës prej 2-0 nga Ajaxi.Me Christian Abbiati i cili u pushua, Amelia pati mundësinë të përfshihet në ekip dhe portieri tregoi një mori mbrojtjesh, edhe pse Ajaxi fitoi në San Siro.
“Pavarësisht faktit se unë nuk kam luajtur shumë deri tash, e dëshmova veten se jam i gatshëm kur ka nevojë. Portieri luan një rol të rëndësishëm në pozicionim dhe kur ftoheni vetëm në mënyrë sporadike, mund të jetë vështirë të gjesh qasjen e duhur”, ka thënë Amelia.
















